Një mjeshtër 84-vjeçar, gdhend në dru...

Flisni për artin shqiptar, mund të sillni fotografi nga punimet tuaja artistike.

Moderators: uck_aksh, ALBPelasgian, ErjonH.

Post Reply
User avatar
Aida Taullaj
Member
Member
Posts: 20
Joined: Tue Dec 17, 2013 7:28 pm
Gender: Female
Location: Mallakastër

Një mjeshtër 84-vjeçar, gdhend në dru...

Post by Aida Taullaj » Mon Jan 13, 2014 10:36 am

Vizion Plus

Një mjeshtër 84-vjeçar, gdhend në dru të gjithë traditën zakonore të Myzeqesë

Tashmë shtëpia e tij thuajse është kthyer në një galeri arti e cila përcjell të gjithë traditën zakonore të Myzeqesë, vendit ku ai ka kaluar jetën. Ky është Irakli Vide, 84-vjeçari i cili i detyruar nga mosha la një pasion të tij, për të gjetur një tjetër. Ish-mësuesi ka sjelle edhe njëherë në jetë duke punuar me dru, mbi 100 sende të traditës, të cilat nga të rinjtë e sotëm ndoshta edhe nuk njihen. Duart e pensionistit, kanë gdhendur deri në detaj karroca me buaj, tezgjahë të thurjes së velenxave dhe shtrojeve, orendi shtëpiake, si dhe një kasolle të kahershme të Myzeqesë. Por të preferuarat e tij, janë disa artikuj e klasa mësimore në miniature. Edhe bashkëshortja Viktoria, thotë se shtëpia i duket si një muze i gjallë. Shtëpia e çiftit të moshuar nuk është gjithmonë e hapur për vizitore, por një pjesë të mirë të punimeve të tij, mësues Irakliu ia ka dhuruar muzeut të rrethit.


Post Reply

Return to “Arti shqiptar”