Page 1 of 1

Kështu vepruem

Posted: Sun Aug 14, 2011 12:02 am
by CERMENIKASI
Para gati 40 vjetëve,prindnit e mij patën rastin me u njoftue me nji çift shqiptar të besimit katolik me prejardhje nga Shkodra.Ata kishin vetëm nji vajzë e cila jetonte bukur larg në nji shtet tjetër ku ajo ishte martue me nji vendas të atjeshëm.
Vijshin shpesh te neve për muhabet si dhe neve shkojshim te ata.
Kur u martova,nusës time ata i thojshin "bija jonë" sepse kur vijshin për vizitë,ajo i priste gjithëmonë me dashuni dhe buzëqeshje si dhe respekt të veçantë për moshën e shtyeme që kishin.

Vitet ikën njani mbas tjetrit por muhabeti i ambël mbeti gjithëmonë i njajti.
Mbas nji sëmundje të rand ,Daj ..... vdiq në spital.Ky lajm na tronditi shpirtnisht edhe pse Daj ..... ishte gati 90 vjeç.
Im atë ishte dhe ay i sëmun dhe nuk ishte në gjendje me lëviz jasht shtëpisë.
Bashkë me bashkëshorten time shkojshim me pa Teze ..... që kishte mbet vetëm.
Ajo më pat thonë që i duheshte me prit nja dy javë derisa bija vet të rregullonte dokumentat për me e marrë përgjithëmonë atje në atë shtet ku jetonte.
Mbasi u tregova prindëve të mij vendosëm që ti themi që ,nëse dëshironte,të vinte në shtëpinë tonë derisa të vinte bija vet.

Kur i thash Teze .....,filluen ti rrjedhin lotët në faqet e saj të rudhuna nga mosha e shtyeme që kishte dhe bante llojlloj urata për neve në atë dialektin e ambël shkodran.
Tezëja ndit 15 ditë në shtëpinë tonë.Vijshin me e takue për kryeshëndoshë në shtëpinë tonë.
Ajo rinte në konak ndërsa shërbimet për kave,duhan,pritje e përcjellje i bajshim unë me bashkëshorten time.
Mbas 15 ditëve,erdhi bija e vet dhe e mori .
Tezen nuk e takuem ma por mbetën kujtimet e bukura .

Unë ndihem shumë krenar që nuk e lam vetë atë plakë të moshueme në banesën e vet.
Unë siç e kam shkrue edhe mapara kam lind këtu në dhe të huej por jam shqiptar me besim musliman kështu kam lind dhe kështu do të vdes por në fe (ciladoqoftë) urrej çdo formë fanatizmi