Page 1 of 1

Kosova ne Eurosong 2018

Posted: Tue Sep 26, 2017 8:10 pm
by Sally
  Kosova mund të marrë pjesë në festivalin evropian të këngës, Eurovision, në edicionin e saj të vitit 2018 që do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Sipas faqes zyrtare e festivalit evropian të këngës, Eurovision.de, Kosova mund të marrë pjesë në garën e vitit të ardhshëm, nëse merr ftesë nga Portugalia, konkretisht nga Radio Televizioni i Portugalisë (RTP) që është organizator i festivalit.

Po ashtu rregullat e Unionit Evropian të Transmetuesve Publik (EBU), e lejojnë Kosovën të marrë pjesë në Eurovisionin e vitit të ardhshëm në Lisbonë, pasi Portugalia e ka njohur shtetin e Kosovës.  


Me mire do ishte qe te ishim NJE..., por megjithate URIME PER KOSOVEN! -hug-

Shpresoj qe te mos fitojne asnjehere shtetet qe nuk kan njohur ende Kosoven :lol: