"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lajme nga Kosova

Në këtë forum, do të sillen lajmet më të fundit dhe mund të komentohen ato. Gjithashtu ato mund të lexohen dhe në portal, së bashku me komentet.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Lajme nga Kosova

#61

Post by Patush » Thu Sep 09, 2010 10:55 pm

Rugova ishte gjithmone per nje zgjithje paqesore dhe njerezore, dihet qe vetem perandoria Rromake jetoi me shume se 200 vjet, te gjithe te tjerat nuk i kan kaluar 200-dat. Keshtu qe dhe mizoria serbomadhe nuk e kishte jeten e gjate, pra nje shperthim pritej dhe ngaqe Shqiptaret nen sundimin serbomadh nuk kishin veq se ndonje fturk apo krrabe te mbroheshin (une mendoj se Rugova) druhej nga nje konflikt i hapur lufte. Te mos harrojme se ne ate kohe serbet kishin ne zoterim shumicen e armatimit Jugusllav, ato thjeshte donin nje shkak te sulmonin Shqiptaret!


Paq drite Rugova.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

petritkola
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 243
Joined: Mon Aug 23, 2010 9:30 pm
Gender: Male

Re: Lajme nga Kosova

#62

Post by petritkola » Fri Sep 10, 2010 9:48 pm

Pse LDK-ja sipas programit të saj, angazhohet për një Jugosllavi demokratike,
federative, socialiste dhe për reformën e sistemit politik...

Programi dhe statuti i LDK-së (si dy dokumente udhërrëfyese politike) nuk dallonin aspak nga platformat politike të KQ të LKJ-së për të ardhmen e Kosovës.

Ja disa citate të programit.

Në Programin e LDK-së, ndër të tjera thuhet (po citoj):

-Jugosllavia, duhet kuptuar si interes i secilit, ngase ajo është themeluar me vullnetin e lirë të të gjithëve, edhe me vullnetin e popullatës së Kosovës dhe se për çdo rregullim të ri të federatës është e drejtë imanente që të vendosin lirisht edhe qytetarët e Kosovës.

-Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet për një Jugosllavi demokratike, federative, socialiste dhe për reformën e sistemit politik në këtë drejtim.

-Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet për zhvillimin e raporteve demokratike në federatë, duke e kuptuar atë si bashkësi të subjekteve të barabarta të republikave dhe të krahinave, si bashkësi të qytetarëve dhe të nacionaliteteve të barabarta. Pra, angazhohet për federatë moderne, e cila do të mundësojë barazinë e nacionaliteteve, të republikave dhe të krahinave, për sistemin parlamentar në bazë të së drejtës së votimit të lirë, të drejtpërdrejtë e të përgjithshëm, për Kuvend Federativ të përbërë nga Dhoma e Republikave dhe e Krahinave, si dhe nga Dhoma e Qytetarëve.

-Lidhja Demokratike e Kosovës është: “kundër manipulimeve nacionaliste e burokratike me çështjen kombëtare. Lidhja Demokratike e Kosovës përpiqet për barazinë e plotë të nacionaliteteve në Jugosllavi”.
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.

petritkola
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 243
Joined: Mon Aug 23, 2010 9:30 pm
Gender: Male

Re: Lajme nga Kosova

#63

Post by petritkola » Fri Sep 10, 2010 9:49 pm

Pse Ibrahim Rugova LDK-në e cilësonte si Shoqatë politike dhe kulturore

Qysh në prononcimet e para (pas themelimit të LDK-së) Ibrahim Rugova LDK-në e cilëson si “shoqatë politike”. Kështu, më 30 dhjetor 1989, në një intervistë dhënë “Zërit të Amerikës”, z. Rugova pati deklaruar (po citoj):
“Ne para disa ditësh themeluam Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kjo është momentalisht shoqatë politike dhe kulturore. Në të ardhmen do të shikojmë se kur të legalizohen me ligj këtu në Jugosllavi këto çështje të pluralizmit politik, ajo edhe mund të jetë edhe parti politike, kulturore etj. Megjithatë, kjo është organizata e Prishtinës, mandej do të formojmë degët e saj edhe në qendrat e tjera të Kosovës dhe të Jugosllavisë”. Kjo paraqitje kontroverse e z. Rugova nuk do të jetë as e para as e fundit në jetën e tij politike. Si rrjedhim, ky afinitet politik do të jetë alfa dhe omega e politikës së pakuptimtë pacifiste joviolente e LDK-së deri në vdekjen e tij.

***
-Në kohën e kthesave të mëdha 1988-1990, populli shqiptar nëpërmjet demonstratave kundërshtoi pushtimin klasik të Kosovës nga Serbia, si dhe u mobilizua jo për ta mbrojtur “Autonominë e suprimuar” tashmë me tanke, por për ta mbrojtur në radhë të parë dinjitetin e vet kombëtar të nëpërkëmbur, qoftë edhe me sakrifikimin e jetës së tyre. Ibrahim Rugova, në dimrin e acartë të vitit 1990 kur populli protestonte kundër aparteidit serb gjithandej nëpër Kosovë, doli kundër këtyre protestave. Më 31janar 1990, nëpërmjet një deklarate të bërë në RTP, Ibrahim Rugova i bënte thirrje popullatës “që të hiqet dorë nga grumbullimet”, dhe sqaronte opinionin se: “Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e përkrah këtë formë të veprimit”. Këto deklarata z. Rugova i përsëriste shpesh, shumë shpesh edhe në mediat e shkruara.
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.

petritkola
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 243
Joined: Mon Aug 23, 2010 9:30 pm
Gender: Male

Re: Lajme nga Kosova

#64

Post by petritkola » Fri Sep 10, 2010 9:52 pm

Pse Ibrahim Rugova në vitin 1991 në një takim me diplomatë gjermanë në Beograd, deklaron, se:”Nuk dëshiron që Kosova të bashkohet me Shqipërinë, por kërkon që ajo të mbetet në kuadër të Serbisë dhe t´i kthehet autonomia...”


Ibrahim Rugova i përmbahej rigorozisht programit dhe statutit të LDK-së që Kosova të ketë një Autonomi, për këtë flasin shumë dokumente të kohës.
Me këtë rast po sjellim një dokument të tillë.
Në vitin 1991 Ibrahim Rugova, pas shpalljes se Deklaratës së 2 Korrikut 1990 dhe Kushtetutës së Kaçanikut 7 Shtator 1990, në Beograd ka pasur një takim me diplomatë gjermanë dhe gjatë këtij takimi ai ka deklaruar se: Nuk dëshiron që Kosova të bashkohet me Shqipërinë, por kërkon që ajo të mbetet në kuadër të Serbisë dhe t´i kthehet autonomia, si dhe dëshiron që të respektohen të drejtat e pakicës (shqiptare) në gjuhë, në botimin dhe leximin e gazetave etj. etj.

Më gjerësisht për këtë takim, lexoni në dokumentin origjinal, si vijon:
“Als wir im Jahre 1991 in Belgrad mit Herrn Rugova gesprochen haben, habe ich ihm die Frage gestellt:
Denken sie daran, irgendwann den Anschluß des Kosovo an Albanien zu fordern, vorausgesetzt daß - aus damaliger Sicht – sish die Situation in Albanien verbessert ?
-Das war vorübergehend ja der Fall, - Darauf hat er gesagt:
„Nein, wir denken überhaupt nicht daran. Wir wollen innerhalb des serbischen Staatenverbundes bleiben.

(Beifall der Abg.Leni Fischer (Unna) (CDU/CSU)
-Wir wollen nur unsere Autonomie wiederhaben. Wir wollen als Menschen und als nationale Minderheit geachtet und respektiert werden. Wir wollen uns entfalten können, unsere Sprache sprechen dürfen, unsere Zeitungen drucken und lesen dürfen usw”
(Citat i marrë nga libri zyrtar i Bundestagut gjerman-Deutscher Bundestag - 13. Wahlperiode - 200. Sitzung Bonn, Donnerstag, den 30 Oktober 1997, seite 18139)
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.

petritkola
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 243
Joined: Mon Aug 23, 2010 9:30 pm
Gender: Male

Re: Lajme nga Kosova

#65

Post by petritkola » Fri Sep 10, 2010 10:06 pm

Refuzohet kërkesa e Haradinajt për lirim të përkohshëm
TE TJERA NGA KOSOVA

Gjykata e Hagës për krime lufte refuzoi të premten kërkesën e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për lirim të përkohshëm, derisa të fillojë procesi i ri gjyqësor, duke thënë se kjo do të mund t'i inkurajonte mbështetësit e tij, që t’i frikësojnë dëshmitarët.
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.

petritkola
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 243
Joined: Mon Aug 23, 2010 9:30 pm
Gender: Male

Re: Lajme nga Kosova

#66

Post by petritkola » Sat Sep 11, 2010 6:06 pm

Korrupsioni, hetim djalit të Sejdiut dhe vëllait të Limajt
TE TJERA NGA KOSOVA

Hetimet për korrupsion në Kosovë kanë përfshirë edhe djalin e Presidentit të vendit, Fatmir Sejdiu si dhe vëllain e Ministrit të Transportit Fatmir Limaj
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Kosova

#67

Post by Arbëri » Sun Sep 12, 2010 8:24 am

Pas humbjes së Serbisë, katër të lënduar në Mitrovicë
Në Mitrovicë, të shtunën në mbrëmje, ka pasur një përleshje midis shqiptarëve dhe serbëve. Ngjarja ka ndodhur mbi urën e Ibrit, e cila e ndanë qytetin e Mitrovicës. Shkak i këtij incidenti ka qenë dëshpërimi i serbëve, pas humbjes së Serbisë nga Turqia në gjysmëfinalen e kampionatit botëror në basketboll, i cili u zhvillua në Stamboll.
Një grup i serbëve në veri të lumit Ibër, ishte bërë gati për të festuar kalimin e Serbisë në finale të Botërorit të basketbollit, por për pak sekonda jugu i shqiptarëve ka shpërthyer në festë. Tek ura e qytetit të Mitrovicës, të rinj shqiptarë e serbë kanë shkëmbyer gurë, sharje e ofendime pas ndjekjes së gjysmëfinales së Botërorit ndërmjet Serbisë dhe Turqisë.


Katër persona janë lënduar, prej të cilëve njëri është në gjendje kritike, u kanë thënë medieve serbe, zyrtarët e Qendrës Spitalore, që ndodhet në pjesën veriore të qytetit. Sipas “Vesti Online”, ka pasur edhe të shtëna.

Policia e Kosovës, sipas medieve serbe, e ka konfirmuar incidentin në të cilin kanë marrë pjesë disa qindra njerëz nga të dyja anët. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Besim Hoti, ka deklaruar se të dyja palët janë gjuajtur me gurë nga njëra anë në tjetrën.

“Njësia speciale e EULEX-it bashkë me policinë e Kosovës ka arritur që për pak minuta ta qetësojë situatën dhe të ndajë grupet”, i ka thënë portalit Indeksonline, zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, duke shtuar se “nuk ka pasur kontakt të drejtëpërdrejt ndërmjet pjesëmarrësve në incident”.

Pak më shumë punë është dashur në veri, derisa serbët janë shtyrë thellë në qytet, pas dëshpërimit të madh të humbjes së Serbisë.

Edhe burimet e portialit Indeksonline kanë thënë se janë dëgjuar edhe të shtëna me armë, kurse serbët për një kohë e kanë mbajtur të ndezur alarmin në veri. Shqiptarët ndërkaq kanë festuar për disa orë me makina dhe me flamuj. Gjendja rreth mesnatës është qetësuar. /Telegrafi/
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lajme nga Kosova

#68

Post by Sally » Tue Sep 14, 2010 7:29 am

Arbëri wrote:
Pas humbjes së Serbisë, katër të lënduar në Mitrovicë
Në Mitrovicë, të shtunën në mbrëmje, ka pasur një përleshje midis shqiptarëve dhe serbëve. Ngjarja ka ndodhur mbi urën e Ibrit, e cila e ndanë qytetin e Mitrovicës. Shkak i këtij incidenti ka qenë dëshpërimi i serbëve, pas humbjes së Serbisë nga Turqia në gjysmëfinalen e kampionatit botëror në basketboll, i cili u zhvillua në Stamboll.
Një grup i serbëve në veri të lumit Ibër, ishte bërë gati për të festuar kalimin e Serbisë në finale të Botërorit të basketbollit, por për pak sekonda jugu i shqiptarëve ka shpërthyer në festë. Tek ura e qytetit të Mitrovicës, të rinj shqiptarë e serbë kanë shkëmbyer gurë, sharje e ofendime pas ndjekjes së gjysmëfinales së Botërorit ndërmjet Serbisë dhe Turqisë.


Katër persona janë lënduar, prej të cilëve njëri është në gjendje kritike, u kanë thënë medieve serbe, zyrtarët e Qendrës Spitalore, që ndodhet në pjesën veriore të qytetit. Sipas “Vesti Online”, ka pasur edhe të shtëna.

Policia e Kosovës, sipas medieve serbe, e ka konfirmuar incidentin në të cilin kanë marrë pjesë disa qindra njerëz nga të dyja anët. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Besim Hoti, ka deklaruar se të dyja palët janë gjuajtur me gurë nga njëra anë në tjetrën.

“Njësia speciale e EULEX-it bashkë me policinë e Kosovës ka arritur që për pak minuta ta qetësojë situatën dhe të ndajë grupet”, i ka thënë portalit Indeksonline, zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, duke shtuar se “nuk ka pasur kontakt të drejtëpërdrejt ndërmjet pjesëmarrësve në incident”.

Pak më shumë punë është dashur në veri, derisa serbët janë shtyrë thellë në qytet, pas dëshpërimit të madh të humbjes së Serbisë.

Edhe burimet e portialit Indeksonline kanë thënë se janë dëgjuar edhe të shtëna me armë, kurse serbët për një kohë e kanë mbajtur të ndezur alarmin në veri. Shqiptarët ndërkaq kanë festuar për disa orë me makina dhe me flamuj. Gjendja rreth mesnatës është qetësuar. /Telegrafi/


Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lajme nga Kosova

#69

Post by Sally » Thu Sep 23, 2010 6:51 am

Drejtuesi i Grupit, Ylber Hysa thote se UNMIK nuk po ndihmon ne integrimin e veriut


Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lajme nga Kosova

#70

Post by Sally » Mon Sep 27, 2010 7:45 am

Kosovë, aksion për heqjen e antenave serbe


Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Kosova

#71

Post by Arbëri » Mon Sep 27, 2010 2:46 pm

Fatmir Sejdiu jep dorëheqjen si President i Kosovës
PRISHTINË-Presidenti i Kosovës në një deklaratë për mediat, drejtuar të gjithë popullit kosovar ka dhënë sot rreth orës 14:30 dorëheqjen e pa-revokueshme nga ky post, duke respektuar sic u shpreh ai vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Me sinqeritet e krenari Sejdiu, ka bërë rezymenë e punës së tij të gjatë në krye të shtetit të Kosovës, ku në dy mandatet presidenciale përmend arritjet më të bujshme të qeverisë që ai drejtonte.“Kur kthehem të shoh të kaluarën ndjehem krenar të them se edhe unë kam vënë një vulë në lirinë dhe pavarësinë e vendit”,- deklaron Sejdiu.

Vendimin për largimin nga posti i Presidentit, Sejdiu e justifikon si një vendim që respekton në thelb, interesin e qytetarëve dhe institucionet e vendit. Mbajtja e dy posteve, sipas tij, nuk përbën shkelje të Kushtetutës, por meqë Gjykata Kushtetues, vendosi të kundërtën, presidentit Sejdiu nuk i ngelet gjë tjetër, vecse ta pranojë. “Unë kam besuar se mbajtja e postit të LDK-së, duke mos e ushtruar atë profesion nuk përbën shkelje të Kushtetutës. Megjithatë Gjykata Kushtetuese vendosi të kundërtën, dhe e respektoj ketë vendim, por ende nuk e kam marrë këtë vendim nga gjykata”,- u shpreh Sejdiu.

Largimi i tij vjen si respekt i pakufishëm ndaj qytetarëve të Kosovës.“Të dashur qytetarë para pak kohësh në parlamentin e Kosovës kam thënë se konjukturat politike ikin e vijnë, ajo që mbetet është vlerësimi i qytetrit, ne jemi vetëm kalimtarë, i përjetshëm është vullneti i qytetarit”, ndërsa shtoi se,“Nuk do ti kursej energjitë dhe dijet për vendin tim, për të kontribuar në zhvillimin e vendit”.

Kërkesën e tij, zoti Sejdiu e ka bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, sipas të cilit, ai e "ka shkelur seriozisht Kushtetutën", me faktin se ka mbajtur dy poste, atë të presidentit të Kosovës dhe të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në përputhje me Kushtetutën, postin e Presidentit të Kosovës do ta marrë përkohësisht Kryeparlamentari Jakup Krasniqi.

Për herë të dytë, Fatmir Sejdiu është zgjedhur president i Kosovës në fillim të janarit, 2008, me mandat pesëvjeçar.

Nëse Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike vendosin ta ruajnë këtë formulë qeverisëse, atëherë LDK-ja brenda këtyre gjashtë muajve mund të dalë me një propozim të ri për president të Kosovës.

Emri i presidentit të ri votohet në tri raunde në Kuvend, dy raundet e para me dy të tretat e votave dhe raundi i fundit, me shumicë të thjeshtë, prej 61 votash
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lajme nga Kosova

#72

Post by Sally » Tue Sep 28, 2010 7:40 am



Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, shpalli dorëheqjen nga posti i tij. Dorëheqja e tij pasoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila vlerësoi se ai e ka shkelur seriozisht Kushtetutën, duke mbajtur dy poste, atë të presidentit të Kosovës dhe të kryetarit të partisë Lidhja Demokratike e Kosovës. Megjithëse presidenca është një post ceremonial, dorëheqja e zotit Sejdiu vjen në një kohë sensitive, para bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit. Zoti Sejdiu u rizgjodh për të dytën herë president në vitin 2008, por qëndroi në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës, partia e dytë më e madhe politike e vendit. Presidenti Sejdiu tha se ka qenë i bindur që mbajtja e postit të ngrirë të kryetarit të LDK-së nuk përbënte shkelje.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lajme nga Kosova

#73

Post by Sally » Sat Oct 02, 2010 6:44 pm

Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Kosova

#74

Post by Arbëri » Tue Oct 05, 2010 12:55 pm

10 vite nga rrëzimi i Millosheviqit

Image

Sot bëhen dhjetë vjet nga protestat masive të përkrahësve të Opozitës Demokratike të Serbisë, pas së cilës u rrëzua nga pushteti Presidenti i atëhershëm i Republikës Federale të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç. Protesta u organizua në qendër të Beogradit pasi Komisioni i zgjedhjeve Federale e kontestoi fitoren e kandidatit të Opozitës Demokratike të Serbisë, Vojisllav Koshtunica, në zgjedhjet e mbajtura më 24 shtator të vitit 2000. Edhe pse shumë burime jozyrtare pohuan se Koshtunica në raundin e parë, mundi Millosheviqin, komisioni tha se ai fitoi 49 për qind të votave dhe njoftoi për një raund të ri votimi. Pastaj menjëherë filluan trazirat civile që çuan në rrëzimin e regjimit një dekadësh të Milosheviqit i cili sundonte me Serbinë që nga viti 1989. Në trazirat humbën jetën dy persona. Alsat-M
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Kosova

#75

Post by Arbëri » Tue Nov 23, 2010 6:24 pm

Fatmir Sejdiu lë Kosovën, shkon në Amerikë

Image

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-lideri i Lidhjes Demokratike (LDK), Fatmir Sejdiu këto ditë ka lënë Kosovën dhe ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Burime të afërta me familjen e Sejdiut, thonë se ai ka shkuar për pushime në SHBA, pas gjithë shqetësimeve që përjetoi në kohët e fundit në skenën politike kosovare.

Ndërkohë, burime të tjera theksojnë se Sejdiu ka shkuar për të qëndruar më gjatë në Amerikë, e mbase për jetuar atje përgjithmonë. Ai këtë mundësi e ka, pasi që ka edhe shtetësi amerikane me tërë familjen e ngushtë dhe më të gjerë.
Sejdiu në Amerikë ka shumë vite që ka edhe dy vëllezërit dhe motrën e tij, bashkë me familjet e tyre, të cilët ka kohë që gëzojnë statusin e shtetasve amerikanë.

Me Fatmirin në SHBA ka udhëtuar edhe bashkëshortja e tij. (KD)
http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,98,42197
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Post Reply

Return to “Lajme”