"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Toleranca fetare nder shqiptaret.

Ky nenforum, me diskutimet ne te, synon te inkurajoje tolerancen fetare midis njerezve.

Moderator: ALBPelasgian

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Toleranca fetare nder shqiptaret.

#16

Post by rrëqebull » Wed Jun 11, 2014 2:30 pm

Image

Labinota femra e parë me mbulesë në Kuvendin e Kosovës
http://www.zeri.info/artikulli/37534/la ... soves-foto
Kjo është e padrejtë dhe e pabarabartë dhe i shkel të gjitha parimet e ndërsjelltësísë nëse së pari nuk zgjidhet në kuvendin arab një arabe me veshje kombëtare shqiptare dhe ndjekëse e Kanunit!!!

Siç ka thënë edhe Sami Frashëri:
«Komunitetet fetare të jenë të ndara nga shteti.»

Këto janë komunitete kulturore të huaja, të pushtuesve qindravjeçarë! që ende sot e kësaj dite përpiqen kundra Kombit dhe Kulturës Shqiptare për ta zëvendësuar atë me mendësi shkretëtirash dhe vlera kundra-shqiptare.

Kjo është njësoj sikur ne të kërkonim që arabët e turqit të fillonin të visheshin me Veshje Kombëtare Shqiptare dhe që të ndiqnin Kanunin Shqiptar! Si do të vepronin ato shtete nëse ne do të kërkonim që në kuvendet e tyre të hynin turq e arabë me veshje kombëtare shqiptare ndjekës të Kanunit? E dimë të gjithë.

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4135
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Toleranca fetare nder shqiptaret.

#17

Post by Zeus10 » Wed Jun 11, 2014 6:33 pm

Ky eshte me te vertete nje problem i madh. Zbatimi me fanatizem i urdhrave te kesaj feje, pervecse te zhvesh si individ nga disa liri themelore, qe duhet te gezoj cdo njeri pavaresisht nga seksi apo mosha, te zhvesh dhe prej identitetit etnik. Nese fillon e vishesh ndryshe nga bashkekombasit e tu, ushqehesh, sillesh dhe jeton thelbesisht ndryshe prej vellazerise shqiptare, nuk i perket me asaj. Duke i shtuar kesaj dhe fanatizmin fetar, qe shkon perkunder me mendjen e hapur deri ne kufijte e ateizmit tradicional te shqiptareve, atehere ti shkeput cdo lidhje me kulturen shqiptare, qe eshte ngjizesi i lidhjes etnike, aq fort te luftuar dhe nga shtetet e krishtera. Ne kete pike te dyja fete e Lindjes, kane luftuar ethshem, te na shkombetarizojne, muslimanizmi me fanatizmin dhe trushplarjen, kurse krishterimi me degjenerimin, humbjen e vlerave morale, asimilimin dhe ridikulizimit te atdhedashurise apo interesave humane.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Toleranca fetare nder shqiptaret.

#18

Post by rrëqebull » Wed Jun 11, 2014 8:51 pm

Faleminderit Zeus, pajtonem tërësisht!

Mos të harrojmë asnjëherë që, thënë me fjalët e etnologut, historianit dhe lëvruesit të traditës burimore shqiptare,
Prof. Dr. Mark Tirtës, «prapa fesë gjithnjë janë fshehur interesat politike të pushtuesit.», dhe kjo nuk ka ndryshuar as sot.

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Toleranca fetare nder shqiptaret.

#19

Post by rrëqebull » Fri Jun 27, 2014 12:47 pm

Image

PROPAGANDA KUNDRA-SHQIPTARE:
ABRAHAMIKËT PO BËJNË THIRRJE PËR SHKOMBËTARIZIMIN TONË DHE ZHDUKJEN E KULTURËS SHQIPTARE!!!

Njëri prej misionarëve armiqësor të ngarkuar për të na shkombëtarizuar thotë se: "Në asnjë vënd të botës myslimanët nuk janë të katandisur më keq se në Shqipëri ku komunizmi e ka bërë pothuasje të pamundur të dallosh midis myslimanëve dhe jo-myslimanëve. I nxis të gjithë të punojnë për ta ringjallur islamin në këtë vend".

Kjo është veçse mashtrim, sepse Edith Durhami e ka përgënjeshtruar çdo lidhje midis shqiptarëve dhe ideologjive theo-politike abrahamike që më tepër se 100 vite më parë, kur shprehej se: «Shqiptari është gjithnjë shqiptar. Myslimanëve serbë e bullgarë u është fshirë çdo ndjenjë kombëtare nga fuqia e madhe e islamizmit. Ata mbahen për myslimanët më fanatikë të Evropës sa ua kanë frikën edhe bashkëkombësit e tyre kristianë. Ndërsa me shqiptarin ndodh krejt ndryshe. Ai është së pari shqiptar».

Vini re që kjo nxitje që po bëjnë misionarët kundra-shqiptarë tashmë prej dekadash, duhet lexuar si një pranim i faktit që shifra e stër·përmendur "75% myslimanë", (si dhe përqindjet për dy ideologjitë simotra abrahamike të tjera), është një broçkull që veçse të pandërgjegjshmit etnomazokistë mund të besojnë dhe përhapin.

Është gjithmonë e më e rëndësishme që kur ju pyesin se çfarë feje keni, përgjigjja juaj duhet të jetë ajo e vërtetë:
JAM SHQIPTAR! FEJA IME ËSHTË SHQIPTARËSÍA!

Propaganda kundra-shqiptare abrahamike 26/06/2014: https://www.facebook.com/photo.php?fbid ... 1959056756

Në vidjo,

http://www.youtube.com/watch?v=tzI-PkTy7bo
tek sekonda 00:51, mund të shihni se si magjypët paraqiten si "albanian" për të shtuar numrin e myslimanëve.
Është e tepërt të shtohet se, sado pak i rëndësishëm qoftë imazhi i shtrembëruar që bota ka për ne në krahasim me rëndësinë e vetëdijes së pastër që duhet të kemi ne vet, këto lloj propagandash e përkeqësojnë sa s'ka më mënyrën se si evropianët e tjerë na shohin.
Dhe sidomos, në sytë e tyre vërtetohet gjithçka nga propagandat që serbo-grekët po përhapin prej kohësh nëpër Evropë dhe internet, duke na paraqitur si bisha islamike turko-arabësh që duhen spastruar nga gadishulli. Prandaj dhe financuesit e faqeve të internetit islamike në Shqipëri Veriore janë serbë, sepse është e vetmja mënyrë për të "vërtetuar" gënjeshtrat që përhapin për ne.

Nëse ne ndërgjegjësohemi dhe e themi të vërtetën ashtu siç është:
që JEMI SHQIPTARË, FEJA JONË ËSHTË ATDHEDASHURIA!,
e gjithë loja e kundra-shqiptarëve shkërmoqet dhe asgjësohet vetvetiu nën peshën e pavërtetësisë së vet!

User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 719
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Toleranca fetare nder shqiptaret.

#20

Post by CERMENIKASI » Sat Jun 28, 2014 10:56 pm

Titulli i këtij nënforumi asht:Toleranca fetare ndër shqiptarët.
Shumë postime këtu s'kanë të bajnë asgja me tolerancën fetare ndër shqiptarët.

Sidoqoftë rroftë mendimi i lirë
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Toleranca fetare nder shqiptaret.

#21

Post by rrëqebull » Sun Jun 29, 2014 6:45 pm

Është e kotë të vazhdojmë e ta quajmë "tolerancë fetare" atë që në të vërtetë është shpërfillje ndaj religjioneve dhe ideologjive të huaja.
ALBPelasgian wrote:They are, nevertheless, actuated by no religious fanaticism, and as long as they are called Albanians, the religion of Christ or that of Mahomet furnishes them with no pretexts for individual quarrels; indeed they may be considered as indifferent with regard to their exterior worship.
[...]
This indifference causes them to contract alliances among each other without the smallest consideration to religion; and hence is it not rare to see Mussulman and Greek chiefs connect themselves by a double alliance. All in general hate the Turks, whose effeminacy and incapacity they despise. " The Osmanlis," they say, " is good for nothing but to eat soup."

Memoirs on the Ionian islands: considered in a commercial, political, and ...
By Frédéric Guillaume de Vaudoncourt, William Walton
Duhet t'i quajmë gjërat me emrin e tyre.
Të jesh mysliman do të thotë të jesh përkrahës e ndjekës i traditave dhe i nacionalizmit perandorist turk e arab.
Të jesh katolik do të thotë të jesh përkrahës e ndjekës i nacionalizmit perandorist vatikanas.
Të jesh ortodoks do të thotë të jesh përkrahës e ndjekës i nacionalizmit perandorist grek, serb a bullgar.

Religjionet janë ideologji politike. Për "grigjën" paketohen si diçka shpirtërore, por udhëheqësit e tyre janë krejt të ndërgjegjshëm se janë duke bërë politikë.

Ça kuptimi ka atëherë të flitet për tolerancë midis shqiptarëve që përkrahin nacionalizmin arab dhe atyre që përkrahin nacionalizmin grek?!
Dhe, para së gjithash, ça kuptimi ka që një shqiptar të jetë ndjekës e përkrahës i traditave, ideologjive dhe nacionalizmave të huaja?


Nëse flasim për njerëz që e quajnë veten "mysliman" e "ortodoks" edhe pa qenë fanatikë të nacionalizmit dhe kulturës arabe apo greke (bizantine), atëherë nuk po flasim për ndonjë lloj tolerance, por për njerëz që nuk kanë mësuar ende t'i quajnë gjërat me emrin e tyre të vërtetë dhe që i trajtojnë gjërat në mënyrë siërfaqësore, pa kuptuar se në këtë mënyrë veçse e dëmtojnë Interesin Kombëtar.



Tani, vetëm si shembull, shikoni pakëz këtë "Bashkësinë e Shqiptarëve Myslimanë në Itali":

https://www.facebook.com/groups/unione.uami/?fref=ts
https://www.facebook.com/uamiassociazione?fref=nf

dhe pyesni veten se si mund të përfaqësohet Kultura Shqiptare në një vend të huaj apo kudo, duke ndjekur dhe përkrahur traditat dhe interesat arabe ?!

Sa elemente të Kulturës Shqiptare dalloni në materialet që kanë shpërndarë në faqet e tyre?


E pra... nëse përgjigja juaj është e pandikuar nga paragjykime apo nga mendjelehtësira të tjera, nuk keni si mos të dalloni që këta janë njerëz përhapin e mbrojnë interesat arabe, qoftë në një vend të huaj, qoftë në Shqipni,
sepse janë veçse vegla të nacionalizmit perandorist arab dhe Kombit Shqiptar nuk kanë si t'i sjellin ndonjë të mirë, përkundrazi.

Kështu që përfundimi më i arsyeshëm, i zhveshur nga çdo lloj ndikimi apo paragjykimi apo censurimi,
nuk mund të jetë veçse ky:

"tolerancë fetare", do të thotë -tolerancë ndaj shkombëtarizimit të shqiptarëve-!

Si mund të jesh tolerant ndaj shkombëtarizimit të bashkëkombësve?!

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Toleranca fetare nder shqiptaret.

#22

Post by rrëqebull » Sun Jun 29, 2014 7:57 pm

rrëqebull wrote:Religjionet janë ideologji politike. Për "grigjën" paketohen si diçka shpirtërore, por udhëheqësit e tyre janë krejt të ndërgjegjshëm se janë duke bërë politikë.

«Priftëria patriarqike bëri vegël të qëllimit të saj fenë, dhe me fuqinë e kësaj, dyke u dëftyer si kyçmbajtës i qiellit dhe i dheut e vështronte veten si përfaqësonjës pushtet plotë të Perëndisë edhe në Parajsë edhe në Ferr, dhe po tund fenë si këmborë frikësonjëse kundër cilitdo shqiptar që dëshiron shkronjat e tij.»

Petro Nini Luarasi

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Toleranca fetare nder shqiptaret.

#23

Post by Mallakastrioti » Mon Jun 30, 2014 8:49 pm

Kane frike dhe tmerr prej nje busti! E shajne dhe e fyejne alla hajdutçe duke treguar "trimerine e tyre".Nndoshta i nxjerrin inatin nje busti, pasi te gjoret, tere diten duke ndejtur pa ngrene dhe pire , dihet qe mendja dhe truri e peson ne keto raste!

Image

Prespar
Regular Member
Regular Member
Posts: 99
Joined: Thu Sep 09, 2010 6:35 pm
Gender: Male
Location: Chicago

Re: Toleranca fetare nder shqiptaret.

#24

Post by Prespar » Mon Jun 30, 2014 9:18 pm

^ complete low life's ....Plera

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Toleranca fetare nder shqiptaret.

#25

Post by Patush » Mon Jul 07, 2014 6:19 am

Adhe pse kan kalu 600 vjet Gjergji ju shtin tmerrin gjak prishunve aziatik.. lol. Shikjojeni si sa lehte i bijne bustit ...hahaa
dashje apo pa dashje ata ja rrisin vlerat Gjergjit e aq ma teper ata veqse kallzojne surratin e tyne.

A e qarte se prania e Gjergjit ne qfare do forme ndikon si mbrojtes dhe kallzues i se keqes qe na rrethon!

Prit kur tshkojne e tkacafyten me permendoren e Nane Terezes -lol-
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Toleranca fetare nder shqiptaret.

#26

Post by rrëqebull » Tue Aug 26, 2014 4:27 pm

[quote2="'"]Image

Përvoja qindra e qindravjeçare me ideologjitë internacionaliste fetaro-politike të huaja — të cilat kanë qenë veçse armë ideologjike për të na shtypur, përçarë e shkombëtarizuar më thjeshtë dhe asnjëherë mjete zhvillimore për të rritur mirëqenien tonë — tashmë e ka nxjerrë në shesh faktin e kryer dhe të pamohueshëm:

toleranca ndaj çdo sistemi politik dhe/apo fetar që nuk është burimor për ne, që nuk është i lindur, i ngjizur e i farkëtuar në thellësinë oqeanike, shkëlqesinë magmatike dhe vullnetshmërinë titanike të Mendësisë, Kulturës dhe Natyrës Shqiptare, dhe që nuk është i krijuar Prej•Shqiptarit•Për•Kombin e Prej•Kombit•Për•Shqiptarin, është në të vërtetë një përqafim i vetë-shkatërrimit.

Sado u mohoftë kjo gjë nga “politologët” e kllounitikanët e pandërgjegjshëm që kemi sot, të cilët nuk dinë të shohin e të planifikojnë, për të Ardhmen Kombëtare, më larg se sa fushata e tyre elektorale e përditshme në faqet e gazetave e në studiot televizive nga ku përpallin hipokrizitë, mashtrimet dhe syleshësítë e tyre të radhës (duhet thënë zgjeshur: në disa raste jo se nuk duan të veprojnë mirë, por thjesht e kanë të pamundur sepse janë të paaftë, të cekët, të papërkushtuar, mjaftohen me “njohuri” sipërfaqësore, shkojnë pas rrymës syleshe, dhe as vetë nuk e kuptojnë se çfarë bëjnë!),
historia na e tregon qartë:

ideologjitë e sistemet fetare e politike e ekonomike të huaja, siç janë abrahamizmat shkretuese kristiano-muahmetiste, perandorizmat nëpërkëmbëse multi-etnike e kundra-sovranitet, marksizmi me gjithë bolshevizmat nacional-shkatërrimtare e pan-sllaviste dhe, së fundmi, liberal-bolshevizmat, protektoratizmat, multikulturalizmat, supermarketizmat e neo-sovjetizmat "euro-atlantike" të fshehura pas nofkës “demokraci”, nuk na kanë sjellë as Zhvillim, as Bashkim e as Mirëqenie Kombëtare, prandaj nuk bëjnë për ne!
Jo se nuk i duam ne ato, por sepse këto sisteme politiko-fetare nuk na duan neve! dhe e kanë treguar veten se janë jo thjesht jo-shqiptare, por armë të mirëfillta në duart e kundra-shqiptarëve, të cilët, sado të bukura i paçin maskat e “humanitetit” e të “partneritetit”, i kanë shfrytëzuar e vazhdojnë t’i shfrytëzojnë këto ideologji e këto sisteme për të na penguar, për të na mbajtur peng, për të na përçarë, shkombëtarizuar e shkatërruar.

«Shkoftë kohë e shkoftë mot, e vërteta del më not»,
thotë ajo fjala e urtë kombullore, prandaj, pas gjithë kohëve e moteve që kanë kaluar, nuk ka më asnjë dyshim:
PËRKATËSIA FETARE E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARËSÍA!
PËRKATËSIA POLITIKE E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTAROKRACÍA!
Dhe vetëm kështu mund të jetë.

Pa Shqiptarësi•e•Shqiptarokraci nuk do të kishte patur as Lidhje të Lezhës, as Lidhje të Prizrenit, as Shpallje të Pavarësisë e besa as UÇK e Riçlirim të Shqipërisë Veriore!

Madje, fakti që u desh një ri-Çlirim për Shqipërinë Veriore, është dëshmia më e prekshme e dëmeve që i shkaktohen Kombit nga sistemet politike jo-shqiptare, pasi pa to, tashmë ne do të ishim në përgatitje të kremtimeve për '70 vjetorin e Ribashkimit' e jo të 70 vjetorit të luftës nacional-shkatërrimtare!

Problemi nuk është aspak se ai sistem ishte totalitar-bolshevizëm e jo liberal-bolshevizëm ("demokraci"), por problemi është se ishte një sistem jo-shqiptar (ideologjikisht dhe pushtetarisht).
Prandaj as liberal-bolshevizmi nuk po funksionon, edhe duke qenë relativisht më "i mirë" se sa totalitar-bolshevizmi, sepse është një sistem jo-shqiptar.

Dëmet dhe nacional-shkatërrimet që shkaktoi jo-shqiptarësía e sistemit dhe ideologjisë totalitar-bolshevike — përgjatë së cilës Shqiptarësía dhe Shqiptarokracia, ndonëse nuk u zhdukën (është diçka e pamundur kjo se Shqiptaria është e pavdekshme!), u mbajtën peng nga marrëzia marksiste, etnomazokiste e pan-sllaviste e atyre që nuk kishin as Nder e as Besë për të qenë Shqiptarë e Shqiptarokratë — kanë për t'u ripërsëritur edhe me liberal-bolshevizmin dhe me rrëzimin e tij (sepse edhe ky sistem është drejt rrëzimit kudo nëpër Perëndim, herët a vonë, duam apo s'duam ne, duan ta kuptojnë apo s'duan ta kuptojnë kllounitikanët tanë).

Rruga e Shqiptarisë, e shtruar nga Kombi, u pastrua dhe u hap përsëri nga Rilindasit.
Por që pas luftës së dytë botërore e deri tani, në veprim e në pushtet janë ri-vdjerrësit, të paaftët e servilët kundra-kombëtar të perandorive e religjioneve internacionaliste të vjetra dhe të radhës!
[/quote2]

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Toleranca fetare nder shqiptaret.

#27

Post by Adriana » Mon Sep 01, 2014 9:54 pm

Toleranca fetare Shqiptare në Ferizaj, xhamia dhe kisha në një oborr… (vetem se tani xhamia ka dy minare, në dallim nga koha kur është bërë fotografia e parë).

Image

Image
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Toleranca fetare nder shqiptaret.

#28

Post by rrëqebull » Sat Sep 20, 2014 7:01 pm

Artikulli më i mirë i vitit në të gjithë publicistikën mbarëshqiptare.

Po dallojte me të verdhë pjesët që kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me titullin e çështjes, por artikulli është i gjithi me vlerë.
[quote2="'"]Një gënjeshtër nuk bëhet e vërtetë në gojën e Papës

Papa Francesku I do të vijë nesër në Tiranë për të kryer, siç është paralajmëruar zyrtarisht nga Vatikani, atë që nuk mund të quhet ndryshe veçse si rituali retorik i celebrimit të së ashtuquajturës tolerancë dhe bashkëjetesë paqësore regjioze në Shqipëri. Në të vërtetë kjo është një gënjeshtër historike. Në Shqipëri nuk ka ekzistuar kurrë tolerancë dhe aq më pak bashkëjetesë fetare, as në të shkuarën as sot. Kur flitet për tolerancë dhe bashkëjetesë paqësore fetare, religjioze, nga vetë fjala, nënkuptohet toleranca dhe bashkëjetesa midis personave të cilët janë besimtarë të një feje dhe e ushtrojnë atë, domethënë kryejnë ritualet e saj. Në Shqipëri, ata të cilët janë praktikues religjiozë, të gjithë së bashku, muslimanë e të krishterë (katolikë dhe ortodoksë) përbëjnë një minorancë të popullsisë. Shumica e popullsisë së Shqipërisë është praktikisht afetare. Këtu është “sekreti” i së ashtuquajturës bashkëjetesë paqësore fetare në Shqipëri.
Nëse praktikuesit religjiozë të të gjithë feve në Shqipëri do të kishin përbërë së bashku shumicën e popullsisë së vendit, atëherë shteti shqiptar me siguri që do të kishte përjetuar luftra të vazhdueshme religjioze, tmerrshme dhe të përgjakshme, pas krijimit të tij një shekull më parë. Drejtuesit zyrtarë të bashkësive fetare në Shqipëri kanë bërë veprime konsistente që do të mjaftonin për të ndezur flakët e luftës fetare në vend.
Për këtë mjafton të them se vetë Arkipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit, Imzot Rrok Mirdita, vitin e kaluar, në prag të zgjedhjeve parlamentare, në një letër të bërë publike, e akuzoi Presidentin e Republikës së Shqipërisë, i cili nesër është mikpritësi zyrtar i Papës, se kishte liruar nga detyra një gjeneral katolik të Forcave të Armatosura pas kritikës që atij i kishte bërë një forum fundamentalist islamik në Internet. Ndonëse Arkipeshkvi përdori formulën “nëse kjo është e vërtetë”, natyra dhe qëllimi i kumtit arkipeshkvnor qenë të pagabueshme. Arkipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit po e akuzonte Presidentin e Republikës asgjë më pak se si si fundamentalist islamik! Pikërisht personin në zyrën e të cilit nesër do të shoqërojë Papën! A nuk është i shqetësuar Arkipeshkvi se nesër z. Nishani mund të ketë vendosur kallëpe me tritol në rripin e pantallonave dhe sa t’ i afrohet Papa të bërtasë “Allahu Akbar!” dhe të eksplodojë veten së bashku me njerëzit përreth, me ç’ rast koka e Arkipeshkvit, nga e cila dolën mendimet e çuditshme për lirimin e gjeneralit, mund të fluturojë në derë të Xhamisë së Rrugës së Kavajës! Ky nuk është teprim. Ky është rasti kur është vështirë të mos shkruash satirë, siç thoshte dikur Juvenali.
Në të vërtetë, incidenti me gjeneralin, për të cilin foli publikisht Arkipeshkvi, e shumta ishte një intrigë politike duke qenë se gjenerali i liruar nga detyra ishte shumë i afërt me Edi Ramën, i cili e mori në stafin e tij si këshilltar, pak muaj më pas kur u bë Kryeministër. Kështu secili gjeti vendin e vet, një ushtarak katolik që nuk merret me politikë është sot në vend të gjeneralit të liruar, i cili nga ana e tij mban postin politik për të cilin ka punuar atëherë kur zyrtarisht duhet të kryente punë të tjera. Me ardhjen në krye të Qeverisë të ortodoksit Edi Rama, me këshilltar ushtarak katolikun Sandër Lleshi, u arrestua një gjeneral bektashi, me emrin Syrja. Nën shembullin e Rrok Mirditës, këtë herë ishte rradha e Baba Mondit që të thoshte se nëse është e vërtetë që arrestimi është bërë pasi në forume virtuale të krishtera është thënë se duhet të arrestohen të gjithë oficerët eprorë muslimanë në Shqipëri, si mbështetës eventualë të terrorizmit islamik (mund të gjenden gjithmonë koincidenca të tilla nëse kërkohen), atëherë kjo është një gjë shumë e rëndë.
Unë përmenda një veprim të Arkipeshkvit meqënëse është rasti i vizitës së Papës. Por mund të përmenden veprime të papërgjegjshme të krerëve të bashkësive të tjera fetare në Shqipëri, pa përjashtuar atë katolike, që do të kishin ndezur mëse një herë flakët e luftës religjioze në vend. Për këtë mjafton të përmend ngritjen e kryqeve që nisi para nja dhjetë viteve gjithandej Shqipërisë. Bashkësitë zyrtare ortodokse dhe katolike në Shqipëri nisën të ndërtojnë befasisht kryqe gjigandë në kodra dhe sidomos në anë të rrugëve kryesore të vendit. Ky ishte një dhunim i drejtpërdrejtë i parimit kushtetues të ndarjes së fesë nga shteti, që do të thotë se hapësirat publike janë laike. Autoritetet zyrtare të Komunitetit Musliman të Shqipërisë nuk kanë mbetur aspak prapa madje janë treguar shumë të zellshëm dhe arrogantë për të dhunuar parimin kushtetues themelor mbi të cilin bazohen marrëdhëniet e fesë me shtetin, duke shpërndarë thirrjen e ezanit në gjuhën arabe nëpërmjet megafonëve të vendosur në minaret e xhamive, të ndërtuara pa kursim gjithandej Shqipërisë. Lista e veprimeve të papërgjegjshme që mund të kishin bërë të shpërthente lufta fetare në Shqipëri, në çerekshekullin e fundit pas heqjes së ndalimit të fesë, mund të bëhet e gjatë, por unë këtu e kam fjalën vetëm për veprime të autoriteteve zyrtare të bashkësive fetare.
Nuk është ironi e vogël që Papa do të takojë me rastin e vizitës së tij në Shqipëri, Kryepeshkopin grek të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, i cili është personi kryesor përgjegjës për konvertimin në ortodoksë të rreth 50 mijë katolikëve të Shqipërisë, të cilët kanë emigruar në Greqi gjatë afro çerekshekullit të fundit. Këta katolikë janë pasardhës të atyre të cilët ruajtën fenë gjatë shekujve të pushtimit osman, si luftëtarë krenarë, për ta lëshuar atë si emigrantë në Greqi. Asnjëherë nuk ka ndodhur që drejtuesit e bashkësisë katolike në Shqipëri dhe aq më pak Vatikani të thonë një fjalë të vetme për këtë tragjedi të vërtetë religjioze, e cila është provë e intolerancës fetare mes dy degëve të mëdha të Krishterimit në Shqipëri. Pse hesht Vatikani për këtë gjë dhe i sakrifikon katolikët shqiptarë? Se në Vatikan jetojnë me iluzionin që Kisha Ortodokse e Lindjes do të bëjë ndonjë gjest të pohimit të superioritetit kishtar të Romës. Delire religjioze. Kisha Ortodokse Lindore nuk cedon këtu.
Në të vërtetë, sekreti i asaj që në Shqipëri quhet gabimisht si bashkëjetesë fetare, qëndron te fakti që shumica absolute e njerëzve me paraardhës të konvertuar dhunshëm në muslimanë në kohën otomane janë sot afetarë. Këtu qëndron dhe sekreti i mbijetesës së shtetit laik shqiptar. Sepse këta njerëz përbëjnë shumicën absolute të popullsisë së Shqipërisë. Pikërisht afetaria e shumicës së popullsisë që në letër llogaritet si muslimane është ajo gjë që ka mundësuar tolerancën fetare në Shqipëri. E famshmja tolerancë fetare është tolerancë e afetarëve “muslimanë” ndaj të krishterëve në rradhë të parë, por dhe ndaj muslimanëve praktikues.
Nëse shumica e shqiptarëve të cilët dolën zyrtarisht si muslimanë nga koha osmane, do të kishin qenë praktikues të Islamit, ata do të kishin kërkuar që ta përkthenin këtë në dominim politik të shtetit shqiptar. Por nuk ka veçse një përpjekje të tillë, në 1914, madje edhe ajo, në mënyrë domethënëse, ka qenë një lëvizje e ndërlikuar, ku fshatarësia e Shqipërisë së Mesme është vënë në lëvizje me slogane antifeudale po aq sa fetare. Koha tregoi se të dytët nuk qenë të mjaftueshëm për ta mobilizuar fshatarësinë e Shqipërisë së Mesme për një lëvizje thjesht fetare.
Afetarët shqiptarë, pasardhës të të konvertuarve në muslimanë, në kohën osmane, u bënë faktori kryesor për mbijetesën e shtetit shqiptar, si shtet laik, në përiudhën mes dy luftrave botërore, si dhe për modernizimin e këtij shteti. Shteti modern është laik. Këtë gjë nuk e kuptonin çuditërisht katolikët dhe ortodoksët shqiptarë, të cilët kur u mbajtën zgjedhje politike pluraliste në Shqipëri, në gjysmën e parë të viteve njëzet, nxorrën më së shumti si kandidatë për deputetë klerikë në detyrë. Veçanërisht bashkësia katolike u tregua absolutisht e papërgjegjshme duke i çuar të gjithë klerikët e saj kryesorë në detyra politike shtetërore në Tiranë, që nga parlamenti te kryesia e shtetit. Çfarë do të kishte ndodhur nëse edhe muslimanët do të ishin përgjigjur në të njëjtën mënyrë dhe do ta kishin mbushur parlamentin me hoxhë dhe imamë? Me siguri që do të shpërthente një luftë fetare në vend!
Që kjo gjë nuk ndodhi është më së pari meritë e një njeriu, Ahmet Zogut. Ishte ndikimi i këtij që, nga pala muslimane politikanët aktivë të kësaj periudhe të jenë njerëz afetarë. Mund të thuhet se me përmbysjen e Qeverisë së klerikut ortodoks Fan Noli në dhjetor 1924, mori fund një lëvizje politike antilaike në Shqipëri, ku klerikë katolikë, ortodoksë, madje edhe ndonjë bektashi kishin krijuar një front të përbashkët politik. Me këtë nis epoka moderne e politikës në Shqipëri. Arritja madhore e Zogut ishte ndalimi i përdorimit të fesë për qëllime politike. Klerikët katolike dhe ortodoksë të angazhuar në politikë në nisje të viteve njëzet të shekullit të kaluar, u munduan që t’ i mobilizojnë bashkësitë e tyre duke thënë se në Shqipëri kishte një konspiracion të kryesuar nga Zogu për shndërrimin e vendit në një Turqi të Vogël, të sunduar nga muslimanët. Klerikët katolikë të shndërruar në politikanë kanë arritur deri atje sa të thonë në fushatat zgjedhore se nëse do të fitonte Zogu, atëherë kishat do të shndërroheshin në xhami.
Në të vërtetë, Zogu, në cilësinë e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe të Kryeministrit, në vitet 1920-1924, ishte personi më aktiv në atë fushatë që nisi shteti shqiptar për t’ i dhënë pak nga pak kryeqytetit të vendit Tiranës, si dhe qyteteve të tjera të vendit, pamjen e qyteteve sadopak normale europian. Kjo kërkonte së pari prishjen e varrezave të ndërtuara brenda qyteteteve, pranë xhamive, sipas traditës islamiko-osmane. Ishte në sajë të veprimeve energjike të Zogut që shteti shqiptar, duke nisur që nga fillimi i viteve njëzet shembi shumë xhami të panevojshme në Tiranë dhe në qytete të tjera. Më vonë, kur Zogu u bë mbret ai ndaloi që në Shqipëri të thirrej ezani në arabisht me megafonë nga minaret e xhamive, ashtu si kishte filluar të bëhej në qytetet e botës islame. Zogu ndaloi përdorimin e ferexhesë nga femrat, si dhe ndaloi lutjen barkas të besimtarëve muslimanë, duke urdhëruar me ligj lutjen në këmbë. Mund të thuhet se Zogu është nismëtari i deislamizimit të Shqipërisë në periudhën pasosmane. Zogu qartësisht nuk i meritonte akuzat që i bënin atij klerikët katolikë.
Një nga fotografitë e martirëve të vendosura në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga organizatorët e pritjes së Papës është ajo e priftit Dom Gjon Gazulli. Në të vërtetë, Gjon Gazulli, nuk është një martir por një terrorist, i cili është ekzekutuar me varje në litar në vitin 1927, për pjesëmarrje në një kryengritje kundër shtetit shqiptar, të sponsoruar nga Jugosllavia (Në atë kohë njihej si Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene, por ndaj Shqipërisë vepronte thjesht Serbia). Studiuesi amerikan Bernd J. Fischer, në librin e tij “Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri”, flet gjerësisht për atë që është quajtur me një eufemizëm si Lëvizja e Dukagjinit, e vitit 1926, dhe citon shumë burime italiane, britanike dhe austriake, që tregojnë se kjo kryengritje ishte organizuar nga shërbimet e fshehta jugosllave, dhe furnizuar prej tyre me para, armë etj. Në fakt shërbimet e fshehta jugosllave kishin organizuar një kryengritje më të gjerë në Shqipëri, por rrethanat e krijuara dhe ndërhyrja e shërbimeve të fshehta italiane dhe britanike, bëri që kryengritja të kufizohej në Dukagjin.
Qëllimi i kryengritjes së organizuar në Shqipëri në 1926 ishte që të pengohej arritja e aleancës zyrtare mes Shqipërisë dhe Italisë. Kryengritja shpërtheu më 21 nëntor 1926, vetëm një ditë pasi Tirana dhe Roma ishin dakorduar mbi termat dhe kohën e nënshkrimit të paktit midis tyre, dhe vetëm pak ditë para nënshkrimit të këtij pakti në Tiranë. Në krye të rebelimit ishin prifti katolik Dom Loro Caka, i cili hyri në Shqipëri nga territori jugosllav në krye të një grupi të armatosur emigrantësh politikë, si dhe priftërinj të tjerë katolikë. Dom Loro Caka, Dom Gjon Gazulli dhe të tjerë prelatë si ata, iu bënë një propagandë perverse malësorëve të varfër katolikë, duke thënë se në Tiranë do të nënshkruhej marrëveshja për bashkimin e Shqipërisë me Turqinë dhe se shpejt në Shqipëri do të vinte ushtria turke që do të mësynte malësinë. Dom Gjon Gazulli, i cili kishte qenë më parë deputet, krenohej se ishte një nga mjeshtrat e kësaj propagande. Në kohën që Zogu po e lidhte Shqipërinë zyrtarisht me Italinë, një vend perëndimor, ku gjendej edhe qendra e Kishës Katolike globale, prifti Gjon Gazulli me shokë, rrëmbenin armët për ta përmbysur atë!
Prania e fotografisë së Gjon Gazullit në bulevardin kryesor të Tiranës mes fotografive të martirëve të tjerë, është një fyerje në rradhë të parë për ta. Pastaj, nuk është një ironi e vogël që Gjon Gazulli luftoi që Tirana të mos e kishte bulevardin e madhe ku është vënë fotografia e tij sot, as sheshin ku do të meshojë Papa nesër, që janë ndërtuar nga Italia, pas nënshkrimit të paktit italo-shqiptar të nëntorit 1926, me para italiane, specialistë italianë, teknologji italiane. Vendosja e fotografisë së Gjon Gazullit si martir në bulevardin e madh të Tiranës është një kortezi që i bëhet Serbisë para vizitës së paralajmëruar të Kryeministrit Rama atje. Është domethënëse se në bulevard nuk është vendosur fotografia e At Anton Harapit, i cili është pushkatuar nga regjimi komunist, si kolaboracionist i pushtuesve gjermanë. Por është vendosur fotografia e kolaboracionistit serb Gjon Gazulli. Në 1946, kur regjimi komunist i Tiranës, i lidhur tashmë kokë e këmbë me Beogradin, pushkatonte At Anton Harapin, ky regjim përkujtonte njëzet vjetorin e Lëvizjes së Dukagjinit, si një lëvizje përparimtare, atdhetare, dhe “martirin” e saj, Gjon Gazullin si një prift “përparimtar”. Merret vesh, bashkëpunimi me Serbinë, ishte standardi për atdhetarinë i atyre të cilët qenë betuar se nuk do të kishin atdhe, çka është një obligim për çdo komunist, sipas Manifestit Komunist të Marksit dhe Engelsit.
Gjon Gazulli dhe Shën Kozmai janë dy anë të së njëjtës medalje antishqiptare. Shën Kozmai, shpallur shenjt nga Kisha e Greqisë vetëm në vitet gjashtëdhjetë të shekullit XX, dhe që nderohet nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, ishte një agjent i Rusisë në Shqipëri, në shekullin XVIII. Gjon Gazulli ishte një agjent i Serbisë në Shqipëri.
Është mirë që fotografia e terroristit Gjon Gazulli të hiqet sot natën pa bujë nga bulevardi qendror i Tiranës, se ajo përbën një provokim të papranueshëm për çdo shqiptar që e do vendin e vet, dhe po kështu duhet të jetë për çdo katolik në Shqipëri. Ata të cilët janë të preokupuar për mbarëvajtjen e vizitës së Papës në Shqipëri, me fotografinë e Gjon Gazullit në fakt tradhtojnë ndjenja të tjera. Çdo veprim nesër për heqjen e fotografisë së terroristit Gjon Gazulli nga bulevardi qendror i Tiranës, ndonëse i kryer privatisht do të ishte plotësisht i ligjshëm. Çdo polic, punonjës i shërbimeve të fshehta, i cili do të veprojë kundër dikujt që do të tentojë të heqë fotografinë e terroristit Gjon Gazulli, do të jetë duke bashkëpunuar në një akt terrorist, jo duke kryer detyrën shtetërore ligjore. Gjon Gazulli nuk u rebelua vetëm kundër shtetit shqiptar. Ishte një vendim i vitit 1921, i Këshillit të Lidhjes së Kombeve, ekuivalenti i Këshillit të Sigurimit të OKB të sotme, që Italia të kishte një status special ndaj shtetit të ri shqiptar për një periudhë, ngjashëm siç ka EULEX sot ndaj shtetit të ri të Kosovës. Pra, akti i Gjon Gazullit ishte edhe një atentat ndaj ligjit ndërkombëtar.
Shqiptarizmi do të marrë shënim me shumë indinjim dhe hidhërim ekspozimin e fotografisë së terroristit Gjon Gazulli, me rastin e vizitës së Papës, në rrugëkalimin e Papës në Tiranë, çka do të thotë se Papa do t’ i bëjë nderime edhe atij./Kastriot Myftaraj
[/quote2]
https://www.facebook.com/kastriotmyftar ... 9460601527

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Toleranca fetare nder shqiptaret.

#29

Post by rrëqebull » Sun Sep 21, 2014 6:10 pm

I ka rënë në qokë tek pika 3, madje e ka çmaskuar plotësisht propagandën e "tolerancës fetare" duke e treguar për atë që është: një «kal trojan» që përdorin të huajt për të rritur pushtetin e tyre në Trevat Tona duke na zvetënuar Mendësinë, për të na zëvendësuar Kulturën, për të na shkombëtarizuar.
[Mendësia është në funksion të lulëzimit të Kulturës e cila është në funksion të mbrothësisë së Kombit]
Disa përshtypje të këqija nga vizita e Papa Franceskut në Tiranë

Meqënëse gjithandej në media, është duke u folur vetëm për anët e mira të kësaj vizite, unë do të sjell në fokus, disa përshtypje të këqija, të cilat mund të ishin shmangur lehtë. Ato janë, për mendimin tim:
1) Mënyra se si e pranoi Papa mirënjohjen që iu dha si “Qytetar Nderi” i Tiranës. Nunciatura Apostolike (Ambasada e Vatikanit) në Tiranë e inkurajoi fuqimisht idenë që Bashkia e Tiranës e kishte shprehur disi me ngurim për ta bërë Papa Franceskun qytetar nderi të Tiranës. Bashkia e Tiranës kishte dyshime nëse një Papë pranonte të tilla mirënjohje. Por, kur gjithçka u bë gati, dhe Këshilli Bashkiak i Tiranës kishte marrë tashmë që në korrik vendimin e shpalljes së Papa Franceskut “Qytetar Nderi”, Nunciatura Apostolike njoftoi Bashkinë e Tiranës se Zyra e Protokollit e Selisë së Shenjtë (Vatikanit, siç njihet në të folmen informale) kishte bërë me dije që Papa nuk mund të ishte i pranishëm në Bashkinë e Tiranës për të marrë pjesë në ceremoninë e përgatitur, dhe se duhej gjetur një mënyrë tjetër për t’ ju dorëzuar mirënjohja dhe çelësi i qytetit.
Ky vendim i pakuptueshëm i Papës është një fyerje e rëndë për kryeqytetin dhe gjithë qytetarët e tij, në emër të të cilëve u akordua kjo mirënjohje. Ndërtesa e Bashkisë së Tiranës gjendej në rrugëkalimin e Papës në kryeqytet, kështu që mund të qenë gjetur tridhjetë minuta për t’ u kryer kjo ceremoni. Në vend që të ndodhte kështu, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ia dorëzoi Papës dekoratën në Sheshin “Nënë” Tereza, para se të niste mesha, ndërsa gruaja e kryetarit të Bashkisë, bënte rolin e sekretares së Kryetarit të Bashkisë, duke mbajtur tabakanë me çelësin e qytetit. Kjo marrëzi e pakuptueshme mund të ishte shmangur.
2)Papa Francesku, në fjalimin që mbajti në Sheshin “Nënë Tereza” përmendi “Tokën e lashtë të Izraelit”. Kjo nuk ka kuptim tjetër veçse që të theksohen rrënjët hebreje të Krishterimit, si dhe të përçohet rëndësia e posaçme e shtetit të sotëm të Izraelit, për të krishterët. Ky zell izraelit i Papës, megjithatë nga shteti i sotëm i Izraelit është shpërblyer me qëndrime që e kanë vënë në vështirësi deri edhe vetë Papën. Kështu ndodhi gjatë vizitës së fundit të Papa Franceskut në Jerusalem, ku ai u detyrua që të replikonte me Kryeministrin izraelit Netanyahu, i cili tha se Krishti pati folur në hebraisht. Kur zëdhënësi i Papës u pyet sot në Tiranë për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Selisë së Shenjtë, ai iu shmang përgjigjes duke thënë se vizita e Papës në Shqipëri nuk kishte karakter politik apo diplomatik, por vetëm religjioz. Por kjo thënie përgënjeshtrohet nga fakti që u përmend Izraeli, i cili për më tepër nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. A mos ndoshta politika e jashtme e Selisë së Shenjtë qenka e indeksuar pas asaj të Izraelit? Kur Presidenti amerikan Bush donte t’ i bënte me dije botës se së shpejti do të shpallej pavarësia e Kosovës, dhe se SHBA e miratonin këtë gjë, ai e bëri këtë gjatë vizitës së tij në Shqipëri, në qershor 2007. Nëse Selia e Shenjtë do të kishte ndërmend që ta njihte pavarësinë e Kosovës, kishte rastin që ta bënte këtë gjë në Shqipëri. Mosnjohja e Kosovës nga ana e Selisë së Shenjtë tashmë ka marrë pamjen e një skandali diplomatik ndërkombëtar, pasi Kosovën e kanë njohur vendet ku jetojnë pjesa më e madhe e katolikëve të botës.
3)Në takimin me krerët e bashkësive fetare të Shqipërisë, ku do të celebrohej bashkëjetesa mes bashkësive fetare në Shqipëri, foli si kreu i bashkësisë katolike të Shqipërisë një klerik italian, dhe atë e duartrokiti një shtetas grek që është kreu i bashkësisë ortodokse në Shqipëri. Kjo është komike.
4)Papa vizitoi Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, i cili tashmë mund të konsiderohet një projekt i tjetërsuar dhe i dështuar i Vatikanit dhe i Kishës Katolike të Shqipërisë. Ndryshe nga çfarë është thënë shumë vite më parë, kur është kërkuar leja për të, ky Universitet, për shkak të tarifave shumë të larta që ka për studentët, sot ka më shumë studentë të huaj se shqiptarë, dhe të vetmit shqiptarë që mund të studiojnë atje janë ata të cilët iu përkasin familjeve të pasura.
5)Masat absolutisht të tepruara të sigurisë, të ndërmarra me ngulmimin e shërbimit të sigurisë së Selisë së Shenjtë, dhe për të cilat autoritetet shqiptare treguan gatishmëri. Masat e sigurisë sot qenë shumë më të mëdha se kur erdhi Presidenti amerikan Bush në Tiranë, në 2007. Presidenti Bush i Riu, ishte ai që përjetoi atentatet e 11 shtatorit 2001, dhe drejtoi fushatën kundër terrorizmit islamik. Nëse kishte ndonjë njeri që rrezikohej nga një atentat terrorist ishte pikërisht ai. E megjithatë në 2007, nuk pati një ndalim qarkullimi në një zonë kaq të gjerë në kryeqytet dhe në rrethinat e tij, sa me rastin e vizitës së Papës. Në Sheshin “Nënë Tereza” ku mbajti meshën Papa, praktikisht hyhej me autorizim të posaçëm. Sot shumë njerëz në kryeqytet u privuan nga kryerja e veprimtarisë së tyre të përditshme për shkak të vizitës së Papës dhe kjo ndodhi në një zonë shumë më të gjerë se ajo që mund të quhet si zona normale e sigurisë. Kjo ishte me të vërtetë e tepruar. Mbyllja e hapësirës ajore të Republikës së Shqipërisë, si dhe bllokimi i rrugëve që të çojnë në aeroportin e vetëm civil të Shqipërisë, bëri që shumë qytetarë shqiptarë të humbin linjat e tyre të fluturimit, e kam fjalën për ata që kishin një deadline, se duhet të arrinin një tjetër aeroplan.
6)Perdet e hekura të cilat qenë vendosur përgjatë bulevardit ku kaloi Papa dhe përreth sheshit ku mbajti meshën Papa. Këto perde të hekurta kishin një simbolikë të çuditshme se përtej perdes së hekurt kishin mbetur besimtarët katolikë, ndërsa këtej perdes së hekurt, bashkë me Papën, qenë si të privilegjuar, persona të tillë, si dhe pasardhësit e atyre personave, të cilët në kohën kur Shqipëria ishte e ndarë me perde të hekurt nga bota e lirë, duke përfshirë edhe Vatikanin, prishnin kishat, anatemonin Papën dhe martirët katolikë fotografitë e të cilëve qenë vendosur sot në bulevard. Perdet e hekura qenë një gjetje e papërshtatshme për kryeqytetin e vendit ku perdja e hekurt ishte më e dendur, dhe ku qëndroi më gjatë. Selia e Shenjtë nuk duhet t’ i kishte pranuar kurrsesi perdet e hekurta, të cilat me aq zell i vendosi Kryeministri Rama. Ky i fundit dhe trashëgimtarët e diktaturës komuniste, të cilët janë sot në pushtet, ua dhanë kumtin shqiptarëve, posaçërisht besimtarëve katolikë. Si dikur ashtu edhe sot, ju mund ta shikoni Papën vetëm nga përtej perdes së hekurt. Së paku pengesat e vendosura të kishin qenë plastike dhe jo prej hekuri.
7)Mosprania e Kryerabinit hebre të Shqipërisë në takimin e Papës me krerët e bashkësive fetare në vend. Duke qenë se Papa e përmendi Izraelin në fjalimin e tij gjatë meshës në Sheshin “Nënë Tereza”, kjo mungesë nuk mund të quhet si një gjes antihebre i Papës, por si një mungesë dëshirë për të njohur mbrojtjen që iu kanë bërë hebrenjve shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Nga pala shqiptare përshtypjen më të keqe padyshim e bëri Kryeministri Edi Rama i cili ndonëse kohët e fundit ka përsëritur disa herë se është katolik, duke qenë se dikur gjyshja e tij e paska çuar për pagëzim, megjithatë nuk ia puthi dorën Papës, siç duhet të bënte një katolik i mirë, kur e priti në skaj të shkallëve të avionit. Por marrëzia më e madhe e Kryeministrit Rama ishte padyshim kur sot rreth orës 13, në mes të vizitës së Papës, vendosi në faqen e tij në Facebook, një status ku fliste për “një At i Shenjtë me impaktin e një këngëtari rock-u mbi bulevardin e Tiranës.” Në fantazinë e Kryeministrit Rama, kulmi i popullaritetit që mund të arrijë një Papë, është ai një këngëtari rock./Kastriot Myftaraj
https://www.facebook.com/kastriotmyftar ... 80?fref=nf

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4135
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Toleranca fetare nder shqiptaret.

#30

Post by Zeus10 » Tue Sep 23, 2014 11:48 am

Pa koment:

Sokol Balla(Top Channel): Shenjtëria juaj, ju vizituat Shqipërinë, një vend me shumicë myslimane, e vizituat në një moment kritik të situatës në botë, pasi ju vetë keni thënë që Lufta e Tretë Botërore ka filluar tashmë. Mesazhi juaj në Tiranë ishte vetëm për shqiptarët apo edhe për të tjerët?

Papa: Edhe për të tjerët. Ishte një mesazh paqeje, bashkëjetese, vëllazërimi dhe vende të tjera, që kanë të njëjtat ngjashmëri me rrënjë të ndryshme etnike. Ju thatë që ka shumicë myslimane, por nuk është një vend mysliman. Eshtë një vend europian. Për mua kjo ishte surprizë. Shqipëria është një vend europian për kulturën që ka dhe kulturën e bashkëjetesës që ka trashëguar.

The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

Post Reply

Return to “Toleranca fetare”