^^^
Piktura mund te shihet ketu, mbasi nuk mundet ta beja copy/paste.
Sipas piktorit Nikolla, besohet se vepra e Venturas është shumë pranë portretit të Ali Pashë Tepelenës dhe kjo e bën këtë vepër edhe më të çmuar.
TIRANE- Ka 18 vjet që jeton dhe punon në Greqi, si piktor profesionist dhe çdo ditë e më shumë surprizon artdashësit me punët e tij. Plot fantazi e shije, me një bukuri që të le pa fjalë, në galeritë e Selanikut apo në ekspozita, mund të shohesh, të shijosh ose edhe të bësh të tuat punimet e artistit korçar Vangjel Nikolla, që pikturën e ka dashuri të madhe të jetës së tij.
Por ajo që tërheq vëmendjen e kohëve të fundit, nuk janë peisazhet apo portretet e mrekullueshme të piktorit Nikolla.
Ka qenë një ofertë e një muzeu privat në Athinë, që piktori shqiptar të pikturonte me penelin e tij, portretin e Ali Pashë Tepelenës. Dhe jo vetëm kaq, por Vangjeli duhet ta riprodhontë atë nga origjinali i punuar nga artisti grek Spiridhon Venturas (1761- 1835), vepër e cila gjendet në galerinë shtetërore të arteve në Greqi nën një kujdes të rreptë.
“Emocioni dhe përgjegjësia ishte e madhe – tregon Vangjeli – kjo jo vetëm sepse do të pikturoja një figurë aq komplekse si Ali Pesha Tepelena, por sepse më duhej të respektoja origjinalin e pikturuar nga bashkëkohësi i Pashait, piktori Spiridhon Venturas”. Dhe këtu artisti përfiton të tregojë pak nga historia e portretit dhe piktorit të 200 viteve më parë. Sipas këtj tregimi, “Pashai nuk pranoi ta paguante artistin dhe ky i fundit nuk ia la portretin, këtë vepër që u gjet shumë kohë më pas”.
Sipas piktorit Nikolla, besohet se vepra e Venturas është shumë pranë portretit të Ali Pashë Tepelenës dhe kjo e bën këtë vepër edhe më të çmuar.
Riprodhimi i portretit të Ali Pashë Tepelenës (përmasa 61 X 48) nga piktori shqiptar ndodhet tashmë në muze në Athinë dhe flet jo vetëm për peshën dhe kompleksitetin e personazhit që paraqet, por edhe për talentin e padiskutueshëm të artistit shqiptar Vangjel Nikolla
(s.g/BalkanWeb)