"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lajme nga Kosova

Në këtë forum, do të sillen lajmet më të fundit dhe mund të komentohen ato. Gjithashtu ato mund të lexohen dhe në portal, së bashku me komentet.

Moderator: Mallakastrioti

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Lajme nga Kosova

#211

Post by Arbëri » Wed Sep 19, 2012 3:21 pm

Serbia dënon 11 shqiptarët e "Grupit të Gjilanit" më 116 vjet burg

Image

Njëmbëdhjetë pjesëtarë të ashtuquajturit “Grupi i Gjilanit” janë dënuar sot në Beograd me 116 vjet burg për shkak të “krimeve ndaj serbëve dhe popullsisë joshqiptare në vitin 1999”, raporton B92. Pesë të dyshimtë janë liruar. Aktgjykimi u shpall nga Gjykata Supreme për krime lufte.
Prokuroria për krime lufte i ka akuzuar 17 shqiptarë të Luginës së Preshevës, që sipas prokurorisë serbe ishin pjesë të UÇK-së, se i kanë “maltretuar deri në vdekje së paku 80 persona, ku 34 prej tyre rezultojnë të zhdukur, kurse se paku 153 janë marrë në pyetje, janë torturuar e më pas janë liruar”.
Në fjalën përfundimtar të akuzuarit dhe avokatët mbrojtës kanë kërkuar të lirohen duhet theksuar se dëshmia e dëshmitarit të mbrojtur “Bozhur 50” nuk është e vërtetë.
Agush Memishi është denuar me 12 vjet burg, Samet Hajdari është denuar me 15 vjet burgim, Nazif Hasani me 13 vjet, Ahmet Hasani me 13 vjet, Burim Fazliu me 12 vjet, Selimon Sadiku me 12 vjet, Faton Hajdari me 10 vjet, Ferat Hajdari me 8 vjet, Kamber Sahiti me 8 vjet, Sadik Aliu me 8 vjet dhe Shefket Musliu me 5 vjet.
“Nuk dihet numri i saktë i civilëve të vrarë, e as identiteti i tyre, nuk dihen as kryerësit, vendi, koha dhe mënyra e vrasjeve”, ka thënë mbrojtja.

Kryetarja e gjyqit Snezhana Nikoliq Garotiq ka thënë duke spjeguar vendimin se të denuarit kanë kryer krime lufte kundër popullatës civile në periudhë prej në fillim të muajit qershor deri në fund të muajit dhjetor 1999 duke përshkruar detajisht përdhunimin dhe torturimin e dëshmitarëve të mbrojtur C1 dhe C2.
Gjyqi për krimet e luftës ka thënë se është i kënaqur me pjesën e denimit të gjykimit që iu është shqiptuar shumicës së pjestarëve të "grupit të gjilanit" mirëpo do të ankohet në vendimin që të lirohen nga akuzat 6 prej tyre, ka thënë për Tanjug zëdhënësi i gjyqit për krime të luftës Bruno Vekariq.
"Drejtësia me këtë vendim është vetëm pjesërisht e kënaqur me faktin se çfarë ata kanë bërë. Dënimet e caktuara që ata kanë marrë janë vetëm një pjesë e satisfaksionit të viktimave" ka thënë Vekariq.
Vekariq ka theksuar se ky gjykim ka qenë me një rrezik të madh si dhe gjyqi ka pasë një presion të madh duke patur incidente të shpesha që kanë ndodhur ndërmjet gjyqit dhe të akuzuarve.
Gjykimi i “Grupit të Gjilanit” nga të cilët shtatë janë në “arrati”, është unifikuar me vendimin e gjykatës në mars të këtij viti.
Aktakuza e prokurorisë e 11 gushtit të vitit 2009 i ngarkon Shemsi Nuhium, Nazif dhe Ahmet Hasanin, Faton, Samet dhe Ferat Hajdarin, Kamber Sahitin Selim Sadikun, Agush Memishin dhe Burim Fazliun, se nga qershori deri në dhjetor të vitit 1999 “i kanë torturuar deri në vdekje 80 persona”.
Nga akuza janë liruar Fazli Hajdari, Rexhep Alia, Shaqir Shaqiri, Idriz Alijajt, Ramadan Halimi që janë në arrati dhe Shemsi Nuhiu që është transferuar nga Zvicra në Serbi në maj të 2012.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Kosova

#212

Post by Adriana » Thu Nov 01, 2012 7:00 pm

[quoteemMesazhi i Klinton në Kosovë: Jo ndryshim kufijsh, zbatoni marrëveshjet]Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton dhe përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, u kanë bërë sërish thirrje Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë dialogun deri në normalizimin e marrëdhënieve reciproke.Këto komente, Clinton e Ashton i kanë bërë në Prishtinë pas takimeve që zhvilluan me presidenten Atifete Jahjaga dhe kryeministrin Hashim Thaçi.Sekretarja e shtetit, Clinton ka thënë se gjatë takimeve në Beograd dhe Prishtinë ua ka bërë të qartë të dy lidershipeve se dialogu duhet të vazhdoj bashkë me zbatimin e marrëveshjeve tashmë të arritura.Clinton, megjithatë, ka bërë të qartë se dialogu nuk do të prek në asnjë formë në sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës.
“Do të jem shumë e qartë, jo vetëm këtu në Prishtinë por për të gjithë ata që na dëgjojnë e shikojnë në rajon se Shtetet e Bashkuara janë të vendosura për integritetin dhe sovranitetin e Kosovës”, ka thënë Clinton. Ajo ka theksuar se nuk do të pranohen të diskutohen çështjet që prekin në kufijtë dhe territorin e Kosovës.

Sekretarja amerikane e shtetit i ka dhënë mbështetje shtetit më të ri evropian duke e parë atë si një rrëfim suksesi.
“Nuk jam e sigurt nëse ndonjë popull ka bërë aq shumë progres në një periudhë kaq të shkurtë si Kosova”, ka thënë Clinton.
Ajo ka thënë se ndodhet sot në Prishtinë, e shoqëruar nga shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Catherinë Ashton, për të mbështetur plotësisht aspiratat e Kosovës për integrim në BE dhe NATO.


“Dialogu është esencial, ky siguron një rrugë të prosperitetit afatgjatë. Ne po punojmë bashkërisht me Bashkimin Evropian në këtë drejtim, dhe unë dua që personalisht ta përshëndes kryeministrin Thaçi, që ka marrë guximin politik për takimin me kryeministrin Daçiq në Bruksel. Ky ka qenë një veprim i guximshëm”, ka thënë Clinton, e cila në të njëjtën kohë ka përshëndetur edhe angazhimin e presidentes së vendit, Atifete Jahgaja, në procese të rëndësishme të vendit.


Clinton ka thënë se SHBA-ja u bën thirrje të gjitha palëve që të vazhdojnë zbatimin e marrëveshjeve dhe të bien dakord edhe për marrëveshje të reja, që janë të domosdoshme për progresin e të dyja vendeve.
“SHBA-ja krenohet me miqësinë me Kosovën… Të rinjtë e Kosovës meritojnë integrim të plotë në Evropë, e në do të punojmë bashkërisht në ndërtimin e një të ardhme të sigurt drejt rrugës tuaj të integrimit në BE dhe NATO. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara edhe në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës”, ka theksuar ndër të tjera Clinton.
Në anën tjetër, shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, ka deklaruar se Bashkimi Evropian u ka ofruar tashmë perspektivën evropiane Kosovës deh Serbisë. Pas takimit të parë që organizoi ndërmjet kryeministrave Thaçi e Daçiq, Ashton ka theksuar se do të ketë edhe takime të tjera.
Duam t’iu bëjmë thirrje që ky dialog është për përmirësimin e kushteve të jetesës në mënyrë që qytetarët që jetojnë në veri ta ndiejnë vetën se janë pjesë e komunitetit dhe shoqërisë”, është shprehur Ashton.
“Dialogu nuk është i lehtë, për asnjërin nga kryeministrat, si të Kosovës ashtu edhe të Serbisë. Ky dialog ka për qëllimin ndërtimin e një jete më të mirë për të gjithë qytetarët, përfshirë edhe ata që janë në veri të vendit. Kjo bëhet duke biseduar hapur dhe lirshëm. Thaçi dhe Daçiqi janë treguar guximtarë për takimin e mbajtur në Bruksel”, ka thënë Ashton.
Ndërkaq, kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se në veri të Kosovës funksionojnë strukturat e pushtetit të Serbisë të cilat po pamundësojnë normalizimin e gjendjes atje dhe shtrirjen e autoritetit të shtetit të Kosovës. Sidoqoftë, ai është shprehur i gatshëm të vazhdojë dialogun me Beogradin, duke ruajtur parimet bazë për mos cenimin e integritetit dhe sovranitetit të vendit.


Thaçi ka theksuar se i ka siguruar baroneshën Ashton dhe sekretaren Clinton se Kosova do t’i përmbushë të gjitha kriteret drejt realizimit të synimeve të qytetarëve të Kosovës për rrugën drejt integrimit në BE dhe në NATO.Para se të vinin në Prishtinë, Clinton e Ashton kanë qëndruar në Sarajevë dhe më pas në Beograd.Vizita e përbashkët e Sekretares Clinton me baroneshën Ashton, në Prishtinë shihet edhe si një garanci shtesë për opinionin dhe subjektet politike në Kosovë se Shtetet e Bashkuara janë të përfshira në procesin e ardhshëm të bisedimeve me Beogradin, në mënyrë që të zbuten pakënaqësitë dhe dilemat që ekzistojnë në prag të këtij dialogu.Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton dhe përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, Catherine Ashton, kanë përfunduar takimin me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe me kryeministrin Hashim Thaçi. Aktualisht Clinton, Ashton dhe Thaçi po mbajnë konferencë me gazetarë.


Para largimit, ato do të paraqiten edhe në një konferencë të përbashkët për media.Clinton dhe Ashton kanë mbërritur mbrëmë në Prishtinë, ku janë pritur nga presidentja Jahjaga. Paraprakisht ato kanë vizituar Sarajevën dhe Beogradin.Në Prishtinë, pritjet janë që Clinton dhe Ashton të japin mesazhe të qarta për sa i përket vazhdimit të dialogut Kosovë – SerbiNgjashëm me deklaratat e bëra në Beograd, edhe në Prishtinë pritet që dy udhëheqëset e diplomacisë amerikane, përkatësisht asaj evropiane, ta bëjnë të qartë se marrëveshjet e deritashme në dialogun Prishtinë – Beograd duhet të zbatohen.Ndërkaq, theks i veçantë pritet t’i kushtohet raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Duhet theksuar se Brukseli dhe Uashingtoni në disa raste janë deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të ecin përpara në proceset integruese duke mos e penguar njëra tjetrën….
Paraprakisht gjatë qëndrimit në Beograd, sekretarja Clinton ka mbështetur procesin e integrimit evropian të vendeve të rajonit dhe njëkohësisht ka përkrahur dialogun Beograd – Prishtinë, duke theksuar se kjo gjë nuk nënkupton se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.


“Nuk kemi ardhur këtu që të paraqesim kushte apo të ushtrojmë kontroll”, ka thënë Clinton, duke shtuar se e ardhmja e Serbisë gjendet brenda vetë këtij shteti.Ajo ka përshëndetur ngritjen e bisedimeve në nivel politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duke e cilësuar si një mundësi për vazhdimin e dialogut për çështje thelbësore.
Ngjashëm është deklaruar edhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton.
“Jemi marrë vesh që ta vazhdojmë dialogun dhe kemi planifikuar që së shpejti të takohemi sërish. Është jetike që të dyja palët në plotësi t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet”, ka thënë Ashton.Sa u përket bisedimeve Kosovë – Serbi mbetet të shihet se cila do të jetë kërkesa në lidhje me përfshirjen apo jo të gjetjes së një zgjidhje për veriun e Kosovës në kuadër të këtij dialogu.


Ajo që Clinton dhe Ashton e kanë bërë të qartë gjatë qëndrimit në Beograd, dhe mbase do ta konfirmojnë edhe në Prishtinë, është se zgjidhjet do të kërkohen pa cenuar integritetin territorial të Republikës së Kosovës.Nga ana zyrtare, paraprakisht, qeveria në Prishtinë e ka vlerësuar këtë vizitë në interes të Kosovës si në planin e afirmimit të subjektivitetit të saj ndërkombëtar ashtu edhe në planin e përmirësimit të marrëdhënieve ndër fqinjësore, sidomos në raport me Serbinë.Ndërkaq analistët politikë këtë vizitë të përbashkët të shefes së diplomacisë amerikane dhe asaj evopiane e kanë parë edhe si një tregues se pa një rol aktiv të diplomacisë amerikane, Bashkimi Evropian nuk mundet vet t’i shtyj disa procese përpara, sidomos në rajonet siç është Ballkani.Po ashtu, vizita e përbashkët e Clintonit dhe Ashtonit shihet edhe si një garanci shtesë për opinionin dhe subjektet politike në Kosovë se Shtetet e Bashkuara janë të përfshira në proces, në mënyrë që të zbuten pakënaqësitë dhe dilemat që ekzistojnë në prag të dialogut politik Kosovë – Serbi.
[/quoteem]

-waiting- Te zbatojme marreveshjet?
Ke marreveshje, ate marreveshje qe kosova te mbetet e copezuar?

-waiting- Jo ndryshim kufijsh?
Po kete si ta marrim, se nga njera ane po kerkojme bashkim, nga ana tjeter edhe ''keta'' qe shpresojme te ''na ndihmojne'' na kerkojne te zbatojme ''marreveshjet''.

Pershtypja tjeter qe me beri ne kete artikull eshte qe nuk lexova ne asnje vend te flitesh per SHQIPERI ETNIKE ( sic shpresojne disa nga shqiptaret qe amerika do na bashkoj ) ...

Te mjere ne qe presim nga bota per nje Shqiperi Etnike, lirine askush nuk ta sjell, edhe po na sollen nuk do jemi kurre vetveteja dhe as te lire, por gjithmon duke kaluar nga nje dore ne doren tjeter...dhe keshtu me radhe.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lajme nga Kosova

#213

Post by Sally » Mon Nov 19, 2012 12:25 pm

Berisha: Në Kosovë, ideja e Shqipërisë etnike

19 Nëntor - Kryeministri Sali Berisha mbajti të hënën një fjalim patriotik ku foli mes të tjerash për “të drejtë natyrore” për bashkimin e shqiptarëve në një shtet, informon "Top Channell".

Kjo deklaratë u dha në konferencën shkencore mbi rolin e Kosovës në krijimin e shtetit shqiptar, organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës, në të cilën ishte i pranishëm edhe kreu i opozitës Edi Rama, kryebashkiaku Lulzim Basha dhe ministra të kabinetit qeveritar.

“Roli i Kosovës në themelimin e shtetit shqiptar dhe në vazhdim ka qenë i madh. Në rast se i referohemi kohës së Kongresit të Berlinit do gjejmë se Kosova u shndërrua në djepin ku po zhvillohej dhe konsolidohej përpjekja kombëtare e shqiptarëve. Në lidhjen e Prizrenit ideali kombëtar i shqiptarëve, u shndërrua në idealin udhëheqës të tyre,” tha Berisha.

“Në Kosovë u formësua ideja e Shqipërisë etnike, e shtetit shqiptar ku të gjithë shqiptarët ishin shumicë etnike, gjeografike. Ideja e Shqipërisë etnike, është ideja e bashkimit kombëtar të shqiptarëve, përgjigja më e shkëlqyer, më e drejtë e zgjidhjes së çështjes kombëtar e krijuar nga fqinjët grabitqarë. Ky komb me shtrirjen më të madhe gjeografike në Ballkan kishte mbetur i vetmi komb pa shtet, dhe lëvizjet më të mëdha të Kosovës, i dhanë përgjigjen e merituar qëndrimeve antishqiptare të Portës së Lartë dhe monarkive ballkanike”, vijoi më tej kryeministri.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Kosova

#214

Post by Adriana » Tue Nov 20, 2012 1:42 pm

Të shtëna dhe djegie automobilash në veri të Mitrovicë

Mitrovicë, 20 nëntor - Të shtëna nga armë të zjarrit nga serbë dhe shqiptarë janë dëgjuar të martën rreth orës 10:45 në lagjen Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës në një incident. Rastin e të shtënave me armë të zjarrit e ka konfirmuar edhe policia në Mitrovicë e cila ka kërkuar edhe ndihmën e EULEX-in dhe KFOR-it për qetësimin e situatës në këtë pjesë të Mitrovicës. Për fat të mirë në këtë incident të armatosur nuk ka pasur të lënduar nga armët e zjarrit, ka thënë policia.

Incidenti ka filluar kur inspektorë të ndërtimit të UNMIK-ut kanë dalë në lagjen Kroi i Vitakut dhe kanë kërkuar nga punëtorët shqiptarë që po rindërtonin shtëpi e djegura gjatë luftës që t’i ndërprenë punimet. Shqiptarët kanë injoruar inspektorët e UNMIK-ut duke vazhduar punimet në rindërtimin e shtëpive.

Pas kësaj një grup serbësh të tubuar aty që kanë shoqëruar inspektorët e UNMIK-ut deri tek shtëpitë e shqiptarëve kanë filluar të gjuajnë me gurë punëtorët shqiptarë. Pas kësaj edhe punëtorët shqiptarë, kanë filluar t’i gjuajnë grupin serb gjithashtu me gurë.

Pas kësaj serbët kanë filluar të shtënë me armët. Edhe shqiptarët kanë filluar të shtënave t’iu përgjigjen me të shtëna.

Nazmi Ismaili, përfaqësues i lagjes ‘Kroi i Vitakut’ ka theksuar se i tërë incidenti ka filluar me ardhej e inspektorëve të UNMIK-ut të shoqëruar edhe nga një grup serbësh. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Besim Hoti në lidhje me këtë ka theksuar se ka pasuar të shtëna me armë të zjarrin nga të dyja palët e policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e KFOR-it dhe të EULEX-it, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Disa gëzhoja janë gjetur në afërsi të një shtëpie.

Hoti me tej ka shtuar se situata në lagjen ‘Kroi i Vitakut’ është qetësuar, punimet janë ndërprerë ndërsa që policia është duke e hetuar këtë incident.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lajme nga Kosova

#215

Post by Sally » Sun Nov 25, 2012 3:40 pm

Vdiq Gani Azemi, këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Bruksel

Bruksel, 25 nëntor - Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, me dhimbje të thellë ka marrë lajmin për vdekjen e Gani Azemit, këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Bruksel.

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, stafi i MPJ-së dhe Ambasada e Kosovës në Bruksel, u shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve të shumtë të kolegut Azemi, i cili u nda nga jeta në orët e hershme të mëngjesit, pas një sëmundje të rëndë, thuhet në njoftimin e MPJ.

Ministria e Jashtme e Republikës së Kosovës shpreh konsideratat më të larta për punën dhe angazhimin e madh të zotit Azemi, veprimtari e cila do të jetë përherë shembull për kolegët dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, kudo që ata ndodhen.

I vendosur në Bruksel më 1978 si refugjat politik, Gani Azemi për dekada të tëra ishte aktivist i palodhshëm për lirinë dhe pavarësisë së Kosovës.

Angazhimi i tij ishte i pareshtur e i shumanshëm, si gazetar, publicist, aktivist e diplomat.

Puna dhe veprimtaria e pakursyer dhe kontributi i jashtëzakonshëm i Azemit, është shoqëruar përherë nga synimi i paepur për sensibilizim të vendimmarrësve në Bruksel me kauzën e Kosovës.

Gani Azemi ishte në ballë të një numri nismash, përfshirë edhe si bashkëthemelues i Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, ndërsa gjatë tri viteve të fundit shërbeu si këshilltar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në Prishtinë me 1 dhjetor.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4135
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Lajme nga Kosova

#216

Post by Zeus10 » Tue Jan 15, 2013 5:25 pm

Kosova shenohet me kufij shteterore ne Google Maps:

Image
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

tomaras
Member
Member
Posts: 41
Joined: Sat Jun 05, 2010 11:25 am
Gender: Male

Re: Lajme nga Kosova

#217

Post by tomaras » Wed Jan 16, 2013 12:22 am

Zeus10 wrote:Kosova shenohet me kufij shteterore ne Google Maps:

Image
Fatkeqësisht, vetëm në dukje të parë Zeus, përndryshe po e zmadhove me zoom do të shohësh kufirin me vijë të ndërprerë kah Serbia dhe kufirin me vijë të plotë kah Shqipëria!!!

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lajme nga Kosova

#218

Post by Sally » Wed Jan 23, 2013 10:01 am

Strasburgu voton për Kosovën pa shqiptarët

Strasburg, 22 janar – Në Strasburg, kur Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europes votoi Rezoluten "Situata ne Kosove dhe roli i Keshillit te Europes", propozuar nga deputeti socialist suedez, Bjorn Von Sydov, (15 vota pro, 11 kundër dhe 5 abstenime) u votua pa shqiptarët. Ata që munguan të votonin ishin deputetet nga Shqipëria, asnjë pjesëmarrës gjatë votimit në seancë dhe as në diskutime para votimit, raporton Top Chanel.

Rezoluta kërkon intesifikimin e dialogut mes forcave politike në Kosovë dhe intesifikimin e luftës që lidhet me korrupsionit dhe krimin e organizuar.

Mësohet se asnjë nga deputetët e delegacionit shqiptar në Këshillin e Europës nuk ka udhëtuar drejt Strasbugut, ndërsa rezoluta për Kosovën ka mbetur pa lobim nga ana e Shqipërisë.

Sipas deputetit socialist, Taulant Balla deputetet shqiptare në këtë sesion të Asamblesë Parlamentare të KiE duhet të kishin bërë amendamente në tekstin e rezolutës në mbështetje të Kosovës, por duhet te kishin ngritur zërin fort edhe për aktin barbar të heqjes se monumentit të dëshmorëve shqiptarë në Preshevë nga vandalët serbë.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

Re: Lajme nga Kosova

#219

Post by bardus » Tue Feb 05, 2013 4:54 pm

Në Mitrovicë ka ndodhur spastrim etnik


Glauk Konjufca/ Nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës

- Në natën ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, në veriun e Mitrovicës u vrarë 10 shqiptarë. Ata janë: Muharrem (Ramë) Sokoli (51), Nezir (Hetem) Voca (61), Shqipe Voca (54), Selime (Omer) Berisha (60), Remzije Canhasi (56), Nderim (Nexhmedin) Ajeti (13), Sebaha (Arif) Abrashi (50), Nexhmije (Xhevdet) Xhaka (44), Bashkim (Brahim) Rrukeci (38)dhe Niman (Ibish) Sejdiu (52). Ata u vranë nga grupe të organizuara të strukturave kriminale të urdhëruara, të komënduara dhe të financuara nga Serbia, të cilat quheshin Rojat e Urës. Sipas dëshmitarëve okularë, këtyre bandave iu prinin këta persona: Oliver Ivanoviq-Ola, Dragan Delibashiq, Miodrag Raliq, Pagi Joviq, Zoran Dediq, Rela Martinoviq, Zoran Kostiq, Sasha Saviq-Ruski, Ivan Mandiq, Dragan Shilokoviq, Dushko Shilikoviq etj. Më pas, gjatë atij muaji nga pjesa veriore e Mitrovicës u dëbuan 1.564 familje shqiptare me gjithsej 11.364 anëtarë. Spastrimi i organizuar etnik i shqiptarëve kësaj radhe po ndodhte pas luftës çlirimtare dhe para syve të forcave ndërkombëtare civile dhe ushtarake. Teksa po ndodhte kjo plojë kundër shqiptarëve forcat e KFOR-it francez rrinin duarkryq dhe qëndronin spektatorë para këtij spastrimi të organizuar etnik. Sipas një raporti të Grupit Ndërkombëtar të Krizave, para luftës 53% e banesave në veriun e Mitrovicës ishin prona të shqiptarëve. Kur kësaj i shtohet fakti se familjet shqiptare kanë dukshëm më shumë anëtarë se sa ato serbe, atëherë bëhet e qartë se shumica dërmuese e popullatës atje ishin shqiptarë. Por, një fushatë e egër përlot veprime kriminale nga strukturat e Serbisë të toleruara prej UNMIK-ut e ndryshuan këtë realitet radikalisht: sot në veriun e Mitrovicës jetojnë vetëm 4000 shqiptarë, pra më pak se 10% e banorëve në këtë anë. Vetëm pasi që Serbia ka spastruar etnikisht veriun e Mitrovicës, ajo po synon tash legalizimin e kësaj situate të krijuar nëpërmjet krimit. Planet e Serbisë janë të qarta: ata fillimisht kërkojnë autonomi territoriale për veriun e Kosovës, brenda kufijve aktualë të Kosovës. Serbia e ka për qëllim krijimin e një entiteti në veriun e Kosovës që do ta përfshinte një drejtësi, polici, shëndetësi dhe arsim të pavarur. Dhe, duke e bërë realitet ekzistencën dhe funksionimin e pavarur të këtij shteti serb brenda Republikës së Kosovës, e synon ndarjen përfundimtare të Kosovës pas disa vitesh, meqë do ta pamundësonte funksionimin unitar të shtetit të Kosovës. Shqiptarët e dëbuar nga veriu i Mitrovicës janë të detyruar t’i shesin pronat e tyre, që shpeshherë janë blerë nga pronarë prapa të cilëve qëndron Serbia. Sipas raportit nr. 1148 të KFOR-it, numri i pronave të shqiptarëve të blera prej qeverisë serbe është mbi 150. Në anën tjetër, pikërisht strukturat e Serbisë të cilat e spastruan veriun nga shqiptarët, janë ato që po e pengojnë sot kthimin e shqiptarëve nëpër pronat e tyre.

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Lajme nga Kosova

#220

Post by Arbëri » Sun Feb 17, 2013 11:24 pm

Prespar wrote:don't know how reliable source is ....


http://prizrenpost.com/al/?p=3696
Kapet serbi që dëmtonte kishën ortodokse

Gjilan, 17 shkurt 2013
Policia e Kosovës dje rreth mesnatës ka arrestuar qytetarin D. A., në fshatin Kufcë e Epërme në rajonin e Gjilanit, i lindur me 1968, i nacionalitetit serb. Policia e Kosovës e kishte kapur personin e dyshimtë, i cili me forcë kishte thyer derën e pasme të kishës ortodokse dhe kishte thyer ikona dhe gërvishtur disa sosh.
“Më 16.02.2013, rreth orës 23:30 minuta, qytetarët e fshatit Kufcë e Epërme kanë njoftuar policinë se ishte dëmtuar kisha e fshatit dhe personi i dyshimtë gjendej në afërsi. Patrullat e stacionit policor të Novo Berdës, të përkrahura nga patrulla e stacionit policor të Gjilanit, ishin vënë në kërkim dhe rreth orës 23:40 kishin arritur ta kapin personin e dyshimtë, i cili me forcë kishte thyer derën e pasme të kishës ortodokse dhe kishte thyer 8 ikona, kurse kishte gërvishtur 2 ikona tjera. Në kapjen e të dyshimtit kishin kontribuar edhe qytetarët e fshatit Kufcë e Epërme. Pas kapjes së tij ishte konstatuar se ai ishte një qytetar i nacionalitetit serb, D. A., i lindur me 1968, i cili ka pranuar se kishte thyer ikonat si dhe kishte pranuar edhe një rast tjetër të thyerjes së ikonave në po të njëjtën kishë në nëntor 2012″, thuhet ndër të tjera në një komunikatë të policisë.
Sipas policisë, vendi i ngjarjes është proceduar nga forenzika e stacionit policor të Gjilanit, kurse me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore, i dyshimti është ndaluar për 48 orë.
Rastin në fjalë, policia e Kosovës e sheh si angazhimin të saj për ruajtjen e trashëgimisë fetare e kulturore të Republikës së Kosovës si dhe gatishmërinë e qytetarëve për bashkëpunim me PK-në. /Kosovapress/
http://rtv21.tv/home/?p=85981
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

Re: Lajme nga Kosova

#221

Post by bardus » Tue Jun 11, 2013 2:05 pm

Jemeni njeh Kosovën?

Burime të Radio Kosovës brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës kanë konfirmuar se Qeveria e Jemenit ka marr vendimin për të njohur pavarësinë e Kosovës.

Sipas këtyre burimeve ky vendim shumë shpejt pritet t’i konfirmohet edhe ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj.(YllPress)

Atdhetari_Shkup
Junior Member
Junior Member
Posts: 6
Joined: Tue Jun 11, 2013 6:37 pm
Gender: Male

Re: Lajme nga Kosova

#222

Post by Atdhetari_Shkup » Tue Jun 11, 2013 9:14 pm

Kosova nderoi akademikun nga Maqedonia, Mateja Matevskin

Presidentja e Kosovës dekoroi akademikun me origjinë shqiptarë Mateja Matevski për veprën e tij jetësore dhe kontributin e dhënë në letërsi, shkencë dhe afrimin e popujve të Ballkanit. Akademiku, me origjinë shqiptare nga fshati Rekë, u shpreh modest në pranimin e mirënjohjes. Ai shpjegoi se gjatë gjithë veprimtarisë së tij ka qenë i lidhur ngushtë me shkrimtarët, gazetarët dhe shkencëtarët shqiptarë nga të gjitha hapësirat në Ballkan.
Vazhdon : http://shqipmedia.com/portal/kosova-nde ... matevskin/

Mateja Matevski eshte Akademik i njohur nga Maqedonia , ky pranoi origjinen e tij shqiptare para disa viteve .

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4135
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Lajme nga Kosova

#223

Post by Zeus10 » Thu Jun 13, 2013 6:12 pm

Me Guajanen behen 100.

Guajana zyrtarizon njohjen e Kosovës dhe me kete zyrtarizim behen 100 shtete, qe ne menyre te plote e kane njohur Kosoven. Urime Kosove.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4135
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Lajme nga Kosova

#224

Post by Zeus10 » Wed Jun 26, 2013 6:28 pm

Pavaresia e Kosovës është njohur edhe nga Republika Arabe e Egjiptit. -bravo-
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Kosova

#225

Post by Adriana » Tue Jul 22, 2014 8:03 pm

Bruksel, arrihet marrëveshja për heqjen (graduale) të barrikadave


Është arritur marrëveshja për heqjen e barrikadës në urën e lumit Ibër në mes të palëve në Bruksel.
ZV/kryeministrja Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë në Bruksel se pas bisedimeve me shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, në ndërmjetësim të zyrtarëve të BE-së, është arritur një marrëveshje për heqjen graduale të barrikadës dhe pengesat rreth saj.

Tahiri ka bërë të ditur se të gjitha palët kanë rënë dakord se në përputhje me të gjitha standardet europiane dhe ligjet e Kosovës, të mundësohet liria e plotë e lëvizjes së njerëzve dhe automjeteve në urën e Ibrit në Mitrovicë.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Lajme”