"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Dili Zot Vetes, Shqiptar!

Këtu mund të ndihmoni komunitetin me gjithfarë gjërash, si rilidhje me persona të caktuar, ndihmë për punë biznes etj

Moderator: ErjonH.

Post Reply
User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Dili Zot Vetes, Shqiptar!

#1

Post by rrëqebull » Wed Jan 02, 2013 12:22 am

Feja e Shqiptarit është Shqiptarësia

Nga kjo shprehje nisen të gjitha arsyetimet që mund të bëhen në këtë çështje, duke nxjerr në pah si dhe pse fetë abrahmike mund të cilësohen si agjent përçarës, brejtës, helmues të qenësisë Kombëtare Shqiptare.

Aspak ideologji, vetëm arsyetim, burime dhe syshqiponjësì.

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Dili Zot Vetes, Shqiptar!

#2

Post by rrëqebull » Wed Jan 02, 2013 12:47 am

Pikësëpari një sqarim fjalësor. Do përdoret gjithnjë fjala feizëm, pasi fe dhe besim janë ndjesi njerëzore që s'kanë të bëjnë me asnjë lloj nënshtrimi ndaj dogmave. Pra kur themi kam fe, kam besim, është njësoj sikur të thoshim "jam optimist, kam shpresë". Madje huazimin "optimist" do ta luftojmë pikërisht me fjalën e mrekullueshme shqipe besimtar.

Pra, feizmet, janë të gjitha ato sjellje, që çorodisin, çorientojnë, përkundërsojnë, përçudnojnë, shpërqëndrojnë, pengojnë, zvetënojnë, sabotojnë, pezullojnë.. çfarëdo lloj shprehje burimore kombëtare.
Flasim këtu për strukturën ideollogjike të feizmit, dhe atë duhet të keni parasysh. Jo "Filani ësht myslyman por pi raki" apo "Fistëkia është e krishterë por ka lindur fëmijë pa qenë e martuar", sikur Filani dhe Fistëkia të ishin mishërimi i idealit të një feizmi pozitiv me tipare të lehtësuara. Ne flasim për feizmin që thotë:
je myslyman? do flasësh arabisht
je katolik? do flasësh latinisht
je ortodoks? do flasësh greqisht/serbisht("malazezisht"/sllavo"maqedonisht")
je myslyman? di vishesh si arab
Je myslyman? do lutesh drejtuar Arabisë
je mysliman? do bësh pelegrinazh në Arabi
Çdomethën kjo?
Domethën që feizëm=shkombëtarizim=asimilim=zgjerim pasurim i perandorisë pas-romake/pas-bizantine/pas-osmane.

Si ushtrim. Mendohuni vetëm për një çast të përfytyroni vajtjen tuaj në Lindje të Mesme duke u dhënë vendasve atje këto udhëzime:
që tash e tutje do flisni në shqip
që tash e tutje do luteni në shqip, drejtuar nga Shqipëria
që tash e tutje do visheni si Shqiptarët, me guna dhe lesh, s'ka gjë le të keni veshjet tuaja që janë kastile për nxehtësinë e shkretëtirës.
që tash e tutje do duhet të bëni pelegrinazh në Shqipëri

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Dili Zot Vetes, Shqiptar!

#3

Post by rrëqebull » Fri Jan 04, 2013 11:58 pm

Në bibël nuk shkruhet askund "zot". Kjo është fjalë pagane vendase shqiptare.
"Zoti" në bibël quhet Jehova.

Arsyeja për të cilën përdoret emërtimi i hyjnisë pagane shqiptare Zot, është e ndërlidhur me taktikat që janë përdorur që në fillim për të përhapur sa më shumë këtë feizëm. Po e njëjta gjë vlen edhe në shumë gjuhë të tjera(p.sh. në italisht "dio", fjalë që përfshinte që nga Djeusi e Djunona deri tek Dionizi dhe Diana).

Mbajtja e emërtimit pagan mund të cilësohet si arsye e suksesit që ka pas feizmi duke dhënë shëmbullin e dëshmitarëve të Jehovait, që edhe pse ruajnë po atë emërtim që i jep bibla, shumica e "besimtarëve" as u hap derën, dhe biles edhe i shan.

Sa prej jush ishin ndalur të mendonin mbi këtë çështje për një kohë më të gjatë se ajo që shpenzojnë duke u menduar se ç'farë u ahet për drekë? (pyetje vetpërgjigjëse("retorike"))

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Dili Zot Vetes, Shqiptar!

#4

Post by Sally » Sat Jan 05, 2013 12:42 pm

Te faleminderit Rrëqebull per kete teme, mua personalishte me pelqeu shume, le te shpresojme qe te zgjohen nga gjumi ''disa'' dhe te kuptojne njehere e mire realitetin.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Dili Zot Vetes, Shqiptar!

#5

Post by rrëqebull » Sat Jan 05, 2013 1:45 pm

Sally wrote:Te faleminderit Rrëqebull per kete teme, mua personalishte me pelqeu shume, le te shpresojme qe te zgjohen nga gjumi ''disa'' dhe te kuptojne njehere e mire realitetin.
Kto as do ishte nevoja të thuheshin. Por sulmi abrahmik kundra-kombëtar është egërsuar shum në 20 vitet e fundit(krahas të gjitha ndotjeve të tjera që kanë marrë yrysh). Dhe, ndonëse Plaku i Vitit të Ri nuk na shkakton as një dëm, Javehu me Allahun po na shpërqëndrojnë nga detyra jonë themelore, Çlirim-Bashkimi Kombëtar, po na vën në sherr me njëritjetrin, dhe po na fyejnë, poshtërojnë në çdo mënyrë. Domethën që sektet feiste veprojnë tek ne si parti politike por që kanë pushtet edhe pa i votuar askush!

Pse janë ende të lirë të shkelin me këmbët e tyre të flliqura në tokë të shenjtë Shqiptare ata që shajnë Gjergj Kastriotin? Të ishte Shqiptari në gjendje të shëndoshë këta ndyrësira do ishin dënuar me dëbim të përjetshëm nga Trojet Tona. Por paritë politike, skuadrat e futbollit, telenovelat, etj etj. po ja u mpinë trurin Shqiponjave, po ja u dobëson shikimin, po ja u drogon mendjen, po ja u shkul pendet e po ja pren deri në rrëzë kthetrat!

Ne duhet tu rrisim pëndët tanve! Që të fluturojnë përsëri matan çdo ndasie dhe përçarje, deri në lartësinë e të qenit Shqiptar!
Ne duhet tu rrisim kthetrat tanve! Që të mbysin dhe qërrojnë çdo mi haleje që guxon të lëshoj kakardhitë e tija helmuese në Trojet Tona.
Ne duhet të jemi ata që jemi: Shqiptar!

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Dili Zot Vetes, Shqiptar!

#6

Post by erix77 » Sat Jan 05, 2013 3:44 pm

rrëqebull wrote:

Problemi nuk eshte as jehovau dhe as Allahu,shqiptaret kane 2 mije vjet qe i njohin shume mire se cfare jane fete dhe fjalet e tyre u hyjne nga nje vesh dhe u dalin nga tjetri.Sado propagande te bejne te huajt nuk kane per te arritur ndonje rezultat me fjale,kjo eshte e provuar prej mijera vjetesh se Shqiptari degjon 7 a 8 dhe ben si di vete.

edhe qe hyjne e dalin ne Shqiperi lirisht antishqiptaret nuk eshte gje e keqe ,perkundrazi eshte gje e mire se na mban sy hapur dhe na tregon se te tjeret nuk ta duan te miren.

Problemi yne eshte babezia per para te lehta qe fitohen duke shkelur mbi djersen e njeri-tjetrit,korrupsioni eshte plaga jone me e keqe qe po na mban larg bashkimit dhe perparimit.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Dili Zot Vetes, Shqiptar!

#7

Post by rrëqebull » Sat Jan 05, 2013 8:11 pm

erix77 wrote:

Po ta lexosh përgjigjen që i kam dhënë Sellit, fjalët e mia të para janë Kto as do ishte nevoja të thuheshin sepse pajtohem plotësishtë me ty kur thua që Shqiptari s'do t'ja dijë për feizma. Këtë e thotë edhe Edith Durhami:
«Disa popuj janë tej mase të dhën pas fesë. Shqiptarëve, si komb, u mungon një gjë e tillë. Muslimanizmi dhe krishtërizmi janë të pranishëm vetëm skujdesshëm mes tyre, dhe në shpirtin e tijë malësori i egër[natyror] ndjek më shumë besime të pashkruara që kanë lindur me botën[të stërlashta]» "The Burden of the Balkans" Chapter IX

«Nuk kalon shumë kohë, pasi të jetosh me fisnikun verior, pa zbuluar që ai e zbaton fenë(musl. a krist.) veç si lustër të jashtëm më se sipërfaqësor. Ai ndjek më shumë bestytnitë e mistershme dhe besimet e ruajtura në brendësinë e tijë, dhe nuk pyet për hoxhë a prift kur mësimet e këtyre vozitin kundër botëkuptimit të tijë shqiptar në lidhje me mënyrën se-si-ecën-bota» "High Albania and its Customs"
Por unë këtë çështje, siç thashë edhe më sipër, e kam hap për ata që po sillen si pula, që tu mbijnë prapë pëndët krenare dhe tu kthehet prapë aftësia e lartë dhe e ndritur e të arsyetuarit në shqip.
Me vështirësitë që po kalojmë sot, nuk mjafton më të flasim shqip, duhet arsyetuar shqip.

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Dili Zot Vetes, Shqiptar!

#8

Post by erix77 » Sat Jan 05, 2013 9:52 pm

eshte e kote ca shqiptare kur shohin verdhushka para syve harrojne cdo gje,per ta arsyetimi i vetem eshte mbushja e xhepave.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Dili Zot Vetes, Shqiptar!

#9

Post by rrëqebull » Sat Jan 05, 2013 10:23 pm

erix77 wrote:eshte e kote ca shqiptare kur shohin verdhushka para syve harrojne cdo gje,per ta arsyetimi i vetem eshte mbushja e xhepave.
Zgjedhja e fjalorit është domosdoshmëri për të shmangur çdo llojë keqkuptimi, zhurme apo përçarjeje.
Asnjëher nuk duhet të thërrasim Shqiptar ata që i përulen të jashtmes, parasë apo çfarëdollojë gjëje tjetër që dobëson Kombin. Biles unë as fjalën shqipfolës nuk dua ta përdor për ta, pasi siç thashë, e folmja në shqip nuk duhet në asnjë mënyrë të ndahet nga i arsyetuari në shqip.

Në këtë çështje mund të bisedojmë edhe rreth kësaj. Secili prej nesh mund të japi një mendim se me ç'emër duhen thërritur këta lloj nënkafshësh që shqiptare kanë vetëm letërnjoftimin(pashaportën).

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Dili Zot Vetes, Shqiptar!

#10

Post by Adriana » Sun Jan 06, 2013 3:37 pm

erix77 wrote:
rrëqebull wrote:
Sally wrote:Te faleminderit Rrëqebull per kete teme, mua personalishte me pelqeu shume, le te shpresojme qe te zgjohen nga gjumi ''disa'' dhe te kuptojne njehere e mire realitetin.
Kto as do ishte nevoja të thuheshin. Por sulmi abrahmik kundra-kombëtar është egërsuar shum në 20 vitet e fundit(krahas të gjitha ndotjeve të tjera që kanë marrë yrysh). Dhe, ndonëse Plaku i Vitit të Ri nuk na shkakton as një dëm, Javehu me Allahun po na shpërqëndrojnë nga detyra jonë themelore, Çlirim-Bashkimi Kombëtar, po na vën në sherr me njëritjetrin, dhe po na fyejnë, poshtërojnë në çdo mënyrë. Domethën që sektet feiste veprojnë tek ne si parti politike por që kanë pushtet edhe pa i votuar askush!

Pse janë ende të lirë të shkelin me këmbët e tyre të flliqura në tokë të shenjtë Shqiptare ata që shajnë Gjergj Kastriotin? Të ishte Shqiptari në gjendje të shëndoshë këta ndyrësira do ishin dënuar me dëbim të përjetshëm nga Trojet Tona. Por paritë politike, skuadrat e futbollit, telenovelat, etj etj. po ja u mpinë trurin Shqiponjave, po ja u dobëson shikimin, po ja u drogon mendjen, po ja u shkul pendet e po ja pren deri në rrëzë kthetrat!

Ne duhet tu rrisim pëndët tanve! Që të fluturojnë përsëri matan çdo ndasie dhe përçarje, deri në lartësinë e të qenit Shqiptar!
Ne duhet tu rrisim kthetrat tanve! Që të mbysin dhe qërrojnë çdo mi haleje që guxon të lëshoj kakardhitë e tija helmuese në Trojet Tona.
Ne duhet të jemi ata që jemi: Shqiptar!
Problemi nuk eshte as jehovau dhe as Allahu,shqiptaret kane 2 mije vjet qe i njohin shume mire se cfare jane fete dhe fjalet e tyre u hyjne nga nje vesh dhe u dalin nga tjetri.Sado propagande te bejne te huajt nuk kane per te arritur ndonje rezultat me fjale,kjo eshte e provuar prej mijera vjetesh se Shqiptari degjon 7 a 8 dhe ben si di vete.

edhe qe hyjne e dalin ne Shqiperi lirisht antishqiptaret nuk eshte gje e keqe ,perkundrazi eshte gje e mire se na mban sy hapur dhe na tregon se te tjeret nuk ta duan te miren.

Problemi yne eshte babezia per para te lehta qe fitohen duke shkelur mbi djersen e njeri-tjetrit,korrupsioni eshte plaga jone me e keqe qe po na mban larg bashkimit dhe perparimit.

Kjo eshte mese e vertet, dhe nje % e mire kete po e ben nga papunesia po vetpunesohen ne ''disa dyer'' qe jan ne dem te madh per kombin tone. Papunesia detyron popullin te vetpunesohet ne disa gjera qe ... ne me vone i quajme tradhetare. Qeveria shqiptare duhet te marri masa per kete situat, tu siguroj atyre bazat themelore per te jetuar.

Sqarim: kjo nuk vlen per ''disa'' qytete, por per dhjetra qindra Zona Rurale ne shqiperi, si dhe ne trevat tjera shqiptare.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Dili Zot Vetes, Shqiptar!

#11

Post by rrëqebull » Wed Jan 23, 2013 3:14 pm

Përpjekjet për ta lidhur Ateizmin me Komunizmin e kanë burimin te përpëlitjet e krerëve fetarë për të ndaluar dobësimin e shpejtë dhe të pandalshëm të pushtetit të Kishës dhe institucioneve fetare në gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë. Veçanërisht ato morën përkrahje zyrtare në periudhën famëkeqe të histerisë së Senatorit Joseph McCarthy në Shtetet e Bashkuara. Argumenti bazë që sillej për të provuar këtë tezë ishte njësimi i kryekomunistit Stalin me Ateizmin.

E nisur nga thellësitë e errësirës së Mesjetës, Rilindja evropiane njohu zhvillimin e vrullshëm të ateizmit të përfaqësuar nga mendimtarë mosbesues ndaj qenieve hyjnore. Emrat e Leonardo da Vinçit, Erazmusit, Galileos, Keplerit e Giordano Brunos janë të lidhur me ateizmin. Më vonë atyre iu shtuan iluministët Dekart, John Toland, David Hume e Thomas Paine; enciklopedistët francezë Didero, Volter, d’Holbach për të ardhur në shekullin e 19-të te Fojerbah, Holyoke dhe, natyrisht, Charles Darwin. Më vonë, mendje të ndritura si Mark Twain, Thomas Edison, e shumë të tjerë kanë qenë ateistë. Asnjë prej tyre nuk ka pasur qoftë edhe lidhjen më të vogël me komunizmin.
Ateizmin, si mungesë e ndërgjegjshme e besimit nuk e kanë shpikur as komunistët shqiptarë dhe as çdo lloj komunizmi tjetër, pavarësisht përpjekjeve që bëhen për t’i njësuar ata. Ronald Bruce Meyer thotë se Ateizmi të çon në Komunizëm po aq sa të shtyn bindja se Santa Klausi është përrallë në agresivitet ndaj fëmijëve.
Ateistë ka pasur gjatë gjithë historisë së njerëzimit. Megjithëse dëshmitë e para të shkruara të ateizmit mund të gjenden në shkrimet e Rig-Veda-s në Indi (rreth 1000 vjet p.e.s.), një ndër filozofët e parë të ateizmit mbahet greku i lashtë Epikurus i cili zhvilloi argumentin kundër të keqes:

Citim:
“Nëse Perëndia dëshiron ta ndalojë të keqen, por nuk ka fuqi, ajo nuk është e gjithëpushtetshme.

Nëse ka fuqi, por nuk do që ta ndalojë të keqen, atëherë është keqdashëse.
Nëse edhe ka fuqi ta ndalojë edhe dëshiron ta ndalojë të keqen, si shpjegohet që e keqja vazhdon të ekzistojë?

Dhe, nëse as nuk do që ta ndalojë dhe as është në gjendje ta ndalojë, atëherë përse u dashka quajtur Perëndi?”

Post Reply

Return to “Ndihme per komunitetin”