"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Champions League, sot Bajern-Lion

Talk about sport.
Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3779
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Champions League, sot Bajern-Lion

#1

Post by Arbëri » Wed Apr 21, 2010 3:59 pm

Champions League, sot Bajern-Lion

MYNIH- Skandali seksual ku është përfshirë Frenk Riberi duket se ka trazuar ujërat në shtëpinë e Bajernit të Mynihut, megjithatë futbollistëve të kësaj skuadre u është ndaluar të flasin për këtë çështje në prag të ndeshjes së sotme kundër Lionit. Mesfushori francez është nën hetim për raporte seksuale me një prostitutë minorene, një skandal ku janë përfshirë edhe futbollistë të tjerë të kombëtares së Gjelave, si Sidnej Guvu apo Karim Benzema. Riberi u zëvendësua në konferencën për shtyp nga mbrojtësi Filip Lahm, ndërkohë që në vend të Van Gal, i cili kishte shkuar për një varrim në Holandë, doli ndihmës trajneri Andries Jonker. “Mendoj se të gjithë jeni të interesuar për Riberi, - iu drejtua Jonker gazetarëve. – Frenk u stërvit mirë dhe është në formë të mirë, kështu që do të luajë kundër Lionit”, ishte komenti i vetëm i ndihmës trajnerit. Bavarezët do të jenë në takimin e sotëm pa kapitenin Mark Van Bomel dhe mbrojtësin Holger Badstuber, por sipas Filip Lahm, skuadra është mjaftueshëm e mirë për të mundur Lionin. “Jemi në formë të mirë në javët e fundit, kryesojmë Bundesligën dhe treguam se jemi mirë me goleadën ndaj Hanoverit”, tha Lahm. Ndërkohë, belgu Daniel Van Bujten e konsideroi si tepër të motivuar Frenk Riberi për të arritur kualifikimin në finale përballë Lionit. Image
Në krahun tjetër, trajneri i Olimpikut të Lionit Klod Pyel beson se skuadra e tij ka klas dhe aftësi për të kaluar Bajernin e Mynihut në gjysmëfinale të Champions League, pavarësisht emrit të madh të kundërshtarit. “Është fantastike për klubin tonë që jemi në gjysmëfinale, - tha ai dje në Mynih. – Por, nuk e kuptoj përse duhet të ndalemi këtu?”, shtoi tekniku i Lionit. Më pas, Pyel vlerësoi bavarezët, por sipas tij, asgjë nuk është e pamundur. “Bajerni vjen gjithë besim, pasi ka marrë edhe një fitore 7-0 në fundjavë, por sërish unë besoj se mund t’u shkaktojmë probleme”, u shpreh ai. Ashtu si Barcelona, Lioni udhëtoi për në Mynih me autobus për shkak të hirit vullkanik të ardhur nga Islanda, që ka bllokuar fluturimet në Evropë. Sipas Klod Pyel, ky udhëtim i lodhshëm nuk do të ndikojë te lojtarët e tij.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3779
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Champions League, sot Bajern-Lion

#2

Post by Arbëri » Wed Apr 21, 2010 4:06 pm

Pamje nga stadiumi i Bayern-it ,
Allianz Arena

Ngjyra e kaltert , kur luan TSV 1860 München ( tash liga e dyte ne bundeslige )
Image

Ngjyra e Kuqe , kur luan FC Bayern Munich
Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Post Reply

Return to “Sports”