Page 1 of 1

Suksesi i Parisit i Mirush Kabashit

Posted: Tue Apr 27, 2010 6:27 pm
by qiellikaltër
Shfaqja e dhënë në një ndër teatrot prestigjiozë të Parisit, me nismën e teatrit "La Palace" dhe shoqatës "Shtëpia e shqiptarëve", gjeti interesim të gjerë jo vetëm nga shqiptarë me banim në Francë, por edhe nga personalitete franceze apo ambasadorë e përfaqësues të lartë të vendeve europiane e të rajonit. Aktori i mirënjohur shqiptar, Mirush Kabashi ka marrë duartrokitje dhe vlerësime të veçanta në përfundim të shfaqjes së monodramës "Apologjia e vërtetë e Sokratit", në teatrin "La Palace" të Parisit para disa ditësh. "Një aktor i magjishëm dhe i mahnitshëm! Shqipëria nuk ka pse të ketë zili kërkënd në fushën e aktrimit! Patëm përballë një gjigant skene të kalibrit botëror!" - ishin disa nga konsideratat. Dramaturgu dhe regjisori i njohur, Christian Grenier u shpreh: "Faleminderit aktorit të mrekullueshëm Mirush Kabashi, që më dha rastin një herë në jetë që të takoj Sokratin e vërtetë. Një aktor i magjishëm!". "Ju faleminderit për lumturinë që më dhatë. Fillimisht erdha si detyrim miqësor, më pas e kuptova se mosardhja do të më privonte nga një ngjarje artistike e përmasave botërore", - vlerësoi Jean-Michel Pignou, kryeredaktor i Shoqërisë së Përgjithshme të shtypit francez. Presidenti i shtëpisë botuese "Chapitre 12", Pierre Olivier Simon, pas shfaqjes u shpreh: "Çfarë të thuash për këtë mbrëmje të mrekullueshme... Çfarë lumturie, çfarë emocioni!!!". Patrick Gobert, drejtori i "Arche de Defense", tha se, "befasia e emocioneve të para m'u duk sikur vinte nga fakti se nuk e njihja Shqipërinë dhe çdo gjë që vinte nga ai vend do më habiste, por më pas kuptova se isha përballë një gjiganti skene të kalibrit botëror". "Shqipëria nuk ka pse të ketë zili kërkënd në këtë fushë", - përfundoi ai. "Mbeta pa frymë. Kabashi ishte i mahnitshëm", - tha Corinne Ricouart, nga shtëpia botuese "Edition Pyramidion". Bashkë me intepretin kryesor, Mirush Kabashi në rolin e Sokratit, në skenë ishin edhe aktorët Alfred Bualoti dhe Inis Gjoni. Shfaqja e parë e një trupe teatrore shqiptare në kryeqytetin e Francës u organizua pas ftesës së teatrit profesionist "La Palace" dhe shoqatës "Shtëpia e shqiptarëve", si dhe me mbështetjen e ambasadës së Shqipërisë në Paris. Monodrama "Apologjia e vërtetë e Sokratit", që bazohet mbi pamfletin e shkrimtarit grek, Kostas Varnalis, është vënë në skenën e Teatrit Kombëtar të Tiranës në vitin 1997 dhe po atë vit, pas interpretimit në edicionin e nëntë të Festivalit Eksperimental të Teatrit në Kajro (Egjipt), aktori Mirush Kabashi është vlerësuar me "Sfinksin e artë" si interpreti më i mirë mes 1000 aktorëve nga 46 vende të botës.

Re: Suksesi i Parisit i Mirush Kabashit

Posted: Tue Apr 27, 2010 6:35 pm
by Arbëri
"Shqipëria nuk ka pse të ketë zili kërkënd në këtë fushë", - përfundoi ai. "Mbeta pa frymë. Kabashi ishte i mahnitshëm",

Re: Suksesi i Parisit i Mirush Kabashit

Posted: Tue Apr 27, 2010 7:47 pm
by qiellikaltër
Si poezia, ashtu edhe interpretimi te ngjethin mishte. E degjoj here pas here se me pelqen shume. Flm Arberi.

Re: Suksesi i Parisit i Mirush Kabashit

Posted: Wed Apr 28, 2010 3:54 pm
by qiellikaltër