Page 1 of 1

Komedia "Nata e dymbedhjete" ne teatrin tone

Posted: Thu Dec 07, 2017 5:09 pm
by TeuAL
http://www.panorama.com.al/nata-e-12-te ... dhe-konte/

Komedia e Shekspirit ne Tirane, pjese nga artikulli.

Kam verejtje per 2 parregullsi ne kete artikull.

vijon . . .

Re: Komedia "Nata e dymbedhjete" ne teatrin tone

Posted: Thu Dec 07, 2017 5:17 pm
by TeuAL
. . . vijon

http://www.panorama.com.al/nata-e-12-te ... dhe-konte/

Ve re qe ka gabime ne artikull ne percaktimet e kostumeve popullore sipas krahinave.

Keto jane:
1.
Thuhet " fustanella labe ".
Fustanella eshte mbajtur ne te gjitha krahinat e Shqiperise, per kete mjafton te shohesh koleksionin Marubi.
2.
Thuhet " çitjane çame ".
Çitjanet nuk jane aspak shqiptare, ato jane otomane dhe jane imponuar nga pushtuesi otoman per grate ne te gjitha krahinat e pushtuara, perjashtuar ketu kane qene grate ortodokse dhe grate e zonave te thella malore, zona keto ku diktati i pushtuesit ishte i ulet. Per ta pare kete mjafton te shfletosh pamjet e kohes se pushtimit ne koleksionin Marubi. Grate e familjeve qe u detyruan te nderrojne fene, per shkak te "ligjit te administrates pushtuese otomane per te drejten e mbajtjes se armeve", u detyruan te mbanin veshjen otomane, qe quhet edhe çitjane. Pra keto çitjane u veshen nga grate ne Arberi, ne te gjitha krahinat, nga jugu ne veri, bile ne fotot e Marubit vihet re qe edhe grate katolike te Shkodres kane qene te veshura me çitjanet otomane. Jo vetem fotot e Marubit por te gjitha fotot e bera gjate periudhes se pushtimit (per inerci edhe pak vite me pas), nga veriu ne jug, e tregojne kete.
------------------------
Fotografi zvicerian Frédéric Boissonnas (1858-1946), ka fiksuar veshjen tradicionale te krahines se Çamërise. Ne foton ngjitur, ai dhe te gjithe pjestaret e familjes se vet, tregohen te veshur me veshjen karakteristike tradicionale çame, gjate nje pikniku.