"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lajme nga Kosova

Në këtë forum, do të sillen lajmet më të fundit dhe mund të komentohen ato. Gjithashtu ato mund të lexohen dhe në portal, së bashku me komentet.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Kosova

#166

Post by Adriana » Sun Jan 22, 2012 8:28 am

Kuvendi i Kosovës miraton mocion të ri për reciprocitet me Serbinë

Kuvendi i Kosovës, me shumicë votash miratoi një mocion të ri për reciprocitet me Serbinë, duke shfuqizuar kështu, mocionin e mëhershëm të shtatë dhjetorit, i inicuar nga Lëvizja Vetvendosja.

Mocioni i ri i kuvendit të Kosovës u inicua nga Partia Demokratike e Kosovës dhe u miratua në orët e vona të mbrëmjes të së premtes, pas një debati të nxehtë që u zhvillua gjatë gjithë ditës së premte në parlamentin e Kosovës. Debati kishte në fokus protestat e 14 janarit të organizuara nga lëvizja Vetvendosja, e cila për synim kishte bllokimin e mallrave serbe që të hyjnë në Kosovë. Kjo lëvizje kërkonte zbatimin e mocionit të shtatë dhjetorit, që specifikonte reciprocitet të plotë me Serbinë ekonomik dhe politik.

Mirëpo, megjithë mocionin e ri të miratuar të premtën në mbrëmje në kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetvendosja, njofton serish se ka vendosur që më datën 22 janar të dielën të mbajë një proteste, duke synuar serish që të bllokojë dy pikat kufitare me Serbinë, Merdare dhe Dheu i Bardhë.

Mocioni i ri i miratuar të premtën në kuvendin e Kosovës, i inicuar kësaj radhe nga Partia Demokratike e Kosovës, parasheh që Qeveria e Kosovës t'i raportojë Kuvendit çdo tre muaj lidhur me çështjen e reciprocitetit me Serbinë.

Pikat e mocionit:

1. Kuvendi i Kosovës mirëpret marrëveshjet e arritura në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë përmes dialogut dhe mbështet zbatimin e tyre të tërësishëm.

2.Qeveria e Kosovës, në pajtim me kompetencat kushtetuese dhe ligjore, të vendosë për masat përkatëse reciproke për mbarëvajtjen e procesit të dialogut dhe implementimin e konkluzioneve të arritura.

3. Qeveria obligohet t'í raportojë Kuvendit lidhur me mbarëvajtjen e procesit të dialogut dhe reciprocitetit.

4. Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij dhe shfuqizon të gjitha vendimet e Kuvendit në lidhje me këtë çështje.



Partitë politike opozitare kundërshtuan mocionin e ri të miratuar, duke thënë se në këtë mënyrë, duke miratuar mocione të njëpasnjëshme në kuvend, nuk mund të zgjidhen problemet.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lajme nga Kosova

#167

Post by Sally » Wed Jan 25, 2012 8:49 am

Shefi i ushtrisë serbe i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Fondi për të Drejtën Humanitare në Beograd nxiti reagime të shumta në Serbi pas pohimeve se shefi i ri i ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviç, ka kryer krime lufte kundër civilëve në Kosovë. Sipas Fondit Dikoviç vepronte në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore në periudhën kur atje ndodhi masakra në fshatin Izbicë, më 28 mars të vitit 1999, kur u vranë mbi 140 shqiptarë.

Në një komunikatë për shtypin të këtij fondi thuhet mes të tjerash se ai ka dështuar të përmbushë detyrimin e tij për parandalimin e mizorive. Ministri i mbrojtjes i Serbisë, Dragan Shutanovac i ka cilësuar si të pavërteta këto pohime, ndërsa përfaqësues të fondit thanë se Lubisha Dikoviç, ka dëshmuar në Gjykatën Ndërkombëtare për krime lufte në Hagë në postin që kishte gjatë luftës në Kosovë.

Gjeneral kolonel Lubisha Dikoviç u emërua në krye të ushtrisë serbe në dhjetor të vitit 2011 nga presidenti i Serbisë Boris Tadiç.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3799
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Kosova

#168

Post by Arbëri » Wed Feb 22, 2012 11:36 am

Parlamenti i Kosovës: Kërkesë për bashkim me Shqipërinë


Situata politike ne Kosove pritet qe ne ditet e ardheshme te shoqerohet me te papritura te medha. Kaosi dhe shqetsimi per pranimin nga ana e qeverise e kerkesave serbe dhe te disa vendeve te BE qe emri i Kosoves te shoqerohet me rezoluten 1244, duket se po i shtyn nje pjese deputetesh te Vetevendosjes, PDK, AAK dhe LDK te shikojne mundesine e radikalizimit te qendrimeve ne Parlament.SIc raportojne disa portale duke i thirrur në burime të tyre, nje grup prej 12 deputetesh te kater partive kryesore pritet te kerkojne ne Kuvend bashkimin e Kosoves me Shqiperine. Kerkesa e tyre pritet te perkrahet nga Kryetari i Kuvendit te Kosoves Krasniqi i cili mund ta kaloje per shqyrtim ne Kuvend. Pritet qe kjo kerkese te perkrahet nga rreth 39 deputete shqiptare plus deputetet e pakices turke. Synimi i grupit iniciues per bashkimin e Kosoves me Shqiperine eshte qe ne fazen e pare te terheqe vemendjen e bashkesise nderkombetare dhe te arrije nderprerjen e bisedimeve me Beogradin. Pas shtrimit ne Kuvendin e Kosoves, nje grup prej 6 deputetesh te Kuvendit te Kosoves do takohen me presidentin e Shqiperise Bamir Topin duke i kerkuar atij mbeshtetje dhe zbatim te Kushtetutes nga ana e Tiranes zyrtare.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Kosova

#169

Post by Adriana » Thu Feb 23, 2012 11:51 am

  Thaçi: Serbia pranon sot pavarësinë, rezoluta 1244 “e vdekur”

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se Serbia do të pranojë sot në Bruksel deklaratën e pavarësisë së Kosovës.
Thaçi theksoi se ditën e sotme pritet arritja e marrëveshjes në Bruksel. Kreu i qeverisë së Kosovës, ka thënë se rezoluta 1244 ka qenë dhe mbetet “e vdekur”.

lajmifundit.com
 


:roll:
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3799
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Kosova

#170

Post by Arbëri » Thu Feb 23, 2012 12:34 pm

Ky po tallet me popullin Shqiptar te Kosoves !
Kjo eshte pikerishte ajo qe Serbia e deshironte .

Pas përfundimit të bisedimeve “Vetëvendosje’ vendos për protesta
Lëvizja “Vetëvendosje” tha se në momentin e përfundimit të bisedimeve në Bruksel, do të vendos për datën e një proteste gjithë-popullore për të kundërshtuar kompromisin eventual për fusnotën.
Sipas Dardan Molliqajt, “Vetëvendosje” është duke mbledhur edhe nënshkrimet e nevojshme të deputetëve për një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4190
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Lajme nga Kosova

#171

Post by Zeus10 » Thu Feb 23, 2012 12:58 pm

Prandaj dhe Serbia, eshte aq e heshtur, sepse i ka rregulluar punet me pare me te. Prandaj dhe zgjedhjet u pranuan pa asnje standart.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3799
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Kosova

#172

Post by Arbëri » Thu Feb 23, 2012 10:13 pm

Mos e pranoni fusnotën

Lëvizja Vetëvendosje edhe njëherë u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës, e së pari qeverisë që mos të pranojnë koncesionet e paralajmëruara për heqje dorë nga Republika dhe për paraqitjen e Kosovës, ndërkombëtarisht, me fusnotë.

“Këto koncesione janë kthim prapa, por në të njëjtën kohë janë trashëgimi shumë e keqe për brezat që vijnë pas. Koncesionet e paralajmëruara nuk janë për të ndihmuar Kosovën, për t’u forcuar si shtet sovran, i pavarur dhe demokratik, por janë koncesione që i ka kërkuar Serbia për të fituar statusin e kandidatit për në BE”, theksohet në komunikatën e Vetëvendosjes.

Prandaj, në këto momente edhe qeveria, edhe Kuvendi, edhe subjektet politike dhe të gjitha organizatat shoqërore e politike – sipas Vetëvendosjes – duhet të jenë në funksion të vullnetit dhe dëshirës së popullit të Kosovës, për Republikë me të vërtetë sovrane e demokratike”.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3799
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Kosova

#173

Post by Arbëri » Thu Feb 23, 2012 11:05 pm

TMAB: Fusnota me Rezolutën 1244, tradhti kombëtare

Teqja e Madhe Autoqefale Ballkanike (TMAB), me selitë në Gjakovë e Prizren, në emër të mijëra besimtarëve, e kundërshton çfarëdo pranimi të fusnotës që e identifikon Kosovën ndërkombëtarisht, me rezolutën 1244 të KS të OKB-së. Sipas tyre, pranimi i kësaj rezolute është prapakthim dhe do të njihet nga historia si tradhti kombëtare.

TMAB fton popullin e Kosovës dhe të gjitha komunitetet e vendit që ta kundërshtojnë hapur dhe bashkërisht të mobilizohemi në mospranimin e një vendimi të tillë, thuhet në një komunikatë të TMAB-së. Sipas saj, kundërshtimi dhe mospranimi i fusnotës me Rezolutën 1244 nuk duhet të interpretohet si qëndrim antiamerikan e as antievropian.

“Kundërshtimi i saj duhet të kuptohet si qëndrim pro interesave vitale të shtetit dhe të popullit tonë, pro pavarësisë dhe sovranitetit të vërtetë të Republikës së Kosovës, pro kujdesit për amanetin e mijëra dëshmorëve e martirëve tanë, që në të gjitha kohët, e dhanë jetën për vendin dhe kombin tonë”, konsideron TMAB, e cila vlerëson se vendi i Republikës së Kosovës ka qenë dhe është në familjen e madhe të shteteve të Bashkimit Evropian dhe përkrah aleatëve tanë historikë – Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas tyre, askush nuk ka të drejtë të imponojë vendime që ngjallin pasiguri për të ardhmen tonë, që bëjnë kthim prapa në proceset tona, që kthejnë në të kaluarën e hidhur, të cilën populli i Kosovës, me ndihmën e miqve, e kishte përmbyllur një herë e përgjithmonë.

“TMAB konsideron se pranimi i fusnotës me Rezolutën e tejkaluar 1244, është prapakthim dhe do të njihet nga historia si tradhti kombëtare dhe veprim plotësisht kundër mëvetësisë - kundër Republikës së Kosovës si shtet sovran e i pavarur”, përfundon komunikata e Teqjës së Madhe Autoqefale Ballkanike (TMAB), me selitë në Gjakovë e Prizren.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3799
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Kosova

#174

Post by Arbëri » Fri Feb 24, 2012 11:54 am

Arrihet marrëveshja, Kosova do të paraqitet me Rezolutën 1244


Marrëveshja për çështjen e përfaqësimit të Kosovës është arritur mes palëve por bisedimet po vazhdojnë për cështje të tjera të ngritura nga ndërmjetësuesi madje edhe për temat e ngritura në takimet e mëhershme për cfarë palët nuk kanë arritur marrëveshje.
Fundi i këtyre negociatave mund të zgjasë përderisa BE-ja është e vendosur të ketë marrëveshje pothuajse në të gjitha cështjet e ngritura.
Arrihet marrëveshja në Bruksel
Burime të mediave thonë se pak çaste më parë, Prishtina dhe Beogradi janë pajtuar për formulën me të cilën do të përfaqësohet Kosova në nismat rajonale, por ende nuk janë bërë publike hollësitë, se si është bërë renditja e shënimeve në fusnotë dhe a është përfshirë aty edhe Deklarata e Pavarësisë. Shumë shpejt pritet edhe konfirmimi i saj nga zyrtarët qeveritarë dhe ata të BE-së.
S’ ka marrëveshje, bisedimet vazhdojnë nesër?
Bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit kanë vazhduar edhe në orët e vona të së enjtes. Burimet e Bashkimit Evropian thonë se ka shumë gjasa që ato të vazhdojnë edhe të premten, kur do të shënohej dita e tretë e këtij raundi.
Ndonëse flitet për atmosferë të mirë në tryezë, nuk ka njoftim zyrtar se palët janë në prag të marrëveshjeve.
Siç është raportuar edhe më herët, Prishtina dhe Beogradi po diskutojnë për bashkëpunimin rajonal dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash.
Ky raund i dialogut vjen pas disa muajsh ndërprerje, për shkak të mosmarrëveshjeve rreth përfaqësimit të Kosovës në nismat rajonale. Autoritetet kosovare kanë këmbëngulur në përfaqësimin e tyre si shtet, përderisa ato serbe kanë insistuar në Rezolutën 1244 të OKB-së.
Ditë më parë, Qeveria e Kosovës është pajtuar që poshtë emrit të Kosovës në forumet rajonale të figurojë fusnota që përfshin edhe 1244-shin.
Marrëveshja e fundit në mes të palëve është ajo për menaxhimin e integruar të kufirit, e arritur në fund të vitit të kaluar, përkatësisht në raundin e tetë të bisedimeve.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Kosova

#175

Post by Adriana » Fri Feb 24, 2012 1:30 pm

Arbëri wrote:Arrihet marrëveshja, Kosova do të paraqitet me Rezolutën 1244


Marrëveshja për çështjen e përfaqësimit të Kosovës është arritur mes palëve por bisedimet po vazhdojnë për cështje të tjera të ngritura nga ndërmjetësuesi madje edhe për temat e ngritura në takimet e mëhershme për cfarë palët nuk kanë arritur marrëveshje.
Fundi i këtyre negociatave mund të zgjasë përderisa BE-ja është e vendosur të ketë marrëveshje pothuajse në të gjitha cështjet e ngritura.
Arrihet marrëveshja në Bruksel
Burime të mediave thonë se pak çaste më parë, Prishtina dhe Beogradi janë pajtuar për formulën me të cilën do të përfaqësohet Kosova në nismat rajonale, por ende nuk janë bërë publike hollësitë, se si është bërë renditja e shënimeve në fusnotë dhe a është përfshirë aty edhe Deklarata e Pavarësisë. Shumë shpejt pritet edhe konfirmimi i saj nga zyrtarët qeveritarë dhe ata të BE-së.
S’ ka marrëveshje, bisedimet vazhdojnë nesër?
Bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit kanë vazhduar edhe në orët e vona të së enjtes. Burimet e Bashkimit Evropian thonë se ka shumë gjasa që ato të vazhdojnë edhe të premten,
kur do të shënohej dita e tretë e këtij raundi.
Ndonëse flitet për atmosferë të mirë në tryezë, nuk ka njoftim zyrtar se palët janë në prag të marrëveshjeve.
Siç është raportuar edhe më herët, Prishtina dhe Beogradi po diskutojnë për bashkëpunimin rajonal dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash.
Ky raund i dialogut vjen pas disa muajsh ndërprerje, për shkak të mosmarrëveshjeve rreth përfaqësimit të Kosovës në nismat rajonale. Autoritetet kosovare kanë këmbëngulur në përfaqësimin e tyre si shtet, përderisa ato serbe kanë insistuar në Rezolutën 1244 të OKB-së.
Ditë më parë, Qeveria e Kosovës është pajtuar që poshtë emrit të Kosovës në forumet rajonale të figurojë fusnota që përfshin edhe 1244-shin.
Marrëveshja e fundit në mes të palëve është ajo për menaxhimin e integruar të kufirit, e arritur në fund të vitit të kaluar, përkatësisht në raundin e tetë të bisedimeve.


E premete 23/02/2012 - mbaruan bisedimet per marreveshjen:
BE: Serbia e Kosova premtuan se do të bashkëpunojnë

Bashkimi Evropian, ka bërë të ditur se palët kanë arritur marrëveshje për bashkëpunimin dhe përfaqësimin rajonal dhe protokollin teknik IBM. BE-ja ka theksuar se të dyja palët kanë konfirmuar përkushtimin për një bashkëpunim rajonal reprezentativ dhe inkluziv si vlerë fondamentale e BE-së.
Marrëveshja sipas BE-së, do të lejojë Kosovën që të marrë pjesë dhe të nënshkruajë marrëveshje të reja në llogari të saj dhe të flas për vetveten në të gjitha takimet rajonale.
“Deri më tani marrëveshjet janë nënshkruar nga UNMIK-u në emër të Kosovës. Kosovo* do të jetë denominimi i vetëm që do të përdoret dhe në fusnotën që do të përdoret në asterisk do të shkruhet : Ky identifikim është pa paragjykime ndaj pozicioneve rreth statusit dhe është në pajtim me rezolutën 1244 të KSKB dhe Opinionin e GJND-së për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës”, thuhet në njoftim e BE-së.
Palët po ashtu janë dakorduar edhe për protokollin teknik për implementimin e marrëveshjes IBM të arritur më 2 dhjetor 2011.
“Kjo i shndërron konkluzionet e arritura në muajin dhjetor në marrëveshje operacionale. Kjo do ti mundësojë palëve që të fillojnë të punojnë në çështjet praktike sikur që është buxheti , dizajni dhe lokacioni i ndërtesave”, ka njoftuar BE-ja.
Takimi po ashtu ka ofruar një mundësi për të rishikuar progresin për implementimin e marrëveshjeve të arritura më parë.
BE-ja, ka thënë se palët janë pajtuar që të punojnë sidomos për regjistrin civil javën e ardhshme në mënyrë që të përshpejtojnë implementimin në këtë fushë
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3799
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Kosova

#176

Post by Arbëri » Fri Feb 24, 2012 3:16 pm

Tadiq: Kosova nuk do të përfaqësohet si shtet i pavarur
* Tadiq bisedoi me Ashton për kandidaturën dhe dialogun

Publikuar: 24.02.2012 - 15:01

Beograd, 24 shkurt - Pas marrjes së lajmit rreth arritjes së marrëveshjes në Bruksel, presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka deklaruar se është konfirmuar politika “edhe BE edhe Kosova”.

Siç transmetojnë mediat serbe, sipas Telegrafiit, Tadiq e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes, që sipas tij, në forumet rajonale Prishtina do të përfaqësohet “nën ombrellën e Rezolutës 1244 të OKB, që do të thotë se Kosova nuk do të jetë e pranishme si shtet i pavarur”. “Kosova nuk do të prezantohet në punën e forumeve dhe institucioneve rajonale si shtet i pavarur, por në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së rreth Kosovës dhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Republika e Serbisë është anëtare e Kombeve të Bashkuara, që respekton edhe rezolutën 1244 të OKB-së, e cila garanton sovranitet mbi Kosovën, si edhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila nuk përcakton një sovranitet të tillë”, ka deklaruar Tadiq.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4190
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Lajme nga Kosova

#177

Post by Zeus10 » Fri Feb 24, 2012 7:16 pm

Shpresoj qe Thacit, ti bjere ndonjehere rasti te lexoje jo me shume, por shkrimin e gazetares qe vdiq pak dite me pare ne Siri, per familjen Jashari:

Kosovë, mars-maj 1998 – 'Gjëja e fundit që i kujtohet Besartës nga familja e saj është se xhaxha, Ademi, po këndonte këngë popullore shqiptare me zë, për ta mundur zhurmën dhe për të penguar panikun. Asaj i kujtohet çasti kur kënga u ndal. Pastaj, për 36 orë, vetëm zhurma e bombave mund të dëgjohej', shkruante Marie Colvin në“The Sunday Times” katërmbëdhjetë vjet më parë. Shkrimin e kësaj gazetarje, që u vra ditë më parë në Siri, e ribotoi sot “Koha Ditore” ne shenje homazhi për të.
E tëra që kuptonte 11-vjeçarja Besarta Jashari ishte se predhat artilerike nuk po e godisnin më shtëpinë e saj. Tashmë kaq orë zhurma kishte qenë e padurueshme. Derisa ajo shtrëngohej nën magje, të cilën nëna e saj e përdorte për ta përgatitur bukën, tavani kishte rënë dhe muret dukej se shperthenin. Tani ishte heshtja ajo që e tmerronte. Duke u ngulfatur nga tymi dhe pluhuri, ajo bërtiti duke e kërkuar nënën.
Duke qarë derisa po zvarritej nëpër gërmadha, ajo gjeti motrat e saj, Lirien dhjetëvjeçare, Fatimen tetëvjeçare dhe shtatëvjeçaren Blerina. Ajo u mundua t’i zgjonte dhe u mbulua me gjak deri kur e pa se ato kishin vdekur. Pastaj Besarta pa vëllezërit e saj: Selvetin 20 vjec, Afetin 17 vjec, Besimin 14 vjec dhe Blerimin 12 vjec. Ata gjithnjë i ishin dukur aq të fuqishëm. Tani, të gjithë ishin të vdekur. Në fund, atje ishte nëna e saj, Feridja, me flokët e shndritshëm të zinj dhe zërin që gjithnjë e bënte të ndihej mirë Besartën. Ajo qëndronte e shtrirë në tokë dhe kurrë më nuk do të përgjigjej në thirrjen “nënë” të së bijës.

Besarta kaloi nëpër një vrimë në mur dhe vrapoi përreth shtëpisë, duke bërtitur “Dikush... a është dikush ende gjallë?”. Kur askush nuk iu përgjigj, ajo u kthye nën magje. Pushimi midis granatimeve kishte qenë tejet i shkurtër. Besarta do të kalonte tërë natën dhe ditën e vetme, me familjen e vdekur rreth saj, derisa raketat serbe binin një nga një, duke u përplasur në shtëpinë me kulmin e kuq, që dikur kishte qenë shtëpia e saj. Besarta, një nxënëse e mirë dhe e lumtur, ishte e mbijetuara e vetme e një sulmi, i cili tani mund të shpaloset si asgjë më pak sesa një masakër e kalkuluar dhe gjakftohtë.
Shtëpia në Prekaz, fshatin me peizazhin pastoral, midis arave të punuara me mjeshtri, kodrave në afërsi, i kishte strehuar 22 anëtarë të familjeve të dy vëllezërve, Hamëz Jasharit, babait të Besartës, dhe Adem Jasharit, xhaxhait të saj – shqiptarë të Kosovës, provincës më jugore të asaj që ka mbetur nga Jugosllavia e drejtuar prej serbëve. Vdekjet e tyre nuk ishin aksident i luftës. Unë e kam përmbledhur tmerrin e javës së kaluar nga ajo që Besarta – që tani po fshihet në qytezën e afërme të Skënderajt – u kishte thënë të afërmve, që arritën të iknin nga shtëpitë e tjera në Prekaz. Unë i pashë vrimat nëpër kulmet dhe muret e tri shtëpive të Jasharëve në kompleks – një shtëpi e gjyshërve të Besartës dhe shtëpitë e Hamzës dhe Ademit – si dhe gropëzat e lëna nga mitralozat e përdorur në një distancë të afërme në mure. Në oborrin e përbaltur shiheshin të shpërndara gjësendet e familjarëve që dikur jetonin këtu: një çantë djemsh; kartolina nga të afërmit në Gjermani dhe një antenë satelitore, që ishte bërë shoshë nga fishekët. Koni dhe bishti i dy raketave mund të shiheshin midis gërmadhash.
Dje, e tëra që lëvizte në kompleks, që dikur vlonte nga fëmijët, ishin dy lopë dhe një numër pulash, që po kërkonin nëpër gërmadha. Në anën tjetër të rrugës së përbaltur, që kalon para kompleksit, ishin 51 varre të reja. Atje ishte vendi i prehjes së Jasharëve që jetonin në shtëpi, katër të afërmve që u vranë në afërsi dhe fqinjëve që ia penguan rrugën forcave serbe.
Nuk ka dyshim se vëllezërit Jashari ishin të lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, një forcë militante që u shfaq nëntorin e kaluar, e përkushtuar të luftojë për interesat e shqiptarëve, që përbëjnë 90 për qind të popullatës së Kosovës. Ata e kishin humbur durimin nga politikat e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo lidhje përkrah rezistencën pasive ndaj taktikave brutale të Slobodan Milosheviqit, presidentit nacionalist serb të Jugosllavisë, i cili e revokoi statusin autonom të provincës rreth dhjetë vjet më parë. Megjithatë, kjo nuk kishte të bënte me vrasjen e terroristëve të dyshimtë gjatë një përleshjeje të armatosur dhe as me pritën e kriminelëve. Ishte sulm ushtarak mbi tri shtëpi familjare pa paralajmërim: mbi burrat, gratë dhe fëmijët, që ndodheshin në gjumë.
Ofensiva serbe mbi luginën e Drenicës, një rajon i fshatrave që paraqesin bastion të rezistencës shqiptare, kishte filluar më 28 shkurt, një ditë pasi që katër policë serbë u vranë në një pritë, derisa po ndiqnin gueriljet e UÇK-së. Pastaj, ata përgatitën sulmin mbi Prekazin, ku Jasharët ishin familja kryesore. Jetish Durmishi, shofer autobusi, mësoi për rrezikun kur një mik i telefonoi nga shtëpia e tij në afërsi të Stacionit lokal policor në Mitrovicë, me paralajmërimin se një konvoj me autobusë përplot me policë serbë ishte nisur në drejtim të Prekazit. Durmishi iku në male, duke e lënë familjen pas; në të kaluarën serbët kishin marrë në cak vetëm burrat. Ai e pa se çfarë ndodhi nga malet mbi kompleksin e Jasharëve.
“Brenda disa minutash, dukej, policia erdhi dhe fshati u rrethua nga një kordon i serbëve”, thotë Durmishi. “Ata po qëndronin përgjatë rrugës dhe kordoni i tyre mbërrinte deri në mal”. Të shtënat artilerike filluan në orën gjashtë të mëngjesit, nga një bazë serbe mbi Prekazin. Nuk pati paralajmërim. Të parët që u vranë ishin Agat, anëtarët e një familjeje rome, që u përfshinë nga paniku dhe tentuan të iknin nga shtëpia e tyre. Nëna, një djalosh i vogël dhe një vajzë u qëlluan për vdekje në oborrin e tyre. Viktima tjetër ishte Nazmi Jashari, që kishte një kioskë në Prekaz, ku shiste cigare dhe gjëra të ndryshme dhe jetonte përballë kompleksit kryesor të familjes. Ai u mundua që ta bartte nënën e tij të moshuar, Nailen, nga dera e pasme dhe u qëllua para syve të saj. Sinjali ishte i qartë. Secili që do të shihej duke u larguar nga shtëpia do të shndërrohej në cak të snajperëve serbë.
Familja e gjerë e Jasharëve u mblodh në atë që mendonin se ishte dhoma më e sigurt, që kishte një mur të ri me tulla. Mirëpo, ata mbetën të ngujuar. Ata përballeshin me të shtënat, po të dilnin, apo me bombardime, po të qëndronin brenda. Shumë shpejt granatat po vinin përmes kulmit, e më pas mureve. Gjëja e fundit që i kujtohet Besartës nga familja e saj është se xhaxha, Ademi, po këndonte këngë popullore shqiptare me zë, për ta mundur zhurmën dhe për të penguar panikun. Asaj i kujtohet çasti kur kënga u ndal. Pastaj, për 36 orë, vetëm zhurma e bombave mund të dëgjohej.
Kur menduan se të gjithë brenda kishin vdekur, policia hyri në shtëpi, duke hedhur granata në disa dhoma që ndodheshin para tyre. Një polic bënte rojë, derisa tjetri po shkrepte në drejtim të trupave të pajetë. Mbase ata ishin ngopur duke vrarë, kur e panë Besartën të fshehur. Mbase menduan se ajo ishte shumë e re për t’i akuzuar. Apo mbase nuk mund ta shikonin në sy një nxënëse të tmerruar dhe ta qëllonin. Megjithatë, ajo është arsyeja që e vërteta mund të tregohet.
“U mundova të shtiresha se kisha vdekur”, i kishte treguar ajo xhaxhait të saj, Hilmiut. “Mirëpo, njëri nga ushtarët ma vuri dorën në kraharor dhe e pa se isha gjallë”. Ende e veshur me këmishë të kuqe dhe pantallona të zeza, tashmë të mbuluara me gjak, asaj iu desh të kalonte mbi trupat e pajetë të familjes së saj, për të dalë nga dhoma, e rrethuar prej serbëve. Ajo u dërgua në bazën ushtarake në afërsi dhe u mor në pyetje për tri orë. Besarta besonte se shansi i saj i vetëm për të shpëtuar ishte të gënjente. Ajo mohoi të ishte e Jasharëve, duke pohuar se babai i saj jetonte jashtë dhe se ajo kishte qenë vetëm mysafire në kompleks.
"Ata pyetën për babanë tim dhe për mixhën Adem”, tregoi ajo. “Unë nuk iu tregova asgjë, asgjë”.
Serbët e lanë në një rrugë në Skënderaj, ku ajo iku me vrap në shtëpinë e një shoqeje të shkollës. Dhe, e tmerruar dhe duke e pasur të vështirë të fliste, atë po e mbronin duke e dërguar nga shtëpia në shtëpi. Atë që Besarta nuk e di është se, trupat e pajetë të babait të saj, nënës, xhaxhait, gruas së xhaxhait dhe të të gjithë kushërinjve ishin vendosur në rresht nga policia, në një depo autobusësh në Mitrovicë gjatë javës së kaluar. Kur askush nga familja nuk erdhi për t’i identifikuar, serbët i hodhën në një varr që e kishin hapur, përballë asaj që kishte mbetur nga shtëpia e tyre, duke mos i mbuluar mirë arkivolet. Fshatarët e mbijetuar u kthyen natën për ta kryer punën me respekt. E tëra që mbeti nga familja e Besartës ishte një rresht i qeseve të zeza me numra në stacionin e autobusëve, secila e mbushur me rrobat e përgjakura, që ata i kishin pasur të veshura ditën kur vdiqën.



dhe nese i ka ngelur ndonje pike gjaku shqiptar, te reflektoje.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3799
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Kosova

#178

Post by Arbëri » Fri Feb 24, 2012 9:47 pm

“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3799
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Kosova

#179

Post by Arbëri » Mon Feb 27, 2012 9:58 pm

Deputetët kosovar, kërkesë zyrtare për bashkim me Shqipërinë


Një grup deputetësh të Parlamentit të Republikës së Kosovës do të bëjnë një kërkesë zyrtare për bashkim të Kosovës me Shqipërinë. Një kërkesë e tillë do të bëhet nga 12 deputetë dhe pritet të firmoset nga 30 deputetë gjithsej, duke bërë kështu që të mundësohet limiti për shqyrtim parlamentar të ligjshmërisë së kërkesës.

“Kjo kërkesë vjen pasi qeveria e Kosovës vendosi të pranojë një fusnotë e cila përjashton përdorimin e termit Republikë në mjediset e jashtme diplomatike dhe të tjera. Bëhet e ditur se kërkesa e deputetëve ka mbështetjen edhe të kryetarit të Parlamentit, Jakup Krasniqi. Kjo kërkesë ka mbështetje dhe nga deputetët e minoritetit turk në Kosovë”, raporton Agjencia e Lajmeve Noa.

Sakaq sot, kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi duke komentuar pranimin e fusnotës nga Qeveria e Kosovës, nënkuptoi se nuk ishte pro kësaj fusnote, kur tha se për të sqaruar nëse kjo është bërë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës apo jo, i takon Gjykata Kushtetuese të Kosovës ta thotë fjalën e vetë. Edhe pse nuk është përgjigjur në mënyrë të drejtpërdrejtë se a është dëmtuar Kosova nga kjo fusnotë, ai ka lënë të kuptohet se zhvillimet në shoqëri, jo gjithnjë janë pozitive.

Ndërkohë nga burime të Prishtinës bëhet e ditur se grupi i 12 deputetëve nismëtarë, këto ditë do të gjendet në Tiranë ku do të ketë një takim me presidentin shqiptar, Bamir Topi. Raportimi bëhet nga mediat greke nga të cilat po ashu mësohet se këta deputetë të Prishtinës do t’i paraqesin Topit, kërkesën për bashkim të dy shteteve të një kombi.

I menjëhershëm reagimi i mediave greke lidhur me këtë raportim. Disa media në Athinë shkruajnë se pas kësaj nisme, i druhen shumë zhvillimeve në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë pasi atje dihet se popullsia shqiptare është në masën e të paktën 37 për qind dhe një reaksion zinxhir do të ishte i mundshëm.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3799
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Kosova

#180

Post by Arbëri » Mon Feb 27, 2012 10:49 pm

Zeus10 wrote:Shpresoj qe Thacit, ti bjere ndonjehere rasti te lexoje jo me shume, por shkrimin e gazetares qe vdiq pak dite me pare ne Siri, per familjen Jashari:

Kosovë, mars-maj 1998 – 'Gjëja e fundit që i kujtohet Besartës nga familja e saj është se xhaxha, Ademi, po këndonte këngë popullore shqiptare me zë, për ta mundur zhurmën dhe për të penguar panikun. Asaj i kujtohet çasti kur kënga u ndal. Pastaj, për 36 orë, vetëm zhurma e bombave mund të dëgjohej', shkruante Marie Colvin në“The Sunday Times” katërmbëdhjetë vjet më parë. Shkrimin e kësaj gazetarje, që u vra ditë më parë në Siri, e ribotoi sot “Koha Ditore” ne shenje homazhi për të.
E tëra që kuptonte 11-vjeçarja Besarta Jashari ishte se predhat artilerike nuk po e godisnin më shtëpinë e saj. Tashmë kaq orë zhurma kishte qenë e padurueshme. Derisa ajo shtrëngohej nën magje, të cilën nëna e saj e përdorte për ta përgatitur bukën, tavani kishte rënë dhe muret dukej se shperthenin. Tani ishte heshtja ajo që e tmerronte. Duke u ngulfatur nga tymi dhe pluhuri, ajo bërtiti duke e kërkuar nënën.
Duke qarë derisa po zvarritej nëpër gërmadha, ajo gjeti motrat e saj, Lirien dhjetëvjeçare, Fatimen tetëvjeçare dhe shtatëvjeçaren Blerina. Ajo u mundua t’i zgjonte dhe u mbulua me gjak deri kur e pa se ato kishin vdekur. Pastaj Besarta pa vëllezërit e saj: Selvetin 20 vjec, Afetin 17 vjec, Besimin 14 vjec dhe Blerimin 12 vjec. Ata gjithnjë i ishin dukur aq të fuqishëm. Tani, të gjithë ishin të vdekur. Në fund, atje ishte nëna e saj, Feridja, me flokët e shndritshëm të zinj dhe zërin që gjithnjë e bënte të ndihej mirë Besartën. Ajo qëndronte e shtrirë në tokë dhe kurrë më nuk do të përgjigjej në thirrjen “nënë” të së bijës.

Besarta kaloi nëpër një vrimë në mur dhe vrapoi përreth shtëpisë, duke bërtitur “Dikush... a është dikush ende gjallë?”. Kur askush nuk iu përgjigj, ajo u kthye nën magje. Pushimi midis granatimeve kishte qenë tejet i shkurtër. Besarta do të kalonte tërë natën dhe ditën e vetme, me familjen e vdekur rreth saj, derisa raketat serbe binin një nga një, duke u përplasur në shtëpinë me kulmin e kuq, që dikur kishte qenë shtëpia e saj. Besarta, një nxënëse e mirë dhe e lumtur, ishte e mbijetuara e vetme e një sulmi, i cili tani mund të shpaloset si asgjë më pak sesa një masakër e kalkuluar dhe gjakftohtë.
Shtëpia në Prekaz, fshatin me peizazhin pastoral, midis arave të punuara me mjeshtri, kodrave në afërsi, i kishte strehuar 22 anëtarë të familjeve të dy vëllezërve, Hamëz Jasharit, babait të Besartës, dhe Adem Jasharit, xhaxhait të saj – shqiptarë të Kosovës, provincës më jugore të asaj që ka mbetur nga Jugosllavia e drejtuar prej serbëve. Vdekjet e tyre nuk ishin aksident i luftës. Unë e kam përmbledhur tmerrin e javës së kaluar nga ajo që Besarta – që tani po fshihet në qytezën e afërme të Skënderajt – u kishte thënë të afërmve, që arritën të iknin nga shtëpitë e tjera në Prekaz. Unë i pashë vrimat nëpër kulmet dhe muret e tri shtëpive të Jasharëve në kompleks – një shtëpi e gjyshërve të Besartës dhe shtëpitë e Hamzës dhe Ademit – si dhe gropëzat e lëna nga mitralozat e përdorur në një distancë të afërme në mure. Në oborrin e përbaltur shiheshin të shpërndara gjësendet e familjarëve që dikur jetonin këtu: një çantë djemsh; kartolina nga të afërmit në Gjermani dhe një antenë satelitore, që ishte bërë shoshë nga fishekët. Koni dhe bishti i dy raketave mund të shiheshin midis gërmadhash.
Dje, e tëra që lëvizte në kompleks, që dikur vlonte nga fëmijët, ishin dy lopë dhe një numër pulash, që po kërkonin nëpër gërmadha. Në anën tjetër të rrugës së përbaltur, që kalon para kompleksit, ishin 51 varre të reja. Atje ishte vendi i prehjes së Jasharëve që jetonin në shtëpi, katër të afërmve që u vranë në afërsi dhe fqinjëve që ia penguan rrugën forcave serbe.
Nuk ka dyshim se vëllezërit Jashari ishin të lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, një forcë militante që u shfaq nëntorin e kaluar, e përkushtuar të luftojë për interesat e shqiptarëve, që përbëjnë 90 për qind të popullatës së Kosovës. Ata e kishin humbur durimin nga politikat e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo lidhje përkrah rezistencën pasive ndaj taktikave brutale të Slobodan Milosheviqit, presidentit nacionalist serb të Jugosllavisë, i cili e revokoi statusin autonom të provincës rreth dhjetë vjet më parë. Megjithatë, kjo nuk kishte të bënte me vrasjen e terroristëve të dyshimtë gjatë një përleshjeje të armatosur dhe as me pritën e kriminelëve. Ishte sulm ushtarak mbi tri shtëpi familjare pa paralajmërim: mbi burrat, gratë dhe fëmijët, që ndodheshin në gjumë.
Ofensiva serbe mbi luginën e Drenicës, një rajon i fshatrave që paraqesin bastion të rezistencës shqiptare, kishte filluar më 28 shkurt, një ditë pasi që katër policë serbë u vranë në një pritë, derisa po ndiqnin gueriljet e UÇK-së. Pastaj, ata përgatitën sulmin mbi Prekazin, ku Jasharët ishin familja kryesore. Jetish Durmishi, shofer autobusi, mësoi për rrezikun kur një mik i telefonoi nga shtëpia e tij në afërsi të Stacionit lokal policor në Mitrovicë, me paralajmërimin se një konvoj me autobusë përplot me policë serbë ishte nisur në drejtim të Prekazit. Durmishi iku në male, duke e lënë familjen pas; në të kaluarën serbët kishin marrë në cak vetëm burrat. Ai e pa se çfarë ndodhi nga malet mbi kompleksin e Jasharëve.
“Brenda disa minutash, dukej, policia erdhi dhe fshati u rrethua nga një kordon i serbëve”, thotë Durmishi. “Ata po qëndronin përgjatë rrugës dhe kordoni i tyre mbërrinte deri në mal”. Të shtënat artilerike filluan në orën gjashtë të mëngjesit, nga një bazë serbe mbi Prekazin. Nuk pati paralajmërim. Të parët që u vranë ishin Agat, anëtarët e një familjeje rome, që u përfshinë nga paniku dhe tentuan të iknin nga shtëpia e tyre. Nëna, një djalosh i vogël dhe një vajzë u qëlluan për vdekje në oborrin e tyre. Viktima tjetër ishte Nazmi Jashari, që kishte një kioskë në Prekaz, ku shiste cigare dhe gjëra të ndryshme dhe jetonte përballë kompleksit kryesor të familjes. Ai u mundua që ta bartte nënën e tij të moshuar, Nailen, nga dera e pasme dhe u qëllua para syve të saj. Sinjali ishte i qartë. Secili që do të shihej duke u larguar nga shtëpia do të shndërrohej në cak të snajperëve serbë.
Familja e gjerë e Jasharëve u mblodh në atë që mendonin se ishte dhoma më e sigurt, që kishte një mur të ri me tulla. Mirëpo, ata mbetën të ngujuar. Ata përballeshin me të shtënat, po të dilnin, apo me bombardime, po të qëndronin brenda. Shumë shpejt granatat po vinin përmes kulmit, e më pas mureve. Gjëja e fundit që i kujtohet Besartës nga familja e saj është se xhaxha, Ademi, po këndonte këngë popullore shqiptare me zë, për ta mundur zhurmën dhe për të penguar panikun. Asaj i kujtohet çasti kur kënga u ndal. Pastaj, për 36 orë, vetëm zhurma e bombave mund të dëgjohej.
Kur menduan se të gjithë brenda kishin vdekur, policia hyri në shtëpi, duke hedhur granata në disa dhoma që ndodheshin para tyre. Një polic bënte rojë, derisa tjetri po shkrepte në drejtim të trupave të pajetë. Mbase ata ishin ngopur duke vrarë, kur e panë Besartën të fshehur. Mbase menduan se ajo ishte shumë e re për t’i akuzuar. Apo mbase nuk mund ta shikonin në sy një nxënëse të tmerruar dhe ta qëllonin. Megjithatë, ajo është arsyeja që e vërteta mund të tregohet.
“U mundova të shtiresha se kisha vdekur”, i kishte treguar ajo xhaxhait të saj, Hilmiut. “Mirëpo, njëri nga ushtarët ma vuri dorën në kraharor dhe e pa se isha gjallë”. Ende e veshur me këmishë të kuqe dhe pantallona të zeza, tashmë të mbuluara me gjak, asaj iu desh të kalonte mbi trupat e pajetë të familjes së saj, për të dalë nga dhoma, e rrethuar prej serbëve. Ajo u dërgua në bazën ushtarake në afërsi dhe u mor në pyetje për tri orë. Besarta besonte se shansi i saj i vetëm për të shpëtuar ishte të gënjente. Ajo mohoi të ishte e Jasharëve, duke pohuar se babai i saj jetonte jashtë dhe se ajo kishte qenë vetëm mysafire në kompleks.
"Ata pyetën për babanë tim dhe për mixhën Adem”, tregoi ajo. “Unë nuk iu tregova asgjë, asgjë”.
Serbët e lanë në një rrugë në Skënderaj, ku ajo iku me vrap në shtëpinë e një shoqeje të shkollës. Dhe, e tmerruar dhe duke e pasur të vështirë të fliste, atë po e mbronin duke e dërguar nga shtëpia në shtëpi. Atë që Besarta nuk e di është se, trupat e pajetë të babait të saj, nënës, xhaxhait, gruas së xhaxhait dhe të të gjithë kushërinjve ishin vendosur në rresht nga policia, në një depo autobusësh në Mitrovicë gjatë javës së kaluar. Kur askush nga familja nuk erdhi për t’i identifikuar, serbët i hodhën në një varr që e kishin hapur, përballë asaj që kishte mbetur nga shtëpia e tyre, duke mos i mbuluar mirë arkivolet. Fshatarët e mbijetuar u kthyen natën për ta kryer punën me respekt. E tëra që mbeti nga familja e Besartës ishte një rresht i qeseve të zeza me numra në stacionin e autobusëve, secila e mbushur me rrobat e përgjakura, që ata i kishin pasur të veshura ditën kur vdiqën.



dhe nese i ka ngelur ndonje pike gjaku shqiptar, te reflektoje.

Murat Jashari:Thaci e Lushtaku nuk hyjn ne Kullen tone
Publikuar: 17.02.2012 - 21:32

http://www.youtube.com/watch?feature=en ... rk8CJfo7vw
http://www.youtube.com/watch?feature=pl ... HE20ftNuKQ


Prishtinë, 17 shkurt - Përfaqësuesi i familjes Jashari, Murat Jashari ka bërë kritika të ashpra në adresë të institucioneve të Kosovës. Ai ka konfirmuar në emisionin Interaktiv të KTV-së se kryeministri Hashim Thaçi dhe kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku nuk hyjnë dot në Kullën e Jasharëve në Prekaz, për shkak të qëndrimeve kritike të familjes Jashari për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Jashari ka thënë Kosova është larg prej asaj që është pritur dhe është koha e fundit që të ketë ndryshime politikanësh. Ai e ka krahasuar gjendjen aktuale me atë të viteve ’90, duke thënë se njerëzit po kërkojnë të dëshpëruar që të dalin jashtë për shkak të mungesës së perspektivës ekonomike.

Përfaqësuesi i familjes Jashari ka thënë se Kosova është larg prej asaj për të cilën kanë sakrifikuar breza të tërë, dhe se duhet më shumë punë për të pasur atë që kemi dëshiruar.

Ai ka kritikuar gjendjen në të cilën gjendet sidomos shëndetësia e Kosovës, duke thënë se njerëzit e duhur të në të gjithë sektorët nuk janë vendosur aty ku duhet.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Post Reply

Return to “Lajme”