Page 1 of 1

Surpriza e Lefteris Pantazis

Posted: Sat Aug 22, 2009 5:26 pm
by Aulona


Ylli i muzikes greke Lefteris Pantizis ben surprizen e dyte per publikun shqiptar.

Gjate nje turneu ne Sarande dhe Himare ku ka mbushur plot skenat kemi zbuluar dhe suprizen e cila eshte nje serente korcare shume e njohur “Rrokullsni Gajde”.

Frymezues dhe nxites per te kenduar ne shqip ka qene talenti shqiptar nga Korca, Devis Xherahu i cili prej tre vitesh mbeshtetet nga Lefteri Pantazis ne karrireren e tij si kengetar.

Pantazis tregon sesi lindi ideja per te kenduar serenaten ne shqip.

“Nje dite gjeta Devisin tek kendonte me kitare nje kenge. Me beri pershtypje dhe e pyeta se cfare kenge ishte. Eshte nje serenate me tha. Me kapi menjehere deshira per ta kenduar dhe ashtu si pakuptuar perfunduam ne studio”, tha ai.

Nderkohe qe Devis shprehet i cuditur per kohen e shpejte qe Pantazis ka mesuar serenaten ne shqip.

“Jam habitur sepse vetem gjysme ore ia kam shpjeguar shqip kengen dhe e ka kapur shume shpejt dhe shume mire shqipen”, u shpreh ai talenti shqipetar.

Me tej Xherahu ka dashur te falenderoje Top Median

“Ekskluzivitetin e kenges time do ta kete Top Channel sepse ka bere te mundur kontaktin tim te pare me publikun shqiptar”, perfundoi ai.

Nderkohe qe kengetari i madh grek Lefteris Pantazis e ka mbyllur fjalen e tij me nje mesazh per te gjithe publikun shqiptar, “Shqiptare ju dua shume”.

Re: Surpriza e Lefteris Pantazis

Posted: Sat Aug 22, 2009 6:13 pm
by Hymniarber
Tope tope o papagalos dhe ne shqip:


Re: Surpriza e Lefteris Pantazis

Posted: Sat Aug 22, 2009 6:22 pm
by alfeko sukaraku
Lepa...ne juge te shqiperis!!!!me ate "bukuroshen" nga korca qe i ka share dhjetra here shqiptaret ,neper media...

Mendoj se Lepa ka ardhur per te pare njerzit e "nuses" nga korca..tani qe e mori vesh qe sal berisha ligjeron martesat mindis meshkujve.

Aulona

bregovicat e pandaxhixhat vijn me lehtesin me te madhe ne shqiperi...po kengetaret arvanit kur do ftohen njeher ne shqiperi?

kur do vij Thanasi Moraiti?
Kur do vij Aleko Dhimo?

keta na duhen edhe jo topet e papagallet

Re: Surpriza e Lefteris Pantazis

Posted: Sat Aug 22, 2009 6:32 pm
by Arta
alfeko sukaraku wrote:
Aulona

bregovicat e pandaxhixhat vijn me lehtesin me te madhe ne shqiperi...po kengetaret arvanit kur do ftohen njeher ne shqiperi?

kur do vij Thanasi Moraiti?
Kur do vij Aleko Dhimo?

keta na duhen edhe jo topet e papagallet[
-lol-

Ke te drejte alfeco, po me ke te merresh e kush te degjon. Edhe kur flasim na thone komunista.... :P

Re: Surpriza e Lefteris Pantazis

Posted: Sat Aug 22, 2009 6:33 pm
by Zeus10
alfeko sukaraku wrote: ...po kengetaret arvanit kur do ftohen njeher ne shqiperi?

kur do vij Thanasi Moraiti?
Kur do vij Aleko Dhimo?
Muzika arvanitase ngelet ne themel te muzikes te re ""greke"" Alfeko:




Re: Surpriza e Lefteris Pantazis

Posted: Sat Aug 22, 2009 6:42 pm
by Aulona
Ashtu eshte Zeus disa nga kenget me origjinale. Kur vajtem dhe ndenjem atje, po une isha vetem 16 vjece, po shyqyr ne per te kercyer te gjithe Shqiptaret vetem muzike te na vesh edhe tutje... -haha- I thoshin prinderve, po mire si ka mundesi qe ju kerceni njesoj si ne?! I thoshte mami, po ne njesoj jemi me sa po shikoj, biles me duket sikur jam ne mes te nejrezve te mi. :D

Re: Surpriza e Lefteris Pantazis

Posted: Sat Aug 22, 2009 7:32 pm
by alfeko sukaraku
Ne se do degjoja qe Moraiti apo kushdoqofte kengetare arvanit do vizitonte shqiperin...do i blija biletat per te gjithe fisin time edhe miqesin time.

Jo vetem ana kulturore e cila patjeter qe duhet te krijoj ura miqesie,por edhe ana politke e ceshtjes mbetet nje veprim gjigand.Afrimi me kulturen arvanite do i zgjithte duaret politikanve shqiptare per shume marrveshje politke qe behen vetem ne dem te shqiptarve duke perdorur edhe "greket" si puna e bollanos.