Page 1 of 1

Diskutojnë për Gjuhën Shqipe

Posted: Sun Jun 19, 2022 8:43 am
by TeuAL
Me terheq vemendjen libri:
-------------------------------------
Lord Byron: The Complete Miscellaneous Prose
Andrew Nicholson (ed.)
Publisher: Oxford University Press
Published in print: 1991
ISBN: 9780198185437
Published online: May 2015
EISBN: 9780191812576
DOI: 10.1093/actrade/9780198185437.book.1
--------------------------
Ne fletet 48-49 te ketij libri eshte nje pjese(ngjitur) nga nje shkrim i pabotuar i George Gordon Byron, Baron, (1788-1824). Po e sjell ketu sepse ka lidhje me gjuhen tone.

Po shenoj dy libra dhe nje artikull qe permenden tek shkrimi i Lord Byron:
(1) Nje liber, botim i vitit 1813, me titull "Travels in Albania and etc," me autor 'Broughton, John Cam Hobhouse, 1st baron, (1786-1869)'
(2) Nje liber, botim i vitit 1814, me titull "Researches in Greece etc. " me autor 'The Lieutenant-Colonel William Martin Leake(1777-1860)'
(3)Nje artikull, botim i vitit 1815, me titull "Leake's Researches etc.." ne periodikun me artikuj kritike ' The Edinburgh Review' , vol. xxiv, Feb. 1815.

Botuesi i periodikut ' The Edinburgh Review' i kishte kerkuar L.B.(Lord Byron) nje shkrim rreth librit te William Martin Leake(Libri 2). L.B. i kerkoi kolegut te tij J.C. Hobhouse qe ta shkruanin bashke artikullin kritik (artikullin 3). J.C. Hobhouse e mbaroi shpejt pjesen e tij te shkrimit dhe ja dergoi L.B. per te vijuar me tej. L.B. e pelqeu shkrimin e Hobhouse dhe pasi pa qe ishin trajtuar te gjitha ceshtjet rreth te cilave ata mendonin te shkruanin, e dergoi tek botuesi i periodikut dhe e njoftoi qe artikulli per te cilin ai interesohej eshte shkruar nga J.C. Hobhouse. L.B. kishte shkruar dicka(ngjitja me fletet 48-49) por mendoi te mos e perfshije ne artikull per aresyen e lartpermendur. Artikulli u botua me autor J.C. Hobhouse.

Autori Andrew Nicholson e ka shoqeruar kete shkrim(fletet 48-49) te pabotuar te L.B. me shenime sqaruese ne fletet 317-319.

vijon . . .

Re: Diskutojnë për Gjuhën Shqipe

Posted: Sun Jun 19, 2022 8:55 am
by TeuAL
. . . vijon

Ngjitur jane shenimet sqaruese (fletet 317-319) te Andrew Nicholson lidhur me shkrimin e pabotuar te Lord Byron.

Re: Diskutojnë për Gjuhën Shqipe

Posted: Fri Sep 09, 2022 12:14 am
by TeuAL
Po ngjis nje flete nga libri i Profesor Arnold Hugh Martin Jones ku thuhet qe "Gjuha Shqipe eshte bije e Ilirishtes"

----------- Libri ----------
A. H. M. Jones, The Later Roman Empire 284–602: A Social, Economic and Administrative Survey.
By Arnold Hugh Martin Jones
-------------------------------