"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lajme nga Kosova

Në këtë forum, do të sillen lajmet më të fundit dhe mund të komentohen ato. Gjithashtu ato mund të lexohen dhe në portal, së bashku me komentet.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3212
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Kosova

#151

Post by Adriana » Mon Dec 05, 2011 1:26 pm



Në Kosovë, partitë opozitare e kanë kritikuar qeverinë për arritjen e marrëveshjes për menaxhimin e përbashkët të vendkalimeve kufitare me Serbinë, ndërkaq kanë paralajmëruar edhe mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Hashim Thaçi. Dy ditë më parë, Serbia e Kosova arritën marrëveshje për menaxhimin e përbashkët të vendkalimeve kufitare.Prishtina pret të marrë udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, ndërsa Beogradi pret t'i krijohet hapësira për të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3212
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Kosova

#152

Post by Adriana » Tue Dec 06, 2011 1:32 pm

Kosova në dhjetor do të marrë udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave



Intervistë me ministren e Integrimeve Evropiane në qeverinë e Kosovës, Vlora Qitaku, tri ditë para se liderët e BE-së të marrin vendim që Kosovës t'i jepet ose jo, udhërrefyesi për liberalizimin e vizave.



DW: Zonja Ministre Qitaku, do ta marrë Kosova këtë javë zyrtarisht udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave?

Qitaku: Këshilli i ministrave të Jashtëm të BE-së të hënën në mbrëmje konfirmoi që deri në fund të këtij viti Kosova zyrtarisht do të fillojë dialogun për liberalizimin e vizave. Pas vendimit të këshillit të ministrave dhe në fund fare pas takimit të liderëve të BE-së, që do të mbahen me nëntë dhjetor, përfundimisht komisioni evropian do të marrë dritën e gjelbër për hartimin e udhërrëfyesit. Pra e rëndësishme është që procesi të fillojë zyrtarisht. Ju e dini që Kosova para dy vitesh njëanshëm ka miratuar udhërrëfyesin e saj për liberalizimin e vizave dhe ne njëanshëm kemi bërë përmbushjen e shumë kritereve bazuar në proceset, që kanë kaluar vendet e rajonit.



DW: Ministre Qitaku, nga momenti kur Kosova zyrtarisht do ta marrë udhërrëfyesin për vizat, sa mendoni se do t'i duhet Kosovës që të plotësojë kriteret, ne mënyrë që të hiqen vizat. Shumë analistë thonë se do t'i duhet 2 deri në 3 vjet?

Qitaku: Nëse marrin shembull përvojat e rajonit, ky proces ka zgjatur nga 18 muaj deri në 22 muaj. Mirëpo duke marrë parasysh që Kosova njëanshëm para dy vjetësh ka miratuar udhërrëfyesin e saj për liberalizimin e vizave dhe shumë çështje, që do të adresohen në udhërrëfyesin e komisionit evropian ne tashmë i kemi përmbushur, unë besoj, se nëse vazhdojmë me këtë dinamikë të përkushtimit, ne do të jemi në gjendje t'i përmbushim edhe më shpejt. Për shembull pajisja e qytetarëve me pasaporta biometrike. Vendet e rajonit këtë proces e kanë nisur fare pak muaj para liberalizimit të vizave, ndërkohë që ne e kemi filluar ende pa filluar zyrtarisht procesi i negociatave për liberalizimin e vizave. Prodhimi i pasaportave biometrike nuk është thjesht prodhim i një dokumenti. Prodhimi i pasaportave biometrike ka kaluar në një proces skenimi nga komisioni evropian, sepse ndërlidhet me sigurinë e dokumentacioneve. Ne së pari është dashur ta bëjmë digjitalizimin e regjistrit civil. Pra Kosova nisjen e dialogut për liberalizimin e vizave e fillon nga një pozicion më i mirë sesa vendet e rajonit.

DW: Në cilat pika të kritereve mund të ketë vështirësi në përmbushjen e tyre?

Qitaku: Pika me e ndjeshme, që ne duhet ta adresojmë, është ndalimi i imigrimit ilegal. Ne duhet ta themi shumë hapur, që azili është armiku më i madh i procesit të liberalizimit të vizave. Ne duhet t'ua themi qytetarëve tanë hapur dhe publikisht që koha e azilit ka përfunduar. Ne ose duhet të përcaktohemi për proces të integrimit evropian dhe liberalizim, ose për izolim dhe më pas kërkim azili. Vendet e rajonit, që tashmë i kanë vizat e liberalizuara, po kërcënohen me regjim të vizave për shkak të numrit të madh të azilkërkuesve, sidomos nga Serbia dhe Maqedonia. Pra unë mendoj se një kriter shtesë, që do t'i imponohet Kosovës pikërisht bazuar nga përvojat e rajonit, do të jetë luftimi i migrimit.

DW: Mund ta garantojë Kosova që nuk do të ketë migrim?

Qitaku: Ky nuk është proces, që mund të parandalohet përmes apeleve politike. Ky është një angazhim, që duhet të bëhet nga strukturat institucionale të Kosovës, por edhe atyre ndërkombëtare. Unë tashmë kam pasur një takim të përbashkët me ministrin e Brendshëm, drejtorin e policisë dhe shefin e misionit EULEX dhe ata tashmë kanë vendosur si prioritet luftimin e këtyre rrjeteve kriminale, të cilët po përfitojnë nga gjendja e rëndë, që po jetojnë një kategori e qytetarëve të Kosovës, duke u premtuar statusin e azilit nëpër vendet e ndryshme të Bashkimit Evropian. Ne tashmë i kemi venë vetes prioritet luftimin e këtyre rrjeteve kriminale dhe nëse do të demonstrojmë përkushtim dhe nëse do të kemi rezultate të prekshme vitin e ardhshëm, unë besoj se do të prodhojmë një partner të fuqishëm, si në komisionin evropian, ashtu edhe në vendet anëtare.



DW: Ministre Qitaku, mendoni se marrëveshja për menaxhimin e integruar te kufirit Kosove Serbi ishte një shtytje, që Kosova ta marrë udhërrëfyesin për vizat?

Qitaku: Gjithmonë na është thënë që procesi i integrimit evropian, sidomos procesi i liberalizmit të vizave, është një proces kryesisht teknik, i cili ndërlidhet me përmbushjen e kritereve, mirëpo aq sa është një proces teknik, përvoja e ka dëshmuar se është një vendim politik, i cili diktohet nga disponimet politike nëpër kryeqendrat e Bashkimit Evropian. Konstruktivitetin, që e ka dëshmuar Kosova në procesin e bisedimeve me Serbinë, e ka krijuar një atmosferë pozitive te qendrat e Bashkimit Evropian, mirëpo kjo atmosferë pozitive nuk do të ishte e mjaftueshme, nëse Kosova paraprakisht të mos i kishte përmbushur kriteret teknike.

DW: Në një dokument, që tashmë është publikuar ne media, thuhet se Kosova duhet të bëjë përpjekje të mëdha posaçërisht për forcimin e reformës së administratës publike dhe konsolidimin e sundimit të ligjit, posaçërisht duke dhënë dëshmi për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reformave gjyqësore dhe lirinë e shprehjes. Pse tash e 12 vjet pas luftës Kosova nuk arriti përparim në këto fusha?

Qitaku: Nëse e merrni dhe e krahasoni raportin e progresit për Kosovën dhe raportin e progresit për rajonin, ju mund ta shihni që të njëjtat sfida janë adresuar për të gjithë ne, krimi i organizuar, korrupsioni dhe ky nuk është një fenomen kosovar, por është një fenomen rajonal, të cilin mund ta luftojmë vetëm, nëse bashkëpunojmë si shtete njëra me tjetrën. Normalisht që Kosova ka një aset më shumë sesa vendet e tjera të rajonit. Ne kemi këtu misionin EULEX, që ka mandat së bashku me institucionet e Kosovës, të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Unë mendoj që vitin e kaluar, sidomos me plotësimin e infrastrukturës ligjore, me ngritjen e pagave në sistemin e drejtësisë dhe policisë, ne kemi bërë një hap përpara për të akomoduar shtyllat kryesore institucionale, të cilat kanë për detyrë të luftojnë krimin dhe korrupsionin. Po ashtu kemi pasur disa raste të profilit të lartë, që janë akuzuar për korrupsion dhe ka shumë raste tjera, që janë nën hetime. Është e rëndësishme që jo vetëm ta luftojmë korrupsionin aty, ku shfaqet, por ta luftojmë kulturën e korrupsionit. Ju e dini që Kosova me dekada deri në çlirim në vitin 1999 ka qenë e privuar nga pjesëmarrja në institucione dhe hapësira publike dhe shmangia nga sistemi ka qenë formë e mbijetesës. Ne tashmë duhet t'i bindim qytetarët, që pjesëmarrja aktive në institucione, në bërjen e politikave, posaçërisht kërkesat për transparencë dhe llogaridhënie, janë shtylla kryesore e funksionit të një shteti demokratik.

DW: Cilat janë shpresat që Kosova të hyjë në marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian?

Qitaku: Në raportin e Këshillit të Ministrave të BE-së, që u publikua të hënën në mbrëmje, ministrat e jashtëm rekomanduan që Kosova duhet të hyjë në marrëdhënie tregtare dhe Kosovës duhet t'i ofrohet qasje në programet e komunitetit dhe këto do të shënonin edhe marrëdhëniet e para kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

http://www.dw-world.de/dw/article/0,,15 ... lb-609-xml

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3212
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Kosova

#153

Post by Adriana » Tue Dec 06, 2011 1:38 pm

Serbët në veri fillojnë heqjen e barrikadave drejt Jarinjes

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3807
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Kosova

#154

Post by Arbëri » Sat Dec 10, 2011 6:02 pm

Shqiptarëve të vrarë u janë marrë organet

Image

E ka quajtur Batajnicën Holokaustin e dytë në Evropë dhe ka vënë dyshime të mëdha se kufomave shqiptare para se të varroseshin u janë marrë organet. Përfaqësuesi i shoqatës për persona të zhdukur dhe viktima të luftës “Përkorë”, Latif Mehmeti, duke komentuar disa raporte të Komitetit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP) të vitit 2001 dhe 2004, ka thënë se në luftë askush nuk ka pasur kohë që t’i varrosë në varrezë masive viktimat shqiptare nëpër arkivole.

“Kjo lë hapësirë të mjaftueshme për të dyshuar se trupat e viktimave shqiptare para se të varroseshin kanë kaluar nëpër duart e mjekëve, e që nënkupton marrjen e organeve”, është shprehur Latif Mehmeti. Përfaqësuesi i shoqatës “Përkorë” ka thënë se sipas informatave që dalin nga raporti i antropologut të lartë të ICMP-së, Mark Skinner, ka bazë për të dyshuar se në varrezat masive në Batajnicë kanë ndodhur gjëra për të cilat familjet e të zhdukurve nuk janë njoftuar sa duhet.

“Ta marrim raportin e vitit 2001 që flet për varrezën masive “Batajnica 3” me dimensione 16.70 metra e gjatë, 2.80 m e gjerë dhe 2.5 m e thellë. Në këtë varrezë janë gjetur diku 39 trupa, shumica e të cilëve janë gjetur me mbulesa plastike dhe të vendosur nëpër arkivole të zeza. Kjo është klasifikuar si varrezë primare, që nënkupton se këtu janë varrosur për herë të parë”, ka theksuar ai.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3212
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Kosova

#155

Post by Adriana » Wed Dec 14, 2011 1:14 pm



Autoritet ruse nisen nje autokolone me ndihma humanitare ne veri te Kosoves
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3212
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Kosova

#156

Post by Adriana » Fri Dec 16, 2011 7:39 pm



Interviste me Presidenten e Kosoves Atifete Jahjaga!
Lejohen te kalojne kamionat ruse me ndihma per serbet!!
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3807
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Kosova

#157

Post by Arbëri » Tue Dec 20, 2011 4:12 pm

Miratohet në parim Ligji për Prizrenin

Image

Pas shumë diskutimesh të gjata e tensionuese ka kaluar në shqyrtimin e parë Projekt-ligji për Qendrën Historike të Prizrenit në Kuvendin e Kosovës. 56 deputetë kanë votuar për, 42 kundër dhe 2 kanë abstenuar.

Lëvizja Vetëvendosje, disa deputetë të PDK-së, e disa të AAK-së e kanë kundërshtuar këtë ligj duke thënë se është kundër interesave të Kosovës. Kryeministri Thaçi ka flirtuar vazhdimisht me LDK-në për të siguruar votat e kësaj partie për ligjin e kontestuar, duke ua përmendur meritat në procesin e negociatave në Vjenë.

Shoqëria civile e ka kundërshtuar fort miratimin e këtij ligji, sepse konsideron se lë në duart e Kishës Ortodoske Serbe shumë kompetenca e mundësi për qendrën e qytetit historik.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3807
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Kosova

#158

Post by Arbëri » Thu Dec 22, 2011 7:45 pm

Vrasësi i Zymberit, Zvonko Veselinovic “30 ditë në paraburgim”

Image

Nga 30 ditë paraburgim i janë caktuar kreut të shumëpërfolur të kontrabandës dhe krimit në veri, Zvonko Veselinovicit dhe vëllaut të tij Zharko Veselinovic nga Gjykata e Lartë në Kralevë.
Në një seancë të mbajtur sot në mesditë, vëllezërit Veselinovic janë marrë në pyetje pas dyshimeve se kanë marrë pjesë në akte kriminale, krim të organizuar, posedimin, mbajtje dhe transport ilegal të armëve dhe eksplozivëve.
Ndërkaq, sipas të ashtuquajturës Ministri për Kosovën në Serbi, policia serbe nuk ka të drejtë ligjore për të kryer hetime për ngjarjet që kanë ndodhur në territorin e Kosovës.

Nga ana tjetër, zyrtarë të EULEX-it nuk kanë komentuar arrestimin e vëllezërve Veselinovic, nën pretekstin se nuk duan të zbardhin detaje të hetimeve.

“Lidhur me vëllezërit Veselinovic, për momentin, EULEX-i nuk ka ndonjë koment në lidhje me arrestimin. Politika jonë e përgjithshme nuk është që të komentojë hetimet tona, sidomos nuk të bëjë të ditur emrat nën hetim dhe detajet operacionale. Kjo është për të mbrojtur hetimet”, ka thënë zëdhënësi i EULEX-it, Blanksma.

Sidoqoftë në këndin analitik në Kosovë vlerësohet se EULEX-i është dashur shumë më herët të ngrisë aktpadi kundër Veselinovicit.

Eksperti i sigurisë Agim Musliu, mendon se është EULEX-I, ai që tani duhet të kërkojë ekstradimin e Veselinovicëve dhe gjykimin e tyre në Kosovë.

I shumëpërfoluri Zvonko Veselinovic dyshohet të ketë dhënë urdhër për vrasjen e policit të Kosovës Enver Zymberi.

Në të njëjtën kohë, ai dyshohet të jetë kreu i krimit të organizuar në pjesën veriroe dhe mbështetësi kryesor i barrikaduesve të cilët po mbajnë të bllokuara rrugët të cilat dërgojnë në pjesën veriore të Mitrovicës.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3212
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Kosova

#159

Post by Adriana » Sun Jan 01, 2012 5:05 pm



Viti 2011 në Kosovë ishte periudhë e zhvillimeve të shumta që kulmuan me trazirat e dhunshme në veriun e Kosovës ku që nga muaji korrik po mbahen të bllokuara rrugët kryesore nga serbët lokal që kundërshtojnë shtrirjen e autoritetit të Prishtinës në atë zonë. Kosova dhe Serbia arritën disa marrëveshje ne kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, por marrëdhëniet ndërmjet tyre mbeten të pandryshuara.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3212
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Kosova

#160

Post by Adriana » Tue Jan 03, 2012 2:50 pm

Ekstremisti serb, Nikoliç: Kosova të mbetet në Serbi, të refuzojmë BE-në

Kryetari i Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Tomislav Nikoliç, ka thënë se nuk heq dorë nga politika “edhe Kosova edhe BE”. “Pra, është e qartë: Kosova para BE-së, dhe kështu duhet të mbetet në Serbi”, ka thënë Nikoliç, politikani nacionalist serb që ka ndikim të madh tek strukturat paralele serbe në veri të Kosovës.
Ai thotë se do të mbështesë gjithçka që deri tani është “bërë për Kosovën në interes të Serbisë”, por se populli nuk e di se çfarë është biseduar me Prishtinën.
“Është kjo mungesë e transparencës dhe e fshehtësisë së bisedimeve që solli në situatën kur tani askush nuk ka besim se kjo qeveri e mbron Kosovën”.
Ai shton se Kushtetuta e Serbisë “është e qartë dhe se Kosova është krahinë autonome e Serbisë”.
‘Pra, tërë këtë që po e bëjnë është kundër Kushtetutës”, vlerëson ai për Beta, duke shtuar se është në gjendje të bisedojë me secilin në botë për atë se “çka është maksimumi që mund të fitohet në bazë të Rezolutës 1244”.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3212
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Kosova

#161

Post by Adriana » Tue Jan 03, 2012 9:47 pm

VDES NË BURGUN E BEOGRADIT, NJË SHQIPTAR NGA KOSOVA LINDORE


Në natën festive të ndërrimit të moteve

Të shtunën e 31 dhjetorit, kur anekënd botës kremtohej festa më e dashur e vitit, në burgun famëkeq të Beogradit, në ora 10 e 30 minuta, vdes Sabedin Ajdini, nga Tërnoci, Komuna e Bujanocit.


Të nesërmen, pikërisht, më 1 janar familjes Ajdini, i erdhi një lajm sa i hidhur aq edhe trishtues për vdekjen e papritur të kryefamiljarit të tyre, i cili vuante dënimin në burgun e Beogradit.
Familja Ajdini, në vend se ta fillonte Vitin e Ri, me urimet për një vit të mbarë e të suksesshëm, ajo mjerisht, pret njerëz për t’i shprehur ngushëllimet për njeriun e humbur në Kazamatet e Serbisë, atje ku gjetën vdekjen me mijëra shqiptarë, me diagnozën: sulm në zemër, sulm në tru, vetëvarje e kualifikime të tjera antinjerëzore e antiqytetëruese.
Sabedin Ajdini (51 vjeçar), baba i katër fëmijëve, ishte akuzuar nga Beogradi për kontrabandë me njerëz, duke u dënuar me 4 vjet burg, ngaqë pritej që në seancën e radhës t’i shqiptohej dënimi për akuzën në lidhje me rastin Tisa.
Autoritetet e burgut të Beogradit, familjes Ajdini, ia konfirmojnë lajmin për vdekjen e kryefamiljarit të tyre, me 16 orë vonesë, nga momenti kur ai ndahet nga jeta.
Është e natyrshme procedura, deri tek konstatimi i vdekjes, por nuk është e kuptueshme dhe logjike të pritet 16 orë për komunikimin e lajmit për vdekjen e një të burgosuri dhe aq jonjerëzore të pritet nga e shtuna deri të mërkurën, pikërisht 5 ditë, për shkak të festave, lirimi i trupit të pajetë, për tu varrosur nga familjarët sipas traditës.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3212
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Kosova

#162

Post by Adriana » Wed Jan 11, 2012 7:56 am

FBI arreston kosovarin për veprimtari terroriste

Zyrtarët amerikanë kanë vënë në pranga një 25-vjecar shqiptar nga Kosova i akuzuar për përpjekje për përdorimi arme të shkatërrimit në masë.

Sami Osmakac nga Kosova, por me nënshtetësi amerikane sipas FBI do pëdorte mjete shpërthyese dhe arme zjarri për të sulmuar bizneset dhe objekte të tjera në shtetin Florida.

Hetimet ndaj kishin nisur muaj më parë. Zyrtarët pohojnë se 25-vjeçari u takua me një agjent të fshehtë të FBI-së nga i cili u mundua të blejë armë të ndryshme, përfshi një AK-47 si dhe një bombë që vihet në makinë dhe një rrip me eksplozivë të ndërtuar për të vrarë një numër të madh njerëzish.

Autoritet thonë se ai i kishte thënë agjentit se, “Ne të gjithë do të vdesim, ndaj pse të mos vdesim sipas mënyrës islamike ?
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lajme nga Kosova

#163

Post by Sally » Thu Jan 19, 2012 2:30 pm

EULEX: Rusët ishin viktima të transplantimit

Janë të vërteta ato çfarë kanë shkruar mediat e Moskës, që dy rusëve i janë hequr veshkat në kliniken Medikus në Kosovë. Këtë e ka konfirmuar për Radio Dukagjinin, zëdhënësi i Eulexi-t, Nicholas Hawton.

Mund ta konfirmoj se në akuzën për rastin Medicus, dy persona nga Rusia janë evidentuar si viktima në këtë rast. Këtyre dy personave u janë hequr veshkat. Kjo ka qenë pjesë e hetimeve nga prokuroria. Rasti është duke u gjykuar” është shprehur Nicholas Hawton

Hawton po ashtu konfirmon deklaratat e sekretarit të dytë të zyrës ruse në Prishtinë, Sergei Zharki i cili i ka thënë Radio Dukagjinit se janë pikërisht autoritetet e EULEX-it që e kanë njoftuar Moskën në lidhje me transplantimin e organeve të rusëve në Kosovë.

“EULEX-i dhe prokuroria kanë qenë në kontakte të vazhdueshme me autoritetet në Moskë, që të japin ndihmë ligjore rreth këtij rasti, po kjo është e vërtetë”, ka thënë Nicholas Hawton.

Gazeta ruse Komersant ka shkruar se organet hetuese ruse kanë pohuar se në mesin e viktimave të transplantimit ilegal të organeve në klinikën Medicus janë edhe shtetasit rus.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3212
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Kosova

#164

Post by Adriana » Thu Jan 19, 2012 7:58 pm

Serbia i kërkon SHBA-së status special për veriun e Kosovës!

Zëvendësi i ndihmës sekretarit amerikan të shtetit Filip Riker, gjatë qëndrimit në Beograd do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të Serbisë, ka konfirmuar Ambasada amerikane në Beograd.

Shtypi i sotëm serb ndërkaq, u referohet deklaratave të udhëheqësit të grupit negociator serb në bisedime me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, të dhëna për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug, ku ai thotë se në takim me zyrtarin amerikan njëra nga temat e rëndësishme do të jetë plani presidenti Tadiq për Kosvën prej katër paikash, e që janë:

1-statusi special për veriun e Kosovës,
2-mbrojtja e trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë,
3-mbrojtja dhe kthimi i pasurisë së serbëve të Kosovës
4-si dhe kthimi i të dëbuarve.

Ndër temat tjera në takimet midis Rikerit dhe zyrtarëve të larët serbë do të jetë edhe ajo për vazhdimin dhe përparimin e dialogut. Në bisedime do të shqyrtohen mundësitë e gjetjes së rrugëve për arritjen e marrëveshjeve të reja dhe zbatimin e atyre të arritura deri më tani si dhe çështja e përfaqësimit rajonal të Kosovës në takimet ndërkombëtare. Zyrtari i lartë amerikan ndodhet në një turne diplomatike në Ballkan. Ai fillimisht ka vizituar Kosovën, më pas Maqedoninë dhe sot Serbinë, ndërkaq më pas edhe Turqinë dhe Austrinë. Gjatë qëndrimit në Kosovë, zyrtari i lartë amerikan ka deklaruar se nuk mund të ketë në asnjë mënyrë ndryshim të kufijve të Kosovës dhe as këmbim territoresh. “Ashtu si janë integruar serbët në jug të lumit Ibër, ashtu duhet të integrohen edhe serbët e veriut në institucionet e Kosovës dhe kjo është e vetja zgjidhje për veriun” ka theksuar ai për RTK-në sa ishte në Kosovë.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lajme nga Kosova

#165

Post by Sally » Sat Jan 21, 2012 10:28 am

6 vjetori i vdekjes, Kosova përkujton sot presidentin Rugova


Kosova kujton sot Presidentin historik, liderin arkitekt i pavarësisë, Ibrahim Rugova, në gjashtëvjetorin e ndarjes nga jeta. Nën patronazhin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, rreth mesditës do mbahet Akademi Përkujtimore, pasi më parë ajo viziton Familjen Rugova dhe bën homazhe te Varri i Presidentit Ibrahim Rugova.

Akademi përkujtimore do mbajë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, parti e themeluar nga Rugova para mëse dy dekadash. Kjo parti dhe të tjera, delegacione dhe qytetarë, do bëjnë po ashtu homazhe.

I lindur, më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cercë, komuna e Istogut, Ibrahim Rugova që para më se dy dekadave hapur përcaktonte pozicionin gjeopolitik kosovar dhe shpallte idenë për shtet duke theksuar se “zgjidhja më e mirë është Kosova e pavarur e neutrale, e hapur ndaj Shqipërisë e Serbisë dhe një administrim civil ndërkobëtar si fazë kalimtare”.

Rugova, derisa ishte kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, më 23 dhjetor 1989 u bë themeluesi dhe lidri i Lidhjen Demokratike të Kosvës, e cila më shumë se parti lindi si lëvizje gjithëpopullore për liri, pavarësi e demokraci.

Më 24 maj 1992, pas deklarimit të popullit të Kosovës në referendum për pavarësi një vit më parë, Rugova në zgjedhjet e para nacionale parlamentare e presidenciale u zgjodh Presdident i Republikës së Kosovës, e cila ishte shpallur në vitin 1990, por nuk ishte njohur ndërkombëtarisht.

Si gjithmonë, edhe më 4 mars 2002, duke u inaguruar në Parlamentin e Kosovës president i pas zgjedhjeve të para nacioanle të pasluftës, Rugova thoshte: “Çdo ditë ne të gjithë duhet të zgjohemi me një mendim të bukur: ‘Çfarë të mire mund të bëjmë sot për Kosovën?’”.

Pavarësia e Kosovës, në të mirë të gjithë qytetarëve të saj, dhe si i vetmi kompromis theksohej e ritheksohej vazhdimisht nga Rugova.

“I vetmi kompromis për Kosovën është pavarësia, dhe ky është optimumi i gjithë shqiptarëve në rajon”, tha shumë prerë Ibrahim Rugova më 6 tetor 2005, në takimin e parë me Grupin Negociator, formimi i të cilit ishte një moment me shumë rëndësi për unitetin në vend si dhe për bisedimet për statusin e Kosovës të udhëhequra nga i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, e pastaj edhe nga Treshja SHBA-BE-Rusi në angazhimet shtesë.

Më 21 janar 2006, u shua njeriu që bëri epokë, Presidenti historik Rugova – Presidenti i lëvizjes së fuqishme gjithëpopullore demokratike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke lënë me veprën e tij jetësore gjithmonë ndezur dritën e të ardhmës për Kosovën shtet euroatlantik.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Lajme”