"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Janullatos, ky “kalë troje” i shqiptarëve

Ky nenforum, me diskutimet ne te, synon te inkurajoje tolerancen fetare midis njerezve.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Janullatos, ky “kalë troje” i shqiptarëve

#1

Post by Sally » Wed Sep 25, 2013 6:47 pm

Nisur nga titulli i shkrimit unë nuk mund të mendoj ndryshe veçse si shqiptar.
Nuk mund të veproj ndryshe vetëm si shqiptar.
Nuk mund të ëndërroj ndryshe vetëm si shqiptar.
Së fundi, unë nuk mund të vdes ndryshe, por vetëm si shqiptar. Shqiptarizmi shekullor na tregon së në periudha të ndryshmë historike, ne dallohemi për një tolerancë tejet humane dhe jo fyese apo përçmuese, por për një tolerancë respektuese ndaj të tjerëve. Kombi shqiptar përballë historisë së njerëzimit, vetëm se është dëmtuar nga të tjerët dhe askujt nuk i ka shkaktuar vuajtje të llojeve të ndryshmë. Toleranca shqiptare nuk vjen nga dobësia apo nga mungësa e forcës, por ajo vjen si rezultat e natyrës që nga origjina e shqiptarëve. I pajisur nga zoti me një inteligjencë të skajshme tëpër të lartë prej artistësh, kombi shqiptar nuk ka qenë kurrë e qetë për të nxjerrë në pah madhështinë hyjnore. Madhështi të bllokuar nga trazirat e ndryshme historike. Nga materialet që kam studiuar dhe kryesisht autorët që na akuzojnë për barbarë dhe besim pagan, jam përpjekur të gjej në historinë tonë një natyrë të tillë kolektive por nuk më rëzulton asnjë e tillë. Përkundrazi në momente luftërash, pushtimesh, lëvizje kufijsh etj, del në pah një natyrë tjetër të jetë dashamirëse dhe plotë mëshirë. Natyra kristianë.

Barbarizëm apo vetëmbrojtje

Në vitin më të afërt 1997 kur Janullatos u largua nga Shqipëria, i dëklaroi televizionit italian (RAI UNO) se ajo çfarë po ndodhte në Shqipëri ishtë një barbarizëm i jashtëzakonshëm. Kuptohet se ky deklarim nuk e bënte mirë kombit shqiptar. Në çdo komb mund të gjesh njërës që blihen për të keqen e kombit të tyre, por ata që morën armët në fillim erdhën nga fqinji ynë jugor e kështu pjesa tjëtër e popullsisë shpërtheu depot për vëtëmbrojtje. Askush nuk ju përgjigj skenarit të zi për një luftë jug-vëri siç shprësonte “fort lumturia” Janullatos. Ajo që nuk ndodhi ishte një mrekulli ë zotit dhe e maturisë shqiptare. Në asnjë rast në ngjarjet historike, nuk ekziston një barbarizëm kolektiv shqiptar, por përkundër, kemi një barbari serbe mbi shqiptarët dhe një barbari greke kundër shqiptarëve të Çamërisë. Kur e përmendim këto fakte nuk dua të ushqej urrejtje për të ardhmen, por thjeshtë një kujtësë që ka për qëllim mos përsëritjen e fenomenit në breza dhe kohë të ndryshmë. Integrimi e Shqipërisë në Evropë i vë në lëvizje ata që nuk duan të ardhmen e kombit shqiptar për ta penguar sadopak ardhmërinë kombëtare shqiptare. Ata, të blerët historikë, fatkeqësisht dhe në brezat e tyre të kaluar, duan që integrimin e Shqipërisë ta lidhin me tjetërsim gjuhe zakonesh, e prejardhje dhe kur ne rezistojmë për identitetin tonë paqësor e prejardhjen tonë fisnike, ata të blerët dhe ai që i josh na quajnë barbarë, për të krijuar një panik e pse jo dhe shqëtësim tek popujt e tjerë evropianë. Një etikëtim të tillë e ka përdorur gjërësisht Janullatos jashtë kufijve të Shqipërisë në organizmat ku ai shkon për të prëzantuar “mrekullinë” greke mbi atë shqiptare. Barbarizëm është pabesia ndaj një kombi e jo vetmbrojtja, vetqëndresa, vetsakrifikimi. Barbarizëm i egër dhe e tepër i hidhur është kur përdor fjalën e Zotit të dredhuar në drejtim të greqizimit të shqiptarëve ortodoksë. Ata që shkruajnë si servilë të Janullatosit për kishë ortodokse e që po shndërrohen në barbarë pa komb e atdhe, la ta pranojnë publikisht në radhë të parë se çfarë janë përpara se të jenë ortodoksë. Barbari është shpifja dhe trillimi dhe më e rëndë është akoma kur shoqërohet me tituj pseudo-shkencorë e pseudo-fetarë. Të thuash gjëra që nuk janë të vërtëta dhe që mund të vërtetohen se janë krejtë ndryshe nga mashtrimi e përfitimi, vëtvetiu të lind mendimi se sa e kanë humbur shpirtin këta njerëz që trillojnë të pavërteta, për të fituar simpatinë e padronit të tyre, i cili në fund të misionit të tij do ti flakë pa asnjë mëshirë.

Komb pagan apo qiellor

Thonë që modestia e tepruar është vetë kulmi i mburrjes, apo e vërteta të jep energji të pafunde jete. Nuk është e udhës fetare të jesh besimtar i ndonjë besimi e të trajtosh të tjerët si paganë të pafe. Ortodoksët e Shqipërisë kanë ndërtuar një lidhje shpirtërore të shkëlqyer më pjesën tjetër të kombit që ka besim të ndryshëm lidhje që nuk i pëlqen Janullatosit, dhe të blerëve të tij e të shiturit tek ai, siç është rasti me priftin Thomollari e të tjërë me kokrra. Në shkrimet e shenjta thuhet se fundi i botës do të vijë nga veprimi e budallait se ai nuk ja di rëndësinë asaj që po bën. E shumta do të jetë një vëlla në ngjasim me Thomollarin. Zoti na ruajtë por, fjala vjen çvarrimet e atij lloji që udhëhoqi Janullatos me shërbëtorin e tij Thomollarin, janë një paganizëm që buron nga koha kur grekët ishin paganë me njëmijë e një zota të ndryshëm, që infektuan gjithë botën, e cila dhe sot vuan pasojat e asaj kulture. Shqiptarët kanë një natyrë që nuk të besojnë kollaj e po ashtu gjithmonë janë kritikë të instiucioneve fetare të ndryshme se, derisa organizohen nga njeriu kanë dhe gabimin njerëzor brënda. Kriticizmi shqiptar vjen si rezultat e natyrës sonë se ne i duam gjërat të përkryera si vetë krijimi i Zotit pra dhe origjina e kiticizmit është hyjnore dhe kjo është e padiskutushme. Në përgjithësi tek ne ekziston autoriteti i një Zoti dhe ky autoritet është shekullor ku për këtë që shpreh ka prova të shumta. Në thelb të mendimit shqiptar si botë shpirtërore e konceptuale, ka një ngjashmëri të jashtzakonshme me fjalët e zotit tone Jëzu Krisht, për atë çfarë e sundon botën deri në kthimin e tij. Bashkëkzistenca dhe mos tjëtërsimi janë dy tiparet më të qëndrueshme të kombit shqiptar që ndër shekuj e pushtime të ndryshme. E tillë është dhe periudha që kalon tani me një emigracion të madh jashtë vendit e me një bashkekzistencë me Janullatos e kompani. Veprat shpirtërore kanë vlerë hyjnore e jo objektet apo ndërtimet kur përdoren si kali Trojës që është simbol i pseudopendesës, pseudodhuratës e ku fshihet vdekja apo arma e krimit. Barbarizëm e paganizëm që nga koha e zeusit që shqiptarët nuk e bësonin ndonjëhërë. Shqiptarët janë kristianë përballë Janullatosit sepse janë tolerantë e gjakftohtë përballë veprimeve të tij në dëm të shqiptarëve që sillen me “indifërëncë” e “jashtë” vëmendjes e kur shqisat punojnë me kapacitet të plotë përballë drethisë së të “urtit” Janullatos.

Kristianë përballë fqinjëve

Atdheu i shqiptarëve është i vendosur në një pozitë gjeografike ku përplasjet kufitare e kulturat deri në lashtësi, i ngjajnë një demarkacioni biblik i krahasueshëm me luftërat e zakoneve të ndryshme që burojnë nga gatimi si qenie, e shpirtit si formë jetese. Se sa kristianizëm kanë fqinjët tanë, mund ta përcaktosh me sjelljet historike ndaj popullit shqiptar. Sjellje që në Shqipëri e njohin që nga fëmijët e deri tek pleqtë e shenjtëruar. Jo rastësisht serbët derdhën gjak shqiptari në Kosovë e grekët shfrytëzojnë mizorisht djersën e shqiptarëve e kisha jonë ka të drejtë t’i mbrojë me forcë shqiptarët pa hezitim sepse është kishë e tyre. Nuk mund të bëjmë sehir ashtu siç kërkon Janullatos e të merremi me varret. Dëmonstrim kristian është edhe ai i çamëve në Qafë -Botë ku me të drejtë kërkojnë të kthehen në shtëpitë e tyrë dhe pronat e tyre aty ku i kanë në Çamëri. Gjarpër më dy kokë, janë dy kishat fqinje që na sulmojnë herë pas herë, por ne përsëri mbetemi paqësorë e njërëzorë, ashtu thjeshtë kristianë, derisa durimi e maturia të fitojnë mbi intrigën e barbarinë e dyndjeve sllavë me kalin e Trojës si dhuratë, që na ndërton kisha e na çkishëron nga shqiptarizmi, na ndërton manastire e na kthen në prostituta për të huajt e ti kundërvihëmi njëri -tjetrit. Edhe ata që shpifin kundër meje unë nuk i urrej, sepse porosia e Krishtit është “Duaje të afërmin tënd”. Shqiptarizëm është dhe veprimi i Aleksandrit të Madh me nënë shiptare, i cili familjen e Darit të Persisë të zënë rob, nuk e keqtrajtoi, por i liroi të shkonin gjetiu. Është ky kristianizëm natyral që e ka sensibilizuar dhe komunitetin ndërkombëtar për t’i qëndruar më afër problemeve të shqiptarëve.


Nga : At Nikolla MARKU
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Janullatos, ky “kalë troje” i shqiptarëve

#2

Post by rrëqebull » Thu Jan 07, 2016 8:32 pm

Heshtja e turpshme, nga ana e Janullatosit dhe Sulejman Rexhepit, për krijimin e Bashkësisë Ortodokse të Shqiptarëve të Maqedonisë

Në prag të Krishtlindjeve të vitit të kaluar, në Maqedoni u krijua zyrtarisht Bashkësia Ortodokse e Shqiptarëve të këtij vendi. Ata që e njohin historinë e shqiptarëve ortodoksë të atyre trojeve, e kuptojnë se sa e madhe është rëndësia e kësaj ngjarjeje. Këta shqiptarë të fesë ortodokse u konsideruan sllavë nga shteti i cili, sa i përket fesë ortodokse, e njësonte fenë me kombësinë. Që një i krishterë ortodoks në Maqedoni, të deklarohej si shqiptar, kjo ishte baras si të deklarohej terrorist. Në Maqedoni nuk është bërë një regjistrim i popullsisë (census) që nga viti 2002.
Është e vështirë të nënvlerësohet rëndësia e kësaj nisme në procesin e zgjimit të të krishterëve shqiptarë në Maqedoni. Në Maqedoni ka rreth 100 mijë shqiptarë ortodoksë të tillë, të cilët tashmë kanë nisur të zgjohen dhe t’ ju dalë frika. Deklarimi i tyre si shqiptarë do ta ndryshonte krejt realitetin etnik të Maqedonisë dhe pozitën e shqiptarëve atje.

Ishte dashur që krijimin e Bashkësisë Ortodokse të Shqiptarëve të Maqedonisë ta përshëndeste Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, e cila ka të drejtë, madje dhe detyrim që të kujdeset për shqiptarët ortodoksë të Maqedonisë, ashtu si tekefundit bën edhe Kisha Ortodokse e Maqedonisë ndaj minoritetit maqedon në Shqipëri. Por, megjithëse Kisha Ortodokse e Shqipërisë nuk e njeh Kishën Ortodokse të Maqedonisë, nuk i njeh as shqiptarët ortodoksë të Maqedonisë. Arsyeja është se kështu i intereson Kishës Ortodokse të Greqisë, e cila ka si bosht të fesë nacionalizmin grek. Dhe Janullatos është në Shqipëri si i dërguar i Kishës Ortodokse të Greqisë.

Por çka e bën kryetarin e Bashkësisë Islame të Maqedonisë Sulejman Rexhepin, i cili është shqiptar nga fshati Sfillare i komunës së Sarajit, në periferi të Shkupit, që të mbajë të njëjtin qëndrim me Janullatosin për këtë çështje? Çka i bën imamët shqiptarë të xhamive në Maqedoni që të mbajnë të njëjtin qëndrim me Janullatosin? Pse hesht hoxha kolumnist sorosian i Xhamisë së Isa Begit në Shkup, Ramadan Ramadani? Arsyeja është se Sulejman Rexhepi dhe imamët e tij shqiptarë nuk i quajnë vëllezër shqiptarë, të krishterët e Maqedonisë, por shkije (sllavë). Sulejman Rexhepi dhe imamët e tij e pranojnë identitetin shqiptar vetëm për aq sa nuk i bën vëllezër me të krishterët shqiptarë. Domethënë, për Sulejman Rexhepin dhe imamët e tij shqiptarë, shqiptar është baras me musliman. Por, Sulejman Rexhepi dhe imamet e tij shqiptarë, nuk e quajnë veten shqiptarë muslimanë, por muslimanë shqiptarë. Domethënë se emërtimi “shqiptar” iu duhet si mbrojtje, për aq kohë sa muslimanët e këtyre trojeve do të vuajnë ndarjen që ndodhi në 1912 prej botës islame. Më pas, kur këta kufij të bien në Ballkan, do të quhen thjesht “muslimanë”./Kastriot Myftaraj
https://www.facebook.com/kastriotmyftar ... 0462775091

Post Reply

Return to “Toleranca fetare”