Page 1 of 1
NDIHMO EDHE TI
Posted: Wed Sep 12, 2012 12:01 pm
by Adriana
Bashkangjitu NDIHMO EDHE TI, NDIHMO VERIUN E MITROVICËS
Raiffaisen Bank
1503001003480934
Tel: +381(0)38 222 822
SMS: 55550 (VALA-PTK)
Nisma “Ndihmo dhe ti”, ka si synim kthimin në pronat e tyre, të të gjithë qytetarëve, pa dallim përkatësie etnike.
Re: NDIHMO EDHE TI
Posted: Wed Sep 12, 2012 12:07 pm
by Adriana
Për deponimin e mjeteve në bankat jashtë Kosovës për fondin "Ndihmo edhe TI" !
Xhirollogaria në këtë dokument vlen për bankat jashtë dhe mbrenda Kosovës
shiko dokumentin :
shkarko dokumentin : 
Re: NDIHMO EDHE TI
Posted: Wed Sep 12, 2012 12:15 pm
by Adriana
Tirana i vjen në ndihmë Mitrovicës
Tiranë, 11 shtator - Bashkia e Tiranës do të ofrojë ndihmë për rikonstruktimin e shtëpive të dëmtuara gjatë luftës në veri të Mitrovicës. Kryebashkuaku i Tiranës, Lulzim Basha gjatë një takimi me Kryetarin e komunës së Mitrovicës Avni Kastrati, ka bërë të ditur se do i propozojë Këshillit Bashkiak, akordimin e një ndihme financiare për këtë qëllim por nuk ka bërë të ditur se sa do të jetë kjo shumë, shkruan “Shekulli”.
Nisma “Ndihmo dhe ti”, ka si synim kthimin në pronat e tyre, të të gjithë qytetarëve, pa dallim përkatësie etnike. Kryetari i komunës së Mitrovicës ka bërë të ditur se fondi i mbledhur deri tani nga qytetarët e Kosovës është rreth 2 milionë euro.
“1023 është numri i pronave që kërkon ndërhyrje. Duke nisur nga viti i ardhshëm, të gjithë komunat e Kosovës do të ndajnë 5% të buxhetit të tyre për këtë projekt”, u shpreh Kastrati.