"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Toleranca fetare nder shqiptaret.

Ky nenforum, me diskutimet ne te, synon te inkurajoje tolerancen fetare midis njerezve.

Moderator: ALBPelasgian

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4136
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Toleranca fetare nder shqiptaret.

#31

Post by Zeus10 » Tue Sep 23, 2014 11:52 am

Me koment:

Pyetja 1(drejtuar Papes)

Sokol Balla(Top Channel): Shenjtëria juaj, ju vizituat Shqipërinë, një vend me shumicë myslimane, e vizituat në një moment kritik të situatës në botë, pasi ju vetë keni thënë që Lufta e Tretë Botërore ka filluar tashmë. Mesazhi juaj në Tiranë ishte vetëm për shqiptarët apo edhe për të tjerët?

(menjehere pas saj)Pyetja 2

Sokol Balla: - Përgjatë bulevardit kryesor, ishin varur portretet kryesore të klerikëve që u martirizuan gjatë periudhës komuniste, në një vend që ishte ateist deri 25 vite më parë. Ç'emocion përjetuat?

Pyetja jone:
Po si ndodhi more Sokol, qe nga nje vend ateist, u shnderrua ne nje vend mysliman brenda 25 vjetesh?!
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

land
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 257
Joined: Wed Sep 30, 2009 4:30 pm
Gender: Male

Re: Toleranca fetare nder shqiptaret.

#32

Post by land » Thu Sep 25, 2014 1:24 pm

tek indiferenca fetare eshte sekreti i tolerances fetare te shqiptareve, shqiptaret jane komb afetar ne shumicen e tyre.
"They are Nietzsche's over-men, these primitive Albanians — something between kings and tigers."
- Henry Noel Brailsford

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Toleranca fetare nder shqiptaret.

#33

Post by rrëqebull » Sun Jan 11, 2015 5:41 pm

[quote2="'"][quoteem]
French Ambassador Fitoussi: My country and Europe should learn from the example of religious harmony that exists in Albania
shqiperiaebashkuar.info/2015/01/french-ambassador-fitoussi-my-country-and-europe-should-learn-from-the-example-of-religious-harmony-that-exists-in-albania/
Po bre idiot çashtu osht, ju duhet me marrë msim prej neve për harmoni fetare, po a e dini ju se kjo harmoni fetare te na e ka emrin NACIONALIZËM, të cilin ju e luftoni ?!
Forumi Besëlashtë Shqiptar[/quoteem]

Pajtohemi krejtësisht me këtë qëndrim! Çdo Shqiptar syshqiponjë e kupton menjëherë që pas «cirqeve me fjalë» për "tolerancë fetare" fshihet veçse pangopësia e organizatave abrahamike për të shtirë gjithnjë e më shumë pushtetin e tyre kripto-politk dhe kulturor në Trevat Tona, duke na shpërfytyruar, tjetërsuar dhe shkombëtarizuar kinse me dëshirën tonë!

Ajo çka kundra-shqiptarët kërkojnë të fshehin me anë të 'bombardimit retorik' për "tolerancë fetare", është fakti që kurrë nuk i kemi përqafuar ideologjitë pushtuese arsye-vrasëse dhe natyrë-ndrydhëse abrahamike, por i kemi qëndruar besnikë Shqiptarësísë, duke mos e parë kurrë njëri tjetrin si "muhamedist" apo "kristianist", por veçse si Shqiptar, Bashkëkombës e Vëlla!

Të bashkuar dhe të papërçarshëm na mban Komb-Dashuria, Nacionalizmi, dhe jo "toleranca" ndaj ideologjive përçarëse kundra-kombëtare (dhe hipokrite, meqenëse, nën maskë, janë edhe kundra njëra tjetrës!)
[/quote2]

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Toleranca fetare nder shqiptaret.

#34

Post by rrëqebull » Sun Jun 28, 2015 2:52 pm

rrëqebull wrote:
Image

Labinota femra e parë me mbulesë në Kuvendin e Kosovës
http://www.zeri.info/artikulli/37534/la ... soves-foto
Kjo është e padrejtë dhe e pabarabartë dhe i shkel të gjitha parimet e ndërsjelltësísë nëse së pari nuk zgjidhet në kuvendin arab një arabe me veshje kombëtare shqiptare dhe ndjekëse e Kanunit!!!

Siç ka thënë edhe Sami Frashëri:
«Komunitetet fetare të jenë të ndara nga shteti.»

Këto janë komunitete kulturore të huaja, të pushtuesve qindravjeçarë! që ende sot e kësaj dite përpiqen kundra Kombit dhe Kulturës Shqiptare për ta zëvendësuar atë me mendësi shkretëtirash dhe vlera kundra-shqiptare.

Kjo është njësoj sikur ne të kërkonim që arabët e turqit të fillonin të visheshin me Veshje Kombëtare Shqiptare dhe që të ndiqnin Kanunin Shqiptar! Si do të vepronin ato shtete nëse ne do të kërkonim që në kuvendet e tyre të hynin turq e arabë me veshje kombëtare shqiptare ndjekës të Kanunit? E dimë të gjithë.


Së shpejti, po vazhdoi kështu kjo "toleranca" mallëngjyese ndaj kundrashqiptarësísë, do të kemi njerëz me botëkuptime dhe kulturë meslindore që punojnë për interesa turko-arabe edhe në Kuvendin e Shqipërisë Perëndimore.
Kështu ka për të qenë derisa politika do të jetë hapësira e mishve me dy sy që lëvizin duke pasur si karburant vetëm "fondet" e "financimet" pa bërë as dallimin më të vogël se nga kush e për çfarë i marrin ato para.

Dhe, duhet shtuar, ky lajm tregon gjithashtu se këta lloj shqiptarësh të trushpëlarë dhe sëmurur e çshqiptarizuar tërësisht nga pikëpamja kulturore e botëkuptimore, po fillojnë të përbëjnë një elektorat më vete. Fjalimet me ngjyrime fetare kriptoabrahamike, të cilat nuk munguan as në fushatën e fundit për zgjedhjet vendore në Shq.P., me të drejtë u duken të çuditshme, keqtingëlluese dhe të pavenda një numri të madh shqiptarësh (sidomos atyre që ia kanë dalë mbanë që të ruajnë një farë syri kritik pavarësisht gjithë sulmit kundra arsyes së lirë që është ndërmarrë e po ndërmerret nga mediat dhe arsimi që janë në shërbim të etnomazokistizímit dhe çshqiptarizimit të shoqërisë sonë) por tashmë duhet të fillojmë ta kuptojmë që të gjithë se ato fjalime as nuk janë rastësi dhe as nuk tregojnë se politikanëve ka filluar papritur t'iu «këput shpirti» për fenë; me ato lloj fjalimesh ata veçse i drejtohen pikërisht këtij lloj elektorati që ka bërë të mundur që një e shkombëtarizuar të hyjë në këshillin bashkiak të kryeqytetit, pra elektoratit të përbërë prej shqiptarëve të cilëve u është bërë shpëlarja e trurit përgjatë gjithë këtyre viteve të "tranzicionit" dhe ndërgjegjja kombëtare e të cilëve është ndotur apo helmuar nga veprimtarët kundrashqiptarë që kanë pasur liri të plotë veprimi, të maskuar si "bamirës".
Tiranë: PDIU me grua me ferexhe në këshillin bashkiak

Image

Për herë të parë një besimtare myslimane e mbuluar me shami është zgjedhur në këshillin bashkiak të Tiranës. Albina Ferko Nanaj, e zgjedhur në kuadër të listës së Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU).

Vetë Nanaj e ka lajmëruar zgjedhjen e saj në Facebook, që në fakt vërtetohen edhe në faqen e KQZ-së ku PDIU ka marrë në Tiranë 11 637 vota ose 3,95% dhe ka 3 anëtarë të këshillit bashkiak.

Ajo në rrjetin e saj social Facebook si këshilltarja e re e Bashkisë së Tiranës, falënderon qytetarët dhe drejtuesit e PDIU.

“Miq të nderuar! Tashmë jam zyrtarisht anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Dua të falënderoj kryetarin e PDIU z. Shpëtim Idrizi i cili mbështeti prezencen time në atë keshill. Mirenjohje dhe respekt për te gjithe anetaret dhe bashkeudhetaret e mi ne PDIU që treguan se janë shembull qytetarie dhe kulture gjatë gjithë fushatës. Jam e bindur që me një staf të tillë të përkushtuar dhe profesionist do t’i japim zë interesit të çdo qytetari të ndershëm të Tiranës.
Në fund, por jo si më pak të rëndësishmit dua të falënderoj secilin nga ju miq dhe dashamirës për mbështetjen e pakushtëzuar. Mbështetja juaj me bën të përulur dhe më shton forcën për t’i qëndruar misionit tim. Mbi të gjitha falënderimi i takon Zotit Bujar për çdo bekim dhe mirësi”.

Post Reply

Return to “Toleranca fetare”