Page 1 of 1

Saimir Strati, ky gjigant arti i koherave moderne.

Posted: Mon Dec 12, 2011 10:21 pm
by Zeus10
Pa dyshim, mund te quhet nje nga artistet me te mire ne bote, per artin e mozaikut, ne koherat moderne. Kjo sepse jo vetem realizon ne nje kohe shume te shkurter mozaike me permasa gjigande, por dhe sepse i realizon ato pothuajse me cdo qe mund ti shkoje ne mendje, gozhda, tapa shishesh, penela, kruarse dhembesh, bile dhe kokra kafeje. Eshte nga ata njerez, qe me magjine e artit, nderojne vehten dhe shoqerine ku jetojne, me shume dhe me mire se shume te tjere. Saimir Strati ka fituar për herë të gjashtë çmimin Guinness, duke krijuar kësaj here një rekord të ri, atë të mozaikut më të madh në botë me kokrra kafeje. Ceremonia e dorëzimit të çertifikatës u zhvillua pasditen e sotme në Hotel "Rogner", aty ku Strati ka punuar 18 orë përballë mozaikut me subjekt "Një botë, një familje, një kafe".

Image