Page 1 of 1

Bojaxhinjtë: ekzotikë

Posted: Tue May 19, 2015 2:43 pm
by rrëqebull
Respekt për Gonxhe Bojaxhiun.
Respekt për faktin që shkoi atje ku e thërriste ADN-ja e saj, në vendin e origjinës së paraardhësve të saj, në Indi.
Respekt për çdo njeri që i kthehet dhe i përkushtohet rrënjëve të veta.

Ne e respektojmë, por ne nuk kemi pse të mburremi me dikë që nuk i përket racës sonë shqiptare dhe që zgjodhi t'i përkushtohej racës së saj, në Kalkutë.

Të "mburresh" me Gonxhe Bojaxhiun është njësoj si të "mburresh" me Rita Orën apo me Sabri Fejzullahun.

{Ai që vërtet meriton të kujtohet është i jati i saj, Nikollë Bojaxhiu, i cili ndërtoi teatrin e parë në Shkup si dhe një pjesë të linjës hekurudhore që e ndërlidhte Shqipërinë Lindore me Shqipërinë Veriore. Disa kanë nxjerrë zëra se mund të ketë qenë arumun. Fotografitë, për aq sa vlejnë me cilësinë e dobët që kanë, e tregojnë qartë se gjithsesi, nuk ka qenë racialisht shqiptar (ngjan si Gandi kur ka qenë i ri), siç shihet sidomos tek vajza e madhe dhe djali i tij që ngjan si nepalas. Por gjithsesi respekt për veprimtarinë e tij.}


Dhe për më tepër, të mburresh me priftërinj e murgesha abrahamikë thjesht për faktin se janë priftërinj e murgesha abrahamikë, është shenjë papjekurie.

Ne nuk krenohemi me Gjergj Fishtën se ishte prift, por se pothuajse gjithçka që ka bërë e që ka shkruar e ka bërë dhe e ka shkruar për Shqiptarinë. Se në të vërtetë, Gjergj Fishta ka qenë Shqiptar edhe për nga feja! Kurse Gonxhe Bojaxhiu nuk ka qenë e tillë as nga feja as nga raca (se kombësia përfshin edhe racën, jo thjesht kulturën).
Image