BE: Serbia e Mali i Zi anëtarësohen në vitin 2025
Posted: Tue Jan 09, 2018 7:26 pm
Tradhëtia e radhës.... Shqipëria ‘NGEL’, BE: Serbia e Mali i Zi anëtarësohen në vitin 2025
Bashkimi Europian po përgatitet që të premtojë një afat kohor për valën tjetër të zgjerimit. “Partnerët e Ballkanit Perëndimor kanë një mundësi historike. Për herë të parë, perspektiva e tyre e anëtarësimit ka një afat kohor të mirë,” thuhet në dokumentin strategjik, që do miratohet më 14 shkurt. “Me vullnet të fortë politik, kryerjen e reformave reale dhe zgjidhje të qëndrueshme të mosmarrëveshjeve me fqinjët, Mali i Zi dhe Serbia do të jenë gati për anëtarësim deri në vitin 2025,” thuhet në dokument. Aty theksohet se Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova “do kenë avancuar mirë në rrugën e tyre evropiane deri në atë vit” ose me fjalë të tjera në thonjëza “negociatat do kenë përparuar mirë”. Ky dokument përbën një ndryshim toni pasi kreu i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker tha në vitin 2014 se nuk do ketë një zgjerim të BE-së në të ardhmen e parashikueshme. Serbia dhe Mali i Zi kanë filluar tashmë bisedimet e pranimit. Shqipëria dhe Maqedonia shpresojnë ta bëjnë këtë vit, nëse Maqedonia zgjidh mosmarrëveshjet e emrit me Greqinë. Bosnja shpreson të fitojë statusin e kandidatit dhe Kosova po konsideron mundësinë që të kërkojë formalisht statusin e kandidatit./MAPO.AL/ ![]() |