Fernand Hauser, Francë

Ah, sikur e shtrenjta liri
Të dëbohej nga trualli ynë ndonjëherë
Ne, shqiptarët deri tek i fundmi njeri
Do të iknim nga Shqipëria e mjerë!
Popujt e Ballkanit po ngrihen me flamurë në dorë,
Po çohen në këmbë ata që ishin skllevër,
Tashti është radha jonë, o malësorë,
Të vëmë në jetë ëndrrën e vjetër.
Skënderbeu mundi dikur Mehmetin e Dytë,
Sulltanin që e mposhti Bizantin!
Si gjyshërit tanë që u shkreptinin sytë,
Turqit i detyruam të ndalin revanin.
Nëse sot u këputën zinxhirët otomanë,
Le të mos farkëtohen zinxhirë të tjerë!
Të mos lëmë të na shkelin armiqtë tanë,
Le të zgjedhim midis nesh prijës me vlerë.
Ah, sikur e shtrenjta liri,
Të dëbohej nga trualli ynë ndonjëherë,
Ne, shqiptarët deri tek i fundmi njeri
Do të iknim nga Shqipëria e mjerë!
Botuar më 1913