"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lajme/Raportime krejtesisht te kunderta

Në këtë forum, do të sillen lajmet më të fundit dhe mund të komentohen ato. Gjithashtu ato mund të lexohen dhe në portal, së bashku me komentet.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Lajme/Raportime krejtesisht te kunderta

#1

Post by Adriana » Wed Feb 08, 2017 7:29 pm

-waiting- Shpesh here perballemi me lajme/rapotime krejtesisht te kunderta me kuptimin e plote te fjales, dhe nuk e kam fjalen per raportimet e dhena nga ngjyra te ndryshme politike, se tashme me ata jemi mesuar... po per nje te tille:




:arrow: TIRANË, 11 Dhjetor /ATSH/ -Kryeministri Edi Rama në “Komunikimin e Javës” ka cilësuar si tregues të suksesit të reformës në sistemin arsimor rezultatin e arritur nga nxënësit 15 vjeçarë shqiptar. VIDEO Komunikimin e Javës
Këtë javë morëm një lajm shumë të mirë për Shqipërinë e gjeneratës tjetër, programi ndërkombëtar i vlerësimit të nxënësve, PISA, është një vlerësim ndërkombëtar i standartizuar. Vendi ynë u rendit jo thjesht më mirë se anjëherë tjetër, por në një pozicion ku la pas plot 21 vende të tjera, ndër të cilat dhe vende që në shumë aspekte janë më të përparuara sesa i yni. Brenda këtij lajmi të mirë ka plot të dhëna inkurajuese, sikundër dhe plot mësime. Interesante është se nëse do llogariteshin vetëm rezultatet e vajzave atëherë Shqipëria do të ishte në një pozicion edhe më të mirë. Vendet e tjera që do ishin pas do të ishin 24. Lum kush ka vajza.Në përdorimin e kompetecave shkencore kemi një rritje me 18 pikë krahasuar me edicionin e mëparshëm.Shqipëria është e katërta.Rezultati i Shqipërisë në këtë program ndërkombëtar të vlerësimit të nxënësve 15 vjeçarë ka qenë befasues për shumëkënd”, shprehet Rama. /gj.m/f.n/



:arrow: Banka Botërore / sipas një raporti të posaçëm “Zhvillimi Botëror 2016” 08/02/2017: “Më shumë se gjysma e 15-vjeçarëve në Shqipëri, analfabetë”

Teksa teknologjia dhe përdorimi i saj është në themel të kërkesave që kanë punëmarrësit në të gjithë boten, vende të tilla si Shqipëria e kanë të vështirë ti përshtaten nevojave të reja që paraqet tregu i punës, sipas një raporti të posaçëm “Zhvillimi Botëror 2016”.

“Nga Libani, Peruja dhe Vietnami, punëdhënësit janë në kërkim të stafeve që të punojnë në ekipe, të mund të zgjidhin probleme, të mendojnë në mënyrë kritike. Megjithatë, në shumë vende, sistemet arsimore dështojnë për të siguruar edhe njohuritë bazë, si të lexuarit dhe numëruarit. Më shumë se gjysma e 15-vjeçarëve janë funksionalisht analfabetë në vendet me të ardhura mesatare të tilla si Shqipëria, Indonezia, Jordani, Kazakistan, Malajzia, dhe Peru”, konstaton Banka Botërore.

Institucioni financiar ndërkombëtar vë në dukje se sistemet e sotme të arsimit dhe trajnimit kanë dështuar, raporton Monitor.

Përdorimi i dixhital i teknologjive kërkon aftësi themelore njohëse, të tilla si leximi dhe numërimi. Por, një punëtor i mirë-arsimuar në shekullin e 21-të gjithashtu ka nevojë për aftësi që të jenë lehtësisht të transferueshme nëpër vende pune dhe profesione dhe të jenë fleksibël ndaj kërkesave të tregut të punës. Kjo shumëllojshmëri e aftësive gjithmonë ka qenë e rëndësishme, por tani është e domosdoshme, këshillon Banka.

Në Poloni dhe Republikën Sllovake një e pesta e të rriturve nuk mund të përdornin një kompjuter.

Në Maqedoni, 43 për qind e kompanive thonë se aftësitë e teknologjisë së informacionit (TIK) janë shumë të rëndësishme për punëtorët, por më shumë se 20 për qind thonë se punëtorët nuk i kanë këto aftësi.

Gjithnjë e më shumë punëtorë edhe pse të kualifikuar në disa drejtime nuk mund të integrohen në tregun e punës, pasi nuk dinë të përdorin kompjuterin dhe internetin.

Por shumë qeveri në vendet në zhvillim janë duke nxitur disa shërbime publike nëpërmjet TIK. Shërbimet e-qeverisje janë portale të ankesave që ftojnë qytetarët të raportojnë probleme të shërbimit, ose (“proaktive”) .

Portalet e ankesave dhe qendrat e thirrjes për reagime qytetare janë përhapur me shpejtësi në të gjithë vendet në zhvillim, por gjithësi ky reagim i shoqërisë është në një numër shume të kufizuar në Shqipëri dhe Pakistan, thotë raporti i bankës. /TO/
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme/Raportime krejtesisht te kunderta

#2

Post by Adriana » Fri Feb 24, 2017 12:13 am

:arrow: Në Tiranë u hap një panair pune një akord i përsëritur prej dy vitesh mes Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Bashkisë së kryeqytetit dhe Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë.
Organizatorët e panairit artikuluan, se në dispozicion të punëkërkuesve ishin rreth 8 mijë vende pune. Sipas kryeministrit Edi Rama në vitet e qeverisjes së të majtëve janë shumëfishuar fondet për nxitjen e punësimit, duke pasur si ambicje për vitin 2016 shtatëfishimin e numrit të të punësuarve duke e çuar numrin në 6500 vetëm nga aplikimi i programeve të nxitjes së punësimit. Sipas Ramës zyrat e punës janë të gatshme të ndërmjetësojnë në të gjithë vendin për 31 mijë vende pune./MAPO[/i]





:arrow: Deutesche Welle: Papunësia, arsye e largimit të të rinjve nga Shqipëria
DW Ekspertët: për një kohë të gjatë rinisë më shumë i është dhënë ofertë universitare, që vetëm e ka maskuar papunësinë ndër vite. Por formatet e formimit të tyre kanë qenë të vjetëruara dhe të pakërkuara nga tregu.

Jo vetëm në Tiranë, por në çdo zonë të vendit papunësia në rradhët e të rinjve mbetet ende shqetësuese. Kjo bie dhe më shumë në sy dhe jep një impakt shumë negativ në një vend si Shqipëria me një moshë të re mesatare, krahasuar me shumicën e shteteve të tjera të kontinentit. Këtë e ka konstatuar dhe një studim i publikuar këto ditë nga Komisioni Europian, ku evidentohet se niveli i papunësisë në grupmoshën 15-29 vjeç është 32.2%. Kuptohet që sa më shumë të lëvizësh nga zonat urbane në ato rurale të Shqipërisë kjo kuotë është edhe më e madhe.

“Orientimi prindëror është shumë i rëndësishëm dhe i lidhur ngushtësisht me perspektivën e punësimit nesër. Shkolla gjithashtu, ato të sistemit parauniversitar duhet të forcojnë më tej jo vetëm në nivel këshillues por edhe stimules pjesëmarrjen e të rinjve në prekjen e biznesve në kominitet, orientim më të mirë të të rinjve në lidhje me pozitën gjeografike dhe ekonomike të fshatit apo qytetit, e lidhur kjo në funksion të punësimit ose vetëpunësimit. Institucionet shtetërore, organizatat e shoqërisë civile, partitë politike, por dhe mediat duhet të jenë më të sinqerta në orientimin e punësimit të sigurtë, pasi shumë të rinj sot ndodhen jo në vëndin e punës së diplomuar, por në ‘call center’. Një pjesë e madhe disponojnë diploma por puna që bëjnë në realitet është diçka tjetër e nëse ky është realiteti që pranojmë të gjithë, por nuk e themi, atëherë duhet të ndryshojmë orientim.”

Elona, është një 24 vjeçare që jeton prej 5 viteve bashkë me famijen e saj në Tiranë. Ka mbaruar shkollën e lartë për gjuhën angleze dhe ende nuk ka nisur një punë stabël. Ka punuar për tre muaj në një call-center, është angazhuar më herët me kohë të pjesshme me përkthime në një projekt të huaj mbi kreditimin e bujqësisë, ndërkohë që prej rreth 6 muajsh është në kërkim të një vendi pune. “Kam kryer kursin e plotë të kompjuterit, kam njohuri shumë të mira në frëngjisht dhe italisht dhe nuk po arrij të gjej dot punë. Kam bërë 14 aplikime deri më tani dhe vetëm 2 prej tyre më kanë treguar se jam në listë pritjeje, por të them të drejtën mendoj se ma kanë thënë për kortezi dhe nuk kam shpresë. Kurse të tjerat as që më dhanë një përgjigje”.

Elona nuk është e vetme me problemet e saj të punësimit. Jo vetëm në Tiranë, por në çdo zonë të vendit papunësia në rradhët e të rinjve mbetet ende shqetësuese. Kjo bie dhe më shumë në sy dhe jep një impakt shumë negativ në një vend si Shqipëria me një moshë të re mesatare, krahasuar me shumicën e shteteve të tjera të kontinentit. Këtë e ka konstatuar dhe një studim i publikuar këto ditë nga Komisioni Europian, ku evidentohet se niveli i papunësisë në grupmoshën 15-29 vjeç është 32.2%. Kuptohet që sa më shumë të lëvizësh nga zonat urbane në ato rurale të Shqipërisë kjo kuotë është edhe më e madhe.

Punëkërkues pa profesion dhe vetëm me arsim 9-vjeçar

Para disa ditësh në Tiranë u hap një panair pune, një akord i përsëritur prej dy vitesh mes Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Bashkisë së kryeqytetit dhe Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë. Kjo hapësirë interaktive për shpalljen e vendeve të lira të punës nga rreth 130 sipërmarrje në disa sektorë, u shfrytëzua nga qeveria për ta përshkruar rozë aspektin e zbutjes së papunësisë në vend. Organizatorët e panairit artikuluan, se në dispozicion të punëkërkuesve ishin rreth 8 mijë vende pune të orientuara në telekomunikacion e shërbime, industrinë përpunuese, sektorin e ndërtimit, sektorin bankar, sektorin e sigurimeve etj. Sipas kryeministrit Edi Rama në rreth tre vite të qeverisjes së të majtëve janë shumëfishuar fondet për nxitjen e punësimit, duke pasur si ambicje për vitin 2016 shtatëfishimin e numrit të të punësuarve duke e çuar numrin në 6500 vetëm nga aplikimi i programeve të nxitjes së punësimit. Sipas Ramës zyrat e punës janë të gatshme të ndërmjetësojnë në të gjithë vendin për 31 mijë vende pune.

“Ajo që është për të të ardhur keq dhe që përbën një problem shumë të madh, të trashëguar, është se 55% e punëkërkuesve të regjistruar janë pa profesion dhe janë vetëm me arsim 9-vjeçar. Ndërkohë që 40% e ofertave nga sipërmarrja janë për teknikë të mesëm dhe specialistë të lartë. Ndërsa 35% të tjera janë për zanatçinj. Pra, si mundet të akomodojmë kërkesën për punë të 55% të punëkërkuesve, që shkojnë në zyrat e punës dhe deklarojnë se nuk kanë asnjë profesion dhe kanë vetëm shkollë 9-vjeçare?!”

Sipas kreut të qeverisë orientimi drejt arsimit profesional, si një zgjidhje e duhur në planin afatmesëm e afatgjatë, që synon investimin për trajnime deri në 6 muaj për të rinjtë që profesioni, zanati apo ajo çka duhet për të përballuar një nevojë për pune, të mësohen në vendin e punës.

Krijimi i papunësisë ciklike

Prof. Kosta Barjaba, autor i dy botimeve studimore “Kurthet e papunësisë” dhe “Migrimi i varfërisë”, mendon se në Shqipëri hendeku midis papunësisë së popullsisë së rritur dhe papunësisë rinore është i thellë për shkak të disa rrethanave. Ai pëmend faktin se hapja e vendeve të punës gjatë 25 viteve të fundit ka qenë minimale, ndërkohë që dhe në periudhat me rritje ekonomike të vrullshme, kjo rritje nuk ka prodhuar vende të reja pune. Kjo rrethanë ka prodhuar papunësinë ciklike, thotë për Deutsche Welle-n prof. Kosta Barjaba.

“Sipërmarrjet shqiptare kanë pasur një stepje për të pranuar punëtorë në moshë të re, për shkak të mungesës së përvojës dhe kostove të shtuara që kërkon formimi i tyre. Gjithashtu është konstatuar edhe një asimetri mes nevojave të tregut për punëtorë të rinj dhe sektorëve ku formohej rinia. Pra, nuk është përputhur kërkesa për punëtorë me ofertën që prodhonte sistemi i formimit dhe arsimit në Shqipëri. Ne i kemi ofruar rinisë kryesisht një ofertë universitare, e cila thjesht e ka maskuar dhe spostuar papunësinë rinore disa vite. Por edhe kur kemi pasur oferta formimi, ato kanë qenë të vjetëruara dhe të pakërkuara nga tregu. Kjo ka prodhuar papunësinë strukturore. Por vajzat dhe djemtë e rinj i ka mbajtur jashtë tregut edhe dëshira për t’u punësuar në sektorin publik dhe më pak në atë privat”.

Në arsyetimin e prof. Barjabës, reduktimi i papunësisë rinore ciklike arrihet përmes orientimit të ekonomisë drejt modelit që hap vende të reja pune, sidomos ndaj shfrytëzimit të pasurive natyrore dhe avantazheve të vendit. Ndërsa për të reduktuar papunësinë strukturore, duhet të thellohet kthesa që ka nisur në modernizimin e sistemit të arsimit dhe formimit profesional, duke tërhequr në këtë “betejë” edhe sipërmarrjen.

“Sektori privat duhet të ndërgjegjësohet se investimi për formimin dhe arsimin nuk është barrë, por investim. Kjo duhet të synojë afrimin e rinisë me teknologjitë e reja, por edhe do të zgjerojë kapacitetet e tregut për të thithur fuqi punëtore të re. Ndërsa papunësia friksionale, e cila karakterizon të rinjtë me arsim modest, mund të reduktohet nëpërmjet rritjes së fuqisë së tregut të shërbimeve publike e private të punësimit”.

Partneritet ende i dobët biznes-shkollë- universitet

Edhe Vladimir Thano, sekretar i përgjithshem i organizatës “PRO~YOUTH” përmend si një nga problemet më të dukshme orientimin e të rinjve më shumë për punësim në sektorin publik, duke e konsideruar punën në administratë si koncept i sigurisë maksimale. Kjo sipas tij, i ka orientuar ata të aftësohen më shumë në fushën e shkencave shoqërore apo ekonomiko-juridike. Me këtë mendësi janë dhe familjet e tyre, thotë për Deutsche Welle-n Thano.

“Orientimi prindëror është shumë i rëndësishëm dhe i lidhur ngushtësisht me perspektivën e punësimit nesër. Shkolla gjithashtu, ato të sistemit parauniversitar duhet të forcojnë më tej jo vetëm në nivel këshillues por edhe stimules pjesëmarrjen e të rinjve në prekjen e biznesve në kominitet, orientim më të mirë të të rinjve në lidhje me pozitën gjeografike dhe ekonomike të fshatit apo qytetit, e lidhur kjo në funksion të punësimit ose vetëpunësimit. Institucionet shtetërore, organizatat e shoqërisë civile, partitë politike, por dhe mediat duhet të jenë më të sinqerta në orientimin e punësimit të sigurtë, pasi shumë të rinj sot ndodhen jo në vëndin e punës së diplomuar, por në ‘call center’. Një pjesë e madhe disponojnë diploma por puna që bëjnë në realitet është diçka tjetër e nëse ky është realiteti që pranojmë të gjithë, por nuk e themi, atëherë duhet të ndryshojmë orientim.”

Për Vladimir Thanon, lidhja biznes-shkollë- universitet është një partneritet ende i dobët dhe nuk ka programe në nivel kombëtar se si mund të sinkronohen dhe integrohen me njëri tjeterin. “Dhomat e Tregtisë gjithashtu mendoj se mund të ndihmonin në këtë proces sëbashku me Ministrinë e Arsimit dhe atë të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë për të pasur një program shkëmbimi biznes- shkollë ose biznes- universitet”.

Studenten der Politechnischen Universität in Tirana: Arsimi profesional e nxitja e biznesit social zbusin papunësinë

Irena Topalli është menaxhere e programeve edukative pranë organizatës “Përtej Barrierave”, e fokusuar në gjithëperfshirjen sociale të të rinjve duke promovuar vlerat dhe praktikat e punës vullnetare te strukturuar dhe edukimit jo-formal të si metodologji alternative për të rritur aftësitë kyçe tek të rinjtë. Ajo vlerëson se niveli i lartë i papunësisë në rradhët e të rinjve mbetet edhe shqetësues por dhe një çështje pak e investiguar dhe e raportuar. Të pasurit e një apo disa diplomave, sot është kthyer në një lloj “statusi” mes të rinjve, shprehet ajo për Deutsche Welle-n.

“Por në realitet këto diploma universitare nuk u sigurojnë atyre aftësitë përkatëse që kërkon tregu i punës, përkundrazi rrisin presionin mes bashkëmoshatarëve. Po ashtu të rinjtë e diplomuar kryesisht shpresojnë të punojnë të profilin e tyre të studimit dhe tregohen selektiv ndaj alternativave të tjera. Në vendin tonë tashmë është kthyer në mit, fenomeni i të punuarit në shtet, ndërkohë që ky është një aparat i mbylluar ndaj shumicës së të rinjve dhe nuk përbën as zgjidhjen e problematikës. Arsimi profesional ndërkohë është i lënë pas dore dhe nga vetë të rinjtë, të cilët nuk preferojnë të bëjnë “punë të dorës së dytë” apo ato me aktivitet fizik më të lartë”.

Irena Topalli nga organizata “Përtej Barrierave” nxjerr në pah dhe një fenomen, të cilin e konsideron si shqetësues në aspektin social: ndryshimin e sistemit të vlerave të punës, të edukuara që në familje në moshë të hershme e më pas në sistemin arsimor. Për ta zbutur sadopak këtë fenomen, sipas saj duhet stimuluar angazhim edhe më i madh në punë vullnetare, praktika apo internshipe për të rinjtë, që do të ishin një reduktues i numrit të lartë të të papunëve dhe do ti jepte vlerën e merituar punës dhe çdo lloj profesioni.

“Gjithashtu arsimi profesional dhe nxitja e biznesit social si dhe aftësive të sipërmarrjes së të rinjve do të zhvillonin terrenin alternativ për të zbutur shifrat e larta të papunësisë. Në aspektin social, papunësia mes të rinjve nuk është vetëm problemi i të papunëve përkatës, por ajo është edhe problemi i familjeve të tyre dhe të shoqërisë, në përgjithësi. Dështimin për të gjetur punë çon në mos vlerësimin e kapitalit njerëzor, por edhe në rritjen e rrezikut të disa problemeve si: stresi, depresioni, dhe ulja e vetëbesimit.

Derisa problemet në tregun e punës në Shqipëri të mund të kapërcehen dhe konceptet e parashtruara në teori të bëhen realitte, kjo është shumë vonë për rin inë e sotme, që kërkon zgjidhjen me largimin nga vendi. 24 vjeçarja Elona tregon për Deutsche Welle-n se bashkë me të dashurin e saj, edhe ai pa një punë të rregullt, po planifikojnë të ikin jashtë vendit, në një vendet e BE-së. “Duhet të kishim ikur më parë, por i dashuri im ka njërin prej prindërve shumë të sëmurë dhe kjo na ka frenuar. Ndryshe këtu në Shqipëri nuk kemi shpresë se mund të punojmë dhe të jetojmë normalisht. Kështu do të mund të ndihmoj dhe familjen time me 6 vetë, që jeton me shumë vështirësi këtu në Tiranë në një banesë të vogël me qira.”/Deutesche Welle/
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme/Raportime krejtesisht te kunderta

#3

Post by Adriana » Sun Mar 05, 2017 5:26 pm

:arrow: 14 Shkurt 2017 - 20 Shkolla të reja për Tiranën e gjeneratës tjetër. “Ky investim, këto 20 shkolla të reja, mbajmë premtimin tonë qeverisës” Buron nga: Ministria e arsimit dhe sportit Artikulli i poltë:
Image
Ministria e Arsimit dhe e Sportit në ambientet e shkollës “Fan Noli”, nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Bashkinë e Tiranës për projektin e ndërtimit të 20 objekteve të reja arsimore në kryeqytet, ku në tre prej të cilave puna tashmë ka nisur.

Në fjalën e saj ministrja e Arsimit, znj.Lindita Nikolla,theksoi se projekti për ndërtimin e 20 shkollave të reja në kryeqytet I jep zgjidhje përfundimtare mësimit me dy turne.

“Ky investim, këto 20 shkolla të reja, mbajnë premtimin tonë qeverisës për të mos pasur klasa me dy turne, sepse Tirana është ajo që ka peshën më të madhe të këtij problemi. Investimi mundëson që ky të jetë tashmë një premtim I mbajtur. Ne do të vijojmë me mbështetjen tonë ndaj mësuesve, nxënësve dhe prindërve për të ecuar përpara në rrugën e reformës në të gjitha shkollat e vendit. Do të vijojmë me reformën e gjimnazit që ka nisur këtë vit për të mundësuar një histori të re suksesi për të përmbylluar atë fazë të dhimbshme të kalimit nga gjimnazi në universitet apo në arsimin profesional duke mundësuar kështu lidhjen e shkollës me tregun e punës.”

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla në fjalën e saj vlerësoi punën e kryeashkiakut Erion Veliaj për qytetin e Tiranës dhe për përmirësimin e infrastrukturës arsimore.

“Kam një lëvdatë të madhe gjithashtu në emër të mësuesve dhe të shkollave për Erion Veliajn, për gjithçka ka mundur të sjellë përmes modelit të tij të punëve dhe jo të fjalëve, për mbështetjen që u jep fëmijëve në nevojë, për një transport cilësor të mësuesit dhe nxënësit, e gjithë Bashkisë së re të Tiranës. Projekti është një vlerë e shtuar që do ta bëjë të sukseshme edhe më shumë reformën tonë në arsim. Kualifikimi I mësuesve pa mbështetjen e Bashkisë së Tiranës nuk do të krijonte klimën e nevojshme që një shkollë duhet të ketë. Mbështetja e nxënësve ekselentë rikthen një traditë të shkëlyqer të Edi Ramës për nxënësit e Tiranës duke ndikuar fort në rritjen e cilësisë së arsimit gjithashtu. ”

I pranishëm në aktivitet ishte Kryeministri I Shqipërisë z.Edi Rama I cili në fjalën e tij theksoi se 1 miliard investime është një program që do të sjellë shumë më afër të ardhmen në raport me disa nevoja jetësore shumë të rëndësishme për infrastrukturë arsimore, shëndetësore, infrastrukturë rrugore të niveleve të ndryshme si dhe nga ana tjetër do t’i japë një shtysë të jashtëzakonshme ekonomisë dhe punësimit në vend.



Tirane, tirane, tirane, dhe vetem TIRANE, po qytetet, fshatrat, e tjera nuk jane pjese e ''mbajmë premtimin tonë qeverisës”?? Ja nje rast po i kesaj periudhe:


:arrow: VIDEO Zallshoshaj, Burrel - Shkolle apo stalle? Pergatitur nga stop.tvklan.al

Cdo gje eshte absurde ne kete shkolle, sidomos situata e higjenes per keta voglush te pajfajshem eshte VDEKPRURESE:






STOP.tvklan.al
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme/Raportime krejtesisht te kunderta

#4

Post by Adriana » Wed Mar 08, 2017 9:00 pm

:arrow: Dita e mesuesit ne Holland

Ketu ne Holland diten e mesuesve (lerearendag) e festojme (5-tetor) shume thjeshte. Te gjithe mesuesit sjellin nga nje emblesire dhe lengje frutash, eshte nje dite e zakonte e mesimit, por ne pushimin e madh ( pak me te gjate ) te gjithe mesuesit na qerasin me embelsiren dhe me lengun e frutave. Dhurata per mesuesin kujdestar eshte gjithmon nje dhurate ne kolektiv, pra japin te gjithe nga 2-3 euro, dhe i blihet nje vazo me lule, apo nje buqet me lule, duke e shoqeruar me nje kartoline.




:arrow: 7-Mars 2017, Arsimtarët në të gjithë vendin festuan sot 7 marsin.

Stop - 7 marsi-bingo e mësuesve!! Kjo ishte një ditë e begatë për mësuesit, të cilët vec luleve, morën para kesh, canta, varëse e parfume, portofole me lekë, etj, etj, etj.. për më shumë ndiqni videon nga minuta 3:00 deri ne 8:00

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme/Raportime krejtesisht te kunderta

#5

Post by Adriana » Fri Mar 10, 2017 7:27 pm

:arrow: 08/03/2017 Lulzim Basha - 8 Marsi është ditë proteste e jo ditë feste
Zgjohuni nga gënjeshtra komuniste, 8 Marsi nuk është festë. “Është ditë proteste e qëndrese, dhe gratë sot i vunë vulën evropiane 8 marsit, jo ditë feste, por ditë proteste. Me qëndresën e forcën që kanë demonstruar këto vajza, gra, janë heroinat tona, të çdo shqiptari. Shpirti i luftës për drejtësi, për të drejtat që shkelen ditë për ditë nga një qeveri që ka dalë jashtë ligjit po na nxjerrin jashtë realitetit normal të vendit. Të gjithë e dinë se vlerat rrjedhin nga edukata e arsimimi. Shembulli i nënave tona, shembulli i duhur që na frymëzon të gjithëve, e në veçanti politikanët që marrin vendime të rëndëishme për vendin. Por e dimë se sa katastrofik është shembulli i gabuar. Rrënjën e së keqes e kemi te shembulli i kreut të qeverisë, që ka sjellë në pushtet një model që nuk respekton por dhunon të gjithë shqiptarët, për gratë në veçanti. Nuk ka dhembshuri, por ka arrogancë për të gjithë. Model shpirt-kazëm që ka shtyrë dhjetëra gra drejt vetëflijimit për vështirësitë që i ka sjelli modeli i krimit në pushtet. Ky është modeli të cilin shqiptarët janë ngritur për ta larguar përmes votës së lirë. Edi Rama me sjelljen e tij me pasojat e rënda përfaqëson vetëm modelin e krimit, drogës, trafikantëve që i bëri depuetetë e kryetarë bashkish. Krimi i bërë njësh me pushtetin kërcënon të drejtat tona themelore,” tha ai.

Lulzim Basha bëri edhe një herë të ditur vendimet e marra pas mbledhjes me krerët e opozitës për të organizuar kuvende qytetare që bëjnë thirrje për zgjedhjet e lira e të ndershme në të gjithë vendin, si mos hyrja në zgjedhje pa një qeveri teknike.

“Sot më 8 mars duke marrë kurajo nga kurajo e grave, opozita ka marrë një vendim të qartë, të ndarë në dy pjesë: organizimin në territorin e Shqipërisë të kuvendeve qytetare për zgjedhje të lira e të ndershme, aty do të bashkohen qytetarë të të gjitha kategorive për t’i dhënë zë qëndresës sonë për zgjedhje të lira përmes qeverisë teknike, këtu do të marrë formë Republika e Re. Vendimi i dytë i opozitës nuk është bojkoti i zgjedhjeve, nuk do t’ja hidhni kaq lehtë, se zgjedhje fasadë me krimin nuk do të ketë. Rezistenca civile, armata e Republikë së Re do të pengojë me të gjitha mjetet qytetare, demokratike, zgjedhjet me krimin, me drogën. Ngule mirë në mendje, zgjedhje fasadë nuk ka për të pasur më në Shqipëri. I ke bërë hesapet pa popullin. Të gjithë bashkë do vrasim “Republikën e Vjetër”. Ky është themeli i demokracisë më të madhe në botë, i SHBA-së nga të cilat marrim mbështetje pa kushte për zgjedhje të lira,” tha Basha.



Pajtohem plotesisht qe dita e 8 Marsit ne shume vende te botes perkujtohet edhe me protesta ( paqesore ) duke kerkuar te plotesohen ato te drejta qe ende shume nuk i kan gezuar. Por ne kete raste Kryetari i PD-se duhet te trengonte PAK kujdes... me thirjen ''Zgjohuni nga gënjeshtra komuniste, 8 Marsi nuk është festë'', sepse:


:arrow: Foto) Ja si kujtohesh 8 Marsi kur PD ishte në pushtet
Image
Kryeministri Berisha u uroi 8 marsin punonjëseve të Kryeministrisë dhe ndau bashkë me to disa momente festimi, duke e konsideruar si të të jashtëzakonshëm ...

Image
Berisha uron 8 Marsin:
Image

Image
Liri Berisha, ka zgjedhur qytetin e Shkodrës për të festuar 7-8 marsin..
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme/Raportime krejtesisht te kunderta

#6

Post by Adriana » Fri Apr 21, 2017 9:56 am

:arrow: Operacioni "Ikona" 09 Tetor 2013 / MINISTRIA E PUNEVE TE BRENDSHME raporton:
Policia e Shtetit ka rënë në gjurmë të grupit të trafikantëve rreth 1 vit më parë, kur njëri prej personave të përfshirë në këtë aktivitet u arrestua nga policia e Maqedonisë me akuzën e vjedhjes së veprave të artit. Informacioni u vlerësuar me vëmendje maksimale nga specialistët e Sektorit të Luftës kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Image

Nën drejtimin e Drejtuesit Ardian Çipa, grupi i përbërë nga Kryekomisar Arben Joca, Kryekomisar Ardrit Elmazi, Nënkomisar Kledian Caushi dhe Nënkomisar Elton Shima ka nisur hetimet dhe verifikimet e duhura lidhur me personat e dyshuar. Nga mbikqyrja dhe informacionet e mbledhura në rrugë operative është bërë e mundur të identifikohet baza ku të dyshuarit mbanin veprat e artit.

Mesditën e 8 tetorit, pasi kishin mbledhur provat dhe faktet e nevojshme policia planifikoi dhe organizoi operacionin me emrijn e koduar “Ikona”, gjatë të cilit kontrolloi banesat e dy të dyshuarve kryesorë, në të cilat gjeti plot 477 vepra arti dhe kulture të objekteve të kultit, pjesë e fondit të trashëgimisë kulturore.

Pas arrestimit në flagrancë të dy të dyshuarve kryesorë, Policia e Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë vazhdon punën e saj për të zbuluar të gjithë elementët e këtij rrjeti. Hetimet janë shtrirë edhe përtej kufijve për të identifikuar plotësisht strukturën e grupit, si dhe destinacione të veprave të tjera të trashëgimisë kulturore të vjedhura e trafikuara nga dy të arrestuarit, apo bashkëpunëtorë të mundshëm të tyre. Buron nga ketu




:arrow: Operacioni "Ikona" 4-vjet me vone (13 prill 2017) :
Emision STOP-investigativ nga TVKlan Saimir Kodra & Gentian Zenelaj Koleksionisti dhe abuzimet e një procesi! VIDEO:
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4136
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Lajme/Raportime krejtesisht te kunderta

#7

Post by Zeus10 » Fri Apr 21, 2017 9:07 pm

Shume e dhimbshme Adriana. Nuk ka fjale te pershkruhet. Njerezit e cmuar te atij vendi, perndiqen me te gjitha format, ose detyrohen te largohen jashte vendit,
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

Post Reply

Return to “Lajme”