Page 1 of 1

LIVE - TERMETI NE SHQIPERI

Posted: Tue Nov 26, 2019 3:31 pm
by Adriana
Tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter dhe me intensitet 7 ballë godet Shqipërinë me epiqendër në Shijak. Raportohet për 16 viktima, shqiptarët brakitisin banesat, mbi 600 persona të lënduar kanë marrë ndihmë nëpër spitale. Për më shumë mund të ndiqni lIVE videon e mëposhtme:





Nëse video e mësipërme nuk ju hapet, KLIKONI KETU

Re: LIVE - TERMETI NE SHQIPERI

Posted: Wed Nov 27, 2019 12:06 am
by Zeus10
Nje termet i tille, kishte 40 vjete, qe nuk ndodhte. Deri me tani 23 jete dhe qindra te plagosur. Eshte e cuditshme, se si ndodhi ne Shqiperi dhe Bosnje ne te njejten kohe. Po ashtu eshte i cuditshem fakti, se kohet e fundit, nje numer i pambarimte termetesh, kane ndodhur ne Shqiperi, qe duket sikur u finalizuan me kete katastrofe.

Re: LIVE - TERMETI NE SHQIPERI

Posted: Thu Nov 28, 2019 7:54 pm
by Adriana
Aktori Çun Lajçi në këtë ditë tragjike për Shqipërinë, ka shkruar vargje emocionuese:

“Shqipnisë sime t’luhatun

Kur dridhesh ti
Ne s’bajmë gjumë Shqipni
Se tutemi po vdes
E rrajë jetimash mbesim
Të duem edhe kur vërshohesh
Ujnash
Edhe kur digjesh
Zjarresh
Edhe kur mallkohesh nesh
Kur luhatesh
Dridhesh e përkundesh
Tërmetesh
Si zogj t’futemi n’gji
E lutemi
Vetëm ti t’mos vdes
Ne
S’bajmë gjumë kur ti dridhesh
Se veç Ty t’kemi Shqipni”.

Re: LIVE - TERMETI NE SHQIPERI

Posted: Thu Nov 28, 2019 11:43 pm
by Arbëri
Kufijte qe na ndajne me Shqiperine Nene si duket vetem ne harta ekzistojne e-jo edhe ne zemrat e shqiptareve !
Ndihmat nga Kosova , Maqedonia e Presheva jane te perditshme , si ne video me poshte:


Ngushllimet familjareve të cilet humben te afermit e tyre , ngushllime gjithe shqiptareve .