Page 1 of 1

SHKO - Shërbimet Konsullore Online

Posted: Wed Feb 15, 2017 6:16 pm
by Adriana



Kjo platformë ofron procedurat e automatizuara dhe dixhitalizimin e të gjitha shërbimeve konsullore

TË NDERUAR QYTETARË, duke klikuar mbi secilin nga shërbimet konsullore të listuara më poshtë, Ju keni mundësi të informoheni mbi procedurat e çdo shërbimi konsullor, dokumentet e nevojshme, si dhe përcaktimin e afateve kohore dhe kostot përkatëse.

Gjithashtu, në fund të çdo përshkrimi të shërbimeve konsullore më poshtë do të gjeni butonin “KLIKO KËTU”, e cila Ju mundëson aplikimin direkt online për shërbimin e kërkuar. SHKO



Për të gjitha shërbimet konsullore që nga janari 2017 shqiptarët që banojnë jashtë vendit kanë mundësi t’i kryejnë veprimet online, përmes të ashtuquajturit sistemi SHKO:

Shërbimet konsullore përmes sistemit SHKO (Shërbimet Konsullore Online) kanë nisur të aplikohen qysh nga 16 janari në të gjitha përfaqësitë dioplomatike të Shqipërisë. SHKO është një platformë elektronike e krijuar nga Ministria e Jashtme për të ofruar procedura të thjeshtësuara dhe me mekanizma mjaft transparente. Shërbimet që përfshihen në sistemin SHKO janë: asistencë e përgjithshme, çështje që kanë të bëjnë me shtetësinë, aktet e gjendjes civile, akte noteriale si deklarata dhe prokura, vërtetime konsullore, leje kalimi dhe leje transporti të personave, pajisje me vërtetime identiteti, viza, përkthime dhe legalizime.

Për të gjitha këto veprime SHKO ofron avantazhin e kursimit të kohësh dhe shpenzimeve të udhëtimit për personat, që kanë nevojë të kryejnë shërbime konsullore. Konsullja pranë Ambasadës së Shqipërisë në Berlin, Belinda Shtylla, sqaron, se këtej e tutje nuk është më e nevojshme paraqitja fizike e personit në ambasadë. Vetëm për veprimet konsullore më sensitive si në rastin e prokurave, personi mund të dërgojë dokumentet e nevojshme nëpërmjet sistemit SHKO e pas kësaj konsulli i lë takim të paraqitet vetëm një herë për të firmosur prokurën.

Sipas konsulles Shtylla në Berlin, "SHKO jo vetëm i lehtëson procedurat, por shkurton edhe kohën e shërbimit dhe rrit cilësinë e transparencën, pasi sistemi i ri ka prioritet uljen e ndjeshme të kostove financiare, përmirësimin e shërbimeve publike si dhe shmangien e pritjes në rradhë nëpë perfaqesitë diploamtike. Marrim si shembull rastin e një shtetasi, i cili dëshiron të pajiset me një prokurë nga përfaqesia. Ndërsa më parë shumë shtetas vinin në përfaqësi duke bërë shumë kilometra rrugë nga vendbanimi i tyre pa e pasur dokumentacionin e nevojshëm, tani nëpërmjet SHKO qytetari informohet në mënyrë të detajuar se si kryhet aplikimi. Nëpunësi konsullor, që ka marrë përsipër përpunimin e kërkesës e njofton shtetasin për mangësitë si dhe i lë një ioarra paraqitjeje për nënshrkimin e dokumentit të kërkuar p.sh. prokurë apo deklaratë. Por ka edhe disa shërbime të tjera si p.sh. nxjerrja e vërtetimeve të, që mund të realizohen edhe pa praninë e personit, por vetëm përmes rrugëve postare.”

Në sistemin SHKO personi i interesuar mund të marrë paraprakisht të gjithë informacionin e detajuar për pajisjen me prokurë, apo dokumente të tjera./DW/