"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lajme nga Kosova

Në këtë forum, do të sillen lajmet më të fundit dhe mund të komentohen ato. Gjithashtu ato mund të lexohen dhe në portal, së bashku me komentet.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4203
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Lajme nga Kosova

#136

Post by Zeus10 » Mon Sep 12, 2011 9:04 pm

Bashkimi wrote:Pacolli: Nigeria njeh pavarësinë e Kosovës
Po afron dita e madhe.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

Bashkimi
Member
Member
Posts: 47
Joined: Sat Jul 16, 2011 2:07 am
Gender: Male

Re: Lajme nga Kosova

#137

Post by Bashkimi » Fri Sep 16, 2011 8:13 pm

Patriarku serb IRINEJ, përcjell mesazhe për luftë

Image

Vendosja e policëve dhe doganierëve të Kosovës në dy pikat kufitare me Serbinë veri të Mitrovicës është përcjellur me tensione dhe protestave por jo edhe incidente të paralajmëruar një ditë më parë nga shoqatat e luftëtarëve serb nga qyteti I Prokuples. Protesta më e madhe është zhvilluar në urën e Ibrit ku pranë protestuesve serbë ka shkuar edhe Ministri për Kosovë në Qeverisë së Serbisë, Goran Bogdanoviq Ai u tha gazetarëve se ka ardhur në Mitrovicë për të kumtuar mesazhin e Qeverisë së Serbisë se janë të papranueshme veprimet e njëanshme të Prishtinës.
“Kemi pasur mjaft luftëra dhe konflikte, andaj do të kundërshtojmë në mënyrë të qetë këto veprime të njëanshme të Prishtinës. Serbia nuk mund të lejojë krijimin e shtetit të Kosovës brenda territorit të serb, por fatkeqësisht Kosova e ka përkrahjen ndërkombëtare në këtë rast”, tha Goran Bogdanoviq, Ministër për Kosovën në qeverinë e Serbisë.
Protestuesit mbështetje kanë marrë edhe nga përfaqësuesit e Partisë Radikale Serbe dhe të Partisë Demokratike të Serbisë të cilët kanë hyrë nëpërmjet rrugëve alternative në Kosovë, meqë nuk janë lejuar të shfrytëzojnë vendkalimet kufitare në Jarinë dhe Bërnjak. Mediat serbe njoftojnë se vizita e tyre në veri të Kosovës ka për qëllim mbështetjen e “popullatës serbe, e cila kundërshton zbarkimin e doganierëve dhe policëve kosovarë në vendkalimet kufitare”. Ndërkohë mesazhe për luftë ka përcjellur edhe patriarku serb, Irinej gjatë një meshe të zhvilluar në Kosovë.
“Ju porosisë që të rrini këtu dhe nëse vuani do ta dini se për çka vuani dhe nëse do të jeni në gjendje të derdhni gjak do ta dini se për çka do të vdisni . Qëndroi dhe luftoni në këtë tokë të shenjtë pasi më mirë askund nuk do të mund të gjeni”, tha IRINEJ, Patriarku serb.
Ndryshe Kryetari paralel në veri të Mitrovicës, Kerstimir Pantiq në protestën e sotme ka porositur shqiptarët dhe bashkësinë ndërkombëtare se “nuk ka forcë që do të detyrojë serbët që të gjunjëzohen dhe ata do të qëndrojnë të qetë deri në realizmin e kërkesave të tyre”. Për dallim prej tyre, zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e komunitetit serb, Sllobodan Petroviq tha sot se fillimi i zbatimit të planit operacional në veri nuk është i drejtuar kundër komunitetit serb në Kosovë. Sipas tij prezenca e KFOR-it në atë pjesë garanton paqen dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve.

Bashkimi
Member
Member
Posts: 47
Joined: Sat Jul 16, 2011 2:07 am
Gender: Male

Re: Lajme nga Kosova

#138

Post by Bashkimi » Fri Sep 16, 2011 8:15 pm

Cka eshte puna e ketyreve Patrijarheve Greko-sllavo Ortodoks qe aq shum e urrejne popullin Shqiptar dhe qe ne gjdo masaker ne Kosove ishin ne krye te heres , a din dikush te me tregoj se cfar religjioni esht ky , kur , keta , ne krye te asaj Fe pa shpirt thrasin akoma per luftra ?

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Lajme nga Kosova

#139

Post by erix77 » Sat Sep 17, 2011 5:02 pm

Fete predikojne jeten e pertejme prandaj per ata vrasja e njerezve eshte thjesht nje procedure teknike.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

Bashkimi
Member
Member
Posts: 47
Joined: Sat Jul 16, 2011 2:07 am
Gender: Male

Re: Lajme nga Kosova

#140

Post by Bashkimi » Wed Sep 21, 2011 7:51 pm

Vetëvendosje ‘bllokon’ mallrat ‘Made in Serbia’

Lëvizja ‘Vetëvendosje’ të mërkurën pasdite ka ndërmarrë një aksion kundër kamionëve me mallra të Serbisë. Ndërkohë në pikëkalimin kufitar në Merdar prej mëngjesit të së mërkurës nuk po lejohet asnjë mall nga Serbia, në faturën e të cilit shkruan “Kosova dhe Metohija”.
Image
http://www.albeu.com/kosove/vetevendosj ... be-/46439/

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Kosova

#141

Post by Arbëri » Wed Sep 21, 2011 9:53 pm

Bashkimi wrote:Vetëvendosje ‘bllokon’ mallrat ‘Made in Serbia’

Lëvizja ‘Vetëvendosje’ të mërkurën pasdite ka ndërmarrë një aksion kundër kamionëve me mallra të Serbisë. Ndërkohë në pikëkalimin kufitar në Merdar prej mëngjesit të së mërkurës nuk po lejohet asnjë mall nga Serbia, në faturën e të cilit shkruan “Kosova dhe Metohija”.
Image
http://www.albeu.com/kosove/vetevendosj ... be-/46439/
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Lajme nga Kosova

#142

Post by ALBPelasgian » Mon Sep 26, 2011 9:01 pm

Bandat mercenare te ardhura nga Beogradi dhe qytete te tjera te Serbise jo vetem qe po e cenojne pjesen veriore te Kosoves duke e shenderruar ne nje oaze krimi dhe shantazhi, por edhe po e deprivojne popullaten e atyshme serbe, e cila po heq te zite e ullirit nga dhuna e shfrenuar e banditeve serb. Dite me pare ne veri ka pase ferkime te pergjakshme midis bandave rivale, te cilet po luftojne per zona interesi dhe kontrabande. Ndersa lajmi me i neveritshem eshte perdhunimi i nje femre serbe nga ata qe rrine ne barrikada. Cenimi i nderit te saj, ka bere qe ajo te beje vetevrasje:
Vetëvritet 24-vjeçarja serbe e përdhunuar nga kriminelët në Veri

24-vjeçarja serbe që bëri vetëvrasje, pasi, sipas burimeve, u perdhunua nga barikaduesve serbë, në Zveçan, mban inicialet I.A dhe ende nuk janë dhënë detjae të tjera rreth rastit.
Policia e ka gjetur te kufoma revolen me të cilën dyshohet se ka bërë vetëvrasje 24-vjeçarja.Kufoma, me kërkesë të familjes nuk është dërguar për autposi, në Prishtinë, por iu është dorëzuar familjarëve.Në anen tjetër, burime të portalit raportojë se vajza 24-vjeçare është përdhunuar nga kriminelë serbë që kanë qenë në barikada, gjatë natës, ndërsa pas kësaj ajo i ka dhënë fund jetës.Strukturat kriminale te policisë së Serbisë, në veri të Kosovës, kanë bërë presion tek familjarët, që të mos e lejojnë kufomen e vajzës së tyre të dërgohet në Prishtinë për obduksion, pasi që, sipas burimeve, mund të dalin në shesh veprimet kriminale të grupeve serbe, që janë duke e ruajtuar të armatosur gjatë natës në barrikaden e Rudares.Serbet që po e ruajnë barrikaden e Rudares, shumica prej tyre nuk janë me prejardhje nga Kosova, por mercenarë nga Serbia, që paguhen nga Qeveria e Beogradit, kanë bërë të ditur burimet e portalit.
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

Bashkimi
Member
Member
Posts: 47
Joined: Sat Jul 16, 2011 2:07 am
Gender: Male

Re: Lajme nga Kosova

#143

Post by Bashkimi » Tue Sep 27, 2011 9:16 pm

17 serbë të plagosur - 7 rëndë



16:44- Tanjug ka postuar pamje ku pretendohet se ushtarët e KFOR-it kanë "gjuajtur" edhe mbi një ambulancë që ka bartuar të lënduar. Kliko në link: http://www.youtube.com/watch?v=VGVBEfo5 ... r_embedded

16:10 Kosovapress raporton se ka shkuar në 17 numri i serbëve ekstremistë të plagosur - 7 prej tyre janë në gjendje kritike, pas përleshjeve me KFOR-in

15:40 Sipas gazetës Blic serbët në veri të Mitrovicës kanë shkatërruar dy makina të EULEX-it, si përgjigje e ngjarjeve në Jarinje

15:30 Ushtarët e KFOR-it u plagosën kur serbët gjuajtën një bombë dore në drejtim të tyre, raporton Radio Internacionale e Francës - RFI

15:10 Mijëra serbë janë nisur nga Zvecani e Leposavici në drejtim të pikës kufitare në Jarinje, njofton KFOR-i

14:50 Katër ushtarë të forcave paqeruajtëse janë plagosur, njëri prej tyre rëndë, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i forcave paqerujatëse në Kosovë, Kai Gudenoge.

“Është përkeqësuar situata, katër ushtarë të KFOR-it janë plagosur, njëri prej tyre rëndë, tre të tjerë më lehtë. Ai që është plagosur rëndë do të evakuohet”, ka thënë Gudenoge.

Ai ka konfirmuar gjithashtu për një person të lënduar në mesin e protestuesve, gjatë vetëmbrojtjes që forcat paqeruajtëse kanë ndërmarrë.

14:40 Ka shkuar në 6 numri i serbëve të plagosur në përleshjen në Jarinje. Gazeta Blic identifikon 4 prej tyre: Aco Radunovi, Mladen Antonijevi, Milan Premovi dhe Stevo Petronijevic.


14:30 KFOR-i reagoi ndaj serbëve kur ata nisën me dhunë të provojnë hapjen e kalimit ilegal në Jarinje, duke gjaujtur me gurë pjesëtarët e kësaj force

14: 10 KFOR-i ka përdorur plumba gome në drejtim të serbëve për t'i shpërndarë pasi që ata gjuajtën në drejtim të tyre me armë zjarri

14:04 "Ka pasur të shtëna nga armë të vogla zjarri, që kanë ardhur nga turma, nga serbët e mbledhur aty pranë tek porta 1”, ka thënë zëdhënësi i KFOR-it Gudenoge për Evropën e Lirë, duke shtuar se asnjë ushtar i KFOR-it nuk ka pësuar lëndime dhe sulmuesi ende nuk është identifikuar.

14:02 RTV21 raporton se 4 serbë u plagosën pas përleshjeve me pjesëtarët e KFOR-it në afërsi të pikës kufitare në Jarinje

14:00 Ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanovic ka pohuar se 4 persona janë plagosur rëndë në kufirin e Jarinjes

13:55 - Kryenegociatori serb, Stefanovic i ka kërkuar KFOR-it që të ndaloj largimin e barrikadave nga rrugët. Ai ka akuzuar KFOR-in se ka dal jashtë mandatit të tij dhe duhet ta respektoj mandatin.

13:30 KFOR-i ka përdorur gaz lotsjellës sërish pas orës 13:00 për të shpërnadarë serbët në Jarinje, dhe pas të shtënave që janë dëgjuar raportohet për disa persona të plagosur, raporton Beta.

13:20 Heqja e barrikadave dhe arrestimi i disa serbëve i ka tensionuar ata në veri. Në Jarinje po dëgjohen të shtëna të shumta me armë.

09: 34 Njësitë e KFOR-it sot herët në mëngjes kanë filluar një aksion të ri të heqjes së barrikadave vendkalimin kufitar dhe me këtë rast ka mbajtur të arrestuar shumë person, njofton agjencia serbe e lajme Tanjug.

Ushtarët e KFOR-it kanë filluar heqjen e barrikadave nga zhavorri e dheu në rrugën përreth bazës së tyre në vendkalimin kufitar Jarinje në rrugën alternative

Gjatë këtij aksioni KFOR ka arrestuar pesë persona që kujdestaronin në barrikada

KFOR që nga mëngjesi po arreston të gjithë personat që shfrytëzojnë rrugët alternative njofton Tanjug.

I ashtuquajturi shef i mbrojtjes civile në Leposaviq Radomir Bogdanoviq po ashtu është arrestuar ndërsa të tjerët janë liruar më pas.
Serbët, megjithatë, në afërsi të Jarines kanë ngritur një barrikadë të re

Bashkimi
Member
Member
Posts: 47
Joined: Sat Jul 16, 2011 2:07 am
Gender: Male

Re: Lajme nga Kosova

#144

Post by Bashkimi » Mon Oct 03, 2011 3:01 pm

Vritet një serb në Xërxë


Policia e Kosovës ka bërë të ditur se persona të armatosur kanë qëlluar për vdekje një serb, ndërsa kanë plagosur djalin e tij në fshatin Xërxë.

Autoritetet nuk mund të japin shpjegim për motivin e ngjarjes që ka ndodhur të shtunën mbrëma.

Zëdhënësi i policisë, Hazir Berisha, i ka thënë AP-së se Acko Putnik dhe djali i tij Dobrica kanë pësuar teksa largoheshin nga një lokal.

Policia thuhet se ka kontrolluar shtëpitë e disa banorëve në rajon, por nuk ka bërë asnjë arrestim.

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Kosova

#145

Post by Arbëri » Wed Nov 09, 2011 9:45 pm

3 të plagosur pas incidentit me armë serb-shqiptarë

MITROVICË- Incident me armë mes serbëve dhe shqiptarëve te vendi i quajtur Kërroi i Vitakut në veri të Mitrovicës. Për pasojë mësohet se tre vetë janë plagosur nga të cilët një efektiv i forcave të policisë së Kosovës dhe dy serbë.

Sipas mediave kosovare incidenti ka ndodhur kur nje grup serbësh kanë tentuar të grabisin në shtëpitë e familjes Vitaku që janë në ndërtim e sipër.

Shqiptarët kanë reaguar me të shtëna armësh në ajër dhe kaq ka mjaftuar që të shtënat të pasohen dhe nga ana e shtëpive serbe.

Situata në këtë zonë sipas mediave vazhdon të jetë tepër e tensionuar ndërsa ne vendgjarje ndodhen forca të shumta të policise së kosovës, EULEX dhe KFORIT.
(e.m/BalkanWeb)
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Kosova

#146

Post by Adriana » Thu Nov 10, 2011 11:21 am

Arbëri wrote:3 të plagosur pas incidentit me armë serb-shqiptarë

MITROVICË- Incident me armë mes serbëve dhe shqiptarëve te vendi i quajtur Kërroi i Vitakut në veri të Mitrovicës. Për pasojë mësohet se tre vetë janë plagosur nga të cilët një efektiv i forcave të policisë së Kosovës dhe dy serbë.

Sipas mediave kosovare incidenti ka ndodhur kur nje grup serbësh kanë tentuar të grabisin në shtëpitë e familjes Vitaku që janë në ndërtim e sipër.

Shqiptarët kanë reaguar me të shtëna armësh në ajër dhe kaq ka mjaftuar që të shtënat të pasohen dhe nga ana e shtëpive serbe.

Situata në këtë zonë sipas mediave vazhdon të jetë tepër e tensionuar ndërsa ne vendgjarje ndodhen forca të shumta të policise së kosovës, EULEX dhe KFORIT.
(e.m/BalkanWeb)

Vdes një nga 3 serbët e plagosur

Mediat ndërkombëtare raportojnë se ka vdekur njëri nga tre serbët e plagosur mbrëmë gjatë përleshjes mes shqiptarëve dhe serbëve në lagjen Kroi i Vitakut në Mitrovicë.



I vdekuri është Sava Mojsiç, ndërsa dy të plagosurit tjerë, njëri nga ta polic, thuhet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

*****

Kosovë, tre të plagosur nga përleshjet në Mitrovicë

Tre persona janë plagosur sot në mbrëmje në Mitrovicë. Të tre personat i përkasin etnisë serbe. Dy prej tyre janë dërguar në spitalin e Mitrovicës ndërsa i treti – një anëtar i Policisë së Kosovës – ka marrë vetëm dëmtime të lehta.

Ndodhinë e kësaj ngjarje e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës Besim Hoti.

“Nuk dimë asgjë për të dyshuarit, e as për rrethanat që kanë çuar deri tek të shtënat me armë zjarri. Kemi dërguar njësitet tona në terren”, ka deklaruar Hoti. Në vendngjarje kanë mbërritur dhe forca të EULEX-it dhe KFOR-it.

Ndërkohë mediat serbe raportojnë se incidenti ka ndodhur nga sulmet e shqiptarëve ndaj serbëve.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kroi i Vitakut në Mitrovicë. Kroi i Vitakut është një lagje e përzier me komunitet shqiptarë dhe serb, përderisa gjendja në pjesën veriore të Kosovës nga mëngjesi i ditës së sotme ka qenë e tensionuar për shkak të largimit të barrikadave të serbëve të KFOR-it në Jarinje.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Kosova

#147

Post by Adriana » Thu Nov 10, 2011 11:23 am

Incidenti në veri, serbët akuzojnë forcat kosovare

Serbët në veri akuzojnë njësinë speciale ROSU për incidentin e mbrëmshëm në veri të Kosovës, ku si pasojë, tre serbë u plagosën, ndërkohë njëri prej tyre ndërroi jetë.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat kosovare. Kryetari ilegal i Komunës ilegale të Mitrovicës, Krastimir Pantiç akuzoi sot me anë të një deklarate ROSU-n për sulmin mbi serbët. “Të gjithë e dinë se pjesëtarët e njësisë ROSU kanë qëlluar drejt serbëve por të gjithë heshtin”, tha ai.

Pantiç nuk ka hezituar të lëshoj kërcënime gjatë deklaratës së tij se do t`i ndërpresin raportet me misionin e KFOR-it.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Lajme nga Kosova

#148

Post by erix77 » Thu Nov 10, 2011 7:39 pm

Pushka Top.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Kosova

#149

Post by Adriana » Thu Nov 17, 2011 4:30 pm

SHhhhhhhhhhhhhh na eshte nervozuar tadicin -hahaha- -hahaha-


Shqiptari nervozon Tadiçin (VIDEO)

Nuk i ka shkuar siç ka dashur një ligjëratë në Londër presidentit serb, Boris Tadiç. Në Institutin për Studime Strategjike, Tadiç foli mbrëmë për “sukseset” e Serbisë dhe “rrugën demokratike të Serbisë drejt BE-së”. Por, është ballafaquar për Kosovën me një shqiptar, përfaqësues i Ambasadës tonë atje. Ai e ka pyetur për strukturat paralele.

“Nuk ka struktura paralele. Për të qenë të tilla, duhet të jesh parale ndaj dikujt. Ato janë të vetmet institucione në veri. Janë zgjedhur në mënyrë demokratike. Edhe pse nuk pajtohen shpesh me politikat e mia, i respektoj”, ka thënë Tadiç.

Por, është pyetur sërish edhe për financimin e strukturave kriminale. “A thatë nëse financojmë kriminelët? Çfarë po thoni? Ne nuk financojmë kriminelët, ne i luftojmë ata. Nuk e di pse bashkësia ndërkombëtare nuk po i arreston kriminelët. Ka në veri të tillë, bashkëpunojnë shumë mirë me shqiptarët në jug. Le të na lejojnë dhe ne nesër do t’i arrestojmë të gjithë”, ka thënë dukshëm i nervozuar Tadiç.

Në Londër, ai u takua me David Cameronin dhe shprehur bindjen se do të marrë përkrahjen e Londrës për


[youtube]http://www.youtube.com/watch?feature=pl ... gsSWUon29w[/youtube]

nese video nuk hapet ketu ne forum klikoni ketu: http://www.youtube.com/watch?feature=pl ... gsSWUon29w
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Kosova

#150

Post by Adriana » Tue Nov 29, 2011 10:52 am

Kosova feston Ditën e Pavarësisë



Në Kosovë, sot, po shënohet 28 nëntori, dita e pavarësisë së Shqipërisë e cila atje tradicionalisht është shënuar si ditë e flamurit kombëtar shqiptar. Ndonëse kjo datë nuk është përfshirë në festat shtetërore të Kosovës, ajo është shpallur ditë pushimi dhe një varg manifestimesh janë mbajtur sot në qendër të Prishtinës në nderim të saj.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Lajme”