Këtë muaj, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, raportoi përpara Këshillit të Sigurimit të OKB-së për punën e UNMIK-ut gjatë dhjetorit 2009-marsit 2010 (shih dokumentin S/2010/169). Ky dokument përmban 12 kapituj dhe tri anekse.
II. Situata politike dhe prioritetet e misionit
Raporti thotë se UNMIK-u është i angazhuar për siguri dhe stabilitet në bashkëpunim me Prishtinën dhe Beogradin. Ashtu sikurse të gjitha raportet gjatë 11 vjetëve të fundit, edhe ky shërbehet me fjalorin standard të UNMIK-ut: “pajtimi i komuniteteve”, “të drejtat e pakicave”, “dialogu dhe bashkëpunimi rajonal” etj. (pika 2). Tregohet se si EULEX- vepron përbrenda kornizës politike neutrale të OKB-së ndaj statusit të Kosovës. Dhe se UNMIK-u po e vazhdon qëndrimin dhe mandatin e tij në Kosovë në bashkëpunim me EULEX-in (3). Për vizitën e Tadiqit në janar thuhet se përçoi porosi paqeje, por qëllimisht nuk përmendet vizita e tij në Osojan, ku Tadiqi theksoi se “Kosova është Serbi”. Sa herë ka referenca për objektet fetare ato shkruhen vetëm në gjuhën
serbe (p.sh. “Visoki Deèani”), kurse komunat e Kosovës shkruhen në shqip dhe serbisht (p.sh.
Deçan/Deèani) (4). Kjo është pasojë e trajtimit të objekteve ortodokse si pjesë të Serbisë, për të cilat nuk vlen, madje, as dygjuhësia multietnike e Kosovës. Me një ton ankues raportohet për rastet
kur Policia e Kosovës ktheu mbrapsht Bogdanoviqin dhe Ristiqin (5). Thuhet se zgjedhjet për komunën e re të Ranillugut do të mbahen më 20 qershor. Kurse për zgjedhjet në veriun e Mitrovicës raporti thekson se do të mbahen më 30 maj, dhe se ato do të zhvillohen sipas “ligjit serb” (7). Pra OKB-ja e di se zgjedhjet e Serbisë do të mbahen në Kosovë, dhe nuk shprehet kundër kësaj.
III. Puna me Prishtinën e Beogradin dhe çështjet praktike
Raporti tregon se më 3 mars PSSP-ja Lamberto Zannier është takuar në Beograd me Bogdanoviqin, e po ashtu zyrtarë të EULEX-it janë takuar me autoritetet serbe për zbatimin e ligjit (8). Thuhet se kontrolli i gjykatave dhe doganave në veri ende nuk është realizuar (9). Raportohet se më 16 shkurt BE-ja paska caktuar për përfaqësues të lehtësimit të realizimit të zonave të veçanta sipas Planit të Ahtisaarit, përfaqësuesin e zyres greke në Kosovë, Dimitris Moschopoulos (10). Merreni me mend – për këtë gjë është caktuar një ortodoks shteti i të cilit nuk e njeh shtetin e Kosovës! Tash ndihmës i Moschopoulosit do të jetë Lutfi Haziri, i cili, pasi e kreu detyrën e tij të ndarjes së Kosovës nëpërmjet decentralizimit, pas “riformatzimit” të Qeverisë është emëruar ministër për kulturë, rini dhe sport. Pra tash ia kanë dhënë detyrën e serbizimit të kulturës dhe historisë sonë. Të mos harrojmë që ky njeri i ka kontribuar edhe rikolonizimit serb të Kosovës. Ish këshilltari i tij kryesor gjatë kohës sa ishte ministër i pushtetit lokal, Dardan Gashi, ka firmosur dokumentin për kthimin e serbëve aty ku do Serbia. Në “rifreskimin” e Qeverisë, tash Dardan Gashi është zv.ministër iintegrimeve.
IV. Kosova veriore
Kur flitet për Kroin e Vitakut, thuhet se kërkohet braktisja e tensioneve të krijuara dhe kthimin në nevojat e pëbashkëta. Pra, si gjithmonë, raportet e OKB-së sa herë bëhet fjalë për situata ku serbët shkaktojnë dhunë, nuk përmendet kush e bën këtë gjë, por thuhet “tensionet e shkaktuara”, thuajse ato pikën nga qielli dhe u vetëshkaktuan. Këtu as që përmendet se si serbët e struktutave paralele pengojnë shqiptarët për t’u kthyer në veri, madje duke përdorur forcën e armatosur
me kalashnikovë e granata dore, kurse në pikën e mëhershme 5, citohet Bogdanoviqi duke thënë se kthimi i tij mbrapsht në Serbi nga Policia e Kosovës do të ndikojë keq në kthimin e serbëve në Kosovë! Raporti thotë se UNMIK-u është i zotuar që romët, ashkalinjtë dhe egjiptasit e veriut t’i
vendos nëpër shtëpi të reja, duke theksuar se shëndeti i tyre është i rrezikuar (12). Çfarë hipokrizie! Dihet që vetë UNMIK-u është ai që i ka vendosur ata më 1999 nëpër kampe të
cilat ngrihen mbi vendet e helmuara me plumb. Thuhet që Elektroindustria e Serbisë i ka futur serbët e veriut në sistemin e pagesave, por nuk dënohet ky akt (13). Për strategjinë e institucioneve të Kosovës dhe ICO-së për integrimin e veriut, thuhet se nuk është pyetur UNMIK-u (14). Raporti pothuajse njëzohet me qëndrimet e Serbisë dhe strukturave paralele se kjo strategji provokon dhunë, prandaj është e dëmshme (15).
V. Siguria
Për kushedi se të satën herë gjatë raporteve të kaluara, edhe në këtë raport gjendja e sigurisë vlerësohet nëpërmjet formulimit tashmë apatik – “e qetë, por e brishtë”. Në pikën 16 po ashtu përmenden serbët e veriut të cilët penguan ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve te Kroi i Vitakut. Por, këtë gjë raporti përpiqet ta nxjerr si incident, meqë serbët paskan menduar se punëtorët shqiptarë e kishin kapërcyer kufirin e ndërtimeve sipas marrëveshjes me UNMIK-un! Në këtë pikë, kur flitet për një grup të armatosur i cili më 13 mars sumoi me kalashnikovë pikën doganore 31, sulm që vinte nga ana e Serbisë, raporti thotë “grup i paidentifikuar”.
Kurse në pikën 17, kur flitet për hedhjen e gurëve në shtëpitë e serbëve të kthyer në Klinë, raporti thotë se dyshohet të ketë ndodhur nga “të rinj shqiptarë”. Po ashtu për një rast në Zallq ku ishte fyer një serb, thuhet se kjo gjë i kishte ndodhur nga një “grup i paidentifikueshëm shqiptarësh”. Pra, për shqiptarët thuhet se janë shqiptarë edhe kur nuk dihet. Kurse për serbët nuk thuhet se janë serbë edhe kur dihet me siguri. Ky kapitull përmban hollësi të shumta për sulme të
ndryshme ndaj serbëve, por nuk përmban asnjë fjalë për shqiptarët e terrorizuar në veri të Kosovës. Raporti tregon se në Kosovë qenkan zënë tre inspektorë nga Serbia të cilët kontrollonin
autobusë në Kosovë, dhe pasi janë mbajtur në paraburgim për vetëm një natë, të nesërmen janë liruar (18).
Raporti, njëjtë po sikur Beogradi dhe qëndrimet e Radiqit në OKB, pretendon se incidenetet e vazhdueshme ndëretnike po e pamundësojnë kthimin e serbëve (19). Nëpërmjet këtij qëndrimi,
UNMIK-u dhe Begradi dëshirojnë krijimin e përshtypjes për pasigurinë e kthimit të serbëve nëpër vendet ku kanë jetuar ata para luftës, ashtu që të mund të realizohet “kthimi i qëndrueshëm,
pra kthimi i serbëve aty ku planifikon Serbia. E kjo do të thotë vendosja e tyre nëpër vendet territoriale strategjike – aty ku lidhen ose zgjerohen enklavat. Këtu shihet, pra, se UNMIK-u së bashku me EULEX-in mbetet agjenti kryesor ndërkombëtar i Serbisë në Kosovë, kurse politikanët
udhëheqës janë asistencë e dëgjueshme e këtyre misioneve.
VI. Sundimi i ligjit
UNMIK-u bashkëpunon për sundimin e ligjit edhe me Serbinë (21). Ky mission lëshon certifikata udhëtimi për vendet që nuk e njohin Kosovën si shtet.
Raportohet se gjatë tre muajve (janarmars) Ministria e Drejtësisë e Kosovës ia ka paraqitur Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë rreth 1,000 kërkesa për ndihmë juridike reciproke, por se kjo e
fundit nuk i ka kthyer përgjigje (22).
VII. Kthimi
Ata që e kanë lëshuar Kosovën, nuk quhen refugjatë, por të “zhvendosur” (24). Kështu ata janë quajtur gjithnjë nga UNMIK-u, duke qenë se Rezoluta 1244 nuk i konsideron Kosovën dhe
Serbinë si dy shtete të ndryshme. Prandaj, ata që kanë lëshuar Kosovën dhe janë vendosur në Serbi trajtohen si të “zhvendosur” brenda të njëjtit shtet. Në pikën 26 thuhet se UNHCR i
trajton disa komunitete si bashkësi që gjenden “në rrezik”. Në anën tjetër, asnjë fjalë e vetme për kthimin e mijëra shqiptarëve të dëbuar nga veriu i Kosovës.
Burimi:
http://vetevendosje.org/