Ndihmoni rapsodin dhe aktivistin.
Posted: Sat Jun 06, 2009 1:55 pm
Köngen, 04.06.2009
Të nderuar miq dhe kolegë,
Më lejoni që t`iu drejtohem me një kërkesë për ndihmë humanitare.
Fjala është për rapsodin dhe këngëtarin tonë popullor, poetin Agim Gashi, i cili në opinionin tonë është mjaft i njohur, sidomos që nga vitet 1990-ta e këndej. Shquhet si njëri ndër aktivistët më të zellshëm gjatë pajtimit të gjaqeve në Kosovë kur vepronte së bashku me Anton Çetten, Zekerija Canën si dhe shumë intelektual tjerë.
Të gjithëve na është e njohur kënga e tij Alternativa në Amerikë si edhe shumë këngë tjera kushtuar pajtimit të gjaqeve, vrasjeve të ushtarëve shqiptarë nga ushtria serbe, vrasjeve të rinisë sonë, helmimeve, etj.
Albumi që pati bërë Agimi në vitet 1990-ta pati bërë bujë të madhe në popull.
Është pjesëmarrës i demonstratave (1968-1981) si dhe i burgosur politik.
Më 1994 në Lipjan kriminelët serb ia vranë edhe djalin,Ninelin.
Agimi një kohë ka jetuar në Slloveni, ka punuar për Alternativen, ka banuar me Ukshin Hotin bashkë në një konvikt nxënësish në Lubjanë.
Nga Kroacia, më 1992 emigron në Gjermani, ku jeton edhe sot, por mjerisht në gjendje tepër të vështirë shëndetësore dhe materiale.
Që nga lufta e fundit 1999, Agimi jeton pa kulm mbi kokë, sepse shtëpinë e tij në Lipjan ia dogjën kriminelët serb. Edhe pse ka kontribuar shumë për vendin tonë, ende nuk u gjetën donatorë për ta ndihmuar në ndërtimin e shtëpisë së tij.
Për shkrimet dhe këngët kushtuar Dr. Ibrahim Rugovës shumë herë ka qenë i kërcënuar nga kundërshtarët politik-fanatik përmes telefonatave anonime si dhe shkrimeve të ndryshme mediale. Disa ekstremistë nuk kanë ngurruar që t`ia frikësojnë edhe vajzën e mitur me të cilën Agimi jeton i vetëm qe 8 vite.
Tani atij i është lajmëruar edhe një sëmundje e rëndë dhe ka disa javë që gjendet i shtrirë dhe i operuar në spital.
Agimi, për arsye shëndetësore ka disa vite që jeton me ndihma sociale.
Ndaj, luteni që së bashku të qëndrojmë me të në këto çaste të vështira nëpër të cilat ai po kalon, pra të tregohemi humanë si gjithmonë që ishim dhe ta ndihmojmë me mjete financiare, secili sipas mundësisë së vetë.
Ju falënderojmë paraprakisht për mirëkuptimin tuaj.
Adresa ku mund të derdhen mjetet është si më poshtë:
Agim Gashi
Sparkasse Düren
Konto nummer: 0053425930
BLZ- 39550110
---------------------------------
Ata që dëshirojnë t`i dërgojnë të holla përmes postës mund ta bëjnë në këtë adresë:
Agim Gashi
Fleming str.25
52353 Düren- Deutschland
Tel:02421-408465
E-mail: sharkia_323@hotmail.com
P.S.
Në fletëpagesë (Überweisung) mund ta cekni; Hilfe wegen Krankheit.
Mundësisht ky aksion të përfundoi brenda dy javëve.
Gjithë të mirat,
I juaji Xhafer Leci