"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Orhan Pamuk: Në venat e mia rrjedh gjak shqiptari

Flisni për artin shqiptar, mund të sillni fotografi nga punimet tuaja artistike.

Moderators: uck_aksh, ALBPelasgian, ErjonH.

Post Reply
qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Orhan Pamuk: Në venat e mia rrjedh gjak shqiptari

#1

Post by qiellikaltër » Tue May 18, 2010 7:09 pm

Orhan Pamuk, nobelisti turk i 2006-ës vizitoi dje për herë të parë Shqipërinë. Shkrimtari që në mbërritje të vizitës së tij pati takime me personalitete të letrave, artit dhe politikës, por dhe aktivitete të shumta, që e shoqëruan vizitën e tij në vendin tonë, me të cilin ka një lidhje të hershme. Pamuk ishte i pranishëm edhe në promovimin e romanit të tij më të ri “Stamboll-kujtime dhe qyteti”, një libër ku trajtohet, pikërisht kjo lidhje e tij me Shqipërinë. Një roman me nota të thella biografike, ku rrëfehet dashuria e tij e parë, e cila ka qenë një shqiptare. Presidenti Bamir Topi ka qenë personaliteti i parë shqiptar, i cili është takuar me nobelistin turk Pamuk. Në takimin e zhvilluar në presidencë, zoti Topi tha se: “vepra letrare e Orhan Pamuk shquhet për këndvështrimin shumë origjinal, nivelin e lartë artistik dhe guximin individual për të qenë influent në politikë dhe intelektualisht". Shkrimtari i shquar Pamuk, duke u ndalur në përshtypjet e tij për Shqipërinë e shqiptarët, të reflektuara edhe në librin e tij më të fundit, “Stamboll- kujtime dhe qyteti” vuri në dukje se tashmë në moshën 58-vjeçare, ndihet disi në faj që nuk ka mundur të vizitojë dot vendin tonë më parë. Në takim ishin të pranishëm Ambasadori turk në Tiranë, Hasan S. Asan dhe shkrimtarja e botuesja e “Skanderbeg Books”, Flutura Açka, e cila bëri të mundur përkthimin dhe publikimin e veprave të shkrimtarit turk në Shqipëri. Po ashtu një takim të veçantë nobelisti pati dhe me Kryeministri Sali Berisha, i cili shprehu kënaqësinë që priste shkrimtarin e mirënjohur. “Për disa shekuj, shqiptarët i kanë dhënë Perandorisë Osmane personalitete të shquar, si Sami Frashërin, hartuesin e fjalorit të parë enciklopedik turk, Hasan Tahsinin, rektorin e Universitetit, Mehmet Akif, poetin e himnit kombëtar turk. Disa prej tyre ishin edhe formuluesit e ideve të shtetit të sotëm shqiptar dhe të aspiratave të tij europjaniste, si Sami Frashëri, Ismail Qemali, etj”, tha kryeministri. Nga ana tij Orhan Pamuk shprehu gëzimin që vizitonte një vend mik, shumë të dashur për të gjithë turqit. “Duhet të kisha ardhur më parë, sepse edhe unë kam gjak shqiptar nga gjyshja ime, nga ana e nënës”, tha ai.

http://sot.com.al/index.php?option=com_ ... t-djathtas
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Orhan Pamuk: Në venat e mia rrjedh gjak shqiptari

#2

Post by Arbëri » Tue May 18, 2010 8:06 pm

Orhan Pamuk në Tiranë, nderohet me "Honoris Causa"

Image
Shkrimtari turk Orhan Pamuk, fituesi i çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2006, ka mbërritur sot në Tiranë për një vizitë dy ditore. Ai u prit nga krerët më të lartë të shtetit, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi e kryeministri Sali Berisha. Ndersa me pas ai vizitoi edhe Universitetin publik të Tiranës, ku iu dha titulli “Doctor Honoris Causa”. "Ne kemi një histori për të cilën ndjejmë përgjegjësi dhe kemi një ndjesi të veçante ndaj saj por edhe ndaj një bote të re, që duhet t’i bashkohemi, duke bërë përpjekjet tona. Të gjiha shoqërite, të gjithë popujt bëjnë përpjekje për ta përqafuar këtë botë moderne, por ne asnjë mënyre nuk duhet të harrojmë identitetin tonë. Ne duhet ta ndjejmë barrën e historisë me një përgjegjësi të thellë morale, ne duhet të jemi patjetër edhe të lirë në këtë botë. Ka shumë njerëz ashtu si dhe unë që duke e ndjekur verbërisht identitetin kombëtar, të kaluarën tonë, ky proces na ngadalëson, përqafimin tonë drejt modernes. E nëse ne do ta përqafojmë qorrazi këtë botë moderne, kjo do te na largojë ne, nga ndjenjat tona kombëtare dhe çështje të tilla nuk kanë mbaruar, e nuk do të mbarojnë ndonjëherë. Por në fund të fundit krijimtaria qoftë ajo letrare, qoftë akademike, mbështetet në fuqinë imagjinuese të vetë njeriut", u shpreh Pamuk.
Në mbrëmje në sallën e Kuvendit, mes personalitetesh të kulturës dhe artit nobelisti Pamuk bëri prezantimin e librit autobiografik “Stambolli, kujtime dhe qyteti”, në të cilin autori rrëfen fëmijërine e tij, rininë e hershme e mes të tjerash dhe një histori dashurie me një vajzë me origjinë shqiptare, e cila përfundoi shumë shpejt, për shkak të ndërhyrjes së prindërve të vajzës. /alsat-tirana/
http://alsat-m.tv/lajme/kulture/40501.html
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Orhan Pamuk: Në venat e mia rrjedh gjak shqiptari

#3

Post by Arta » Wed May 19, 2010 4:32 pm

"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

Post Reply

Return to “Arti shqiptar”