"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Infiltrimi i muzikës së huaj rrezikon muzikën tonë

Shkruani për muzikën tonë, bukurinë e saj, sillni pjesë prej saj.

Moderators: uck_aksh, ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Infiltrimi i muzikës së huaj rrezikon muzikën tonë

#1

Post by Adriana » Wed Oct 22, 2014 5:39 am

Intervistë me Ismet Pejën, Kolosin e Muzikës Popullore! Mbi gjysmë shekulli në shërbim të këngës. Ismet Peja eshte pa dyshim kolosi i muzikes popullore shqiptare. Ai me shume se gjysme shekulli eshte i pranishem ne skenen shqiptare. Deri sot ka bere qindra kenge, te cilat gjithmone jane pelqyer nga publiku i gjere shqiptar. Si nisi karriera e tij? Si u prit kenga e pare? A kishte frike se nuk do te pelqehet kjo kenge?

Per te gjitha keto dhe per shumecka ne lidhje per muziken, ne nje interviste per “Kosova Sot”, flet Ismet Peja.




Jeni nje kohe te gjate ne skenen e muzikes shqiptare. Cfare formule keni perdorur per te qendruar kaq gjate ne skene?
Ismet Peja: Sigurisht qe dashuria e madhe qe e kisha dhe e kam per kengen dhe muziken ishte ajo qe me shtyri te punoj tere kohen dhe t’i perkushtohem kenges, saqe edhe sot e kesaj dite po me mban akoma ne skene.

Te gjithe e pelqejne kengen tuaj. Cka ju ben kaq te vecante?
Per kete me mire eshte ta pyetni publikun tim qe nuk eshte edhe i vogel ne numer, sepse, po te flas per veten se cka me ben te vecante, do te ik nga modestia.

Ismet Peja eshte emer i madh i muzikes popullore, jo vetem ne Kosove, por ne mbare trojet shqiptare. Si arritet te hyni ne zemrat e gjithe shqiptareve?
Perpos zerit qe ma dha natyra, une kam pasur fatin qe gjithmone te kem nje rreth bashkepunetoresh te mire qe me kane perkrahur dhe me kane shtyre gjithmone drejt sukseseve. Mirepo, ne kete rast mendoj se ka ndikuar edhe perkushtimi im ndaj muzikes se mirefillte shqipe, duke mos me lekundur asnjehere nga ajo vije muzikore ne te cilen isha perkushtuar.

Te flasim pak per fillimin e karrieres suaj. Si ishte fillimi i karrieres. Kishit droje se nuk do te arrinit kaq shume ne muzike. Me disa fjale na pershkruani si filluat te merreni me muzike?
Muzika ishte dhe eshte pjese e familjes sone. Babai im, Musa Peja, ishte anetar i grupit muzikor qe udhehiqej nga mjeshtri i sharkise, Ymer Riza. Karriera ime fillon qysh nga femijeria, mirepo dola ne pah gjate viteve 1954-1955, kur iu rashe ne sy njerezve te Radio Prishtines te atehershme. Ata ate kohe ishin ne vizite ne gjimnazin “Hajdar Dushi” ne Gjakove, ku benin nje lloj audicioni. Si cdo fillim edhe fillimi i karrieres sime ishte pak i veshtire, sepse me duhej te perballesha me “kurbetin” ne ate kohe, kur prej Gjakoves u transferova si solist i rregullt ne Radio Prishtine. Nuk kam pasur kurre droje qe nuk do te arrij suksese, sepse gjithmone kam qene adhurues i punes dhe normalisht puna e mire qe ben nje dite do te dale ne shesh.

Si lindi kenga e pare, si e pritet ju daljen e kenges suaj te pare dhe cilat ishin emocionet?
Sigurisht qe akoma i kam te fresketa ato emocione, sepse ishte hera e pare qe ballafaqohesha me aparaturen e radios te asaj kohe. Ishte edhe nje ndjenje e vecante, kur une ecja rrugeve te Gjakoves, ndersa Radio Prishtina e transmetonte kengen time. S’kam fjale t’i pershkruaj ato emocione.

Si u prit nga publiku kenga e pare?
Isha aq i dashur dhe i mirepritur qe ne ate kohe, pra ne vitet 1954-1955. Kenget e mia kerkoheshin jo vetem nga adhuruesit ne Kosove, por edhe ne Kroaci e Bosnje (si pjese e ish-Jugosllavise).

Qe atehere e deri me tash ju keni kenduar mijera kenge. Ju kujtohet perafersisht sa kenge keni bere deri me tash?
Sigurisht qe interpretimi i kengeve duhet te arrije ne nje mije.

Perpos jush, cilet kengetare kane qene te popullarizuar ne kohen kur ju niset te merreshit me muzike?
Qamil i Vogel, Nexhmije Pagarusha, Sanije Shala, Ismet Koshutova, Mazllom Myezini, Liliana Cavolli etj.

Ju kujtohet me ke keni bashkepunuar ne fillimin e karrieres?
Sigurisht qe me kujtohet. Kam bashkepunuar me kompozitoret, si Akil Koci, Isak Mucolli, Gazmend Zajmi, Musa Piperku, Masar Peja, Sabah Bytyci etj.

Prej kohes kur keni filluar te merreni me muzike e deri me tash ka ndryshuar shumecka ne muzike. Teknologjia ka ecur shume. Sa e keni pasur veshtire ate kohe te incizoni nje kenge?
Po ta krahasosh ate kohe me kohen e sotshme eshte sikur ta krahasojme te bardhen me te zezen. Kur ne incizonim kenge per radio ka pasur raste kur ka qene e nevojshme nderhyrja e policise per te ndaluar qarkullimin e qerreve me kuaj, qe mos te degjohet zhurma nga jashte, dhe per dallim nga sot tere orkestra dhe zeri shkonte ‘live’.

Sot kengetaret e rinj kane kushte shume te mira, por nuk bejne kenge te mira, keshtu vlereson kritika. Pse sot nuk krijohen kenge ashtu sic jane krijuar dikur?
Varet nga kengetaret, sepse edhe sot kemi disa nga ata qe krijojne akoma me perkushtim, por koha e ka bere te veten, sepse gjerat po ecin me shpejtesi te madhe. Ne ate kohe nuk ka qene komercializmi i theksuar ne muzike, prandaj mendoj qe vlera ka pasur me shume rendesi sesa paraja.

Para luftes ka pasur shume kengetare qe jane marre me muzike popullore, por pas luftes shume prej tyre filluan te kendojne muzike zbavitese apo te ndonje zhanrit tjeter. Sipas jush, pse ata e braktisen muziken popullore?
Sigurisht qe kane dashur qe ta provojne veten ne nje stil tjeter, dhe ndoshta aty e kane gjetur veten me mire. Mua me vjen mire kur njeriu e hulumton vetveten, prandaj mendoj qe ata perpos anes komerciale kane dashur ta sprovojne veten ne ndonje zhaner tjeter.

Eshte thene se muzika popullore eshte ne krize. Mendoni se ne te vertete eshte ne krize?
Ismet Peja: Nese flasim per infiltrimin e muzikes se huaj sigurisht qe eshte nje krize, por prape po kthehemi tek ajo qe jeta po shkon shpejte, teknologjia po zhvillohet, e ndoshta edhe ajo po e bie krizen.

Cili eshte projekti i fundit qe keni edituar?
Ishte projekti me kenge te vjetra gjakovare dhe kenge qytetare, te cilat i realizova ne bashkepunim me Visarin.

Do te vazhdoni ende te kendoni?
Fakti se ende vazhdoj po me ate dashuri ta kendoj kengen popullore, me forcon besimin se keshtu do te vazhdoj edhe ne te ardhmen.

Mund te presim ne te ardhmen nga Ismet Peja ndonje kenge te re?
Nga une mund te prisni nje album, te cilin po e pergatis me kenge te vjetra dhe qytetare, te cilat nuk do te harrohen gjate.

Pas kaq vjetesh ne skene, keni perjetuar ngjarje te ndryshme. Cila nga keto ngjarje ju ka ngelur ne kujtese?
Kam shume ngjarje, e ato me te prekshmet sigurisht qe lidhen me diasporen. Kam qene ne koncerte neper SHBA ne vitin 1978, kur isha duke kenduar kengen “Vaj si qenka bo dynjaja”, aty me afrohen dy plaka nga Korca dhe me pergezojne e me urojne, sepse kenga atyre dy te moshuarave ua ktheu kujtimet per Korcen.

Kosova Sot Tetor 2014
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Muzikë Shqiptare”