E lexova Rreqebull tek forumi tjeter, i dhashe dhe nje pergjigje ne ate forum, qe vertete e kam veshtire te shkruaj.
MALSORI wrote:ide e mire more gashi por kete nuk e kuptova ..cka lidhje plisi me bashkimin kombetar..duket pa lidhje..bashkim kombetar rreth plisit ????....
Ideja eshte, qe duke qene nje element i spikatur, i veshjes tradicionale, i bartur dhe provuar keshtu, per nje kohe te gjate nga breza te tere shqiptaresh, pavaresisht krahines apo klanit, ti shtohet simboleve kombetare, te cilet nga ana e tyre jane virtuale, kurse plisi, nje objekt real dhe i qenesishem, qe ka pasur nje simbolike domethenese per korpusin shpirteror te shqiptareve, ate te lirise.
pyetja e pare qe duhet te shtrohet eshte '' a eshte plisi nje simbol kombetar shqiptar apo jo '..te hapesh nje debat publik per dicka qe akoma nuk ka nje defenicion kombetar mua me duket dicka pa vend..
Cfare te shtyn ty te besosh, qe ky simbol, qe sipas te gjitha gjasave vjen qe nga lashtesia, nuk mund te perdoret si symbol kombetar?
plisi eshte nje element i veshjes tradicionale shqiptare por nuk eshte nje simbol kombetar..une deri me sot nuk kam degjuar dhe lexuar diku qe ky elemet eshte simbol kombetar..per te qene element kombetar duhet qe te pakten pjesa dermuese e kombit ta kete pjese e veshjes se tij
Dhe pjesa derrmuese e ka pjese te veshjes se tij, deri ne ate pike qe une nuk di ndonje krahine te banuar nga shqiptaret, qe nuk e ka pasur, qe nga kosovaret deri tek suljotet.
dhe e dyta te jete i veqante nga veshjet e fqinjeve dhe kombeve te tjere..
Une nuk di ndonje komb fqinj, ta kete plisin element te veshjes tradicionale ose qofte dhe element sporadic etnografik.
nuk rezulton qe plisi eshte pjese e veshjes se pjeses dermuese te kombit shqiptar
Kjo sepse thoni ju?
.jo me ne ditet tona qe kane bere qe plisi pothuajse te zhduket por as me heret plisi nuk ka qene pjese e veshjes ne pjesen dermuese te kombit tone..
Nuk mund te pretendosh, qe tradicionalja sot te shfaqet e fuqishme, ne nje shoqeri qe sheh me shume drejt kulturave te perparuara perendimore, por ne te kaluaren plisi ose qeleshja, ka qene e pranishme ne menyre te pamohueshme.
po , mund te themi qe pjesa dermuese e disa krahinave te shqiperise etnike e kane pjese te veshjes se tyre por asesi nuk mund te themi se pse e kane nje pjese e popullsise te na jete nje simbol kombetar..
ketu po bini ne kontradikte me veten, duke bere te pavlefshme ate qe keni shkruar me siper.
problemi tjeter eshte '' a eshte plisi tipik shqiptar '' apo i ardhur '' si dhe me ngjashmerine me fqinjet apo kombet e tjera..pra a eshte plisi vetem nje element i kombit tone apo eshte edhe pjese e kombeve te tjera..une nuk po them shume gjera rreth kesaj prejardhje dhe ngjashmerie por vetem po te ve perpara faktin qe plisi nuk eshte autokton shqiptar
Edhe nese eshte i ardhur, ai ka aq shume kohe ndermjet nesh, sa eshte bere pjese e shpirtit tone dhe eshte harruar kush ka qene bartesi original i tij. Ne fund te fundit, historia e njerezimit eshte plot e mbushur me shkembime te elementeve kulturor, qe per rastin e plisit nese do te ishte i huajtur, do te ishte nje element shume i qelluar per tu huazuar.
..ok , mendohet se plisi i sotem e ka prejardhjen prej ilireve por harrojme se po plisi ishte pjese perberese e greqise se lashte para ilire
Mesa di une, ai ka pasur funksion mbrojtes poshte helmetes metalike ne lufte. Ne mbarim te saj, prezenca e tij ne koke, tregonte qe lufta ishte fituar dhe kjo perkonte me lirine, prandaj plisi u be simbol i lirise ne Greqine e Lashte. Nuk besoj se eshte rastesi, qe pikerisht kete simbol lirie e adhurojne si te tille dhe shqiptaret e sotem.
..po te mos shkojme aq larg..shikojeni plisin e sotem qe perdorin malsoret ..shikoni me vemendje edhe plisin qe perdorin turqit..cili eshte ndryshimi..vetem ngjyra..nese tek turqit perdoret me ngjyre ndryshe nga e bardha tek shqiptaret perdoret vetem ne ngjyre te bardhe..a mund ta kene marre turqit prej nesh apo ne prej turqeve ???
Mos valle dhe greket e vjeter e huazuan nga turqit? Pikerisht ajo ngjyra ben diferencen, simbolika e saj e lirise.
.une nuk e besoj se e kane marre turqit prej nesh..dihet fare mire qe ky plis eshte perhapur ne shqiperine veriove vetem pas pushtimit te perandorise osmane dhe kryesisht ne fund te shekullit te 18 dhe gjate shekullit 19..pastaj te mos permendim plisat e vendeve te tjera deri ne indonezi qe nuk kan asnje ndryshim me plisin tone..pra plisi nuk eshte nje simbol vetem i kombit tone por eshte pjese perberese edhe e kombeve te tjera..si rrjedhim duket e pakuptimte qe te shtrohet nje qeshtje e tille per ta festuar si nje dite te veqante per kombin shqiptar..nese do te ishte ne rrafshin global eh edhe mund te diskutohe por ne rrafshin tone kombetar asesi jo.
Kjo nuk eshte e vertete, plisi eshte prezsent shume me heret, per aq sa larg mund te shkojne kerkimet tona per te nder shqiptare. Ai eshte pjese e nje uniforme shume unike, qe bartej kryesisht nga njerezit qe nuk rane nen pushtim Osman.