"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lajme nga Kosova

Në këtë forum, do të sillen lajmet më të fundit dhe mund të komentohen ato. Gjithashtu ato mund të lexohen dhe në portal, së bashku me komentet.

Moderator: Mallakastrioti

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3210
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Kosova

#181

Post by Adriana » Thu Mar 29, 2012 8:51 pm

Thaçi përforcon deklaratën: Nëse preken kufijtë, do ketë ndryshime në 6 shtetet e rajonit..


29-03-2012 / Gazeta 55
Kryeministri: S’do ketë autonomi për veriun dhe as ndarje

Në një intervistë për Televizionin e Parlamentit Evropian, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se çdo pretendim për ndryshim të kufijve automatikisht do të sjellë edhe ndryshimin e kufijve në gjashtë shtete të rajonit.
Kryeministri, Hashim Thaçi, ka deklaruar se në asnjë mënyrë nuk do të ketë autonomi për veriun e vendit apo ndarje të asaj pjese.
Kryeministri është zotuar se do të zhvillojë kontakte të afërta me qytetarët serbë edhe në veri të vendit. Thaçi ka folur edhe rreth sfidave me të cilat ballafaqohet Qeveria e Kosovës, siç është sundimi ligjit, lufta e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Kryeministri ka thënë se këto fenomene janë të shtrira në të gjitha vendet e rajonit, por, sipas tij, qeveria është e zotuar që të respektojë moton “zero tolerancë” ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Kryeministri ka thënë se po bashkëpunojnë me EULEX-in, për t’i luftuar këto dukuri.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Lajme nga Kosova

#182

Post by ALBPelasgian » Sat Mar 31, 2012 4:01 pm

Shikoni cfare skene poshteruese!
Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë arrestuar sot në mëngjes në pikën kufitare në Merdar nga ana e Xhandarmërisë së Serbisë. Lajmin e ka bërë të ditur në Beograd ministri i Brendshëm serb, Ivica Dacic. Ai ka thënë se janë arrestuar Shukri Binaku dhe Sami Beqiri, që ishin të armatosur e që sipas tij është shkelje e Marrëveshjes së Kumanovës.
“Çka kërkojnë ata në territorin e Serbisë Qendrore dhe me çfarë marrëveshje sillen këtej”, ka thënë ish-bashkëpunëtori i Millosheviqit. Sipas gazetës së Beogradit Blic, policët kosovarë e kanë kaluar kufirin ilegalisht dhe kanë hyrë në pjesën e Serbisë. /indeksonline/

Image

Image
The only thing unchangeable among the Albanians is, the passion for independence and for glory. This passion for glory is the dominant trait of their character and the source of their heroism ; theirs has been a land of heroes in all times.

History of Turkey, Volume 2, Alphonse de Lamartine
Kjo eshte arsyeja qenesore pse Albpelasgian e ka shume me te lehte te provoje vazhdimesine e ilireve tek shqiptaret e shek.XIX. Albpelasgian e ka te veshtire, ne mos te pamundur te provoje prejardhjen e shqiptareve te sotem prej atyre te shek.XIX, aq te tmerrshme jane ndryshimet.

Police kufitare te Kosoves jane arrestuar nga xhandarmeria speciale serbe ne Merdare, ne verlindje te Prishtines. Shkaku i arrestimeve te tille eshte politik, kuptohet: Serbia gjithnje provon te zhbeje cdo mekanizem qe garanton Kosoven e pavarur (ne kete rast, policia kufitare). Nuk anashkalohet fakti qe politikanet kompromisaxhin te Prishtines kane ngritur flamujt e kapitullit ne Bruksel, me rastin e nenshkrimit te marreveshjeve disfatiste, te cilat gjithnje jane ne favorin e Serbise. Keto bicim marreveshjes na kane lene ne nje pozite inferiore politikisht. Por a u dashka qe shqiptaret te behen po kaq disfatiste sa politikanet e tyre? Pse u dashka qe shqiptaret te jene kompromisaxhinj ashtu si politikanet e tyre? Policet ne fjale te cilet (para se te arrestoheshin) ishin te armatosur me kallashnikove, madje edhe te legalizuar ne perdorimin e tyre ne raste te tilla, pa bere fjale u gjunjezuan per faqe te zeze para xhandarmerise serbe. C'poshterim?

Dikur shqiptari duarthate sfidonte jo vetem policin serb me automatike por edhe tankun. Shqiptari i 2012'es me arme ne dore dorezohet pa asnje kusht...
Sikur te ishin civile, po keta ishin njerez te uniformuar te policise, te cilet jane te betuar ne mbrojtjen e Kosoves...
Hajmedet haj!
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

faon perrovarri
Honored Member
Honored Member
Posts: 300
Joined: Sat Oct 31, 2009 7:15 pm
Gender: Male

Re: Lajme nga Kosova

#183

Post by faon perrovarri » Sat Mar 31, 2012 6:55 pm

ALB! Kjo skene tregon inkriminimin e shtetit serb ne realizimin e nje skenari ''reklame'' asgje me teper.

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Lajme nga Kosova

#184

Post by erix77 » Sat Mar 31, 2012 7:04 pm

per mendimin tim dikush i ka marre ca para per ato foto
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4157
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Lajme nga Kosova

#185

Post by Zeus10 » Sat Mar 31, 2012 7:20 pm

Mos te harrojme gjithashtu, qe jane dhe zgjedhjet ne Serbi. Ashtu sic ne reston e botes, ne fushata elektorale, politikanet serbe behen shume patriote.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Lajme nga Kosova

#186

Post by ALBPelasgian » Sat Mar 31, 2012 8:00 pm

Fan, erix & Zeus

As qe e ve ne dyshim faktin qe kjo perdoret per konsum te brendshem ne Serbi, sidomos per te kenaqur gustot ultra-nacionaliste te tyre. Por kjo ne asnje menyre nuk i amniston nga pergjegjesia efektivet e policise kufitare te Kosoves: per aq kohe sa kane te veshur uniformen policore, ata mbajne ne supe pergjegjesine per sigurine e gjithmbarshme te qytetareve. Ne qoftese nje efektiv i armatosur kapitullon ne te tille menyre para xhandarmerise serbe, atehere c'siguri duhet te kene banoret e fshatrave shqiptare ne kufi me Serbine?

Kjo deshmon parasegjithash per mendjelehtesine e atyre qe u eshte besuar (per fat te keq) siguria e vendit. Ketu s'bejne perjashtim madje as efektivet e forcave ushtarake te Shqiperise, te cilet u gjenden naivisht te papergatitur gjate inkursioneve te bandave greke (e kam fjalen gjateve viteve 90'ta). C'e pandehin keta veten (u drejtohem atyre qe mbajne te veshur uniformen policore)? Se jane te lare ne ujin e pavdekesise si Akili? Ne kohen kur Serbia shperfaq hapur planet e saj agresive kundruall Kosoves, eshte e pakuptimte kjo mendjelehtesi e policeve kufitar qe ka perfunduar ne poshterim. Une ne asnje menyre s'dua ta reduktoj problemin vetem ne dy policet fatzinj: sot eshte vene ne sprove serioziteti i forcave te rendit. Sot eshte poshteruar imazhi i sigurise se nje vendi - kjo padyshim se vetem e trimeron Serbine per te tilla inkursione edhe ne te ardhmen.
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4157
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Lajme nga Kosova

#187

Post by Zeus10 » Sat Mar 31, 2012 8:24 pm

Alb, une nuk i di detajet e arrestimit te tyre, por jam i sigurte, qe ai aksion ka qene i mirepergatitur qe me heret dhe me pjesemarjen e trupave elite. Ana profesionale e policeve kosovare, eshte gjeja me e parendesishme ne kete ndodhi. Ajo qe megjithemend habit, eshte tallja e hapur e serbeve me Europen, pikerisht tani qe nenshkruan me Kosoven marreveshjen per kontrollin e integruar te kufijve, qe ju siguroi dhenjen e statusit si kanditat i BE-se. Serbet kane luksin ta vene Europen ne loje, vetem me kercenimin se nese ajo nuk i merr ne gjirin e saj, ata do te hidhen ne krahet e Rusise, tamem si Greqia dikur: Gruaja e Lindjes dhe Dashnorja e Perendimit.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Lajme nga Kosova

#188

Post by ALBPelasgian » Sun Apr 01, 2012 2:11 pm

Zeus wrote:

Alb, une nuk i di detajet e arrestimit te tyre, por jam i sigurte, qe ai aksion ka qene i mirepergatitur qe me heret dhe me pjesemarjen e trupave elite. Ana profesionale e policeve kosovare, eshte gjeja me e parendesishme ne kete ndodhi. Ajo qe megjithemend habit, eshte tallja e hapur e serbeve me Europen, pikerisht tani qe nenshkruan me Kosoven marreveshjen per kontrollin e integruar te kufijve, qe ju siguroi dhenjen e statusit si kanditat i BE-se. Serbet kane luksin ta vene Europen ne loje, vetem me kercenimin se nese ajo nuk i merr ne gjirin e saj, ata do te hidhen ne krahet e Rusise, tamem si Greqia dikur: Gruaja e Lindjes dhe Dashnorja e Perendimit.
Padyshim! Serbia ka fituar nje status te tille pikerisht pse Qeveria e Kosoves bujarisht i beri koncesione (si menaxhimi i integruar i kufirit, fusnota etj), duke krijuar mbresen sikur te gjitha problemet me Serbine jane fashitur. Pra i eshte dhene nje fytyre 'njerezore' Serbise, perbindeshi nacionalist i se ciles eshte i gjalle si me pare. Politika e Kosoves por edhe ajo e Shqiperise e kane pasur nje rast te rralle per te bllokuar Serbine krejtesisht ne kuptimin e integrimeve duke vene kushte e detyrime te tjera. Ndodhi e kunderta: jane shqiptaret ata qe u kushtezuan per t'u poshteruar jo vetem politikisht. Nuk eshte problemi qe Serbia s'ka respekt per ne: ajo vazhdon te na trajtoje si inferiore mu per shkak se shqiptaret vazhdojne te vuajne aq shume nga kompleksi i inferioritetit. Pervoja historike deshmon qe vetem forca, politika e serte dhe konsistente e kane ekuilibruar Serbine. C'do te thote kjo? Eshte formula e vjeter: Serbi e mire eshte vetem ajo qe perkon me Pashallekun e Beogradit, qe nenkupton nje Serbia pa Vojvodinen, Sanxhakun shqiptaro-boshnjak, Timokun vllah dhe Pirotin bullgar. Nje 'stuhi' ofansive si ajo e kroateve me 1995 i ka qeruar njehere e pergjithmone raportet e ndersjella: me s'degjojme qe Kroacia te bezdiset nga 'Republika e Krajines' apo te kushtezohet per te drejtat e serbeve brenda saj. Pra qe autoriteti i Prishtines te shtrihet cep me cep te Kosoves duhet qe te ndjehet forca, gjegjesisht te ravijezohet autoriteti. Me police qe vuajne nga inferioriteti zor se ndryshojne gjerat ne kuptimin praktik. Fare ne fund pikellueshem vijme ne perfundim per evoluimin mutant te 'Luftetarit Shqiptar' nder vite:

Image[/b]
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

gtcc1
Member
Member
Posts: 43
Joined: Mon Jan 04, 2010 3:01 am
Gender: Male

Re: Lajme nga Kosova

#189

Post by gtcc1 » Sun Apr 01, 2012 10:03 pm

Alb, sa thue eshte e vertete, por nuk duhet harruar se kemi nje popull e qeveri ne pasivitet e apati, me pake ne Kosovo se sa ne Shqiperi, me shume armiqe e pa miqe; ne pergjithesi ne te njejten pozite qe nga Skenderbeu. Nuk eshte faj i nje ose disa individve, ose nje qeverie, eshte pasoj e historise. Ky realitet perkufizon opsjonet.

Me ardhjen e ndryshimeve, shqiptarve ju mundesua nje rruge e re per te arrite te drejtat e tyre kombetare; fundi i fundit te lypime realizimin e te drejtave ne baze te standardeve demokratike qe bota i kupton; dy kryengritjet dhane rezultate. Kjo rruge do the hedhe poshte intrigat shume shekullore sllavo-greke kunder shqiptarve. Po edhe kjo nuk eshte pune e lehte!

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Lajme nga Kosova

#190

Post by erix77 » Mon Apr 02, 2012 6:46 pm

Fare ne fund pikellueshem vijme ne perfundim per evoluimin mutant te 'Luftetarit Shqiptar' nder vite:
Une nuk mendoj se Luftetari Shqiptar ka evoluar per keq,perkundrazi i ka ruajtur me se miri traditat e veta sic edhe e tregoi kur cliroi Kosoven nga Serbet,per fat te keq "Politikani Shqiptar" le shume per te deshiruar.

P.s.Alb po ti shohesh me qetesi ato dy foto do te vesh re qe ne thelb shfaqin te njejten gje "Shqiptarin qe i sherben te huajit"
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3210
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Kosova

#191

Post by Adriana » Mon Apr 09, 2012 7:53 pm

Serbët pushtojnë pikën e policisë së Kosovës

Kontejneri i Policisë së Kosovës, i vendosur në zonën e ‘Tre rrokaqiejve’ në veri të Mitrovicës eshte sulmuar nga grupe kriminale serbe.
Lajmin e raportojne mediat e Kosoves, sipas te cilave situata eshte e tensionuar.
Grupet kriminale serbe fillimisht lëshuan alarmin në veri e më pastaj në këtë pikë statike të policisë u mblodhën rreth 200 serbë, të cilët sulmuan në tërësi kontejnerin e vendosur sot.
Dy policë të Kosovës, që ishin aty e patën të pamundur të parandalojnë turmën e madhe të serbëve. “Koha” shkruan se grupit prej 200 serbëve iu ka prirë Zharko Veselinoviq, vëllai i kapos së krimit të veriut të Kosovës, Zvonkos.
Kontejneri i Policisë së Kosovës, si pikë statike, në atë vend është vendosur me urdhër të ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepit.
Një natë më parë në njërën nga tre rrokaqiejt në një sulm terrorist me eksplozive është vrarë Selver Haradinaj si dhe janë plagosur katër persona të tjerë.

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3210
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Kosova

#192

Post by Adriana » Wed Apr 18, 2012 7:12 pm

Vekariç kërcënon kosovarët: Do ketë arrestime të tjera

Zëvendësprokurori serb për krime lufte, Bruno Vekariç, ka thënë se “qytetarët e Kosovës, të dyshuar për krime lufte, duhet të jenë të kujdesshëm, sepse i pret arrestimi sipas urdhër-arresteve sekrete të Serbisë”.

“Ne kemi ende të dyshuar për krime lufte”, ka thënë Vekariç për REL në gjuhën serbe, duke refuzuar të përgjigjet se cili është numri i personave të tillë.

Për akuzat për krime lufte kundër Mark Koshnjetit, ai thotë se “ato janë të bazuara dhe se shumë shpejtë do të vërtetohen nga dëshmitarët”.

“Do të vijnë shumë dëshmitarë, që do të bëjnë identifikimin. Kjo do të bëhet nesër, pra atëherë do të keni informacione të reja”, ka thënë Vekariç.



STOP nese ende ju ka mbetur nje pike GJAKU SHQIPTAR ( ne te kunderten le te shporren ) qeveritaret e kosoves duhet te reagojn urgjentisht !!! Urgjentisht qeveria e kosoves duhet ti kerkoj KE dhe SHBA qe te bejne presion prane qeverise serbe qe veprime te tilla te mos perseriten ne te ardhmen.
Per krimet e luftes te drejten e hetimit dhe gjykimit e ka vetem gjykata e Hage-s. Kjo eshte e paligjshme, dhe eshte shume e qarte qe po shkelen te drejtat me themelore te njeriut. Ne rast te kundert te filloj edhe qeveria kosovare te arrestoje qytetar serb dhe ti akuzoj per krime lufte dhe me shume siguri qe institucionet nderkombetare kane per tu zgjuar nga gjumi !!!
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3210
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Kosova

#193

Post by Adriana » Tue May 01, 2012 6:30 pm

  Serbia do të zhvillojë zgjedhjet në 28 rajone të Kosovës

Agjencia e lajmeve serbe B92 ka bërë të ditur ditën e sotme se Serbia ka vendosur që të zhvillojë zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në 28 rajone të Kosovës.

Sipas saj në 6 maj do të votohet në Fushë-Kosovë, Lipjan, Obiliç, Graçanicë, Lipjan, Llaplesellë, Shtërpcë, Pejë, Gorë (Dragash), Rahovec, Vushtrri, Zveçan, Zubin Potok, Mitrovicë, Leposaviç, Viti, Gjilan, Kamenicë dhe Novobërdë.

Agjencia duke cituar sekretarin e Kuvendit të Serbisë, Velko Odalloviçit, thekson se numri i vendvotimeve në Kosovë krahasuar me zgjedhjet e kaluara është pakësuar. “Rrezikun e sigurisë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Kosovë e ka marrë për sipër OSBE-ja”, ka deklaruar Odalloviç.

Sipas tij tashmë kanë filluar përgatitjet e zgjedhjeve.
 
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3210
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Kosova

#194

Post by Adriana » Mon May 14, 2012 9:12 pm

Bashkimi me Shqipërinë mbron Kosovën nga kërcënimet e fundamentalizmit islam

Partia Nacionale Demokratike Shqiptare konsideron se opcioni i afrimit, bashkëpunimit dhe më në fund integrimit më të shtuar të Kosovës me Shqipërië përveç shumë të mirave të tjera, do të sjell edhe një të mirë të veçantë dhe të rëndësishme, shfaqur kohëve të fundit, e ajo e mirë e re është, mbrojtja e shqiptarëve nga kërcënimi i fundamentalizmit islam në Ballkan.



Ne si parti, sikundër besoj e dini, kemi një projekt të përpunuar për integrimin Kosovë - Shqipëri në formën e Konfederatës, sepse konsiderojmë se kjo, për rrethanat aktuale, është forma më pragmatike.

Konfederata Shqipëri – Kosovë do t’i mbrojë shqiptarët e posaçërisht Kosovën nga ky kërcënim si dhe nga deformimet dhe debalancet e dëmshme fetare. Me këtë lloj bashkimi ne si parti konsiderojmë se, do të kemi rivendosjen e balanceve të reja dhe vitale të domosdoshme fetare dhe gërshetimeve të mirëfillta tradicionale të fetares dhe nacionales në Kosovë.

Ne konsiderojmë se është plotësishtë i paqëndrueshëm konstatimi se sa më i madhë integrimi Shqipëri -Kosovë aq më i fortë kërcnimin nga fundamentalizmi islam.

Në Kosovë ka prani të një lloj fundamentalizmit islam edhe pse ende jo agresiv - më shumë se që e pranojmë ne si shoqëri, por më pak se që po na e mveshin dhe që e dëshirojnë ata që nuk na e duan të mirën. Si parti, ne jemi të brengosur se në një të ardhme të afërt, nëse nga Brukseli dhe nga miqët tanë ndërkombëtar, do të rritet pasiguria për të ardhen tonë, në vend se të forcohet, nëse do të rriten zhgënjimet nga hilet që i bëhen shtetit tonë, në vend se të shpërblehemi për mirëkuptimet e treguara, ky lloj fundamentalizmi do të gjej terren për t’u stërkequr dhe neve si Kosovë do të na tkurret dhe zvogëlohet mundësia për ta amortizuar dhe pashitur atë suksesshëm.

Prishtina dhe Tirana zyrtare ta përpilojnë një “projekt- plan” për Luginën e Preshevës

Partia Nacionale Demokratike Shqiptare konsideron se tash sa kohë si nga Prishtina ashtu edhe nga Tirana zyrtare të drejtat dhe liritë e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, as nuk po mbrohen as nuk po bëhet diçka serioze në këtë drejtim, që ato të përkrahen edhe pse këto dy qendra kanë obligim moral edhe kushtetues që ta bëjnë një gjë të tillë.

Emërues i përbashkët i një anashkalimi të tillë, gjithsesi të pajustifikueshëm, nga këto dy qendra, është hezitimi dhe mungesa e kurajos për ta përkrahur një popull të diskriminuar tash sa kohë. Ne konsiderojmë se Tirana dhe Prishtina zyrtare duhet që së bashku sa më shpejt të dalin me një “projekt- plan” serioz për tçi ndihmuar shqiptarët e Luginës së Preshevës në aspektin ekonomik, por edhe atë politik.

Tirana dhe Prishtina mund dhe duhet ta internacionalizojnë në Bruksel, Uashington dhe gjetiu, çështjen e Luginës së Preshëvës. Shqiptarët atje po diskriminohen larg më shumë se që kjo i është e njohur botës, ndërkohë që kjo politikë e Beogradit zyrtarë, me pak mund, do të mund të bëhej pengesë, që ajo të hapërojë pa probleme drejtë Bashkimit Evropian.

Tirana dhe Prishtina, në të njëjtën kohë, bashkë duhet të ofrojnë ndihma ekonomik, përveç tjerash edhe me qëllim që ta ndalin shpërnguljen e popullatës shqiptare atje nga trojet e veta.

Është koha e fundit që Prishtina dhe Tirana zyrtare, sa i përket mbrojtjes dhe ndihmës së të drejtave të shqiptarëve jashtë Kosovës dhe Shqipërisë, t’i japin fund “play back” politikës, por të jenë më konsekuent dhe me kreativ në një kauzë që fundja është e drejtë dhe mund të bëhet përbrenda agjendave euroatlantike në Ballkan.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3210
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Kosova

#195

Post by Adriana » Thu May 17, 2012 8:20 am

Moska zyrtare paralajmëron Kosovën

Rusia paralajmëroi Kosovën në lidhje me lejimin e trajnimit të rebelëve të opozitës siriane në territorin e saj. Ambasadori rus në OKB Vitali Çurkin tha se kjo mund të shkaktojë fërkime ndërkombëtare.



Vitalij Çurkin dënoi ato, që i quajti "informata shqetësuese" se autoritetet e Kosovës kishin "vendosur kontakte me opozitën siriane për të trajnuar kryengritës" në Kosovë.
Sipas diplomatëve dhe raporteve të mediave në Kosovë kohët e fundit kanë qenë të paktën tre aktivistë sirianë në mërgim për bisedime me ish-kryengritësit në Kosovë.
Çurkin tha në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën se çdo trajnim i rebelëve nga Siria do të "binte në kundërshtim" me misionin e paqes të OKB-se dhe Ligës Arabe dhe të dërguarit Kofi Anan.
"Për më tepër duke e kthyer Kosovën në një qendër trajnimi ndërkombëtar për kryengritësit e njësive të ndryshme të armatosura, ajo mund të bëhet një faktor serioz destabilizues, përtej rajonit të Ballkanit", tha ai.

Çurkin u bëri thirrje Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara, që kanë misione në Kosovë, për të vepruar për të parandaluar praninë e rebelëve sirianë.





Hoxhaj: ne mbështeaim opozitën siriane

Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj Hoxhaj në përgjigjen e komenteve të ambasadorit rus në OKB Vitali Çurkin, shprehu mbështetjen e fortë për opozitënn siriane, duke pohuar se qeveria e tij ka krijuar tashmë kontakte diplomatike me sirianët, që luftojnë për të larguar presidentin Bashar al-Assad. Ai bëri të qartë se Prishtina i ofron mbështejte opozitës siriane, e cila është e mbyllur në luftë me forcat besnike ndaj Asad që prej 14 muajsh.
Duke folur pas takimit të rregullt të KS për Kosovën, Hoxhaj u tha gazetarëve: “Ne kemi qenë nga qeveritë e para në Evropë, që kemi mbështetur opozitën në Libi dhe në vendet e tjera arabe vitin e kaluar, sepse ne kemi luftuar për të njëjtat aspirata dhe të njëjtat vlera”, tha ai duke shtuar "ne kemi të njëjtin qëndrim ndaj Sirisë dhe kemi disa kontakte diplomatike ndërmjet qeverisë sime dhe opozitës siriane".
"Ne po e përkrahim shumë kauzën e tyre", theksoi Hoxhaj. I pyetur, nëse ka mundësi që bëhen trajnime”, ai u përgjigj: "Jo aspak."
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Lajme”