"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lajme nga Kosova

Në këtë forum, do të sillen lajmet më të fundit dhe mund të komentohen ato. Gjithashtu ato mund të lexohen dhe në portal, së bashku me komentet.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Lajme nga Kosova

#1

Post by qiellikaltër » Sun Oct 11, 2009 6:52 pm

Citoj:
"Për herë të parë në Raportin e Progresit, që do të miratohet të mërkurën në Bruksel, Komisioni Evropian do të konstatojë se Serbia mban institucionet paralele në Kosovë dhe se Qeveria e Kosovës nuk e kontrollon tërë territorin e Kosovës.

Në këtë raport thuhet se bashkëpunimi i Prishtinës zyrtare me EULEX’in nuk është në përputhje me përkushtimin politik, andaj kërkohet që ky bashkëpunim të vazhdojë në të ardhmen.

Raporti konstaton se ka pasur një stabilitet në Kosovë, por ka pasur edhe incidente, me ç’rast janë dëmtuar disa vetura të EULEX’it."

Ja ku po fillon BE te njohe ekzistencen e strukturave paralele serbe dhe gjendjen e krijuar ne Veriun e Kosoves, ceshtje keto qe do kerkojne zgjidhje, pavaresisht se rrjedhoje e cilave qendrimeve jane.

Te ben serish pershtypje qendrimi i BE-se karshi "paqendrueshmerise" ne Kosove, ku nenkuptohen protestat e shqiptareve ndaj Eulexit dhe jo sulmet e armatosura te serbeve ndaj shqiptareve ne Mitrovice. Jo se pres drejtesi nga BE, por te pakten jo standarte te dyfishta ne qasjen ndaj Kosoves.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Baza më e madhe ushtarake serbe, hapet pranë Kosovës

#2

Post by qiellikaltër » Mon Nov 23, 2009 7:51 pm

shta hapur sot në afërsi të Bujanovcit baza më e madhe ushtarake në Serbi. Baza “Jug” ndodhet vetëm pak kilometra nga kufiri me Kosovën.
Baza “Jug” është ndërtuar në 33 hektarë dhe në të ndodhen 66 objekte, ndërsa mund të vendosen afro 1 mijë ushtarë profesionistë.

Presidenti BorisTadic, që mori pjesë në ceremoninë e hapjes, tha se Serbia i ka dy qëllime kryesore strategjike: hyrjen në Bashkimin Evropian dhe ruajtjen e integritetit territorial dhe të sovranitetit në Kosovë.

Liderë shqiptarë të Luginës së Preshevës thonë se shtimi i pranisë ushtarake në këtë rajon, paraqet “militarizim” dhe “okupim”.

Marre nga Balkanweb
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Lajme nga Kosova

#3

Post by Patush » Mon Nov 23, 2009 9:43 pm

Shqiptaret duhet te zhgjohen sa me pare dhe ti shporrin shkjat e rinje nen emrin BE.

Nuk kane nevoje ma shume se 2 milion Shqiptare te udheheqen nga pashallare te cilet nuk i prek Kushtetuta e Kosoves.
A marri te paguhen ushtaret nderkombetar nga taksat e Shqiptarete qe te mos lejojne Shqiptaret te shkojne ne shtepite e veta brenda territorit te kosoves.

Jashte bushtrave evropjane, nuk duam meshire por drejtesi.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lajme nga Kosova

#4

Post by Sally » Thu Feb 18, 2010 2:14 pm

Dyvjetori i pavarësisë së Kosovës - Jo shkak për të festuar



Shpresat se pas pavarësisë Kosova do ta merrte veten, janë dëshmuar si jorealiste. Papunësia arrin 45%, investimet nga jashtë bien dhe për një farë kohe vendi do të konfrontohet me një regjim të rreptë vizash.

Më 17 shkurt është dyvjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Por si shumë banorë të republikës së re dhe bashkësia ndërkombëtare nuk kanë shkak për të festuar. Shpresat se pas pavarësisë Kosova do ta marrë veten, janë dëshmuar si jorealiste. Papunësia arrin 45%, investimet nga jashtë bien dhe për një farë kohe vendi do të konfrontohet me një regjim të rreptë vizash, sepse qeveria nuk i ka plotësuar kushtet e BE-së. Kombi më i ri i botës mbetet i izoluar në botë; qytetarët afganë mund të shkojnë pa viza në 22 shtete, ndërsa kosovarët në pesë.



Kjo nuk eshte aspak nje arsye per te mos festuar/gezuar ate qe per shume shume vite ajo toke ka kerkuar PAVARESIN E SAJ, nuk me duket aspak normale te shprehen keshtu qe pse brenda dy vjeteve nuk ka dhene ate qe ata mendonin atehere nuk eshte e arsyeshme te festohet dita e PAVARESIS, jeni ne vete apo jo?!
Ketu flitet per PAVARESINE dhe jo per EKONOMINE, eshte dita e PAVARESIS dhe pike, per ate dite eshte derdhur gjake prej shume vitesh.

Nuk mendoj se ky lajme mund te jete shkruar nga dora e ndonje Shqiptar/Kosovar, po nga dora e ndonje mbeturine serbe ne Kosove, se vetem ata mund te kene kerkuar pavaresine e nje kombi te shtunen qe te djelen te leviznin pa viza ne bote!
Kush i ka then atij/asaj: qe brenda dy vjetesh shteti do kete 100% ngritje ne ekonomi, hyrje ne BE, etj, etj, etj?!
Kush i ka then atij/asaj: qe dita e PAVARESIS festohet vetem kur gjendja ekonomike eshte e mire?!
Kush i ka then atij/asaj: qe nje kombi e ri duke filluar cdo gje nga "0" brenda 2 vjeteve do kete arritur max?!
Kush i ka then atij/asaj: qe dieten e PAVARESIS nuk duhet te valviti flamurin e tij qe per shume vite nuk mund ta valviste dote?!

Shqiptaret/Kosovaret me shume se cdo shtet tjeter ne bote duhet te jet krenar per PAVARESIN e tij, dhe le te jemi ne tani "ATA"qe te luftojm/punojm per ekonomine e vendit tone ashtu sic luftuan e dhuruan jeten "ATA" qe na dhuruan PAVARESIN.

Nuk duhet cdo gje ta presim te gatshme nga shtetet e tjera, po duhet ta kerkojm e ndertojm vete!
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: Lajme nga Kosova

#5

Post by qiellikaltër » Mon Feb 22, 2010 8:01 pm

Sally wrote:
Kjo nuk eshte aspak nje arsye per te mos festuar/gezuar ate qe per shume shume vite ajo toke ka kerkuar PAVARESIN E SAJ, nuk me duket aspak normale te shprehen keshtu qe pse brenda dy vjeteve nuk ka dhene ate qe ata mendonin atehere nuk eshte e arsyeshme te festohet dita e PAVARESIS, jeni ne vete apo jo?!
Ketu flitet per PAVARESINE dhe jo per EKONOMINE, eshte dita e PAVARESIS dhe pike, per ate dite eshte derdhur gjake prej shume vitesh.

Nuk mendoj se ky lajme mund te jete shkruar nga dora e ndonje Shqiptar/Kosovar, po nga dora e ndonje mbeturine serbe ne Kosove, se vetem ata mund te kene kerkuar pavaresine e nje kombi te shtunen qe te djelen te leviznin pa viza ne bote!
...
Kush i ka then atij/asaj: qe dieten e PAVARESIS nuk duhet te valviti flamurin e tij qe per shume vite nuk mund ta valviste dote?!
Pavaresia qe gezon Kosova tani eshte pavaresi e kushtezuar, eshte pavaresi e varur thene ndryshe, pavaresi pa thelb.
Une per vete nuk shoh ndonje dallim te madh te Kosoves tani nga Kosova e para 17 shkurtit 2008. Shqiptaret jane ende te sunduar, tani jo nga serbet, por nga BE-ja, sepse BE-ja eshte aty jo per te ndihmuar, por per te qeverisur.
Ka shume arsye per te mos rene pre e politikave tradhtare qe duan te na e shesin sapunin per djathe. E vune re mire ata te Vetevendosjes qe per cdo vit qeveritaret shqiptare ne Kosove kur festojne pavaresine, nuk permendin asnjehere tekstin e pavaresise, per cfare pavaresie flitet me te vertete ne ate tekst.

Ndaj une nuk arrij te ndiej gezim aq me pak te ndiej se duhet te festoj me 17 shkurt.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lajme nga Kosova

#6

Post by Sally » Tue Feb 23, 2010 8:58 am

Une per vete nuk shoh ndonje dallim te madh te Kosoves tani nga Kosova e para 17 shkurtit 2008. Shqiptaret jane ende te sunduar, tani jo nga serbet, por nga BE-ja, sepse BE-ja eshte aty jo per te ndihmuar, por per te qeverisur.
Ndaj une nuk arrij te ndiej gezim aq me pak te ndiej se duhet te festoj me 17 shkurt.


Plotesisht dakord me Ty per problemet qe akoma ekzistojn, por vetem qe per 17-shkurtin behet fjale per "pavaresin" per ate qe prej vitesh po kerkohesh dhe luftohesh.

Ndersa per mos perkrahjen e plot nga BE-ja, mos te shkojm me larg ( po ne truallin shqiptare) te njejten gje kan vepruar dhe po veprojne akoma dhe me shqiptaret e shqiperis, qe kete vite jemi ne 20-vjetorin e daljes nga sistemi komunist dhe po asnje ndryshim nuk kemi pare, edhe pse premtimet e tyre ishin shume te medha, ata kurre nuk treguan nje mikpritje per pupollin shqiptare ( ate mikpritje qe premtuan ne vitin 1990). Europa per popullin "shqiptare" nuk ka ndihmuar me asnje gje tjeter pervec nje dhenje shprese ( do hyni do hyni do hyni do hyni ne BE), e quaj nje shprese qe po ndikon shume ne popullin tone sepse po jetojn dita dites duke pritur kete shprese. Po nuk do ta konsideronja kurre kete padrejtesi qe po ben BE per te me frenuar qe mos te ndjej gezimin e dites se pavaresis te kombit tim, se per mendimin tim nuk mund te egziston dite tjeter e shenuar per nje kombe pervec dites se pavaresis.

Persa i perket "Vetvendosjes" e kam then dhe e them akoma qe dhe une qe jam shqiptare nga "shqiperia" jam 100% me programin e tyre, dhe me vjen keq qe shume shqiptare (sidomos nga kosova) nuk e mbeshtesin ate organizate.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: Lajme nga Kosova

#7

Post by qiellikaltër » Tue Feb 23, 2010 8:04 pm

Sally wrote: Plotesisht dakord me Ty per problemet qe akoma ekzistojn, por vetem qe per 17-shkurtin behet fjale per "pavaresin" per ate qe prej vitesh po kerkohesh dhe luftohesh.[/b][/i]
Historia jone deri ne luften e fundit tregon pikerisht qe populli shqiptar nuk ka luftuar per te patur kete fare pavaresie. Te gjitha arsyet qe jepen per te justifikuar mosberjen realitet te ketyre aspiratave te heronjve tane te gjalle e te vdekur jane thjesht perpjekje per ta hequr vemendjen nga problemi kryesor: pavaresia e Kosoves ende nuk eshte arritur. Nese te huajt duan te na bejne per budallenj duke na e shitur sapunin per djath, une them qe t'i leme ata te festojne festen e tyre, festa e shqiptareve ende s'ka ardhur por jetojme me bindjen qe eshte e afert.

Sally wrote:Persa i perket "Vetvendosjes" e kam then dhe e them akoma qe dhe une qe jam shqiptare nga "shqiperia" jam 100% me programin e tyre, dhe me vjen keq qe shume shqiptare (sidomos nga kosova) nuk e mbeshtesin ate organizate.[/b][/i]
Me ben cudi qe e thekson prejardhjen tende prej Shqiperie. Edhe Kosova Shqiperi eshte. Ne do ta dish, une nga Tirana jam, prejardhje nga Vlora. Qe kur shprehesh keshtu, hedh dyshime te forta mbi ate sesa e ke kuptuar programin e levizjes Vetevendosje.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lajme nga Kosova

#8

Post by Sally » Tue Feb 23, 2010 8:54 pm

qiellikaltër wrote:
Sally wrote:Persa i perket "Vetvendosjes" e kam then dhe e them akoma qe dhe une qe jam shqiptare nga "shqiperia" jam 100% me programin e tyre, dhe me vjen keq qe shume shqiptare (sidomos nga kosova) nuk e mbeshtesin ate organizate.[/b][/i]
Me ben cudi qe e thekson prejardhjen tende prej Shqiperie. Edhe Kosova Shqiperi eshte. Ne do ta dish, une nga Tirana jam, prejardhje nga Vlora. Qe kur shprehesh keshtu, hedh dyshime te forta mbi ate sesa e ke kuptuar programin e levizjes Vetevendosje.

Mendoj qe nuk duhet te te cudisi fakti qe shprehem shqiptare nga shpiperia kur ketu po bisedojm per nje organizat qe dominon ne Kosove, keshtu duke dhene mendimin tim rreth kesaj arganizate qe nuk dominon aty ku banoj une eshte mese normale qe duhet te te bej te qarte se nga jam dhe duke e cilesuar qe edhe pse jam nga Shqiperia nuk me vjen mire qe shqipetaret e Kosoves nuk po e perkrahin plotesisht ate organizat.

Ndersa ka shume raste qe ne kohet e sotme ne shqiptaret prazantohemi keshtu nga fakti qe edhe pse jemi shqiptare jetojm akoma te percare dhe me etikata te tjera ( dhe NOKIA e njeta marke eshte po ka shume modele, po thuajse se dhe ne keshtu kemi perfunduar) derisa te vij dita qe mund te behemi nje Shqiperi e Madhe na pelqen nuk na pelqen eshte menyra e prezantimit qe duhet te perdorim.
Nuk me duket cudi aspak se me ka ndodhur shpesh here te me pyesin dhe kur u kam thene qe jam shqiptare direkt me kan pyetur nga KS apo Al.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: Lajme nga Kosova

#9

Post by qiellikaltër » Fri Mar 12, 2010 11:51 am

Ja dhe presidenti apo mbreti, si te duash mund ta quash, i vertete i Kosoves:
Shefi i Zyres Civile Nderkombetare, Piter Feith i ka kerkuar kryeministrit te Kosoves Hashim Thaci, qe te largoje nje minister te kabinetit te tij.
Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, te cilat saktesojne se ministri ne fjale akuzohet nga ICO se ka pervetesuar ne menyre te parregullt dhjetera miliona euro.

Sipas burimeve, ministri ne fjale, emri i te cilit nuk publikohet, eshte nje eksponent i spikatur politik dhe drejton nje dikaster te rendesishem.

Burimet shtojne me tej se ICO i ka dorezuar kryeministrit Thaci edhe nje dosje ku paraqiten provat per abuzimet e kryera nga ky person.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Kontrabanda në Bllacë, rumunët policë pranë EULEX

#10

Post by qiellikaltër » Sun Apr 25, 2010 8:58 pm

Burime pranë Doganës së Maqedonisë kanë bërë të ditur për agjencinë e lajmeve INA se gjithë pjesëtarët e misionit EULEX të kapur në vendkalimin kufitarë Bllacë për kontrabandë të cigareve dhe pijeve alkoolike janë pjestarë të policisë së këtij misioni.


“Në deklaratat e tyre ata kanë nënshkruar se janë të punësuar në cilësinë e policëve të misionit EULEX. Ndaj tyre janë shqiptuar masa dënimi me para duke filluar nga 600 deri në 6000 euro, varësisht nga sasia që posedonin mallin e kontrabanduar”, ka theksuar një zyrtar i lartë i doganës për INA.

Siç bëhet e ditur, të gjithë pjesëtarët e EULEX dhe autobusi i tyre janë lënë të lirë për të kaluar në territorin e Kosovës, ndërsa malli i është konfiskuar. Drejtoria e Doganave deri tani nuk ka dhënë hollësi të tjera për identitetin e personave që ishin përfshirë në këtë “incident” ashtu siç u vlerësua nga misioni i EULEX në Prishtinë. Nga zyra e këtij misioni sot për INA konfirmuan se kanë nisur hetimet për të ndriçuar rastin dhe se për këtë janë informuar instancat e larta të BE-së dhe misionit.

Drejtoria e Doganave të Maqedonisë njoftoi për agjencinë e lajmeve INA se bëhet fjalë për 17 shtetas rumun, duke përfshirë edhe shoferin, të cilët po udhëtonin me autobusin zyrtar të misionit EULEKS.

Gjatë kontrollit të autobusit janë gjetur 341 pako (steka) cigaresh të llojeve: Bond, Monte Karlo, Manchester, Pall Mall, Winston, Lucky Strike dhe LM si dhe 133 litra pije alkoolike të llojeve të ndryshme. (INA)
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Kontrabanda në Bllacë, rumunët policë pranë EULEX

#11

Post by qiellikaltër » Sun Apr 25, 2010 9:01 pm

Burime pranë Doganës së Maqedonisë kanë bërë të ditur për agjencinë e lajmeve INA se gjithë pjesëtarët e misionit EULEX të kapur në vendkalimin kufitarë Bllacë për kontrabandë të cigareve dhe pijeve alkoolike janë pjestarë të policisë së këtij misioni.


“Në deklaratat e tyre ata kanë nënshkruar se janë të punësuar në cilësinë e policëve të misionit EULEX. Ndaj tyre janë shqiptuar masa dënimi me para duke filluar nga 600 deri në 6000 euro, varësisht nga sasia që posedonin mallin e kontrabanduar”, ka theksuar një zyrtar i lartë i doganës për INA.

Siç bëhet e ditur, të gjithë pjesëtarët e EULEX dhe autobusi i tyre janë lënë të lirë për të kaluar në territorin e Kosovës, ndërsa malli i është konfiskuar. Drejtoria e Doganave deri tani nuk ka dhënë hollësi të tjera për identitetin e personave që ishin përfshirë në këtë “incident” ashtu siç u vlerësua nga misioni i EULEX në Prishtinë. Nga zyra e këtij misioni sot për INA konfirmuan se kanë nisur hetimet për të ndriçuar rastin dhe se për këtë janë informuar instancat e larta të BE-së dhe misionit.

Drejtoria e Doganave të Maqedonisë njoftoi për agjencinë e lajmeve INA se bëhet fjalë për 17 shtetas rumun, duke përfshirë edhe shoferin, të cilët po udhëtonin me autobusin zyrtar të misionit EULEKS.

Gjatë kontrollit të autobusit janë gjetur 341 pako (steka) cigaresh të llojeve: Bond, Monte Karlo, Manchester, Pall Mall, Winston, Lucky Strike dhe LM si dhe 133 litra pije alkoolike të llojeve të ndryshme. (INA)
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Raporti i ri i Ban Ki-moon-it (I)

#12

Post by qiellikaltër » Mon Apr 26, 2010 6:19 pm

Këtë muaj, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, raportoi përpara Këshillit të Sigurimit të OKB-së për punën e UNMIK-ut gjatë dhjetorit 2009-marsit 2010 (shih dokumentin S/2010/169). Ky dokument përmban 12 kapituj dhe tri anekse.
II. Situata politike dhe prioritetet e misionit
Raporti thotë se UNMIK-u është i angazhuar për siguri dhe stabilitet në bashkëpunim me Prishtinën dhe Beogradin. Ashtu sikurse të gjitha raportet gjatë 11 vjetëve të fundit, edhe ky shërbehet me fjalorin standard të UNMIK-ut: “pajtimi i komuniteteve”, “të drejtat e pakicave”, “dialogu dhe bashkëpunimi rajonal” etj. (pika 2). Tregohet se si EULEX- vepron përbrenda kornizës politike neutrale të OKB-së ndaj statusit të Kosovës. Dhe se UNMIK-u po e vazhdon qëndrimin dhe mandatin e tij në Kosovë në bashkëpunim me EULEX-in (3). Për vizitën e Tadiqit në janar thuhet se përçoi porosi paqeje, por qëllimisht nuk përmendet vizita e tij në Osojan, ku Tadiqi theksoi se “Kosova është Serbi”. Sa herë ka referenca për objektet fetare ato shkruhen vetëm në gjuhën
serbe (p.sh. “Visoki Deèani”), kurse komunat e Kosovës shkruhen në shqip dhe serbisht (p.sh.
Deçan/Deèani) (4). Kjo është pasojë e trajtimit të objekteve ortodokse si pjesë të Serbisë, për të cilat nuk vlen, madje, as dygjuhësia multietnike e Kosovës. Me një ton ankues raportohet për rastet
kur Policia e Kosovës ktheu mbrapsht Bogdanoviqin dhe Ristiqin (5). Thuhet se zgjedhjet për komunën e re të Ranillugut do të mbahen më 20 qershor. Kurse për zgjedhjet në veriun e Mitrovicës raporti thekson se do të mbahen më 30 maj, dhe se ato do të zhvillohen sipas “ligjit serb” (7). Pra OKB-ja e di se zgjedhjet e Serbisë do të mbahen në Kosovë, dhe nuk shprehet kundër kësaj.
III. Puna me Prishtinën e Beogradin dhe çështjet praktike
Raporti tregon se më 3 mars PSSP-ja Lamberto Zannier është takuar në Beograd me Bogdanoviqin, e po ashtu zyrtarë të EULEX-it janë takuar me autoritetet serbe për zbatimin e ligjit (8). Thuhet se kontrolli i gjykatave dhe doganave në veri ende nuk është realizuar (9). Raportohet se më 16 shkurt BE-ja paska caktuar për përfaqësues të lehtësimit të realizimit të zonave të veçanta sipas Planit të Ahtisaarit, përfaqësuesin e zyres greke në Kosovë, Dimitris Moschopoulos (10). Merreni me mend – për këtë gjë është caktuar një ortodoks shteti i të cilit nuk e njeh shtetin e Kosovës! Tash ndihmës i Moschopoulosit do të jetë Lutfi Haziri, i cili, pasi e kreu detyrën e tij të ndarjes së Kosovës nëpërmjet decentralizimit, pas “riformatzimit” të Qeverisë është emëruar ministër për kulturë, rini dhe sport. Pra tash ia kanë dhënë detyrën e serbizimit të kulturës dhe historisë sonë. Të mos harrojmë që ky njeri i ka kontribuar edhe rikolonizimit serb të Kosovës. Ish këshilltari i tij kryesor gjatë kohës sa ishte ministër i pushtetit lokal, Dardan Gashi, ka firmosur dokumentin për kthimin e serbëve aty ku do Serbia. Në “rifreskimin” e Qeverisë, tash Dardan Gashi është zv.ministër iintegrimeve.
IV. Kosova veriore
Kur flitet për Kroin e Vitakut, thuhet se kërkohet braktisja e tensioneve të krijuara dhe kthimin në nevojat e pëbashkëta. Pra, si gjithmonë, raportet e OKB-së sa herë bëhet fjalë për situata ku serbët shkaktojnë dhunë, nuk përmendet kush e bën këtë gjë, por thuhet “tensionet e shkaktuara”, thuajse ato pikën nga qielli dhe u vetëshkaktuan. Këtu as që përmendet se si serbët e struktutave paralele pengojnë shqiptarët për t’u kthyer në veri, madje duke përdorur forcën e armatosur
me kalashnikovë e granata dore, kurse në pikën e mëhershme 5, citohet Bogdanoviqi duke thënë se kthimi i tij mbrapsht në Serbi nga Policia e Kosovës do të ndikojë keq në kthimin e serbëve në Kosovë! Raporti thotë se UNMIK-u është i zotuar që romët, ashkalinjtë dhe egjiptasit e veriut t’i
vendos nëpër shtëpi të reja, duke theksuar se shëndeti i tyre është i rrezikuar (12). Çfarë hipokrizie! Dihet që vetë UNMIK-u është ai që i ka vendosur ata më 1999 nëpër kampe të
cilat ngrihen mbi vendet e helmuara me plumb. Thuhet që Elektroindustria e Serbisë i ka futur serbët e veriut në sistemin e pagesave, por nuk dënohet ky akt (13). Për strategjinë e institucioneve të Kosovës dhe ICO-së për integrimin e veriut, thuhet se nuk është pyetur UNMIK-u (14). Raporti pothuajse njëzohet me qëndrimet e Serbisë dhe strukturave paralele se kjo strategji provokon dhunë, prandaj është e dëmshme (15).
V. Siguria
Për kushedi se të satën herë gjatë raporteve të kaluara, edhe në këtë raport gjendja e sigurisë vlerësohet nëpërmjet formulimit tashmë apatik – “e qetë, por e brishtë”. Në pikën 16 po ashtu përmenden serbët e veriut të cilët penguan ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve te Kroi i Vitakut. Por, këtë gjë raporti përpiqet ta nxjerr si incident, meqë serbët paskan menduar se punëtorët shqiptarë e kishin kapërcyer kufirin e ndërtimeve sipas marrëveshjes me UNMIK-un! Në këtë pikë, kur flitet për një grup të armatosur i cili më 13 mars sumoi me kalashnikovë pikën doganore 31, sulm që vinte nga ana e Serbisë, raporti thotë “grup i paidentifikuar”.
Kurse në pikën 17, kur flitet për hedhjen e gurëve në shtëpitë e serbëve të kthyer në Klinë, raporti thotë se dyshohet të ketë ndodhur nga “të rinj shqiptarë”. Po ashtu për një rast në Zallq ku ishte fyer një serb, thuhet se kjo gjë i kishte ndodhur nga një “grup i paidentifikueshëm shqiptarësh”. Pra, për shqiptarët thuhet se janë shqiptarë edhe kur nuk dihet. Kurse për serbët nuk thuhet se janë serbë edhe kur dihet me siguri. Ky kapitull përmban hollësi të shumta për sulme të
ndryshme ndaj serbëve, por nuk përmban asnjë fjalë për shqiptarët e terrorizuar në veri të Kosovës. Raporti tregon se në Kosovë qenkan zënë tre inspektorë nga Serbia të cilët kontrollonin
autobusë në Kosovë, dhe pasi janë mbajtur në paraburgim për vetëm një natë, të nesërmen janë liruar (18).
Raporti, njëjtë po sikur Beogradi dhe qëndrimet e Radiqit në OKB, pretendon se incidenetet e vazhdueshme ndëretnike po e pamundësojnë kthimin e serbëve (19). Nëpërmjet këtij qëndrimi,
UNMIK-u dhe Begradi dëshirojnë krijimin e përshtypjes për pasigurinë e kthimit të serbëve nëpër vendet ku kanë jetuar ata para luftës, ashtu që të mund të realizohet “kthimi i qëndrueshëm,
pra kthimi i serbëve aty ku planifikon Serbia. E kjo do të thotë vendosja e tyre nëpër vendet territoriale strategjike – aty ku lidhen ose zgjerohen enklavat. Këtu shihet, pra, se UNMIK-u së bashku me EULEX-in mbetet agjenti kryesor ndërkombëtar i Serbisë në Kosovë, kurse politikanët
udhëheqës janë asistencë e dëgjueshme e këtyre misioneve.
VI. Sundimi i ligjit
UNMIK-u bashkëpunon për sundimin e ligjit edhe me Serbinë (21). Ky mission lëshon certifikata udhëtimi për vendet që nuk e njohin Kosovën si shtet.
Raportohet se gjatë tre muajve (janarmars) Ministria e Drejtësisë e Kosovës ia ka paraqitur Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë rreth 1,000 kërkesa për ndihmë juridike reciproke, por se kjo e
fundit nuk i ka kthyer përgjigje (22).
VII. Kthimi
Ata që e kanë lëshuar Kosovën, nuk quhen refugjatë, por të “zhvendosur” (24). Kështu ata janë quajtur gjithnjë nga UNMIK-u, duke qenë se Rezoluta 1244 nuk i konsideron Kosovën dhe
Serbinë si dy shtete të ndryshme. Prandaj, ata që kanë lëshuar Kosovën dhe janë vendosur në Serbi trajtohen si të “zhvendosur” brenda të njëjtit shtet. Në pikën 26 thuhet se UNHCR i
trajton disa komunitete si bashkësi që gjenden “në rrezik”. Në anën tjetër, asnjë fjalë e vetme për kthimin e mijëra shqiptarëve të dëbuar nga veriu i Kosovës.

Burimi:http://vetevendosje.org/
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Vdiq veprimtari Ali Aliu – Kelmendi

#13

Post by qiellikaltër » Mon Apr 26, 2010 6:53 pm

Në moshën 85 vjeçare ndërroi jetë veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Aliu Aliu-Kelmendi nga Presheva.

Ali Aliu ishte pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare që nga viti 1941. Ishte një ndër ekonomistët e parë shqiptarë në Kosovë. Ali Aliu ishte veprimtar në Lëvizjen çlirimtare shqiptare të pas Luftës së Dytë Botërore për çka vuajti edhe shumë vite burg.

Dhunë dhe lotsjellës ndaj aktivistëve të “Vetëvendosjes”

Pas varrimit të veprimtarit të çështjes kombëtare, Ali Aliu, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, pasi nuk ka arritur ta arrestojë Liderin e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, ka arrestuar disa nga aktivistët e kësaj lëvizje, kurse nuk ka kursyer as dhunën dhe gazin lotsjellës.

Aktivisti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca thotë për Express se Policia ka bllokuar të gjitha hyrjet dhe daljet në varrezat e Prishtinës në tentim për ta arrestuar Albin Kurtin.

"Policia e Kosovës ka arrestuar disa aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje”, me ç'rast ka ushtruar dhunë ndaj tyre", tha Konjufca.

Menjeherë pas ndërhyrjes policore, aktivisti Liburn Aliu tha se varrimi i babait të tij është bërë në rrethim policor që i ngjante kohës së mëhershme që kanë përjetuar shqiptarët gjatë kohës së okupimit.

“Dua të them se ndërhyrjet e tilla në varrim nuk janë në traditën e shqiptarëve. Sidoqoftë varrimi i tillë i babait tim, të veprimtarit të lëvizjes Kombëtare, Ali Aliut vetëm sa i jep edhe më shumë forcë dhe më shumë kuptim jetës së tij, meqenëse tërë jeta e tij ka qenë përleshje me pushtetet jopopullore dhe anti-demokratike, ka qenë terë jeta e tij përleshje me fashist dhe pushtues të ndryshëm. Dhe tani mu në ditën në varrimit ndodhi një përleshje, përleshja mes qytetarëve dhe policisë derisa ata përpiqeshin të arrestonte një aktivist për të cilin 175 mijë shqiptarë kanë nënshkruar peticion që procesi ndaj tij të mbyllet”, ka thënë ai.

Aliu tha se ndërhyrja ka ardhur me urdhër të EULEX-it, porse është përcjell edhe nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Punëve të Brendshme dhe komanda e Policisë.

“Kjo ndërhyrje nuk është ndërhyrje vetëm kundër Albin Kurtit, nuk është ndërhyrje kundër Vetëvendosjes, nuk është vetëm kundër edhe familjes, por është në përgjithësi ndërhyrje kundër popullit shqiptar dhe kundër të drejtës së tij për vetëvendosjes. Mirëpo këto ndërhyrje nuk mund ta ndalin as hovin, as vrullin e popullit tonë drejt realizimit të kësaj të drejte – drejtë një Kushtetute që rrjedh e buron nga vullneti i popullit dhe rrjedh nga një referendum gjithëpopullor”, është shprehur Aliu.

Zyrtarët policor nuk kanë deklaruar asgjë lidhur me rastin e ndërhyrjes. Ata përveç që nuk kanë qenë në zyre, nuk kanë hapur as telefonin për të dhënë një deklaratë për çështjen në fjalë.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Prishtinë-Beograd, dialogu në vjeshtë

#14

Post by qiellikaltër » Tue May 04, 2010 8:20 pm

Pas këmbënguljeve të shtuara të faktorit ndërkombëtar, janë rritur gjasat që Prishtina e Beogradi të rifillojnë brenda këtij viti bisedimet ndërmjet tyre. Burime diplomatike i thanë 'BBC'-së se, idesë së zhvillimit të bisedimeve për çështje teknike i është dhënë një shtysë e re pas vizitave të diplomatëve të lartë amerikanë dhe evropianë në Beograd e Prishtinë këto javët e fundit. Zyrtarët ndërkombëtarë kërkojnë që të hiqet dorë nga këmbëngulja për hapjen e çështjes së statusit. Megjithëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, shefi i diplomacisë italiane, Franco Frattini, la të kuptohet në Prishtinë se bisedimet mes të dyja palëve do të mund të fillojnë menjëherë pas takimit rajonal në Sarajevë, që pritet të zhvillohet në qershor, nën organizimin e BE-së. Tre mendohet të jenë fushat kryesore të bisedimeve mes palëve: decentralizimi, trashëgimia kulturore dhe veriu i Kosovës, që të tria të negociuara edhe gjatë bisedimeve të ndërmjetësuara nga ish-i dërguari i OKB-së, Martti Ahtisaari. Burimet thonë se Prishtina zyrtare do të mund të krijojë të paktën tetë grupe punuese, të cilat do të ndihmonin në përgatitjen teknike të bisedimeve. Sipas po të njëjtave burime, bisedimet e ripërtërira mes Prishtinës e Beogradit do të lehtësohen, fillimisht, nga diplomatë evropianë që aktualisht janë në Kosovë. Mësohet se ambasadori italian, Michael Giffoni, që është emëruar i dërguar i BE-së për veriun dhe ambasadori grek, Dimitris Moschopoulos, i dërguar i BE-së për trashëgiminë kulturore, do të mund të ndihmojnë në lehtësimin e dialogut për çështjet teknike. Faza përgatitore besohet të jetë muaji gusht i këtij viti, për të hapur pastaj rrugën për fillimin e bisedimeve në nivelin teknik, që megjithatë mendohet se do të rritet në një përfaqësim ministror, duke i dhënë, siç mendohet, seriozitet më të madh bisedimeve. Burime diplomatike thanë se rihapja e një numri diskutimesh, duke përjashtuar çështjen e statusit, ka shumë gjasa që të bëhet menjëherë pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Gjykata mund ta shpallë vendimin, më së largu, deri nga muaji korrik, ashtu siç ishte paraparë edhe në fillimin e punës së saj, pavarësisht kërkesave të Beogradit për shtyrjen e vendimit deri në nëntor të këtij viti. Megjithatë, profesori i studimeve kombëtare për sigurinë në SHBA, Nikolas K. Gvosdev, sugjeron në një intervistë për 'BBC'-në se, vendimi i Gjykatës do të ishte më mirë që të shtyhej për një periudhë, që t'u mundësojë të dyja palëve që të përfshihen në bisedime teknike… "Mendoj se (bisedimet) duhet të fillojnë para se GJND-ja të japë një vendim, sepse kur Gjykata të marrë një vendim në njërin drejtim ose në tjetrin, kjo do ta bëjë procesin më të vështirë dhe do të ashpërsojë qëndrimet e të dyja palëve. Tani për tani, nëse Gjykata e shtyn vendimin deri të paktën në nëntor të këtij viti, atëherë ka më shumë hapësirë për t'i filluar këto bisedime. Kjo varet se si do të shkojnë gjërat, por kur të shpallet vendimi, njëra apo tjetra palë mund të thotë se nuk kemi nevojë të bisedojmë sepse tani kemi vendimin. Duke e ditur se GJND-ja mund të shtyjë vendimin ose nuk është ende e gatshme që ta marrë atë, kjo është një mundësi e mirë për t'i ulur të dyja palët në një tavolinë", - tha profesori Gvosdev. Ai shtoi se BE-ja mund të ndihmojë që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje që Beogradi ta njohë Kosovën dhe që Kosova, si shtet, të njohë interesat serbe. Sidoqoftë, bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme mes palëve do të mund të rifillojnë këtë vjeshtë dhe palët, Prishtina dhe Beogradi, do t'i konsiderojnë ato sipas interesit të tyre, bisedime teknike apo për statusin. Diplomatët perëndimorë thonë se ato të paktën do të mund të hapin rrugën e integrimeve evropiane për të dyja vendet.

Burimi: Gazeta Shqiptare

Une mendoj Gjykata nuk mund te dale kundra pavaresise se Kosoves, ndaj ulja ne bisedime me Serbine do sillte vetem humbje per Kosoven. Kur s'ke besim te vetja dhe s'ju shkon gjerave deri ne fund, te tjeret ta marrin buken nga dora.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: Lajme nga Kosova

#15

Post by qiellikaltër » Thu May 06, 2010 7:55 pm

Policia e EULEX-it ka arrestuar të enjten në Prishtinë ish-komandantin e UÇK-së, Sabit Gecin, si të dyshuar në lidhje me krimet e luftës në Kosovës.
Ndërsa mediat kosovare raportojnë se bëhet fjalë për Sabit Gecin, në një komunikatë të EULEX-it vetëm konfirmohet arrestimi i një personi të dyshuar për krime të luftës në Kosovë, por nuk bëhet i ditur identiteti i tij.

“Departamenti ekzekutiv i Policisë së EULEX-it, në bazë të urdhrit të Prokurorisë Speciale, të enjten e ka kryer një bastisje në një shtëpi në Prishtinë dhe e ka arrestuar një mashkull të dyshuar në lidhje me krimet e luftës në Kosovë”, thuhet në komunikatën e Zyrës për informim të EULEX-it.

Në komunikatë nuk specifikohet identiteti i personit të arrestuar, vetëm theksohet se krimet supozohet se janë kryer ndërmjet muajit prill dhe qershor të vitit 1999.

Me rastin e arrestimit të veteranit të luftës Sabit Geci nga EULEX-i, ka reaguar Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së. Në reagimin e kësaj organizate thuhet se me arrestimin e Gecit “të gjithë luftëtarëve të UÇK-së, iu bë me dije, nga ky mision se ‘lufta jonë e pastër çlirimtare konsiderohet krim dhe nuk ka asnjë vlerë’”.

Kjo organizatë kërkon që Sabit Geci të lirohet menjëherë, “dhe të ndërpritet ky represion që po bëhet ndaj veteranëve të luftës së UÇK-së”. “Në ditët në vijim, në do të shqyrtojmë masat, që këtyre ofendimeve në formë spektaklesh, t’i përgjigjemi shumë ashpër edhe ne”, përfundon reagimi.
(e.n/BalkanWeb)
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

Post Reply

Return to “Lajme”