"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lajme nga Kosova

Në këtë forum, do të sillen lajmet më të fundit dhe mund të komentohen ato. Gjithashtu ato mund të lexohen dhe në portal, së bashku me komentet.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: Lajme nga Kosova

#16

Post by qiellikaltër » Fri May 07, 2010 5:42 pm

Arsyen e arrestimit te Gecit, ate qe s'ka guxim te na e shpjegojne Euleksianet na e thone serbet:

"Zëvendësprokurorit për Krime Lufte i Serbisë, Bruno Vekariç, ka deklaruar se arrestimi ka ardhur si “rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer të Beogradit me EULEX-in".

Sikur raportojnë mediat serbe, Vekariç ka deklaruar se Geci dyshohet për rastin e trafikimit të organeve, në të ashtuquajturin rast i “Shtëpisë së Verdhë” në Shqipëri, si dhe për krime të kryera në rajonin e Drenicës."

Serbia dhe Euleksi po marrin masat per te mos lene te lire asnje njeri te zotin per te luftuar kunder njeres ose tjetres.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Kosova

#17

Post by Arbëri » Mon May 10, 2010 9:22 am

Serbi, gjendet varr masiv me eshtra të Shqiptarëve

Image

BEOGRAD- Një varr masiv me eshtrat e rreth 250 shqiptarëve nga Kosova të vrarë gjatë luftës në 1998-1999 është zbuluar në Serbinë jugore. Lajmi është bërë i ditur për agjencinë italiane të lajmeve ANSA nga zv prokurori serb për krimet e luftës Vladimir Vukcevic. “Besojmë se në këtë varr gjenden eshtrat e rreth 250 kosovarëve të vrarë gjatë luftës 1998-1999. “Kemi dhënë urdhër të nisin gërmimet” – ka thënë zv prokurori, i cili ka shtuar se varri masiv është gjetur në Rudnicë,afër Raskës në Serbinë jugperëndimore jo larg kufirit me Kosovën.
http://bw.balkanweb.com/kosova/serbi-gj ... 11412.html
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

NË MITROVICË, FYLE I BJEN FYELLIT, SHQIPTARËT AS KAVALLIT!

#18

Post by qiellikaltër » Thu May 13, 2010 10:50 pm

"Transparenca“ e Shtefan Fyles!
Ndërkombëtarët na fajësojnë se nuk ka liri të mjaftushme për medie dhe se mungon transparenca. Këto janë pikat ku na godasin më së lehti dhe në mënyrë të padhimbshme! Po sa janë ndërkombëtarët vërtet transparent dhe idhtarë të fjalës së lirë?! Vlerësojeni vet të nderuar lexues me rastin vizitës së Shtefan Fyle, Universitetit të Mitrovicës së Veriut! Zotni Fyle, Komisionar për Zgjerim i BE’së na siguroi se nuk po mbahen bisedime të fshehta midis Serbisë dhe Kosovës në kohën kur vet e mbajti një takim të fshehtë me studentët serbë të këtij Universiteti që financohet nga Serbia dhe është pjesë e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë! Ai iu drejtua studentëve serbë në gjuhën serbe në ndërkohë që nuk e kam dëgjuar ta ketë përdorur një fjalë të vetme në gjuhën shqipe në Prishtinë! Ai ishte krejtësisht jotransparent dhe kundër fjalës së lirë, lirisë së medieve, si vlera fundamentale të demokracisë duke i përzënë gazetarët nga ky takim dhe duke u pamundësuar atyre që me pyetjet e tyre dhe raportet pas atij takimi ta informojnë opinionin.
Shtefan Fyle i pengoi gazetarët ta kryejnë punën e tyre duke ua shkelur të drejtat e tyre! Madje gazetarët duhet të ndahen të kënaqur që ndaj tyre nuk u përdor edhe forca fizike! Ky ishte veprim skandaloz i z. Fyle dhe pikërisht këtu ranë në provim disa medie të “pavarura” të Kosovës që e heshtën këtë skandal apo nuk i kushtuan rëndësi! Madje, atij iu nda një mirënjohje nga ky Universitet që administrohet nga Serbia dhe është pjesë e sistemit arsimor të Serbisë! Edhe ky shembull ma forcoi bindjen se ndërkombëtarët kritikat për çdo dështim i adresojnë te institucionet vendore, ndërkaq në mënyrë joparimore i vardisen Serbisë në Kosovë përmes strukturave paralele të cilat i konsiderojnë si struktura legale! Prandaj, z.Fyle, duke luajtur në frulle (dyfyellëshi) në Mitrovicën e Veriut, e bënte muzikën e strukturave paralele të Serbisë, ndërsa neve na e la kavallin në duar, pa të drejt t’i ndërrojmë gishtërinjt! Me një fjalë, me këtë veprim dhe me bisedimet e imponuara “ teknike” dhe të “barabarta” vetëm se po na bëjnë me dije se nuk jemi as bira e fundit e kavallit!
http://www.pashtriku.org/
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Demonstratë më 19 maj organizuar nga Shoqatat e Luftës së UÇ

#19

Post by qiellikaltër » Tue May 18, 2010 5:14 pm

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte përpjekja më serioze për mobilizim dhe mbrojtje të armatosur të Kosovës nga pushtuesit që nga Lidhja e Prizrenit, bashkë me kryengritjet para Luftërave Ballkanike dhe luftës së Shaban Polluzhës. Ishte organizimi më i pastër popullor me qëllim të drejtë e të shenjtë – çlirimin e tokave tona nga okupatori serb.

Por në rrugëtim e sipër drejt këtij synimi për të cilin dhanë jetën me mijëra dëshmorë gjatë qindra vjetëve, luftës tonë çlirimtare i dolën në krye disa njerëz udhëheqës, që nuk e çuan përpjekjen çlirimtare deri në fund. Qëllimi i popullit ishte që të fitonim. Kurse qëllimi i këtyre njerëzve që të shpëtonim. Qëllimi i popullit ishte çlirimi, sovraniteti i plotë dhe bashkimi kombëtar. Kurse qëllimi i këtyre njerëzve ishte që punën tonë ta kryejnë të tjerët. Prej këtij momenti e deri sot, lufta jonë çlirimtare ka shkuar duke u njollosur qëllimisht, duke u degraduar, duke u luftuar nga të gjitha anët si dhe duke u dobësuar.

Këta njerëz që i dhanë fund përpjekjes çlirimtare në këtë mënyrë, e lanë përpjekjen në gjysmë. Ata e pranuan Rambujenë e cila e shkatërron UÇK-në kurse Kosovën e la nën Serbi. Më pas Rezoluta 1244 dhe UNMIK-u, në bashkëpunim me këta njerëz e çarmatosën UÇK-në. Shumë ish luftëtarë u përndoqën e u futën burgjeve.

Në vend që UÇK-ja të jetë ushtria e zyrtarizuar dhe e forcuar e shtetit të Kosovës, ajo u shpërbë. Këta njerëz që i dorëzuan armët, më pas pranuan Planin e Ahtisaarit i cili e shuajti edhe TMK-në. Shumë djem që luftuan maleve, u lanë nën mëshirën e fatit, pa punë dhe pa bukë. Tash punën e UNMIK-ut po e vazhdon EULEX-i. Ky mision po i burgos ish luftëtarët e UÇK-së në përpjekje për njollosjen e luftës sonë të drejtë. E tillë ishte edhe bastisja e fundit e shtëpisë së ish eprorit të UÇK-së, Xhemshit Krasniqi. Këtë rrugë ia ka hapur EULEX-it politika jonë, e cila e shiti UÇK-në dhe luftën e saj për multietnicitet e interesa personale. Ata e kanë shitur luftën tonë sepse vetë janë të shitur.

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbështet demonstratën e drejtë të organizuar nga Shoqatat e Luftës së UÇK-së më 19 maj në Prizren. Ne mbështesim çdo nismë që mbron vlerat të UÇK-së nga EULEX-i dhe me bekimin apo heshtjen e politikanëve tanë të korruptuar.

Lavdi dëshmorëve të kombit dhe të gjithë atyre që luftuan për çlirimin e trojeve shqiptare!
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Kosova

#20

Post by Arbëri » Wed May 19, 2010 4:10 pm

Republika e Somalisë njeh shtetin e Kosovës
Republika e Somalisë është vendi i 69 që e ka njohur sot më 19 maj, zyrtarisht Republikën e Kosovës. Me një notë diplomatike drejtuar Ministrisë
Më tepër http://alsat-m.tv/lajme/rajoni/40539.html
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Kosova

#21

Post by Arbëri » Thu May 27, 2010 5:57 pm

Tre avokatë amerikan do ta mbrojnë Limajn

Tre avokatë nga Stamfordi janë angazhuar si pjesë e ekipit ligjor në tentim për ta shfajësuar ministrin e transportit, Fatmir Limaj, në një rast korrupsioni që ka nxitur debate edhe jashtë vendit.
Përfaqësuesit ligjorë, Stephan Seeger dhe Ryan O'Neill, me qendër në Stamford, fluturuan për në Kosovë fundjavën që lamë pas për tu takuar me Fatmir Limaj, një zyrtar i famshëm i cili është nën hetime për pretendimin se ai dhe një pjesë tjetër e personelit të ministrisë kanë pranuar ryshfet në këmbim të kontratave për ndërtim të rrugëve në Kosovë.
Në ndërkohë, avokati i tretë, Mark Sherman, ka qëndruar në vend që të punojë në lobimin tek zyrtarët amerikanë që të interesohen në këtë rast dhe të bëjnë hulumtime mbi çështjet ligjore.
"Ne jemi këtu që të hetojmë se përse po ndodhë kjo”, thotë Seeger në një bisedë telefonike nga Kosova. "Është vend në tranzicion dhe jo çdo gjë është e sigurt këtu. Ka pasur shqetësime të ngritura nga mbështetësit e tij amerikanë të cilët dëshironin të siguroheshin se ai do të përfaqësohet si duhet”.
Sherman tha se Limaj, një figurë prej lideri në partinë qeverisëse, PDK, ka këshilltarë në Greenwich, që është një prej mënyrave që ai dhe kolegët e tij u kontaktuan.
"Ne jemi të bindur se mund të japim kontributin tonë të madh në ekipin mbrojtës të ministrit, si dhe të ndihmojmë në ngritjen e vetëdijes këtu në SHBA rreth këtij rasti”, thotë Sherman, i cili planifikon të udhëtojë për në Kosovë.
Shtëpia e Limajt si dhe ministria që ai drejton u bastisën më 28 prill nga zyrtarët e EULEX-it. Seeger thotë se kjo bastisje ka nxitur tensione në mes të EULEX-it dhe qeverisë së Kosovës, pasi që shumë mbështetës të Limaj besojnë se përpjekjet e prokurorisë janë të nxitura politikisht. Seeger tha se dëshmitë janë të vogla dhe i quajti këto bastisje “fyese”.
Sipas Seeger, prokurorët e EULEX-it thanë se thelbi i dëshmisë së tyre është “një deklaratë që duket se është bërë nga një person i vdekur që ka pasur interes në marrjen e tenderëve për ndërtim të rrugëve”.

http://alsat-m.tv/lajme/rajoni/40706.html
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: Lajme nga Kosova

#22

Post by qiellikaltër » Sat May 29, 2010 9:51 pm

Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL) e UÇK-së i ka ftuar qytetarët e Kosovës që nesër të marrin pjesë në një protestë paqësore në Mitrovicë, me moton “Të mbrohet sovraniteti i Kosovës”, për të kundërshtuar shkeljen e vazhdueshme të sovranitetit të shtetit të Kosovës dhe mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka nxjerrë një deklaratë politike, nëpërmes të cilës kërkon nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, veçmas nga Qeveria e Kosovës, të zbatojnë Kushtetutën dhe të ruajnë tërësinë territoriale të vendit.

Asambleja e Mitrovicës, në një mbledhje të jashtëzakonshme, ka diskutuar situatën politike dhe të sigurisë në veri të Mitrovicës, sikur thuhet pas ngjarjeve të fundit në këtë pjesë; situatës së përkeqësuar si pasojë e organizimit të zgjedhjeve jolegjitime nga ana e Serbisë; vizitat e paparalajmëruara dhe të papenguara të krerëve të partive nacionaliste serbe, të shoqëruara nga eskorta të armatosura dhe thirrjet e tyre për konflikte ndëretnike

Nga Express
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: Lajme nga Kosova

#23

Post by qiellikaltër » Sun May 30, 2010 9:35 pm

Pamje nga protestat e sotme ne Mitrovice
Image

Image

Forcat speciale të Policisë së Kosovës kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e protestuesve shqiptarë dhe serbët, të cilët janë mbledhur sot në të dyja anët tek ura e lumit Ibër. Agjencite kosovare te lajmeve njoftojne se është rritur numri i pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, të cilët po përpiqen që të qetësojnë gjendjen ne te dyja anet e ures. Sipas burimeve në pjesën Veriore rreth orës 12:30 minuta kanë filluar të shtëna nga armë automatike. Nuk raportohet për ndonjë të plagosur, ndërsa situata vazhdon të jetë e tensionuar. Bëhet e ditur se tashmë, pos forcave të mëdha të policisë së Kosovës te ura, që ndan Mitrovicën në veri dhe në jug, janë përqendruar edhe shumë forca të KFOR-it.

Gjithcka nisi kur një turmë e madhe shqiptarësh është mbledhur sot ne mesdite në pjesën jugore, në urën e Ibrit, duke brohoritur “UÇK, UÇK” si dhe duke kënduar këngën “Besa Besa”, mirëpo, policia speciale e Kosovës u ka dalë përpara për ti ndalur. Shqiptaret e Mitrovices me ane te protestave kundershtojne zgjedhjet serbe ne kete pjese te Kosoves. Ndërkohë, edhe një grup serbësh kanë dalë matanë Ibrit duke protestuar në anën e tyre.

Ardhja e protestuesve shqiptarë deri tek ura nuk ka qenë e planifikuar në këtë mënyrë, pasi, teksa kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Muharrem Xhemajli po mbante një fjalim para protestuesve, një pjesë e tyre morën rrugën në drejtim të urës së Ibrit.

Agjencia e lajmeve Kosovapress, ben me dije se ndërhyrja e Policisë së Kosovës ka ardhur pas provokimit të serbëve nga pjesa veriore, të cilët kanë hedhur gurë dhe sende të tjera në drejtim të shqiptarëve matanë lumit Ibër.
Raportohet se nderkohë serbët kanë dalë këtej Ibrit, në pjesën jugore, duke hedhur gaz lotësjellës dhe sende të tjera të forta ndërsa edhe shqiptarët kanë filluar të gjuajnë me gurë në drejtim të turmës serbe.

Janë parë edhe forca të KFOR-it në mes të urës në tentativë për të kontrolluar situatën e cila momentalisht është tejet e tensionuar. Raportohet se serbët i janë afruar fillimit të urës në pjesën veriore, ndërsa shqiptarët janë rreth 20 metra larg urës, pjesa jugore.

Agjencitë njoftojnë se ndërkohë, është dëgjuar edhe një alarm në pjesën veriore të Mitrovicës, i cili raportohet se është sinjal për tu mbledhur sa më shumë protestues në anën e serbëve.
Balkanweb
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: Lajme nga Kosova

#24

Post by qiellikaltër » Mon May 31, 2010 7:02 pm

Në Mitrovicë u mbajt protesta e Shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së kundër zgjedhjeve serbe në Kosovë. Nisma ishte e mirë, por askund nuk u përmend
përgjegjësia e Qeverisë për lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në pjesën veriore por edhe në Artanë. Kjo lë të kuptohet se udhëheqësia e këtyre shoqatave kontrollohet nga Qeveria. Këto shoqata janë aktivizuar kohëve të fundit kundër EULEX-it prej kur është kontrolluar ministri Limaj. Gjithsesi, problemet e Kosovës nuk kanë filluar me këtë kontrollim, dhe as nuk janë përmirësuar me ndërrimin e qeverive, si me PDK-në, si me LDK-në, si me AAK-në. Udhëheqësit e shoqatave po e mbrojnë Qeverinë, kurse një pjesë e shoqërisë civile po e mbron EULEX-in. Të dy këto pozicione janë të gabuara dhe prej tyre zhgënjehesh herëdokur: edhe kur e kuptojmë se hajnat e shesin Kosovën dhe njëritjetrin, edhe kur e kuptojmë se EULEX-i nuk e ka për drejtësi, por për t’i çuar politikanët në negociata tjera me Serbinë. Ne duhet të jemi me Kosovën, shtet me pavarësi të plotë dhe institucione sovrane, të cilat nuk mund të ndërtohen as nga politikanë të korruptuar, as nga misione të huaja qeverisëse për siguri e stabilitet.

http://vetevendosje.org/
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: Lajme nga Kosova

#25

Post by qiellikaltër » Tue Jun 01, 2010 10:49 pm

"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: Lajme nga Kosova

#26

Post by qiellikaltër » Thu Jun 10, 2010 10:11 pm

Image

Me thirrjet "Lidhja është gjallë", "Një flamur një Komb" etj, mijëra qytetarë të Prizrenit, të komunave të tjera, por edhe vise të tjera shqiptare, kanë marshuar sot në qendër të qytetit kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ndryshime në logon e Komunës së Prizrenit.

Protestës i janë bashkangjitur edhe qytetarë nga Shqipëria, të cilët thonë se janë këtu për të mbrojtur atë që burrat e kombit vendosën pikërisht në këtë ditë të vitit 1878.

Dhe erdhi çasti kryesor i demonstratës: ndalja përpara shtëpisë së Lidhjes së Prizrenit.

Aty demonstruesve iu foli veprimtari i njohur i çështjes kombëtare dhe njëri prej themeluesve të UÇK-së, Gani Krasniqi. Ai tha se Lidhja e Prizrenit paraqet ngjarjen më të rëndësishme kombëtare shqiptare pas Kuvendit të Lezhës. “Qëllimet e Lidhjes së Prizrenit ishin edhe brenda vetë luftës së fundit çlirimtare, e cila, në fund u keqpërdor nga njerëz të caktuar për të bërë karriera politike në dëm të Kosovës tha Gani Krasniqi. Dhe në fund shtoi se Lidhja e Prizrenit ka qenë, është dhe gjithnjë do të jetë gjallë”, u shpreh ai.

Për konceptin politik të Lidhjes së Prizrenit dhe rëndësinë e saj si ngjarje politike dhe program që jehon historikisht, foli profesori i filozofisë politike nga Tirana, Hysamedin Feraj. Ai tha se Plani i Ahtisaarit po e shfytyron kombin shqiptar. Sepse po ia shlyen atij vetitë e tij thelbësore. Në fund, Feraj tha se atë që nuk e ka bëri sulltani, e bëri vetë Enver Hasani.

Pas përfundimit të demonstratës, “Vetëvendosja” ka njoftuar se janë arrestuar pesë aktivistë të saj.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: Lajme nga Kosova

#27

Post by qiellikaltër » Thu Jun 10, 2010 10:16 pm

Një grup i madh personash që dyshohen se janë serbë të pjesës veriore të Mitrovicës kanë sulmuar e si pasojë plagosur një grup më të vogël shqiptarësh të kësaj pjese të qytetit.

Dyshohet se personat që shkaktuan incidentin i takojnë formacionit paramilitarë serbë "Obraz”.

Ndërkaq shqiptarë që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës kanë shprehur indinjatën për incidentin, Sipas tyre polciia duhet të shtrëngojë sigurinë në këtë pjesë të Mitrovicës, pasi sic pohojnë ata jeta e tyre ndjehet e kërcënuar.
Shkijet duan te rrisin tensionet etbìnike ne veri te Mitrovices, ne menyre qe ulja ne bisedime e Kosoves me Serbine, te jete mese e domosdoshme, e justifikuar nga ana politike. Cfare fatkeqesie jane keta politikane per popullin tone!
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Kosova

#28

Post by Arbëri » Fri Jun 11, 2010 4:18 pm

qiellikaltër wrote:
Një grup i madh personash që dyshohen se janë serbë të pjesës veriore të Mitrovicës kanë sulmuar e si pasojë plagosur një grup më të vogël shqiptarësh të kësaj pjese të qytetit.

Dyshohet se personat që shkaktuan incidentin i takojnë formacionit paramilitarë serbë "Obraz”.

Ndërkaq shqiptarë që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës kanë shprehur indinjatën për incidentin, Sipas tyre polciia duhet të shtrëngojë sigurinë në këtë pjesë të Mitrovicës, pasi sic pohojnë ata jeta e tyre ndjehet e kërcënuar.
Shkijet duan te rrisin tensionet etbìnike ne veri te Mitrovices, ne menyre qe ulja ne bisedime e Kosoves me Serbine, te jete mese e domosdoshme, e justifikuar nga ana politike. Cfare fatkeqesie jane keta politikane per popullin tone!
Sulmohen tre serbë në veri të Kosovës shtohen patrullimet
Incidenti ndodh një ditë pasi në lagjen Kodra e Minatorëve një grup të rinj serbë sulmuan një grup shqiptarësh. Për pasojë 5 të rinj shqiptarë pësuan lëndime të rënda në trup.
http://bw.balkanweb.com/kosova/2686/sul ... 13253.html
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Kosova

#29

Post by Arbëri » Mon Jun 28, 2010 9:39 pm

Serbët, fyerje dhe dhunë ndaj shqiptarëve

Image

Duhet të vriten të gjithë shqiptarët që të mos ekzistojnë. Kosova është Serbi dhe do të mbetet pjesë e shtetit serb”.

Me këto thirrje rreth 1500 serbë përkujtuan betejën e Gazimestanit me një miting në Vidovan.

I pranishëm në këtë miting ishte edhe peshkopi Amfilohije Radovic, i cili ka bërë thirrje për një vendim të ri mbi statusin e Kosovës.

“Njerëzit në Kosovë të luten për drejtësi. Duhet një zgjidhje që do të ishte në të mirë të të gjithëve, jo vetëm të atyre që jetojnë në Kosovë”, ka deklaruar ai.

Dhjetra shtetas serbë, të cilët kishin hyrë në Kosovë me motorë, sulmuan makinat e mediave shqiptare. Ata dogjën edhe një flamur amerikan nën tingujt e këngëve serbe.

Në këtë miting ishin të pranishëm edhe ambasadori rus në Beograd, si dhe ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanovic. E gjithë kjo ndodhi në praninë e policisë së Kosovës, e cila duhet të mbronte gazetarët.
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=186626&ref=fp
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lajme nga Kosova

#30

Post by Sally » Thu Jul 22, 2010 8:07 am

Reporterët pa kufij report për Kosovën




Politikanët dhe përfaqësuesit e autoriteteve shtetërore që përpiqen t'u mbyllin gazetarëve që janë kritikë ndaj qeverisë gojën, ose t'i detyrojnë për vetëcensurë.


Në një raport mbi situatën e mediave në Kosovë organizata „Reporterë pa kufij" nxjerr një bilanc jo optimist. Gjatë viteve të fundit në Kosovë nuk janë bërë përpjekje për krijimin e kushteve për krijimin e një gazetarie të lirë dhe të pavarur. Shumica e mediave ndërkohë nuk janë të pavarura as në aspektin redaksional dhe as në atë financiar.

Gazetarët kritikë kërcënohen dhe vihen nën presion

Janë kryesisht politikanët dhe përfaqësuesit e autoriteteve shtetërore që përpiqen t’u mbyllin gojën, ose t’i detyrojnë për vetëcensurë punonjësit e medias që janë kritikë ndaj qeverisë. Një metodë që përdoret rëndom janë fushatat frikësuese nën moton: "Kush guxon të kritikojë hapur veprimet e qeverisë apo korrupsionin, damkoset publikisht si ‚antipatriot", „tradhëtar i kombit", „spiun serb" apo thjeshtë si një njeri që „është kundër Kosovës", thuhet në raportin prej 14 faqesh të "Reporterëve pa kufij".

Punonjësit e medias në shënjestër të dhunës së militantëve nacionalistë

Akuzat dëmtojnë jo vetëm kredibilitetin e gazetarëve në opinion, por ato bëhen shkas që punonjësit e medias të jenë në shënjestër të dhunës së militantëve nacionalistë si p.sh. nga radhët e veteranëve të UÇK-së, thuhet në raportin e "Reporterëve pa kufij".

Edhe tregu i njoftimeve dhe larmërimeve në gazeta, që ende nuk është liberalizuar, e pengon zhvillimin drejt një peizazhi të shumëanshëm dhe të pavarur mediatik në këtë vend të Evropës Juglindore. Qeveria, autoritetet shtetërore dhe partitë politike me buxhetet e tyre për reklamën mbështesin qëllimisht mediat që qëndrojnë pranë tyre dhe përmes tyre fitojnë influencë ndaj përmbajtjeve redaksionale. Pikërisht për mediat ndërrajonale të ardhurat nga buxheti i reklamës janë burimi kryesor i financimit. Një sërë mediash kësisoj instrumentalizohen nga politika.

Vetëm një numër i vogël mediash përpiqet t’u rezistojë ndikimeve të jashtme dhe të ruajë autonominë. Vlejnë të përmenden këtu gazetat "Koha Ditore" dhe "Zëri".

Përfaqësuesit e "Kohës Ditore" vënë në dukje, se atyre u krijohen vështirësi dhe detyrohen t’u nënshtrohen rregullisht kontrolleve të fiskut. Këto media nuk presin as mbështetje nga drejtësia.

Veçanërisht i prekur nga kontrolli qeveritar është televizioni, i cili për 70% të kosovarëve është burimi më i rëndësishëm i lajmit. Kanali më i rëndësishëm televiziv është televizioni publik „RTK". Emisionet politike me debate të përfaqësuesve të partive në pushtet dominojnë programin. Ekzekutivi ushtron influencë të dukshme në emërimet për postet drejtuese në RTK.

Kanalet private, që duan të krijojnë më shumë hapësira informative, shpesh herë dështojnë kryesisht prej problemeve financiare, ose ato përpiqen më kot si p.sh. "Rrokum TV" që të marrin licencë transmetimi.

„Reporterë pa kufij" e mbyll rapotin me një katalog dymbëdhjetëpikësh me kërkesa dhe rekomandime, në mënyrë që në një të ardhme të afërt të ketë përmirësime të situatës së lirisë së shtypit në Kosovë. „Reporterë pa kufij" kërkon që në misionin e BE-së për shtetin e së drejtës EULEX krahas mbështetjes për forcimin e policisë, të drejtësisë dhe administratës t’i kushtohet vëmendje më me forcë edhe gjendjes problematike të medias për të forcuar gazetarët e pavarur. [/b][/i]
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Lajme”