"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Ndihmoni rapsodin dhe aktivistin.

Këtu mund të ndihmoni komunitetin me gjithfarë gjërash, si rilidhje me persona të caktuar, ndihmë për punë biznes etj

Moderator: ErjonH.

Post Reply
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4136
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Ndihmoni rapsodin dhe aktivistin.

#1

Post by Zeus10 » Sat Jun 06, 2009 1:55 pm


Köngen, 04.06.2009

Të nderuar miq dhe kolegë,


Më lejoni që t`iu drejtohem me një kërkesë për ndihmë humanitare.

Fjala është për rapsodin dhe këngëtarin tonë popullor, poetin Agim Gashi, i cili në opinionin tonë është mjaft i njohur, sidomos që nga vitet 1990-ta e këndej. Shquhet si njëri ndër aktivistët më të zellshëm gjatë pajtimit të gjaqeve në Kosovë kur vepronte së bashku me Anton Çetten, Zekerija Canën si dhe shumë intelektual tjerë.

Të gjithëve na është e njohur kënga e tij Alternativa në Amerikë si edhe shumë këngë tjera kushtuar pajtimit të gjaqeve, vrasjeve të ushtarëve shqiptarë nga ushtria serbe, vrasjeve të rinisë sonë, helmimeve, etj.
Albumi që pati bërë Agimi në vitet 1990-ta pati bërë bujë të madhe në popull.

Është pjesëmarrës i demonstratave (1968-1981) si dhe i burgosur politik.
Më 1994 në Lipjan kriminelët serb ia vranë edhe djalin,Ninelin.


Agimi një kohë ka jetuar në Slloveni, ka punuar për Alternativen, ka banuar me Ukshin Hotin bashkë në një konvikt nxënësish në Lubjanë.

Nga Kroacia, më 1992 emigron në Gjermani, ku jeton edhe sot, por mjerisht në gjendje tepër të vështirë shëndetësore dhe materiale.
Që nga lufta e fundit 1999, Agimi jeton pa kulm mbi kokë, sepse shtëpinë e tij në Lipjan ia dogjën kriminelët serb. Edhe pse ka kontribuar shumë për vendin tonë, ende nuk u gjetën donatorë për ta ndihmuar në ndërtimin e shtëpisë së tij.


Për shkrimet dhe këngët kushtuar Dr. Ibrahim Rugovës shumë herë ka qenë i kërcënuar nga kundërshtarët politik-fanatik përmes telefonatave anonime si dhe shkrimeve të ndryshme mediale. Disa ekstremistë nuk kanë ngurruar që t`ia frikësojnë edhe vajzën e mitur me të cilën Agimi jeton i vetëm qe 8 vite.


Tani atij i është lajmëruar edhe një sëmundje e rëndë dhe ka disa javë që gjendet i shtrirë dhe i operuar në spital.
Agimi, për arsye shëndetësore ka disa vite që jeton me ndihma sociale.
Ndaj, luteni që së bashku të qëndrojmë me të në këto çaste të vështira nëpër të cilat ai po kalon, pra të tregohemi humanë si gjithmonë që ishim dhe ta ndihmojmë me mjete financiare, secili sipas mundësisë së vetë.


Ju falënderojmë paraprakisht për mirëkuptimin tuaj.

Adresa ku mund të derdhen mjetet është si më poshtë:

Agim Gashi
Sparkasse Düren

Konto nummer: 0053425930
BLZ- 39550110
---------------------------------

Ata që dëshirojnë t`i dërgojnë të holla përmes postës mund ta bëjnë në këtë adresë:
Agim Gashi
Fleming str.25

52353 Düren- Deutschland
Tel:02421-408465

E-mail: sharkia_323@hotmail.com
P.S.
Në fletëpagesë (Überweisung) mund ta cekni; Hilfe wegen Krankheit.
Mundësisht ky aksion të përfundoi brenda dy javëve.

Gjithë të mirat,
I juaji Xhafer Leci
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ndihmoni rapsodin dhe aktivistin.

#2

Post by Sally » Sat Aug 01, 2009 3:06 pm

Ne radhe te pare Ju falenderoj per kete informcion, jo nga ana ime ( se nuk jam shume ne diejni per keto ngjarje, per shkak te moshes,) por nga ana e Xhaxhait tim i cili ka qen dhe Aji nje i burgosur poltik ( per diasa antena qe dogjonte dhe transportonte lajme nga jasht) dhe eshte shume ne diejni per ceshtjen e Agim Gashit ( dhe pse eshte dembabadem nga Tirana) eshte nje nga favoritet e tij per sa i perket demostratave te (1968-1981) dhe shkrimeve / kengeve te tij. Xhaxhaji ka shenuar te gjitha te dhenat e Agim Gashit dhe eshte t ven ne levizje per ti qene prane Tij ne kete moment.

Te falenderoj shume per kete njoftim si nga ana ime po me shume nga ana e Xhaxhait tim, i cili me rekomandoj te postoj dhe nje mesaxh te Tij ERDHI KOHA TE BASHKOHEMI PERSERI

Me lejoni me kete raste te kujtojm disa fragmente nga Agim Gasha



Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Dritare Jete
Member
Member
Posts: 19
Joined: Sun Oct 04, 2009 11:41 am
Gender: Female

Re: Ndihmoni rapsodin dhe aktivistin.

#3

Post by Dritare Jete » Sun Oct 04, 2009 1:03 pm

Pershendetje Bashkatdhetar! Kush prej jush njeh Etimologet Shqiptar dhe jo te tille qe kan diploma por qe jan studioz ne nivel shkencor nderkombetar?
Para shume muajve kam pare ne emisionin "Zone e Lire", nji Shqiptare qe dukej se kishte studiuar me thelb etimologjine Shqiptare, po i kam harruar emrin. A esht ketu dikush qe e dine se per ke kam fjalen apo per ndonji tjeter?

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4136
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Ndihmoni rapsodin dhe aktivistin.

#4

Post by Zeus10 » Sun Oct 04, 2009 5:15 pm

Dritare Jete wrote:Pershendetje Bashkatdhetar! Kush prej jush njeh Etimologet Shqiptar dhe jo te tille qe kan diploma por qe jan studioz ne nivel shkencor nderkombetar?
Para shume muajve kam pare ne emisionin "Zone e Lire", nji Shqiptare qe dukej se kishte studiuar me thelb etimologjine Shqiptare, po i kam harruar emrin. A esht ketu dikush qe e dine se per ke kam fjalen apo per ndonji tjeter?
Po quhet Elena Kocaqi dhe eshte nje studjuese shembullore, qe besoj do te behet reference ne te ardhmen.



The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Dritare Jete
Member
Member
Posts: 19
Joined: Sun Oct 04, 2009 11:41 am
Gender: Female

Re: Ndihmoni rapsodin dhe aktivistin.

#5

Post by Dritare Jete » Mon Dec 14, 2009 7:09 pm

O Zeus, te lumt goja vlla! UN isha ne Tirane dhe Durres, pasi me thane se Elena lixheron ne Universitetin Aleksander Moisiu te durresit, po qelluan gjith ditet feste sa ish, edhe e hena dhe e martja (27-31 Nentor), dhe askush nuk e njofti edhe pse disa njoften disa qe punojne ne at universitet, apo student te ati universiteti. keshtu me shkoi huq java, por megjithate gjeta njerez te tjere qe miren me çeshtjen e Çameve sinqerisht (e jo per pika vote e perfitime tjera)
Dhe qka esht me e quditeshmja, dikush qe ja percjella emrin permes tjterkujt, me kishte dergua emrin e numrin e Elvira..... se nuk po me kujtohet tash mbiemri saj, bashk me numer. Ne fakt me pas fola edhe ne telefon me kete njeri, dhe nuk e merrja dot me mend se pse e kishte e veshtire ta kuptonte mbiemrin Kocaqi, pasi esht mbiemer mjaft tipik per Shqiperine terrtoriale te sotme, bile , bile te mbiemri me pyeste se mos esht si mbiemri i kryeministrit Thaqi.!!!!!!!!!!!!!
Zeus
A mos e din ku jeton tash Elena? Mua ma referoi nji historian nga presheva shkaku i librit qe ka shkruar ajo per Iliret dhe Pellazget, po nuk e dija se esht e njejta qe po kerkoja un per shkak se duket se esht etimologe puntore, qe hulumton vertet.
Mund te me gjesh nji adres, apo numer apo person nderlidhes?
Tani e tutje do ta kontrolloj qdo nate adresen nese kam leter ao pergjigje prej ketu, se shkaku i nji kohe e gjate moshyrjeje ketu, e kisha harruar edhe ne cilen adres e kam te egjistruar forumin.
Pyetje tjeter:
Arberia Online titullohet ne facebook faqja juaj apo si?

User avatar
Dritare Jete
Member
Member
Posts: 19
Joined: Sun Oct 04, 2009 11:41 am
Gender: Female

Re: Ndihmoni rapsodin dhe aktivistin.

#6

Post by Dritare Jete » Mon Dec 14, 2009 7:19 pm

Te faleminderit nga Zemra Vlla! Paskam shkuar dem qe nuk e paskam pare me kohe pergjigjen tende.
Thote populli: "Nji pale mend , a per vere a per dimer"
Me kuptoni qka dua te them? Me cilen gje te mirrem se pari kur ne hulumtim jam e vetme pothuajse perveq kur ndonjiher dikush tjter me gjen e dergon nji material, ndersa ku ti le te tjerat kur nuk esht vetem hulumtimi e vetmja gje qe duhet te bej?
Pershendetje!

Post Reply

Return to “Ndihme per komunitetin”