"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

"Traviatta" londineze me Ermonela Jahon dhe Saimir Pirgun

Flisni për artin shqiptar, mund të sillni fotografi nga punimet tuaja artistike.

Moderators: uck_aksh, ALBPelasgian, ErjonH.

Post Reply
qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

"Traviatta" londineze me Ermonela Jahon dhe Saimir Pirgun

#1

Post by qiellikaltër » Tue May 04, 2010 8:23 pm

Dy yjet e lirikës shqiptare, Ermonela Jaho dhe Saimir Pirgu takohen si protagonistët kryesorë të operës "Traviata", në "Royal Opera House Covent Garden" të Londrës. Opera do të vihet në skenën angleze në datat 11, 14, 19, 21 e 24 maj. Në 17 janar të 2008-ës, pas debutimit të parë të Ermonela Jahos në 'Covent Garden', mediat londineze shkruan ditën e nesërme: "Brava Ermonela Jaho; Netrebko u can go home now" ('Të lumtë Ermonela Jaho; Netrebko mund të kthehesh tani në shtëpi...') Pas "Idomeneos" në "Opernhaus" të Zurich-ut, në shkurt 2010, mediat zvicerane shkruan: "…Saimir Pirgu është një nga yjet e rinj të skenës lirike: Tenori që debutoi përpara pak kohësh në MET (Metropolitan Opera-New York) dhe këndoi "Idomeneon" në Zurich me Harnoncourt-in ishte një sensacion: bukuria e timbrit të tij ishte në funksion të lojës teatrale dhe përmbante të gjitha aspektet e poezisë e teatrit me një intensitet të llogaritur si duhej. Zëri i tij lirik të kujton Tito Schipa-n dhe në qoftë se e ruan formën e tij vokale, vetëm qielli mund të jetë limiti i tij. Nga Idomeneo, tenori shqiptar 28-vjeçar do të ngjitet në muajin maj në skenën e 'Covent Garden'-it, me rolin e Alfredos te "Traviata…" Nuk ka se si të mos ndihesh mirë pasi lexon këto komente në shtypin e huaj për dy artistët e mrekullueshëm shqiptarë: Ermonela Jaho e Saimir Pirgu. Ecuria e karrierës së tyre artistike marramendëse do t'i bashkojë kësaj radhe në njërën prej tribunave më të rëndësishme ndërkombëtare të artit operistik, në "Royal Opera Hause Covent Garden" të Londrës, si dy protagonistët kryesorë të operës "Traviata" të Giuseppe Verdit.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: "Traviatta" londineze me Ermonela Jahon dhe Saimir Pirgun

#2

Post by qiellikaltër » Fri May 14, 2010 4:23 pm

Image

Dy artistë shqiptarë me famë botërore sic janë sopranoja Ermonela Jaho sëbashku me tenorin Sajmir Pirgu kanë korrur suksesin e tyre të radhës në Operan Mbretërore të Londrës në “Covent Garden”, duke interpretuar në dy rolet kryesore të Travitës.
Eshtë hera e parë në historinë 276 vjecare të kësaj opere që dy rolet kryesore u besohet të luhen nga dy artistë prej të njëjtës origjinë. Kritika britanike ka vlerësuar maksimalisht interpretimin e dy shqiptarëve. Prestigjozja “The Times” i kushton një artikull me titullin “Lotët për Violetën me kualitet yjesh” duke shkruar se Ermonela Jaho rikthehet me rolin e Violetës duke provuar se ajo ka potencialin e duhur ta bëjë për vete audiencën.

http://www.top-channel.tv/artikull.php? ... &ref=onews
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Saimir Pirgu: Simboli im është shqiponja

#3

Post by qiellikaltër » Tue May 18, 2010 6:41 pm

Image

Pas 4 vitesh, zëri i tenorit dëgjohet në Operën e vendlindjes në një recital për "Ditën e Evropës".

Një bisedë me Saimir Pirgun për koncertin e dashurisë dhe interpretimin vital, për bashkëpunimin me Jahon në Covent Garden dhe potencialin shqiptar në Evropë

"Mund të jesh i famshëm në të gjithë botën, por po nuk u mbështete nga vendi yt, është e kotë". Tenori Saimir Pirgu i foli me këto fjalë publikut që kishte mbushur tri katet e Teatrit të Operës dy net më parë në recitalin për "Ditën e Europës".

Duartrokitjet dhe bravot dukeshin pak krahasuar me atë botë të bukur ku të shpinte zëri i tenorit, një hapësirë me shumë ajër.

Sapo ishte kthyer nga skena prestigjioze e Covent Garden në Royal Opera House në Londër, ku interpretoi në "La Traviata" të Verdit, më 11 dhe 14 maj, përkrah sopranos shqiptare Ermonela Jaho. Niset sërish drejt Londrës, për të kënduar deri më 24 maj.

Pirgu u kthye pas 4 vjetësh me një program të larmishëm, një botë ariesh dashurie italiane dhe franceze dhe në mes një pjesë shqiptare e shkruar nga Prenk Jakova për kanunin dhe besën. Zë i fortë, melodioz si te "Idomeneo" e Moxartit, aria e Ferrendo-s nga "Cosi Fan Tutte" përsëri nga Moxart, romanca "Una Furtiva Lagrima" nga "L'elisir D'amore" e Donixetit, dy ariet e Verdit, "Macdaff" nga "Macbeth" dhe aria e Dukës te "Rigoletto". Mbrëmja u mbyll me tingujt e gëzueshëm të "La donna é mmobile". Për herë të fundit ai ka kënduar në Tiranë më 2006-ën, në "La Traviata".

Saimir Pirgu është 29 vjeç dhe jeton në Itali. Për jetën personale nguron të flasë në intervistën më poshtë. "Nuk i intereson askujt jeta ime private", thotë ai duke preferuar të flasë vetëm për artin, por edhe atë që e turbullon herë pas here: politika.

Saimir, të shohim akoma të shqetësuar për t'i lënë të gjithë të kënaqur edhe tani që koncerti ka mbaruar. Dhe maksimumin.

Më kujtohet një shprehje e një artisti të madh, Placido Domingo. Pas një suksesi në skenë, tha dy fjalë: "Çdo person që vjen dhe të uron është i rëndësishëm".

Kam "blerë" nga njerëzit që kam punuar deri tani, nga maestro Baudo, nga Domingo, nga i madhi Luciano Pavarotti, me të cilin kam qenë mik. Në moshë shumë të re kam "vjedhur" nga të gjithë këta njerëz më të mirën, për të bërë një hap më shumë sesa një tenor normal që këndon nëpër botë.

Kam dashur të jem i veçantë. Edhe programi i sotëm ka qenë i tillë. E hapa me "Idomeneon", një nga operat më të vështira dhe e mbylla me arie për dashurinë. Mbas një koncerti me 10 arie të këndosh prapë arien "La donna é mmobile", një nga ariet që të gjithë tenorët kanë frikë, nuk është pak. Sot me të vërtetë kam dhënë një provë që jam në rrugë të drejtë.

Je shprehur diku që publiku francez dhe italian është entuziast, anglezët më të disiplinuar. Po ai i vendit tënd?

Sonte kam ndjerë një kënaqësi të madhe. Në fund kryqëzova duart dhe bëra shenjën e shqiponjës. Është një nga gjestet që unë po bëj gjithmonë në çdo teatër ku po këndoj. Pavarotti merrte facoletën e bardhë, kurse unë po marr shkabën tonë. Kjo do të thotë se jam i nderuar që jam shqiptar. Do të mundohem deri në fund që arti im të ndihmojë sa më shumë këtë vend. E meriton.

Publiku shqiptar është ndër më të bukurit, më të ndjeshmit që unë kam parë deri më sot. E kisha provuar, por isha akoma në fillimet. Kam ardhur dhe jam i frymëzuar.

I ke treguar hapur ndjenjat atdhetare sonte. Këndove edhe një arie për besën nga Prenk Jakova.

Jemi një popull që kemi vuajtur shumë. Nuk mendoj që e meritojmë të vuajmë më. Shqiptarët kanë ecur nëpër botë. Është koha që politika të gjej rrugën e përbashkët. Këta individë, qoftë në Shqipëri, apo edhe jashtë shtetit, të ndihen krenarë që ka njerëz që mendojnë për ta, për vendin.

Është shumë e vështirë të bërit politikë në Shqipëri. Jemi një popull i vështirë, por 20 vjet tranzicion janë boll. Ka ardhur koha që shqiptarët të meritojnë atë pjesë të Europës ku bëjnë pjesë.

Jo larg skenës ku ti këndove ka njerëz që po sakrifikojnë prej dy javësh...

Nuk kuptoj një gjë. Nuk ka mundësi që shqiptari çdo gjë ta nxjerrë në rrugë. Ju lutem kjo është një gjë që nuk shtyhet më. Në rrugë dilet kundër një sistemi, kundër një sistemi diktatorial. Mbase do të jetë edhe kështu, por është një pyetje shumë politike dhe unë nuk bëj politikë.

Dua vetëm të gjendet rruga e përbashkët. Shqiptarët kanë nevojë për politikanët që t'i drejtojnë në rrugë të drejtë. Kemi vuajtur boll. Dua të theksoj edhe që artistët bëjnë art dhe ndihmojnë për emrin e Shqipërisë. Nuk ka artistë të majtë apo të djathtë, ka artistë.

Ti dhe koncert për "Ditën e Evropës", po të kthemi pas në kohë, kujtojmë se Europën ti e preke fillimisht si emigrant apo jo.

Kam ikur si student, emigrant. Nuk ka qenë e thjeshtë. Si të gjithë studentët e tjerë, edhe kam punuar që mos t'i bëhesha peshë familjes sime.

Nëse Saimiri është ky që është sot, është falë edukimit të një familjeje të shëndoshë. Nuk di sesa krenar do të jenë prindërit e mi për këtë mbrëmje të sotme. Tani do të shkoj në shtëpi dhe do të marr mendimet e tyre.

Repertori ishte larmishëm sonte, nga Moxart te Donixeti, Verdi. Ishte e vështirë?

Është një repertor relativisht i gjerë dhe i vështirë. Mund të them me siguri që sot kam kënduar pesë opera në një natë. Të them të drejtën, në pjesën e dytë të koncertit isha i shqetësuar, mendova që po lodhem. Skena e Teatrit të Operës fatkeqësisht nuk është skenë teatri, është skenë kongresesh. Dhe ne kur të kemi mbaruar me rrugët, do t'i kërkojmë atyre njerëzve që të kemi teatër.

Në Shqipëri sot është shpejt të kërkohet një teatër opera. Megjithëse, kur është bërë Lufta e Dytë Botërore, nuk po e them vendin, ai që u ndërtua i pari ishte Teatri i Operës. Kur ra tërmeti në Itali, u ndërtua Teatri i Operës.

Me gjithë problemet që ka Shqipëria, të flasësh për opera, është e pavend. Ne jemi martirë. Shpresoj që të gjitha institucionet kulturore, të mbështeten si nga maxhoranca, ashtu edhe nga opozita. Kanë nevojë shqiptarët. Nëpërmjet teatrit ne tregojmë diçka.

Ndihej në interpretimin artikulimi i qartë, zëri i fortë e melodioz dhe interpretimi vital. Si arrin t'i mbash në ekuilibër?

Është pak e vështirë, por siç thashë, kam vjedhur nga mjeshtrit. Nuk kam lindur i ditur, e kam mësuar në shkollë, kam mësuar në skenë. Ky zanat nuk mbaron së mësuari. Jam akoma tek A-ja dhe pretendoj të arrij tek gërma e fundit. Ky është vetëm fillimi.

Këto ditë dëgjuam për suksesin që patët me Ermonela Jahon në Covent Garden. Ishte hera e parë bashkë...
Ishte një bashkëpunim i përsosur. Gazetat dhe shtypi anglez kanë folur vërtetë shumë mirë. Është shumë i vështirë shtypi britanik, por "Traviatta"-ën tonë e quajtën si një nga më të mirat e kohëve të fundit, dhe kanë vlerësuar energjinë.

Çdo njeri në skenë e ka ndjerë. Kurse me Ermonelën nuk njihesha shumë mirë. Kemi bërë vetëm një shfaqje këtu. Ka qenë një energji që çdo njeri në skenë e ka kuptuar. Jam krenar që kam kënduar me Ermonela Jahon. Është një soprano e shkëlqyer.

Një natë ariesh të ndjera dashurie, që vetëm zëri nuk mjafton për t'i rrëfyer. A jeton kjo ndjenjë tek ti?

Jeta ime private nuk i intereson askujt. Mund të them që dashuria është ndjenja më e bukur që ekziston dhe po të mos jesh i dashuruar nuk këndon bukur.

A do të ketë një herë tjetër në Shqipëri?

Kur të vij herës tjetër do të këndoj në shqip, do të përgatitem më mirë dhe do të zgjedh materialet më të bukura që ka në shqip. Këtë radhë ishte shumë e shkurtër koha dhe nuk pata kohë që të zgjerohesha më. I detyrohem këtij publiku. Kam kënduar në gjithë gjuhët e botës. Dua të këndoj më shumë në shqip.

http://www.shekulli.com.al/2010/05/18/s ... ponja.html
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

User avatar
TeuAL
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 245
Joined: Tue Mar 10, 2015 3:28 am
Gender: Female

Re:Ermonela Jaho, e para shqiptare që fiton “Readers Award”-in e Operas

#4

Post by TeuAL » Thu May 19, 2016 5:36 am

Ermonela Jaho, e para shqiptare që fiton “OSCAR”-in e Operas
Postuar: 16/05/2016 - 09:22

http://durreslajm.com/kultura/ermonela- ... D-e-operas

Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho, ka fituar çmimin ndërkombëtar prestigjioz “Readers Award” në ceremoninë që njihet si Oskari i Operas. Ajo triumfoi mes shumë zërave të tjerë operistikë nga mbarë bota, duke u vlerësuar maksimalisht nga votat e publikut ndërkombëtar.Performanca e saj në skenën e teatrit të “Savoy” të Londrës të dielën në mbrëmje, para marrjes së çmimit, ka përlotur të gjithë publikun. Në përfundim të performancës, i gjithë publiku është ngritur në këmbë, ndërsa duartrokitjet kanë zgjatur për shumë minuta.Pas vlerësimit, Jaho ka falënderuar të gjithë fansat e saj në Facebook, duke u bërë një dedikim të veçantë sidomos shqiptarëve.
“Dua të falënderoj të gjithë admiruesit e artit tim nëpër botë dhe veçanërisht në Shqipëri për mbështetjen dhe dashurinë…..Kushdo që i dedikon jetën pasionit të tij është gjithmonë fitues… Ju dua të gjithëve!” Sopranoja shqiptare u nominua për këtë çmim që për herë të parë fitohet nga një shqiptar, pas performancës së saj të “Sour Angelica” në veprën e Puçinit apo edhe për operan “Zaza”.

User avatar
Kastrioti1443
Regular Member
Regular Member
Posts: 65
Joined: Thu Jan 03, 2013 10:35 pm
Gender: Male

Re: "Traviatta" londineze me Ermonela Jahon dhe Saimir Pirgun

#5

Post by Kastrioti1443 » Sat May 21, 2016 9:54 am

Soprsanot dhe Tenoret Shqiptare jane padyshim nder sukseset tona me te medha keto 25 vite.

User avatar
TeuAL
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 245
Joined: Tue Mar 10, 2015 3:28 am
Gender: Female

Re: Edicioni i 11-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës

#6

Post by TeuAL » Mon Jul 04, 2016 3:46 pm

Durrës/ Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës, performojnë 17 artistë Shqiptarë dhe të huaj

Postuar: 29/06/2016 - 21:24

Në qytetin e Durrësit do të nisë sot në mbrëmje edicioni i 11-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës, që organizohet nga Shoqata “Arti dhe Kultura Italo-Shqiptare”. Violinistja e njohur Nevila Kalaja, drejtore e këtij Festivali, tha sot për mediat se “6 koncertet e programuara do të organizohen gjatë këtyre dy javëve në mjediset e Muzeut Arkeologjik të qytetit bregdetar, duke përftuar një marrëdhënie të veçantë mes instrumentistëve dhe publikut”.

“Sot në mbrëmje do të performojnë tre artistë Italianë, Marco Masini në klarinetë, Cristina Monticoli në oboe dhe Federico Lovato në piano”, tha ajo. Gjatë mbrëmjeve të këtij edicioni, artdashësit do të njihen me disa formacione të vogla, si duo, trio dhe një kuintet të instrumeteve të frymës, që njihet me emrin “Durrësi”. Mjaft i veçantë pritet të jetë edhe koncerti i ansamblit “Stinët”, që drejtohet prej disa vitesh nga dirigjenti dhe flautisti Italian, Luciano Condina. Në koncertet e këtij Festivali, që ka hyrë në dekadën e dytë të shfaqjeve, do të interpretojnë së bashku 9 artistë Shqiptarë dhe 8 artistë të huaj. /ata/
/portali DurresLajm/
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.

User avatar
TeuAL
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 245
Joined: Tue Mar 10, 2015 3:28 am
Gender: Female

Re: Sopranoja Shqiptare Ermonela Jaho

#7

Post by TeuAL » Tue Aug 02, 2016 11:30 pm

Sopranoja Shqiptare Ermonela Jaho interpreton perkrah tenorit te madh Spanjoll Plaçido Domingo.
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.

Post Reply

Return to “Arti shqiptar”