Page 1 of 1

Festivali europian i këngës "Eurosong 2010"

Posted: Wed Dec 30, 2009 12:12 pm
by Adriana
Mbyllet festivali i këngës, fiton Juliana Pasha





Mbrëmë ishte nata e fundit e festivalt të 48-të të këngës në Radiotelevizionin Shqiptar, ku fituese u shpall këngëtarja Juliana Pasha me këngën “Nuk mundem pa ty”.
Kënga fituese është kompozuar nga Ardit Gjebrea, që është edhe autor i tekstit, së bashku me Pirro Çakon, kurse orkestrimi nga Shpëtim Saraçi. Çmimin e dytë e mori Anjeza Shahini me këngën “Në pasqyrë”, kurse të tretin Kamela Islami me këngën “Gjëra të thjeshta”.

Në natën finale u prezantuan 20 këngë. Evenimenti i këngës këtë vit ishte i ndarë në katër net. Në të parën kënduan profesionistët, në të dytën të rinjtë (ku u përzgjodhën dy për në natën finale), nata e tretë ishte për duetet, kurse e fundit ishte për çmimet e mëdha.

Juria që vlerësoi këngët përbëhej nga producentja Zana Çela, kantautori Luan Zhegu, kompozitori Flamur Shehu, shkrimtari Agron Tufa, violinisti Olen Çezari, mexo-sopranoja Vikena Kamenica dhe këngëtari Saimir Braho.

Juliana Pasha do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin europian të këngës “Eurosong 2010”, që do të zhvillohet në fund të muajit maj të vitit të ardhshëm në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo.[/b][/i]
Image

Re: Festivalin europian të këngës "Eurosong 2010"

Posted: Wed Dec 30, 2009 12:26 pm
by Adriana
Pjesmarrja e Shqiperis ne Eurovison 2004-2009