CERMENIKASI wrote:"Rreqëbulli" ,i lexova artikujt si dhe përgjegjet që kishin dhanë por ashtu siç thojshe tandën e kishin fshi.
Unë nuk e di italishten por pak a shumë e kuptova falë frëngjishtes që e zotnoj shumë mir dhe me të vërtetë dukeshte si kur e ka shkrue nji serb dhe jo nji italian .Asht e drejta e tij të mos detë Shqiptarët por ay si gazetar nuk ka të drejtë me ba shkrime dhe artikuj që jonë plotë me rrena sa nji kala!
Më rikujtohet në TF1 (tv e Francës) nji gazetar e kishte thirrë Besnik Mustafajn për të zhvillue nji bisedë mbi nji prej romanve të tij dhe në atë intervistë gazetari filloi sëpari me ba pyetjeje mbi Shqipninë dhe Shqiptarët .Njana pyetje ishte "a e ndini veten ju Shqiptarët si Evropian".
Besniku u përgjegj që po dhe se Tirana ishte ma afër Brukselit sesa Athina.
Kjo pyetje ishte ofendim sepse toka arbërore asht pjesë e kontinentit evropian dhe kjo banë që Shqiptarët janë Evropian
dhe nuk ka vend këtu për pyetje të tilla .
Ma vonë pata lexue rastësisht që ky gazetari francez kishte pas si "hobi" mësimin e gjuhës serbe!!!
Gazeptar ka çdokundi!!!
Mjafton veç me përmend që Europa është e motra e Kadhëmit ilir...
Por nëpër ndërmjetrat("mediat") e kontinentit është ligj paraqitja e Ballkanit si vend i prapambetur ku luftrat mbijnë vet, sepse me kësi zhurmash dhe gënjeshtrash mendojnë se mund të mbulojnë përgjegjësitë që kanë për padrejtësitë që janë kryer dhe vazhdojnë të kryen ndaj nesh!
Nuk besoj se nuk e dinë që padrejtësitë që ata kanë lejuar, dhe në shumë raste përkrahur, sidomos ndaj shqiptarve, janë shkaku numër një i luftërave në Ballkan(si dhe në shumë vende të botës, Afrikë mbi të gjitha).
Ne kemi detyrë të njohim veten, dhe të sjellim në vete ata shqiptarë që janë dehur nga tymet e "të jashtmes".
Sa për të huajt, gazeptarët e kush për ta, përpara se të na bëjnë pyetje përmes së cilave u dalin në shesh lakrat e paditurisë, le të lexojnë njëherë E. Durham, W. Peacock, M. Lambertz, H. N. Brailsfold, M. Huasluck, etj. etj. etj.