#37
Post
by Sally » Fri Jul 23, 2010 10:39 am
Arrestohet guvernatori i Bankës së Kosovës
Kryeprokurori i Kosovës ka urdhëruar arrestimin dhe paraburgimin e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi.
Që në orën 6 të mëngjesit, Policia e Kosovës që është pjesë e njësisë (Task Force) kundër korrupsionit, ka bastisur shtatë lokacione, duke përfshirë edhe banesat e të katër të dyshuarve, në mesin e të cilëve edhe guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës.
Në një komunikatë të Eulex-it, thuhet se këto bastisje janë të lidhura me një hetim financiar për korrupsion, ku dyshohet për keqpërdorime, marrje të rryshfetit, shmangie të tatimit dhe pastrim parash.
Policia ka bastisur edhe ambjentet e Bankës Qendrore, për siç thuhet mbledhje të provave materiale.
Njësitë e policisë së Eulex-it, gjatë disa javëve të fundit kanë kryer operacione të ndërlikuara kontrolli edhe në Ministrinë e Transportit, në Parlamentin e Kosovës, në Post-Telekomin e Kosovës dhe në disa institucione shtetërore dhe publike.
Prokuroria e Eulex-it ka paralajmëruar ditë më parë se do të ketë arrestime të figurave të njohura nën dyshimin për korrupsion.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)