"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Emigrantët do të votojnë nga vendi ku jetojnë, ja se si...

Këtu mund të ndihmoni komunitetin me gjithfarë gjërash, si rilidhje me persona të caktuar, ndihmë për punë biznes etj

Moderator: ErjonH.

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3210
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Emigrantët do të votojnë nga vendi ku jetojnë, ja se si...

#1

Post by Adriana » Wed Feb 15, 2017 5:51 pm

Emigrantët do të votojnë në zgjedhje nga vendi ku jetojnë, pa qënë nevoja të vijnë në Shqipëri, është shprehur kryeministri Edi Rama:
Rama: Emigrantët shqiptarë do të votojnë nga vendi ku jetojnë


Rama tha se hapi i parë është regjistrimi i shqiptarëve jashtë vendit, për tu përfshirë pastaj në sistemin e votimit:


“Dua të theksoj se për ne mbetet sfida e sfidave që të sigurojmë pjesëmarrjen në procesin më të rëndësishëm që janë zgjedhjet të të gjithë qytetarëve që banojnë jashtë vendit. Për të garantuar pjesëmarrjen në votime duhet të regjistrojnë shqiptarët jashtë vendit. Jemi i vetmi shtet në Europë që nuk ka të regjistruar njerëzit e vet. Nuk di as sa janë, as ku janë, as çfarë nevojash kanë dhe pa bërë këtë regjistrim e kemi të pamundur t’i përfshijmë të gjithë shqiptarët në procesin e votimit. Procesi ka filluar. Ky regjistrim i përgjithshëm që ka nisur e që do të shtrihet në të gjithë territoret ku jetojnë shqiptarët përmes aplikimeve online do të na japë mundësi që më herët se sa vonë të mund ti përfshijmë shqiptarët jashë vendit në procesin demokratik duke i dhënë mundësi të votojnë nga aty ku janë e mos të jenë të detyruar të vijnë në Shqipëri për të votuar. Kuptohet që dhe kjo do të kërkojë kohën e vet”, tha Rama.



Ai u shpreh për një unifikim të shërbimeve konsullore me Kosovën, por duke theksuar se kjo nuk do të thotë se bëhet fjalë për një Shqipëri të Madhe. Madje kryeministri hodhi edhe idenë e krijimit të një konsullate ballkanike.

Ndërsa ministri i Jashtëm Ditmir Bushati foli për një monitorim të konsujve në të gjitha nivelet:


“Krijimi për herë të parë i një arkive të saktë dixhitale dhe të aksesueshme të të gjithë dokumentacionit të shërbimeve konsullore. Tashmë dhe ai do të ketë kujtesën e vetë institucionale”, tha Bushati.





Shërbimin Konsullor Online do të gjenden plot 36 shërbime konsullore me procedura të thjeshta, tërësisht të standardizuara dhe të unifikuara në një platformë të vetme./TO/
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Ndihme per komunitetin”