Page 1 of 1

KUJDES ne kete adres...

Posted: Sun May 03, 2015 7:08 pm
by Adriana
Sot vura re nje artikull qe titullohesh ''Krijohet ‘Facebooku i shqiptarëve’ dhe si e interesuar per ta postuar me pare ndoqa udhezimet per kycur ne ate rrjet. Dhe me beri te dyshoj fakti qe ne ate rrjet doli nje mesazh '' ju lutem prsini 10 sekonda qe te nderlidheni me rrjetin'' . Prita 10 sekonda, asnjegje, prita 1 minut perseri asgje, me pas ndoqa nje udhezim tjeter ( afersishte te njejte ) por me dolen disa viruse si dhe disa shkarkime, Anti virusi i pc me njoftoj ALERT... dhe dola, persiguri pastrova pc nga keto viruse dhe adresat ishin te gjitha pothuajse me shkronja serbe ruse sllave ( nuk jam e sigurt ). Per te mos i postuar ''aktive'' ketu ato adresa po ju vendos vetem ShqipTALK njera me pinke COM tjetra me pike ORG. Si dhe nje tejter me 04online shqiptalk . Pra nese rastesish perballeni me keto adresa BENI KUJDES.

Nuk jam 100% e sigurt, se cka me ndodhi mua, mund te jet edhe thjeshte nje kocidence , po une ''kocidencave'' nuk para u besoj, dhe mendova qe tju ve ne dijeni.


Ne artikull shkruhesh keshtu:

Krijohet ‘Facebooku i shqiptarëve’

Këto ditë, një grup i të rinjve nga Prizreni kanë krijuar një rrjet të ri social të quajtur “ShqipTALK”. Ky rrjet social ka për qëllim që t’i bashkojë të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, për të komunikuar shqip. Për më tepër, ky rrjet social është shumë i ngjashëm me Facebook, pasi që edhe në të mund të dërgoni mesazhe, kërkesa për miqësi, të hapni faqe, grupe etj.

“Ky rrjet social deri më tani ka arritur të mbledhë shumë regjistrues dhe besohet se do të marrë edhe shumë të tjerë”, thotë për gazetën Lajm, Edison Boqaj – njëri prej themeluesve të kësaj faqe./botasot/

Për tu kyçur në këtë rrjet social, kliko KETU


Re: KUJDES ne kete adres...

Posted: Sun Jan 29, 2017 4:46 pm
by Adriana
Nese do ndesheni diku ne mediat sociale me kete titull PIKTURA QË PO I ÇMEND SERBËT tregoni kujdes perpara se ta klikoni, eshte nje Trojan/Downloader, une e klikova , po per fatin e mire gjithmon kam perdorur masat mbrojtese me te rrepta per pc (sidomos ne kete pc ku merrem me forumin) per te mos ta postuar ketu linkun po ju vij ne ndihme me nje Prt:


Image


Duket qarte nga titulli qe mbas kesaj veprimtarie fshihet dora serbe... edhe pse me linkun qe po e shperndajne na len te kuptojme qe eshte nje adrese shqiptare, sepse linku fillon me adresen rilindja . net.

Nje sqarim te shkurter per te gjithe ata qe nuk jane ne dijeni se cfare eshte nje Trojan/Downloader:
Kali i Trojës (ang.: Trojan horse ) është një malware i fshehur në një program tjëtër i cili pastaj kryen detyrën për te cilën është dërguar. Kështu që worm-ët ose virus-at, mund të jenë Kal i Trojës. Shpeshëherë trojanet hapin porta të kompjuterit pa dijen e shfrytëzuesit dhe shkarkojne virusa nga ndonjë faqe e caktuar e internetit. Ai po ashtu mund të ju vjedhë fjalekalimet t´i kopjojë të dhënat apo të ekzekutojë çfardo qoftë aplikacioni. Por më së keqi është ajo se ai mundë të autorizoj dikë të hyjë në rrjetin apo kompjuterin tuaj dhe të marrë kontrollin mbi të.