"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

#46

Post by Zeus10 »

N ë këngën Moj e bukura More ata e quajnë Moren e Peloponezit jo si Greqi por si
Arbëri

Sepse Greqia nuk ka egzistuar kurre, ai eshte vetem nje stacion i perkohshem ne histori, per nje klase sundimtaresh po nga raca arberore.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

#47

Post by Patush »

gdherno ...............rrjep
Edhe shqipja sot e përdor në formën gdhen që tregon edhe rrjepjen e drurit.
gjitonas ...............fqinjë
Fjala gjitona do të thotë gji+ton=komshiu apo gjiton apo vllazërin.
Fjala gjiton tregon se e kemi fqinjë afër në gjirin tonë. Ndryshe për afërsin që ka gjitoni
quhet ndryshe dhe vëlla apo vllazëri.
Gji ......................toka
Kjo fjalë e ka origjinën tek fjala gji e shqipes pasi është toka ajo që e ushqen njeriun
ashtu si nëna fëmijën me gji dhe për këtë fakt ajo ka marrë këtë emër kaq kuptimplot pasi ajo e
ushqen njeriun ashtu si nëna fëmijën me gjirin e saj. Janë disa fjalë që e kanë rrënjën tek fjala
gji si gjeografia, gjeofizik, gjeoteknika, gjeometria. Njerëzit e tokës quhen gjinos.
gjidha dhia
Ashtu si dhe lopa e kanë të dyja rrënjën tek fjala gji pasi me ato japin qumësht dhe për
këtë është thënë gjitha për të treguar dhin.
gremizo gremis nga fjala gremin
glosa ...................gjuha
Fjala glosa e ka origjinën tek fjala glu pasi në këtë rast gegërishtja nuk e përdor gj por
g. Kjo fjalë është e pastër shqip dhe në fakt greqishtja e vjetër për çudinë e të gjithëve ka shumë
nga gegrishtja e shqipes sesa nga toskërishtja. Të gjitha fjalët që kanë për bazë glosën janë me
origjinë shqipe.
gurgurizo ...............gurgullon
Kjo fjalë tregon ujin që gurgullon në një përrua apo lum me gur. Kjo fjalë është shqip
pasi fjala gur greqishtja nuk e ka por ka fjalën petra. Pra greqishtja e përdor artificialisht pasi
vetëm shqipja e ka fjalën gur në gjuhën e saj edhe sot.
grinia ....................grindja
Fjala tregon dy persona që zihen apo grinden me njëri-tjetrin. Kjo fjalë është shqip pasi
personat që grinden arrijnë të grihen me njëri-tjetrin. Këtu është përdorur folja grij apo grin e
shqipes për të treguar grindjen.
gjimni .....................lakuriq

Tregon një person që është pa rroba dhe që në radhë të parë ka nxjerrë gjijtë përjashta.
Nga fjala gji del fjala gjimini që tregon se personi është lakuriq. Këtu e ka origjinën dhe fjala
gjimnastik.
Shqipja përdor një fjalë tepër arkaike lakuriq për të treguar që je pa rroba. Kjo fjalë
duhet të jetë formuar në kohë tepër të lashta pasi aty tregohet qartë kuptimi i fjalës nga lakuriq
pra personi që ka heq lëkurën. Kjo fjalë është formuar në atë kohë kur njerëzit rrinin të
veshur ende me lëkura pra tepër arkaike dhe tepër origjinale për gjuhën shqipe pasi ajo i ka që
të dyja sot si dy fjalë të veçanta fjalët që përbëjnë këtë fjalë.
gjineka ....................grua
Gruaja në greqisht shpjegohet nga shqipja që tregon edhe kuptimin e saj gji-ne-ka pra
ka gji. Në fakt edhe anglishtja për fjalën sistër përdor të njëjtën formë të shqipes kështu sis
tregon që ajo është femër ashtu si këtu gji tregon se ajo është femër.
dhino .......................jap
Kjo fjalë shpjegohet nga folja në shqip jep e cila në kohën e shkuar bënë dhenë apo
dhino. Në fakt edhe vetë procesi i të dhënit tregon se ajo tashmë ka ndodhur pra ti e jep apo e
ke dhënë.
dhorizo ......................dhuroj po tek folja dho apo dha

ethonos .....................etni apo komb.
Kjo fjalë është shqip pasi fjalën etër sot e përdor vetëm shqipja dhe që ka kuptimin e
baballarëve apo të etërve që formojnë së bashku kombin. Fjala at në njëjës bën etrit në shumës.
Nga kjo fjalë janë formuar disa fjalë si etnografia, etnikotita.
ekinisi nisje nga fjala nis që është edhe më e shkurtër në shqip
thrino .........................kujë ulërim
Rrjedh nga fjala thrino apo thëras që tregon ndryshe edhe vënie e kujës.
qendrikos .....................qendër
Kjo fjalë kudo që përdoret mund të shpjegohet vetëm nga shqipja. Kështu ajo e ka
kuptimin që është ndër të tjerat dhe që tregon edhe vetë kuptimin e fjalës qendër.
kuvenda ......................kuvend
Një fjalë shqipe e cila përdoret edhe sot kështu madje edhe vet parlamenti quhet si
kuvend. Kjo fjalë që greqishtja e ka marrë nga arvanitët pasi ata mblidheshin dhe bënin
kuvende është një fjalë e pastër shqip që tregohet nga ku+vend.
krato ...........................shtet
Fjala Krato në greqisht ka dalë nga folja kratao, që do të thotë mbërthej mbaj. Me çfarë
mban njeriu? Sigurisht që me krat që kra i quan vetëm shqipja sot por jo greqishtja.
krio ..............................ftoht
Fjala e ka origjinën tek fjala ngri e shqipes pasi personi që ka ftohtë krin, ngrin ku k
dhe g janë zëvendësuar nga njëra-tjetra.
krunis ...........................krua
Një fjalë e dialektit geg të shqipes, e cila në këtë formë shqiptohet edhe në greqisht.
pan ...............................tan
Pra fjala pan në shqip përkthehet me fjalën tan apo të gjithën. Kjo fjalë është tërësisht
shqip ku p dhe i kanë zënë vendin njëra tjetrës. Është vetëm fjala shqip tan që mund të tregojë
edhe kuptimin e vërtetë të fjalës pan.
paradhino ........................kapitulloj
Shpjegohet nga të dyja fjalët e shqipes para-dhino pra që para-jepem pra që ka edhe
kuptimin e kapitulloj.
paraveno ........................dal nga fjalët para-ven që tregon edhe kuptimin e fjalës që kanë dal
përpara apo ven para nga shqipja.
pelagos ..........................pellg, oqean në antikitet
Kjo fjalë përdoret në disa gjuhë në këtë kuptim por rrënjën e ka tek fjala pellg e shqipes.
Fjala pellg tregon ndryshe edhe një vend plot me ujë që në këtë rast nxjerr oqeanin. Këtu e ka
origjinën edhe fjalë arqipelag.
Pelargos lejlek ................nga fjala pe-larg që është edhe cilësia e lejlekut që shtegton larg.
Kjo fjalë që përmendet tek Straboni tregon se si i thoshin lejlekut në dialektin Jon që sot nuk
është përkthyer ende. Kur u bë pastrimi i gjuhës artificialisht u fut edhe kjo fjalë meqë e kanë
folur jonët.

Pera matan tutje
Shpjegohet nga para e shqipes e cila e përdor edhe sot në këtë form dhe tregon
saktësisht përpara. Greqishtja përdor fjalën mbrosta për të treguar para ndërsa shqipja edhe sot
fjalën para.
Pigadhi ...........................pusi nga fjala pi
Pigji ...............................burim nga pi-gji pra pi si në gji pasi në burim ashtu pihet sikur je në gji.
Pino ..............................pi folje që në formën e saj më të shkurtër pra rrokore gjendet edhe sot
.....................................tek shqipja.
piso ...............................pas apo mbas
pirgos ............................kështjell
Kështjellat ndërtoheshin mbi një vend të ngritur të izoluar për të qënë të mbrojtur nga
sulmet e huaja. Pirg sot në shqip i thonë një vendi të ngritur që është sinonimi i kodrës mbi të
cilën ngrihet kështjella.
pluto ..............................pasuria
Fjala e ka origjinën tek fjala shqip pluto që tregon edhe pasjen plot.
spile ..............................shpell
Fjala spile rrjedh nga fjala shqip shpell.
thema .............................tema
Tema e ka fjalën për diçka që do trajtohet dhe për të cilën do flitet. Meqë do flasim për
diçka ndryshe në shqip thuhet që do themi. Pra nga folja them ka dalë dhe thema.
tromazo .............................tromaksem sërisht nga fjala trembem e shqipes.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

#48

Post by Patush »

Kombi Rumun
............................................................................................
Ilirët dhe sllavët
............................................................................................
Origjina e etnisë dhe gjuhës sllave
............................................................................................
Epilog
Populli pellazgo-ilir ka qënë populli më i rëndësishëm i antikitetit dhe nga ai rrjedhin
qytetërimet, kombet, gjuha dhe kultura e lashtë evropiane si dhe ajo moderne. Këto dëshmohen
nga të dhënat historike, arkeologjike, gjuhësore dhe antropologjike.
1. Qytetërimet e vjetra evropiane si ai i Kretës, Mikenës, Trojës dhe Etruskë kanë qënë
vepër e popullit pellazgo-ilir pasi kjo dëshmohet nga të dhënat historike që tregojnë se kjo etni
ka ngritur këto qytetërime. Edhe të dhënat anthropologjike dëshmojnë se popullsia e vjetër e
këtyre qytetërimeve ka qënë Brachycephala ashtu siç janë Shqiptarët sot pasardhësit e
popullsisë pellazgo-iliro-thrako-dako-trojano-skithe e më gjërë. Por qytetërimi i bronzit dhe i
hekurit i Evropës është një qytetërim pellazgo-ilir. Nëse do iu referohemi të dhënave të tjera
nga kjo etni duket se janë themeluar edhe shtetet e vjetra si ai Egjiptiane dhe shtetet e
Mesopotamisë duke filluar me qytetërimin Sumer. Kjo dëshmohet nga të dhënat historike që
tregojnë për një prezencë të kësaj race në këto territore që në kohë të hershme. Kështu të dhënat
antropologjike dëshmojnë se në deltën e Nilit dhe tek Sumerët tre mij vjet para krishtit, ka
banuar një popullsi e bardhë. Të dhënat e mëpasme historike tregojnë se kjo popullsi ka qënë
me origjinë pellazgo-ilire. Madje edhe dyndet e popujve të detit janë dyndjet e kësaj popullsie
drejt këtyre territoreve në shekullin e XIII p.k. pasi aty dalin dardanët, lidët etj. që ishin fise
pellazgo-ilire.
2. Grekët antik nuk janë një etni ata janë thjesht fiset pellazgo-ilire që kishin një nivel
kulturor më të lartë se fiset e tjera të këtij trungu dhe kjo fal pozitës gjeografike dhe kushteve
natyrore. Ai që quhet qytetërim antik grek është qytetërim pellazg pasi të tre popujt që kanë
banuar Heladhën antike ishin me origjinë pellazge. Kështu jonët ishin pellazg, dorët ishin ilir
dhe eolët pellazg. Atëherë ku janë grekët?
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

#49

Post by Patush »

Nuk ka dhe nuk ka ekzistuar kurrë komb grek. Gjuha e vjetër greke është një gjuhë e
stisur për t’u përdorur nga të diturit e kohës. Si mund të dal në këtë konkluzion? Është e lehtë,
ajo gjuhë e vjetër greke nuk përkthen asnjë fjalë të jonishtes, dorishtes dhe eolishtes. Shkrimet
e tyre edhe sot janë në gur dhe nuk flasin, askush nuk e di se çfarë gjuhe kanë përdorur, por një
gjë është e sigurt se ajo është një gjuhë e ndryshme nga gjuha greke e vjetër dhe e re. Pse
greqishtja nuk përkthen këto gjuhë? Ajo nuk ka sesi t’i përkthejë kur popullsia ishte e gjithë
pellazgo-ilire dhe fliste këtë gjuhë që sot gjendet tek shqiptarët. Mirë do bëjnë studiuesit që të
marrin shqipen e sotme dhe sidomos gegërishten dhe t’i futen punës të përkthejnë shkrimet
antike. Fakti që në kohët moderne në Greqi nuk kishte popull grek por shqiptar tregon se
asnjëherë nuk ka patur grek. Kombi modern grek një komb artificial i përbërë nga disa etni ku
pjesën më të madhe e zënë shqiptarët kanë një gjuhë artificiale që nuk është gjuha e tyre por
gjuha që kisha dhe shteti vendosi të kishte. Kjo gjuhë u pastrua dhe rregullua dhe iu imponua
popullit duke ja vendosur si gjuhë të detyrueshme, dhe kështu u krijua një etni artificiale ashtu
siç është edhe sot.
Edhe qytetërimi antik romak ishte pellazgo-ilire pasi Italinë në antikitet e kanë banuar
këto fise nga jugu në veri. Vetë romakët e mbanin veten e tyre si pasardhës të dardanëve të
Trojës, por dardanët e Trojës janë ata të Ilirisë që sot ende jetojnë në territorin e tyre dhe quhen
shqiptar. Qytetërimi romak rrodhi nga ai etrusk apo tusk që ishte gjithashtu një qytetërim
pellazg. Disa studiues kanë arritur që me shqipen e sotme të përkthejnë shumë shkrime etruske.
3. Evropa e kohës së bronzit ka patur një popullsi të njëjtë nga ana etnike që ka pas
folur të njëjtën gjuhë apo dhe dialektet e saj. Të dhënat tregojnë se pellazgët, ilirët, thrakët,
dakët, skithët, saramantët, trojanët deri në Atlantik kanë qënë popuj të një etnie. Sipas të
dhënave ata kanë folur një gjuhë të përbashkët e cila ka qënë shqipja arkaike. Ka qënë kjo
gjuhë sepse ajo gjendet në të gjithë gjuhët antike dhe moderne evropiane dhe iu jep kuptimin
fjalëve të këtyre gjuhëve. Shumë fjalë të gjuhës së vjetër latine dhe fjalë që kanë përdorur
pellazgët e quajtur si helen janë shqip madje shqipja i përdor edhe sot. Këto fjalë nuk janë të
huazuar pasi në shqip ato kanë kuptimin e asaj që duan të shprehin. Megjithëse gjuha latine dhe
ajo greke e vjetër duket se janë gjuhë të krijuara ato sërish kanë shumë fjalë shqipe brënda tyre.
Populli që është quajtur me emrin romak apo dhe helen ka qënë një popullsi ilire që ka folur
këtë gjuhë, pasi të dy gjuhët si latinishtja dhe greqishtja nuk përkthejnë gjuhën që ka shkruar
dhe folur populli i tyre. Shumë nga fjalët që kanë mbërritur nga kjo gjuhë që kanë folur
pellazgët helen dhe romak janë sot tek shqipja dhe marrin kuptim nga ajo. Nga ana tjetër
shqipja përkthen edhe gjuhën e dakëve dhe është e vetmja gjuhë që iu jep kuptim fjalëve të tyre
pasi ajo i ka edhe sot këto fjalë në fondin e saj të gjuhës së përditshme.
Straboni dëshmon se dakët kanë patur të njëjtën gjuhë me thrakët, skithët. Kjo do të
thotë se dhe këto fise kanë folur një gjuhë shqipe, për aq kohë sa shqipja është e vetmja që i
përkthen gjuhën dake. Trojanët kanë pas folur një gjuhë shqipe pasi shumë nga fiset trojanë
janë me origjinë nga Thraka dhe iliria ashtu si dardanët që përbëjnë sot një pjesë të
konsiderueshme të kombit shqiptar.
4. Në shekujt V-VI kur fuqia e Romës ra, të shtyrë nga dyndjet e popullsive me origjinë
Aziatike një pjesë e popullsisë etnike evropiane u detyrua të emigrojë nga territoret e Ilirisë dhe
Detit të Zi në drejtim të perëndimit që njihen dhe si dyndje gjermanike. Të dhënat mesjetare
tregojnë se këto fise ishin me origjinë Ilire. Ato ndikuan shumë në krijimin e kombeve moderne
gjermane, angleze, franceze etj.
Faktet antropologjike, historike dhe ato arkeologjike dëshmojnë një gjë të tillë. Shqipja
luan sot një rol shumë të madh në shpjegimin e kuptimit të fjalëve që këto gjuhë flasin
aktualisht. Shpjegimi i fjalëve “të mëdhaja” që kanë përdorim ndërkombëtar tregon se ato janë
formuar nga dy fjalë të shqipes që ajo sot i ka si operator të lirë, pasi janë fjalë rrokore. Për
shumë fjalë të tyre kuptimin e vërtet e ruan gjuha shqipe. Gjetja e shqipes si gjuhë shpjeguese
në këto gjuhë tregon se ato kanë lindur nga një gjuhë e përbashkët e rracës së bardhë apo siç
quhet ndryshe Japetike dhe këtë gjuhë sot e ruan shqipja për shkak të kushteve gjeografike,
historike dhe karakterit të shqiptarët.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

#50

Post by Patush »

5. Teoria e gjuhëve indo-evropiane është një teori që duhet rishikuar pasi ajo është
ngritur pa studiuar gjuhën shqipe e cila është gjuha që kanë folur edhe popujt të vjetër Evropian
dhe shumë e quajnë gjuhën e rracës së bardhë asaj Japetike. Nuk mund të nxirren teorira të tilla
pa studiuar gjuhën substrakt të Evropës atë shqipe me gjithë dialektet e saj të pasura. E them
këtë pasi vërej se fondi i fjalëve të përbashkëta midis gjuhëve evropiane dhe sanskritishtes
gjendet i gjithë tek shqipja. Madje shqipja këto fjalë i ka dhe sot në gjuhën e saj të përditshme
dhe këto fjalë marrin shpjegimin vetëm nga kjo gjuhë. Gjuhtari i mirë është ai që është së pari
një historian i mirë, pasi nuk mund të përcaktosh një gjuhë në disa kategori pa parë se si kanë
qënë kushtet historike që kanë çuar në këtë përfundim.
Fjalët që sot gjenden tek gjuha indiane dhe iraniane nuk janë fjalë që gjenden nga
gjuhët evropiane me këto gjuhë por gjenden midis shqipes dhe këtyre gjuhëve. Këto fjalë janë
marrë nga shqipja si tek evropianët dhe tek aziatikët. Ky është edhe çelsi që tregon për gabimin
e bërë deri më sot nga gjuhëtarët të cilët kanë nxjerrë konkluzione pa studiuar shqipen dhe
historinë. Historia dëshmon se në periudhën e bronzit këto territore janë pushtuar dhe sunduar
nga një racë e bardhë. Kështu shumerët janë një popullsi jo-semite. Po të shikosh me vëmendje
ka një koincidencë midis një fisi ilir të quajtur medë me Medët. Jordanes dëshmon se parthët
janë mysë pra ilirë. Tek ilirët ka gjithashtu edhe një fis të quajtur parthë dhe nga këta duhet ta
kenë origjinën dhe parthët. Nga ana tjetër dëshmohet se skithët kanë patur nën pushtetin e tyre
Azinë deri në oqeanin Lindor që duhet të bëhet fjalë për Paqsorin pasi ai ndodhet në lindje.
Madje një popullsi indo-skithe ka qënë prezent deri vonë në Indi dhe ka lënë edhe gjurmët e saj
atje edhe sot. Kjo popullsi ishte e një rrace e Dakët dhe fliste një gjuhë me ta, pra një gjuhë
shqipe. Duke qënë se Skithët dhe Parthët apo ndoshta dhe Medët ishin një popullsi që ka
emigruar nga Evropa në Azi atëher ajo ka lënë edhe fjalët e saja tek këto gjuhë. Pra lidhjen e
gjuhëve Evropiane me gjuhët Aziatike gjuhëtarët duhet ta shikojnë nëpërmjet shqipes. Shqipja
është çelsi për të zbërthyer të vërtetën rreth këtyre gjuhëve.
Shqiptarët sot janë një komb prehistorik që jeton në trojet e tij në Ballkan prej mijra
vjetësh. Paraardhësit e shqiptarëve i kanë dhënë Evropës qytetërimin etnik Evropian si atë
prehistorik dhe atë antik që u bë baza e qytetërimit modern. Ata kanë luajtur një rol të madh në
formimin e kombeve moderne të Evropës dhe gjuhëve të tyre.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

#51

Post by Arbëri »

elena kocaqi













ps.Nëse nuk e ka vendin këtu kjo video , atëher lirisht Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

#52

Post by Patush »

Ç'fare gazetarit injorant i programuar posaqerishte qe te sulmoje Elenen dhe ta deskreditojne ate me ofendime dhe shakara f'minore!

ps: Arberi nuk je jashte tem aspak shoku
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

#53

Post by alfeko sukaraku »

Patush wrote:Ç'fare gazetarit injorant i programuar posaqerishte qe te sulmoje Elenen dhe ta deskreditojne ate me ofendime dhe shakara f'minore!

ps: Arberi nuk je jashte tem aspak shoku
patush

arjani ne te vertet eshte ai qe eshte..nje karagjoz se ja do puna,por ketu ai pranon se nuk eshte shqiptar.

une mendoj se nuk e ka fajin ariani jo , faji eshte i dituris shqiptare edhe i nivelit te ulet historiko kombetare qe kemi per momentin.ketu po dalin prof dr e po thone brockulla me greke edhe jo me "vorioepirioti" arian cani qe eshte nje cope injoranti.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

#54

Post by Arbëri »

alfeko sukaraku wrote:
Patush wrote:Ç'fare gazetarit injorant i programuar posaqerishte qe te sulmoje Elenen dhe ta deskreditojne ate me ofendime dhe shakara f'minore!

ps: Arberi nuk je jashte tem aspak shoku
patush

arjani ne te vertet eshte ai qe eshte..nje karagjoz se ja do puna,por ketu ai pranon se nuk eshte shqiptar.

une mendoj se nuk e ka fajin ariani jo , faji eshte i dituris shqiptare edhe i nivelit te ulet historiko kombetare qe kemi per momentin.ketu po dalin prof dr e po thone brockulla me greke edhe jo me "vorioepirioti" arian cani qe eshte nje cope injoranti.
Shumë herë e dëgjoj këtë fjal '' grekët nuk ekzistojnë '' deri pas shek. XVIII , sidomos nga Zeus10 ose Dias10 shum më herët e kam dëgjuar se sa tash nga E.Kocaqi , por nuk e kuptoj pra cilët grek përmenden në historin e lashtë ?
Fakt që në shekullin XII E XVII E XVIII luftuan vetëm shqiptarët , këta nuk ishin askun , por në libra historike lexohet '' Grekët ''
E.Kocaqi thotë që skishte fare Grek , por kemi shkrime që përmenden , nuk mund ta kuptoj .
Nëse ka mundësi për sqarim ?
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

#55

Post by ALBPelasgian »

Arbëri wrote:
Shumë herë e dëgjoj këtë fjal '' grekët nuk ekzistojnë '' deri pas shek. XVIII , sidomos nga Zeus10 ose Dias10 shum më herët e kam dëgjuar se sa tash nga E.Kocaqi , por nuk e kuptoj pra cilët grek përmenden në historin e lashtë ?
Fakt që në shekullin XII E XVII E XVIII luftuan vetëm shqiptarët , këta nuk ishin askun , por në libra historike lexohet '' Grekët ''
E.Kocaqi thotë që skishte fare Grek , por kemi shkrime që përmenden , nuk mund ta kuptoj .
Nëse ka mundësi për sqarim ?
Arbër, koncepti 'Greqi' është një sajesë e qarqeve intelektuale europiane të fantaksura pas qytetërimit të dikurshëm grek. Ata në kuadër të botëkuptimit romantik të tyre, mendonin se ajo Greqi (e cila ishte vatra e qytetërimit europian), ata grekë ishin akoma ekzistent dhe se Europa e kishte 'obligim moral' krijimin e një shteti të ri grek. Popullsia ekzistente e 'Greqisë' së askohshme - Moresë, Atikës dhe Beotisë nuk ishte asgjë tjetër përpos një meltin pot, ku banonin më komaktësisht shqiptarët kudo në Atikë, Megarë e More, pastaj turqit, vllehët e edhe sllavët. Gjithë këtyre, popullsive iu ngjit me të padrejtë epiteti 'grek' ku pastaj këtë 'epitet' e mbushëm me substancë bizantine Patriarkana 'Greke' dhe aristokracia fanariote në bashkëpunim me elementin tregtar ortodoks të Ballkanit. Prandaj, një numër i madh intelektualësh europianë (aso që e kishin brohoritur me të madhe krijimin e Greqise dhe glorifikuar racën greke) u patën shokuar rëndë kur e patën vizituar atë 'Greqi' që vetë e kishin themeluar: ngjashmëria mes atyre të lashtëve dhe modernëve ishte Zero, pra kishte ndodhur një shkëputje e plotë, që sipas Fallmerayerit, 'në venat e grekëve të sotëm s'ka asnjë pikë gjaku të grekëve të lashtë'.

Në fakt, pohimi konsistent i europianëve për të parë doemos tek popullsia e asokohshme e Greqisë - pasardhësin e Grekut të lashtë - ishte e vërtetë, vetëm me një përjashtim - popullsia arvanite-shqiptare e cila në substancën e vet kishte ruajtur si mos më mirë antikitetin - vetë Greqinë e lashtë. Në temën 'Why do we call Greece when its Albanian land' kam postuar një pasazh të librit të amerikanit M.Glenny kur flet për një intelektual 'grek' të shkolluar në Përëndim, i cili takohet me një prijës kleft (banda të organizuara ortodokse 'luftarake' - si mbeturina të dikurshme të bizantinëve). Për të treguar respekt ndaj kleftit, Koumasi (intelektuali grek) i drejtohet me: 'Ku je o Akil i Madh'?
Në atë çaste, klefti xhindoset dhe thërret: 'Ç'gomarllëqe flet - Kush është ky farë Akili - ai tipi që shet në pazar?

Pra, bizantinët kishin O memorie historike për të kaluarën e Greqisë, Greqia e lashtë, e kalauara e saj ishte diçka e pakonceptueshme. E kundërta ndodh me shqiptarët - ku tek ata ishte ruajtur qeliza e fundit e identitetit të vjetër pellazgoid. Në pasazhet e cituara nga unë kam sjellë përshkrime të autorëve të ndryshëm ku banorët e Hidrës dhe Specait, si lundërtarë të zot që ishin i stolisnin anijet e tyre me simbole të Greqisë së lashtë. Edhe vetë Bajroni duke klithur për racën greke që duhej të zgjohej, merr shembull suliotët - pra te suliotët-shqiptarët sheh shpirtin e Greqisë së Lashtë. Të tjerë Europianë i thurin lavde me admirim - Ali Pashës sonë duke e mbiquajtur Pirro i dytë, të tjerët gojëhapur mbesin nga trimëritë e Marko Boçarit i cili njihej kudo si Leonida i dytë.

Fakti që në dokumente të ndryshëm përmendet temri 'grek' nuk do të thotë që ka prapavijë etnike. Ai më shumë është kategori fetare për të gjitha popullsitë ortodokse, të cilat klasifikoheshin prej Sulltanit si milet grek.

Ja, kjo është një përgjigjje e shpejtë dhe e përmbledhur e asaj që kërkuat
Shpresoj t'i jem përgjigjur pak a shumë pyetjes suaj
Megjithatë për çdo gjë të mjegullt më pyet
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

#56

Post by alfeko sukaraku »

Arbëri wrote:
alfeko sukaraku wrote:
Patush wrote:Ç'fare gazetarit injorant i programuar posaqerishte qe te sulmoje Elenen dhe ta deskreditojne ate me ofendime dhe shakara f'minore!

ps: Arberi nuk je jashte tem aspak shoku
patush

arjani ne te vertet eshte ai qe eshte..nje karagjoz se ja do puna,por ketu ai pranon se nuk eshte shqiptar.

une mendoj se nuk e ka fajin ariani jo , faji eshte i dituris shqiptare edhe i nivelit te ulet historiko kombetare qe kemi per momentin.ketu po dalin prof dr e po thone brockulla me greke edhe jo me "vorioepirioti" arian cani qe eshte nje cope injoranti.
Shumë herë e dëgjoj këtë fjal '' grekët nuk ekzistojnë '' deri pas shek. XVIII , sidomos nga Zeus10 ose Dias10 shum më herët e kam dëgjuar se sa tash nga E.Kocaqi , por nuk e kuptoj pra cilët grek përmenden në historin e lashtë ?
Fakt që në shekullin XII E XVII E XVIII luftuan vetëm shqiptarët , këta nuk ishin askun , por në libra historike lexohet '' Grekët ''
E.Kocaqi thotë që skishte fare Grek , por kemi shkrime që përmenden , nuk mund ta kuptoj .
Nëse ka mundësi për sqarim ?
po arberi, nuk ka greke me kuptimin qe permban emeri i nje shteti.greqishtja u krijua si gjuhe teknike letrare duke pasur per baze shqipen pellazge edhe duke prodhuar fjale te reja dita me diten ,ashtu sikurse edhe sote.Kjo gjuhe nuk ishte kurre gjuha e shtetit se por ishte gjuha e krijuar qellimisht per tu mare vesh ne aleancen e athines.kjo gjuhe ka si pik nisje 427 p e s edhe per autore kryesor Gorjan nga leondinet e siqilis edhe thrassimahun e halkidonit.keta dy e ndertuan kete gjuhe letrare.me 402 p e s kjo gjuhe do adoptonte alfabetin jonik ,ndersa per here te pare jashte mureve te athines doli pas humbjes se athinasve nga maqedonasit me 322 p e s.nuk eshte aspak rastesi qe romaket e ruajten kete gjuhe si gjuhen e kishes edhe te ligjeve te mergimit ne te gjith perandorin e tyre ..po keshtu edhe ne bizant.kjo gjuhe u fole edhe u mesua nga aristokracia edhe nga prifterinjet kryesisht.renia e bizantit e gjeti kete gjuhe ne vend numero ,ndersa kurva e motit(evropa) duke deshiruar te mbeshtesin prejardhjen e saj nga greket e lashte...sic e dini e gjith evropa e pretendon prejardhje e gjakut mbreteror nga troja kryesisht...pra evropa krijoj nje shtet ortodoksesh shqiptare edhe ju dha per gjuhe greqishten si gjuhen e prifterinjve.

kjo eshte arsyeja qe elena kocaqi flet per mosekzistencen e kombit greke.

si ka mundesi..kaq matriale ???

po, eshte e vertet,por matrialet vijn ne ditet tona fale dorshkrimeve brez pas brezi edhe dorshkruajtesit ishin prifterinjet kryesisht ,po keshtu kemi dokumente qe flasin per mosrishkrimin e librave qe nuk shkruheshin ne kete gjuhe
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”