"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Molossia or Myzeqe?

Talk about Albanian history.
ALTIN
Member
Member
Posts: 24
Joined: Tue Aug 18, 2009 7:11 pm
Gender: Male

Re: Molossia or Myzeqe?

#16

Post by ALTIN » Mon May 03, 2010 5:56 pm

Zeus10 wrote:NO COMMENT
Not only this but there has more to come...here we go:

Image
The ethnology of Europe By Robert Gordon Latham

Some authors, particularly Biris (1961), have likened the medieval Arvanitic migrations to that of the ancient Dorians. Some Greek authors go one step further, and have proposed theories that link the ultimate ancestors of the Arvanites with pre-Greek "Pelasgians" (Kollias 1983), or relate Arvanitika with Ancient Greek. These views have no echo in mainstream modern scholarship. The "Pelasgian" view was fashionable in Greece in the 19th century and was then applied to Albanians in general. It was used to claim autochthonous status and hence historical affinity with the Greek nation, since at that time Greeks wished to win the Albanians over for the formation of a common Greater Greek nation state (Gounaris 2006). "Pelasgian" theories are currently still propagated by the largest association of Greek Arvanites (Αρβανιτικός Σύνδεσμος Ελλάδος, [1] and ). Other Greek authors have proposed an ancient Greek identity of the settlers based on their supposed Epirote ancestry.
http://en.wikipedia.org/wiki/Arvanites

Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Molossia or Myzeqe?

#17

Post by Phoenix » Sat Jul 24, 2010 9:12 pm

[quoteem]Pjese nga shkrimet Myzeqeja dhe mistere Shqiptare

Te autorve Llaqi dhe Mihal Jano


Barbullinja, Bubullima, Babunja, Divjaka dhe Krakulli


Disa emra e tempuj te vjeter ne Myzeqe qe duhen vlersuar per historine Shqiptare.


Kujdes duhet i nderuar lexues ne trajtimin per kuptimin e etimologjise se emrave qe na vijne nga shekujt dhe shmangia e vulgaritetit te trajtimeve te tyre. Mos u habitni kur shikoni se neper shekuj emrat tane jane transformuar dhe shfaqen te shqiperuar mes enigmash qe na mundojne per ti kuptuar duke krijuar shpesh here fjale me ngjyrime te reja per nga kuptimi. Akoma gjuhtaret tane nuk kane mundur te percaktojne teorikisht e praktikisht rregullat e evolimit te tyre. Keshtu eshte…


… duke njohur disi evolimin e mundshem te gjuhes shqipe neper shekuj, huazimet gjuhesore te fqinjve, ku gabimet ortografike jane te pashmagshme dhe kur dihet se jane shkruar ne gjuhe te ndryshme si ajo greke e vjeter dhe e re, latine dhe italiane, sllave protobullgare e serbe apo turke qe kane alfabete dhe fonetike edhe midis tyre te ndryshme eshte e kuptueshme veshtirsia ne kuptimin etimologjik te fjales. Gabimet rriten po ti shtosh ketyre edhe deformimin nga shqiptimi i mundshem qe ndryshon nga zona ne zone e deri fshat me fshat me dialekte qe i humbet kuptimi fillestar cfaredo lloj emri te regjistruar kur asnjehere nuk i gjejme njelloj ne harta dhe dekumenta te vjetra e te ndryshme.


Autoret



Emrin Devoll e ndeshim qe ne kohet e vjetra ne forma te ndryshme te shkruara nga autoret antike ne gjuhen greke dhe latine por me etimologji te njejte ne rrjedhen e shekujve edhe pse erdhen te tjere pushtues e popuj ne keto ane te vendit tone.

Me pare ne kohet antike thone disa studjues Devolli quhej lumi i Eordise, sepse kalonte neper krahinen me emrin Eordhie ose Eorditi. Po ku ndodhej ky vend, ky rajon qe quhej Eorditi. Kuptohet sipas te dhenave te autorve antike se ky rajon ishte larg ne perendim te liqenit te Ohrit prane te cilit banonin fiset e lyhniteve (emrin e vjeter e mban sot fshati i Lihnit buze liqenit te Pogradecit) dhe enkelenjve, ne Taulanti dhe jo ne lindje te Ohrit ku gjendet sot zona e Devollit.

Ne kohet e vjetra shkruan mitropoliti i Beratit Anthimio ne vitin 1865 Taulantia perfshinte edhe Orestiadhen, Emiliotidhen dhe Eordene. Ky vend ne vazhdim u quajt edhe Epir i Ri sic shkruan ne Geografin e tij Meletiu po keshtu kuptohet nga fjalori Historiografik i Nikolla Lorentit botuar ne Vjene ne vitin 1837 si dhe ne Kronografine e Epirit shkruar nga P. Aravantinoi.

Ka disa trajtime gjeografike ku shikojme qe ka barazvlershmeri midis emertimeve Albania ose Eordia, Eorditi (vend nga lind dielli, ku vjen dielli, ku zbardh, agon dita e tjera kuptime per te bardhen)

Kush eshte rajoni Eordeti, Eordia, Eorditi, Eordene qe permendet nga autoret antike dhe cfare perfitojme nga kjo e dhene.

Eorditi, Eordei eshte zone ne jug te Partheve shkruan Polibi dhe me vone Ptolemeu ku permend ne kete zone tre qytete si Skampa, Debona dhe Daulia.

Por cdo te thote Erditi dhe nga cila gjuhe vjen kjo fjale dhe cila eshte etimologjia e saj. Eshte emer i vjeter pa dyshim ilir dhe pa i trajtuar me pare nga studjues te huaj apo shqiptare qe vetem e permendin.

Eorditi (erth dita, nga vjen drita) eshte emri i perendeshes ilire te Drites ashtu sic ishte Apolloni tek helenet dhe ne kete zone ilire ka mjaft emertime te lashta pagane por edhe kristiane qe lidhen me respektimin e kultit te Diellit dhe Drites.

Mendojme duke u nisur nga gjithe te dhenat qe jepen si zone ne jug te Partheve na del se Distrikti[/size][/size] Eordeti perfshinte zonen Elbasan , Sulove , Darsi, Dumre dhe Myzeqe ne kohet e vjetra dhe kishte tre qendrat[/size] e medha te degjuara por dhe mjaft qytete te njohura si Corragumi, Geriniumi, Orgesium, Dimalium, Chrisandri etjera tashme te njohura.

Keshtu emrin Erditi duhet ta kuptojme dhe ta marin si teritor dhe jo si emer fisi ne Iliri, mendimet e tjera jane hamendje, deshira dhe shtesa hipotezash qe nuk qendrojne.

Kuptimi shqip i saj eshte Eor, Erdh (me ardh, vjen) dhe Dia, Dhia, Diti (dielli, drita, dita) dhe nderohej ky kult ne jeten e perditshme ne tempuj te shumte te zones, kishte dhe qytetin per nder te ketij shenjti qe quhej Chrisandria (Diell i arte, Drite e arte). Ky qytet gjendej porsa lumi delte ne fushen e Sellopise ne Taulanti (Myzeqene antike) prane Fiersheganit te sotem. Gjurmet e tij i gjejme prane fshatit Cukas (vend i ngritur) ku akoma dhe sot ruhet ky emer i kohes se paganizmit ne trajten qe i dha krishterizmi por me te njejten etimologji ne formen Shen Ilia qe mban tempulli i vjeter orthodoks aty prane kodres se njohur historike.

Per ne tashme emri me i vjeter qe njohim per Devollin eshte Deboli qe mban nje qytet sipas Ptolemeut ne shekullin e II-pas Krishtit. Po ku e vendosin studjuesit kete qytet, nga cila te dhena jane nisur dhe ku duhet ta kerkojme sot. Per kete duhet te kemi parasysh edhe disa rregulla gjuhsore fonetike dhe shkruese te fqinjeve tane qe kishin shkrimin dhe na i sjellin keto dekumenta ku grema v, p, b, m ne shume raste ndryshojne fonine, zerin midis dy popujve fqinje dhe i shmangen etimologjise reale duke na prure ne mjaft raste pershtjellime ne trajtim.

Ketij emri te vjeter Deboli disa i japin kuptime nga shpjegimi popullor (vulgar) ne formen Dhevjellesi, Dheprures, Dhesjelles (De-dhe-toke dhe boli-voli-nxjer, sjell, bie) qe edhe mund te qendroj prane te vertetes si kuptim procesi. Rruga qe pershkon ky lume kalom neper toka te mira dhe te buta, gjate rreshjeve ujrat e shumta marin me vete dhera dhe eshte ky lum qe historikisht ka krijuar mbathje te shumta ne Myzeqe ne krahasim me lumenjte e tjere.

Me pas ky emer Deboli humbet ne mjergullat e vjetra te histories sone por na del nje emer tjeter i perafert ne formen Debona po ne zonen e Erditit sipas autorve te vjeter qe une e kam trajtuar ne shkrimet mbi emertimin e njejte te nje fisi taulant nga autore te ndryshem qe e gjejme ne format Parthet, Galanet dhe Albanet duke e mare si sinonim te emrit ilir partha (i bardhe), emrit helen galar (i bardhe, qumeshtor, gelqeror, qellor) dhe emrit latin alba (i bardhe). Pra emri Debona qe mban qyteza ne Taulanti eshte sinonim i se bardhes, debores per shqiptaret dhe te huajt ashtu e kane shkruar sic i kane pare, degjuar dhe njohur ne ato kohra. Pra emri Debona eshte sinonim i emrave Partha, Galani, Albapolis dhe se fundi i emrit sllav Belshit. Kete emer Debona nuk duhet ta njehsojme me emrin e Debolit apo Deabolit, Barbullit dhe Djallit qe kemi mare ne kete studim.

Shume kohe me vone ne mesjeten e hershme e gjejme mbase kete emer Deboli ne formen Diaboli qe kuptohet qe eshte i njejte edhe me formen Deapolis (qytet i zotit, diellit, perendis se diellit), Theopolis (qytet i perendis, zotit, diellit. Dihet tashme qe emri Dia eshte i perendis pagane Diell ne ilire me te gjitha atributet e tij si drit, dite, ndrin, dieg e tjera qe kane vend dhe hapsire te gjere edhe ne gjuhen e sotme shqipe kurse ne helenishte eshte huazim i mbetur nga ilirishtja thjesht Dia me kuptimia perendi e diellit, zoti diell krahas emrit te njejte grek Ilio, Helio qe ata edhe sot quajne diellin. Por ketu na vjen ne perforcim te kesaj teze edhe emri i mevonshem Bozhigrad qe i vune sllavet nje qendre ne kete zone si vazhdim i tradites vendase qe ka te njejtin kuptim si qytet i zotit, qytet i perendise. Keshtu nderrmjet emrave qe njohim ne vazhdimsi Deboli, Devoli e Deavolis, Deapolis, Deabolis ka dhe nje nje afersi etimologjike te pranushme ne arsyetim.

Por nuk duhet harrojme se asnjehere fjala De, Dhe nuk eshte e njejte me Di, Dhia dhe kane etimologji te ndryshme. Ato jane fjale pellazgjike dhe kane kuptimin sic e trajtuam me lart De-dhe-toke dhe Dia-diell, drite po keshtu jane dhe perendi te rendesishme qe nderohen me tempuj te vecante nga popujt e vjeter te Ilirise.

Ne gjuhen e shkruar boli-poli-voli (me kuptimin shqip shume, plot) eshte fjale e vjeter pellasgjike dhe quhet qyteti dhe kjo fjale qytet, nuk eshte emer ilir po eshte e huazuar nga gjuhe te tjera si keltishtja qe e quan siti, citi.).

Ne kete kuptim zona e Devollit me toka te mira e te begatshme e ka te justifikuar emrin antik dhe qytetin me emrin Deboli-Depoli (qytet i dheut, vendit, tokes se mire, qytet i perendise)

Ky emer i vjeter Deboli me te gjitha format qe e gjejme te shkruar ne gjuhet e vjetra si Deaboli, Deabolis, Deavolis, Dievolis, Diaboli, Diamonis, Euali, Epasa, Drevale, Jevali, Diavali, Devoli, Bargulum dhe ne rrjedhen e poshtme kishte emra te ndryshem si lumi Grabova, lumi i Barbullinjes, lumi i Gogolasit, i Karavastase, i Pirgut e tjera na con ne konkluzionin tjeter se emri Dea eshte edhe kuptimi i Apollonit sic eshte Dea i Butrintit. Po keshtu edhe format Dia qe i gjejme ne keto emra eshte i kuptimit Diell per iliret dhe ketu shohim se ka edhe nje afersi etimologjike me emrin tjeter te vjeter Eorditi te perendis ilire te Drites dhe me emrin e qytetit te tempullit te diellit qe quhej Chrisandio (diell i arte).

Por mund te dallojme fare lehte se mjaft nga keto emra qe mbart lumi kane edhe pse ne gjuhe te ndryshme te njejtin kuptim etimologjik ne vazhdimsi si Diavolo ku ne latinisht quhet djalli, Bargulum, Barbullinje ne sllavisht quhet djalli, Gogolas ne gjuhen shqipe quhet djalli kurse ne gjuhen greke djalli quhet Satana dhe i shqiperuar ne formen Shejtan emer te cilin disa e lidhin edhe me emrin qe mban se fundi lumi Seman.

Edhe lumi Devoll qe vinte nga lindja dhe pershkonte permes Eorditin, kete zone te dendur e te njohur me mjaft qytete te lulezuar, per jete te gjalle politike, ekonomike, kulturore dhe luftrash te shumta me helenet, maqedonasit dhe romaket duke bere emer te nderuar ne histories e vjeter ilire do te mbante emrin e simbolit te vendit.

Por a eshte pas pushtimit romak emri i Eorditit i zevendesuar me emrin Deaboli se ne fakt ka nje te vertete dhe lidhje midis ketyre emrave ilire. Dekumentat na e sjellin emrin e Eorditit deri ne para mesjete kur erdhen popujt proto bullgare dhe bene zevendesimin e emrave me te vjeter ilir, helen dhe latin ne keto treva. Emrin e vjeter Eorditi qe e gjejme ne shqip edhe ne formen Tomiri, Tomiriz (vende te mira ne shqip) ata e zevendesuan me enrin Dumre (Dobre vend i mire), emrin Partha, Alban, Debona me emrin sllav Belesh qe ka te njejtin kuptim me ata te meparshmit dhe emrin Deboli me emrin Barbull por qe ruajne etimologjine edhe ne kete gjuhe.

Emri Deboli, Diaboli nuk eshte grek as dhe latin edhe pse e perdorin sot ashtu si greket edhe e popuj te tjere, por eshte emer pellazgjic, ilir qe shpjegohet edhe me ekzistencen e shume fjaleve shqipe qe e kane kete emer Dia rrenje etimologjike ne krahasim me popujt e tjere.

Greket diallit i thone satana, Latinet e quajne Diavolo, popujt sllave e quajne Barbull, neolatinet e quajne Balaur, Drakul kurse ne shqip ne i themi Diall si ne kohet ilirike por perdorim edhe huazimet shejtani nga greqishtja, por edhe dreq nga drakula e neolatineve, demon, balaur, lanxar, gogol e tjere te huazuar nga gjuhe te ndryshme.

Por une si shume te tjere shtroj pyetjen se a ka patur ndonje emer tjeter ne kohen, hapsiren historike midis emrit te pare qe njohim Deboli dhe emrave te tjere qe na japin dekumentat bizantine ne shekullin e XI-te ne formen Deaboli. Kemi ketu edhe nje hapsire kohe historike te popujve protobullgare qe na kane lene mjaft gjurme. Nuk eshte aspak absurde sic shprehen disa studjues te shpjegosh mjaft emra te perditshen te shqiperuar nga sllavishtja, kur dihet tashme se ato vet e kane etimologjine nga kjo gjuhe dhe mos ti kerkojme gjetiu se nuk ekzistojne. Por edhe etimologjia e mjaft emrave protobullgare eshte vazhdim dhe pershtatje e emrave te meparshem te njohur te kesaj treve ilire.

Keshtu sic u shnderruan emrat Eordit ne Dumre, Alban u sllavizuan ne formen Belesh edhe emra te tjere ilire si Daulia, Deboli ne emrin sllav Barbull qe do te thote Diall ne gjuhen protobullgare. Keshtu duke vecuar ceshtjen kemi se emri i mevonshem latin apo bizantin ne formen Diavolo eshte nje pershtatje e emrit sllav por edhe me prane atij ilir Daulia.

Kurse po te marim kuptimin e emrit te pare Deboli, Depoli si qytet i Zotit, i Perendise se drites, si qytet i Diellit atehere justifikohet edhe emertimi sllav qe gjejme me vone ne formen Bozhigrad (qytet i zotit) qe mban nje fshat ne krahinen e Devolli te sotem

Etimologjia e emrit Devoll sic e trajtuam eshte e kuptueshme por historia e ketij emri me cilen gjuhe lidhet, ku e ka nisjen se ka diskutime pa dyshim te ndryshme, krahas atyre shkencore gjenden edhe hipotezave te hedhura edhe mjaft vulgarizime. Por te gjitha si ato per emertimet e lumit lart ne zonat kodrinore-malore edhe ato ne fushe mbeshteten tek kuptimi diall, demon, gogol ne gjuhen tone popullore.

Kuptimin qe duan ti japin nga thrakishtja, protobullgarishtja apo iranishtja disa studjues bullgar e maqedonas emrit Devoll mua me duken hipoteza qe shume pak e mbeshtesin trajtimin. Me vjen habi se si keta studjues sllave nuk e kane vene re emrin Barbullinje qe mbante lumi Devoll dhe qyteti mesjetar prane tij ne afersi te Karbunares se Lushnjes.

Kuptimin sllav qe mundohen te japin Devollit disa studjues tane qe kane shkruar per kete teme mendoj se eshte i gabuar se ky emer Deboli i mare si qytet i Diallit, eshte para sllav dhe vet kjo fjale ne bullgarishte e vjeter quhet Barbull por tek ne sidomos ne Myzeqe kete emer e kemi te shqiperuar edhe ne disa trajta te tjera qe do ti shpjegojme me poshte.

Qyteti Debolia qe permend Ptolemeu nuk dihet saktesisht ku ndodhet se ka dhe hipoteza te ndryshme. Nje gje dihet se ndodhet ne fisin ilir te Eordejve (Ordejte), por ne tashme e dime se kush ishin dhe ku shtriheshin Ordejte. Prandaj ne baze te mjaft te dhenave qe tashme disponojme nxjerim konkluzionin se Debolia mund te jete Barbullinja e Lushnjes. Emri i Devollit qe mban krahina e Korces eshte me i vonshem pas luftrave me romaket qe kuptohet banoret e larguar per tu mbrojtur ne thellesi te vendit, duke ndjekur rruget e vjetra qe shkonin paralel me lumin kane zene vend ne fushen e Korces dhe vendosen emrin sipas nje tradite te provuar edhe me qendrat e tjera te vendit tone. Per te argumentuar kete teze mund te nisemi nga emri me i hershem qe kemi per qytetin antik Daulia prane lumit Devoll ne dalje te grykes se Gradishtes se Lushnjes ku ai bashkohej me Apsusin (Osumin), qe mbas shkaterrimit nga fushatat e para te legjioneve romake disa banore u terhoqen dhe krijuan ne Dumre nje qender me kete emer Daullia (mbase eshte qyteti i vjeter me emrin Debolia qe na bien historianet i ngritur mbas rrenimit te Daulias) si dhe te tjeret qe shkuan prane fushes se Apollonise dhe vendosen po kete emer Daulia qe ekziston edhe sot afer qytetit te Fierit. Eshte fakt se mjaft arberesh qe u larguan ne mesjete nga zona e Myzeqese dhe shkuan ne More e ruajne edhe sot keta arvanitas kujtimin e vendeve te pareve te tyre. Kemi takuar gjate viteve te emigracionit ne Greqi ne zonen e Atikes ne Thive, Kryekuq, Varibob ne Megaros dhe ne Korinth e Lutraqi mjaft prej tyre qe mbanin mbiemrat Albani, Daullia, Belshi, Belshaku, Beleshi, Bargulli, Varxuli, Pluku, Cuko, Zogu, Diella, Gulemi, Materenga, Kuci, Laska, Kasari, Myzaqi, Kriekuqi, Kriezoti, Mulisi, Bubulina, Lutianis, Rina, Maza, Rera, Tera e tjera per te cilet kemi bere nje studim me interes historik.

Tek emri i vjeter Daulia qe mbante nje qytetit i Taulantise une mendoj se kemi te bejme mbase me nje sinonim a dicka tjeter simbol pagan qe lidhet me Diallin. Kjo sepse lekura qe perdoret per te bere zhurmen e daulles eshte prej kafshesh, dhish e cjeper qe jane dhe simbol i se keqes, perfytyrimi i djallit ne mitologjin tone ilire dhe ballkanike paraqitet me tipare cjapi. Ky emer Daulia eshte me i hershmi qe na bien autoret antike rreth 400 vjet pare se Ptolemeu te na sjelle emrin Deboli por pa percaktuar pozicionin e tij, kur dhe vet qytetin e vjeter te Daulies na e vendos gabimisht ne breg te Vjoses antike. Tek emri i ketij qyteti te vjeter ne shohim me drejt tashme kuptimin e e plote te kesaj fjale shqipe Djall qe ne kohet qe pasojne do te kemi edhe emrat e tjere me te njejten etimologji ne gjuhe te ndryshme qe na dalin ne histori. Ky eshte nje mendim por le tua leme per gjykim specialisteve te kesaj fushe.

Me te drejte albanologu Karl Pac i vendos Ordenjte, (Eordienjte) ne Devollin e poshtem dhe Shkumbinin e mesem. Po a e dini me konkretisht ku ndodhet kjo zone e njohur historike? E keqja eshte se ne disa harta te vjetra te sajuara per njohje para disa shekujsh kjo zone e Ordenjve gabimisht eshte vendosur shume prane liqeneve qe permendem, ne zonen Korce, Pogradec kur kjo nuk eshte e vertete edhe pse sot ekzistojne toponime te vjetra te ngjashme qe ngaterrojne studjuesit por mendoj se ato jane te kuptueshme ne lidhje me levizjet masive te njerzve ne situata te ndryshme.

Ka studjues qe e vendosin qytetin e Devollit ne Zvezde prane Korces duke u nisur nga jeteshkrimi i peshkopit Mihal te Devollit qe shkruan se me pare ky qytet quhej Selasfor (qender, qytet drite nga helenishtja) Dritembajtes (ashtu si Chrisandio (diell i arte, qytet i diellit) ne afersi te Lushnjes ne Cukas te Fiersheganit qe ka po kete kuptim. Por nuk duhet te harrojme se emri Selasfor eshte titull qe mban vendi dhe personi i rendesishem qe drejton jeten orthodhokse.

Per here te pare emrin e Devollit ne formen Deabolin na e sjell ne greqisht ne vitin 1018 historiani bizantin Cedrenus ne dek. Nr. 7 faqe 29 Dekumentave te zgjedhura te historis se Shqiperise Botimi i vitit 1962 kur perandor i bizantit ishte Vasili i II-te.

Po keshtu ne vitin 1019 sic del nga diploma e Perandorit Bizantin drejtuar Joanit kryepeshkopit te Ohrit e gjejme emrin e Devollit ne formen greke Deabolis.

Por shikojme se ne te dy keto dekumenta nuk flitet per qytet, per qender banimi por per vend, teritor.

Gati nje qind vjet me vone, ne vitin 1107 Ana Komneni permend per here te pare Devollin si lum kur flet per qytetin e Mylit ne fushen e Ilirise (Myzeqe).

Po ne kete kohe Ana Komneni e permend Devollin disa here pa e percaktuar si qytet por si nje vend ne formen Deabolis ne greqisht. Aleks Komneni shkruan ajo erdhi nga Thesaloniku nepermjet Via Egnatias permes Pelagonis dhe mori Diabolis.

Kronikani i kryqtarve Gaufredus Malaterra qe kaluan neper tokat Ilirike e quan fluvius Daemoniorum (eshte kuptimi frengjisht i lumit Devoll).

Aravantino studjues grek ne shekullin e XIX-te na jep te percaktuar dy Devolle, te madhin dhe te voglin diku ne verilindje te Korces. Po keshtu dhe studjues te tjere japin kete mendim por ka dhe hipoteza te tjera nga studjues te ndryshem, per vendodhjen e ketij qyteti ne zonen e burimeve te ketij lumi. Por ne i shtohemi mendimeve qe jepen se duhet kerkuar ky emer edhe kur lumi del ne fushen e Myzeqese qe e gjejme me trajten sllave Barbullinje por edhe ne forma e gjuhe te tjera qe do ti trajtojme me poshte.

Une bie ketu argumenta per te percaktuar qytetin e Devollit, mbase eshte ai i poshtmi por sidoqofte ka rendesi trajtimi qe i bejme dhe te dhenat qe na ndihmojne ne kete drejtim.

Kjo zone ne kohen e pushtimit bullgar do te quhet Kutmiceva qe do te thote vende te pushtuara nga gjuha protobullgare. Kjo krahine shkruajne kronikat ka tre qendra qytete kryesore qe jane Ohri, Devolli dhe Gllavenica (Ballshi i sotem)

Jemi ne kohen e carit bullgar te quajtur Boris i cili ne vitin 886 nga pagan ne besim u pagezua ne kristian me emrin Mihal dhe u shpall i madh (Balshoj) dhe i vuri emrin qendres ku u pagezua Ballsh dhe ndertoj nje kathedrale te madhe per kohen, rrenojat e se ciles ndodhen sot prane stacionit te trenit ne qytetin e Ballshit.

Zona e Mallakastres eshte padyshim pjese e ketyre tokave te reja te pushtuara nga bullgaret dhe emrat e sotem ne kete krahine jane ne masen me te madhe me origjine nga protobullgarishtja por mendoj se nuk eshte bere ndonje studim per leksikun e kesaj zone per te pare ndikimin e huazimeve sllave

Zona e Ohrit dihet se u be nje qender e rendesishme fetare ku per shume shekuj ishte qendra e kishes orthodhokse bullgare dhe kishte ne vartesi edhe teritoret e tjera perendimore te vendit tone.

Qendra e Devollit eshte ne kerkim tani dhe pse kemi disa te dhena, ajo duhet te kerkohet ndermjet Ohrit dhe Ballshit ku shume argumenta na e sjellin me prane Ballshit se sa Ohrit.

Nje mendim qendron per Devollin ne zonen e Korces por edhe pse ka disa te dhena na dalin te tjera enigma qe na bllokojne rrugen ne arsyetim dhe argument. Prandaj kete rajon do ta quajme si Devolli i siperm per ta dalluar nga nje Devoll te poshtem mbase dhe me i vjeter ne Myzeqe qe njihet sot ne formen sllave Barbullinje (ky eshte dhe Deboli qe na sjellin shkrimet e vjetra) por kemi ja larg nga ky vend nje fshat me emrin Daulia prane kodrave te Dumrese sic kemi dhe posht ne fushe dy fshatra te tjere po me emrin Daullia nje prane lumit kur ky dilte ne fushen e Libofshes dhe tjetri prane Fierit ku lumi i bashkuar Osum dhe Devoll kaloninte mbas bashkimit te tyre.

Kuptohet qe Daullia e Vanarit prane Libofshes eshte qyteti antik Daulia qe permendin autoret e vjeter Tit Livi, Ptolemeu e tjere ne kohen e luftrave te romakeve ne sulmin ndaj taulanteve. Te dy emrat e tjere mendojme se kane te bejne me levizjet e banorve te ketij qyteti me skele mbas shkatrrimit qe i bene romaket, banoret e larguar me ne perendim dhe me ne lindje ne kujtim te qytetit te dikurshem vendin e ri e quajten Daullia.


Per kohen e Borisit, kemi edhe dy vellezer Cirili e Metodit nga Selaniku si misionar bizantine qe ngarkohen me detyra kishtare e arsimore, per hartimin e alfabetit sllav dhe dy te tjere shenjtor orthodhokse sllave si Klementi dhe Nauni si nxenes te Cirilit e Metodit qe formuan alfabetin glagorik te sllaveve kurse keta te dy e quajten alfabet Cirilik per nder te Cirilit.

Dishepuj te tjere sllave si Gorazhde, Angjellari dhe Sava te kesaj tradite erdhen ne anet tona dhe vdiqen ketej, jane bere shenjtore nga kisha orthodhokse dhe eshtrat e tyre nderohen dhe ruhen ne kishat e kalase se Beratit por me sa dime nuk njihen ne zonat e tjera perrreth Korces.

Po keshtu prane lumit kur del ne fushe kemi fshatin Kozare qe mban emrin e vajzes te shenjtorit tjeter orthodhoks Gjon Vladimirit (ai mendohet duke u nisur nga mjaft dekumenta te vjetra se ishte me origjine Arberore dhe ka eshtrat ne Manastirin e shenjt prane Elbasanit kur vjen nga Tirana). Jo jarg Kozares ku bashkohen dy lumenjte Osumi dhe Devolli ndodhet fshati Gajde, ky eshte emer i vjeter protobullgar dhe me kete emer kuptohet vegla muzikore, frymore popullore e tradites sllave por eshte me kuptim mitologjik per Djallin, per nga forma e ndertimitt dhe funksionimit, me elementet perberes, lekure cjapesh a dhish dhe tingujve e zhurmave qe krijohen.

Cirili dhe Metodi vdiqen ne Moravi te Cekise por emrin Morava e gjejme edhe ne zonen e Korces por edhe ne zonen e Myzeqese jo larg nga vendi kur lumi del ne fushe, keto perqasje a kane ndonje lidhje midis tyre.

Dhe nga shkrimet e Ana Komnenit per Devollin si vend i bukur dhe pozicjon i mbrojtur mire qe per te vajtur atje duhet te kalosh neper gryka malesh te pa kapercyshme lehtesisht, per mua eshte e kuptueshme se jane grykat e Arberit prane Dumrese (Debrese). Kete emer ta kuptojme jo sic e kane mare te tjere studjues si grykat e Dibres kur dihet se ne ato konflikte luftrash norman e bizantin jane zhvilluar larg zonave te Dibres dhe se emri Diber eshte i mevonshem dhe nuk figuron as ne dekumentat e para te regjistrimit turk te vitit 1432. Neper keto vende kalon Lumi i Devollit para se te dale ne fushe ku prane kodrave eshte dhe Barbullinja (Devolli i poshtem).

Tjeter fakt bindes per emrin e Devollit ne Myzeqe eshte shkrimi i Pahimerit se ne mesjete ai permend edhe nje fortese afer Devollit te quajtur kalaja e Cernikut (fortesa ne fakt eshte ne Karbunare te Lushnjes). Zllatacki studjues bullgar kete te dhene e mer per Cerrikun ne Gostime por ne fakt kjo nuk qendron. Ne krahinen e Devollit te sotem ne Korce eshte nje mal me kete emer por nuk ka asnje te dhene qe te kete patur ketu fortese sic permend Gj. Pahimeri, pra kuptohet se ai e ka fjalen per Devollin e poshtem ku kalonte lumi ne Myzeqe (mendoj se ketu Pahimere nuk permend qytet por mund te kuptohet lume).

Dhe shkrimet e autorit bizantin te mesjetes Joannes Skylitzes kane interes per trajtesen tone kur flet per vdekjen e Ivanit (Gjon Vladimirit) dhe largimin e Ivacit, ushtarakut bullgar qe shkon ne nje mal te larte qe quhet Vrohot (emer helen qe do te thote shkemb ne shqip), ku kishte kopshte dhe oborre shume te bukura. Kurse perandorit bizantin i terhoqi vemendje veprimi i Ivacit per reagim dhe ktheu rrugen e tij per ne Devoll. Ky Vrohot per mua eshte shkembi i Dragotit ne Dumre ne gryken e lumit kur vjen nga lugina e begatshme e Suloves ne te cilen sot dallohen qarte rrenoja te shumta objektesh te jetes ne kohet e vjetra por te pa studjuara, jo larg Devollit te poshtem ne Myzeqe. Dhe kuptimi i tij si shkembi i mikut, trimit na afron ne kete mendim.

Po keshtu kemi zonen e Sinjes prane Beratit qe te kujton fshatin Sinice prane Devollit te siperm kjo fjale do te thote vend i keshtjelles (dikur ishte fortesa e Dimalit me vone i quajtur Kodrani sot eshte Crotina ne Allambres)

Eshte e veshtire per tu kuptuar se emri Devoll sic shkruajne disa, u vu per shkak te herezive (djajve ne veprime antikristiane) te banorve ne ato kohra kur dihet se emri eshte me i vjeter ne kohe.

Ne vitin 1084 kur perandori bizantin Aleks Komneni ishte ne Durres ne fushaten kunder normaneve, peshkopi i Ohrit Theophylacktus, falenderon perandorin sepse kishte ngritur shpirtrat e Prespes dhe Diabolis, kurse perandori peshkopit te Diabolisit (qytetit te Djallit) i drejtohet si Diabolygyres (qe mund te perkthehet si te reformuar nga Djalli shkruan studjuesi Hammond) ne dime nga Ana Komneni se kjo peshkopate quhej e Diaboleus me heret ne kohe dhe ky mendin i Hammond nuk qendron.

Autori Hammond i shkrimeve mbi pikturat ne shkembin e fshatit Tren shprehet se gjithashtu nuk perjashtohet mundesia qe te kete pasur nje qytet te quajtur Diabolis por deri tani nuk eshte identifikuar. Per mua eshte gabim konkluzioni qe nxjerr Hammond ne emertimin ne kete rast te Diabolygyres si i shpetuar nga e keqja e Diallit, heretia bogomile qe ishte e njohur ne ate kohe nga nderhyrja e ushtrise bizantine qe kish prure ne keto ane Perandori.

Tjeter eshte falenderimi i Theofilakut per perandorin kur ky ishte ne Durres ne lufte me normanet, ai ka te beje me ngritjen e shpirtrave te zones, shpresen e rritur te kristianeve kunder normaneve dhe jo kunder heretikeve, gjoja se perandori kishte luftuar herezine ne Prespe dhe ne Diabolos gje qe nuk permendet si veprim i kryer nga ushtria bizantine ne kete rast.

Ne dekumentin nr. 40 faqe 87 te librit Dekumenta te zgjedhura historike Shqiptare kemi Diplomen e Ivan Asenit te II-te per Raguzianet. Ne kete shkrim kemi permendje te vendeve te Devollit dhe jo qytet ne vitin 1230

Ne dokumentin nr. 41 viti 1253 Acropoliti shkruan per Arberine nen sundimin e perandoris bizantine te Nikes dhe permend ne shumes Devollet … si i madhi dhe i vogli u bene me perandorin.

Por edhe Kantakuzeni ne vitin 1336 kur shkruan per perandorin Bizantin Androniku i III-te Paleologu permend ne shumes Devollet (Deabolet) se dihet se jane dy Devolle i sipermi (prane Korces) dhe i poshtmi ose i vogli (prane Myzeqese). Dekumenti nr. 90 faqe 160 ne librin Dekekumenta te zgjedhurave te histories se Shqiperise, viti 1962 Tirane.

Zhan Klod Faveriel ne shenimet historike per Ohrin ndermjet te tjerash permend ne kohet e vjetra ne jug te liqenit te Ohrit, ne zonen e Korces emrat e vendeve si Pilon, Diavat dhe Barnitum faqe 522 (Historia me e vjeter e shqiptarve). Dime se Pilon edhe sot quhet vendi pyjor ne zonen e Devollit dhe emri Diavat eshte emri i Devollit ne kuptimin Divat qenie mitologjike, me kuptimin Djalli.

Ky emer Diavat, Divat na sjell ne kujtes emrin qe mban nje zone ne derdhjen e poshtme bregdetare te Devollit qe quhet Divjake (Divak gjendet ne regjistrimin osman te vitit 1432). A mos ketu kemi te bejme perseri me nje forme te tjeter te emrit Djall ne gjuhen sllave. Ne anen perendimore te kodrave te Divjakes eshte vendi i tempullit Shenbarba (kuptohet e shqiperuar nga Shenbarbulla). Dikur kjo zone sipas Jul Cezarit mbante emrin latin Asparagum me kuptimin bimesi e eger, bimesi dredhese.

Nga sa trajtuam per emrin Devoll kuptohet tashme se cila eshte etimologjia e tij. Por na mbetet te gjejme historine e vendosjes se ketij emri te vjeter ilir.

Nuk dime kush e ka mbajtur me heret kete emer, lumi, vendi apo qyteti. Per lumin tani e dime sic dime dhe vendin me emrin Devoll por per qytetin me kete emer nuk eshte percaktuar ende vendodhja e tij por vetem ne formen Bargulum e gjejme si qytet ne Devollin e poshtem qe njohim ne mesjete qe ndodhet ne Myzeqe prane kodrave te Dumrese sot fshati Barbullinje.

Vete fusha e Devollit do te thote fusha e Diallit. Pse ? Historiani yne, studjuesi i njohur Mojkom Zeqo mendon se per shkak te herezise bogomile por per mua kjo nuk qendron se emri eshte me i vjeter ne kete zone. Duhet kuptuar se emri Devoll nuk eshte emer me etimologji helene, latine, as sllave por nje emer ilir dhe kete emer te huajt do ta quanin me emrat ne gjuhen e tyre duke ruajtur etimologjine. Keshtu qe emrin Devoll qe e gjejme edhe ne gjuhen sllave me poshte ne zonen e Myzeqese ne formen Barbullinje por edhe ne formen latine Diabolis, Diavolis eshte pa dyshim deformim i emrit te vjeter antik ilir Daulia qe ka kuptimin sic e shpjeguam me lart te Djallit


Dhe legjenda e rrezimit te Luciferrit nga qelli, ne piken e sotme Zvezda qe do te thote yll e qe me pare quhej Selasfor (a mos kemi te bejme ne kete rast me qytetin e drites, qender e drites, Chrisiandion, Ilionin antik prane Devollit kur ky del ne fushe, ne kuptimin zjarmbajtes), qe eshte epitet i kryengjullit Luciferr, te rrezuar nga Zoti dhe mund te jete edhe ne zonen tjeter te Myzeqese ne Devollin e Poshtem (A mos duhet pare edhe ne kete rast emri i qytetit te Lushnjes nga kjo origjine kur dihet se mbi malin e qytetit ndodhen rrenojat e nje faltoreje me te medha te zones, emri i se ciles ka nje etimologji me ate te qytetit Lushnje.)

Ne dek nr. 43 te vitit 1257-8 ne kryengritjet e arberve kunder perandorit te Nikese, historiani bizantin G. Acropolites na permend Devollin si qytet i fortifikuar qe Sebastokratori deshte ta pushtonte me maqina luftarake.

Ne perkthim eshte mare ne ndonje rast si fortese, si keshtjell por edhe ne disa raste si qytet. Nuk duhet mare pa tjeter kjo fortifikate edhe si qytet sic e kane mare disa studjues. Mund te jete ndonje keshtjelle e zones se Devollit por jo qytet ne kuptimin e mirefillte.

Si perfundim mund te themi se emri Devoll eshte me i hershem se sa e sjell Ana Komneni apo Hamond qe studjon pikturat. Mendimi se emri ka ardhur nga herezia bogomile nuk qendron. Keta vet shkruajne per vendet dhe qytetitn e Devollit qe ekzistonin ne ato kohra ishte me i hershem. Emri eshte me origjine ilire dhe me vone latinet ja ruajten kuptimin ne gjuhen e tyre ne emrin ne formen Diavolo. Emrin greqisht te tij nuk e kemi (Djalli ne greqisht quhet Satana,Sotana mbase eshte deformuar ne formen Seman. Ne Myzeqe fisit qe vrau Shen Kozman ju nderrua nga populli mbiemri nga Soto ne Sema dhe fshati ne rrjedhen e poshtme kur u bashkuan lumenjte mori emrin Seman mbase ka nje lidhje veprimi ketu me djallin) por kemi vazhdimsine e tij ne formen sllave Barbullinje kur lumi del ne Lushnje, por kemi edhe formen shqipe mbase dhe keltishte Gogol te djallit ne Gryken e Gradishtes ku kalonte dikur lumi, ashtu sic kemi edhe emrin Babunje te shqiperuar nga sllavishtja po me kuptimin Djall te nje fshati mbi rrenojat e Daulias se lashte.

Ne shkrimet e vjetra Hesiodi, Straboni dhe te tjere kur flasin per tempullin e Dodones na sjellin te dhena per vendet perreth ketij Tempulli por deri me sot akoma studjuesitt nuk kane mundur te percaktojne drejt vendodhjen e tij. Mjaft te dhena ne rajonin qe mendojne ata se tempulli i Dodonit gjendet ne perendim te Janines nuk perputhen. Te dhena konkrete tregojne sic i pershkruajne te vjetri se duhet kerkuar ne nje zone tjeter qe historikisht eshte njohur si vend tempull i larte natyror, si fron i larte i Perendive, mali i Baba Tomorrit sic e quan populli yne. Nga ky mal burojne vertet shume burime ujrash ashtu sic i pershkruajne autoret e vjeter dhe derdhen ne det duke kaluar neper fusha e dhera pjellore per drithra dhe vende me livadhe per kullotje, dhenesh e dhish si dhe buajsh te shumet por duke krijuar mjaft vende mocalore. Eshte nje fushe qe permban te gjitha elementet, ashtu sic pershkruhen ne aventurat e Herakliut (Herkulit). Nga mali i larte i Tomorri duket gjithe vija e bregdetit kurse nga Dodona e Janines nuk duket aspak deti dhe fushat nuk i kane ato hapsira per prodhime dhe rritje bagetish.

Edhe Sella qyteti ne kembet e Dodones mund te gjendet ne rrenojat e shumta misterioze prane Suloves por te pa studjuara akoma dhe fusha e Selopise, e lopeve sipas mjaft te dhenave mund te jete fusha e Talarve, Taulanteve, Myzeqea ne antikitet.

Vete emri Tomori si emer pellazgjik mund te kuptohet me ilirishten dhe do te thote mali i te mirave ashtu si vet fjala Dodone kuptohet qe eshte shqip dhe do te thote do duam, deshirojme dhe e gjejme ne formen me te plote ne shqip ne emrin Deserat, Deshirat si vend ku plotesohen deshirat, lutjet, te mirat. Dhe eshte kjo arsyeja qe te gjithe autoret e vjeter ne kete rajon kane vendosur fisin dhe teritoret e Deserateve. Kete emer do ta gjejme akoma edhe sot ne forma te ndryshme jo vetem prane Tomorrit por edhe me larg ne Darsi, Dumre, Sulove dhe Myzeqe qe ne mesjeten e hershme do te quheshin Timoriza (te mirat me ne shqip) kete emer e mbante kjo zone, por edhe ne sllavish ne emrin Dumre (Dobre) qe mban nje rajon mbi kodrat e Lushnjes, apo nje zone prane malit Tomorr ne formen sllave Dobrenj pa harruar edhe emrin qe mban nje liqeni i Deshirajt ne Dumre qe ka qene tempull pagan ne kohet e vjetra. Me kete arsyetim studimi kemi percaktuar edhe etimologjine e emrit Lushnje (ne formen Lusnje gjendet ne regjistrimin osman te vitit 1432), nje shkrim me mjaft vlera te reja njohese. Perroi i Krakullit duhet te kuptohet se eshte perroi qe vinte nga Tempulli, Orakulli mbi malin e Lushnjes ku rrenojat dallohen qarte edhe sot.

Ne Tomorr ndodhet edhe burimi Cudiberes apo sic i thone sot banoret lumi i djallit apo i Kucedres. Fenomeni qe ndodhte me burimin e ujit ne Tomorr ne kohet e vjetra eshte ne inciklopedite e natyres te autorve te vjeter. Dikur dukej si cudi e nje fuqie misterioze por sot me njohurite qe kemi e shpjegojme shkencerisht. A mos eshte ky burim premise per ti dhene ne antikitet kete emer gjithe lumit deri ne derdhjen ne dete ku e gjejme kete emertim ne emrin Daulia prane lumit Ap-sum (ilirisht kuptimi Uj-shume). Po prane ketyre burime ne faqen perendimore te Tomorrit gjendet dhe fshati me emrin Bargullas qe sllavish do te thote Kuceder, Djall dhe emri Deserat gjendet ne formen sllave Ljubesha ne faqe te malit ashtu sic gjendet edhe emri i nje zone ne Myzeqene e poshtme me kete emer por ne forme pak te shqiperuar Ljubofsh (Libofsh).

Kemi majen e Cukes dhe emra te tjere tempujsh te vjeter si Mbrakull vend mrekullish, orakull.

Ne vitin 1805 ambasadori angles prane Ali pashe Tepelenes kur shkon nga Kastoriaja per ne Korce thot se e gjithe zona quhej Devoll por gjate gjithe kohes se sundimit turk nuk kemi asnje te dhene per ndonje qytet me emrin Devoll.

Por le te ndalemi edhe ne nje emer tjeter ne Myzeqe qe ne shume drejtime mund te na ndihmoje per te zgjidhur enigmen e Djallit.

Emri i fshatit Babunje sipas disa mundesive qe na bien emrat e hershem te ketij vendi kur dihet se dikur ne kohet antike quhej Daulia me kuptimin Djalli dhe sot aty prane ekziston perseri ky emer ne formen Daullas por edhe ne kohet e mevonshme aty prane Babunjes dhe Daullasit kemi edhe emrin Gogolas qe mban nje mehalle, fshat i vogel. Emri Babunje perdoret ne Myzeqe me kuptimin plaka te keqija te serta por ne fakt ky eshte kuptimi i Djallit ne gjinine femrore, kete emer e mban edhe nje fshat prane Vlores ne formen Babice. Eshte menduar sipas tregimeve te te moshuarve se keto fshatra ishin prone e sundimtares se Kanines qe ishte sllave dhe mjaft e keqe me banoret. Por po te shikojme edhe tempullin e Shenebarbes (Barbulles) dhe SheneDieles aty prane Grykes se Gradishtes nuk ka dyshim qe fjala Babunje eshte deformin ose shqiptarizim i fjales sllave barbull qe do te thote Djall.

Edhe ne territorin fushor prane kodrave te Ardenices jo larg nga fshati Ardenice kemi nje emer tjeter qe na con ne mendimin e drejte se kemi te bejme perseri me qenien apo sinonimin e Djallit ne formen e shqiptarizuar tashme te djallit ne emrin Bubullime. Por ceshte Bubullima per ne shqiptaret, ajo eshte zhurma e nje procesi natyror qe mbart ne vetvete teresine e te keqijave qe vijne nga fuqi te panjohura nga djajte do te thoshin njerzit e pare qe nuk i shpjegonin ndot keto fenomene. Na i shton me teper argumentin edhe tempulli kristian ne qender te fshatit qe i kushtohet nje shenjtori te kishes orthodhokse sic eshte Mihal Bubullimasi. Ky emer na kujton peshkopin, mitropolitin e Devollit Mihalin i cili ne shekullin e XII-te ka bere nje pune te madhe ne lufte me herezine bogomile ne rajonet e Devollit te siperm dhe ka lene nje jeteshkrim me te dhena historike. Zona e Bubullimes ka patur fshatra te shumte qe ne kohet e vjetra, aty ndodhej Eskaj, Kadipashaj (ketu ndodhet nje tempull i vjeter orthodhoks me vlera historike), Imshta, Halilaj, Rrapeza e tjera. Kocaj, Gjaza, Kamcishti (ne mesjete nxirej kripe minerale), Mejkashi (ketu ndodhet nje mejkan, vend i shenjte i koherave te vjetra, mendohet se eshte dhe vendlindja e Nikolla Mejkashit, klerikut qe mori pjese ne kuvendin e Arberit,


Keshtu emerin e Djallit si qenie mithologjike e gjejme ne forma te larmishme ne gjuhen shqipe te banorve te zones Myzeqese edhe ne gjuhe te tjera te popujve perrreth.

Dialli si emer shqip ne format qe nga me i vjetra deri ne ditet tona si Daulia, Daullia, Deboli, Deavoli, Diaboli, Diavoli, Barbull, Bargull, Barbullinj, Barba, Bargulum, Babunje, Babice, Babicke, Babie, Bubullime, Gogolas, Divakas, Dreqas, Lugat, Lanxar, Demon, Satana, Shejtan, Seman, Balaur, Dive, Devil, Kuceder, Shtrige, Lugat, Perbindesh e tjera.

Si konkluzion sot ekzistojne tre rajone gjate gjithe rrjedhes se lumit Devoll qe na shtojne me argumenta te zbardhim misterin e emrit te lumit, krahines dhe qytetit qe mbajne emrin e Devollit.

Zona e pare dhe me e hershme ne Myzeqene e Poshtme kur lumi del nga Gryka e Gradishtes, ku emri i Djallit ne formen (Daulia) gjendet para shekullit te III-te para Krishtit.

Zona e dyte na vjen pas pushtimit romak rreth shekullit te II-te pas Krishtit, emri ketu na del shqip, latinisht dhe sllavisht

Zona e trete na vjen gjate pushtimit norman dhe sundimit bizantin kryesisht i dekumentuar ne shekullin e XI-te pas Krishtit.

E gjith kjo levizje eshte e kuptueshme kur njohim historine e luftrave dhe invadimet e shumta qe vinin nga bregdeti qe i detyronte banoret te largoheshin per tu mbrojtur ne zonat malore qe ishin me te favorshme ne kesi rastesh duke percjelle keshtu edhe traditen dhe kujtesen per origjinen.


Mihal Llaqi Jano[/quoteem]
Last edited by Phoenix on Sat Jul 24, 2010 9:24 pm, edited 1 time in total.

Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Molossia or Myzeqe?

#18

Post by Phoenix » Sat Jul 24, 2010 9:14 pm

[quoteem]Corrogumi, (Karbunara e antikitetit)

Por le te shkojme ne kohe para Ptolemeut rreth 350 vjet para tij. Sipas te dhenave qe na sjell ne historine e tij Tit Livi ndermjet te tjerash shkruan … se legjionet romake te konsull Sulspicit poshte liqenit te Ohrit diku prane lumit Apsus kane mare tre fortesa te quajtura Corrogum, Gerinium dhe Orgesuss.
Emri Corragium qe na sjell Tit Livi kuptohet duke u nisur nga etimologjia e fjales se eshte i njejte me Cerax qe na permend historiani grek Polibi.
Per fortesen Corragum jam i prirur te mendoj se behet fjale per Karbunaren prane Lushnjes e cila eshte nje nder qendrat me te vjetra qe nuk e ka nderprere jeten gjate gjithe histories. Ajo nuk e ka nderruar etimologjine e emrit pavarsisht ndonje deformimi apo perkthimi ne gjuhet e pushtuesve neper shekuj.
Historiani bizantin Palhimiri ne mesjete permend midis te tjerave edhe nje fortese afer Devollit te quajtur kalaja e Cernikut (ketu ai e ka fjalen per kalane e Karbunares qe mbante kete emer) dhe bullgari Zlatanci e permend kete keshtjell duke ju referuar Palhimirit. Ai shkruan se lumi i Devollit kalonte jo larg kalase te quajtur Cernikut (sllavish e zeze) qe korespondon me fshatin Karbunare qe eshte emer latine po me te njejtin kuptim (vend, toke, shtres e zeze).
Po keshtu ky emer me i deformuar na vjen ne shqip me formen Qerret (nga sllavishtja Corne e zeze) prane fushes ne Karbunare ku dikur ka qene qendra e banuar e Corragumit e diku me lart ne kodra ne formen sllave Cerrag. Ajo ne lashtesi quhej Corragum (emri Corra do te thote e zeze, vend, toka, dhe, shtrese e zeze ne shqipen e vjeter).
Disa autore si Anna Komneni e permend me emrin fortesa e Timorit, Tomorit ne kohen e luftrave midis Bizantinve dhe Anzhuinve ne shekullin e XI-te e XII-te ne territory tone dhe Kantakuzeni ne shekullin e XIV-te gjate shtypjes se kryengritjeve te Arberesheve per rreth Beratit dhe Vlores. Me kete emer e permend edhe Pikewill ne vitin 1806 kur shkruan per Beratin dhe Myzeqene. Ne kujtim te emrit mesjetar Tomorr na vjen emri qe mban edhe sot ure e Tomorrit tip ulluk shkembor qe ndodhet prane gurores se Karbunares afer pronave te Mezineve dhe Xhumareve.
Ne kohen e mesjetes Karbunara ishte qender e degjuar peshkopale sipas dokumentin nr. 35, Burime te zgjedhura per historine e Shqiperise kur Despoti i Epirit Mihal Komneni jep privilegje venedikasve permendet edhe peshkopi i Cernicensem qe perkthyesi na e jep gabim per Cermeniken por kuptohet se eshte fjala per Karbunaren ne ato kohera.
Dihet tashme se ne ato kohra kjo zone ishte sic tregojne mjaft dekumenta nen administrimin e Perendimorve ku na vijne deri sot disa emra te zones ne gjuhen latine si Karbunare, Goldaras, Lushnje, Kashar, Arbor, Saver, Sarave e tjera.
Ketu prane fushes se Karbunares eshte bere ndeshja e pare midis aleances se princeve feudale arber Muzakaj, Balshaj ndaj forcave turke te thirrura nga feudali arber-anzhuin Topias ne vitin 1385, kjo e njohur ne histori si Beteja e Savres. Deri ne vitin 1700 Karbunara ishte qender administrative dhe mitropolie e Myzeqese se Madhe. Kisha e madhe e Shen Nikolles ne qender te Karbunares si dhe kisha e tjeter Shen Prashivija (Shene Premtja), nje tempull i vjeter dhe i madh ne lagjen Sinanajt mbi kodren e Lushnjes mbas luftrave turko ruse rane pre e ambicjeve te bejlieve dhe pashallarve turq te Kavajes te nxitur edhe nga myftinjte e qyteteve prane. Kisha e Shen Nikolles u kthye ne teqe nga bektashinjte e ardhur nga Luzi i Kavajes dhe ajo e Shen Prashevise u rrenua nga banoret muhamedane turkoshake te Lushnjes e te fshatrave te zones kodrinore te inkurajuar nga myftiu i Elbasanit nje klerik osman fanatik mjaft eger. Me guret e saj te shumte u ndertuan mjaft shtepi solide ne Lushnjes e sidomos ne Balaj dhe Kasharaj. Banore te shumte te Karbunares shkuan ne Berat, Vlore, Lushnje pa nderruar besimin orthodhoks. Ne qytetin e Kavajes shkuan mjaft familje ku jane edhe sot ruajne kujtimin e origjines se tyre dhe emrin e kishes se Shenkollit e te Shenpremtes qe i ringriten mes shume grindjesh me elementin fanatik turk por dhe vetem fal nderhyrjes se sulltanit qe lejoj ngritjen dhe respektimin e ShenNikolles se Kavajes. Ne ato kohra jane larguar per ne Berat dhe Vlore te paret e fisit te Bab Dud Karbunares dhe te tjere orthodhokse te ketyre qyteteve. Banore te tjere qe mbeten ne Karbunare shumica nderruan besimin dhe disa u larguan ne kohen e Zogut per ne vende me te sigurta.
Edhe sot dallohen akoma qarte rrenojat e forteses mbi malin e Stan Karbunares. Te moshuarit mbajne mend se muret e saj qe ruheshin deri ne vitet 20 ku dhe forcat austrohungareze e perdoren gjate luftes se pare botrore. Por ne kohen e Zogut banoret e fshatrave perreth e demtuan rende duke mare guret per shtepite e tyre.
Le te shikojme pak me gjere etimologjine e kesaj fjale te vjeter ilire Corragum) sic e gjejme te shkruare ne autore te ndryshem dhe kohera te ndryshme.
Te gjithe keto emertime Corr, Korr, Korricke, Corrag, Korrak, Cerax, Korrag, Korab, Korb, Korce, Korm, Korfin, Kortezh, Kerme, Kerrabi, Kerrutje (Krutje), Kurbin, Keruj (Kruj), Qorre, Korropi, Korresh, Korrovesh e te tjera ne gjuhen shqipe kane te njejten rrenje e etimologji si dhe emrat ne gjuhen sllave Corne, Cerne, Cerme, Cernicensem, Qerret, Cerag, Cerrik, Corrush, Corraj.
Po keshtu emrat latine Karbunare, Saura, Savra, Sarava, Sorra, Sorrak, Sera, Sterre, Sterne, Terre, Terra, Terrana, Tirana, Toromishte, Torovice, Terbuf kane rrenje e etimolologji te njejte nga fjala e zeze se vertet ketu ka dhera, toka te zeza nga aluvionet e perrenjve qe kane zbresin neper shekuj.
Emri te tjere si Skurie, Skuro, Zguro qe ndeshim ne Shqiperine e mesme kane gjithashtu te njejten etimologji nga helenishtja Skotie, Skutie qe do te thote e erret e zeze. Fusha e Manskuria e mesjetes midis Durresit dhe Tiranes eshte sot me ne shqip fusha e Mezezit. Skuria e eperme eshte zona e Tiranes se siperme ose e madhe deri ne Kerrabi. Skuria e poshtme ose e dyta, Tirana e vogel e mesjetes eshte fusha e Kasharit deri ne Fushe Kruje.
Gjate kohes se turqise deri kohe me pare banoret e Karbunares quheshin nga te tjeret perreth Karadakas qe ka po te njejtin kuptim vend i zi, banore te ashper. Me kete arsyetim duhet te shohim keto emertime edhe ne gjithe fushen e Myzeqese ku i ndeshim edhe me shpesh. Kjo eshte fushe e krijuar nga prurjet e shumta te lumenjve qe e pershkojne, shtresa qe formohet quhet edhe kore ne gjuhen popullore. Me kete kuptim si toke e zeze e gjejme ne emrin e sotem Myzeqe (Mzak, Myzak, Mezak, Misje (Mamursi sot), Misere, Mysje, Musion(Babunja ne para mesjete), Mursia (fushe dhe fshat ne Sarande) ne gjuhen neolatine te dialekteve te shumta te arumuneve ne Ballkan.
Pas pushtimit osman shohim emertimin Karatoprak te fushes ne gjuhen turke qe do te thote Toke e zeze, Dheu i zi qe e mban edhe sot Myzeqeja e Poshtme qe ka si etimologji emrin Kara i Zi.
Me kete trajtim e kuptim duhen pare edhe emrat e disa fushave bregdetare te vendit tone. Keshtu po te shikojme emrin e fushes se Kurbinit dhe Krujes ne mesjete sic i gjejme ne dekumenta te ndryshme ajo quhej Misere ose Misje. Ne zonen Tirane Durres kemi ne mesjete dy krahina qe jane fusha e Tiranes dhe fusha e Shijakut qe mbajne emri Skuria e pare dhe Skuria e dyte. Prane Durresit kemi fushen e Kavajes dhe ketu kemi sllavisht emrin e fushes ne trajten Qerret qe kuptohet eshte me etimologji nga fjala e zeze. Edhe fusha e lumit te Shkumbinit kur kalon Rrogozhinen quhet fusha e Cermes qe vjen nga sllavishtja me etimologji nga emri e zeze. Ne jug te vendit ne zonen e Sarandes kemi fushen e Mursise, kuptohet qe dhe ky emer duhet pare ne kete trajtim si fusha e zeze.
Ka nje ngjashmeri si ne simetri me emrat Kurbin, Misje, Mysi, Misie ne veri te fushes perendimore te vendit dhe emrave Kruje, Skurie, Mezes, Kerrabi, Tirane me emrat Karbunare, Myzeqe, Cerret, Cerme, Krutje ne qender te fushes qe jane ne gjuhe te ndryshme qe nga shqipja e vjeter, latinishtja, sllavishtja, neolatinishtja, turqishtja por te perdorur ne dialekte te ndryshme por me te njejten etimologji nga emri e zeze. Besoj se keshtu do te jete edhe ne juge te vendit ku kemi emrin e fushes Mursi ne zonen e Sarandes.
Po te shikojme me kujdes Marim Barletin kur shkruan ne Historine e Skenderbeut botim i vitit 1964 midis te tjerash permend ne faqen 93 edhe dy krahinat e Skuries qe i sundonte Andrea Thopia …sundimi i tyre ne Epir ka qene mjaft i gjere, ndermjet Tiranes se vogel dhe Epidamnit. Por pervec sundimit ne ato vende qe banoret rreth e qark, meqe e i kane humbur krejt emrat e vjetra, i quajne Skuria, Muzakjene, Kerabi, Farke…
Gjon Muzaka ne kujtimet e veta mbi gjenealogjia e families Muzaka shkruan per Karl Topine se ai kishte ne sundim ne vitet 60 te shek. XIV-te krahas te tjerave dhe dy Skurjet.
Keto krahina te Skurjes kuptohet dhe eshte vertetuar nga studjuesit tane se gjenden prane ne fqinjesi me Misjen. Kete te dhene e perforcon nje leter e sanxhakut te Ohrit Mustafa, drejtuar nje funksionari te larte ne Edrene ku thuhet se krahina e Misjes kufizohej nga njera ane nga “lumi i rrembyer” lumi i Matit dhe nga ana tjeter nga krahina e Skuries dhe propozonte qe te dy krahinat te shkeputeshin nga kazaja e Krujes dhe te perfshiheshin si njesi administrative me vete ne Sanxhakun e Ohrit. Ato shtriheshim ne fushen para Prezes dhe deri ne Durres (Skuria e pare) dhe Fusha e Tiranes deri ne Farke e Kerrabe quhej (Skuria e dyte)
Por ne dime tashme nga shume dekumenta mesjetare se ku shtrihej ne mesjete krahina qe quhej Misje. Ajo shtrihej ne krahinen e Kurbinit. A nuk dallojme ketu nje mplekse emrash ne gjuhe te ndryshme dhe me etimologji te njejte nga emri i zi. Misje, Kurbin dhe Myzeqe, Karbunare ne gjuhen latine dhe neolatine te mara sipas dialekteve te perdorura ne veri e ne jug te vendit.
Profesor Kristo Frasheri ne monografine Skenderbeu Jeta dhe vepra (1405-1468). Tirane 2002 na sjell paster keto te dhena ne faqen 70 por edhe 116 kur shkruan ndermjet te tjerash se krahina e Skuries lokalizohet me krahinen e Shijakut. Le te shikojme sic na e jep Barleti vendet e Topijasve me emrat Skurie, Muzakjene, Kerabi, Farka… emri Skuro eshte i huazuar ne shqip nga helenishta (skotie-skutino e erret) ne kuptimin e zeze, Muzakje e perdorin neolatinet ne teritoret tona per toka, baltra te zeza kurse emri Kerrabi ashtu si eshte dhene ne gjuhen e atehershme ka kuptimin e zeze, i zi, por qe mund te shkruhet ose te shqiptohet edhe Cerrabi qe ka kuptim e zeze nga sllavishtja. Kurse per emrin Kruje, Keruje qe jane dhene versione te shumta per etimologjine e tij duke u nisur edhe nga te dhenat e dekumentave qe e shkruajne Croj eshte hedhur mendimi se vjen nga krojet e shumta qe zbresin nga mali. Emri Croi, Krui, Krua mendohet se etimologjine e ka nga helenishtja qe do te thote i ftohte (uje i ftohte, burim i ftohte) Por une i qendroj tezes se hedhur se emri Keruje, Kruje eshte shqip pavarsisht deformimeve te shkruarit e te lexuarit qe gjejme ne dekumenta dhe ka kuptimin ashtu si ka edhe Korrabi, Kurbini, Kerrabi, Corrogumi, Karbunara e tjera.
Pra kemi keto emra te fushes dhe te malit duke u nisur nga veriu i vendit;

Misie nga neolatinishtja e toke e zeze, Kurbin nga shqipja e vjeter vend i zi.
Skurie nga helenishtja toke e zeze, Kerrabi nga shqipja e vjeter vend i zi.
Terrane, tirane nga latinishtja toke e zeze, Keruj, Kruje nga shqipja e vjeter vend i zi.
Kerret, Qerret nga shqipja e vjeter e zeze, Cerme, Cerag, Cerrik, Corrush, Corraj, Cernec, Cemeric e tjera nga sllavishtja e zeze.
Corrogum, Corrag, Koricke nga shqipja e vjeter toke e zeze, Karbunare, Karbun latinisht vend, toke e zeze.
Saver Savra, Sarava nga italishtja fushe e zeze
Musion quhej fusha e Karatoprakut ne mesjeten e hershme, Mursi quhet fusha e Delvines, Mezak, Muzak, Myzak, Myzeqje, Myzeqe quhet fusha me e madhe Shqiptare nga gjuha neolatine e arumuneve qe do te thote ne shqip dheu, balta, toka e zeze.
Karatoprak nga turqishtja toke e zeze, Karadakas vend i eger i ashper.
Gjuhtaret besoj do ti japin nje pergjigje me te drejte e te sakte ketij mendimi te hedhur.[/quoteem]

Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Molossia or Myzeqe?

#19

Post by Phoenix » Sat Jul 24, 2010 9:17 pm

[quoteem]Qendra te njohura antike ilire Chrysandio, Antipatrea, Geriniumi (Gerinion) prane taulanteve.

Ne nje zone te distriktit tjeter me emrin Deserate, Ptolemeu na jep emrin Phoebatis qe kishte qytete si Chrysandio, Antipatrea dhe Gerinium ose Gerinion. Emrin e fisit Desarat e gjejme te shkruar ne disa forma si Dasaratet, Desaret qe shtrihet nga Skrapari, Berati, Shpiragu deri prane Dumrese, po aty ku gjenden edhe keto tre qytete. Ne ndihme per lokalizim pervec tashme qe njohim Antipatren dhe Geriniumin kemi edhe emrin qe mban per nder te fisit te vjeter Deserat nje nder liqenet e Belshit ku jane gjetur edhe mjaft objekte antike brenda dhe perreth liqenit Deshirajt (Desirat) i cili mbahej si tempull per te realizuar lutjet ceremoniale, deshirat e banorve pagane te zones qe respektonin perendite e tyre. Po keshtu ne kete zone kemi dhe emrin e nje liqeni tjeter qe ishte tempull pagan ku jo vetem Parthinet dhe Taulantet por edhe te tjere peligrine te ilirise dhe mesdheut vinin dhe sillnin dhurata e blatime te tjera per nder te Eorditit (Aferdites ilire). Ky tempull ishte ngritur ne liqenin e Seferajt ku jane edhe gjetur mjaft objekte te vjeshtra, bllatime terrakotash e figurinash te ndryshme (emri Seraj vjen nga helenishtja dhe ka kuptimin me prure, me sjelle blatime, dhurata)
Gjejme ne dekumentat e vjetra ne territorin e taulanteve emrin Ilion te nje qendre (ne mjaft raste e gjejme ne formen Oineon ose Ineon). Eshte nje qytet i vogel ku mendojme se behet fjale per qendren e vjeter prane fshatit Cukas ne zonen e Fiersheganit ku ne kujtim te emrit te dikurshem kemi tempullin, kishen e vjeter te Shen Ilise. Ky vend e kjo qyteze mund ti pergjigjet fare mire dhe e dhena e Ptolemeut per qytezen Chrysandio (dielli i arte, i ndricem ne greqisht). Qyteti Chrisandio eshte i njejte ne kuptim me emrat Ilion, Ineon ose Oineon qe ka kuptimin helenisht Chrisandio-Diell i arte. Gjurmet e tij i gjejme ne fshatin Cukas ku dhe sot sipas tradites kristiane nderohet tempulli i vjeter i ShenIlis dhe jo larg ndodhet fshati Eskaj qe ne gjuhen turke ka kuptimin qender e vjeter.
Keto te dhene perputhen deri diku edhe me informacionin e Polibit per banoret e Galioenit (Partheve) qe eshte nje fis tjeter qe ka verejtur Polibi dhe ka si qytet kryesor Bantia (Banthia, Parthia qe na sjellin te tjere autore per qendren e Parthineve). Pra Ilioni ose Chrysandio mund te jete qytet i vogel per nder te perendise se diellit parthin ashtu sic ishte per kolonet greke Apollonia.
Galioni eshte fjale greke dhe ka kuptimin i bardhe, gala-qumesht, galion bardhor. Me kete etimologji eshte dhe emri shqip Gelqere-e bardhe. Me mire studjuesit gjuhtare mund ta shpjegojne kete lidhje dhe kuptim sipas gjuheve te njohura te pushtuesve apo dhe te autorve antike qe i kane mare e regjistruar keto emra ne kronika.

Barbullinja qyteti mesjetar i Devollit te poshtem, Bargulum sllav, qyteti dhe lumi i Djallit,

Ne mendojme duke u nisur nga ato pak dekumenta qe gjejme si dhe nga gjurmet e shumta te objekteve antike ne zonen kur Devolli del ne fushe te hapur prane Fiersheganit se qyteza e vjeter Bargulum eshte qyteza e Devollit te poshtem qe e gjejme ne disa harta te vjetra ne zonen e Dumrese ne kufi me Deseratet qe ishin me ne jug. Ajo mban emrin e sotem Barbullinje ku ndodhet dhe tempulli pagan ShenBarbulla kurse ne Cukas eshte tempulli tjeter i quajtur ShenIlia qe i kushtohet Diellit. Ky emer Barbull vjen nga sllavishtja qe do te thote shqip Diall (Bargulum-lumi i Djallit sot quhet Barbullinje) ashtu si latinisht quhet Diavolo.


Fortesat antike Corragum (Karbunara), Gerinium (Konjati) dhe Orgesium (Margllici)

Dihet qe nga autoret e vjeter jane dhene edhe disa emra qendrash te fortifikuara ne antikitet sidomos ne luftrat me romaket si Corragumi, Geriniumi dhe Orgesium te cilat nuk jane identifikuar plotesisht akoma kur dihet dicka nga historia e tyre por ne mendojme se ja kemi arritur qellimit me studimet qe kemi bere. Duhet te kemi parasysh per njohje se prapashtesat inium qe i gjejme ne shkrimet latine perdoret per emra permbledhes per qendrat e banuara. Prapashtesa ates perdoret kryesisht per te treguar fise, popuj ose origjine dhe prapashtesa te tjera qe perdoreshin jane este, esta, ista (ishte, esht, jane).

Fortesa me emrin Gerinium, Gerinion, Geruns (Konjati prane fshatit Dushku te vjeter ne Lushnje)

Fortesa e Geriniumit, Kerinium, Mannua (kerr, kerric) ose Mazirium (maz) kete emer e trajton dhe profesor Cabej si emer shqip me kuptimin kerric, mes, mez, maz, kal i ri qe permendet bashke me Corragumin, Chrisandrin, Antipatreo dhe Orgesi nga Tit Livi dhe Ptolemeu. Kjo fortese tashme sipas studimit tone eshte lokalizuar prane fshatit Dushk te vjeter ne Lushnje dhe ruan emrin ne trajten sllave Konjat qe do te thote Kuaj. Ky emertim vjen sepse ketu ishte dhe nje stacion rrugor per nderrimin e kuajve ne degen jugore te vijes Egnatia. Nje emertim te tille kemi edhe ne fshatin Mazhaj (emri maz, mes i thone kalit te ri ne Myzeqe) prane Lumit te Semanit ne Fiershegan ku dikur kalonte rruga antike. Kete emer te dikurshem banoret qe u larguan mund tua kene vene qendrave te reja ku shkuan aty prane si Gramsh ose Garunjas ne zonen kodrinore te Darsise se Lushnjes. Ne mbeshtetje te ketij mendimi na vjen edhe emri i fshatit Osmashaj prane lumit te Shkumbinit qe mund te kete qene stacion rrugor.
Mbase ne kete menyre duhet pare edhe emri i stacionit rrugor ku nderroheshin kuajt ne rrugen e vjeter para se te ndertohej Egnatia ne kohet antike kur rruga e vjeter ilire kalonte nga Elbasanit dhe kthehej per te shkuar ne Grabove, Oher e me tej per ne lindje.
Keshtu shpjegohet edhe emri i nje stacioni tjeter ne vijen Egnatia per nderrimin e kuajve ne kohet romake qe e mban sot qyteti i Kavajes (ne shkrime te shumta e gjeme ne formen kavalie qe latinisht do te thote kuaj)
Fortesa Geriniumit ndodhej ne lartesine me te madhe ne skaj te lugines dhe sot quhet mali i Kulles prane Shegasit ku dhe gjetjet arkeologjike nuk kane munguar.
Tek ky emer une dalloj edhe nje mundesi sipas tradites vendase per emertimin e lumit Genius (Shkumbinit) nga emri qe kishte kjo qyteze e fortifikuar jo larg lumit me te cilin e lidhte perroi i Dushkut me te njejtin emer ne ato kohra e qe bashkohej kur dilte ne fushe me lumin Shkumbin.
vazhdon ne shkrime te tjera[/quoteem]

Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Molossia or Myzeqe?

#20

Post by Phoenix » Sat Jul 24, 2010 9:27 pm

[quoteem]Hulumtime e studime me interes rreth disa objekteve te antikitetit te pa identifikuara me pare ne treven e Myzeqese.

Per here te pare Llaqi dhe Mihal Jano me argumenta te shumta si studjues zbardhin mjaft mistere nga kohet antike per Myzeqene e lashte. Ata percaktojne drejt fisin dhe vendin e Albaneve me qendren e tyre Albanopolis ne rrenojat e Gradishtes se Beleshit mbi kodrat e Dumres se Lushnjes.

Interviste me publicistin Mihal Jano emigrant ne Amerike
Doktor i shkencave Jorgji Muzaka nga Nju Jorku Amerike

Sot flitet shume per rishikimin e histories. Thone se “historine e shkruajne fitimtaret ”. Cfare mendimi keni ju si intelektual per kete problem kaq delikat ?

Eshte nje pyetje e gjere dhe teper komplekse per te dhene nje mendim solid te pa sulmueshem qe te perfshije gjithe aspektet e jetes se nderlikuar te shqiptarve dhe popujve te tjere qe jetojne sot ne teritoret e dikurshme ilire.
Mendoj se historia e Shqiperise qe njohim sipas teksteve akademike me gjithe arritjet per nje kohe te shkurter ka mangesi dhe paqartesi per mjaft etapa dhe procese qe duhen trajtuar e kuptuar drejt. Historine e ben ‘fitimtari’ dhe duhet kuptuar cili fitimtar por jo ne asnje menyre barbari. Kuptohet se tendencat e tepruara ideologjike, propagandimi politik, vulgarizimi historik dhe trajtimet dilitantisti kuptohet qe e kane stimuluar ndjeshem deformimin historik ashtu sic po ndodh e vazhdon sot ne vendin tone.
Me qene se jemi ne trajtim te historise mund te na thoni dicka per historikun e lashte te treves se Myzeqese.

Historia e treves se Myzeqese eshte mjaft e pa njohur nga shqiptaret per arsye te paragjykimeve dhe aftesive profesionale te studjuesve tane. Ajo eshte realisht shume interesante kur njihesh me dekumentat qe nga kohet antike e duke kaluar neper gjithe zhvillimet dhe ngjarjet e historis shqiptare e ballkanike. Studimet dhe shkrimet e shumta te kryera se bashku me tim ate per gati 40 vjet per Myzeqene jane vertet mjaft interesante per nga materiali qe sjellin dhe pse pjesa me e madhe e tyre eshte mbajtur si ‘Sekret’ per nje paraqitje me dinjitoze. Do tu vleje te gjitheve per te njohur me mire disa enigma te histories se vjeter shqiptare por edhe asaj te luftes se lavdishme antifashiste te perjetuara nga vet im ate. Hidhni nje veshtrim te thjeshte pozicjonit, territorit dhe objekteve ne natyre, monumenteve te shumta dhe dekumentave te vjetra. Kujtoni pak faktoret e domosdoshem te zhvillimit te jetes ne nje vend qe ne kete zone jane me se te perkryera dhe qe do ju vene pa tjeter ne mendime. Eshte historia me unikja me e plota e vazhdimsise se panderprere ndermjet fiseve ilire duke e krahasuar nga kontributi i gjithanshem.

Ne zonen tone, ne Myzeqe si trajtohet e shikohet vazhdimesia e pa nderprere iliro-arberore, po ne zonat perreth saj ? Cili eshte komenti juaj?

Jane mjaft dekumenta e shkrime me shume interes nga autoret e antikitetit per zonen e Myzeqese ne ato kohera por fatkeqsisht studjuesit tane e kane kerkuar te qenen tek e pa qena. Ndermjet tyre une do te vecoje nga trajtesat qe kane rendesi te dores se pare per njohje te gjithanshme historike shqiptare konkluzionin se ne kete rajon e perreth tej jane rrenjet dinjitoze te Albaneve. Te fisit me shume atribute qe i dha njohje ilirve ne lashtesi dhe emer te nderuat ne bote popullit e vendit tone deri ne ditet e sotme, Alban dhe Albania. Qe nje emer te rroje e te qendroj simbol per nje popull e vend me hapsire te gjere neper shekuj luftrash e ndryshimesh te medha duhet pa tjeter jo vetem ne kujtesen nacionale por edhe ate kontinentale te kete lene gjurme te pashlyeshme.
Shohim shume variante per te treguar gjenezen e toponimeve alba dhe kuptohet qe te gjitha keto qendrojne sipas kuptimit latin dhe te etimologjise se vet ketij emri qe ne kete zone te Eorditit te lashte e gjejme teper te larmishen dhe ne te gjitha gjuhet e pushtuesve neper shekuj.
Fiset ilire taulante banonin ne pjesen perendimore te vendit, ne fushen e madhe, prane kodrave per rreth dhe bregdetit me perberje sesaretas, ardej, brygas, parauej, asqelas, parthe, deseratas. Sipas grekeve jane kokeforte e te rrepte (taulantos e tulantos, te vrazhde e kokeforte).
Do te dallojme ketu fisin e njohur te Partheve (Albaneve, te bardhet shqip, galaret greqisht, albanet latinisht, beleshet sllavisht),) me qender ne Gradishte te Belshit e me mjaft qytete te lulezuara ne koder e fushen e madhe ilirike si kryeqendra Partha (qe njihet ne vazhdimsi edhe si Partusi, Bantia, Debona, Opidum Parthnum, Albapolis, Beleshi) e te tjere qendra banimi te lulezuara e te fortifikuara per rreth si Corragum, Gerrinium, Chrisandrio, Dimali, Orgesi, Musioni, Diavolo, Skampa, Arnisa, Daulia e tjera.

Cili mendim ka mbizoteruar nga kohet e lashta e deri me sot, per jeten ne teresi dhe punen e banoreve te kesaj zone?

Shumë konkluzione te gabuara të disa autorëve të huaj por edhe vëndas para shume vjetësh për trevën e Myzeqese sot nuk qendrojne. Ato jane ne kundershtim me shume te tjere qe drejt permendin se ne kohet antike kur lulezonte Apollonia, Bylisi, Durrachium, Partha, Arnisa, Musioni, Daulia, Orgesi, Dimali, Corragumi, Diavolo, Geriniumi si dhe ne kohe te Romes, Myzeqeja ka qene nje fushe e punuar dhe e kultivuar aq sa shikohej si “hambar i Romes”. Ky mendim thone ata te shpie ne konkluzionin se po te mos ishte Myzeqeja nuk mund te zhvilloheshin ai qyteterim i larte i Durresit dhe Apollonis. Koha i ka rrëzuar mjaft mendime te gabuara sot në dritën e mjaft dekumentave të reja dhe të një studimi më objektiv e shkencor ku këndvështrimi është më i gjerë dhe më pranë të vërtetës.

Ju po flisni me kopetence dhe po nxirrni ne drite te dhena te pa njohura deri me sot. Si keni arritur te identifikoni me saktesi materialin burimor, per objekte kaq te vjetra?

Duke njohur disi evolimin e mundshem te gjuhes shqipe neper shekuj, huazimet gjuhesore te fqinjve dhe gabimet ortografike qe jane te pashmagshme kemi ndertuar punen tone. Veshtirsite dihen se ato jane shkruar ne gjuhe te ndryshme si ajo greke, latine, sllave apo turke qe kane alfabete dhe fonetike edhe midis tyre te ndryshme. Eshte e kuptueshme veshtirsia po ti shtosh ketyre edhe deformimin nga shqiptimi i mundshem qe ndryshon nga zona ne zone e deri fshat me fshat me dialekte qe i humbet kuptimi fillestar cfaredo lloj emri te regjistruar.

Ne kete mori te dhenash, cfare do te veconit si me interesante?, gjithmone fjala eshte per zonen e Myzeqese, te kesaj treve te rendesishme te vendit tone?

Mendoj se te gjitha jane me shume interes per historine tone se per here te pare nxjerim nga erresira e ka hershme zbardhjen e mjaft enigmave shqiptare. Prej vitesh kemi punuar duke pare e ndjekur nje dekumentacion te njohur por te pa analizuar ne thellsine e gjeresine e tij per vlerat dhe informacionet qe perfitohen prej studjuesve. Kjo do ti sherbej studjuesve per te kaluar mjaft barriera qe sot mbase jane tabu, pike referimi nga mjaft studjues te huaj dhe vendas ku jane ngritur mjaft hipoteza e nxjere mjaft konkluzione jo te sakta ne ecurine historike te banorve shqiptare ne lashtesi, mesjete dhe ne kohet e me vonshme.


Cilat kane qene studimet e mepareshme dhe si i keni shrytezuar ju ato per trajtesen e re qe po beni?

Jane shkruar mjaft shkrime e studime per tema te historis se vjeter dhe perseri vazhdojne te shkruajne. Por ne mjaft raste punohet me fantazi te tepruar qe eshte e pa pranushme tejmasa e saj ne histori sepse duhet fakti, dekumenti, objekti. Kemi vene re se nuk jane perkthyer korrekt mjaft dekumenta te vjetra, ne disa raste jane mare fragmente pa ju nxjere kuptimin e origjinalit, keshtu tek libri Iliret dhe Iliria ne autoret antike, Lufta Civile romake midis Cezarit dhe Pompeut ne Iliri, Burime te zgjedhura te historike se Shqiperise e ne mjaft te tjere qe jane baze per te gjykuar e per te ndertuar drejt historine.

Permendet Cezari dhe Pompeu ne Iliri, cfare te reja mund te na ekspozoni nga ditari i luftes civile ne ate kohe ?

Mendojme se ai njihet shume pak nga studjuesit tane, ushtaraket kane bere disa trajtime qe per mua kane mjaft mangesi ne interpretim. Interesi yne ka qene me i gjere duke njohur jo vetem veprimet ushtarake te ketyre strategeve te medhenj te botes se vjeter por edhe te nxjerim te dhena me te plota per territorin e krahines sone, per banoret e vjeter parthin te saj, per qendra te rendesishme te banuara per kushtet klimaterike dhe rruget e vjetra antike te rajonit, zhvillimin ekonomik te zones, per vazhdimsine iliro-arberore-shqiptare te banorve te kesaj treve. Romaket veprimet luftarake ndaj Ilirise i kane nisur se pari nga brigjet e lumit Apsus prane derdhjes ne Adriatik sepse ky ishte drejtimi kryesor i rruges per te hyre ne teritoret e zhvilluara ne brendesi te Ilirise se vjeter. Ketej gjendeshin nje numer mjaft i madhe dhe i zhvilluar fisesh e qytetesh me nje organizim te larte politik e ushtarak qe kane bere emer si c’ishin taulantet dhe enkelejte, deseratet dhe fiset perreth tyre. Keshtu ketu del per here te pare nga Cezari qendra Opidium Parthnum (kryeqendra) e fisit te Parthve (200 vjet para Ptolemeut) mbi kodrat e Lushnjes ne Gradishte te Belshit
Po keshtu emri i fushimit te ushtris romake prane lumit Apsus ne dalje te Grykes se Gradishtes ne fshatrat Remas dhe Bedat (jane te dy fjale te vjetra latine qe kane kuptimin Remas kamping ushtarak dhe Bedat vend strehimi per ushtrine). Vargjet poetike te Lukianit per aventuren qe ndermer Cezari neper lumin Apsues per nje studjues te vemendshem sjellin mjaft informacion qe ne e kemi konkretizuar ne rajon. Ne pozicionet luftarake prane lumit Shkumbin ne fushe kemi emrin Asparagus te nje qendre banimi qe ne gjuhen latine do te thote bimesi e eger dhe qe ne po kete kuptim ne gjuhen sllave e gjejme Divjakas.

Me sa di, per here te pare per Albanet e dhena vjen nga Klaudio Ptolemeu nga Aleksandria. Mendohet se behet fjale per nje zone ne afersi te Krujes. Si do e komentonit nje fakt te till ?

Kordinata qe jep gjeografi i Aleksandrise Ptolemeu eshte teper e sakte, ai eshte me origjine ilire nga Dinastia e Lageve qe drejtuan Egjyptin per disa shekuj. Sipas disa historiane te vjeter helene ata jane me origjine nga Taulantia, nga qyteti i Bardhe sipas historianit te Aleksandrit te Maqedonise Dh. Pirros por edhe sipas P. Aravantinos dhe me lidhje gjaku me Aleksandrin e madh. Edhe mbiemri Lagu ose Lagideve identifikohet drejt me lagunat tona bregdetare dhe kepin me te njejtin emer prane kodrave te Kavajes. Qytet i Bardhe ose Parthe ne gjuhen latine quhet Albapolis, pra behet fjale per qendren e fisit Partha dhe ajo sot identifikohet ne rrenojat e Gradishtes se Belshit. Disa studjues kane dhene mendimin per Zgerdheshin e Krujes, disa per Petrelen, Marin Barleti mendon per Prezen, disa te tjere per Skambin ne Elbasan dhe te tjere te tanishem japin Beratin. Ne mbeshtetje te mendimit tone vjen nje numer i madh emrash vendesh e objektesh ne rajonin e Myzeqese e te kodrave per rreth edhe pse ne gjuhe te ish pushtuesve tane neper shekuj, latin e kryesisht sllav qe kane etimologji nga emri i bardhe ashtu sic e mban edhe emri i nje zone prane lumit Devoll ne vazhdim te kodrave te Dumrese ne drejtim te Beratit qe quhet La”pardha dhe nje tjetre po La’’pardha prane Vlores.

Ka te dhena edhe per disa qendra te fortifikuara ne antikitet, sidomos ne luftrat me romaket, si Corragumi dhe Geriniumi etj. A jane identifikuar dhe a njihet deri me sot historia e tyre?…

Fortesen Corragum (Corra do te thote vend, toka, shtrese e zeze ne shqipen e vjeter) ne taulanti e gjejme te shkruar nga Tit Livi ne kohen e fillimit te luftes ilire me legjionet romake te Sulspicit (200 vjet para krishtit). Po keshtu kete emer Polibi na e jep ne formen Cerax kurse Pahlimiri ne mesjete e permend prane lumit Devoll qe kalonte jo larg kalase te quajtur Cernikut (sllavish e zeze) qe korespondon me emrat e dy fshatrave qe jane prane njeri tjetrit. Me fshatin Qerret ku fragmente objektesh antike jane te pranishme si dhe vet emri qe vjen nga sllavishtja( ciorna, cerna e zeze) si dhe fshati Karbunare qe eshte emer latine po me te njejtin kuptim (vend, toke, shtres e zeze) ku dallohen akoma dhe sot rrenojat e forteses mbi malin e Stan Karbunares.
Fortesa e Geriniumit, Keriniumit ose Maziniumit (kete emer e trajton dhe profesor Cabej si emer shqip me kuptimin kerr, mes, mez, kal i ri) qe permendet bashke me Corragumin dhe Chrisandrin, Antipatreo dhe Orgesi nga Tit Livi dhe Ptolemeu. Ajo tashme sipas studimit tone eshte lokalizuar prane fshatit Dushk te vjeter dhe ruan emrin ne trajten sllave Konjat qe do te thote Kuaj. Sepse ketu ishte dhe stacion rrugor per nderrimin e kuajve ne degen jugore te vijes Egnatia, ashtu sic ishte dhe stacioni tjeter po ne kete rruge me emrin Mazhaj prane Semanit kur ky delte ne fushe prane Eskajt. Keshtu ishte krijuar edhe Kavaja (stacion per nderrimin e kuajve) ne kohet romake. Fortesa Gerinium ndodhej ne lartesine me te madhe ne skaj te lugines dhe sot quhet mali i Kulles. Mendojme se nga emri i perroit qe kalonte prane Geriniumit sipas tradites tashme te vertetuar te te pareve tane kete emer ne formen Genius ka mbajtur dhe Shkumbini ne antikitet.
Orgesium qender e fortifikuar qe permendet ne antikitet, eshte identifikuar sot prane renojave ne kodrat e Patosit, ne Margellic.

Po Arnisa, qe Ptolimeu na e sjell si qytet te Taulanteve, mund te na thoni ku gjendet, sipas jush?

Sipas te dhenave me kordinata te sakta qe na i jep vetem Ptolemeu ne jug te Durresit, ne te majte te rrjedhjes se Shkumbinit, ky qytet ndodhej prane kodrave te Divjakes ne anan lindore. Une me teper dhe me argumenta mendoj se ka qene ne Spolate ku mjaft rrenoja objektesh jane te pranishme edhe sot per rreth tij. Ky emer ne gjuhen helene do te thote Spolate-Ispolate-ish Qytet dhe jo larg kishte skelen e varkave(gjemive) qe sot e gjejme me emrin Kemishtaj-Gjemishtaj dhe kujtimin e emrit te qytetit ne formen sllave e mban fshati Gradishte aty prane Spolates.

Ptolemeu permend dhe nje qytet ne zonen (distriktin) Eordeti qe mbante emrin Daulia. Mund te na thoni, ku shtrihet sipas jush ?

Eorditi, Eordei eshte zone ne jug te Partheve shkruan Ptolemeu ku permend tre qytete si Skampa, Debona dhe Daulia. Eorditi (erth dita, nga vjen drita) eshte emri i perendeshes ilire te Drites ashtu sic ishte Apolloni dhe Aferdita tek te gjithe pellazget dhe helenet e mevonshem. Ne kete zone ilire ka mjaft emertime te lashta pagane por edhe kristiane qe lidhen me respektimin e kultit te Diellit dhe Drites.
Distrikti Eordeti perfshinte zonen Elbasan, Sulove, Dumre dhe Myzeqe ne kohet e vjetra dhe kishte tre qendra te medha te degjuara, Skambin qe mendohet prane qytetit te Elbasanit.
Qendra Debona eshte sinonim i Parthes, Bardhes ne ilirisht, Galarit ne helenisht, Albapolis ne latinisht dhe Belesh ne sllavisht. Keshtu emrat Partha, Bantia, Pastusi, Galari, Opidium Parthum, Debona, Albapolis, Belesh jane i njejti emer ne gjuhe te ndryshme dhe qe ka te beje me emrin e qendres se fisit Parthin rrenojat e te cilit ndodhen prane kodrave te Dumres ne Gradishte te Belshit.
Qendra e permendur me emrin Daulia ndodhet me poshte ne Myzeqene perendimore. Qyteti i Daulia qe e gjejme edhe me emertime te tjera vertetohet qarte prane grykes se Apsusit ne dalje te Babunjes se Lushnjes. Kete emer e mban sot fshati Daullas prane Vanarit te Libofshes ku ne pronat e families se Xhavit Jashar Rrushos midis Babunjes e Vanarit tek varrezat e vjetra te muhamedanve gjenden objekte te antikitetit si dhe guret e limanit e te forteses se Diavoles, Daulia. Po ketu gjendet emri i lumit Devoll ne formen Gogolas qe eshte i njejte ne kuptim me emrin Diall ne shqip, ne latinisht Diavolo, ne sllavisht Barbull si dhe tempulli pagan i Devollit ne formen popullore kristiane Shen Diela dhe Shenbarbulla ose Shenbarba. Edhe sot ndodhen aty prane keta tempuj ashtu sic ndodhen si ne simetri edhe ne Gryken e ngjashme prane Kucit ne Fiershegan.

Autoret antik shkruajne se ne kete rajon ndodheshin edhe disa qytete me te vegjel si : Chrisandio e Oineon, qe gjenden edhe me emra te tjere si Ineon, Ilio, Burgulum. Cili eshte komenti juaj ?

Ne mendojme duke u nisur nga ato pak dekumenta qe gjejme si dhe nga gjurmet e shumta te objekteve antike ne zonen kur Devolli del ne fushe te hapur prane Fiersheganit se qyteza e vjeter Bargulum eshte qyteza e Devollit. Kete e gjejme ne disa harta te vjetra ne zonen e Dumrese ne kufi me Deseratet qe ishin me ne jug dhe me emrin e sotem Barbullinje ku ndodhet dhe tempulli pagan SheneBarbulla. Ky emer Barbull vjen nga sllavishtja qe do te thote shqip Diall ashtu si latinisht quhet Diavolo.
Kurse qyteti Chrisandio eshte i njejte ne kuptim me emrat Ilion, Ineon ose Oineon qe ka kuptimin greqisht Chrisandio-Diell i arte, mbase dhe diall i arte. Ky emer Ilion ishte per banoret taulante perendia e Diellit ashtu sic ishte Apolloni per greket e vjeter. Gjurmet e tij i gjejme ne fshatin Cukas ku dhe sot sipas tradites kristiane nderohet tempulli i vjeter i ShenIlis dhe jo larg ndodhet fshati Eskaj qe ne gjuhen turke ka kuptimin qender e vjeter.

Ka shume te dhena te vjetra dhe per qytetin e lashte e te fortifikuar te Musionit. Do te ishte me interes te dihej ne se ka lidhje ky emer me ate te Myzeqese?

Ky qytet ka lidhje edhe si emer edhe si vendodhje ne Myzeqe. Te gjitha te dhenat tregojne se kemi te bejme me keshtjellen e rrenuar te Babunjes se vjeter prane lumit Devoll qe kalonte dikur aty. Kjo fortese eshte e kohes se rinderimeve qe beri Justinjani per te mbrojtur gryken e kalimit te Apsusit nga fiset barbare qe po shkaterronin perandorine. Musioni eshte ndertuar pasi ishte shkaterruar qyteti i rendesishem me liman Daulia aty prane. Emri Musion kuptohet eshte latin po me ate kuptim qe ka edhe nga neolatinet e ballkanit kryesisht arumunet emri Muzaq, Myzak ne shqip si toke, dhe i zi dhe turqisht Karatoprak. Eshte me te njejtin etimologji si me emrin e fushes Myzeqe dhe me emrat Savre, Qerret, Cerme, Misje, Mysje, Mursi. Gjuhtaret mund te japin edhe argumenta me te plota ne mbeshtetjte te kesaj teze. Ne kujtim te emrit te vjeter sic eshte nje tradite tashme e njohur e te parve tane, emrin e gjejme te vendosur nga te shperngulurit, kuptohet te deformuar ne emrin e fshatit Mucias prane detit ne Karavasta ku gjurme te vjetra nuk mungojne.

Dokumenta te hereshme nga Mesjeta, bejne fjale edhe per nje skele te rendesishme e njohur si “Pirgu i Karavastas” ose me emer tjeter “Pirgu Diavolo” etj. Sipas jush ku lokalizohet sot kjo skele e dikureshme?

Ajo vertet ishte jo vetem nje skele e rendesishme lumore per Myzeqene dhe zonen perrreth por edhe qyteze e ndertuar nga feudalet vendas. Ajo kaloi ne pronesi me krushqi por edhe me grindje midis mjaft zoteruesve feudale qe nga Matarenget me emer ne ato kohra kur e ngriten dhe Muzaket qe e fortifikuan duke ndertuar dhe nje kulle, pirg mbrojtje. Me vone e muaren here latinet here sllavet si dhe Topiasit e Balshajt feudale me autoritet ne ato kohera. Ajo sherbente per te kryer tregti me mjaft vende te Mesdheut si me Dubrovnikun, Raguzen, Venedikun, Ulqinin e tjere.
Te ardhurat nga kjo skele ishin te larta duke e krahasuar me Vloren, Himaren e ndonje liman tjeter, por turqit ja nderruan emrin dhe ja vune Asturkas qe do te thote shqip i pari i turqis(kjo sepse nxirte mjaft te ardhura dhe u be prone shteterore). Gjurmet e tij i gjejme prane fshatit Asturkas ku dallohen mjaft themele te objekteve te vjetra si dhe shtate kishat e vjetra te asaj kohe qe i shpetuan permbytjes nga vershimi i lumit te Semanit kur ai nderroi shtrat aty nga viti 1804-5. Ajo ka funksionuar deri ne mes te shekullit te XIX-te. Toponomia e larmishme ne kete vend ruan kujtesen nga ato kohe kur skela lulezonte.

Ne Mesjeten e hereshme permendej edhe skela e Spinarices, e cila me sa di, shtrihej ne rrjedhjen e poshtme te lumit Vjose. Si mendoni ju, a ka nje percaktim apo nje shtrirje te lokalizuar sot ajo?

Historianet tane deri tani njohin vetem emrin por mendoj se ne i kemi gjetur gjurmet e saj qe ndodhen ne perendim te fshatit Grykas ne Topoje te Fierit. Dikur ne kohet antike Vjosa dihet qe kalonte prane Apollonise ku kishte qyteti portin e vet te anijeve dhe derdhej ne perendim, ne te djathte te Apollonise gati aty ku derdhet sot lumi i Semanit dhe ketu kishte nje liman ku dhe ndertoheshin anijet. Kete liman e kane shfrytezuar edhe maqedonasit per ndertim anijesh luftarake per te pushtuar Apollonine, ne disa dekumenta quhet edhe Gliqolimani (limani i ujrave te embla).
Ne kohen e administrimit Venecian te zones perrreth ujrat e Gjanices dhe perrenjve te zones Rroskovec-Patos bashkoheshin edhe me Vjosen ne rrjedhen e poshtme e beheshin te lundrushem deri ne Mbyet ku e gjejme edhe sot emrin Portez. Ky ishte lumi i Apollonise sipas Dekumentit 114 i vitit 1570 relacion anonim mbi Shqipërinë …është një degë e një kënete ose të themi e një liqeni nga i cili lind lumi i Apollonisë, strehim dhe liman i fustave të piratëve dhe në grykën e kësaj Apollonie ka zakonisht ujë tre këmbë e gjysmë gjer në katër....
Po per kete vij uji ne kemi hedhur hipotezen se jane gjetur edhe gjurmet e keshtjelles se Mylit prane fshatit Daullas te Fierit, emrin e keshtjelles e mban fshati Hamyl i sotem aty prane. Por kjo eshte vetem hipoteze e asgje me teper se ka edhe mjaft mosperputhje te llogjikshme ne arsyetim.
Emri Spinarica vjen nga latinishtja qe do te thote rryme uji dhe kjo vije i plotesonte kushtet per tu quajtur Spinarica.
Kemi edhe nje mendim qe emri Sfinarica qe na del ne ndonje dekument mesjetar si malet dhe grykat e Sfinarices nuk eshte i njejte me Spinaricen. Ky emer mund te kete ardhur nga keshtjella veneciane e Cfirit prane Mallakastres se Bute qe e kishte kete port per lidhje me Mesdheun ne mesjeten e hershme.

Lexuesit do ti interesonte te dije, perse nje nga fushat me te medha ne Shqiperi mbane emrin Myzeqe. Cfare tregojne studimet tuaja dhe gojedhenat e popullit?

Ka shume gojdhena dhe hipoteza per marjen e emrit te fushes se Myzeqese. Te gjitha kane nje emerues te perbashket qe ketu nuk eshte rasti ti trajtoj te gjitha. Ne kohet e vjetra njihet si Fusha Ilirike, Fusha Plake, Ultesira bregdetare.
Teritori para Apollonise njihet si fusha e Gylakut dhe emri vjen nga emri i princit taulant Gylak qe do te thote nga helenishtja e vjeter Bardhyl dhe jo ashtu sic mendojne disa studjues se emri eshte i ndonje prijsi grek qe pushtoi me 200 kolone zonen dhe filloi ndertimin e Apollonise.
Ne mesjeten e hershme njihet me emrat fusha e Karbunares, Qerretit, Savres ose Torronishtes ( Torro i thone kalase, pra ishte fusha e kalase, keshtjelles se Karbunares). Ne Myzeqene e Poshtme quhej Tomonishte ne kuptimin fushe nen nivelin e detit. Ne disa raste si fusha Perendimore por nuk duhet te harrojme se perendimit ne gjuhen latine i thone edhe Muzg. Kuptohet se si muzg edhe perendim kane te njejtin kuptim nga etimologjia pra kemi te bejme me fenomenin erresire.
Ultesira jone Perendimore shtrihet ne veri deri ne Lezhe ku Misie, Misje quhej ne mesjete fusha para Kurbinit e Krujes, ne Kavaje kemi fushen e Qerretit po keshtu ne mesjete e gjejme me emrin Fusha e Cermes ne zonen e Shkumbinit kur ai del ne fushe, me vone me emrin italian Fusha e Savres, Saraves perpara Lushnjes, pastaj fusha e Muzakies, Myzeqese nga gjuha neolatine arumune dhe ne kohen e turqise krahas ketyre emrave quhet Karatoprak me te njejtin kuptim ne turqisht si dhe ne gjuhen shqipe Dheu i zi.
Ketu ka vend per te pare edhe etimologjine e emrit latin te fushes Saura, Savre, Sarave qe na sjell edhe Barleti ku u bene luftimet e para te shqiptarve me turqit me 1385, si dhe te emrit shqip Kerutje, Kruatje, Krutje ku mendoj se kane te njejtin kuptim me cka trajtuam me larte me etimologji nga emri vend, toke, dhe, balte e zeze sipas tradites popullore edhe ne kohrat tona. Keshtu mund te flasim edhe per fushen e Mursise ne Sarande qe ka te njejten etimologji. Keto i kemi trajtuar me gjere ne nje studim ne kapitull me vete.
Emrat qe njohim si Corragum, Cerax, Cernik, Xhernic, Karbunare, Qerret, Cerme, Krutje, Saura, Savra, Sarava, Myzeqe, Musion, Mysie, Misje, Mursi, Karatoprak jane emra qe kane etimologji te njejte ne kuptimin Toke e zeze, Shtres e zeze, Dheu i zi ne gjuhe te ndryshe si ilirisht, latinisht, sllavisht, italisht, vllahisht dhe turqisht. Por me mire per kete etimologji te emrit ne gjuhe te ndryshme mund te flasin gjuhetaret tane te kualifikuar.
Emri mesjetar Myzeqe i fushes del ne kohen e luftrave te shtetit te Vllahise se madhe, Serbise se madhe dhe perandoris bizantine qe u shtrine dhe lane gjurme edhe ne trevat tona. Ne gjuhen neolatine (arumune) dheut te zi i thone Mzak, Muzak, Myzak keshtu duke e trajtuar ne kete menyre kete emer e gjejme ne shqip-Dheu i zi, ne sllavisht-Cerme, ne turqisht-Karatoprak dhe ne gjuhen arumune Myzak, ne gjuhen popullore latine Sarava, Savra, Sera, e Zeza pra ne te gjithe keto gjuhe kuptohet se eshte fjala per dheun e zi, token e zeze te fushes madhe shqiptare.

Fusha e Myzeqese dhe kodrat e Dumrese ndodhen prane njera tjetres. Si ka qene historikisht lidhja e banoreve te ketyre zonave?.... Cfare karakteristika kane patur, sipas studimit tuaj, popullsia e zonave Myzeqe-Dumre?

Dekumentat tregojne se historia në këto zona të begatë të Shqipërisë ka ecur përherë në një hap me banorët etnikë te saj. Asnjëherë ajo nuk e ka ndjerë veten të tradhëtuar prej tyre. Edhe pse te detyruar nga mjaft faktore politik dhe ekonomik ne mesjete prej ketej u larguan shume arber per ne teritoret e Greqise qendrore ku dhe sot njihen me emrin arvanitas. Ata dhe banoret e ketyre zonave edhe sot ruajne ne menyre te plote po ato tipare dhe karakteristika te perbashketa te te pareve te tyre taulante,(parthin, galan, alban, bielash, bardhor) jo vetem fizike qe jane ashtu sic i pershkruajne autoret e vjeter trup plote, lekur bardhe, leshra te bardha dhe syte bardhe, sy larush e jete gjate. Por dhe vetite psikologjike teper humane e fisnike me aftesite te larta intelektuale (lexoni per kete autoret e vjeter, apo ata mesjetar, Anonimin e Gorkes te mesjetes se hershme per keta banore) qe mjaft studjues serioz te shkencave shoqerore i kane vene ne dukje dhe se ky popull i tregon edhe sot me modesti nderuse qyteterimi.

Ju po beni shume trajtime origjinale, qe jane me interes. Argumenta si keto i kane munguar deri me sot publikut te gjere. Si mendoni, mos do te keni edhe kundershtare e natyrisht edhe kritika ?

Mendojme se per te mire te studimit eshte e nevojshme nje oponence e ndershme nga studjues serioz por mos te harrojme se kjo eshte nje interviste e thjeshte qe kap nje hapsire te caktuar dhe se ka dhe trajtesa qe une nuk i kam trajtuar ketu. Te thuash i pari te verteten, duhet te kesh dije por dhe dekumenta reale te pakundershtueshme e kjo kerkon ne radhe te pare njohje pastaj lypset fisnikeri dhe guxim qytetar per ta shpallur. Por mos te harrojme se ne mjaft raste ne mediat tona tek mjaft shkrues dhe frymezues te tyre sundon hipokrizia dhe arroganca e injorances pa llogaritur edhe arsye te tjera te interesave te erreta te sherbimeve ndaj fqinjeve te interesuar.
Studimin tone mbi atropologjine e banorve te kesaj zone dhe onomastiken e emrave te vjeter shqip (jane mbi 700 emra) dhe ne gjuhe te ndryshme sic i gjejme ne emrat e qendrave te banuara, qytet, fshat, katund, fusha, kodra, lumenj e perrenj, gryka, cuka, caire dhe mera, objekte kulti na kane dhene pervoj e na kane ndihmuar qe te ndertojme me mire e me drejte disa rruge njohje e studimi per te nxjere konkluzione pergjithsuse.
Historian dhe gjuhtare te specializuar mund te japin nje ndihmese edhe me te mire ne kete drejtim persa parashtrova. Ne nuk bejme Kolombin ne keto trajtime historike te munguara dhe historia e vezes nuk ka pse te perseritet.

Historianet, mos nuk i kane pare me objektivitet mjafte argumenta qe ju sollet ?. Po gjuhetaret kane kontribuar ne nje fare mase per zbardhjen e ketyre mistereve deri me sot?

Mjaft historiane nuk i kane pare me objektivitet mjaft nga keto fakte po keshtu edhe gjuhtaret tane pak kane kontribuar per zbardhjen e ketyre enigmave. Emrat e vjeter ilire qe jane dekumentuar si te tille ne shume raste tregojne se iliret flisnin gjuhe me mjaft dialekte te ndryshme dhe eshte kjo nje arsye qe edhe vende te tjera te ballkanit e me larg pretendojne mbi lidhjet dhe vazhdimsine e ruajtjes antropologjike e gjuhsore te qenies se tyre ilire. Nuk dihet akoma etimologjia e mjaft emrave tane tradicionale kombtare si ilire, alban, arber, shqiptar, geg, tosk emrat e krahinave, maleve, fushave, lumenjve, qyteteve, fshatrave e katundeve.
Antroponimia dhe onomastika ne pergjithsi iliro-shqiptare mbetet një fushë me rëndësi për studimin e gjuhës shqipe dhe vazhdimësinë e saj nga ilirishtja, me ndikim dhe në historiografi. Per rëndësinë që kane ato per historine kombetare, mendojmë se mbetet shumë për tu bërë në këtë lëmë. Ka argumente te shumta per vazhdimsine antropologjike dhe gjuhesore te ilireve me te shqiptarve ne trojet e sotme, por kjo nuk do te thote qe patjeter edhe gjithe shqiptaret e sotem jane pasardhes te ilirve.
Do të ishte një ndihmesë e madhe për studiuesit, botimi i të gjithë emrave te vjeter që do të përbënte një lëndë bazë dhe me vlerë, për studimet gjuhesore dhe daljen e saj nga disa korniza të ngushta e gjykimesh sipërfaqësore që përsëriten vazhdimisht ne botime te shumta brenda dhe jasht vendit.

Cfare ju ka shtyre me tej ne studimin per zbardhjen e misterit te vjeter Alban

Kerkesat dhe Arsyet jane te shumta per cdo studjues e qytetar por mendoj se per te gjithe shqiptaret duhet ndertimi i nje memoriali me te plote, me dinjitoz, te arsyeshem e te argumentuar te krenarise kombtare te merituar qe fatkeqsisht na eshte dhene deri me sot i fragmentarizuar.
Gjetja e rrenjve te fisit qe i dhane emer popullit e vendit tone ne bote neper shekuj ne rrugen e veshtire te historis ballkanike dhe zhbirimi i kujdeshem neper misteret e shumta, hulumtimi neper mjergullen e terin historik qe mbulon vendin tone eshte nje baze e nevojshme, eshte themel i krenarise kombetare.
Studimi alban ka te beje me etnogjenezen e popullit tone, i vazhdimsise dhe autoktonise se tij, i formimit te territorit te tij historic, te gjuhes dhe te kultures se tij. Me kete jane te lidhur edhe probleme te njejta te popujve te tjere fqinje ballkanike qe rrojne tok prej shekujsh ne lidhje te vazhdushme mardheniesh ekonomike e kulturore, gjuhsore e politike.
Dhe Albanet fisi i vogel midis taulanteve, ne nje hapsire dhe pozicion strategjik prane Apsusit antik, ku qyteterimi helen rrezatonte ndjeshem ne zonen bregdetare dhe rruget antike qe e pershkonin cuan dhe konturuan shtetin dhe shoqerine e zhvilluar te atyre kohrave. Fitimtare ne mjaft luftra me fqinjet dhe te nje qendrese teper heroike per mbi 300 vjecare ndeshjesh e kryengritje te pa nderprera me legjionet romake sipas gjithe kronikave te vjetra. Dhe jane keto arsyet qe ata fituan pavdekshmerine dhe vazhdimsine e ndergjegjes se nderuar mes fiseve luftarake ilire.
Zbardhja e gjitha ketyre mistereve dhe enigmave qe jane sa per arsyet e nivelit te zhvillimit shoqeror te atyre kohrave aq dhe veprimeve politike e ushtarake qe impononin armiqve per rreth por edhe me teper te te parve tane misterioz te gjithanshem ne fushen e dekumentimit shkrimor.
Ndertimi i nje memoriali me te plote, me dinjitoz, te arsyeshem e te argumentuar te krenarise kombtare te merituar qe fatkeqsisht na eshte dhene deri me sot i fragmentarizuar. Studimi alban ka te beje me etnogjenezen e popullit tone, i vazhdimsise dhe autoktonise se tij, i formimit te territorit te tij historik, te gjuhes dhe te kultures se tij. Gjetja e rrenjve te fisit qe i dhane emer popullit e vendit tone ne bote neper shekuj ne rrugen e veshtire te historis ballkanike dhe zhbirimi i kujdeshem neper misteret e shumta, hulumtimi neper mjergullen e terin historik qe mbulon vendin tone eshte nje baze e nevojshme, eshte themel i krenarise kombetare.

Disa foto qe mund tju sherbejne per intervisten me veprimtarin dhe studjuesin Mihal Ll. Jano
1- Foto numer nje, Koke antike ilire prane renojave te Daullasit(Daulia antike) ne Vanar te Libofshes.
Eshte mbreti plak ilir Bardhyl apo nje portret perfaqsim i lumit te Djallit, Diavolos, Barbullit, Gogolasit, Semanit ne kohrat antike.
2- Foto numer dy Manastiri Shenjte i Ardenices ne Myzeqe.
3- Foto numer tre Llaqi Jano duke ndjekur gjurmet e renojave te skeles Spinarices prane fshatit Grykas me gjurmuesin e njohur popullor te zones Gaqi Ferro
4-Foto numer kater Llaqi Jano prane rrenojave te skeles Pirgut te Karavastase.
5- Foto numer pese, Mihal Jano dhe nje grup intelektualesh, aktiviste ne emigracion.
6- Foto numer gjashte, prane rrenojave te nje tempulli te vjeter ne zonen e Myzeqese se Poshtme
7- Foto numer shtate, Mihal Jano me studjuesin arvanitas te ndjerin Aristir Kole dhe shoket Hasan Hoxha, Haki Ternova e tjere ne Athine.[/quoteem]

Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Molossia or Myzeqe?

#21

Post by Phoenix » Sat Jul 24, 2010 9:28 pm

[quoteem]Qyteti dhe keshtjella e Mylit ne Myzeqe.

Dekumentat bizantine mesjetare flasin per nje qytet prane lumit te Devollit me emrin Mylli, Myli ose Milos. Historianet dhe studjuesit kane dhene mendime te ndryshme por mendoj se jane larg te vertetes per shume arsye.
Ky qytet ndodhej siper, ne veri te rrjedhjes se poshtme fushore te lumit Devoll sipas te dhena te Ana Komnenit kur trajton keto luftra ne Arberine jugore qe perfshin zonen tone fushore te Myzeqese ne vitin 1081 gjate zbarkimit te normaneve ne Shqiperi dhe sidomos gjate sulmit te dyte te normaneve ne vitet 1107-1108.
Qyteti i vogel me keshtjell i rrethuar me mure, kulla dhe porta i quajtur i Milos, Myllit ose Myli ishte nje qytet i fortifikuar qe ne kohen e antikitetit. Ne kohen e lufteve me romaket e demtua rende se ishte i pari qytet i ilirve taulante qe u perballe me legjionet romake dhe e humbi rendesine e tij sic na informon Tit Livi por edhe autore te tjere. Ne kohen e luftrave me hunet dhe gotet barbare qe vershuan ne Iliri ai u rindertua nga perandori Justinjan dhe qendroi si nje fortifikate bizantine deri sa u shkaterruar nga luftrat midis latineve dhe bizantine ne shekullin e XII-te. Emri i ketij qyteti te fortifikuar dhe me liman ka ndryshuar disa here ne kohet e vjetra per arsye te pushtimeve. Mendimi eshte solid se kemi te bejme me qytetin e lashte Daulia qe permend Tit Livi, Polibi dhe Straboni dhe me vone u quajt nga romaket Musioni.
Po ku ndodhen konkretisht sot rrenojat e ketij qyteti me fortifikate kur na jane dhene disa te tregues e kordinata per te kerkuar. Per studimin tone jane me interes ato te dhena qe tregojne per veprimet luftarake te normaneve ne Myzeqe.
Emrin e qytetit te vogel me mure rrethuese te larte me bedena, me keshtjell e e porta dhe limanin prane e permend vetem Ana Komneni disa here ne Arberine jugore dhe asnje autor tjeter prandaj tek ajo do te bazohemi.
Por le te shikojme kohen dhe ngjarjet si i tregon Ana Komneni e bija e perandorit Aleks Komneni duke folur për luftrat normano-bizantine në teritorin e Shqipërisë më 1081 ku shkruan se ...vet Roberti pas peripecish si i dënuar nga perënditë mezi mundi të shpëtonte nga stuhia në kepin e Gjuzës kur ishte nisur nga Korfuzi me det për të pushtuar Durrsin…duke e nxjerë stuhia me mbeturinat e ushtris ai u nis për në Gllavenicë për çlodhje dhe në pritje të forcave të reja nga Brindisi. Kështu pra si u mblodhën të gjithë fuqitë e tija me tokë e me detë, pushtoi fushën ilirike me të gjithë fuqitë e tija. …normanet gjatë kësaj kohe shtine në dorë Petrelën dhe qytetin e vogël të quajtur (qyteti i Mylit) që ndodhej mbi lumin Devoll si dhe disa vise të tjera rrotull Durrësit.
Kalojne rreth 35 vjet luftrash midis normaneve dhe bizantineve ne territorin e Arberise dhe shohim pushtimin e fushes ilirike, grabitjen dhe rrenimin e saj nga normanet si dhe permendjen e disa qendrave te pushtuara si Jeriko, Kanina, Vlora, Gllavenica, Myli, Petrela, lumi Vjosa, Apsusi (Busi), Devolli, Grykat e Arberise dhe Durresi qe gjendet i rrethuar prej normaneve. Te gjithe keta emra jane tashme te njohur per historianet tane pervec qytetit te vogel te Mylit mbi Devoll. Per te gjetur se kush eshte dhe ku eshte saktesisht ky qytet duhet te njohim disa te dhena te tjera qe na jep me vone autorja Komneni per luften, vendin dhe banoret ne kete rajon.
Ana Komnena me tej kur flet për sulmin e dytë të normanëve më 1107-1108 ndërmjet të tjerash shkruan...se Lantulfi komandanti i ushtris bizantine që mbante Vlorën, kur e pa Boemondin duke lundruar në mënyrë kaq të frikshme në krye të një flote, siç e treguam më qartë më sipër, me qenë se s’ishte i zoti të përballonte një fuqi aq të madhe, doli pak nga Vlora dhe i la Boemundit sheshin e lirë. Athere ky duke përfituar nga rrethana të favorshme u hodh nga Bari në Vlorë dhe gjithë ushtrinë e tij e nxori në tokë. Së pari plaçkiti gjithë bregdetin me një ushtri të panumërt të përbëre prej frengjësh, keltësh dhe prej atyre të ishullit të Tules që shërbenin si ushtarë të Romejve dhe tani të shtërnguar ishin bashkuar me të. Si i mblodhi këta të gjithë i përhapi në të gjitha tokat e përfshira brënda Adriatikut dhe si plaçkiti të gjitha viset e afërta, sulmoi Epidamnin që e quanin Durrës.
Për ne sot ka rëndësi të përcaktohet se kush ishte kështjella e Mylit për të cilën bëhet fjalë se ndodhej pranë lumit Devoll kur ky kalon ne fushen Ilirike. Duke u nisur nga ato pak të dhëna që jep autorja si dhe ndonjë dekument tjetër i asaj kohe, mendojme se kjo kështjellë duhet të jetë ajo e Babunjës pranë Gradishtës së Lushnjes. Gjurmët e banimit e të jetes se qytezave të vjetra per rastin konkret janë të pranishme në dy vënde ku kalonte dikur Devolli.
Një e dhënë e re na jep mundësinë ta identifikojmë Qytezën e Mylit pranë fshatit Hamyl që ndodhet në rrugën që lidhte Apolloninë e dikurshme me Arnisën rreth 2-3 km në jug perëndim të Petovës. Në zonën Grecalli, Hamyl e Zhavar gjatë punimeve bonifikuse janë gjetur mjaft objekte arkeologjike. Duke i vlersuar si përhapje, shtrirje të banimit të Apollonisë se rrenuar keto qendra si dhe kalimi i rrjedhjes se ujrave te Gjanices dhe perrenjve te tjere te zones te cilet ne grykederdhje krijonin me Vjosen limanin e Spinarices kurse ne brendesi te vendit Gliqoromanin me skelen e Portezes ne Mbyet te Fierit na shtohet argumenti. Kete supozim na e forcon edhe nje e dhene e mevonshme per kete rajon Dekumenti 114 i vitit 1570 relacion anonim mbi Shqipërinë, qytetet, lumenjtë, liqenet, fushat, kufijt etj. Ndërmjet të tjerash me interes për Myzeqenë na vjen ku shkruhet … është një degë e një kënete ose të themi e një liqeni nga i cili lind lumi i Apollonisë, strehim dhe liman i fustave të piratëve dhe në grykën e kësaj Apollonie ka zakonisht ujë tre këmbë e gjysmë gjer në katër.....
Dime se ne kete kohe Spinarica nuk permendet ne dekumenta si emer dhe as si liman apo skele. Vjosa permendet si lume i lundrushem prane grykderdhjes se bashku me ujrat qe vijne nga perrenjte dhe kenetat e zones te cilat derdhen ne gryken e vjeter se bashku me Gjanicen e cila i ishte shmangur kodrave te Radostines duke lene shtratin e vjeter me emrin Shusheci dhe kalonte me djathtas neper tokat e Shkozes, Sheqit (ne Fierin e sotem) kthehej Daullas, Grecalli, Baltez, Hamyl, Bufas me drejtimin per ne Grykas. Me djathtas kalonte paralel lumi i Osumit deri ne Rreth Libofsh ku merte kthesen anash kodrave ne drejtim Vanar nga kthehej per ne perendim Daullas, Ciflik, Havaleas drejtim Grykasit ku bashkohej me Gjanicen. Eshte ky lume qe ne mjaft dekumenta mesjetare gjendet me emrin Ergenta, Charzenta dhe me vone kur bashkohet me Devollin pas vitit 1805 do te mare emrin Seman.
Por ketu ne Hamyl kemi disa mosperputhje me pershkrimin e autores Ana Komneni qe i kam trajtuar ne nje studim te vecante, prandaj i jemi larguar kesaj mundesie per te vlersuar Mylin me Hamylin edhe pse kane ngjashmeri si emra por kane etimologji te ndryshme (Mylli, Myli, Mili, Milos do te thote mulli ne shqip kurse Hamyl do te thote vend i ulet, me poshte ne greqisht )
Nga keto arsye mbetem dhe mbeshtes mendimin se kemi te bejme me keshtjellen e Babunjes ne gryken e Gradishtes se Lushnjes. Per kete le te ndjekim te dhenat qe na vijne dhe ti konkretizojme ne terenin e sotem.
Ana Komneni shkruan kur babai i saj perandor i bizantit vjen deri ne Arberi ne vitin 1108 se bashku me strategun Kantakuzenin pas vrasjes nga normanet te Ataliatit komandant bizantin qe mbronte grykat e maleve jugore, qe ky te vendoste ushtrine ne Gllavenice te Mallakastres.
Ajo shkruan …perandori Aleks Komneni thirri dhe shoqëroi deri në Petra pranë Klisyrës (grykes se shkembit te Dragotit ne Dumre dhe jo Kelcyres se Tepelenes sic e marin disa) Kantakuzenin me ushtri të madhe, atë e njihte si burrë shumë të zotin në punët e luftës, pasi qendroi aty i dha shumë këshilla e udhëzime strategjike si dhe porositë më të urta Kantakuzenit dhe e dërgoi atë në Gllavenicë, duke i dhënë zëmër dhe shpresë të mirë, kurse ai vet u kthye në Deabol (qyteti Devoll i siperm).
Kantakuzeni duke u larguar iu afrua nje qyteze qe quhej Myli dhe menjehere, mbasi pregatite helepolet e rrethoi qytezen. Bizantinet me guxim iu afruan mureve dhe disa prej tyre duke hedhur brenda zjarr digjnin portat, ndersa te tjere nepermjet mureve u mblodhen shpejt ne bedenat. Por keltet që ishin përtej lumit të quajtur Busi (Apsus, Osum dhe jo Vjosa sic e marin disa) kur e muarën vesh këtë sulm të romejve, vrapuan për në kështjellën e Milos.
Le te shohim drejtimin dhe rrugen qe mori Kantakuzeni per te dale ne qytetin e Mylit. Nga Petra qe eshte sot Shkembi, Guri i Dragotit ndoqi rrjedhen e lumit Devoll doli ne fushe ku lumi kishte ne te dy anet fshatra te shumta qe nga Sejmenas, Barbullinja, Qerret i vjeter, drejtim Krutjet, Bishqethem, Shakull, Kemishtaj, Mertish dhe vazhdoi ne gryken e Gradishtes duke shkuar ne anen e djathe te lumit. Pengesa te tjera perrenjesh e kenetash nuk kishte se dhe ishte kohe vere dhe anet e lumit dihet jane me te ngritura ne krahasim me fushen.
Po te marim variantin se si e kane perkthyer disa studjues sikur Petra eshte Kelcyra e Tepelenes kjo nuk i pergjigjet levizjes se Kantakuzenit dhe kthimit te Aleks Komnenit ne qytetin e Devollit te Siperm (ka dhe nje Devoll te Poshtem qe e gjejme ne mjaft dekumenta por ai sot quhet Barbullinje). Kjo edhe sipas llogjikes se thjeshte se per te shkuar ne Gllavenice te Mallakastres (Hekali i sotem) nuk mund te shkosh me pare ne fushe me keneta e lumenj se nuk ka te tilla dhe te arrish ne qytetin e Mylit ne drejtimin Kelcyre Gllavenice. Por ai eshte nisur nga Kelcyra e Dragotit te Dumrese qe eshte edhe rruga e ardhjes se ushtris dhe e kthimit te perandorit Aleks ne rrugen me te shkurter per ne qytetin e Devollit te Siperm.
Qe qyteti i Mylit kishte keshtjelle kete na e perforcon edhe ndertimi nga ana e Kantakuzenit te mjeteve helepole per te zaptuar keshtjellen. Qyteza keshtjell ndodhej ne territorin perball lumit Vjose qe derdhej ne Grykas prane Topojes dhe Busi (Osum, lumi i Beratit, Ergent, Charzen i cili kalonte ne fushen e Libofshes paralel me Gjanicen) ne te djathte te Osumit ishte lumi i Devollit. Mbi lumin Devoll ne veri te tij ishte qyteze e Mylit. Ushtaret normane ishin pertej lumit Busi(Osum) dhe kur shkuan per te mbrojtur keshtjellen e Mylit nuk mund te kalonin lumin Devoll se anijet ja u dogjen bizantinet.
Largesia e madhe ku ishin normanet pertej lumit Devoll mund te shikohej nga ndonje lartesi kodrinore ose keshtjelle dhe me afer ketij arsyetimi eshte keshtjella qe ndodhej prane Babunjes qe ka dhe shesh pamje per kete distance.
Paniku e braktisja e luftes qe zuri bizantinet nga lajmi i ardhjes se kelteve qe ishin luftetare te armatosur dhe kalores te fuqishem u shua nga zgjuarsia, takti qe perdori Kantakuzeni i cili mblodhi dhe organizoi bizantinet gjate kohes qe nuk ishin perballuar akoma me normanet qe po afroheshin. Ushtaret bizantine ju kthyen kelteve duke djegur anijet ne liman por edhe mekanizmat per pushtimin e qytetit keshtjelle. Keltet e lartpemendur, mbasi erdhen ne buze te lumit dhe u genjyen me shpresat e tyre duke qene se anijet tashme ishin djegur qysh me pare, u kthyen te shastisur.
Bizantinet u terhoqen me pas ne nje fushe ku nga e djathta kishin lumin Ergent (Devolli ose sic quhet me vone Semani), mund te mendohet se u vendosen ne fushen e Bubullimes, Gjazes e Gorrese sepse dikur sipas edhe gjurmeve te sotme lumi i kalonte ne te djathe te tyre dhe nga e majta kishin nje vend mocalor i pershtatshem per tu mbrojtur (sic ishin kenetat e Kallmit, Verrise dhe Rrapzes) nga ndonje sulm i normanve te cilet pasi korren disa suksese prane Vlores, Kanines dhe Jerikut e kthyen vemendjen ndaj kampit dhe forcave te Kantakuzenit por u tremben nga pamundesia e manovrimit ne ate teritor dhe e shtyne betejen.
Normanet nuk e sulmuan fushimin .. shkruan Ana Komneni …per arsye se nuk i shkonte per shtat taktikes dhe armatimit te tyre si dhe te pozicjonit te kampit ushtarak bizantin.
Kur u nisen per beteje normanet, gjenerali bizantin Kantakuzeni per gjithe naten u hodh ne anen tjeter te lumit Devoll (Seman ne fushen midis Krutjes, Kadias dhe Savres) dhe qendroi ne gadishmeri per te vepruar dhe me reparte te caktuar provokonte e sulmonte normanet qe afroheshin.
Ne mengjezin e dites tjeter forcat e Kantakuzenit ishin ne formacion te plote e ne gadishmeri per ndeshje me keltet. Manovrat dhe taktika e perdorur ishte e suksesshme megjithe veshtiresite qe imponoi situata ne disa segmente te formacionit luftarak per te futur ne kurth forcat kelte te Boemondit.
Ana Komneni e shpjegon mire kete beteje me ngjarjet e shumta qe e shoqeruan veprimet e skitheve, nderhyrjen e shigjetarve turq, luften burrerore te trupave te Rosnikut me alanet e tij kunder kelteve dhe nderhyrja e fuqishme ne kohen e volitshme te Kantakuzenit i cili goditi qendren kelte, e theu dhe e vuri ne ndjekje deri ne qytetin e Mylit pas atij shpartallimi te furishem. Mbasi vrau shume nga ata te dores se pare e nga te medhenjte ai zuri dhe mjaft rober edhe disa prej konteve te shquar si ushtaraket e larte Kontopaganin dhe Rikardin qe ja dhuroi perandorit te shoqeruar me kokat e prera te shume kelteve qe i mbertheu ne shtiza.
Sulmet dhe perleshjet e formacioneve shkruan autorja ….ishin te shpeshta me perparsi here te normaneve e here te bizantineve dhe vetem nderhyrja e fuqishme dhe ne kohen e duhur e Kantakuzenit beri qe rreshtimi norman te cahej e te vihej ne ndjekje deri ne qytezen e Mylit. Edhe sulme te tjera qe ndermoren normanet, ushtria bizantine mundi ti thyej dhe ti shkaktoje deme te konsiderushme Boemondit ne njerez e ne mjete si dhe mjaft konter e njerez te rendesishem qe i nisi drejt perandorit si rober. Dhe vet Kantakuzeni me bizantinet u ngjit ne Tomor.
Kush eshte ky vend mocalor dhe i pakalueshem qe qendroi Kantakuzeni, me ushtrine bizantine qe kishte emrin Tomorr asnje historian deri me sot nuk e ka percaktuar. Autorja shkruan …ky ishte nje vend mocalor dhe i pa kalueshem, aty qendroi shtate dite dhe dergoi patrulla ne vende te ndryshme per te mbledhur informata rreth normaneve, keto forca patrulla rastesisht takojne forca kelte qe rregullonin njeqind trape per te kaluar lumin dhe per te pushtuar qytezen qe ndodhej ne anen tjeter te tij.
Por kjo pyetje kerkon edhe zgjidhjen e nje tjeter enigme, cili eshte lumi qe po rregulloheshin trapet(jo anijet) dhe cila eshte kjo qyteze qe donin te mernin normanet.
Keto duhen kerkuar ne teritori e Lushnjes ne te djathte te lumit Devoll (Seman) ku po rregulloheshin trapet. Devolli kalonte perpara kodrave te Karbunaress ne drejtimin Barbullinje, prane Krutjes, Bishtqethem, Lumth drejt Grykes se Gradishtes. Kjo qyteze sipas te gjithave te dhenave dhe mundesive te terenit eshte ajo e Cernikut (Qerretit) prane Karbunares se Lushnjes ku jo larg saj ndodhej dhe fortifikata e vjeter Corragumit qe Ana Komneni na e jep me emrin Tomorr. Keshtu qe terenin mocalor mund ta lokalizojme ne vijen Fusha e Lunjes, Vija e Vozit, pellgjet e Kadiasit, te Qerretit, Bicakajt deri ne Barbullinje ku gjurmet e kenetave jane edhe sot te pranishme.
Kete mendim na e perforcon edhe nje deshmi qe na sjell shume vite me vone ne kohen e ardhjes se perandorit bizantin Androniku i II-te ne Arberi kronisti ish ushtarak bizantin Ioan Kantakuzenos qe e shoqeroi.
Ai pershkruan kryengritjen e shqiptareve ne krahinen e Beratit e te Vlores ne vitin 1336 ku midis te tjerash shkruan se ...dhe vera u afrua, arbereshet qe banojne ne afersite e Beratit dhe Kanines, te cilet jane te gatshem per te bere permbysje dhe prej natyres jane lakmonjes te kryengritjes dhe keshtu u binin ne qafe qyteteve te atjeshme, s’munden me te qendronin qete po filluan grabitjet e sulmet sheshit u mbodhen dhe i suallen shume te keqija Beratit dhe Kanines, gjithashtu edhe nje fare fortese qe quhesh Skrapar edhe Klisyren, si dhe ate qe quhesh Tomor (Timorin) qe ishte edhe ajo nje fare ndertese e banuar, ne perendim te Beratit.
Edhe ambasadori frances Pukewill prane Ali pashe Tepelenes na vjen ne ndihme per kete problem kur shkruan per udhetimin e tij per ne Berat ne vitin 1806 dhe permend fortesen e Tomorrit ne jugperendim te Beratit. Per te cuar me tej besimin sjell faktin qe edhe sot ne fshatin Karbunare te Lushnjes gjendet nje ure ulluk ne shkembin e gurores dhe rruge e vjeter mesjetare e cila drejtohet ose njihet nga banoret me emrin ura dhe rruga e Tomorrit. Por kjo rruge te conte ne drejtimin e kalase se Karbunares, dhe poshte drejt qytezes se Cernikut (Qerretit) ku gjurmet e se ciles ishin deri ne vitet e luftes se dyte te dallueshme mbi qafen e malit dhe shkonte me tej ne malesine e Dumres dhe qytetit te Beratit (Per kete shikoni Historia e Karbunares qe kam shkruar si trajtes me vete ne kete liber).
Boemondi megjithe disfaten dergon forca per te rivendosur situaten ne zonen e Vlores e per ti plackitur, por Kantakuzeni dergoj nje ushtri me ne krye Beroitin i cili i mundi forcat normane por edhe ju shkaterroi e u dogji anijet ne lumin Vjose prane Grykasit e cila me vone na del me emrin Spinarica. Kjo situate e detyroi Boemondin qe te shkepuse nga trupat kryesore prane fushimit te Durresit 6.000 ushtare kalores e kembesore te gatshem per beteje dhe i dergoi kunder Kantakuzenit dhe ushtris bizantine per ta kapur rob ate. Por vigjilenta, informacioni dhe pervoja e Kantakuzenit coi qe ushtria e tij te korrte nje fitore te madhe ne mengjezin e dites kur ushtria normane gjendej e lodhur prane brigjeve te lumit. Mjaft konter qe u kapen rober e te tjere me interes i dergoi per tek perandori dhe vet u kthye e u ngjit ne Tomorr prane vendit mocalor.
Duke u nisur nga gjithe keto te dhena qe tashme i kemi te konfirmuara del se qyteza e Mylit, Milos e ndodhur siper mbi rrjedhen e poshtme te lumit Devoll, sot mund te lokalizohet ne pozicionin e Babunjes se vjeter. E themi kete sepse na vjen ne ndihme edhe nje e dhene tjeter me mjaft rendesi percaktuse per terenin dhe pozicionin. Fusha e vjeter perballe Babunjes ne drejtim jug perendimor e ruan edhe ne ditet tona emrin e saj mesjetar. Ajo quhet nga banoret por edhe nga disa harta te zones deri afer Libofshes dhe Agimit duke perfshire Daullasin, Vanarin dhe Rrungajen si Fusha e Milos ose Milores. Kuptohet se ky emer i ruajtur ne shekuj ne toponomine e kesaj zone nuk ka pretendim tjeter origjine per vec kujtimit te emrit te qytetit te dikurshem qe e kishte kete fushe te begate te tijen. Prane kesaj fushe kane qene disa fshatra qe jane zhdukur nga ujrat kur lumi nderronte shtrat duke gerryer dhe kthyer token ne nje gjysme kenete. Prinderit e mi ne vitin 1920 kishin blere nga komuna e Libofshes prej kenetes disa hektare toke per ta permirsuar jo larg fshatit Daullas. Ajo ishte mjaft e kripur dhe ne e perdornim per te kullotur bagetia ne vere. Nje pjese te saj qe e kishim permirsuar ne vitin 1926 qeverria e Zogut ja shperndau emigranteve kosovar, kurse ne na premtoj kompesim ne trefish ne zonat e tjera te kripura por qe nuk i muarem kurre. Qeverria e Verlaci sipas ankeses sone na dha nje dekument ne vitin 1939 qe njihte kompensimin dhe vetem kaq.
Nga te dhenat e autorve antike dhe zbulimet e rastësishme të gjetura aty si dhe nga legjendat e zonës në këtë vënd tashme dihej se ishte fortesa Daulia e antikitetit qe permend Tit Livi kur legjionet romake te Sulspicit fillojne luftrat ndaj taulanteve.
Ne kohen e sulmeve te barbareve ketu perandor Justiniani rindertoi fortesen qe njihet me emrin Musioni. Fusha ne jug te Musionit te vjeter prane grykes se Gradishtes e mban emrin ne trajten shqipe po me kete etimologji Koricke qe do te thote toke e zeze.
Me poshte ne pronat e Xhavit Jashar Rrushos jane rrenojat e Daulias antike dhe jo larg prej ketyre rrenojave eshte sot fshati Daullasi i Libofshes qe ruan emrin e dikurshem te qytetit..
Emri Babunje qe mban sot ku vend eshte i kohes se mesjetes dhe me etimologji sllave qe do te thote e vjeter, plake.
Disa e lidhin kete emrer me ate te sundimtares se Kanines qe ishte e bija e Vukashinit pric serb e martuar me sundimtarin e Vlores. Ajo pas vdekjes se sundimtarit drejtoi vet vendin, ishte nje grua plake e ashper me banoret dhe ne gjuhen sllave plakat quheshin Babushka, Babicka, Babe, babie, dhe nga ketej erdhi emri i fshatit Babunje sepse ishte prone e saj. Edhe sot ne Myzeqe grave te serta, ngatrrestare dhe llafazane i quajne babe, babie, babicke. Te njejtin emer mban edhe nje fshat tjeter dikur prone e kesaj Plake serbe ne zonen e Vlores qe quhet Babice.
Babunja per vet pozicionin strategjik ne te cilin ndodhej ka qene nje qender e rendesishme ne kohet antike, gjurmet e shumta jane te pranishme jo vetem ne dekumenta por edhe ne terenin perqark saj edhe sot prej fshatit Gur, Babunj e deri posht ne Daullas.
Babunja ne kohet antike quhej fortesa Daulia dhe rrenojat e qytezes saj me liman jane me poshte prane Daullasit ne Vanar. Ne kohen e Justinianit qe e rindertoi fortifikaten quhej Musion qe e gjejme pak te deformuar ne formen Mucias ne nje fshat aty prane si dhe ne gjuhe te tjera ne kete rajon. Ne mesjete e gjejme me emrin Mylli, Myli, Milo dhe ne kohen e turqis njihet me emrin Babunje sic e njohim edhe sot.

Shkruar ne nentor 1986 Llaqi Kozma Jano redaktuar nga Mihal Jano[/quoteem]

Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Molossia or Myzeqe?

#22

Post by Phoenix » Sat Jul 24, 2010 9:32 pm

[quoteem]Pjese nga shkrimet Myzeqeja dhe misteret Shqiptare te autorve Llaqi dhe Mihal Janos
Kulla dhe Skela Pirgosit ne Myzeqe

prane Asturkas te Libofshes.

Fusha e Myzeqese ne mesjete nga Anna Komneni quhet Fusha Ilirike, nga Marim Barleti quhet Fusha e Savres kurse me vone njihet me dy emra e Savres dhe e Myzakies qe zevendesoi teresisht emertimin e pare mbas vitit 1570.
Myzeqeja e Poshtme ose bregdetare qe perfshin vargun e kodrave Ardenice-Divjake njihet me emrin Dheu i bute, Dheu i zi shpesh dhe Balta e zeze kurse turqit mbas pushtimit te vendit do ta quanin ne gjuhen e tyre Karatoprak po me te njejtin kuptim qe ka dhe ne gjuhen shqipe. E gjithe kjo hapsire bregdetare kishte tjeter pamje ne mesjete, ishte me unike jo vetem si teritor gjeografik por edhe ne aspektin politik, ekonomik, religjioz, kulturor dhe shoqeror.
I gjithe territori i saj nga Vjosa qe derdhej ne Grykas, Osumi dhe Devolli (Seman) qe kalonin prane grykes Gradishtes deri ne lumin Shkumbin, ishte bashke i pandara edhe pse lumenjte e pershkonin ate. Disa si Vjosa dhe Shkumbini e qarkonin kete hapsire te madhe dhe ne perendim krijonin nje mbyllje dhe mbrojtje prane ujrave te kripura te bregdetit ku derdheshin prane njeri tjetrit Semani dhe Vjosa.
Dihet se lumi Seman ne antikitet kishte emrin Apsus kete emer e mban edhe sot prej atyre kohrave njera dege e tij, lumi i Osumit ne Berat. Por kete lume e gjejme ne kohet e vjetra edhe me emrin Devoll qe eshte emri i deges tjeter kryesore te Apsuesit. Shpesh ne dekumenta Devolli na del me emerin Diaboli, Dievola Deabol, Dieaualis kurse ne mesjeten e hershme quhej Diavol, Devoll, Bargulum, dhe ne mesjeten e vone me emrin Devol, Flumen Daemonid, Lumi i Barbullinjes, Lumi i Karavastase (stacion i varkave), lumi i Pirgut). Etimologjia e emrit te lumit vjen nga latinishtja qe do te thote Djall pra lumi i Djalit ne shqip kurse ne Sllavisht Barbull, turqisht Gogolas, Semanit(Shejtanit, Satanait ne greqisht).
Ky lume ne kohet e vjetra ishte i lundrueshem per anijet e vogla dhe gjemite deri ne brendesi te fushes prane Karbunares dhe Barbullinjes ku gjejme gjurme te skelave te vjetra. Skela ka patur si ne Gjemishtaj (Kemishtaj) e ne Gryken e Gradishtes prane Babunjes por edhe me poshte jo shume larg detit ne Karavasta dhe Pirgos.
Kur lumi Apsus (Devoll) del nga gryka e Gradishtes autoret antike permendin qytetin me skele te Daulies rrenojat e te cilit gjenden ne fshatin Daullas prane Vanarit te Libofshes.
Po ne kete teritor ne mesjete e hershme sic e kemi trajtuar me lart ne luftrat midis bizantineve dhe normaneve ka qene qyteti i fortifikuar i Mylit me limanin prane Devollit qe kalonte aty prane.
Mjaft dekumenta mesjetare japin te dhena per Skele e Pirgut te Karavastase (Turri Pirgji) qe ndodhej ne rrjedhen e poshtme te lumit Devoll (Seman) mbi nje sop, pirge te ngritur dheu jo larg detit ku ishte ndertuar edhe nje Kulle mbrojtese nga feudali Nikolle Muzaka ne vitin 1389.
Jericeku historian ballkanas thote se Pirgusi ishte nje skele e fameshme, ku tregtaret nga Raguza, Ulqini dhe Venediku vinin e blinin bereqet e lende ndertimi dhe sillnin e tregtonin manifakturat e tyre.
Po ku eshte sot i lokalizuar Pirgu i Devollit, dhe a ka materiale konkrete qe e vertetojne kete skele dhe qyteze lumore me kulle mbrojtese. Por le te nisemi duke shikuar se pari se cfare na afron kujtesa dhe tradita vendas dhe te trajtojme me pas cfare permbajne kronikat mesjetare per kete skele lumore ne Myzeqe.
Para 150 vjetëve por edhe në kohën e fundit të Turqis në krahinen tonë të moshuarit tregojnë me njohje direkte së pranë fshatit Asturkas ndodhej skela e Pirgosit te Ndernenasit ku dikur kalonte lumi i Devollit. Gjurmë muresh prej guri dhe mbeturinash qeramike, objekte kulti gjysme te rrenuara e tjera dallohen edhe sot ne kete vend gjysme te shkrete prane bregdetit te Myzeqese. Nuk mund të kuptohet se si ka mundesi qe mjaft studjues te huaj te interesuar per historine e pleksur te vendeve te tyre me vendin tone ne kohet e shkuara kane ardhur ketej, kane kaluar diku prane tyre indiferent pa e ditur se ishin ne gjurmet e rrenojave te qendrave qe kerkonin.
Kjo skele lumore mesjetare lulezonte ne nje kohe kur njiheshin edhe dy qytezat e tjera skela lumore qe po e humbisnin rendesine. Spinarica nje skele e vjeter dhe e njohur ne derdhje te lumit Vjose prane fshatit Grykas ne fushen e Topojes per shkak se ky lume nderroi shtrat per me ne juge me grykdredhje ne fshatin Poro. Po keshtu Mylli, Mili, Milo qyteti i vogel me keshtjelle, rrethuar me mure, bedena dhe porta ngritur mbi derdhjen e poshtme te Devollit ku ne limanin prane vinin anijet dhe gjemite, i shkaterruar nga luftrat midis bizantineve dhe normaneve prane Babunjes se vjeter.
Qendra ekonomike me e rendesishme e krahines ne kete periudhe eshte qyteti i Beratit. Pershkrimet e Ana Komnenes ne shek. e XI tregojne se zona perreth ishte bere fushe kalimesh dhe luftimesh midis bizantineve dhe anzhuineve. Por ekonomia filloj te centralizohej sipas praktikes perendimore e cila favorizoi ne aspektin politik, ekonomik dhe fetar mjaft feudale vendas vasale te saj dhe coj ne rrenimin e familjes fshatare dhe jetes patriarkale tradicionale. Ne kete kohe shohim dhe braktisjen ne mase te tokes dhe largimin e banorve qe mbajne emrin arber (shetites, levizes nga gjuha neolatine) dhe emigrimin e tyre pas ketij shkaterrimi drejt jugut te ballkanit ku ata do te njihen me emrin arvanitas ne Thesali se pari ( emer te mare nga vllehet e Pindit po me ate kuptim si arber por me fonetik greke bizantine).
Qytete te fuqishem prane Adriatikut ishin te interesuar per eksportet e mallrave te tyre ne zonen e Myzeqese dhe per importimin prej ketej te prodhime vendase te cilat permenden qysh prej vitit 1277 ne dokumenta te ndryshme historike. Megjithese baza e feudalizmit ishte fshati shohim se ne shek e XIV me largimin pushteteve te huaja perendimore, mjaft feudale u vendosen ne qytete ku nisen te ushtronin pushtetin politik, administrativ dhe ekonomik. Po keshtu objektet e kultit kishat, manastiret dhe kleriket kishin pronat e tyre dhe ndikim te rendesishem ne zone. Tregtia zhvillohej ne trekendeshin Vlore-Spinarice-Pirge-Vrego me qender te rendesishme qytetin e Beratit. Feudale te fuqishem qe ndikonin ne kete aktivitet te rendesishem ishin Matrengajt, Muzakaj, Topiasit, Balshajt, Koronet, Kurtiket, Ganxhat, Kilicet e tjere.
Myzeqeja si dhe teritoret ne veri te saj ne vijen Durres-Oher, ne juge ne vijen Vlore, Kelcyre perbente Arberine e mirefillte bizantine ne ato shekuj ku jane zhvilluar luftra te shumta dhe ngjarje teper te rendesishme te historise bizantine edhe pse ishte ne skajin me perendimor te perandorise. Ne dokumentin nr. 31 te Acta et Diplomata II te 5 marsit 1347 kemi vendimin e Keshillit te vogel te Raguzes per tregtine e grurit me skelat shqiptare te Briego (Vregos prane Shkumbinit) dhe Dieaualis (Devollit prane Karavastase).
Artikujt kryesore te eksporteve ishin: gruri, kripa, lekurat, bagetite, lenda e drurit, etj. Qellimi i skeles se Pirgut ishte eksportimi i produkteve bujqesore te fushes se Myzeqese, qe konsiderohej ne Shqiperine mesjetare “hambar i grurit”. Per te importuar grure, Raguza vendosi marredhenie te rregullta me sundimtarin e kesaj zone, Sevastokratorin Vlash Matrenga dhe emeron ne vitin 1360 perfaqesuesin e saj.
Emrin e Skeles se Pirgut e ndeshim per here te pare ne nje dokument Raguzian qe mban dt. 15.11.1344. Ne vitet 30 te shekullit XIV-te eshte koha kur kemi heqjen dore te synimeve anzhuine nga teritoret prane rrjedhjes se poshtme te Shkumbinit qe i kishte nen zoterimin e despotit Andrea Muzaka, kete e shohim ne Dek. nr. 808 i Acta Albaniae vellimi i pare.
Skela e Dieaualis (Pirgut te Karavastase) ishte jo vetem nje skele e rendesishme lumore per Myzeqene dhe zonen perrreth por edhe qyteze tregtare me dyqane, zyra tregtare, konsullore, hambare, hane dhe me mjaft objekte kulti. Pirgu paraqiste boshtin ekonomik te Myzeqese ne shekullin XIV sepse aty importoheshin artikuj luksi si vere, beharna e erza e te tjera, cohera te ndryshme stofi e mendafshi qe sherbenin kryesisht per feudalet dhe parine e vendit.
Kjo Skele kaloi ne pronesi ne forma te ndryshme, her si dhurate per titujt qe mbanin, disa here me krushqi por edhe me grindje midis mjaft zoteruesve feudale qe nga Matarenget me emer ne ato kohra kur e ngriten dhe Muzaket qe e fortifikuan duke ndertuar dhe nje kulle, pirg mbrojtje. Me vone e muaren here latinet here sllavet si dhe Balshajt e Topiasit qe ishin feudale me autoritet ne ato kohera. Ajo sherbente per te kryer tregti me mjaft vende te Mesdheut si me Dubrovnikun, Raguzen, Venedikun, Ulqinin e tjere qe ishin prane tij.
Te ardhurat nga skela e Pirgut te Karavastase ishin te larta duke e krahasuar me Vloren, Himaren e ndonje liman tjeter, por turqit ja nderruan emrin dhe ja vune Asturkas qe do te thote shqip i pari i turqis (kjo sepse nxirte mjaft te ardhura dhe u be As, Has prone shteterore se bashku me Kriporen dhe Daljanin e peshkut). Gjurmet e tij i gjejme sot prane Ndernenasit ne fshatin Asturkas ku dallohen mjaft themele te objekteve te vjetra si dhe shtate kishat e vjetra te asaj kohe qe i shpetuan permbytjes nga vershimi i lumit te Semanit kur ai nderroi shtrat aty nga viti 1804-5. Kjo skele lumore ka funksionuar deri pas mesit te shekullit te XIX-te. Toponomia e larmishme dhe tradita ne kete vend ruan kujtesen nga ato kohe kur skela lulezonte.
Nga viti 1371 skela shfrytezohet prej familjes feudale te njohur Muzaka. Nje vajze e kesaj familje ishte Komita qe u martuan me Gjergj Balshen e II-te. Pas betejes se Savres ne vitin 1385, Ruxhina (princesha)Komita Muzaka e shoqja e Balshes II-te te vrare ne kete beteje, nga frika e turqeve donte te vihej ne mbrojtje te Venedikut se bashku me djalin e saj dhe kerkon te vendos Pirgun se bashku me Sazanin ne sherbim te Vendedikut.
Venediku nuk e shikonte te leverdisshme kete skele per arsye se ishte ne brendesi te tokes dhe se duhej se pari te bente mjaft investime kjo del sipas dekumentit te mevonshem te vitit 1390.
Ne vitin 1389 Nikolla (Kostandin) Muzaka nje i aferm i Komites ja merr me force Skelen republikes Venedikut dhe per te ruajtur kete “qyteze” tregtare ai ngriti ne Pirg kullen mbrojtese (Torren, Turrin). Planimetria e saj ishte pesekendeshe, ku dy nga brinjet ishin afersisht nga 20 m, ndersa tre te tjerat kishin nje gjatesi prej 14 m. Kjo kulle ishte afersisht si ajo e Durresit tregonin te mocmit nga kujtesa e trashguar (po ne kete vit shikojme qe dhe Venediku te perforcoje kullen e Durresit).
Me kalimin e kohes konflikti do te vazhdoje per shkak te interesave financiare. Kjo tregon rendesine ekonomike te kesaj skele. Prandaj ajo behet molle sherri grindjesh dhe luftrash. Nje vit me vone me 1390 kjo Komita e bija e Andrea Muzakes II-te, zonja qe drejtonte Vloren dhe rrethinat luftoi dhe kapi rob zotin e kulles se Pirgut Nikoll Muzaken kushuririn e saj. Dokumenti qe e deshmon kete ngjarje ndodhet ne Acta Albania dhe mban daten 30 gusht 1390.
Pas kesaj ngjarje ajo (Komita) ja dorezon perseri Pirgun Venedikut. Ne dekumentin nr. 540 te Acta et Diplomata II shkruar më 5 tetor 1395 nder te tjera per Kullen e Pirgut (Turris Pirgi) thuhet se zonja Komnina Balsha dërgon një peshkop të Shqipërisë, ambasadorin e saj në Venedik i cili thotë dhe kërkon se kjo zonjë është e kënaqur dhe e gatëshme të japë vëndet e veta që janë katër dmth Vlorën, Kaninën, Himarën dhe Kullën e Pirgut (Turris Pirgji) po të jetë se zotërimi Venedikas do të kujdeset për të dhe për të birin e saj në mënyrë që kudo që të dëshirojnë të shkojnë, ajo të ketë mundësi të çoj jetën e vet me nder.
Venediku i mori keto vende dhe i paguante si shperblim Komites nje pension prej 7000 dukatesh ne vit, shume e konsiderueshme qe tregon se fitimet e Republikes ishin shume here me te medha sesa qeraja. Prane skeles se Pirgut ndodhej qyteza dhe dogana te cilat ne vitin 1417 ja marrin turqit me force Venedikut.
Nje feudal arberor tjeter i fuqishem, Nikolla Topia princi i principates se Topijasve punoi pa rreshtur e me shume perpjekje per te rimekembur principaten e dikurshme duke u grindur me Kostandin Balshen. Ai duke pare kundershtimet e Venedikut lidhi aleance me raguzianet dhe kontradiktat e shumta e detyruan ate te hidhte syte ne teritoret poshte Shkumbinit por veprimet qene fatale dhe i kushtuan jeten duke rene rob ne duart e Teodorit te II-te Muzakes me 1412 por sipas studiusit Nikolla Jorga nuk dihet kur e vrane.
Dekumenti latin i 28 prillit te 1412 e permend Pirgun si Castrum Pirgi de Musachia (Keshtjella e Pirgut ne Myzeqe).
Dekumenti 114 i vitit 1570 relacion anonim mbi Shqipërinë, qytetet, lumenjtë, liqenet, fushat, kufijt etj. Ndërmjet të tjerash me interes për Myzeqenë dhe Karatoprakun janë per ne shënimet e mëposhtme.
Posht Durrësit është kepi i Laçit, prej kepit të Laçit (Lagjit) pastaj duke shkuar gjashtë milje nga jugu gjendet gryka e lumit të Shkumbinit i cili i ngjet më shumë një përroi se sa një lumi sepse gjat verës është i varfër për ujë dhe dimrit nuk ka më shumë se afro tre këmbë e gjysmë tek gryka. Dhe pastaj prej këtij lumi gjer te një tjetër që thuhet i Pyrgut, kurse të tjerë e quajnë Këneta e Kravastasë, fillon një bregdet më rërë i mbushur me pyje e vreshta dhe këta dy lumenj janë larg njëri prej tjetrit rreth 25 milje.
Ky shpat ? është një degë e një kënete ose të themi e një liqeni nga i cili lind lumi i Apollonisë, strehim dhe liman i fustave të piratëve dhe në grykën e kësaj Apollonie ka zakonisht ujë tre këmbë e gjysmë gjer në katër.....
.......ka edhe kodrina të banuara e të kultivuara, ka fusha shumë të bukura e të gjera duke u nisur nga fushat e hapëta të Savrës e cila me emër tjetër quhet Myzeqe që janë ndërmjet Vlorës e gjer në Berat dhe shtrihen në veri gjer te lumi ...e nuk figuron qartë është bosh në teks gjer tek kështjella e Daistit (Dorsit ?) por mund të jetë kështjella e Bashtovës.
Dhespoti i Janines Meletios me 1714 shkruan per qytetin skele te Pirgut qe ndodhet prane detit.
Ne dekumentat mesjetare e gjejme shpesh here emrin e tij, po ku ishte konkretisht vendi i ketij Pirgu dhe limani i tij. Ka shume te dhena por dhe shume supozime por une kam shkuar prane vendit qe quhet edhe sot nga banoret Pirg dhe i kam pare e fotografuar mjaft gure te mbetura nga skela e dikurshme e Ndernenasit sic e quanim ne, ajo ishte prane Asturkasit. Pleqte e mbanin mend mire kur po perendonte jeta ne kete skele qe po e humbiste rendesine e dikurshme ku behej transportim mallrash deri ne vitet e fundit te shekullit te XIX-te.
Ne nje dekument te vitit 1389 flitet per here te pare per objektin e ndertuar te Pirgo Turri kurse ne forme tjeter e gjejme si Pirag, Pirgu i Devolli ose Turris de Diavali, Kulla e Pyrgosit qe kuptohet se eshte prane lumit Devoll qe ne ato kohe kalonte aty pran ne derdhjen detare mesjetare prane fshatit te sotem Asturkas te Libofshes.
Pra del te kuptohet se kemi te bejme me nje keshtjelle fushore per mbrojtjen e skeles dhe qytezes qe ishte ndertuar ne nje Pirg apo Sop, vend i ngritur jo larg detit, buze derdhjes se lumit nga ndonje sulm sidomos te pirateve.
Keshtjella nuk ishte ne derdhje por me brenda teritorit afersisht sic e shikoni ne foto ku duken gure te medhenj themelesh. Kjo vertetohet me dekumentin latin te 30 korrikut 1390 qe thote se kulla e ndertuar rishtash nje vite me pare, ishte larg grykes se lumit ne largesi nga deti.
Ne nje siperfaqe prej disa hektaresh dallohen trakte muresh prej guresh, themelesh objektesh te rrenuara si dhe objekte kulti shtepi banimi, depo e magazina te tregtareve (deri ne kohen e fundit te turqis keto sherbenin si depot e kripores) si dhe nje planimetri shumekendeshe. Nje sy i stervitur mund te dalloje ne to rrenojat e themelet e asaj qe eshte emeruar ne dekumenta Kulla e Pirgut ose Keshtjella e Pirgut te Myzeqese. Dallohen dy trakte muri themelesh nga afro 20 metra me drejtim nga keneta e Karavastase dhe brinjet e tjera nga mbi 15 metra.
Nga mesjeta deri ne fillim te shekullit te XX-te zona prane Ndernenasit ku ishte dikur qyteza e skeles se Pirgut te Karavastase sot Asturkasi quhej Tregishte, vend qe behej tregti me vendet fqinje te Arberise.
Pas ardhjes se turqve e luftrave te vazhdueshme, njerzit u larguan dhe humbi rendesia tregtare e kesaj qendre banimi qe dikur nxirte te ardhura mjaft te medha sic del nga regjistrat tregtare te latineve e Raguzianeve por edhe te atyre turq ne fillimet e pushtimit ne vitin 1417.
Kemi nje Ajdin qe ne vitin 1421 ishte bere zot i Pirgut, ne derdhje te Semanit sipas G.Valentinit ne librin Acta Albaniae Veneta faqe 15, eshtu ky Ajdin Gropa pinjoll i nje familje feudale arberore nen sherbimin otoman qe Senati i Venedikut me 1415 i kishte dhene shperblim me vendim qe ti jepeshin 1000 thase me kripe ne vit si zot i Cossie sipas historianit Nikolla Jorgas. Por cili eshte zoterimi i Ajdinit i quajtur Cossie. Mendimi eshte hedhur per Gosen e Kavajes, ndonje thote per Cosi (Kocaj) prane Barbullinjes te tjere thone per fshatin Cossia, Cocia, (Kocaj) prane Kamcishit ne Bubullime ku ishte dhe nje kripore e vjeter per zonen. Une mendoj se Cossia eshte sot Grem Cosia prane Ciflikut ne Libofshe qe ishin bere toka shteterore, cifliqe te shtetit turk qe kishte ne varesi edhe keto teritore ku ishte Skela, Kriporja dhe Daljani.
Ne situaten dhe ngjarjet politike te asaj kohe Pirgu luajti nje fare roli per vet pozicjonin gjeografik dhe interesin ekonomik qe paraqiste. Fakt eshte sic del nga dekumentat e asaj kohe se te ardhurat vjetore qe vinin nga kjo skele si qender ekonomike ishin rreth 1000 dukate. Keto te ardhura nuk ishin pak por perbenin nje te nenten e gjithe te ardhurave qe jepnin se bashku Berati, Vlora, Himara.
Pirgu i Myzeqese si skele tashme dihet por kuptohet se ekziston dhe si nje qender tregtare e zejtare por edhe si qender banimi stabile ne nje teritor mbi 50 hektare me disa objekte kulti. Disa nga keto kisha, rreth shtate i kam njohur edhe une se ne to sherbehej sipas shenjtorve qe ju kushtoheshin deri vone kur u ndalua me ligj besimi me 1967. Kjo tregon se kemi te bejme me nje qender me popullate te konsiderushme ne kohen e lulezimit te Skeles se Pirgut te Devollit.
Kam patur rastin te shikoj disa harta punime te vjetra per Ballkanin te shkruara italisht dhe ndonje tjeter gjermanisht por edhe ne botime te tjera. Pjesa me e madhe e tyre ishin skematike dhe jo te sakte se hartusit kane punuar me c’kane lexuar dhe nuk kane qene konkretisht ne keto ane per njohje direkte. Informacioni eshte i paket por edhe mjaft i zbete. Nje harte te vjeter te Ballkanit qe shkruante Arqipelagu Grek ishte me shkrim latin dhe jepte mjaft qendra te banuara. Ne territorin tone ishte saktesuar Regio Albania dhe Epiri rreth shekullit XII-XIII-te dhe mjaft qendra te vjetra qe nuk kane qene me te permendura ne mesjete si Arnisa, Eordeti, Pfoebati e tjera, Apollonia ishte shkruar Poline (qyteze e vogel) dhe fusha para saj me emrin shqip Plake kurse skelat Spinarica, Pirgu i Devollit dhe Vrego ishin ne vendet perkatese qe njohim edhe sot.
Në nje hartë te vitit 1651 të bere nga Pierre Mariette del pikërisht Pirgu i Muzakajve mbi lumin Devool (Seman) kurse mbi të në rrjedhën e Shkumbinit është Klodiana (Peqini) dhe në grykëderdhjen e Vjosës nje emer qe nuk lexohet mire por mund te kuptohet se eshte fshati Poro.
Ne harten e G. Cantellit te vitit 1689 shohim nje paraqitje bregdetare me interes te rajonit por lumenjte me grykderdhjet bien mjaft ndryshime me gjendjen e sotme te tyre. Pjesa me e madhe e lumenjve ketu jepen sikur derdhen ne veri perendim te vendit ne gjirin e Drinit (Golfo della Drino). Ne te majte te lumit Devoll ne rrjedhen e mesme eshte shenuar Savra kuptohet se behet fjale per fushen kurse ne te djathte me ne lindje eshte Karbunara (Corvunari) dhe ne grykderdhje ndodhet i shenuar Pyrgu. Me ne veri te ketij lumi kemi nje gji dhe nje lume jo te madh i paqarte si perroi i Lushnjes ku dallohet dhe emri Vrego i nje qendre kurse te tjerat nuk mund te lexohen qarte pervec disa emrave ne nje shtrirje me te madhe. Lumi i Vjoses nuk gjendet i shenuar por per rajonin bregdetar poshte Devollit dallohen qarte fushet, lagunat dhe kenetat deri perballe ishullit te Sazanit.
Emri i Myzeqese eshte shkruar ne formen (Mussionioni) dhe shtrirja e saj eshte prej fushes se Kavajes deri ne gjirin e Drinit. Shkumbini duket sikur kalon permes ne kete fushe dhe derdhet ne gjirin e Durresit. Me poshte ne drejtim te lindjes eshte shenuar Tomorrica (Timoriza), me ne lindje te kesaj ndodhet Benda dhe me ne jug Canonia. Ne jug perendim dallohen malet e laberise dhe emri Canina prane bregdetit ku shkruhet Golft della Avlonia.
Ne disa harta te tjera shohim se dalin njëkohësisht si Bashtova ashtu dhe Pirgu i Muzakajve por ato jane te fundit te shekullit XVIII-te, nje eshte e vitit 1784 dhe tjetra e viteve me te vonshme.
Me keqardhje mund te them se nuk munda ta bleja me cmimin qe me dha shitesi nje grek finok qe kishte pare interesin tone per nje pikture qe gjeta ne tregun e sendeve te vjetra ne pazarin e Manastiraqit ne Athine ne vitin 1996. Ajo ishte teper e vjeter dhe origjinale, ne sfond kishte nje skele lumore fushore dhe nje keshtjelle e vogel, ne largesi dallohej vija e kodrave, poshte kishte shkrimin Pirgos to Potamou dhe emrin e pa qarte per mua te piktorit.
Por mendoj se ajo ishte piktura e rralle e Pirgut tone te Karavastase dhe ne sfond kodrat e Divjakes me gryken e Gradishtes. Kurse im bire Mihali bleu nje kopje te nje harte te vjeter mesjetare qe mendoj se na sherbeu edhe per studimin tone per Myzeqene e vjeter. Ne ate treg pashe dhe shume libra te vjeter ku flitej edhe per Shqiperine, mjaft foto kopjime te pikturave te autorve te njohur anglez per Epirin dhe Ilirine disa te pa njohura per ne dhe me mjafte vlera historike e artistike por mjerisht ishin shtrenjte per xhepat tane te zbrazur.
Sic na tregojne dekumentat e ndryshme Pirgu i Karavastase ose thene ndryshe Pirgu i Myzeqese eshte nje skele ose port lumor rreth e 1 km ne brendesi te tokes. Ai ka luajtur nje rol te rendesishem tregtar me Mesdheun ne mesjete per zonen e Myzeqese. Duke u nisur nga dekumentat e njohura tregtare eshte hedhur mendimi se kjo skele ka funksionuar ne shekullin e XIII-XV. Por po te shikosh te dhena te tjera si dhe gjurme objektesh mendimi te con me thelle ne shekuj per ekzistencen e kesaj skele.
Por dekumentat tregojne se ajo ka ekzistuar edhe gjate sundimit turk mbase e kuptueshme jo me ate rendesi te dikurshme. Ne kete teritor kane zbritur mjaft luftetare arberesh me ne krye Gjon Kastrijotin e Ri, ku per nder te misionit te tij ju dha emri vendit Ndernenas (Nder i Nenes Arberi).
Po keshtu ne rrugen qe benin karvanet e tregtarve e cila kalonte prane Stan Libofshes ishte ngrituar Hani i xha Zybes, nje plaku krutan qe dikur kishte sherbyer ne skele dhe kriporet per rreth saj. Administrimi i doganes, Kriporeve, Daljanit dhe Cifliqeve si prona shteterore behej nga administrata e Beratit, ketu pleqte e vjeter tregonin se kishte ardhur dhe Naim bej Frasheri si punonjes i administrates se tatimeve doganore. Dhaskal Xhavo i Divjakes kishte qene shok shkolle me Naimin dhe Samiun. Familjet Naco dhe Bita ne Gradishte kishin ardhur nga Frasheri i Dangellise ne kohen e Ali pashe Tepelenes dhe ishin nga i njejti zjarr me Naimin. Te moshuarit tregojne se ai eshte kujdesur per ta ne ato kohra por kete na i tregonte edhe plaku Gaq (Naco) Gradishta.
Fshati me emrin Asturkas ka kuptimin prone shteterore, As dhe Has do të thotë që të ardhurat e këtij fshati të shkojnë për qellimet komunale. Prane tij ishte Kamçishti i Myzeqesë së Poshtme (Kamcishte do te thote gurishte e imte, kuptohet ne kete rast eshte fjala per kripen qe nxirej ketu). Po aty prane ishte dhe Daljani i peshkut i njohur si pasuri shteterore ne kohen e turqis. Kamcishte kemi edhe nje fshat ne Myzeqene e madhe prane Bubullimes ku thuhet se dikur nxiresh kripe. Ketu kripa gjendet ne shtresa minerale te medha eshte shfrytezuar per shume kohe por lumi e ka mbuluar shume kohe me pare kriporen si dhe vendin e shenjte qe quhet nga banoret Mejkan.(mendohet se ketej e ka origjinen dhe kleriku i degjuar Gjon Mejkashi qe mori pjese ne kuvendin e Arberit ne Lezhe).
Por le te vazhdojme me Astukasin tone, për këtë na vjen në ndihmë soditja e kujdeshme e vëndit pranë Mullagës siç e quajnë fshataret shënjat e lumit të vjetër si dhe shërbimet që bënin fshatarët për kishën e ShënMitrit dhe atë të ShënePremtes që ishin në të majtë të lumit. Këto kisha dhe pse Asturkasi kishte kënetën përpara, një herë në javë ndizeshin nga sherbëtori i kishës së Asturkasit që shërbente edhe pranë ShënMërisë Ndërnenasit. Kurse kishat e bregut të djathtë të Dellit, Devollit të dikurshëm si ShënMërija, ShënBarba i ndiznin shërbëtorët e kishës së Karavastasë edhe ky rast na forcon bindjen që Asturkasi është fshati i vjetër Kamçishtë qe gjejme ne regjistrimin e pare turk te vitit 1432, sepse afër këtij fshati ka qenë Dajlani i Karavastasë, atje ku i thonë edhe sot Dajlani i vjetër 500 m në veri të ish skelës së Pirgosit.
Këtë e vërtetojnë edhe lëvizjet që ka bërë Daljani ku brënda 100 vjetëve ai ka ndërruar tre herë në drejtim të veriut, por 500 vjet më parë ai duhet të ketë qenë aty ne vëndin e quajtur sot Shëllira e Madhe ndërmjet Ndërnënasit dhe Hadajt, por për shkak të mbathjes së lumit ai ka lëvizur. Po keshtu nuk duhet te harrojme edhe fshatin Cakajas qe dikur ka qene Daljani i vjeter dhe emri Cakajas ka kuptimin Prite nga turqishtja dhe sherbente per te zene peshk ashtu si eshte sherbimi i vet Daljanit. Ne kete zone eshte dhe Resomeni (Res-rresht, dhe meni-mena pra rresht menash) nje lagje, mehalle e vogel sepse dikur ne ato kohera ketu kultivohej krimbi i mendafshit dhe ishin mbjelle mena per ushqimin e tij si dhe mjaft drure deti (marine) per te mbrojtur token nga ererat e kripura dhe pasuruar dheun me rrenjet e tyre.
Im atë Kozmai i lindur në vitin 1860 vdiq në vitin 1951 më pati treguar se kur ishte në moshën 20 vjeçare ishte larë në detë tëk kisha ShënMarinës dhe rrobat thoshte i vendosi në rrënjën e pishës që ishtë në oborrin e kishës. Ai dhe disa pleqë të tjerë mbanin mënd mirë Skelën e Pirgosit në te cilen lidheshin gjemit e peshkimit. Ajo si skelë ishte rrënuar por akoma funksiononte për varkat e lehta të peshkimit. Bile aty kishte vdekur dhe ishte varrosur një marinar Ulqinak dhe në varrimin e tij kishte marë pjesë dhe një i quajtur Loni Sema nga Ndërnënasi, simbas shënjës, tregimit të këtij plaku duhet të ketë qenë viti 1875.
Nga ky vënd po të shikojmë sot, duket se deti është larguar në vijë të drejtë një km, ndërsa në drejtim të veriut është krijuar një gji nga gryka e lumit ku deti është larguar 6 km sepse lumi duke kaluar anës detit nga jugu në veri e ka shtytur duke e mbathur ate. Këtu e kemi fjalën për grykën e vjetër të lumit, para vitit 1946 kur rinia me aksion ja ktheu grykën prane Postes Verore aty ku është ndërtuar sot Hidrovori i madh. Arsyeja e kthimit të lumit u bë për shkak se po mbathej Daljani i sotëm i Karavastasë.
Gjate nje eksplorimi te kesaj zone ne rrenojat e Asturkasit ne nje grup historianesh te Myzeqese nga Lushnja dhe disa arkeologe te qendres se Fierit ne vitet 70-te mblodhem material dhe diskutuam per probleme historike te zones. Neritan Cekes qe drejtonte kete ekspedite ja kam trajtuar cfare dija e kisha pare, lexuar dhe degjuar nga te moshuarit per Pirgun e Karavastase dhe rrenojat prane Asturkasit duke e lidhur me gjithe zonen e Karatoprakut e me larg.
Nje dite vjeshte te vitit 1986 bashke me djalin tim ushtarak Mihalin qe kishte deshire ti njihte me mire vendet se donte te trajtonte nje teme Cezariane qe lidhej me veprimet luftarake prane Apsusit antik beme nje hulumtim te kujdeshem ne kembe per dy dite ne zonen se Karatoprakut. Ndoqem gjithe gjurmet e lumit te vjeter nga gryka e Gradishtes, dualem ne Babunje te vjeter, zbritem ne fushe tek varrezat e vjetra te muhamedanve prane shtepis se mikut tim te vjeter Xhavit Jashar Rrushos. Veshtruam me vemendje guret e shumte te ngulur e te rrezuar dhe konstatuam ate qe kish shkruar Pukevill rreth 200 vjet me pare per rrenojat e qytetit antik Daulia prane Daullasit. Kaluam permes fushes se Milos ku diku me poshte kishin qene disa toka te familjes sime, kaluam Rrungajen dhe u drejtuam per ne Remas, Karavasta, Mucias, Cakajas biseduam me mjaft banore te moshuar dhe te rinj te interesuar nje nga Staset dhe nje tjeter nga Bicat miqte tane na shoqeruan deri sa dualem ne derdhjen e vjeter prane Hidrovorit. Gjurme te vjetra qeramike na terhoqen mjaft vemendjen ne mezhdat e Muciasit si dhe rrenojat e kishave te vjetra qe me sollen ne kujtes ngjarjet e renda te largimit te madh te arberorve ne kohrat e errta te pushtimit otoman. Prej atyre kohrave erdhi ajo zbrazesi e zbehje e jetes dhe zhvillimit ne keto ane.
Te mos te harrojme perse mjaft zona te krahines se Myzeqese kishin ngelur pa banore. Mjaft nga ata ishin vrare ne luftra si aleat te prijesve te tyre kristiane ne luftrat antiturke, shume ishin larguar per tu mbrojtur ne zonat malore, te tjere u larguan se bashku me prince te tyre pertej Adriatikut per ne Italine Jugore por sidomos ne Siceli ku kishin edhe nje mbeshtetje me te madhe per shkak te mardhenieve te mira dhe kontributit te anasjellte midis tyre si dhe te kishes orthodhokse te Siciljaneve. Mos te harrojme se riti lindor praktikohej ne te gjithe Italine Jugore deri para ardhjes se normaneve ne keto vende. Por shqiptaret e larguar, arbereshet myzeqare shkuan ne Itali se bashku me kleriket dhe ikonat e kishave te tyre qe do ti respektonin edhe me shume. Duke marre dhe urrejtjen e kardinaleve vendas qe filluan ti quajne si sekt te perbuzur.
Me kete rast une mund te sjell ne kujtese kengen e atij moti te larget qe i kushtohet largimit te madh e qe kendohet akoma nder te mocem edhe sot ne Myzeqe si Kenga e Gjemise, ku banoret e krahines u mblodhen prane kishes se Shenkollit te Karavastase dhe u nisen me gjemite drejt brigjeve te tjera per ti shpetuar skllaverise turke.

Ika nëno ika, ikëm muarëm dhenë
Turku po na ndjek, kërkon të na therë
Të gjithë ne shkuam, poshtë në Babunjë
Te kisha e Shënkollit seç u therën buajte,
Drekën ne e hëngrëm, darka na mungone
Natën sterre u nisëm për në vënd të huaj.
Kur vumë këmbë lart në gjemite
Dëgjuan këmborën o te kumbrisë (buacës)
Mjera unë e mjera, koken kur e ktheva
Nuk i pashe me sy, zemra c’mu lendua
Mjera une e mjera si i lashe keto dhera
Zeri kumris ç’mu keput gjysm e fuqisë
Mallin na e morën të zestë mor me bojë
Vatanin e lamë, shkuam në vënd të huaj.

Po keshtu duke u nisur edhe nga emra dhe shenja te tjera mendoj se arbereshet e zones sone qe u larguan ne ato vite ruajne edhe sot kujtimin por edhe ikonat e kenget e bukura qe nga ajo periudhe. Ata shkuan plot plage nga luftrat me otomanet dhe perseri mbanin me dinjitet ne krye te varganit te te larguarve ikonat e Shen Merise e te Jezu Krishtit udherrefyes. Keshtu ndodhi me arbereshet e Pianes ne Siceli te cilet mbanin mbi krye keto ikona qe i nderonin si dikur banoret e Karatoprakut nga Divjaka-Bashtova deri ne Libofshe e ne thellesine lindore te fushes nga 30 gushti deri me 1 shtator ne gjithe kishat e Myzeqese atehere edhe sot. Piana e Arberesheve eshte themeluar me 1488 pak dite sapo ishin larguar kristianet e feudit te Materengajve qe vet si princer kishin vite qe ishin vendosur ne Siceli. Po keshtu e lidhim kete edhe me ngritjen e kishes se Shen Gjergjit dhe Shen Mitrit ne vitet 1495 e ne vitin 1495 ne Piana te Sicelise qe te kujtojne shenjtet dhe kishat qe i respektojne ato si Shen Gjergjin e Libofshes dhe Shen Mitrin e Karavastase.
Shumë familje shkuan dhe su kthyen më në trojet e vjetra, disa muarën malet mjaft të tjerë nëpërmjet skelave të lumenjve në Bashtove, Karavasta e të Grykasit shkuan në Itali, Korfuz dhe në teritoret greke e në ishujt e Egjeut ku i gjejmë edhe sot.
Ata që mbetën shumë u vranë në luftra, të tjerëve ju muarën fëmijët, gratë e vajzat ja u çuan në Anadoll, shtëpitë ja shkatrruan, pasuritë ja u muarën, zija pllakosi vëndin e tjera mënxyra. Qysh nga ajo kohë kemi edhe këngët e vjetra që populli i zonës sonë i këndon dhe i ruan akoma dhe pse kanë kaluar mbi 500 vjetë. Ja disa vargje që këndoheshin me pare nga të moshuarit e krahines se Myzeqese.
Të gjitha çu muarën, fëmij vajza e gra, bagëti e plaçkë e ndryshme në teritoret tona turqit i nisën për në teritoret e pushtuara të Bullgarisë pastaj në Anadoll dhe vuajtjet e tmerret e asaj shpërngulje të egër populli i kujton me dhimbje në këngën e ruajtur nga ajo kohë.

Ra një yll në mes të detit
Isharet moj të kjametit
Vjen zabiti osmanlli
Me një goxha ushtri
Neve mbetëm vetëm
Burrat hajmedet ikën
Shkuan o pertej detit

Neve mbetëm vetëm pa njeri
Vjen osmanlliu me një ushtri
Seç na vranë, o seç na prenë
Djem e vajza o na rrëmbyene
Në Sofje larg o po na i çojne
Jo në Sofje por në Stambolle
Nuk e dim si po na shkojnë
Qaj ditë o moj e qaj natë

Qajnë pleqtë e qajnë gratë
Për vatrat moj që na muarën
Këta qentë mor të huaj.
Kjo tregon dhimbjen e madhe popullore nga mënxyra që bënin turqit, se djemtë i muarën dhe i bënë jeniçerë e muhamedan të bindur dhe trima të sulltanit, vajzat i martuan me ushtarë turq.

Me keto ndjenja te ngarkuara nga ato kohra te largme shikimin e kishim tretur tashme me hapsiren e pa ane te fushes qe shtrihej e bashkohej njesh drejt serendipity me detin vale qete
Nga kulla e vrojtimit zbulimit tek posta verore drejtuam dylbite dhe pame cdo gje si ne pellembe te dores. Hengren dreke me ushtaret e sherbimit, kishin pregatitur peshk te fresket per ne, na u luten dhe barinjte e fermes per te qendruar ate nat por ne muaren rrugen per Asturkas. Pame e skicuam vende qe na interesonin, degjuam me interes mjaft gjera dhe mbajtem shenime per te rritur seriozitetit e rrefyesve dhe qendruan ne Ndernenas naten e pare. Kisha mall per keto vende dhe njerez qe i njihja mire qe nga vegjelia, vija shpesh here dhe perseri kisha kenaqsi te kthehesha, kujtimet e luftes e te punes me terhiqnin ne kete zone.
Njerez me te mire nuk gjenden mbi dhe si keta, te dashur, te afrushem te sinqerte, bujare, puntore te mencur dhe te matur ne cdo veprim por dhe mjaft trima. Erdhen na takuan nga Todot, Shulet, Bushet, Thomot, Veruaret, Guxot, Banet, Kuqit, Balluket e shume te tjere na respektuan sic dine ata me gjithe fisnikeri e qenies se tyre. Te nesermem u nisem dhe dualem ne bregdet ne derdhjen e Semanit dhe muarem rrjedhen e lumit lart nga Koka e Lapit, takuam barinje dhe puntore te shumte te fermes por edhe peshkatare. Me nje zetor u kthyem, muarem xhaden dhe dualem ne Havaleas e qe aty shkuam ne Metaj, vazhduam neper mezhda dhe kanale e mbritem ne Kolkondas prane manastirit te ShenKozmait ku na priste Rrapi Saqellari dhe muarem se bashku rrugem per ne rreth Libofshe ku kishin dale Staver Ndeka dhe Petraq Doko nje oficer i larte ne Divizionin e Fierit qe na kish inkurajuar shume per nje veprim te tille. Se bashku pame gjurmet e objektit te nje kishe shume te vjeter te shekullit te VI-te monument kulture, kishen dhe varrezat e vjetra te Rrethit dhe Cipllakes dualem lart prane gjurmeve te Metoqit shkuam me siper ne nje pozicion qe e kontrollonim mjaft mire pamjen e Karatoprakut.
Nje ere e lehte qe vinte nga deti dhe ngritja e reve te pluhurit ne rruget e pashtruara te fshatrave te bregut te detit tregonte se koha do te prishej. Fluturimi i pulbardhave drejt grykes Gradishtes ishte nje shenje tjeter per kohen qe po prishej por ne per nje kohe te gjate vazhduam te bisedonim per shteterit e shumte te dukshem e te pa dukshem, per rruget antike dhe objektet e shumta te kultit, per emra vendesh, arash, fshatrash e mehallash, sope dhe vija, bokrrima dhe rrekera ne koder e ne fushe qe ju njihnim vetem emrin disave por jo historine e tyre te mirefillte. Stavri i njihte mjaft mire dhe me distance gjithe pjeset e malit te Libofshes ai ishte rritur ketu, kish qene traktorist dhe brigadier ne keto ane. Kurse Rrapi na dha nje perfytyrim me te gjere per Gjanicen, Osumin dhe Devollin per shtreterit e vdekur te lumenjve kur kalonin dikur ne kete zone, Kolkondasi ishte kryefjala e tij ne te gjitha tregimet e shpjegimet pasionante. Mihali ndiqte tregimet dhe skiconte ne leter drejtimet e mundeshme e ne kohe te shkuara te lumenjve. Petraqi binte tregimet e te vjeterve te radhitura si ne nje ditar duke bere dhe nje lidhje per historine e mjaft fiseve te vjetra, per njerez e ngjarje qe na interesonin ne temen tone. Ketu shtriheshin te mpleksura e nderthurura bota e vjeter tashme jo aq e mistershme si me pare dhe jeta e re qe trashegonte shume ne gjak, tradita e zakone te mrekullueshme te te parve tane dhe vitaliteti per qendrese dinjitoze, pune te ndershme e besim per nje vlersim me te larte qe shteti duhet te tregoj ne keto ane per kete vend e keta njerez fisnike qe kane dhene aq shume e nuk kane mare asgje sikur dhe morale.
Nga keto takime mesuam shume me teper se sa kishim lexuar dhe na dukesh se kishim sqaruar mjaft enigma te vjetra dhe qe e meritonin nje vemendje per te rritur me tej krenarine per historine e kesaj zone qe ka dhene neper shekuj mbase me shume se cdo zone tjeter e vendit, por e pa vlersuar denjesisht per historine kombetare. Disa shenime dhe skica qe realizuam ne kete hulumtim i kam perdorur edhe ne kete shkrim per Kullen e Pirgut te Karavastase.

Ndryshimi i rrjedhes se lumit dhe rrenimi i Pirgut te Muzakajve.

Por shohim se mbas pushtimit osman per arsye qe dihen kjo skele e humbi rendesine qe pati dhe pse te ardhurat nuk ishin te pakta dhe u quajt per keto te ardhura Asturkas (prone shteterore). Por me vone mbas vitit 1804-5 te njejtin fat si Spinarisa pati edhe kjo skele qytet sepse lumi i Devollit u bashkua ne Gajde prane Kozares me lumin e Osumit dhe nderruan shtratin nga Gradishta duke dale ne Mbrostar dhe moren drejtimin drejt detit ne shtratin e vjeter te Osumit, duke bere shume dalje dhe shmangie. Ne Rreth Libofshe aty nga viti 1827 tregojne se lumi mer drejtimin e veriut, kalon para kishes se Shengjergjit ne Libofshe deri afer Vanarit ku kthen nga jug perendimi duke shkaterruar fshatra gjate levizjes neper Aren e Milos, prane Ciflikut ne Havaleas, Ndernenas ku ndan fshatin Seman nga enoria e madhe e Ndernenasit dhe ktheu ne Alibejas ne drejtim te veriut dhe paralel me detin tashme me emrin e ri Seman. Duke vazhduar levizjen kaloi perseri nga ky drejtim i ri prane Skeles Pirgut dhe u derdh ne gryken e vjeter deri ne vitin 1962 kur rreshjet e medha te atij viti e nxuaren lumin perseri nga shtrati dhe ujrat shperthyen prane vendit te quajtur Koka e Lapit e u derdhen ne dete aty ku gjendet edhe sot.
Ne keto kohra, mbas vitit 1805 u ngrit edhe skela e re e Semanit afersisht ku ishte skela e vjeter e Spinarices. Emrin nuk e mori se ishte skele e lumit Seman sepse lumi ishte disi larg prej ketu por si skele detare prane fshatit Seman. Ketu kemi edhe sot qe prej atyre kohrave emrin e doganes, te pusit, dhe te fikut ne gjuhen turke me emrin Gjymryk, pusin e gjymrykut, fikun e gjymrykut.

Lushnje
Nentor 1997 shkruar e perfunduar per respekt te banorve te Karatoprakut
Llaqi Kozma Jano[/quoteem]

Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Molossia or Myzeqe?

#23

Post by Phoenix » Sat Jul 24, 2010 9:35 pm

[quoteem]Autoret e antikitetit per teritorin dhe fiset taulante.


Te gjithe autoret e antikitetit qe kane shkruar per Ilirine dhe fiset ilire kane permendur kurdohere Taulantine dhe taulantet si nje nder teritoret e fiset me te njohura per aktivitet politik, organizim luftarak e zhvillim ekonomiko kulturore me qendra te degjuara qe kane ndikuar ne ngjarjet e rendesishme te kohes.
Por sot ne mund te dallojme per kaq sa njohim nga dekumentat e vjetra dhe realiteti i sotem se kemi edhe mbivendosje popujsh e fisesh ne kohra e situata te njohura e te panjohura si dhe nga emertimet qe ju bejne fiseve te njejte ne kohe te ndryshme. Kjo eshte e kuptueshme se shkrimet kane distance kohore te gjate dhe ndryshimet jane te qarta po te kemi parasysh ngjarjet, levizjet, luftrat por edhe gjuhet ne te cilat ato jane shkruar. Ketyre duhet ti shtojme edhe emertime qe sot nuk ja gjejme etimologjine ne gjuhet e shkruara te pushtusve apo shkruesve por edhe mistereve te gjuhes sone te vjeter.
Taulantia zinte nje teritor te gjere fushor e kodrinor, pershkohej nga mjaft lumenj qe kishin limane dhe skela ne grykderdhje. Ky teritor kufizohej nga perendimi me detin Adriatik qe e lidhte me gjithe vendet e Mesdheut. Ketej kalonin rruge te shumta per ne lindje e perendim ku shkonin tregtaret, misionaret dhe ushtrite e ndryshme. Le te shikojme cfare njoftimesh na japin autoret e antikitetit qe kane kaluar ketej por edhe te tjere qe kane degjuar e lexuar ngjarje dhe histori te shumta per taulantet dhe fiset e tyre si Parthinet qe njihen edhe si (Galaure e Albane), per Bryget, Asqelasit, Ardejt, Sesaret, Parauejt, Desaratet e tjere.
Skilaksi historian i antikitetit, ka jetuar ne shek e VI-V-te para Krishtit. Ka shkruar me porosi te Darit, mbretit te perseve vepren Lundrime ku ne gjejme te dhenen me te hershme per fisin ilir te taulanteve dhe qytetin e zones sone Apollonine e Ilirise, pozicionin e saj, largesine nga Epidamni dhe Amantia qe ishin dy qytete te rendesishem te asaj kohe si dhe largesine nga deti. Asnje gje tjeter nuk na vjen ne ndihme per orientim pervec se nje lume qe rrjedh prane Epidamnit e qe quhet Palamas (Palamnos greqisht dhe Palamnus latinisht).
Lumi Palamas qe rrjedh ne jug te Epidamnit na jep te drejten e vertetimit te hipotezes se dikur ne zonen fushore drejt bregdetit veriperendimor te Kavajes ka kaluar nje lume (i madh, ai i Geniusit-Shkumbinit) se bashku me perrenjte e tjere te zones mbase edhe lumenjte e perrenjte e tjere qe vinin nga zona e Myzeqese por pa dalje ne gryk te Bashtoves.
Mendoj se ky lume me emrin Palamas duhet te jete Geniusi antik qe derdhej dikur po ne ate gryke te Kavajes ne jug te Durresit. Sipas nje tradite tashme te vertetuar ne kohet e vjetra per gati gjithe lumenjte tane, ata kishin emertime te ndryshme neper zona te tjera ku kalonin. Kete emer Palama e mbante ky lum ketu dhe njihej nga banoret e zones ku derdhej ne dete per arsye tashme te shpjegueshme te tradites ku lumi do te njihej me emrin e rrjedhes se perroit me te afert te zones. Dallojme qarte edhe sot jo shume larg Shkembit te Kavajes, aty prane tij se rrjedh nje perrua qe quhet ende Palama ashtu si dhe fshati prane me te njejtin emer.
Shume kohe me vone nga kjo e dhene e Skilaksit, nje tjeter informacion pas rreth 600-650 vjetesh na jep gjeografi aleksandrian Klaud Ptoleme me emertimin Gryka e Panys ne jug te Durresit.
Por keto te dhena me kordinatat qe na sjell Ptolemeu jane te sakta vetem per derdhjen qe ruan edhe sot lumi i Shkumbinit c’ka tregon qe lumi i permendur nga Skilaksi tashme eshte shmangur dhe derdhet me ne jug bile kjo mund te kete ndodhur para kohes se luftes civile romake te vitit 49-48 midis Cezarit dhe Pompeut ne kete rajon ku na jepet per here te pare emri i lumit Genius. Kete emer Panus qe na jep Ptolemeu dhe qe eshte i ngjashem me ate te lumit qe permend Cezari me emrin Genius nuk ka dyshim se eshte i njejti lume.
Ne kete rast ky emer Genius sipas tradites se zones mund te jete emri i lumit te fshatit te sotem Garunje apo Gramsh ne zonen kodrinore te Darsise qe dikur ishte fortesa e degjuar ne antikitet me emrin Gerinium, Konjati i sotem (Kerrinium, Masiusos, Mazius) e dilte ne zonen e fushes per te vazhduar me ujrat e tjera me drejtimin per ne dete.
Te njejten gje mund te themi edhe per lumin Seman (Apsusin antik) qe shpesh here prej kohrave antike deri ne mesjeten e vone nga rrjedhja e mesme deri ne rrjedhen e poshtme dhe pse kishte dy dege kryesore ai do te kishte dhe emra te ndryshem.
Devolli njihet si lumi Diavola, lumi i Diallit, lumi Grabova na e jep Pukevili, Lumi i Gradishtes, Lumi i Gogolasit, Lumi i Karavastase, Lumi i Pirgut dhe mbas bashkimit me Osumin njihet me emrin Seman.
Lumi i Osumit ne kohet e vjetra quhej Apsus, ne mesjete Charxhenta tek shkrimet e Ana Komnenit, lumi Epasa e gjejme tek Anonimi i Gorkes por une mendoj se ketu behet fjale per Apsusin, lumi i Beratit ose Beratino sipas Pukevilit.
Deri ne vitin 1804-5 te dy keta lumenj te rendesishem e te njohur ne histori kishin shtreter dhe drejtime te ndryshme per ne dete. Diku prane Libofshes ne fshatin Vanar lumi i Osumit qe vinte nga Mbrostari do te bashkohej me Devollin qe kalonte permes Myzeqese per te dale ne gryken e Gradishtes dhe do te vazhdonin per ne derdhjen e poshtme. Ne bregdet shpesh njihet me emrin Apsusi, here te tjera Diavolo por edhe si lumi i Pirgut ose lumi i Karavastase.
Mbas bashkimit te dy degeve kryesore Devollit dhe Osumit prane fshatit Gajde ne afersi te Kozares per arsye te rreshjeve te shumta te vitit 1804-5 ku lumenjte dualen nga shtati i vjeter, permbyten gjithe fushen ku kronikat na tregojne nje katastrofe te gjithanshme per banoret dhe gjene e gjalle ne keto ane. Vetem importimi i bagetise se trashe nga viset e Danubit mundesoi te stabilizohej situata emergjente me nje thundraket shkruan Pykewill dhe te tjere autore te asaj kohe.
Duke u bashkuar ujrat e ketyre lumen ato muaren se bashku drejtimin qe kane afersisht edhe sot pasi u stabilizuan. Emri i ketij lumi te bashkuar edhe me ujrat e Gjanicen qe zbriste nga Mallakastra do te jete Seman. Ky emer thuhet se vjen nga emri i fshatit Seman qe ky lume i pershkoj tokat e tij permes dhe e ndau ne dysh duke ngelur nje pjese sic ishte me Karatoprakun dhe pjesa tjeter me Topojen.
Po keshtu kemi edhe lumin Aosi (Vjosa) me ne jug te tyre qe shpesh quhej lumi i Apollonise, i Pojanit ose Povles duke i dhene edhe emrin fushes perballe bregdetit qe e quajne Povelce.
Ne kete menyre vertetojme prej dekumentave dhe nga shifrat qe jep Ptolemeu se lumi Palamas i Skilaksit, Panys i Ptolemeut, Genius i Cezarit, Skobi ose Tobi i mesjetes eshte Shkumbini sotem. Ne rrjedhen e poshtme quhej lumi Bregos, Vregos, Vrecos sipas latineve, pavarsisht nga ndonje ndryshim germe qe vjen nga shqiptuesi apo dhe shkruesi qe na sjell informacion. Ky emer Vrego apo Brego na sjell ne kujtes se dikur ne kohet antike se ne keto ane njihet se jetonte fisi Brykeve, Brikesve.
Ne ndonje rast ne mesjeten e hershme Shkumbini na vjen prej dekumentave veneciane apo raguziane me emrin Skambin, Skumpino, Valmi ashtu sic ishte dhe emri i qytetit prane themeleve te Elbasanit te sotem. Ketu kuptohet se keto emra vijne nga etimologjia e emrit Shkumb dhe Valme qe eshte nje proces i njohur i lumit nga ujrat minerale acide dhe shkembenjte e guret e shumte qe ka ne shtratin e tij e krijojne procesin e shkumes, te vales se bardhe.
Greket e vjeter na japin emrin e nje fisi qe quhej Ardej dhe qendren e tij me emrin Adra. Ky emer ne gjuhen helenike do te thote i piste, i ndotur, i turbullt, kjo mund te shpjegohet me prurjet e lumit dhe me vazhdimsine e ketij emri qe e gjejme ne formen Shkumb e Valme. Ky fis jetonte ne rrjedhen e poshtme te Shkumbinit. Po me kete emer e me kete kuptim shpjegohet edhe emri i detit Adriatik.
Po kete kuptim ka edhe emri i Durresit, Durrachium, ne antikitet qe do te thote i ndotur, i piste, i turbullt. Kete emer ne formen Durrak me vone e muaren sllavet dhe e perdorin ne fjalorin e tyre me po kete kuptim. (Per emrin Durrach ka disa hipoteza qe do ti trajtoj me poshte)
Por ketu ne anen jugore te gjiut te Durresit kemi nga Ptolemeu dhe nje emertim tjeter …te nje rryme te vogel te quajtur Spirnatza. Pertej Spirnatzes eshte nje gunge qe quhet Kepi i Lagjit (Cao, Capo di Lachi).
Ne gjuhen latine Cao, Capo i thone kokes, kurse Lachi, lagji eshte perseri fjale latine qe do te thote vend ujrash, kenete shkurtim i fjales lagune. Pra kemi te bejme me nje toke Kep, Koke qe eshte ne krye te lagunes, ujrave.
Me poshte 15 milje larg Genusit shkruan Ptolemeu eshte lumi Apsus. Kjo e dhene kuptohet se pas Shkumbinit vjen Apsusi. Ky lume (Devoll, Osum) eshte quajtur shpesh Ergenta (Charxano-Harzani) ose Beratino, lumi i Karavastase, Lumi i Pirgut dhe se fundi lumi i Semanit. Tashme dihet se ne kohet e vjetra ai derdhej ne Gryken e Gradishtes pra aty ku e percakton Ptolemeu.
Ptolemeu eshte me i sakte si gjeograf dhe si historian dhe ne rastin tone konkret ne duhet te kemi me teper besim jo vetem per njohurit e tij por edhe per nje arsye edhe me te madhe se ai eshte me origjine nga trevat tona, eshte nga ai vend dhe nga ata banore qe do ti japin emrin vendit e popullit tone Albania dhe Alban.
Autori Dhionis Pirro i biografise te Aleksandrit te Maqedonise te botuar ne Athine me 1846 ne faqen 72 shkruan …se nga Qyteti i Bardhe kishte origjinen edhe Ptolemeu i Lagut. Ishte bir i mbretit te Maqedonise Filipit dhe i Arsinoit, vella prej babai me Aleksandrin dhe njeri nga gjeneralet me te degjuar, me me fame te Aleksandrit te madh, i cili mbas vdekjes se tij ne vitin 323 para Krishtit jetoi ne nje distrikt te perandoris se gjere aleksandriane si mbret i Egjyptit.
Emrat Lagut, Lagjidet te perdorur si mbiemer qe mbanin Ptolemenjte a nuk na sjell ndermend edhe zonen ujore te taulantise qe quhet Lagune dhe kepin ose gjirin e Lagjit qe ndodhen ne zonen tone nga ku e kishte origjinen edhe kjo dinasti.
Sipas Daniele Farlatit shkruesit te Illyricium Sacrum njohes dhe ilirolog me i madh i te gjitha kohrave …ky Ptoleme ka krijuar biblioteken e famshme Aleksandrike ose Ptolemike te perbere prej peseqind volumesh. Gjithashtu edhe pasardhesit fisnike arsimdashes, trashigimtare te denje te tij me emrin “Ptolemenjt Lagjidet” qe ishin tridhjete me radhe mbreteruan per 290 vjet ne Egjypt njeri mbas tjetrit deri sa mbreteria e tyre u pushtua nga romaket.
Nga fisi, dinastia e Ptolemenjve eshte edhe Kleopatra gruaja e bukur dhe e famshme qe drejtoi me aq ambicje, trimeri e zgjuarsi Egjyptin, e njohur edhe si favorite e dashur e Cezarit, Antonit e tj.

Straboni shkruan se rruga Egnatia nga Apollonia qe shkon drejt lindjes per ne Maqedoni bashkohet me ate te Durrsit ne te njejten distance. Ai shkruan“ … konstatohet se udhetaret qe nisen nga Apollonia ose Epidamni duhet te pershkojne te njejten distance per tu takuar ne te njejten rruge“. Ketu nuk kemi te bejme me rrugen e drejtperdrejte bregdetare Apolloni-Durrachion por me rrugen Apolloni, Novas, Stefanaphana, Apsus (ura e Kucit prane Mazhajt), Marusio, ose Mannua (Konjat, Dushk), Klodiana (Peqin). Por pervec kesaj rruge mendoj se ishte edhe rruga Apolloni, Novas(prane Fierit), Stefanaphana (Mrostar-Petove), Apsus (Daullas-Libofshe), Gradishte dhe permes fushes qe nuk kishte pengesa lumore, drejt (Marusio, Gerinium, Kerinium) qe eshte Dushku i Lushnjes dhe prej andej ne Klodiana (Peqini i sotem). Me gjere do ti trajtoj me poshte ne studimin rruget ne kohrat antike ne Taulanti.
Nuk perjashtohet mundesia qe pika e takimit e ketyre dy degeve te barabarta te jete prane Elbasanit te sotem. Kete e tregojne fragmentet e rrugeve te vjetra te gjetura ne Portes-Grizhe, Qafe te Stefanit, Cukas, Kosove te Lushnje, Gradisht te Beleshit dhe me tej ne drejtim te Elbasanit si dhe gjurmet e urave te vjetra ne disa vend kalime lumenjesh sidomos lumit te Semanit prane Cukasit dhe lumit Shkumbin.
Tit Livi shkruan …. ne vitin 200 para krishtit Konsull romak Sulspici fushonte midis Apollonise dhe Durrahut ne breg te Apsusit (remes…habedat castra..) dhe midis te tjerave ka shkruar se ne vitin 199 para krishtit ... pasi pati pershkuar territorin armik konsulli i coi trupat e tij ne rajonin e qete prane Apollonise qe kishte qene baza e fillimit te fushates se tij. (fjala ketu eshte per zonen e Remasit qe do te thote latinisht Kamp ushtarak).
Kemi ne kete shkrim shprehjen ..ad Apsum flumen habedat castra.. Ky eshte vendi sipas Livit ku qendroi ushtria romake prane lumit Apsus para se te fillonte operacionet ne taulanti, parthini dhe me tej drejt enkelenjve. Kjo na sjell sot ne mendje emrin e fshatin Bedat (vend strehimi, vend qendrimi, vend fjetje) prane Karavastase, ne zonen e Remasit qe latinisht do te thote kamp ushtarak, fushim trupash ushtarake.
Tanime …ne vitin 189 para Krishtit Markus Flaviu kishte zbarkuar me ushtrine e tij disa legjione romake ne Apolloni dhe u konsultua me udheheqsit epirote mbi vendin nga ku do te niste fushata.
Nga keto te dhena qe shkruan Tit Livi del mendimi i drejte llogjik se ne te gjitha operacionet qe kane zhvilluar romaket ndaj fiseve ilire kishin forca ndihmesa ushtarake bylinase, apollonase, dyrrakesh dhe kerkyras.
Kemi nje qytet antik te quajtur Dimallum, Dimalle prane Parthineve sic shkruan Polibi qe e pushtuan romaket dhe iliri renegat Dhimiter Fari nga Kerkyra qe u lidh e ndihmoi romaket per operacionet luftarake ne Iliri.
Dimali mendoj sipas pozicionit dhe rajonit eshte i njejte me emrin e qytetit me emrin Codrion qe e gjejme ne harta te vjetra por ne ato te mevonshme e gjejme edhe me emrin Codras. Keto te dhena perputhen plotesisht me fshatin e sotem Krotin prane Allambrezit ne Berat mbi nje koder ku jane gjetur mjaft material arkeologjik te asaj kohe qe na informojne kronikat e vjetra. Edhe etimologjite e te dy ketyre emrave jane te njejta mal-koder.
Dimallum, Dimalle, Dimal, Codrion, Codras sot Krotina ne Allambrez ne zonen e Beratit.
Ne kohet e vjetra shkruan mitropoliti i Beratit Anthimio ne vitin 1865 Taulantia perfshinte edhe Orestiadhen, Emiliotidhen dhe Eordene. Ky vend ne vazhdim u quajt edhe Epir i ri sic shkruan ne Geografin e tij Meletiu si dhe fjalori i Historiografik i Nikolla Lorentit botuar ne Vjene ne vitin 1837 si dhe ne Kronografine e Epirit shkruar nga P.Aravantinoi.
Ka disa trajtime gjeografike ku shikojme qe ka barazvlershmeri midis emertimeve Albania ose Eordia, Eorditi (vend nga lind dielli, ku vjen dielli, ku zbardh, agon dita e tjera kuptime per te bardhen)
Po keshtu kemi edhe qendra te tjera si Malosse (mbase Malinati) dhe Ichiu, Eugenium, Bargulum (eshte Devolli i Poshten sot Barbullinja pran Lushnjes). Kemi zonen Perisai ku ndodhet Damastium (miniere argjendi) (ketu kuptohet se behet fjale per zonen Berat, Tomorr e Shpirag qe perfshihej ne fiset Deserate dhe Antitanet)
Kush eshte rajoni Eordeti, Eordia, Eordene qe permendet nga autoret antike dhe cfare perfitojme nga kjo e dhene.
Ne mjaft shkrime te vjetra na del zona me emer Eordia ose Eorditi, po keshtu kete emertim e gjejme edhe ne disa harta te vjetra. Ne autore te ndryshem qe nga me te hershmit Polibi e Straboni kete rajon e quajne zonen e fisit Parthine.
Parthinet si fise jane shtrire ne veri deri ne Durres sipas gjithe autorve antike qe kemi studjuar, kurse te tjera vendshtrirje te mevonshme une mendoj se jane perkthime jo korrekte te informacionit dhe me teper sajesa te studjuesve
Eorditi, Eordei eshte zone ne jug te Partheve shkruan Polibi dhe me vone Ptolemeu ku permend ne kete zone tre qytete si Skampa, Debona dhe Daulia. Eorditi (erth dita, nga vjen drita) eshte emri i perendeshes ilire te Drites ashtu sic ishte Apolloni tek helenet dhe ne kete zone ilire ka mjaft emertime te lashta pagane por edhe kristiane qe lidhen me respektimin e kultit te Diellit dhe Drites.
Mendoj duke u nisur nga gjithe te dhenat qe jepen si zone ne jug te Partheve del se Distrikti Eordeti perfshinte zonen Elbasan, Sulove, Darsi, Dumre dhe Myzeqe ne kohet e vjetra dhe kishte tre qendra te medha te degjuara, Skampa qe njihet edhe me emrin Skambin dhe mendohet se ishte diku prane qytetit te Elbasanit te sotem.
Qyteti tjeter me emrin Debona (Partha, Bantia, Pastusi, Galari, Opidium Parthum, Albapolis, Belesh eshte i njejti etimologji) ne Dumre sot prane renojave ne Gradishte te Belshit.[/quoteem]

Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Molossia or Myzeqe?

#24

Post by Phoenix » Sat Jul 24, 2010 9:39 pm

[quoteem]Albanet dhe qyteti i Albanopolit

Per here te pare te dhenen per fisin apo tribune e vogel me emrin Albanet dhe qendren e tyre Albapolis na e sjelle Ptolemeu. Ai shkruan …se brenda teritorit te maqedonise ishin, shikohen, gjenden fiset ilire dhe qytetet e tyre, Taulantet me Arnisen, Elimiotet me Elimian, Orestidhot me Amantien, Albanet me Albapolisin.
Keshtu prej informacionit te dhene nga Klaud Ptolemeu per fisin e vogel te Albaneve dhe qendren e tyre Albanopolis, territorin, shtrirjen dhe vendodhjen e tij ne gjeresine 46 grade deri 41 grade e 5 minuta, mjaft studjues kane debatuar dhe nuk i kane dhene zgjidhje akoma dhe sot e kesaj dite.
Informata e Ptolemeut eshte mjaft e sakte por te tjere kane shtuar e interpretuar me sajesa qe nuk qendrojne. Ne kete kuader jam perpjekur te sjell argumenta qe te shkoj tek e verteta aq e deshiruar nga te gjithe. Kjo mund te duket e habitshme qe une nje qytetar krahas problemeve te jetes personale kam mundur te studjoj, mbledh e konkretizoj direkt ne teren mbase me mjaft sakrifica per te zbardhur te verteten historike qe mjergulla e shekujve per fajin tone me teper se sa dhe te tjerve na ka mbeshtjelle dhimshem.
Ky pershkrim duke u nisur edhe nga kordinatat gjeografike qe ai sjell kuptohet lehte se eshte per zonen bregdetare poshte Durresit deri ne Vlore dhe ne thellsi zonen Elbasan–Berat.
Por ne kete rast nuk duhet te ngaterrojme nje te dhene tjeter me te hershme per emrin Albania dhe Albanians te nje rajoni tjeter ne kufijte e takimit te Europes me Azine, ku shtriheshin dikur teritoret e pushtuara nga Aleksandri i Maqedonise. Ate na i sjelle per here te pare ne shkrimet e tij, historiani i antikitetit Dionysus i Halicarnassus ne shek e I p.k. Ai shkruan se…albanias si shume popuj te lashte erdhen nga lumenjte Eufrat dhe Ganxhi dhe u vendosen midis brigjeve te detit Kaspik dhe maleve Kaukaz, vend qe me vone mori emrin Armenia, ku jetonin si barinj dhe luftetare. Ata njiheshin ne Azi si Albanians dhe krahina e tyre ne hartat e kohes quhej Albania, madje dhe grykat chokebore te Kuakas u quajten Albanian Gates ose Porta Albane.
Po keshtu te njejten gje na pohon edhe Plutarku ne vepren e tij Jeta e gjeneralit romak Pompei, ku nje popullsi e quajtur Albanians haset nga ushtria e Pompeut gjate kthimit nga Armenia, bile Albaniansit sulmojne ushtrine Romake dhe shume prej tyre dergohen ne Rome si rober lufte. (Une mendoj se kjo e dhene e Plutarkut ka te beje me albanet e taulantise se ne territory e tyre kolonte rruga e terheqjes se Pompeut nga Armenia. Kete na e perforcen me teper edhe e dhena qe na sjell Jul Cezari ne Lufta Civile libri i III-te shkruan ... Pompeu disa dite me pare kishte plackitur parthinet, duke u cveshur deri ne themel shtepite dhe duke u marre me ane te kaloresve te tij gjithe drithin qe ishte grumbulluar aty (Ne kete kohe Qezari ndodhej ne ushtrine e tij ne pozicionet prane brigjeve te Geniusit (Shkumbinit)
Edhe Straboni flet per keta pellazge te Kaukazeve te cilet i quante Albanians kurse Albanet tane ne Iliri qe permend Ptolemeu ai i quan Galare ne gjuhen helene qe do te thote te bardhe ne gjuhen ilirishte ashtu sic kuptohen edhe ne gjuhen latine Alban-te bardhe.
Edhe ne dekumenta te tjera sidomos ne disa harta te antikitetit gjejme te shkruar ne keto zona te Azise emrin Parthe ose Galatia per vende dhe popuj te tjere.
Del pyetja se a ka lidhje midis Albaneve te Kaukazit, Kaspikut, Armenise dhe Partheve, Galarve, Albaneve ne Iliri. Une mendoj se ka kuptim jo vetem etimologjik por edhe nga faktore te tjere thelbesore. Ne dime nga mjaft shkrime antike per levizjen e madhe Indoeuropjane si dhe mjaft teori te tjera ne lidhje me kete levizje te mundeshme. Por ne do te shikojme vetem nje fakt qe na bien mjaft autore antike se ne ushtrine e Aleksandrit te Maqedonise benin pjese shume trupa te rajoneve epirote dhe ilirike qe ishin ne aleance dhe ne sherbim te Aleksandrit te madh. Diodori historian i antikitetit nga Sicelia ne Shek e I pas Krishtit ne librin Biblioteka Historike shkruan …se Kliti eshte i biri i Bardhulit u bashkua me Glaukun mbretin e taulanteve kunder Aleksandrit te madh, pas humbjes ne betejen e Pelionit (Bilisht) ata hyn ne aleance me Aleksandrin dhe dhane forca ilire per te pushtuar Persine. Pas vdekjes se tij ata mbeten ne ato ane te Perandorise madhe, te pastabilizuar dhe ne grindje me vendasit. Prandaj i shohim ne levizje drejt Kaspikut dhe Kaukazit sic i gjejme gjurmet edhe sot sidomos ne mjaft tipare fizike e psikologjike ne zakone, tradita dhe ne shume elemente te gjuhes Armenishte ku mjaft fjale te perdorimit te gjere jane te njejta me tonat sic i ka studjuar ne punimin e tij Shqiperia, Odiseja e pabesushme e nje populli parahelen Profesor Aref Mathieu egjyptian me origjine shqiptare.
Historia e tyre eshte e ngjashme me historine e Kalashve dhe Banorve te Hundezes ne Pakistanin e verilindor qe e quajne vehten pasardhes te Aleksandrit te Maqedonise. Edhe ketu nder keta banore kemi tipare fizike dhe psikologjike te te pareve tane, fjale dhe emertime te shumta ilire si dhe besimin pagan karakteristik te ilirve te dikurshem qe keta e ruajne me mjaft fanatizem.
Duke vazhduar me Polibin, Strabonin dhe Ptolemeun qe na e sjell te dhenen Albania dhe Albanopolis te cilat na delin ne zonen me emrin Partha dhe qyteti Debona (Debora eshte fjale shqipe qe perdoret dhe si sinonim i se bardhes) kuptohet qe behet fjale per qytetin qender te partheve (Partha eshte Bardha ne shqip), Parthena (e Paster e Virgjer, e pa perlyer, sinonim i se bardhes ne greqishten e re), Galar e quan Polibi vendin dhe banoret (galar kuptohet qumeshtor, sinonim i ti bardhes ne greqisht) me vone romaket do ta quajne vendin dhe fisin Alban (Bardhe ne latinisht) e me tej sllavet do ta quajne ne gjuhen e tyre Belesh (e Bardhe ne gjuhen Sllave).
Por per qytetin Debonia ka mendime se mund te jete Dobrini i Skraparit. Kjo eshte pak e besushme se ndodhet large nga zona e quajtur Eordeti dhe se emri Dobrin eshte me origjine sllave kur dihet se dekumenti eshte me i hershem nga koha e ardhjes se sllaveve ne anet tona. Por une mendoj ndryshe, duke u nisur nga Ptolemeu qe shkruan edhe per nje tribu (fis i vogel) me emrin Alban e me qender Albanopolis. Mos eshte ky i njejti fis qe ka qytetin me emer Debonia e qe eshte mjaft i ngjashem ne kuptim me emrin Alban (Alban i bardhe por edhe debore do kuptuar e bardhe). Per kete na vjen ne ndihme edhe e dhena e Strabonit per fisin Galar dhe vendin Galioni po ne kete rajon te Partheve ne Taulanti. Ne tashme e dime se Galar do te thote qumesht dhe eshte edhe si sinonim i te bardhes ashtu sic eshte edhe emri Debore sinonim i se bardhes dhe nuk ka dyshim se qyteti Galioni eshte i njejti qytet Debona.[/quoteem]

Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Molossia or Myzeqe?

#25

Post by Phoenix » Sat Jul 24, 2010 9:41 pm

[quoteem]Qyteti antik Daulia i partheve taulante ne Myzeqere e poshtme

Qendra tjeter e distriktit Eorditi me emer Daulia ndodhet me poshte ne Myzeqene perendimore. Ajo ne kohet antike ishte qytet i fortifikuar dhe nje skele e rendesishme e Partheve per shkembimin e mallrave me vendet e Adriatikut e me gjere. Prane ketij territori kishin nisur sulmet legjionet romake ndaj ilirve taulante shkruajne te gjithe autoret e vjeter. Edhe Jul Cezari ketu perpara Daulias ngriti fushimin luftarak dhe krye veprime mbrojtese luftarake ndaj forcave superiore te forcat e Pompeut dhe ne pritje per te ardhur forcat e tjera te Mark Antonit nga Italia. Ketu kalonte rruga e drejtperdrejte Apolloni-Durrachium kishte dhe ura sic shkruajne autoret kur pershkohen luftimet apo kur Cezari iu u desh te hidhej fshehurazi ne Itali qe te merte forcat qe nuk po i vinin. Ai u nis naten pa u diktuar nga kampi me karrocen e tij (gje qe tregon se kishte rruge te mirembajtur per karrocat) dhe i hipi varkes me rrema per te dale ne det (kuptohet se kish skele anijesh)
Qyteti Daulia qe e gjejme edhe me emertime te tjera vertetohet qarte prane grykes se Apsusit ne dalje te Babunjes se Lushnjes, kete emer e mban sot fshati Daullas prane Vanarit te Libofshes. Ketu ne pronat e familjes se Xhavit Jashar Rrushos midis Babunjes e Vanarit tek varrezat e vjetra te muhamedanve gjenden objekte te antikitetit si dhe guret e limanit te vjeter e te forteses se Diavoles, Daulia antike. Nje kollone te madhe mermeri mbi 3 metra me gjersi 40 cm e trashesi mbi 15 cm qe kishte edhe disa vrima anash per tu fiksuar ishte sic dukej nje pjese e portalit te hyrjes se qytetit te vjeter, une mendoja ta vinim ne muzeun e Lushnjes. Xhaviti shoku dhe miku im qe nga femijeria e ruante me kujdes se e kishte kujtim nga i jati nje patrijot fanolist e demokrat i njohur i viteve 20 qe e vrau pabesisht agjentura e Zogut. Kete shtylle ata e perdornin per lesimin e tokave te tyre por vone une mora vesh se ajo ne anen e brendeshme kishte nje shkrim te vjeter qe fatkeqsisht nuk munda ta shikoja ne ate kohe se dhe vet Xhavite nuk donte te ekspozohej shkrime se mund tja mernin kollonen. Me vone kur u ngushtuan tokat e oborrit nga mos perdorimi si dhe vershimit te ujrave shtoj dhe harresen pas vdekjes se Xhavitit ne vitet 80-te, ajo mbetet e fshehur diku prane arave te families se tij. Po ne arat e Zabit Xhavit Rrushos une kame pare gjate punimeve ne thellesine nen 2m kur hapej nje pus per vaditje dy koka qypash te medhenj te antikitetit qe sherbenin si rezervuare por tani te mbushura me dhera gjate kohrave. Kete ja tregoj dhe shkrimtarit te njohur Vath Korreshit ne ate kohe Minister i Kultures dhe deputet i Myzeqese, por per kohen me veshtirsite e tranzicionit ishte e pamundur te dergonin ndonje ekspedite arkeologjike. Kjo vinte edhe per skepticizmin e disa historianeve qe zonen e Myzeqese e shikonin si nje zbrazeti nga ana arkeologjike.
Per kete qender te vjeter banimi kishte nje njohje shume te percipte nga studjuesit tane kur ne fakt shume nga autoret e vjeter na jepnin mjaft information per te. Une kam lexuar per kete Tit Livin, Strabonin dhe Ptolemeun si me concrete e te sakte ne information.
Po keshtu ambasadori frances prane Ali pashe Tepelenes, Pukewill shkruan kur kalon neper Myzeqe nga Vlora ne Berat me 1806 se …rrenojat ne Daullas jane te qytetit te vjeter Daulias ne derdhjen e poshtme te Apsusit qe e permend gabimisht Ptolemeu ne gryken e Vjoses.
Ne vitet 50 e ne vazhdim prane fshatit Gure dhe siper prane kodres te Babunjes e ne perendim te saj une kam gjetur gjate punimeve bujqesore dhe ushtarake mjaft fragmente te objekteve te antikitetit. Prane kampit te burgosurve greke te kapur ne provokacionet e gushtit te vitit 1948 me tregonte nje nder oficerat e ketij reparti Pilo nga Selenica e Vlores se gjate varrosjeve te te vdekurve kemi gjetur ne kthesen e fshatit Gur mjaft objekte, gure te skalitur, tjegulla me shenja, monedha te vjetra bronci, fragmente qeramike, tuba qeramike te koheve te antike si dhe shtresa te ndryshme mozaiku por nuk njoftuam specialist sepse dhe rendesine nuk ja dinim.
Ne vitin 1977-8 gjate fortifikimit te grykes se Gradishtes u gjend mjaft material arkeologjik me vlere por kujdesi per ti mbledhur dhe ruajtur ishte i dobet, fatkeqesisht studimet per to ishin te cekta dhe shume neglizhuse. Mbi rezervuar ishte nje nekropol i madh por si ndermarja e ujrave dhe reparti ushtarak nuk treguan kujdesin e duhur dhe pse shpesh vinin historian dhe arkeolog te ushtris ne keto ane.
Po ketu gjendet emri i lumit Devoll, Diavolos ne formen Gogolas qe eshte
i njejte ne kuptim me emrin Diall ne shqip, ne latinisht Diavolo, ne sllavisht Barbull si dhe tempulli pagan i Devollit ne formen popullore kristiane Shen Diela dhe Shenbarbulla ose Shenbarba. Edhe sot ndodhen aty prane keta tempuj pagan te harruar, ashtu sic ndodhen si ne simetri edhe ne Gryken e ngjashme prane Kucit ne Fiershegan dhe ne fshatin e sotem Barbullinje ne Lushnje.
Shume objekte antike jane rrembyer nga te huajt neper shekuj ne kete zone, vetem austriaku Prashniker rrembeu mbi 50 statuja dhe punime te vjetra qe gjendeshin ne objektet e kultit dhe shtepite e banoreve te zones dhe sot ekspozohen ne muzete e Austrise. Kam pare te tjera objekte te antikitetit te ruajtura nga banoret e zones dhe na terheq mendimi se ato jane punuar si shume te tjera ne kete zone me material nga guroret e Dragotit te Dumrese. Ato ndryshojne nga ato te Apollonise, bile jane edhe me te vjetra mbase unikale ne trevat tona per te trajtuar origjinaitetin kulturor ilir por duhet puna e specialisteve qe ti vlersoj ne te gjitha drejtimet per te zbardhur misteret e shumta.
Dy koke antike, statuja te murrosura ruhen ne kishen e Shengjergjit ne Libofshe dhe thuhet nga te moshuarit se njera paraqet mbretin e ilirve Bardhulin plak. Shenjat e nje demtimi te qellimshem si edhe ato qe kane lene austrijaket per ta mare gjate luftes se pare boterore dallohen qarte. Te tjera gojdhenash e tregojne se me kete koke antike kemi te bejme me Hyjnin e se keqes, me Diallin (Diavolo, Barbulla, Gogolas dhe portreti tjeter mendohet se eshte kushtim per lumin e Apsusit, Osumin lumin e Beratit. Nje shkrim me te gjere kam bere per keto vepra antike te mirefillta ilire qe i perkasin taulanteve, fisit te Parthineve, Albaneve te Ptolemeut.
Studjuesi Karl Pac ka eksploruar disa here ne vendin tone qe nga viti 1900 dhe ai mbetet nje nder arkeologet e nderuar qe ka kontribute me vlere per arkeologjine tone. Ai eshte dhe themeluesi i pare i muzeut arkeologjik shqiptar ngritur ne Tirane ne vitin 1920. Karl Paci na jep mjaft te dhena edhe per gjetjet ne Myzeqe per Pojanin, Beratin, Vloren dhe objekte te tjera te antikitetit, ai shkruan... edhe pse me qindra perkujtimore te rendesishme ne pikpamje te historise, te kultures u transportuan per ndertime kishash ndermjet Vjoses dhe Semanit e me tutje ne Berat dhe Vlore edhe pse shume skulptura u cuan jashte vendit...prapseprapi toka e Pojanit eshte shume e pasur me monumente, aq e pasur sa kurre nje vend tjeter ne krejt Europen.
Ai ndermjet te tjerash na tregon per nje faltore afer kasolleve te varfera te Kryegjates ne juglindje te Pojanit ku pjesen me te madhe te tepricave te kesaj faltoreje e mori Ibrahim Pasha i cili i transportoi me 70 qerre gure per te ndertuar pallatin e vet ne Berat, po keshtu me nga keto materiale eshte ndertuar edhe Teqja e Helveteve ne Berat.
Une mendoj se ajo qe thuhet se mjaft nga objektet e antikitetit te Apollonise i shohim te murrosura ne muret e kishave, manastireve, shtepive te feudalve apo te qytetarve te thjeshte, ne muret rrethuese e te kalave nuk jane mare te gjitha nga Apollonia. Ato jane mare edhe nga qendrat e tjera te antikitetit aty prane qe sot jane rrenuar plotesisht per arsye te mos ruajtjes te ketyre objekteve nga qeverrite e dikurshme si ne qendren e vjeter ne Babunjes por edhe prane Spolates, ne Asparagum prane Divjakes, prane Metoqit te Libofshes qe eshte jo larg nga Ardenica, nga Mbrostari, Stephanaja, Margllici, Karbunara, Germenji, Dushku e mjaft qendra te tjera sepse ka mjaft legjenda qe i perforcojne keto por edhe dekumenta kishtare te vjetra.
Ne Apolloni vijne arkeologe frances si Leon Hezej dhe arkitekti H. Domet me porosi te Napoelonit te III-te me preteksin e studimit te fushates se Cezarit dhe luften e tij me Pompeun ne trualin e Ilirise. Ato habiten me germadhat e shumta qe shohin perreth, Apollonia ishte vertet nje miniere e madhe antikash, nje muze i hapur ku thesaret ishin te lena pas dore mbi siperfaqe te tokes. Ai na flet per nje koke femre prej mermeri nga Apollonia qe ja kishte dhuruar muzeut te Luvrit ..di te them qe une skam pare nje koke antike qe ti afrohet aq shume embelsise dhe trishtimit qe artistet ..,kane realizuar me vone ne figurat e madonave. Perkulja e kokes nga krahu qe e mbulon pjeserisht ia shton edhe me shume intensitetin e shprehjes se vecante.
Por ne dime nga autoret antike se ne kete teritor te taulanteve rruget e mundesite e shumta te rajonit kane mundesuar per te kaluar mjaft tregtare dhe misjonare, ketej kane shkelur ushtri te shumta e popuj qe shtyheshin here nga perendimi dhe here nga lindja. Kane ardhur e ndeshur nder njerzit me te degjuar te antikitetit qe nga Filipi i Maqedonise, i biri i tij Aleksandri i madh, Pirro i Epirit, Kasandri dhe Perseu i Maqedonise shume princer e mbreter ilir e epirotas te atyre koheve si dhe stratege te medhenj romak qe nga Sulspici, Emili, Pompeu, Cezari, Mark Antoni, Pizoni e shume te tjere.
Ne Apolloni kane studjuar Oktovian Augusti, strategu ushtarak Agripa fituesi i betejes se Aktiumit ne vitin 31 para Krishtit, oratori dhe filozofi i permendur Ciceroni qe e vizitoi kete qytet ne mesin e shekullit te pare qe vinte nga Roma e mbeti i habitur kur shkeli bregdetin ilir dhe para syve te tij u doli pamja e qytetit qe ai do te shprehej ..Qytet i madh dhe hijerende.
Ciceroni shkruan ndermjet te tjerash kur i kundervihet Pizonit administratorit romak te provices maqedonase ku perfshihej edhe teritori yne ....Durrachion dhe Apollonia te rrenuara teresisht, Ambrakia e plackitur, parthinet dhe bylinet te genjyer, Epiri i shkaterruar
Thuhet se me origjinë parthine ishte Asin Epikadi një funksionar romak qe organizoi edhe një komplot për rrëzimin e Oktavian Augustit në Romë.
Po keshtu Asin Polini ishte historian ilir nga Parthinet ne kohen romake, ka shkruar disa libra per historine e vjeter, por sot ato nuk gjenden vecse ne disa komente per shkrimet e tij nga autore te tjere.
Ne Pojan dhe ne mjaft objekte kulti ne krahinen e Myzeqese kurdohere ushtrite e huaja, udhetare e misjonare te ndryshem, kerkues e matrapaze antikash kane mare mjaft objekte me vlera te rralla e qe sot ndodhen ne mjaft muze te Europes por edhe me larg. Duhen permendur disa nga keto objekte per nga vlera se shume te tjera jane zhdukur pa lene gjurme, mjaft te tjera te ekspozuara por pa origjine vendmarje qe veten specialiste mund te sqarojne origjinen e vertete te ketyre antikave.
Keshtu duke lexuar Hezejn, Dome, Pacin, Leake, Hahn, Degrand, Nopcka, Evans, Rej, Prashniker, With, Ugolinin e mjaft te tjere por duke mos harruar edhe studimet e arkeologeve tane si Ceka, Anamali, Kerkuta e te tjere une do te paraqes disa objekte me teper vlere qe jane grabitur ne krahinen tone.

Disa nga objektet e antikitetit qe jane grabitur nga te huajt ne krahinen e Myzeqese

Fragment, tors i nje gruaje marre nga kisha e Libofshes
Koke e bukur e nje djaloshi nga Ardenica
Portreti i nje grueje me nje mbishkrim nga kisha e Gradishtes.
Koke gruaje mare nga kisha e Fierit.
Statuje vajze mare ne Radostine.
Gure varri i mare ne kishen e Kurjanit
Portret burri me mjeker mare nga Apollonia.
Reliev mare ne kishen e Libofshes.
Fragment burri, madheshtore mare ne Apolloni.
Herme e nje te riu mare ne Apolloni
Po keshtu ne Apolloni jane mare mjaft portrete, statuja, relieve e bazorieve burrash, grash, femijesh e me motive te tjera si gure varresh, stela.
Reliev mortor te mare ne kishen e Gradishtes
Gure varri bashkeshortore te mare ne shkollen femerore te Fierit
Gure varri bashkeshortor mare ne kishen e Hoxhares
Relief nga kisha e shen Trifonit
Reliev metopi me reliev mare ne kishen e Havaleasit
Figure Sfinski gjetur ne Kryegjate
Koke luani gjetur ne kishen e Gradishtes
Disa fragmente te nje relievi nga kisha e Petoves.
Ne mjaft kisha dhe objekte kulti ndodhen te murrosura shume materiale dhe objekte me vlere qe kane rendesi te madhe per historine tone , ashtu sic ka edhe ne disa familje te vjetra qe ja dine dhe sja dine vlerat atyre qe mbajne dhe si ekspozojne, kame pare disa te tilla ne vende e objekte te ndryshme por kerkohet jo vetem ndergjegjsim ne keto kohra te veshtirsive te gjithanshme por edhe nje shpermblim material i asyeshem.
vazhdon ne shkrimet e tjera[/quoteem]

Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Molossia or Myzeqe?

#26

Post by Phoenix » Sat Jul 24, 2010 9:43 pm

[quoteem]Fortesa e Musionit ne Myzeqe

Ne kete kuader do te shpjegojme edhe emrin e forteses Musion te rindertuar nga Justiniani ne kete teritor bregdetar. Disa mendojne se kemi te bejme me Karbunaren, por ne listen e rindertimeve gjendet edhe vet Karbunara ne formen e vjeter Corragum.
Ky qytet me fortifikate ka lidhje edhe si emer edhe si vendodhje ne Myzeqe. Te gjitha te dhenat tregojne se kemi te bejme me keshtjellen e rrenuar te Babunjes se vjeter prane lumit Devoll qe kalonte dikur aty. Kjo fortese eshte e kohes se rindertimeve qe beri Justinjani per te mbrojtur gryken e kalimit te Apsusit nga fiset barbare qe hynin dhe shkaterronin perandorine. Musioni eshte ndertuar pasi ishte shkaterruar qyteti i rendesishem me liman Daulia aty prane.
Emri Musion kuptohet eshte latin po me ate kuptim qe ka edhe nga neolatinet e ballkanit kryesisht arumunet emri Mzak, Muzaq, Myzak ne shqip si toke, dhe i zi dhe turqisht Karatoprak. Eshte me te njejtin etimologji si me emrin e fushes Myzeqe dhe me emrat Karbunare, Cerme, Savre, Qerret, Misje, Mysje, Mursie.
Gjuhtaret mund te japin edhe argumenta me te plota ne mbeshtetjte te kesaj teze. Ne kujtim te emrit te vjeter sic eshte nje tradite tashme e njohur e te pareve tane, emrin e gjejme te vendosur nga te shperngulurit, kuptohet te deformuar ne emrin e fshatit Mucias (Musias) prane detit ne Karavasta ku gjurme te vjetra nuk mungojne prane tij.
Mendoj per te gjitha sa parashtrova gjate nje veshtrimi e krahasimi te thjeshte gjuhesor per aq sa njohje kam ne kete drejtim edhe pse nuk jam i kesaj fushe, se emri i Tiranes eshte tashme nje emer shqiperuar dhe me etimologji nga latinishtja por edhe nje fjale e dale nga leksiku baze Indoeuropjane dhe i pranishem ne te gjitha gjuhet e ketij grupi.

Emri Corra, Korra eshte padyshim emer i vjeter ilir dhe ka kuptimin shqip e zeze.

Ngelet per tu percaktuar nga specialistet per ti dhene shpjegim te arsyeshem ketij grupimi te madh fjalesh me etimologji te vjeter nga shqipja te emrit Korra. Pse ne zonat kodrinore dhe malore e gjejme ne format me te plota shqipe si Korragum, Korab, Kurbin, Kurbnesh, Kruje, Kerrabe, Kurvelesh, Kurtin, Korce, Krume e tjera dhe ne fushe e gjejme Kerrutje, Krutje. Po me kete etimologji por ne gjuhet e fqinjeve pushtues si ne gjuhet latine dhe neolatine e gjejme ne fushe ne trajtat Misie, Misja, Mysie, Musion, Myzeqe, Mursi, Tirana, Torovica, Tervioll, Tarabosh, Tomonishte, Torromishte, Terbuf, Savra, Sarava e tjera, ne gjuhen greke me emrin Skurie, Thopias, Topias e tjera, me emrat sllave Cerme, Qerret, Cerrik, Topoj, Topolice e tjera dhe ne gjuhen turke Karatoprak, Toptan, Topallti e tjera.
Nje gje kuptohet dhe del e qarte se zonat kodrinore malore e kane ruajtur emrin qe ne kohet e vjetra se dhe pozicioni i ka favorizuar kurse ne fushe shohim se pushtuesit kane qendruar me gjate dhe kane vene emrat e tyre. Keto jane vetem disa mendime per shenimet qe kisha hedhur kohe pas kohe kur kam shkuar sipas rastit ne keto ane qe me kishin terhequr vemendjen per nje njohje me te thelle te histories dhe gjeografise se zones se Tiranes gjate kohes qe punoja si ushtarak ne Tirane. Keto i kam pare te lidhura kurdohere ngushte ne te gjitha etapat e zhvillimit historik me disa trajtime te hershme historike te zones se Myzeqese. Me kane ndihmuar per te hyre me thelle e me drejte per studimet e vjetra per Arberit dhe Albanet dhe per te mbritur tek Parthet dhe Taulantet e antikitetit keta emra historik sa te njohur e te pranishem ne vazhdimsi po aq dhe misterioz ne masen e gjere.

Babunja dhe rrenojat e saj ne Myzeqe

Ne emrin Babunje shikojme nje fare deformimi te emrit Barbull qe do te thote Dialle ne gjuhen sllave. Ketu prane Grykes se vjeter te Semanit sic kemi shkruar me lart na vijne edhe emertimet Daulia nga Djall, dhe tempujt kushtuar Diallit Shen Diela dhe Shenebarba.
Disa thone se emri Babunje do te thote plake e keqe ne gjuhen sllave, te tjere mendojne se keshtu quhet vendi i vjeter po ne gjuhen sllave. Ka te tjere qe thone se kjo fjale ne gjuhen bullgarishte te vjeter do te thote vend qypash pasi ketu jane gjetur shume qypa te koheve antike.
Por jam i prire se emri Babunje ne Myzeqe dhe Babice ne Vlore kane te njejtin origjine. Emri na del kur keto vende i kishte ne zoterim Helena e Kanines me origjine serbe si prike ne martese. Ajo ishte e moshuar dhe sillej shume e keqe me banoret e saj. Plakes se keqe i thone ne gjuhen e vjeter sllave Babie. Ne gjithe Myzeqene prej atyre koherave kur sundonte kjo grua e keqe edhe sot ju thone me percmim e ofendim babie, babicke grave te keqija, qe jane serta dhe te ashpra ne sjellje.[/quoteem]

Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Molossia or Myzeqe?

#27

Post by Phoenix » Sat Jul 24, 2010 9:44 pm

[quoteem]Fortesa e Orgesit ne taulanti

Fortesa Orgesuss eshte tashme e njohur me renojat e saj te shumta antike prane fshatit M’argllic ne kodrat e Patosit. Emrin e tij mendoj se e mbajne pervec qendres se vjeter qe quhet M’argllic edhe lumi qe kalon aty prane, lumi i Gjanices si dhe fshati Arianitas prane Ballshit ku mendohet se jane zhvendosur banoret e vjeter pas shkaterrimit te Orgesussit antik.
Pra kjo e dhene e Tit Livit eshte e sakte per tre fortesat Corragum, Gerinium dhe Orgesuss prane kodrave te fushes se Myzeqese qe pushtuan, grabiten, dogjen e renuan ne zonen tone legjionet ushtarake romake ne fillimet e pushtimeve ne Iliri.

Creoni antik eshte Kanina e sotme

Qyteti Creonium, Creoni qe ju muar Filipit te Maqedonise dhe krahina quhet Caulonias. Jam i prire te trajtoj kete kur tashme dihet se Cau i thone latinisht edhe kepit, kokes por edhe me kuptimin gji deti dhe lonias mbase bri Vlores (Cau lonia ka dhe kuptimin kepi, koka dhe lonia kuptimin flamur, shenje, orjentim). Por nuk duhet te harrojme se ne kohe te vjetra ka qene nje qytet me kete emer Lona ne kodrat e Ardenices. Caulonia apo Taulonia (Taulanios) mos jane e njejta gje. Por qyteti qe permendet ketu Creonium, Creoni kuptohet qarte se eshte emertim ilir nga fjala Cre, Kre, Krye, Koke dhe mund te identifikohet me emrin e sotem Kanina qe e ploteson mjaft mire per nga pozicioni i saj dhe rendesine qe kishte per kuptimin Koka e zones, e gjirit. Ketu mund te shikojme edhe kuptimin mbi origjinen e emrit te Vlores (C‘aulonia). Por nuk mund te mohojme edhe mundesine qe ky emer Creoni i antikitetit mund te jete deformuar edhe ne formen Throni, qe e gjeme ne gjurmet e limanit te vjeter te rrenuar Triporti prane Zvernecit.

Brygi ose Phrygi nje tjeter fis ilir sipas Strabonit dhe Apianit ku e vetmja e dhene eshte se ndodhen ne veri afersisht prane Durresit midis Taulanteve dhe Parthineve. Kjo mund te jet e mundeshme ne zonen e Kavajes nga bregdeti deri ne zonen e Tiranes ky gjejme mjaft emertime te aferta me kete emertim si briget, vriget, la vrigot ne derdhjen e Shkumbinit apo ne zonen e Tiranes me emrin Brysak e Briak, Brrake (ne gjuhen thrakishte, maqedonishte por dhe mesapishte fjala Brake do te thote kenete, mocal, vend i lagesht)

Kulla e Kamunait ne Sulove nje fortifikate qe mbronte gryken e Devollit. Kjo kulle eshte e koheve antike por emri i saj i hershem ka humbur ne erresiren e shekujve. Kuptimin e sotem te emrit Kamunait mund ta nxjerim nga bullgarishtja qe kam do te thote gur, shkemb, pra kulla e Shkembit e Gurit, ne disa raste e quajne Kulla e Petras. Ajo mbronte gryken e Suloves ku lumi zbriste drejt serendipity prane shkembit, gurit te Dragotit.

Maruzio eshte stacion i rruges Apolloni-Nova-Stefaphana-Kuc-Maruzio-Klodiana qe lidhej me rrugen e madhe Egnatia. Mendohet nga studjues te ndryshem se mund te jete Golemi i Lushnjes por nuk perjashtohet edhe Garunjasi i vjeter diku aty prane qe e gjeme me emrin Gerusios (Kerusios) me nje gabim te mundshem qe te jete shkruar M per G ose K. (Gerusios-Kerusios, Maruzios). Por duke u nisur nga kuptimi etimologjik i kesaj fjale te nxjere nga Profesor Cabej si dhe nga emri qe mban nje fshat aty prane Konjat ku dhe jane gjetur mjaft objekte arkeologjike ne gryken e perroit te fshatit Dushkut i vjeter mund te ndertojme vazhdimsine neper shekuj te kesaj qendre qe ka kuptimin Konjat-Kuaj ne sllavish, Marusio ne shqipen e vjeter Mez, Maz, Kal dhe Gerusios ose Kerusios nga Ker, Kerric, Kal i vogel, Mez, Maz.
Nje stacion tjeter rrugor te vijes jugore Egnatia kemi prane Apsusit afer Ures se Kucit ne formen Mazhaj (Maz) ashtu sic kemi edhe ne vijen veriore te Egnatias ne formen latine Kavaja (Kavalio).
Pra keshtu stacioni, mutatio Marusio-Stacioni i nderrimitt te kuajve eshte nje nder pikat ku kalonte dega jugore qe lidhte Egnatian me Apollonine, pervec rruges se drejtperdrejte Apolloni-Durrachion qe kalonte prane kodrave ne zonen bregdetare.

Pierise fusha e Frakulles ne antikitet

Pierise(fusha e Frakulles ose Verise sic quhet ndryshe fusha)eshte nje zone ne taulanti sipas Strabonit ne vendin e quajur Seleuki (kjo fjale qe duket e perbere nga dy emra ku njeri kuptohet greqisht leuka-lefka do te thote e bardhe dhe fjala tjeter Se kuptohet si shesh, vend pra vend i bardhe ose shesh i bardhe ) ku nxiret dheu asfaltoz qe eshte ilac i mire kunder morrave te vreshtit. Duhet pare zona e Orakullit qe permendin autoret e vjeter prane Levanit ne fushen e Frakulles e cila perputhet me pershkrimin e dhene.

Arnisa qyteti, qender e taulanteve ne Myzeqe

Arnissa qytet i taulanteve qe permendet vetem nga Ptolemeu me kordinata te caktuara ne 45 grade e 20 minuta te gjatesise veriore e 40 grade e 40 minuta te gjeresise jugore i llogaritur qe nje minute eshte e barbate me 1.06 milje romake. Keshtu nga Durresi e matur me kilometra na del se Arnisa eshte 32 km ne juge te tij ose 8 km poshte lumit Panys (Genysit, Shkumbinit te sotem i cili ishte 24 km ne jug te Durresit )
Edhe ne nje harte tjeter te Mesjetes se vone te Ortelit qe mbahet si permbledhese te hartave te vjetra shikojme per treven tone te taulanteve tre qytete te medhenj ku midis te njohurve Epidamn dhe Apolloni eshte edhe Arnisa.
Ka shume hipoteza per vendndodhjen e saj prane kodrave te Divjakes, une mendoj duke u nisur nga kordinatat e dhena si dhe nga objektet e shumta qe jane gjetur si dhe nga emri qe mban sot vendi ne keto kodra prane fshatit Ispolate-Spolate qe do te thote ish qytet. Kjo perforcohet edhe nga emertimi sllav aty prane i fshatit Gradishte qe do te thote ne kete gjuhe qyteze. Kurse me ne veri te kesaj qendre ne koder ne vendin Germenj-Germenjcok ku jane gjetur objekte te vjetra te antikitetit dikur ka qene qendra tjeter qe permend Cezari gjate veprimeve luftarake prane brigjeve te Shkumbinit me emrin Asparagum. Del pyetja po perse Cezari nuk e permend ne kete rast Arnisen.
Se pari ky emer na del nga Ptolemeu gati 200 vjet pas Cezarit, mund qe ajo te mos ishte ne kohen e luftimeve.
Se dyti Cezari si ushtarak e strateg ishte mjaft i kursyer ne pershkrime qe ishin jasht interesit te tij, kete e shikojme edhe per te dhenat e pakta qe na sjell edhe per qytete e tjera te medhenj e te rendesishem si Durresi, Apollonia, Butrinti, Opidum Parthenum, Oriku apo Asparagumi ku ai eshte teper i kursyer ne informacione.
Se treti Cezari nuk e kaloi drejtperdrejte lumin Apsus (Semanin) per te shkuar ne veri ne drejtimin e Durresit ku mund te shikonte edhe qytetin e Arnises por shkoj mjaft djathtas per te dale ne kodrat e Karbunares. Prej ketej ai shkon dhe pushton Opidum Parthinum qendren e partheve e me pas do te delte prane Shkumbinit ku do te bashkohej me Mark Antonin e se bashku te delnin ne Asparagum per te vazhduar drejt veriut pas ndeshjes se mundeshme me Pompeun.
Se katerti edhe gjate terheqjes ne kete drejtim ai ishte i shternguar te shkepuste sa me shpejt kontaktin me kundershtarin qe po e ndiqte nga pas rruge e pa rruge.
Po te njohesh te dhenat historike si dhe mjaft materiale qe une trajtoj ne kete studim per te lokalizuar sa me drejte Qytetin e Bardhe i cili i ka dhene emer dhe njohje Shqiperise qe ne kohet e vjetra me emrin Alban dhe Albanopolis do te gjesh pa tjeter vendodhjen e tyre. Do ta kuptoj gjithkush pa veshtirsi edhe pse ne kemi shume emertime te tilla ne gjuhe te ndryshme te popujve te ardhur si pushtues se behet fjale per qytetin qe e gjejme te shenuar se pari Partha, Bantia, Partusi, Opidum Parthnum, Debora, Debona, Albanopolis, Beleshi, Belshe. Ky qytet ndodhet ne krahinen e Dumrese e cila ka patur dhe emra te vjeter te ndryshem si Parthine, Eordei, Galioni, Albana, Arberi, Belshe deri ne mesjete. Keto emertime jane nga ilirishtja, shqipja e vjeter Parthine (quhet i bardhe, Eordei vjen dita, bardhesia, Debona sinonim i se bardhes), emertime nga greqishtja e vjeter Galioni (quhet i bardhe, qumeshtor) nga latinishtja Alban(quhet i bardhe) dhe nga sllavishtja Bjele, Belesh (quhet i bardhe). Me vone doli edhe emri Shqiptar mbas vitit 1700 kur ishim te pushtuar nga turqia otomane dhe ky emer i ri vjen nga zberthimet apo konvertime te pa studjuara plotesisht.
Dua te shtoj ndermjet argumentave te tjera te nje rendesie te vecante se percaktimin e qendres se Parthineve na i sjell saktesisht Cezari qe erdhi dhe e pushtoi kete qender. Per kete kam nje studim te vecante qe na sjell mjaft informacion per vendin, njerzit dhe zhvillimin e ilirve Taulante.
Jo larg nga qyteti i vjeter, germadhat e sotme te Gradishtes se Belshit ne drejtim te jugut afer Beratit ekziston si pas tradites vendase te emertimeve te qendrave te banuara ne kujtim te vendit nga vinin emri i nje fshati ne formen latine La’pardha, po keshtu edhe nje fshat tjeter me kete emer La’pardha ne zonen kodrinore prane Vlores.
Astakias permendet si krahine se bashku me emrin e lumit Argia ne gurin mortor te gjendur ne Ballesh mare nga rrenojat e tempujve te Bylysit qe i dedikohet nje oficeri romak Marko Valerio Luliani i cili me shpenzimet e tij ka rregulluar nje rruge te vjeter publike qe nisej nga Bylysi dhe prane lumit Argia e shtruar dhe per karroca per mes Astakias.
Lumi Argia kuptohet se behet fjale per lumin e Gjanices qe mendohet se ne kohen bizantine i dha emrin kur bashkohej me Osumin poshte ne fushe te Myzeqese si lumi Charxenta, Archenta, Harzani, Argenta dhe me vone Seman (Sirm greqisht qe eshte e njejta fjale edhe ne gjuhen turke Serma-argjent)
Emri i ketij lumi sipas tradites qe tashme ekziston ne marjen e emrave te gjithe lumenjve te tjere duhet ta kete mare se kalonte prane qytetit antik Orgesa, Argesa sot rrenojat e M’argllicit. Po keshtu ky mund ti kete dhene emrin fshatit Arianitas prane burimeve te tij ne kodra qe eshte i kohes se mesme mbase i krijuar nga banoret qe kane braktisur qendren antike te M’argllicit per shkaqe te ndryshme.
Gjiri i detit para Apollonise ku derdhej Vjosa antike quhej Grikon qe kuptohet eshte fjale shqipe qe do te thote Grykas qe ekziston edhe sot si fshat.
Kutmiceva eshte fjale e bullgarishtes se vjeter qe permendet edhe ne kronikat e Ballshit per Borisin mbretin e bullgarve si dhe per porosite qe ju jep Borisi dishepujve te Metodit dhe Cirilit qe te shkojne te perhapin besimin ne krahinen e Kutmiceves. (Kutmiceve do te thote rajone te pushtuara, qe zoterojme).
Toskeri eshte emri i krahines me te madhe jugore Shqiptare. Emri mendohet se vjen nga helenishtja qe do te thote vende te pushtuara nga sllavet, shkiate (to-skeri-to sqeri, to-shkeri, to shqeri, to skiau, shqiau,) duke zevendesuar fjalen e vjeter bullgare Kutmiceva qe ka te njejtin kuptim.
Sinje krahine malore ne perendim te Beratit, fjale me origjine nga bullgarishte e vjeter qe do te thote keshtjelle.
Eski, Eskaj eshte qender e banuar qe ne koherat e vjetra prane lumit Seman kur ky del ne fushe te hapur ndermjet Imshtes, Ngurzes dhe Bubullimes. Jane gjetur ne kete teritor rrenoja te objekteve te vjetra sidomos prane mullirit te beut dhe ne Kadipashaj. Emri Eskaj vjen nga fjala me origjine turke qe do te thote e vjeter.
Zona e Hondakes qe gjejme ne disa dekumenta te vjetra duhet kuptuar zona e Hoxhares ku kalonte lumi i vjeter e qe edhe sot dallohen gjurmet e shumta.(mos kemi te bejme me zonen e Astiakes qe permendet ne shkrimin e gurit te Ballshit)
Lanxani ose Lanzani emer i nje vendi prane detit ku derdhej Vjosa deri ne mesjete ne te djathe te Apollonise. Ketu deri para 100 vjetesh dallohej qarte sic tregojne te moshuarit rrenojat e nje keshtjelle fushore. Kete e kam konstatuar vet edhe ne vitet 1950 por me kane treguar dhe te tjere qe kane dalluar guret e medhenj gjate punimeve ushtarake diku sot afer nje reparti ushtarak prane poligonit ne vijen e ujit, perpara pusit te Gjymrykut. Emri Lanzani qe mban zona eshte emer i frikshem, shenje djaish, demonash sic tregon populli dhe kjo kuptohet per arsye te ndryshme te papriturave qe binte lumi kur fryhej por edhe deti ku hynin anijet te ndryshme piratesh sic tregojne mjaft shkrime. Une ne kete vend shoh qytezen skele mjaft te njohur te Spinarices (Spirnarza do te thote vije uji ne gjuhen latine) qe do ta trajtoj me poshte e cila ne mjaft raste quhet e njihet si Gliqolimani qe do te thote Limani i Ujrave te Embla se ato ishin ujra te lumenjve. Ky liman shkonte deri ne brendesi te vendit dhe diku mendohet me rezerve se mbante emrin qyteza e fortifikuar e Mylit (fshati Hamil sot) dhe me lart prane kodrave kishte emrin Portik ose Portza e sotme dhe ishte ne varesi te qytezes Sfinarica qe e administronin perendimoret, venecianet (Cfiri i sotem) ne zonen malore te Mallakastres se Bute si dhe mjaft limane fshatrash ne kenetat e lidhura me lumin. Por ky liman i degjuar per aktivitet ne para mesjete u demtua nga prurjet e ujrave kur Vjosa nderroi shtrat dhe shkoi shume me ne juge te vendit aty ku eshte afersisht dhe sot.
Kernica ose Qernica eshte emri i liqenit ose i kenetes se re qe mbeti pas largimit te Vjoses dhe mbylljes se Portzes qe do te thote ne gjuhen greke e fituar e perfituar (rajon, vend toke, liqen i perfituar nga largimi i Vjoses).
Ka te tjere qe e marin si emertim me origjine sllave qe do te thote e zeze, Kernica, Qernica, Cernica kurse une dalloj ne te edhe fjalen shqipe Kenete.
Slanica njihet zona fushore bregdetare ku toka ka shume kripsire nga ujrat e detit ne i themi shqip Shellira, eshte fjale me origjine sllave(Slanice i thone kripes).
Sterpas ose Shterpas quhet nje fshat sot prane Semanit, kuptohet se dikur nuk jepte shume prodhime bujqesore per arsye te permbytjeve nga ujrat e prej kripes se detit.(disa e lidhin emrin se dikur keto toka ishin te manastirit dhe gjate veres kur largoheshin ujrat krijoheshin livadhe mjaft te mire dhe ketu mbaheshin delet shterpa te manastirit per tu ushyer)[/quoteem]

Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Molossia or Myzeqe?

#28

Post by Phoenix » Sat Jul 24, 2010 9:46 pm

[quoteem]Disa konkluzione per cfare kam shkruar me lart mbi antikitetin.

Nga te gjitha informacionet qe na sjellin autoret antike shohim nje mundesi saktesimi ne terenin konkret pavarsisht mjaft deformimeve qe jane verejtur ne shkrimin e emrave te vendeve, lumenjve, qyteteve e fortesave nga ajo cka mbetur ku ne kemi gjetur aktualisht sot nepermjet etimologjis se fjales, toponimis, hidronomise apo nepermjet objekteve te dala nga germimet arkeologjike.
Duke njohur disi evolimin e mundshem te gjuhes shqipe neper shekuj, huazimet gjuhesore te fqinjve, gabimet ortografike qe jane te pashmagshme kur dihet se jane shkruar ne gjuhe te ndryshme si ajo greke, latine, sllave apo turke qe kane alfabete dhe fonetike edhe midis tyre te ndryshme eshte e kuptueshme po ti shtosh ketyre edhe deformimin nga shqiptimi i mundshem qe ndryshon nga zona ne zone e deri fshat me fshat me dialekte qe i humbet kuptimi fillestar cfaredo lloj emri te regjistruar.
Pervoja ne kete studim na ka ndihmuar qe te ndertojme me mire e me drejte disa rruge njohje e studimi per te nxjere konkluzione pergjithsuse. Keshtu ne radhe te pare jemi perpjekur qe te gjithe emrat qe na vijne nga antikiteti me aq mundesi e njohje qe na eshte dhene kemi ndertuar programin ne disa gjuhe qe na vijne shkrimet por edhe informacionet e levizjeve te pushtueve tane qe nga antikiteti.
Kemi mare emrin ne gjuhen shqipe dhe kemi krahasuar ne kuptim, ne gjuhen greke te vjeter, ne gjuhen latine, ne gjuhen sllave te vjeter dhe ne gjuhen turko-arabe. Nga krahasimi i tyre dhe perafersia me shqipen ose me etimologjine e fjales kemi mundesuar zgjidhjen me te arsyeshme drejt te se vertetes. Per shembull fjalen Partha te grekeve, ne shqip eshte e bardhe, ne latinisht eshte Alba, ne sllavisht eshte Bjella dhe turqisht eshte Beja. Po ku eshte ky vend dhe cilet jane banoret vazhdues te tradites se tyre ne kohrat tona. Kete do ta trajtoj me gjere ne nje studim ne kapitull me vete.
Fortesen Corragum ne taulanti e gjejme te shkruar nga Tit Livi ne kete forme kurse Polibi ne formen Cerax kurse Pahlimiri permend prane Devollit kalane e quajtur Cernikut. Kjo korespondon sot me fshtatin Karbunare qe eshte emer latine ne te cilin dallohen akoma dhe sot rrenojat e forteses mbi malin e Stan Karbunares. Po keshtu ky emer me i deformuar na vjen ne shqip me emrin Qerret prane fushes e diku me lart ne kodra ne formen sllave Cerrag. Ketu ka vend per te pare edhe etimologjine e emrit te fushes Saura, Savre, Sarave qe na sjell Barleti ku u bene luftimet e para te shqiptarve me turqit me 1385, ku mendoj se ka te njejtin kuptim ne gjuhen latine me cka trajtuam me larte.
Diku prane Karbunares, ne lindje te saj eshte fshati Zgjane ne kete emer dallohet qarte nje emer me etimologji te plote shqipe. Eshte me kuptim te zinj jane, kjo mbase jane nga banoret e vjeter te Karbunares qe u largun dhe krijuan nje qender te re banimi dhe jane quajtur nga banore te tjere ne gjuhen shqipe.
Emrin mesjetar te fushes se Myzeqese duke e trajtuar ne kete menyre e gjejme ne shqip-dheu i zi, ne gjuhen latine-Musioni, ne gjuhen sllave-cerme, dhe ne gjuhen latine ballkanike te arumunve Myzak, ne gjuhen italiane Savra, Sarava, Saver, Sera me kuptimin e zeza, ne turqisht-karatoprak pra ne te gjithe keto gjuhe kuptohet se eshte fjala per dheun e zi, token e zeze te fushes.
Per lumenjte tane eshte verejtur se ata kane emra te ndryshen ne zona te ndryshme dhe kete e lidhin me emrin e lumit me te afert qe kane prane dhe qe bashkohet me rrjedhen kryesore. Keshtu lumi Devoll ( Diavolo, Dieualis) ne zonen e Dumrese ne mesjete njihej me emrin lumi i Graboves, ne fushe me emrin Lumthi ose Delli dhe ne rrjedhen e poshtme me emrin lumi i Gogolasit, i Karavastase ose lumi i Pirgut. E njejta gje konstatohet edhe me lumenjte e tjere te vendit.
Ne informacione te ndryshme nga autore te vjeter shohim edhe pleksje emertimesh kjo me e ngaterruar sidomos ne disa harta e skica te vjetra udhetaresh e sidomos ato te shekullit te XVII-XVIII qe jane perpunuar per historine e lashte por duke mos njohur terenin konkret qe do na krijojne veshtirsi ne zbardhjen e mjaft enigmave.
Jane shkruar mjaft shkrime e studime per tema te historis se vjeter dhe perseri vazhdojne te shkruajne por ne mjaft raste punohet me fantazi te tepruar qe eshte e pa pranushme tejmasa e saj ne histori sepse duhet fakti, dekumenti, objekti kurse shume shkruajne nga pike nisje te gabuar qe te tjeret e kane dhene si te “vertete objektive“ te konfirmuar. Autoret tane bile mjaft edhe me tituj shkencore edhe nga ata me seriozet me teper kane vazhduar rrugen e nisur nga studjuese te huaj bile i kane mbi vlersuar studimet e tyre pa u thelluar ne mjaft raste duke shkuar ne rruge pa krye. Nuk dua te zbeh kontributin e madh te mjaft studjuesve te huaj qe jane mare me historine e kulturen tone por mendoj se edhe nder ta kane ndikuar nje sere faktoresh qe i kane penguar per tu dhene zgjidhje mjaft enigmave. Duhet pervec dekumentit edhe njohja e gjuhes se vendit dhe e origjinalit te shkrimit te dekumentit te vjeter. Kam vene re se nuk jane perkthyer korrekt mjaft dekumenta te vjetra, ne disa raste jane mare fragmente pa ju nxjere kuptimin e origjinalit, kushtu tek libri Iliret dhe Iliria, Lufta Civile e Cezarit e ne mjaft te tjere qe jane baze per te gjykuar e per te ndertuar drejt historine.
Keshtu per shembull informacionin e dhene nga Klaud Ptolemeu per fisin e vogel te Albaneve dhe qytetin Albanopolis, shtrirjen dhe vendodhjen e tij ne gjeresine 46 grade deri 41 grade e 5 minuta, mjaft studjues kane debatuar dhe nuk i kane dhene zgjidhje akoma dhe sot e kesaj dite. Informata e dekumentit te Ptolemeut eshte mjaft e sakte por te tjere kane shtuar e interpretuar me sajesa qe nuk qendrojne. Ne kete kuader jam perpjekur te sjell argumenta qe te shkoj tek e verteta aq e deshiruar nga te gjithe, kjo mund te duket e habitshme qe une nje qytetar i thjeshte krahas problemeve te jetes personale kam mundur te studjoj, mbledh e konkretizoj direkt ne teren mbase me mjaft sakrifica per te zbardhur te verteten historike qe mjergulla e shekujve per fajin tone me teper se sa dhe te tjerve na ka mbeshtjelle dhimshem.
Ne mesjete Anna Komneni shkruan per mbrojtjen e grykave te Arberit qe bejne bizantinet ku ndermjet te tjerash permend edhe mbrojtjen e Deures, Deuren, Deurioteve ku perkthyesit kane shenuar emrin Diber. Mendoj se nuk qendron, ne kete rast mund te behet fjale per zonen e Dumrese qe eshte ne kete zone veprimesh kurse Dibra eshte larg nga luftimet, ketu nuk permendet fortese si ne qytetet e tjera kur Dibra dihet se ka patur disa keshtjella te forte ne territorin e saj.
Po keshtu kur ajo shkruan per perandorin qe erdhi e shoqeroi Kantakuzenin deri ne vendin, ngushticen e quajtur Petra per te vazhduar rrugen per ne Gllavenice, perkthyesi mendon se behet fjale per ngushticen e Kelcyres. Mendojme ne kete rast se behet fjale per ngushticen e Devollit prane Dumrese ku eshte edhe nje shkemb qe quhet shkembi i Dragotit. Ne perforcim te ketij mendimi vjen edhe levizja e Kantakuzenit per ne Gllavenice kur ai kalon neper vende mocalore dhe shkon deri ne qytetin e vogel te Mylit dhe e rrethon. Kjo hedh poshte rajonin e supozuar nga perkthyesi ne rrugen Kelcyre-Gllavenice qe dihet se ne kete drejtim nuk ka vende mocalore.
Po keshtu tek shkrimi i Anonimit te Gorkes do te dallojme se flitet per kete zone kur shkruan per arberit qe shtrihen ne rajonin nga lumi Mat (Matia)ne veri deri ne lumin Epasa (Apsus) ne juge ku perfshin dy provinca, do me thene Clisaram qe duhet kuptuar zonat e grykave malore perreth fushes dhe Tumurist qe ka kuptimin e zonave te ulta, fushore dhe jo sic na e kane dhene si Tomorrishten. Po keshtu edhe per provincat e tjera qe perfshine arberia si Cumaniam duhet kuptuar Kumani qe eshte ne zonen e Mallakastres se bute, zona e Rroskovecit qe eshte nje teritor me toke ranore, shtufore qe quhet kum ne mjaft raste. Stophanatum duhet kuptuar zona Cakran-Levan-Frakull, Polatum duhet kuptuar krahina e Karatoprakut me qender ne Ispolate dhe jo Pulti sic na e kane dhene, provinca Debre duhet kuptuar zona kodrinore e Debrese, Dumrese dhe jo zona e Dibres qe eshte larg territorit te Arberit te mirefillte. Jane keto zona ne fakt qe meren me bujqesi e vreshtari dhe nuk leviznin nga njeri vend ne tjetrin sikurse arbereshet e lartepermendur dhe qe u paguajne tribut arberesheve (albanensibus, albaneve shetites). Dihet tashme nga dekumenta mesjetare se keto zona kane patur banesa te qendrushme dhe qyteza dhe nuk kane qene as thjeshte katolike, as thjeshte skizmatike (orthodhokse). Pra ketu kuptohet se kemi te bejme me banoret e zonave kodrinore prane fushes ku levizin arbereshet, ata jane sic njihen edhe sot me teper unite dhe sic shkruan ne vitin 1903 Mis Durhan kur kaloj neper zonen kodrinore te Dumre-Darsise se ato besonin akoma ne perendite e tyre pagane te tradites se hershme. Keshtu nuk behet fjale per zonen e Dibres ku njerzit meren me teper me blegtori, jane me stacionar e ne kreshta te mbrojtura e larg zones fushore qe ti nenshtrohen asaj e ti japin harac ne kundershtim me tipin karakteristik te malsorit shqiptar.[/quoteem]

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Molossia or Myzeqe?

#29

Post by Mallakastrioti » Sat Aug 04, 2012 10:29 pm

"Edhe Amfilokejte jane Epirote, dhe keshtu edhe ata qe banojne siper tyre, afer maleve ilire ne nje krahine te ashper; si per te thene (p.sh) Moloset, Atamantet, Itiket, Timfejte, Orestet, Parorejte dhe Atintanet, te paret me afer Maqedonise (pra Moloset, shenimi im), te tjeret ne gjirin e detit Jon..."-Straboni libri VII
---
Pra siç lexojme Straboni i vendos Moloset afer maleve Ilire, pra siper Amfilokejeve dhe afer maleve ilire, gjithashtu Straboni thekson qe Moloset jane me afer me Maqedonine (shih harten e bashkangjitur). Moloset pra nuk mund te jene ne Janinen e sotme, pasi nuk do ishin me afer me Maqedonine, por me Thesaline, pra i vetmi territor i mundshem eshte ai ne territorin e sotshem shqiptar (shih harten e bashkangjitur, kuadrati i verdhe )

Image
Image

Post Reply

Return to “Albanian history”