"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Bachtrack Opera Awards: ‘Best Female Singer’

Këtu mund të shprehni mendimet tuaja për artin dhe kulturën ndërkombëtare.

Moderator: uck_aksh

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Bachtrack Opera Awards: ‘Best Female Singer’

#1

Post by Adriana » Tue Jun 27, 2017 7:52 pm

Ermonela Jaho, finaliste në Bachtrack Opera Awards në kategorinë ‘Best Female Singer’. Emri i sopranos shqiptare renditet në garë si ‘Best Female Singer’, bashkë me yje si Anna Netrebko apo Anita Rachvelishvili

Çmimet më prestigjioze të zërave operistikë në Operën botërore Bachtrack Opera Awards kanë përzgjedhur ndër 6 emrat finalistë edhe sopranon shqiptare Ermonela Jaho.

Pasi janë selektuar rreth 600 produksionet ndërkombëtare më të mira gjatë sezonit artistik 2016-2017, emri i Ermonela Jahos renditet në garë si Best Female Singer, me yje si Anna Netrebko apo Anita Rachvelishvili. Kategoria Best Female Singer rendit Anita Rachvelishvili me produksionin e (Samson et Dalila, Opera de Paris), Anna Netrebko (Il trovatore, Vienna State Opera), Ermonela Jaho nominohet për rolin e saj në operën (Madame Butterfly, Royal Opera, London), Gawlle Arquez (Xerxes, Oper Frankfurt), Joyce DiDonato (Semiramide, Bayrishe Statsoper, Munich) si dhe Karita Mattila ne produksionin (Jenufa, Metropolitan Opera, New York). Në kritikën e botuar në faqen zyrtare të Bachtrack Opera Awards mbi performancën e Ermonela Jahos si Madame Butterfly theksohet: “Jaho jo thjesht këndon Butterfly, ajo shndërrohet në Butterfly. Nga çasti që ajo shfaqet në kopshtin e qershive ne besojmë te karakteri i saj. Me rrëshqitje dhe hap të lehtë, gjeste të hijshme dhe sy përpëlitës, ajo arrin të bëhet nusja 15-vjeçare. Jaho e merr personazhin pak nga pak duke e ndriçuar dhe duke e ngjitur në majën e brishtësisë”.

Nëse dëshironi të votoni për shqiptaren e talentuar mund të votoni në faqen zyrtare të konkursit Bachtrack.com. KLIKO KETU


Vjet, në maj të 2016, sopranoja ka fituar Çmimin Ndërkombëtar të Operës nga votat e publikut botëror. Ky çmim, që mund të quhet si “Oscar” i Operës Botërore, në Teatrin Savoy të Londrës. Në kategorinë e çmimit të dhënë nga publiku botëror, sopranoja shqiptare patu konkurruar me disa nga zërat më të bukur dhe më të njohur të operës botërore kontemporane, si Joyce Didonato, Juan Diego Florez, Dimitri Hvorostovsky apo Eva Maria Westbroek etj.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Art/Kulture e huaj”