"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

“Bijtë e askujt”

Flisni për artin shqiptar, mund të sillni fotografi nga punimet tuaja artistike.

Moderators: uck_aksh, ALBPelasgian, ErjonH.

Post Reply
qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

“Bijtë e askujt”

#1

Post by qiellikaltër » Thu May 13, 2010 10:53 pm

Romani më i fundit i Rexhep Qosjes ka nxitur polemika në Prishtinë. Debati ka mendime pro dhe kundra, të gjitha kundrejt romanit "Bijtë e askujt". Kërshëria të shtyn të marrësh dy volumet e botimit prej 1000 faqesh. Që në fillim duhet thënë se ky libër është një eksperiment postmodern. Romani së pari dallohet për guximin që ka autori për t'i thënë idetë e tij troç. Qosja, përveç guximit letrar ka edhe guximin moral për të sfiduar historinë e letërsisë shqipe dhe historinë e shqiptarëve. Autori, këto operacione të shumta plastike të shoqërisë shqiptare i ka bërë nëpërmjet fateve tragjike të shqiptarëve në dy kohë: Në fatkeqësinë e Tarik Saraçit në kohën diktaturës komuniste dhe fatkeqësinë tjetër të Delina Dertit, nga demokracia e shpërdoruar shqiptare. Por fatin tragjik të këtyre personazheve, Rexhep Qosja e ruan brenda kontureve të atdheut të tij. Kjo me anën e metaforës së vdekjes së Tarik Saraçit, i cili gjatë kalimit të kufijve komunistë shkel në kufi një minë sovjetike dhe trupi i ndahet në dy pjesë dhe gjysma e trupit bie në tokën shqiptare e gjysma tjetër në pjesën kosovare. Këtu fillon spiritizimi si ironi ndaj komunizmit.

Spiunët e djeshëm - patriotët e sotëm
Më pas Rexhep Qosja merret me spiunët e djeshëm që tashmë janë bërë patriotë dhe ndaj shumë dukurive e paradokseve të tjera. Për hir të së vërtetës romani "Bijtë e askujt" është problematik pasi tejendanë përshkruhet nga një ironi dhe sarkazëm ndaj shumë figurave aktuale në Shqipëri. Ai tallet me liderët e dikurshëm komunistë dhe demokracinë në Shqipëri e quan "Demokracia e ish Komunistëve "po ashtu ironizon dhe me shumë figura të artit, politikës dhe fesë ... Në kapitujt e mëposhtëm Qosja përcakton sipas tij, politikën aktuale në Shqipëri të cilën njerëzit e ndershëm e urrejnë për shkak të varfërisë, korrupsionit, krimit ndërsa mërgimtarët e urrejnë për shkak se atdheu i tyre nuk i ka trajtuar si bijë ... Dëshpërimin ndaj atdheut Qosja e ilustron me një dialog të thjeshtë midis dy pleqve në avion. Edhe titulli i romanit është pak paradoksal : "Bijtë e askujt". Vetë emri bir nënkupton edhe prindin, sepse secili është bir kundrejt prindit të tij. Mirëpo në këtë roman, biri mund të jetë i askujt. Ai e quan bir të mallkuar, bir bastard. I persekutuari Tarik Saraçi dhe i mërguari Miran Bushati janë bij të mallkuar për Qosjen, bij të askujt, sepse nuk i do vendi i tyre ku ata duan që të jetojnë. Të persekutuarit dhe të mërguarit e ndjejnë veten si bij të askujt, pasi Atdheu apo Mëmëdheu i ka mallkuar dhe persekutuar sikur të jenë kopilë të kombit.
Shtypi shqiptar
Autori në këtë roman nuk qëndron indiferent edhe ndaj shtypit shqiptar. Ai thotë se shtypi shqiptar bën tre hapa mbrapa dhe një hap para. Qosja në këtë roman edhe himnizuesit dhe sulmuesit e figurës së Skënderbeut, ngaqë nuk do mitizimin por as edhe zhvlerësimin, kritikon ëndërrimin e emrave të shqiptarëve nga turqishtja në italisht, greqisht, anglisht. Më pas Qosja i rikthehet polemikës së dikurshme mbi identitetin shqiptar nëpërmjet takimit të Miran Bushatit dhe Dalina Dertit dhe imzot Shtjefnin, ku mbron tezën e kahershme të identitetit shqiptar sipas të njëjtës linjë që bëri debatin me Kadarenë. Në këtë roman voluminoz historiografik, Rexhep Qosja anatemon me shumë personalitete të larta të politikës, të historisë dhe të artit. Vlerësimi i këtyre figurave sipas Qoses do të provokojë tek lexuesit dhe personat e anatemuar, reagime negative dhe do t`i nxisë të reagojnë në mënyrë të ndryshme sepse ky është një roman polifonik, me zëra që askush nuk mund të pajtohet tërësisht madje as edhe autori i romanit mund të mos jetë i bindur që ka lëshuar aq shumë rrufe në këtë roman dhe duhet të përgatitet për pritur kundërgoditjet. Romani "Bijtë e askujt" është botuar nga shtëpia botuese "Valdoli" në Prishtinë, në dy volume me rreth 1000 faqe.


http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=78441
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

Post Reply

Return to “Arti shqiptar”