"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lajme nga Kosova

Në këtë forum, do të sillen lajmet më të fundit dhe mund të komentohen ato. Gjithashtu ato mund të lexohen dhe në portal, së bashku me komentet.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Lajme nga Kosova

#121

Post by CERMENIKASI » Wed Jul 27, 2011 12:13 am

Ngushëllime më të sinqerta për familjen e të ndiemit Enver ZYMBERI.
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Lajme nga Kosova

#122

Post by ALBPelasgian » Wed Jul 27, 2011 10:21 am

Lavdi vepres se heroit me te ri shqiptar, qe ra heroikisht ne mbrojtje te sovranitetit te kesaj pjese te Shqiperise!

Ngushllimet ma te sinqerta familjes se Enver Zymberit!

Image

Vepra jote eshte nje shembelltyre frymezimi per cdo shqiptar te vertete. Ne do ta marrim hakun! Deshmoret nderohen duke vazhduar rrugen e tyre!
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Kosova

#123

Post by Adriana » Wed Jul 27, 2011 7:56 pm

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Lajme nga Kosova

#124

Post by erix77 » Wed Jul 27, 2011 8:03 pm

Nje tjeter HERO ra per Atdhe!
Nje tjeter Shqiponje ju pre ne mes fluturimi!
Nje tjeter Trim u shtri ne Flamur!
Lamtumire Shqipe,do te jetosh ne jete te jeteve midis Trimave.

Edhe sa gjak shqiptari duhet te derdhet per kete Toke?

Fatkeqesi e madhe per 3 jetimet te rriten pa baba, shpresoj qe qeveria e Kosoves tjua plotesoje te pakten nevojat financiare sepse mungesen e prindit nuk ka gje ne bote qe ta zevendeson.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Kosova

#125

Post by Arbëri » Sat Jul 30, 2011 5:27 pm

Në Skenderaj i djegin prodhimet serbe

Image

Skenderaj, 30 korrik – Një grup i qytetarëve të Skenderajt, mbrëmjen e se premtes, në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, kanë djegur publikisht një sasi të mallrave serbe. Njëri nga organizatorët, Hysni Ngucati ka thënë se disa mallra janë marrë nga shitoret e këtushme, e disa tjera i kanë sjellë vet qytetarët.

Një gjest i tillë është mirëpritur nga të gjithë ata që kanë qëlluar në qytet, pjesa më e madhe e të cilëve ishin mërgimtarë, duke thënë e kërkuar qe të digjen prodhimet serbe, ashtu si na dogji Serbia çdo gjë që kishim, raporton korrespodenti i Kohës Ditore nga Skenderaj.

“Ky është gjest i mirë simbolik, dhe ndoshta ngrit vetëdijen te qytetarët qe definitivisht të mos përdorin më mallra serbe dhe këtë për shumë arsye, duke u nisur nga ajo se janë nga shteti armik, se janë të rrezikshme për shëndetin, si dhe për shkak të gjakut të derdhur gjatë një shekulli e urojmë që gjaku i Enver Zymberit të jetë i fundit”, ka deklaruar Hazir Bajrami, i cili me familje kishte ardhur nga Vjena.

Ndërkaq, Miftar Mehmeti, për prezencën e mallrave serbe ka fajësuar kompanitë tregtare. “Fajtor kryesor janë firmat tregtare, të cilat për përfitime personale tregtojnë ato produkte dhe, çka është edhe më keq, kontrabandojnë mallra serbe, kurse nuk i shfrytëzojnë mundësitë e shumta për tregti me vendet tjera”, ka shprehur mendimin e tij ai pa i shfajësuar as vet qytetarët e pandërgjegjshëm.

Por, kishte edhe mendime se fajtor kryesor është shteti, i cili duhet të kujdeset për furnizimin e qytetarëve, por edhe për stimulimin e prodhimeve vendore. “Me kanë shteti tamam, nuk kish leju këto sene, e kish mshel kufinin moti, kurse këta që po e vazhdojnë jaraninë me Serbinë i kish denu rrast e këto sene ishin nalë moti”, ka deklaruar Ismail Sahiti, ish tregtar.

Nuk kanë munguar as fjalët e mira për masat e reciprocitetit. “I lumtë Mimozës që bani diçka qe nuk e kanë ba ministrat meshkuj qe 10 vjet”, ka deklaruar Mirvetja, e cila ka propozuar që në të gjitha nivelet e qeverisjes të këtë femra. “Me kanë naj femër udhëheqëse në Skenderaj nuk kishe gjet askund nëpër shitore mallra të Serbisë”, ka shprehur mendimin e saj ajo.

Organizatorët e kësaj iniciative kanë paralajmëruar aktivitet të ngjashëm edhe në ditët në vijim, në mungesë të shoqërisë civile dhe opozitës në Skenderaj.
http://koha.net/?page=1,3,64429
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Kosova

#126

Post by Arbëri » Sat Jul 30, 2011 5:28 pm

Kshtu duhet vepruar gjithandej .
Mjaft me produkte te pista Serbe !
Me mire vone se kurre .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Bashkimi
Member
Member
Posts: 47
Joined: Sat Jul 16, 2011 2:07 am
Gender: Male

Re: Lajme nga Kosova

#127

Post by Bashkimi » Sat Jul 30, 2011 7:42 pm

Serbët në panikë

Prezenca e ushtarëve amerikanë të KFOR-t, të armatosur rëndë, ka shtuar frikën e serbëve që jetojnë në atë pjesë. Mediat serbe raportojnë se banorët lokalë serbë në veri frikohen nga “sulmet” e shqiptarëve dhe KFOR-it.

Në rrugët e bllokuara, në disa raste ka ndodhur që serbët të takohen me ushtarët e KFOR-it, që sipas medieve serbe, paqeruajtësit ishin të armatosur deri në dhëmbë dhe të cilët i kanë kërcënuar serbët se në rast të dhunës, do të përdoret forca.

“Ka frikë tek populli, tek fëmijët, gratë…po presim sulmin e dytë”, ka thënë Dragolub nga Leposaviqi për Kurir, ndërkohë ka shtuar se presin që shqiptarët të mos ndalen me kaq.

Për më tepër, dikush e krahason situatën me bombardimet e 1999-ës.

Pas marrjes nën kontroll të dy pikave kufitare në veri nga KFOR-i, këta të fundit kanë kërcënuar se në rast të tentimit të thyerjeve të këtyre pikave, KFOR-i do të përdorë edhe forcën.

http://informohu24.net/serbet-ne-panike/

Bashkimi
Member
Member
Posts: 47
Joined: Sat Jul 16, 2011 2:07 am
Gender: Male

Re: Lajme nga Kosova

#128

Post by Bashkimi » Sat Jul 30, 2011 7:45 pm

Posselt: Serbia po cenon kufijtë evropian
Kufijtë e një shteti evropian, pra Kosovës, po cenohen në mënyrë agresive nga fqinji i saj dhe përsa kohë që është kështu, Serbia nuk mund ta vazhdojë rrugën e saj në drejtim të BE-së. Ky është mendimi i shumicës dërrmuese të Parlamentit Evropian, ka thënë europarlamentari gjerman Bernd Posselt..

Image
Postuar më, 29 korrik 2011 - Europarlamentari gjerman Bernd Posselt, duke folur rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë, tha se Serbia po i instrumentalizon disa pjesë të pakicës serbe në Kosovë për qëllimet e saj politike.

"Pjesa më e madhe e pakicës serbe tashmë është integruar mirë në Kosovë, ajo ka të drejtat më të mira që mund të ketë një pakicë në Evropë dhe unë besoj se njerëzit në Mitrovicë ose një pjesë e madhe e tyre, për fat të keq, nuk e ndjekin këtë rrugë, por e lënë veten të keqpërdoren për politika pushtetare të Serbisë nga njerëz që vazhdojnë të shikojnë pas e që nuk e kanë kuptuar ende se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe se kufijtë e saj janë të pandryshueshëm", ka thënë në një intervistë për "Deutche Welle", europarlamentari Posselt, i cili është bashkëraportues për bisedimet mbi statusin e ardhshëm të Kosovës në grupin e partive popullore të Parlamentit Evropian.

I pyetur se çfarë pret nga bashkësia ndërkombëtare, Posselt thotë se duhet të "vijë një sinjal i qartë". Ai thotë se pret si nga qeveria gjermane ashtu edhe nga Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Komisioni Evropian që të garantojnë sigurinë në kufi.

"Kosova është një vend i pavarur, ai njihet nga shumica dërrmuese e anëtarëve të BE-së, është njohur nga Parlamenti i BE-së, treçereku i parlamentit të BE-së është shprehur pro pavarësisë së Kosovës dhe e ka përjashtuar qartë ndarjen e Kosovës si një zgjidhje të problemit, pra kufijtë janë sqaruar.

Kjo do të thotë, se sa më shpejt që ta kuptojë këtë Serbia aq më mirë është për Serbinë dhe për paqen në rajon. Serbia e bllokon vetë rrugën e saj në strukturat evropiane", nënvizoi Posselt.

Në konstatimin e "DW", se zonja Eshton në deklaratën e saj nuk ishte kaq e qartë, Posselt tha se ky është "problemi i zakonshëm me zonjën Eshton, e cila nuk shprehet qartë".

"Kur dikush bën një grabitje në bankë, nuk mund t'u bësh thirrje si grabitësit ashtu edhe drejtorit të bankës që të merren vesh me njëri tjetrin paqësisht. Por duhet të ndalësh grabitqarin dhe të mbrosh bankën. Kështu është edhe në Kosovë: kufijtë e një shteti evropian, pra Kosovës, po cenohen në mënyrë agresive nga fqinji dhe përsa kohë që është kështu, Serbia nuk mund ta vazhdojë rrugën e saj në drejtim të BE së. Ky është mendimi i shumicës dërrmuese të Parlamentit Evropian dhe unë kam më shumë besim tek komisioneri për zgjerim Shtefan Fyle, i cili mendoj se flet një gjuhë më të qartë se zonja Eshton", theksoi Posselt.

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Kosova

#129

Post by Arbëri » Sun Jul 31, 2011 6:31 pm

Adriana wrote:
Identifikohen vrasësit e Enverit


Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, sot gjatë vizitës që i bëri bashkë me kryeministrin Thaçi familjes së policit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberit, ka thënë se “janë identifikuar vrasësit e policit dhe shpresojmë se shumë shpejtë do ta marrin dënimin e merituar”, ka transmetuar TV Klan.
Enver Zymberi, pjesëtar i Policisë së Kosovës, ndërroi jetë, si rezultat i plagëve të marra nga sulmi i turmave të dhunshme serbe që tentuan të bllokonin vënien e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vendkalimet kufitare në veri të Kosovës.
http://informohu24.net/identifikohen-vr ... e-enverit/
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Kosova

#130

Post by Adriana » Mon Aug 01, 2011 10:46 am

Komuniteti malezez së shpejti në Kushtetutën e Kosovës



Kushtetuta e Republikës së Kosovës në listën e komuniteteve pakicë nuk e ka përfshirë komunitetin malazez. Institucionet e Kosovës premtojnë se përmirësimi i këtij „lëshimi teknik“ është vetëm çështje kohe.

Kushtetua e Republikës së Kosovës është e hartuar sipas standardeve më të larta. Ajo mbron fuqishëm të drejtat e komuniteteve pakicë dhe garanton lirinë e plotë dhe pozitën e barabartë të secilit. Por, komuniteti malazez megjithatë nuk përfshihet në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, vë në pah Sllobodan Vujiciq, kryetar i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës. „Ne kemi vendin e duhur në shoqërinë e Kosovës dhe populli është me popullin malazez. Por, për fat të keq ne edhe më tej mbesim jashtë Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës“.



Përse nuk është përfshirë komuniteti malazez në Kushtetutën e Kosovës?
Sipas Vujiciq, komunitetit malazez në Kosovë është keqpërdorur për shkaqe politike dhe mospërfshirja e tyre në kushtetutë vjen si pasojë e të ashtuquajturit „Unioni Serbi-Mal i Zi“. „Malazezët nuk figurojnë si komunitet i Republikës së Kosovës sepse komuniteti serb e ka shfrytëzuar kohën e bashkimit të Serbise me Malin e Zi dhe malazezët i kanë njehsuar si serbë.Unë me shoqatën time për herë të parë kemi nisur zgjidhjen e çështjes së komunitetit malazez në Kosovë për përfshirjen e saj në Kushtetutë“, thotë Vujiciq për Deutsche Welle-n.
Dhe kjo zgjidhje nuk është larg, siguron komunitetin malazez Mehmet Hajrizi, këshilltar i lartë dhe shef i kabinetit të kryetarit të kuvendit të Kosovës. „Mospërfshirja e komunitetit malazez në Kushtetutë është më tepër një lëshim i natyrës teknike. Mirëpo, vullneti tek institucionet e Kosovës për korrigjim ka ekzistuar përherë. Tani, me fillimin e procedurave për ndryshimet në kushtetutë është rasti më i mirë për ta përmirësuar këtë lëshim të bërë ndaj komunitetit malazez“.



Komuniteti malazez dhe ai kroat së shpejti në Kushtetutën e Kosovës
Krahas komuniteti malazez, Kushtetutës së Republikës së Kosovës do t´i shtohet edhe komuniteti kroat, thotë Hajrizi. „Një komunitet i vogël ky në Kosovë, por do të njihet si komunitet pakicë. Po ashtu do të bëhen ndryshime edhe në ligjin për komunitetin pakicë. Kështu që është vetëm çështje kohe dhe procedurash që të dyja komunitetet t´I bashkangjiten Kushtetutës dhe Ligjit”.
Dhe, komuniteti malezez beson në premtimet që vijnë nga institucionet e Kosovës, thotë Vujicic: „Kemi premtime se deri në fund të vitit malazezët do të përfshihen në Kushtetutën dhe Ligjet e Kosovës dhe si të gjitha pakicat e tjera në Kosovë, do të kemi vendet e rezervuara në parlament. Pas kësaj, ne sigurisht do të pasojmë rrugën e Radovan Zogovicit dhe të gjithë paraardhësve tanë të medhenj, të cilët mbrojtën popullin shqiptar atëherë kur nuk e mbrojti askush dhe dhanë shembullin më të mirë të ndërtimit të shoqërisë së Kosovës“.



Mijëra malazezë edhe më tej jetojnë të zhvendosur
Që nga lufta në vitet ´98-´99 mijëra malazezë vazhdojnë të jetojnë të zhvendosur brenda Kosovës dhe në shtetet e rajonit. Vetëm në komunën e Deçanit, prej 700 personave të zhvendosur, 80 për qind prej tyre janë malazezë. Por komuniteti gjatë luftës u radhit në krah të forcave serbe dhe kjo mbetet sfidë për kthimin e tyre në vatrat e veta. Qytetarët dëshmojnë edhe për involvimin e tyre në disa krime. Ndër ta është edhe Shkëlzen Shabanhaxhaj nga fshati Lloqan: „Në Lloqan deri në vitin ´98-´99 kanë qënë 11-të familje malezeze, ndërsa kthimi nga fshati iu ëhtë pranuar vetëm dy prej tyre. Unë s´mund të flas për biografinë e secilit, por çdo njëri e di mirë si është pozicionuar dhe çfarë ka bërë ndaj fshatarëve të vet. Këtu janë disa plaka rreth 100 vjeç të cilat kanë hasur gjatë luftës me serbët e fshatit që i kanë njohur", thotë Shabanhaxhaj. „Vallahi, keq kanë ba boll. Nuk është mirë me u kthye…Po vallahi! Nuk e kanë ba venin me u kthy!”, mendon kjo e moshuar 80 vjeçare.



Malazezët e Kosovës kritikojnë serbët për ngecjen e procesit të kthimit
Ilija Danilovic, malazez nga Deçani, i cili prej vitit 1999 jeton i zhvendosur në Mal të Zi bën thirrje që borxhet e të tjerëve të mos i paguajnë të pafajshmit.“Sa më përket mua, unë s´i kam borxh njeriut dhe do të luftoj me të gjitha mjetet ligjore që t´më lirohet prona e uzurpuar. Do të përpiqem po ashtu, që të përmirësoj marrëdhëniet tona ndëretnike, nëse kjo është e mundur”, thotë Danillovic.
Sllobodan Vujicic, Kryetari Shoqatës së malazezve të Kosovës thotë se për kthimin e të zhvendosurve është i domosdoshëm angazhimi maksimal i të dyja shteteve, Kosovës dhe Malt të Zi. „Po punojmë shumë në këtë drejtim. Mirëpo, ka persona të caktuar nga komunitetei serb nëpër komuna që në vend të përpjekjeve po e minojnë kthimin. Unë mendoj se duhet të ketë më shumë vullnet tek shumica shqiptare e veçanërsht tek institucionet qendrore. Po ashtu duhet të ekzistojë gatishmeria edhe nga ana e shtetit të Mali të Zi, që të mos jetë vetëm një vëzhgues pasiv, por së bashku me Kosovën të punojë për kthimin e të zhvendosurve”.



Dita e Pavarësisë së Malit të Zi u kremtua edhe në Kosovë
Sido që të jetë, komuniteti malazez në Kosovë, pozita e të cilit nuk dallon aspak nga ajo e pjesës tjetër të popullatës në Kosovë, sivjet kremtoi Diten e Pavarësisë së Malit të Zi, e cila u karakterizua me aktivitete të shumta dhe me pjesëmarrës të të gjitha profileve nga Kosova dhe Mali I Zi.

Me përfshirjen e komunitetit malazez dhe kroat në Kushtetutë, mozaiku i komuniteteve të Republikës së Kosovës do të rritet në tetë komunitete të ndryshme, të cilave u garantohen në mënyrë të barabartë të drejtat dhe
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Kosova

#131

Post by Arbëri » Mon Aug 01, 2011 8:35 pm

Christian Schwarz-Schilling:
Duhet ritur presionin ndaj Serbis per shkak se ajo shkakton trazira ne Ballkan .
Serbia është një shtet që shkakton trazira në rajon, thotë ish Përfaqësuesi i Lartë në BiH, Kristian Shvarc-Shilling tha në një intervistë me Deutschlandfunk radio. Ai argumenton se Serbia vazhdon ta dëmtojë Kosovën.

Me shume ketu ( pa perkthim , eshte ne gjuhen Sllave ) : http://www.nacional.hr/clanak/113614/ch ... e-u-regiji
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Kosova

#132

Post by Arbëri » Wed Aug 03, 2011 8:24 pm

KONFISKOHEN BARNA ME ORIGJINË NGA SERBIA

Inspektorati farmaceutik për produkte medicinale në bashkëpunim me policinë për krime të rënda ekonomike, ka konfiskuar sasi të konsiderueshme të barnave me origjinë nga Serbia....
Postuar: 04:03:57 / 03.08.2011
Vendi i konfiskimit dhe sasia e saktë nuk janë publikuar për shkak të hetimeve të cilat po i vazhdon policia për krime të rënda ekonomike, por sipas kryeinspektorit, Haki Ejupi barmnat kanë vlerë mijëra euro.

Përveq barnave janë konfiksuar edhe banderola, madje ka banderola bllanko që do të thotë, janë pa shënime për të cilat nuk dihet se të cilit produkt janë.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Kosova

#133

Post by Arbëri » Wed Aug 24, 2011 6:25 pm

Shefqet Kabashi nuk deshmon ne Tribunalin e Hages (RTV21)

Kabashi nga dëshmitari në të akuzuar
24-08-2011 02:52 CET

Dëshmitari i cili po refuzon të dëshmojë në procesin kundër ish-kryeministrit Ramudh Haradinaj dhe të tjerëve, ish-ushtari i UÇK-së Shefqet Kabashi, të premten do të paraqitet para Tribunalit, por kësaj radhe në cilësinë e të akuzuarit. Ai akuzohet për veprën penale të shpërfilljes së Tribunalit të Hagës.

“Shefqet Kabashi, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u akuzua për shpërfi llje

të Tribunalit më 5 qershor 2007, për refuzimin ose mosdhënien e përgjigjes ndaj një pyetjeje gjatë dhënies së dëshmisë së tij në Dhomën Gjyqësore në procesin kundër Ramush Haradinajt dhe të tjerëve”, thuhet në një njoftim të Tribunalit.

Kabashi ka disa ditë që është dërguar dhunshëm nga SHBA-të në Tribunalin e Hagës. Ndonëse është në paraburgim, ai edhe të martën ka vazhduar të refuzojë dhënien e dëshmisë kundër Haradinajt dhe të tjerëve, ndërsa ka akuzuar Tribunalin për joprofesionalizëm.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Bashkimi
Member
Member
Posts: 47
Joined: Sat Jul 16, 2011 2:07 am
Gender: Male

Re: Lajme nga Kosova

#134

Post by Bashkimi » Thu Aug 25, 2011 9:24 pm

Aksione të reja në veri


Qeveria e Kosovës vazhdon ta mbajë të ngritur shkallën e gjendjes së gatishmërisë në vend. Kryeministri Hashim Thaçi tha të enjten para kabinetit të ministrave se rritja e gatishmërisë mbetet në fuqi dhe se organet përgjegjëse kanë obligim ligjor-kushtetues për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri, përfshi edhe kapjen dhe sjelljen para drejtësisë të personave, që me veprimet e tyre, kanë rënë ndesh me ligjet ekzistuese.

“Këto institucione kanë autoritetin e plotë kushtetues e ligjor për vendosjen e rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, para së gjithash për vënien para organeve të drejtësisë të gjithë atyre që kanë shkelur rendin kushtetues të Kosovës dhe kanë punuar në kundërshtim me ligjet e Kosovës”, ka deklaruar Thaçi.

Kryeministri Thaçi tha se komuniteti ndërkombëtar tashmë ka një gatishmëri për mbështetjen e veprimeve të qeverisë së Kosovës për vendosjen e normalitetit në veri. Ai tha se lëvizjet e policisë së Kosovës, siç ishte një stërvitje e djeshme e njësive speciale të policisë janë krejt normale.

Thaçi nuk e ka përjashtuar mundësinë që organet e rendit të veprojnë sërish në veri në harmoni me vendimin për shkallën lartë të gatishmërisë që mbetët në fuqi.

“Pasi që vendimi për nivelin e lartë të gatishmërisë për institucionet e sigurisë është në fuqi, tani janë organet apo mekanizmat operativ që vendosin për çështjet operacionale në çdo kohë dhe e kanë mandatin e vendimit që të veprojnë. Prandaj edhe lëvizjet e autoriteteve të sigurisë së Kosovës nëpër territorin e Kosovës për askënd nuk duhet të jenë befasi”, ka thënë Thaçi.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka deklaruar se Kosova nuk do të bëjë kurrfarë marrëveshje politike me Serbinë për çështjen e veriut të vendit. Ai tha se përpjekjet aktuale janë për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri dhe jo me gjetjen e zgjidhjeve politike për atë pjesë.

“Besoj se marrëveshje politike në asnjë rast nuk do të ketë me Serbinë për organizimin e brendshëm juridiko-kushtetues dhe kjo nuk është çështje që diskutohet. Ne do të kemi marrëveshje me institucionet vendore e ndërkombëtare, me qytetarët tanë që jetojnë në Kosovë dhe që janë lojal ndaj sistemit tonë. Autoriteti i rendit dhe ligjit çdo ditë e më shumë do të shtrihet dhe ushtrohet me kompetencë kushtetuese, por gjithmonë në mbrojtje të qytetarëve tanë, në veçanti edhe qytetarëve serb që jetojnë atje dhe natyrisht në ballafaqim me ata që janë shkelës të rendit dhe ligjit”, ka theksuar Kuçi.

Sidoqoftë, dje komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler deklaroi se KFOR-i të mbajë nën masat e regjimit ushtarak veriun e Kosovës përderisa palët të mos shënojnë disa përparime në tavolinën e bisedimeve.

Ndërkaq është zotuar se KFOR-i do ta ndihmojë policinë vendase e ndërkombëtare në kapjen e personave të kërkuar që dyshohet se janë përgjegjës për shkaktimin e tensioneve atje dhe mos respektimin e rendit ligjor.

Bashkimi
Member
Member
Posts: 47
Joined: Sat Jul 16, 2011 2:07 am
Gender: Male

Re: Lajme nga Kosova

#135

Post by Bashkimi » Mon Sep 12, 2011 8:28 pm

Pacolli: Nigeria njeh pavarësinë e Kosovës

http://www.albeu.com/kosove/pacolli:-ni ... ves/45732/

Post Reply

Return to “Lajme”