"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Një thirrje nga zemra e Faik Konicës

Ky nenforum, me diskutimet ne te, synon te inkurajoje tolerancen fetare midis njerezve.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Një thirrje nga zemra e Faik Konicës

#1

Post by Arbëri » Tue Oct 11, 2011 11:20 pm

Një thirrje nga zemra e Faik Konicës: 'Muhamedanë shqiptarë, bashkohuni me vëllezërit e krishterë, bashkohuni për të mirën e kombit tonë!'
Image
Është i njohur qëndrimi i Faik Konicës në çështjen e fesë tek Shqiptarët, të cilën vazhdimisht ai e ka parë të lidhur ngushtë me çështjen kombëtare, për çlirimin e vendit jo vetëm nga vargonjtë pesëqind vjeçarë të Turqisë otomane, por edhe për çlirimin shpirtëror të njeriut shqiptar, drejt emancipimit shoqëror të përparuar evropian.

Që më 1898, në gazetën e tij të mirënjohur “Albania”, Konica përcakton qartë faktorët që nxitën fanatizmin fetar në Shqipëri, tek i dhanë goditje të rëndë ndjenjës kombëtare. Në shkrimin e tij në frëngjisht “Shënime mbi kombësinë shqiptare – shkaku i mungesës së bashkimit”, ai i referohet studiuesit anglez Hobhouse (miku dhe shoqëruesi i Bajronit gjatë udhëtimit të tij në Shqipëri), për të nxjerrë në pah idenë se gjer në fillim të shekullit XIX, kur pyetej një banor i Shqipërisë se “çfarë je?”, përgjigja menjëherë do të ishte: “Jam Shqiptar”, përgjigje plot krenari për një ndjenjë të theksuar kombëtare. Ndërkohë që, po të pyetej një banor i provincave të Turqisë evropiane se “çfarë je?”, përgjigja do të ishte “jemi turq”, a “jemi të krishterë”.

Pas shpalljes së pavarësisë greke në vitet 1820-1830 – ku elementi shqiptar, siç dihet, luajti rol themelor historik në arritjen e kësaj pavarësie me në krye Marko Boçarin me Suljotët e tij –, qarqet e jashtme (konkretisht Athina me kafenetë e saj, ku mblidheshin gazetarë që përpunonin opinione) shfrytëzuan ndjenjën e faktorit shqiptar ortodoks e muhamedan në Shqipëri të Jugut apo Epir për mëvetësi nga Stambolli (krejt politika e mëparshme e Ali Pashë Tepelenës), si dhe njëfarë naiviteti te ortodoksët shqiptarë që i varnin tanimë shpresat te Athina e pavarur, për një fat të tyre “më të mirë”. Veçse në këtë rast, për fat të keq, do mënjanohej mundësia e bashkëpunimit të këtyre ortodokseve me bashkëpatriotët e tyre muhamedanë. Në fakt, këta ortodoksë të Jugut për nga gjuha e origjina ishin Shqiptarë të mirëfilltë. Fillimisht, i quajtën e u vetëquajtën shqiptaro-grekë, derisa e zhdukën fjalën e parë. “Mirëpo, thekson djaloshi njëzet e dy vjeçar Konica, ky evolucion i Shqiptarëve ortodoksë solli si pasojë izolimin e Shqiptarëve muhamedanë, të cilët, nga ana e tyre ndjenë tashmë nevojën për t’u afruar me Portën e Lartë. Kështu, vijon ai, kafenetë e bashkuara të Greqisë, të ngritura në mbretëri falë entuziazmit të dhunshëm të Shqiptarëve, nuk do bënin gjë tjetër veçse do t’i jepnin kombësisë sonë një goditje që mund të kishte qenë edhe fatale”...

Shkrimi i mëposhtëm “Kuitim” që kemi nxjerrë nga revista “Albania” përqendrohet në vitin 1893, kur djaloshi 17 vjeçar Konica shkon me pushime në vendlindje pas një udhëtimi plot peripeci. Sapo ka mbaruar maturën franceze për letërsi e filozofi me diplomën në xhep dhe me Çmimin e Nderit në Retorikë, ku emri i tij figuron tashmë çdo vit në Palmares. Me të drejtë, Konica djaloshar ndihet krenar për këtë çmim të lartë, sepse iu dha atij nga vetë gjenerali Dodds, i cili kishte udhëhequr me sukses Francezët në betejën e Dahomejit dhe kishte pasë qenë nxënës në po atë shkollë të Karkasonës ku Konica mbaroi maturën. E përfytyrojmë Konicën e asaj kohe djalosh të pashëm, me leshra të dendura e disi të gjata, shenjë mode e rinisë adoleshente franceze të kohës, me kostum të zi, këmishë të bardhë akull e papijon, si dhe me këpucë të bardha.

Mban një baule në dorë, ku ka tesha të pastra, orendi tualeti dhe libra. Është i përvëluar nga malli, mbas pesë vjet studimesh në Francë, ku iku që dymbëdhjetë vjeç, dhe mezi pret të takohet me familjen e tij të dashur, me prindërit, vëllezërit e motrat më të vegjël. E domosdo, ky djalosh mendjendritur që njeh tashmë shtatë a tetë gjuhë të huaja, me talente të rralla, që shumë shpejt do ta shndërronin në Shqiptarin më të ditshëm të të gjitha kohërave, në “Enciklopedi lëvizëse”, di të fotografë gjithçka me ata sy të gjallë, të shndritshëm në mënyrë aq të veçantë, di të regjistrojë në kujtesë çdo fjalë, bisedë, mendim të shfaqur mjediseve nga kalon, di të zbërthejë mentalitete e të depërtojë në botën shpirtërore të njerëzve, madje, të përdorë fuqimisht edhe armën e mprehtë të humorit e të sarkazmës. Kësisoj, shkrimi i tij “Vdekie e një lordi muhamedan dhe Kujtimet që e pasojnë”, botuar në tetor 1903, na shfaqen tashmë si një pelikulë filmike, ku shohim të gjalla skena e personazhe nga jeta reale e Shqipërisë në atë fillim të shekullit XX, pikërisht në vigjilje të kryengritjeve shqiptare që do çonin në shpalljen e Pavarësisë, kur ndjenja kombëtare, edhe pse e ndrydhur nën ndjenjat fetare, do ngadhënjente fuqimisht, nën moton e përhershme rilindase “Feja e Shqiptarit është shqiptaria”.

Lindur në Konicë nga familje shqiptare myslimane në mjedis rrethues ortodoks, njohës i mirë i Historisë së Turqisë, të cilën do ta njihte nga afër që në vitet e njoma të jetës kur mbaroi studimet në liceun perandorak të Galata Serajit në Stamboll, njohës tashmë edhe i fesë katolike, kur kishte ndjekur studimet në kolegjin Saverian të jezuitëve të Shkodrës, brumosur në Perëndimin evropian me ndjenjën e lirisë e të Iluminizmit, Konica shpejt do ndërgjegjësohej se tek njeriu shqiptar i kohës, lypsej mbi të gjitha të respektohej ndjenja shpirtërore fetare, në duheshin çelur sytë e mendjes për përparim shoqëror. Duhej pra ndjekur nga afër realiteti konkret, me këmbë në tokë, hap pas hapi, i duhej bërë thirrje nga zemra Shqiptarëve përpara rreziqeve që i kanoseshin nga fanatizmat fetare nxitur egërsisht nga jashtë për qëllime të mbrapshta, deri në zhdukje të identitet kombëtar.
Dhe përpara Shqiptarit të fillimshekullit XX, ushqyer shpirtërisht jo më nga një fe e përbashkët, por nga katër fe të veçanta, ajo myslimane, katolike, ortodokse dhe bektashiane, Konica i ri dinte ta hidhte vështrimin edhe thellë në Histori të Shqipërisë, te feja e Skënderbeut, Heroit Kombëtar, te ato kohëra epokale shqiptare që mbetën përjetësisht të lavdishme.

Jo, Konica nuk kërkon doemos rikthim në fenë katolike të Shqiptarit, ai respekton dhe vetëm respekton (si përzgjedhje individuale) çdo fe, e në radhë të parë atë myslimane, por nuk e kursen penën e tij për të goditur ashpër praktikat dhe mentalitetet e prapambetura anadollake, errësimet e mendjes e të shpirtit, kur bota e qytetëruar ecën tashmë me hapa vigane drejt përparimit e lulëzimit. Në këtë aspekt, shkrimet e mëposhtme që po japim për botim kanë një theks tepër aktual për krejt botën e sotme shqiptare, kur mësymjet e furishme fanatike, deri edhe ekstremiste fetare kërkojnë si e si skllevër të rinj shpirtërorë, poshtërim të gruas, motrës e vëllait tonë shqiptar, për të shitur e mohuar gjer edhe identitetin e tij kulturor e kombëtar.

Serbia, Greqia, Maqedonia, deri edhe Mali i Zi, si morën padrejtësisht llokme të majme të trojeve shqiptare, si i asimiluan e dëbuan Shqiptarët që andej, sot këndojnë ende këngën ogurzezë të minoriteteve të tyre në Shqipëri e Kosovë mbi bazë feje, duke rritur artificialisht numrin e pakicave kombëtare, gjer edhe Turqia e Rumania, për të shpallur gjithë potere propagandistike shifra marramendëse artificiale, kaq mijëra që na qenkan vllehë, kaq mijëra e mijëra që na qenkan grekë, kaq mijëra trefish që na qenkan turq, e deri edhe egjiptianë, etj. për të mos mbetur hiç Shqiptarë e hiç troje shqiptare, për t’i zhdukur e fshirë nga faqja e dheut, ashtu siç u masakruan e dëbuan Çemërit nga trojet e tyre, ashtu siç u asimiluan krejt Shqiptarët e Moresë dhe të ishujve të Greqisë, Shqiptarët e Kostandinopojës e të Turqisë, të Malit të Zi apo Maqedonisë, e me radhë! E sot Greqia, ku ndodhen mbi 750 mijë Shqiptarë, por që asnjëherë nuk ka pranuar ekzistencën e minoriteteve, nuk ka hapur një shkollë shqiptare, nuk ka nënshkruar e ratifikuar Konventat evropiane për pakicat kombëtare etj. veç ulërin për censuse, ulërin për Himarën, për Jonin, për Epirin shqiptar që na e quaka grek e na i venka kufirin gjer në Elbasan e madje Tiranë. Ja rreziku real i kombit shqiptar, nga Mitrovica në Himarë e Korçë për të cilin jepte alarmin që njëqind vjet më parë Faik Konica, ambasadori i përhershëm e i përjetshëm i shqiptarisë dhe i Shqipërisë së qytetëruar.

Po le ta lëmë lexuesin të nxjerrë vetë mësime nga këto shkrime të hedhura në kartë me një gjuhë të bukur letrare shqipe, si të ishin shkruar sot, pikërisht nga ai Konicë madhështor që dy herë me radhë do dënohej me vdekje nga vetë Sulltani, vetëm e vetëm sepse kërkonte e luftonte për mëvetësinë e Shqipërisë, për lirinë kombëtare dhe përparimin e kombit.

Faik Konica - Vdekie e një lordi Musliman
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Post Reply

Return to “Toleranca fetare”