"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lamtumirë Doktor Flori

Shkruani për muzikën tonë, bukurinë e saj, sillni pjesë prej saj.

Moderators: uck_aksh, ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Lamtumirë Doktor Flori

#1

Post by Adriana » Mon Nov 17, 2014 11:46 am

Mister shkaqet e vdekjes së këngëtarit shqiptar

Tirane- Ndërron jetë Florian Kondi, këngëtari i njohur nga të gjithë si Doktor Flori. Lajmi konfirmohet nga burime nga QSUT. Urgjenca e QSUT-së konfirmon se i riu mbërriti pa jetë rreth orës 10:30 minuta. Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së papritur të Florian Kondit, Do të jetë autopsia e cila do të përcaktojë shkaqet. Florian Kondi ishte babai i dy fëmijë dhe në rininë e tij ka qenë pjesë e grupit “West Side Family”. Ai ka marrë pjesë në disa festivale.



Ne videon e mëposhtme Doktor Flori ne një nga këngët e grupit “West Side Family” e titulluar Jehonë



A kane goje me thon' kto male...
A kane goje me thon' kto fusha...

Jam shkamb',
Jam gur',
Jam rrenje,
Jam stuhia!

Jam shpate,
Jam zjarr,
Barut,
Historia!

Jam fjale,
Jam shenje,
Jam folk,
Jam e vjeter!
Jam rrenje shume e thelle, e gjalle dhe e vertete!

Jam Lab laberie,
Ison mbama gjate!
Kam vellezer nga malesia,
Kjo tok te gjithe na mban!

Me nje gjuhe na kendon nena, shprehet dashuria!
është gjuha e shqiponjes, me e vjeter se e vjetra

Kosove, mireseredhe ketu ku te takon!
Ku flitet gjuha jote, kendohet kenga jone!
Ketu ku tundet veni e toka ndizet zjarr!
Jam i pari e do te mbetem, 100 % Shqiptar!

A kane goje, o me fol' keto male,
E me tregu' kush ka shkel' mbi to,
Do tregojne se kane gjurme Shqiptare,
Aq te vjetra, o sa ato!

A kane goje me thon' keto fusha,
Kush ka ec' e ka luftu' per to,
Do tregojne se kane qene Shqiptaret,
Ne mijera vjet, o te vetmit, o!

A keni vesh, o me degju' tupanat!
Tek kercasin, tek buçasin, o!
Eshte jehona e Shqiptarit!
Le te bien, le te djegin, o!

Histori me vete, krenare ndaj gjithe botes,
Se jemi gjak i vjeter, gjak Kastriotesh!
Kemi trimerine, kemi dhembshurine,
E shenjta Nene Tereze ketu ka origjine!
Ketu kane origjine trimat e Adem Jasharit,
Me trup e mbrojten vendin si tradita e te parit!
Ketu ku ze vend fjala e ligj eshte bujaria,
Nder vite ne bedena edhe trimeria,
Nuk u asgjesua dhe ngelet amanet!
Ismail Bej Vlora, biri i bregdetit,
Qe ne kembe e çoi flamurin, sic ka qene me pare,
Tregoi identitetin 100 % Shqiptar!

A kane goje, o me fol' keto male,
E me tregu' kush ka shkel' mbi to,
Do tregojne se kane gjurme Shqiptare,
Aq te vjetra, o sa ato!

A kane goje me thon' keto fusha,
Kush ka ec' e ka luftu' per to,
Do tregojne se kane qene Shqiptaret,
Ne mijera vjet, o te vetmit, o!

A keni vesh, o me degju' tupanat!
Tek kercasin, tek buçasin, o!
Eshte jehona e Shqiptarit!
Le te bien, le te djegin, ooo!
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4136
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Lamtumirë Doktor Flori

#2

Post by Zeus10 » Mon Nov 17, 2014 9:15 pm

Kjo eshte nje humbje e madhe, per nje artist te talentuar ne nje moshe aq te re.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lamtumirë Doktor Flori

#3

Post by Adriana » Thu Nov 20, 2014 1:47 pm

[quoteemNga Kosta Barjaba]Lëreni Florin të jetojë vdekjen e vet!

Unë nuk e kam pasur mik Doktor Florin. As nuk e kam njohur nga afër. Nuk ia kam ditur hallet e shumta, të cilat na i bënë të ditura analistët dhe miqtë e tij. Thjesht kam shijuar krijimtarinë e këtij artisti të shquar dhe të angazhuar, e cila na i ka bërë ditët e trishtuara në këtë vend disi më të mira. Por si qytetar jam ndier në pozitë të vështirë këto ditë pas ngjitjes së tij në qiell. Jam ndier keq për shkak të nxitimit të shtypit, analistëve dhe miqve të tij për të na i thënë të gjitha menjëherë. Duke mos respektuar asnjë kod sjelljeje. Madje, as kodin e vdekjes.

1.

Media nxitoi të na lajmëronte për ikjen e Florit në kohë reale. Këtu nuk shoh asnjë teprim. Njerëzit kanë nevojë për lajme dhe ato duhet t’u jepen, edhe kur ato janë të këqija, të dhimbshme, trishtuese. Por media jo vetëm thjesht na lajmëroi. Media nxitoi, po në kohë reale, të bëjë analiza, madje që në momentin e parë, kur asnjë prej informacioneve që qarkullonin andej-këtej nuk ishin të konfirmuara. Protagonistët e ftuar në emisione zbrazën pa asnjë vetëpërmbajtje dhe pas asnjë filtrim gjithçka u shkoi nëpër mend. Hipoteza për sëmundjen, pandehma për familjen dhe djalin e vogël, thashetheme për veprimet normale që mund të bëjë një njeri në nevoja shëndetësore, ekonomike dhe financiare, gojëdhëna, parashikime. Njerëzit e thjeshtë, dashamirësit e artit të tij u vunë nën një trysni mediatike, e cila i hutoi dhe nuk i lejoi të njihnin pas kësaj gojështhurjeje mediatike të adhuruarin e tyre. Njerëzit kishin nevojë të ndaheshin me Florin që njihnin, t’i thoshin lamtumirën e fundit artistit, të cilit i detyroheshin për këngët e bukura që u dha dhe ndjenjat e bukura që u injektoi. Por nuk qe e thënë. Ekranet na detyruan të dëgjonim analistët dhe ta njihnim Florin nëpërmjet shijeve, përshtypjeve, kurioziteteve, hollësive dhe aludimeve të tyre. E ritheksoj, të nxituara dhe të paverifikuara. Media ngatërroi lajmin me analizën. Lajmi mund dhe duhet të na jepet në kohë reale. Për analizat duhet të respektohen jo vetëm faktet dhe provat, por edhe kodet morale e zakonore.

2.

Kur analistët zhurmonin në ekrane, trupi i artistit që humbëm, ishte ende mbi tokë dhe shpirti i tij nuk ishte ngjitur ende në qiell. Mendoj se është e tepruar kjo mënyrë komunikimi dhe analize e jetës, sëmundjes dhe vdekjes së një njeriu, ndërsa trupi i tij është ende i pavarrosur. Është një dhunim i panevojshëm i atmosferës familjare dhe të njerëzve të tij të afërt, të cilët kanë nevojë të ndahen me njeriun e tyre në paqe, ta përcjellin atë me nderet, dinjitetin dhe solemnitetin që kërkon një ceremoni mortore. Në traditën shqiptare, në ceremonitë mortore, përveç familjarëve dhe të afërmve që kryejnë ritet, të tjerët ose flasin me zë të ulët, ose heshtin. Por në këtë rast jo vetëm që nuk u hesht, por i vdekuri u përgojua për shkak të zellit të medias për të futur hundët kudo dhe në çdo rast.

3.

Nxitimi për të dhënë lajmin është një mision i medias së lirë. Por nxitimi për të analizuar ngjarjet pa u mbështetur në prova dhe fakte të konfirmuara, është, më së paku, një shenjë papjekurie. Unë e kuptoj pasionin dhe rrëmbimin e medias për të kryqëzuar të gjallët. Por ndjej neveri për dalldinë mediatike për të përdhosur të vdekurit. Mirë të gjallëve, Zoti ua jep një ditë mundësinë t’u thonë njerëzve të vërtetat e tyre dhe të pastrohen prej baltës që i hodhën kryetitujt dhe ekranet.

Po të vdekurve, kush do t’ua përgënjeshtrojë të pavërtetat që thuhen për ta?

Më thoni, ju lutem, kush do të mbajë përgjegjësi për të pavërtetat apo ekzagjerimet për Doktor Florin, tani që ai u ngjit në qiell?

Pse nuk e latë atë të patrazuar në vdekjen e vet?[/quoteem]
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Muzikë Shqiptare”