"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Michaell Jackson ky legjende.

Këtu mund të shprehni mendimet tuaja për artin dhe kulturën ndërkombëtare.

Moderator: uck_aksh

Post Reply
User avatar
Hymniarber
Star Member
Star Member
Posts: 980
Joined: Tue Jun 02, 2009 5:04 am
Gender: Male
Location: Arbëria

Michaell Jackson ky legjende.

#1

Post by Hymniarber » Sat Jul 04, 2009 1:31 pm

Michael Jackson, një nga artistët më të adhuruar dhe më me influencë të të gjitha kohëve, lë pas një krijimtari gjigande në muzikën dhe kulturën popullore amerikane, me përmasat e një legjende të pavdekshme. Duke komentuar për humbjen e tij, Sër Howard Stringer, kryetar, shef ekzekutiv dhe president i korporatës Sony, tha se "Michael Jackson ishte një poet-muzikant lirik i shkëlqyer i brezit të tij, një gjeni, muzika e të cilit pasqyroi pasionin dhe krijimtarinë e një epoke. Shprehja dhe magnetizmi i tij artistik e ndryshuan përjetësisht skenën e muzikës".

Michael ishte nga ato talente mahnitëse që rallëherë vinë në jetë. Pesë nga albumet solo të Jackson-it, "Off the Wall", "Thriller", "Bad", "Dangerous" dhe "HIStory" janë nga më të shiturit e të gjitha kohërave. Gjatë karierës së tij të jashtëzakonëshme, 13 nga këngët e tij zunë vendin e parë, u shitën 750 milion incizime të interpretimeve të tij në gjithë botën dhe ai u pëfshi dy herë në Hollin e Famës Rock and Roll-it. Jackson fitoi 13 çmime Grammy, mes tyre Grammy Living Legend Award në vitin 1993, si dhe çmimin e Akademisë Amerikane të Muzikës, "Artist i shekullit".

Michael Jackson u lind më 29 gusht 1958 në Gary të Indianës, i shtati ndër nëntë fëmijë. Ai fitoi famë në vitet 60-të si këngëtari kryesor i kompleksit Jackson Five, një grup shumë i suksesshëm i muzikës pop, i përbërë nga Michael-i dhe katër vëllezër të tij. Me zërin e tij unik dhe kërcimin karakteristik "moonwalk" (shkarrje mbrapsht që krijon përshtypjen e ecjes përpara), Jackson u bë këngëtari solo me disqet më të shitura të të gjitha kohëve. Në fillim të viteve 80-të, ai e shndëroi videon muzikore në formë arti me krijime të tilla si "Billie Jean", "Beat It" dhe albumin e tij epik "Thriller". Tingulli i Jackson-it, stili dhe mënyra e tij e kërcimit frymëzuan breza të tërë artistësh më të rinj të muzikës pop, soul, R&B dhe hip-hop.

Me gjithë famën dhe suksesin e tij financiar, Michael Jackson-i bëri një jetë të mbylluar. Ai kishte disa shtëpi, përfshirë "Neverland", një pallat në Kaliforni me kopështin e tij zoologjik dhe një park lodrash për fëmijë. Michael shpesh argëtonte fëmijët dhe gjithmonë e hapte shtëpinë e tij për aktiviteve bamirëse në shërbim të tyre. Gazetarët e kanë përshkruar atë si një njeri që jetonte në botën imagjinare që krijoi vetë dhe kanë komentuar se kjo ishte përpjekja e tij për të rifituar fëmijërinë e humbur. Shumë njerëz besojnë se Jackson-i u përpoq gjithë jetën e tij për fituar vitet e humbura, duke u rrethuar nga fëmijë dhe duke e parë jetën dhe punën me pafajësinë e një fëmije.

Por suksesi i Jackson-it shpesh u zbeh nga trazirat në jetën e tij private. Ai u akuzua dy herë për abuzim seksual të djemve të vegjël dhe për një akt të tillë, ndaj tij u ngrit një padi gjyqsore në vitin 2003. Jackson u lirua nga akuzat dy vjet më vonë, por reputacioni i tij mbeti i njollosur.

Mbreti i muzikës pop, Michael Jackson, vdiq papritur më 25 qershor 2009 në Los Anxhelos të Kalifornisë, në moshën 50 vjeçare dhe pak para fillimit turneut të tij me një koncert në Londër. Ai u deklarua i vdekur dy orë pasi u çua nga shtëpia e tij në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Kalifornisë, pasi pësoi një ndalim zemre në shtëpinë e tij në Los Anxhelos. I vëllai i Michael Jacksonit, këngëtari Jermaine Jackson, u tha gazetarëve se një ekip mjekësor, përfshirë edhe mjekun personal të Michael-it, u përpoqën ta sjellin në jetë artistin si në shtëpi ashtu edhe në spital. Një zëdhënës i zyrës së morgut në Los Anxhelos tha se trupit do t'i bëhet autopsia më 26 qershor, por rezultatet priten pas 6-8 javësh.
Image
Fere libenter homines id quod volunt credunt

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Michaell Jackson ky legjende.

#2

Post by Sally » Tue Jul 28, 2009 8:37 am

Çelentano: Michael Jacksonin e vranë mediat kriminale

Romë - Vrasësin e vërtetë të Michael Jackson e takojmë çdo ditë, kur shkojmë të blejmë gazetën ose kur jemi përpara televizorit, deklaroi Celentano duke fajësuar mediat.
Çelentano tregoi për gazetën "Corriere della Sera" se mediat ishin fajtorë kryesorë të vdekjes sëyllit të Pop-it me akuzat e tyre të vazhdueshme.
"Për 10 vjet me radhë, mediat kriminale e masakruan edhe pse ai u deklarua i pafajshëm ndaj akuzave seksuale që i bënin. E shkatërruan, e tronditën dhe e ndanë më dysh. Kur e kishin mundësinë për t'u shlyer me të përpara të gjithë botës, thanë se Michael Jackson u lirua. Por e thanë me zë të ulët dhe tronditja që kishte marrë gjatë gjithë procesit gjyqësor, ishte fatale", deklaroi kantautori italian.

Në artikull thuhet se Çelentano e kishte kuptuar se Jackson ishte mbreti i muzikës pop vetëm kur dëgjoi këngën ''Billy Jean''.

"Në fund të tekstit, e kuptova se fuqia e atij uragani do të trondiste gjithë botën", deklaroi Çelentano.


Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Michaell Jackson ky legjende.

#3

Post by Adriana » Tue Aug 11, 2009 7:48 pm

Vdekja e Jackson, përfundon raporti për autopsinë


Los Angeles - Mjekët ligjorë kanë përfunduar raportin për autopsinë e trupit të yllit të muzikës pop, Michael Jackson, por detajet mbeten ende të panjohura, ndërsa policia vazhdon hetimin për zbulimin e shkakut të vdekjes së këngëtarit dhe recetat e ilaçeve që ai përdorte.
Një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Los Anxhelosit, deklaroi se rezultatet e autopsisë që u kërkuan nga detektivët, ku përfshihen edhe teste toksike, do të mbeten të fshehta deri në momentin kur policia do të përfundojë hetimet. Ai nuk mund të jepte një datë për përfundimin e hetimeve dhe nuk pranoi të jepte shpjegime të tjera më të hollësishme.

Disa media raportuan se trupi i Jackson tashmë është varrosur në varrezën "Forest Lawn" të Los Anxhelos, por zëdhënësi i familjes Jackson akoma nuk e ka konfirmuar lajmin.

Policia po heton në shkaqet përse këngëtari 50-vjeçar ndërroi papritur jetë pas një ataku kardiak. Njoftimet e shumta të medias bëjnë të ditur se autoritetet janë përqendruar në arsyet e përdorimit të një ilaçi anestezik, të quajtur propofol, që Jackson e përdorte për të fjetur. Policia dhe agjentët federal kanë kontrolluar disa zyra të doktorëve të Jackson si pjesë e hetimeve të tyre.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Michaell Jackson ky legjende.

#4

Post by Adriana » Wed Aug 26, 2009 1:03 pm

Adriana wrote:Policia po heton në shkaqet përse këngëtari 50-vjeçar ndërroi papritur jetë pas një ataku kardiak. Njoftimet e shumta të medias bëjnë të ditur se autoritetet janë përqendruar në arsyet e përdorimit të një ilaçi anestezik, të quajtur propofol, që Jackson e përdorte për të fjetur. Policia dhe agjentët federal kanë kontrolluar disa zyra të doktorëve të Jackson si pjesë e hetimeve të tyre.


Majkëll Xhekson nuk ka vdekur nga shkaqe natyrore

Sipas departamentit të shëndetësisë së Los Anxheles, Majkëll Xhekson nuk vdiq nga shkaqe natyrore.
Kreu i departamentit të shëndetësisë në Los Anxheles ka arritur në përfundimin se këngëtari gjeti vdekjen për shkak të një doze vdekjeprurëse të medikamentit anestezik, propofol.

Kështu thonë dokumentet e gjykatës që citohen nga mediat amerikane.

Tani mjeku personal i Majkëll Xheksonit, Conrad Murray, është në qendër të një hetimi nga policia.

Por këto gjetje konfirmojnë gjithashtu sugjerimet se ylli i muzikës pop ishte shumë i varur nga medikamentet qetësuese.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Michaell Jackson ky legjende.

#5

Post by Sally » Thu Aug 27, 2009 1:19 pm

VIDEO: Michael Jackson akoma gjallë?


Nje video e publikuar ne Youtube tregon Michael Jackson “duke zbritur shendosh e mire nga ambulanca qe duhet ta conte ne morg”.

Skena eshte regjistruar nga pas nje rrjeti teli dhe tregon nje person qe duket nga mbrapa me nje kemishe te bardhe qe del nga ambulanca.

Pikerisht sic ka ndodhur me Elvis Presley, Jimi Hendrix e Jim Morrison, edhe per Jackson kane filluar te dalin zera per nje vdekje te simuluar per t’u shpetuar borxheve dhe per t’iu larguar presionit te “show-business” qe lidhen me kthimin e tij ne skenen e Londres.


Michael Jackson getting out of the coroner van ALIVE (details in video description)



Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Michaell Jackson ky legjende.

#6

Post by Patush » Tue Nov 24, 2009 2:36 am

Michael Jacksoni fajeson qifutet

"They suck... they're like leeches... I'm so tired of... they start out... the most popular person in the world, make a lot of money, big house, cars and everything. End up with... penniless! It is conspiracy. The Jews do it on purpose." --Michael Jackson





QEshte ky anti qifutizem aman, Melgipsoni thote qe qifutet jane pergjegjes per te gjitha lufterar dhe mizorite ne bote, tani dhe ky tjetri!!!

Kan lujte menshe bota me duket!
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Michaell Jackson ky legjende.

#7

Post by Patush » Tue Jan 12, 2010 8:24 pm

Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Michaell Jackson ky legjende.

#8

Post by Arbëri » Tue Jan 12, 2010 8:41 pm

Patush wrote:Michael Jackson i vrare!

http://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/ar ... ation.html
Ky lajm qenka më edhe oficiel i vërtetuar?
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Michaell Jackson ky legjende.

#9

Post by Patush » Tue Jan 12, 2010 9:39 pm

Arbëri wrote:
Patush wrote:Michael Jackson i vrare!

http://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/ar ... ation.html
Ky lajm qenka më edhe oficiel i vërtetuar?

Po Arberi, ne fakt pak kushe e ka besuar se ai vdiq, shumica e dinin qe eshte vrare!

Ajo vidjoja qe kam sjellur me lart hedh shume drite mbi vdekjen e tije.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Michaell Jackson ky legjende.

#10

Post by Sally » Sun Feb 07, 2010 12:15 pm

Të burgosurit e një burgu të ndodhur në ishullin Cebu të Filipineve bënë një videoklip të këngës së Micheal Jacksonit.


Fansat e betuar të megastarit i cili para ca kohësh humbi jetën, realizuan një videoklip mahnitës në të cilin nuk pasqyrohet tjetër vetëm se realiteti.

Të burgosurit Filipinas nuk mund ta harrojnë Micheal Jacksonin i cili theu rekordet e shitjes në vitin 95 me këngën “They Don't Care About Us” të albumit ‘History’. Për xhirimin sa më real të videoklipit u mor ndihma e një koreografi dhe fitoi simpatinë e të gjithëve me performancën e afërsisht 200 të burgosurve.

Ndërsa kënga origjinale e Jackson tregon se sa seriozisht trajtohen të burgosurit dhe si veprohet ndaj tyre.

Drejtori i burgut thekson se gjatë provave të kërcimit mesatarja e shfaqjes së grindjeve dhe dhunës mes të burgosurve ka rënë në minimum.



Ja ç’videoklip bënë të burgosurit…


Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Art/Kulture e huaj”