Sot vura re nje artikull qe titullohesh ''Krijohet ‘Facebooku i shqiptarëve’ dhe si e interesuar per ta postuar me pare ndoqa udhezimet per kycur ne ate rrjet. Dhe me beri te dyshoj fakti qe ne ate rrjet doli nje mesazh '' ju lutem prsini 10 sekonda qe te nderlidheni me rrjetin'' . Prita 10 sekonda, asnjegje, prita 1 minut perseri asgje, me pas ndoqa nje udhezim tjeter ( afersishte te njejte ) por me dolen disa viruse si dhe disa shkarkime, Anti virusi i pc me njoftoj ALERT... dhe dola, persiguri pastrova pc nga keto viruse dhe adresat ishin te gjitha pothuajse me shkronja serbe ruse sllave ( nuk jam e sigurt ). Per te mos i postuar ''aktive'' ketu ato adresa po ju vendos vetem
ShqipTALK njera me pinke COM tjetra me pike ORG. Si dhe nje tejter me
04online shqiptalk . Pra nese rastesish perballeni me keto adresa BENI KUJDES.
Nuk jam 100% e sigurt, se cka me ndodhi mua, mund te jet edhe thjeshte nje kocidence , po une ''kocidencave'' nuk para u besoj, dhe mendova qe tju ve ne dijeni.
Ne artikull shkruhesh keshtu:
Krijohet ‘Facebooku i shqiptarëve’
Këto ditë, një grup i të rinjve nga Prizreni kanë krijuar një rrjet të ri social të quajtur “ShqipTALK”. Ky rrjet social ka për qëllim që t’i bashkojë të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, për të komunikuar shqip. Për më tepër, ky rrjet social është shumë i ngjashëm me Facebook, pasi që edhe në të mund të dërgoni mesazhe, kërkesa për miqësi, të hapni faqe, grupe etj.
“Ky rrjet social deri më tani ka arritur të mbledhë shumë regjistrues dhe besohet se do të marrë edhe shumë të tjerë”, thotë për gazetën Lajm, Edison Boqaj – njëri prej themeluesve të kësaj faqe./botasot/
Për tu kyçur në këtë rrjet social, kliko KETU
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.